Day: August 14, 2025

  • Dinamo eleminon Hajdukun, Duka: Kualifikim fantastik dhe i merituar, uroj kalimin në grupe

    Dinamo është skuadra e vetme e “Abissnet Superiore”-s që vazhdon rrugëtimin në arenën europiane. Ekipi i Ilir Dajës ka bërë mbrëmjen e sotme atë që më pak pritej. “Nëndetësja blu” ka eleminuar një gjigant të futbollit kroat, si Hajduku i Splitit. Armand Duka ka përgëzuar Dinamon për kualifikimin në “play off” të Ligës së Konferencës përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”. Kreu i FSHF-së uron që blutë e kryeqytetit të arrijnë në grupet e Ligës së Konferencës.
    “Kualifikim fantastik, urime Dinamo City! Një rezultat fantastik i Dinamo City ndaj Hajduk Split, një kualifikim i merituar në “Air Albania” pas një ndeshjeje plot me emocione që mbaroi me rezultatin 3-1 për skuadrën tonë në shtesë.
    Kalimi në play-off të UEFA Conference League tashmë u arrit dhe urojmë shumë që Dinamo City të kualifikohet në grupet e këtij kompeticioni. Keqardhje që Egnatia nuk ia doli të kualifikohej ndaj Olimpija Ljubjana, edhe pse në dy ndeshje u përball denjësisht me kampionen e Sllovenisë”, ka shkruajtur Armand Duka./Sport Ekspres/
     

  • Shkon kudo me valixhen e suksesit me vete, një ditë Daja e meriton stolin e Kombëtares

    Shkon kudo me valixhen e suksesit me vete, një ditë Daja e meriton stolin e Kombëtares

    Jepini drejtimin e Shqipërisë! Ilir Daja ka bërë një çmenduri të madhe në mbrëmjen e sotme duke e treguar edhe njëherë tjetër se përse është trajneri më i mirë në Shqipëri. Pasi futi Skënderbeun në grupet e Europa League, atje ku në fazën e fundit eleminoni favoritët e Dinamo Zagrebit, më pas Daja do të shkonte me valixhen e suksesit në Kosovë, te Ballkani. Për herë të parë në histori e shpalli këtë ekip kampion, më pas për herë të parë në histori e dërgoi në grupet e Conference League, madje dy herë radhazi. Tani të njëjtin sukses po e përsërit edhe me Dinamon e Tiranës.
    E mori këtë klub nga një gjendje e rëndë dhe tani është në fazën e Play Off të Conference League. Por jo vetëm kaq, ekipi i Ilir Dajës ka arritur që të eleminojë gjigandët e Hajduk Splitit në shifrat 3-1. Vetëm me Ilir Dajën ndodh që një ekip shqiptar të luajë futboll sulmues edhe kundër fuqive të mëdha pasi Hajduk Split, gjigandët e Kroacisë, është padyshim një fuqi e madhe për Dinamon e Tiranës.Statistikat folën qartë për ne teksa goditjet në total ishin 20-6 në favor të Dinamos dhe ato në portë, 10-2.?Goli i parë i ndeshjes erdhi nga Zabërgja në minutën e 14, ndërsa Dinamo shpërdoroi shumë mundësi të arta për ta mbyllur 90 minutëshin 1-0. Duke qenë se ndeshja e parë shkoi 2-1 në favor të Hajdukut, gjithcka shkoi në shtesë. Atje u mendua se Dinamo do të humbiste pasi i kishte shteruar energjitë dhe Hajduku ishte mbrojtur gjatë gjithë kohës dhe për më tepërkishte një stol më të mirë. Mjafton të theksojmë se Ante Rebic, një ish-lojtari i Milanit u hodh në fushë në minutën e 90. Dhe 9 minuta më vonë, mjaftoi një goditje këndi e Hajdukut që erdhi nga hici për të dalë te goli. Por Dinamo nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit pasi Qardaku në minutën e 109 dhe Berisha dy minuta më vonë, vendosën gjithçka, Dinamo fiton 3-1 dhe kaloi më tej, ndërsa te Hajduk Split vendosën duart në kokë duke mos i besuar syve për atë që po ndodhte. Ilir Daja tregon edhe njëherë tjetër se përse e meriton drejtimin e Shqipërisë. /Sport Ekspres/
     

  • Suksesi historik i Dinamos ndaj Hajduk, Duka: Kualifikim fantastik, Urime

    Suksesi historik i Dinamos ndaj Hajduk, Duka: Kualifikim fantastik, Urime

    Reagimi presidentit të FSHF-së Armand Duka pas fitores 3-1 (në shtesë) ndaj emrit të madh të futbollit kroat Hajduk Split.

    Kualifikim fantastik, urime Dinamo City!

    Një rezultat fantastik i Dinamo City ndaj Hajduk Split, një kualifikim i merituar në “Air Albania” pas një ndeshjeje plot me emocione që mbaroi me rezultatin 3-1 për skuadrën tonë në shtesë.

    Kalimi në play-off të UEFA Conference League tashmë u arrit dhe urojmë shumë që Dinamo City të kualifikohet në grupet e këtij kompeticioni.

    Keqardhje që Egnatia nuk ia doli të kualifikohej ndaj Olimpija Ljubjana, edhe pse në dy ndeshje u përball denjësisht me kampionen e Sllovenisë./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Khamenei i gatshëm për dialog me SHBA-në mbi marrëveshjen bërthamore

    Khamenei i gatshëm për dialog me SHBA-në mbi marrëveshjen bërthamore

    Udhëheqësi më i lartë i Iranit, Ali Khamenei, ka dhënë dritën jeshile për rinisjen e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara lidhur me marrëveshjen bërthamore, sipas burimeve të afërta me udhëheqjen iraniane, raportoi Reuters.
    Ky zhvillim përfaqëson një lëvizje strategjike për Teheranin, pasi zyrtarët e tij më të lartë e konsiderojnë dialogun me Uashingtonin si rrugën më të sigurt për të shmangur një krizë të re diplomatike dhe për të ruajtur stabilitetin e regjimit.
    Marrëveshja bërthamore e vitit 2015, e njohur si JCPOA, u arrit pas negociatave mes Iranit dhe gjashtë fuqive kryesore botërore. Dokumenti parashikonte që Irani të kufizonte aktivitetet e tij bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.
    Megjithatë, në vitin 2018, SHBA u tërhoq nga pakti dhe vendosi sanksione të reja ndaj Teheranit, duke shkaktuar përshkallëzim të tensioneve dhe veprime të njëanshme nga Irani që dolën jashtë kushteve të marrëveshjes.
    Që prej atëherë, përpjekjet për të rifilluar marrëveshjen kanë ngecur për shkak të mospajtimeve mbi shkallën e heqjes së sanksioneve dhe kërkesave për garanci të reja.
    Vendimi i Khamenei për të lejuar rifillimin e bisedimeve përfaqëson një ndryshim domethënës në politikën e tij, duke pasur parasysh skepticizmin e kahershëm ndaj dialogut me SHBA-në. Kjo lëvizje vjen në një moment sfidues për Iranin, i cili përballet me vështirësi të mëdha ekonomike, pakënaqësi të brendshme dhe tensione të ashpra në arenën ndërkombëtare, veçanërisht me Izraelin dhe aleatët perëndimorë.

  • OKB bën thirrje për presion ndaj talibanëve për shkak të shkollimit të vajzave

    OKB bën thirrje për presion ndaj talibanëve për shkak të shkollimit të vajzave

    Kombet e Bashkuara bën thirrje që shtetet të ushtrojnë presion diplomatik ndaj sundimtarëve talibanë në Afganistan, duke thënë se ndalesa që ata kanë vendosur ndaj shkollimit të vajzave, ka lënë miliona fëmijë jashtë klasave shkollore që kur grupi u rikthye në pushtet katër vjet më parë.
    “Në një kohë kur disa po përpiqen të normalizojnë marrëdhëniet me talibanët, unë bëj thirrje që komuniteti ndërkombëtar të mbetet më i mobilizuar se kurrë për rivendosjen e plotë dhe të pakushtëzuar të të drejtës së grave afgane për arsimim”, tha Audrey Azoulay, drejtoreshë e Agjencisë Kulturore dhe Arsimore të OKB-së, UNESCO.
    Afër 2.2 milionë vajzave u ndalohet të ndjekin shkollimin përtej nivelit fillor, sipas UNESCO-s.
    “Fatkeqësisht, Afganistani është vendi i vetëm në botë ku arsimi i mesëm dhe i lartë është rreptësisht i ndaluar për vajzat dhe gratë”, tha Azoulay.
    “Një gjeneratë e tërë e grave afgane po sakrifikohet”, shtoi ajo, duke bërë thirrje që komuniteti ndërkombëtar të “mbajë presionin diplomatik”.
    Talibanët, të cilët premtuan një sundim më të butë pas marrjes së pushtetit në gusht të vitit 2021, kanë vendosur kufizime të mëdha për gratë, duke i ndaluar ato të ndjekin universitetet, të shkojnë në parqe publike, palestra dhe sallone bukurie – masa që OKB-ja i ka cilësuar si “aparteid gjinor”.
    Rusia – e cila nuk përmendet në deklaratë – është vendi i vetëm që ka njohur qeverinë e talibanëve që kur ata morën pushtetin më 2021, pas tërheqjes së trupave të huaja nga Afganistani.

  • Ukraina urdhëron më shumë evakuime teksa Rusia shton presionin në fushëbetejë

    Ukraina urdhëron më shumë evakuime teksa Rusia shton presionin në fushëbetejë

    Ukraina urdhëroi më shumë evakuime në lindje, nga një qytet pranë zonës ku ushtria e Moskës bëri së fundi një përparim të shpejtë, teksa forcat ruse po shtojnë presionin para samitit mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.
    “Ne filluam evakuimin e detyrueshëm të familjeve me fëmijë nga qyteti Druzhkivka”, tha kreu i administratës ushtarake rajonale të Donjeckut, Vadym Filashkin, duke shtuar se katër fshatra të tjerë pranë qytetit u urdhëruan po ashtu që të evakuohen.
    Ai shtoi se 1.879 fëmijë janë ende në këto vendbanime.
    Më herët gjatë së enjtes, forcat ruse pretenduan se kanë marrë nën kontroll fshatin Iskra dhe qytezën Shçerbinivka në rajonin e Donjeckut.
    Rusia pretendon se në shtator të vitit 2022 e ka aneksuar rajonin e Donjeckut, që gjendet në lindje të Ukrainës.
    Ndërkaq, të martën forcat ruse përparuan me shpejtësi pranë qyteteve Dobropillia dhe Druzhkivka, që gjenden në vijën e frontit.
    Më herët gjatë javës, Ukraina po ashtu urdhëroi evakuimin e banorëve nga Billozerske, një tjetër qytezë jo shumë larg kësaj zone, ku rusët kanë bërë përparime në fushëbetejë.
    Këto përparime të Rusisë vijnë para se presidenti amerikan, Donald Trump, të takohet në Alaskë me homologun rus, Vladimir Putin, për përfundimin e luftës në Ukrainë, që Rusia e nisi më 2022.
    Udhëheqësi amerikan e ka paralajmëruar Rusinë për “pasoja shumë të rënda”, nëse nuk i jep fund luftës.

  • Përmbysje spektakolare në shtesë, Dinamo mund gjigantët kroatë të Hajduk Split dhe kualifikohet në play off-et e Conference League

    Përmbysje spektakolare në shtesë, Dinamo mund gjigantët kroatë të Hajduk Split dhe kualifikohet në play off-et e Conference League

    Dinamo ka arritur një kualifikim historik në fazën “play off” të Conference League, pas fitores 3-1 në 120 minuta kundër gjigantit kroat të Hajduk Split, pasi në ndeshjen e parë kroatët fituan 2-1.

    Sfida e luajtur në Arenën Kombëtare dhe e transmetuar drejtpërsëdrejti në DigitAlb nisi në mënyrën e duhur për të besuarit e Ilir Dajës, të cilët kaluan në avantazh me anë të Baton Zabërgjas në minutën e 13’.
    Kroatët i mbyllën 90 minutat me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Sanyang, ndësa fati i kualifikimit do vendosej në shtesë.
    Në minutën e 99’, Karacic shënoi për miqtë, por brenda 2 minutave, Qardaku dhe Berisha kryen përmbysjen e çmendur dhe historike.
    Kështu Dinamo avancon në “play off” të Conference League, aty ku do të ndeshet me polakët e Jagiellonia.
    REZULTATI:
    DINAMO 3-1 HAJDUK SPLIT
    Zabërgja 14’, Qardaku 109’, Berisha 111’ / Karacic 99’

    Top Channel

  • “Më kërcënove në zyrë kur të shkarkova”, Murrizi sherr në rrjetet sociale me Arben Malajn: O Ben Cenaj je kukuvajkë, shite pronat e piramidave për 5 lekë

    “Më kërcënove në zyrë kur të shkarkova”, Murrizi sherr në rrjetet sociale me Arben Malajn: O Ben Cenaj je kukuvajkë, shite pronat e piramidave për 5 lekë

    Ish-deputeti i PD-së Myslym Murrizi është përplasur sot në rrjetet sociale me ish deputetin dhe ministrin socialist Arben Malaj, lidhur me korrupsionin në Bankers.

    Përplasja e tyre ka arritur deri në nivel personal, kur Malaj i ka kujtuar Murrizit se e ka kërcënuar me jetë kur ka shkuar për ta shkarkuar si drejtor të Tatimeve në 1997.
    Murrizi:Oooo deputet të PD dhe funksionarë politikë të PD!!!A keni kellqe te belbezoni nje fjale per vjedhjen me te madhe te shekullit (Bankers)?????Se deputetët dhe funksionarët e PS edhe po të duan nuk jua mban se ju dh*** në gojë RamaPor edhe juve nëse do ta hapni gojën si laraska në oborr të ish kombinatit të autotraktorëve apo tek mali i robit në Golem do ju dh****sin në gojë shqiptarët siç ju kane dh*** me vote ne kuti prej vitit 2013 por juve u duket era e të dh*** si erë parfumi
    Malaj: S’po e kuptoj dot pse kaq heroik Myslymi. Pse kaq poshterues ndaj gjithë të tjerëve, “heroi” mediatik ish-kolegu Myslymi? Kemi folur, shoku Myslym. Kemi folur në parlament, kemi folur në media, kemi apeluar që SPAK duhet të hetojë me prioritet falimentimin e përshpejtuar të Uzines të Përpunimit të Thellë të Naftës.Pse nuk dhe dorëheqje, Myslym, kur autoritetet tatimore gjate qeverisjes se PD-së, nisën hetim të thelluar për rafineritë e naftës dhe policia e partise tuaj i bllokoj dhe i perzuri tatimoret?
    Ish-ministri juaj i Financave urdhëroi ndërprerjen e hetimeve?Pse nuk protestove në atë ditë?Pse nuk i bëre një apel të hapur ministrit të Financave dhe kryeministrit tënd?Po, ne kemi folur, por asnjëherë me gjuhë “alabakësh”, por me argumenta thellesisht profesionale.
    Jo me vetë-personalizim si hero.Aty ke qenë deputet pas vitit 2005, kishe të gjithë të drejtën dhe mundësitë ligjore jo thjesht të flisje,por edhe të hetoje çdo vjedhje dhe t’u nxirrje ujë të zi “të zinjve” politikë që futën thellë duart në paratë e zeza të UPTHN-së në Ballsh.Nuk kam asgjë personale, as po e bëj për të mbrojtur ndonjë, sepse, fatmirësisht, hajdutët dhe të babëziturit, përditë e më shumë, do të jenë publikë.Jam krenar që edhe pas 20 viteve dhe pas shpifjeve pa fund të PD-së – ndaj të cilave ti asnjëherë nuk reagove pse e bazonin luftën politike vetëm tek shpifjet ndaj kundërshtarëve politikë edhe pas hetimeve politike të ish-ministrit të Financave të PD-së, pas vitit 2005 nuk gjetët dot asnjë rast që të kisha abuzuar me detyrën, e aq më pak të kisha pasuruar vëllezërit, motrat dhe familjarët e mi, të mirë-arsimuar, me zyra avokatie apo konsulence.I dashur Murrizi,më qetë,me më pak vulgaritet,me më shumë argumente logjike, me më shumë këmbëngulje morale dhe ligjore.
    Kredibiliteti publik nuk fitohet nga vetë-personalizimi si “më i ndershmi i shekullit të 21-të”,por nga arritjet konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe kapjes së shtetit,që nisi pas rikthimit të PD-së në pushtet në 2005 dhe u thellua e u zgjerua, madje në nivele kërcënuese për ekonominë dhe demokracinë, nga disa rilindas të babëzitur dhe oligarkë të pangopur, të dyja bashkë dhe reciprokisht për pushtet ekonomik dhe politik.
    Çoje deri në fund një akuzëz. Murrizi, heto me ekspertë të jashtëm, fito luftën qoftë edhe në një rast të vetëm.
    Kjo do të jetë fitore politike, publike, që do të ndihmojë të arrish edhe fitore në mënyrë etike.
    Murrizi: Paska çar satokartin Ben Malaj dhe nga rrjedhja e vajit ka djegur motorrin e vet dhe gonicionin e disa portaleve.
    Nuk jam heroik une o Ben Malaj, por nuk jam piramidal si ti dhe per modesti po te them qe nuk jam heroik por ne fakt ne krahasim me ty Ben jam sepse ti more “graden” prof kr tek firma piramidale e Lefter Cenajt ndersa une kam bllokuar fondacionin piramidal Xhaferri.
    Nuk kam qenë deputet ne 2005 une o Ben Malaj por veten ne 1997-2001 kur ty te bene bandat deputet e une ne zonen time nuk p**dha per bandat e PS e per komitetet e shpetimit te leshit qe te komandonin ty si top futbolli.
    Madje ti e di mire qe nuk te p**dha as ty ne mars 1997 kur doje te me hiqje si nendrejtor tatimesh e te thashe qe je minister pa vota e nuk te p**rdh. Nese e ke harruar se kohet e fundit je letuar pak, pyet Flor Mimen.Nuk kam qen deputet ne 2005 o Ben Malaj por duke qene qe nuk i servilosem kryetareve te partisë kam kandiduar i pavarur ne zonen 61 te dushkut te famshem qe bere ti me Meten, Nanon dhe Kaç Islamin ne vitin 2001 kur me vodhet mandatin me Celibashin ne KQZ, qe e zgjodhi prapë ne 2020 Lyl Basha.
    Qe te jesh i sakte o Ben Malaj qe Murrizi nuk ka qenë deputet ne 2005, para se te thuash broçkulla per nje rroge pyete Boden se e ke patur koleg tek Banka e Shqiperisë, ose shkruaj Berishes per t’u siguruar se ne 1997-2001 kur une isha deputet te therriste Alamudhi i piramidave.Nuk kam qenë deputet ne 2005 o Ben Malaj (Cenaj) se po te kisha qene do flisja per ty si ish- minister Finance qe shite te gjith pronat e firmave piramidale me Farudin Arapin per 5 lekë.
    Nuk kam qene deputet ne 2005 une o Ben Malaj se po te kisha qenë do kisha folur per Bankersin qe ti me qeverinë Nano ja dhate kanadezit ne 2004 para se te iknit nga pushteti siç i dhate turqeve, Telekomin, Kurumin, dhe mbushet xhepat.Pastaj pas 1997-2001 jam bere deputet ne vitin 2017-2021 o Ben Malaj dhe kam ardhe ne Komision te Ekonomisë ne 2019 kur te shkarkuan ty nga anëtar i Keshillit Mbikqyres i Bankes se Shqiperisq per te mbrojtur se po te luftonte Rama dhe partia tende.
    Dhe kur kam qenë deputet une o Ben Malaj ne 2017-2021 kam folur per Bankersin qysh ne 2019 para 6 vitesh dhe kam thene fiks kete qe ka dal sot ashiqare qe tek Bankersi jane bere pis te gjithë haletë e politikes, perfshi edhe ty o Ben.Nje fjal e urte thote:
    Burri ka koh boll me u felliq derisa te vdesi.Te shkuara fare o Ben Malaj dhe nese pret per ngushellime nga shtatori se tani jam me pushime po te vij per vizite.Murrizi o Ben Malaj nuk p***rdh per asnje mashtrues apo hajdut ordiner qofshin keta ne politikë, ne qeveri, ne biznes, ne drejtesi apo ne media dhe nuk leh per nje rroge per asnje padrino palaço duke shpifur si i paftyre.Por meqe je me “raport” mjekesor dhe vasal ekonomik nuk te padis ne gjykate si mashtrues sepse e di mire qe gjykata nuk i mer per baze çfar nxjerin nga goja ata qe kane rrjedhje vaji.Te rroni vetë Ben Malaj dhe zoti ju forcofte per humbjen e madhe te asaj qe dallon njeriun nga kafsha, mendjes.Nuk ka me turp kur shef keta qe demek kanë qeveris shqiperin te shnderrohen ne zagarë te atyre qe kane vjedhur pronat e shqiptareve.Prapë do flas per Bankersin o Ben Malaj dhe per çdo afer qe di se ma ke ngritur aq shum k……..urajon sa nuk di ku ta derdh kete energji qe me ka dhene kjo thirrja jote si kukuvajke.
    Malaj: Murrizi, Ti më kërcënove me bandat e Fierit kur të shkarkova në vitin 1997, si Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Tatimeve me një arsimim bazë veterinar. Te kishte promovuar Tritan Shehu, qe ti tani e percmon perdite.Të vërtetën e kërcënimeve të tua banale, e njeh më mirë se kushdo ish-Drejtori I Përgjithshëm i Tatimeve dhe një nga ekspertët më të respektuar të taksave tatimeve ne Shqiperi Florian Mima, i cili gjate qeverise se Pajtimit Kombetare vazhdoi disa kohe Drejtor i Pergjithshem i Tatimeve.Flori duke ditur arroganca tende banale më kërkoi t’ju thoja vetë shkarkimin.
    Të prita në zyrë.
    Më sulmove me fjalorin më të poshtër të një nëpunësi shteti.Më kërcënove me rrugacët dhe të fortët e Fierit.Harrove që isha nga Tepelena dhe I rritur ne Vlorë.Të thashë “pushka top”!
    Po më detyron të them publikisht të vërtetën e pa mohueshme se ike “me bisht nën shalë”.
    Por një javë më vonë, kur gruaja jote ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore,
    Flori erdhi me nxitim tek une dhe me ngriti shqetësin tuaj për këtë situatë kritike.
    Edhe pse ti kishte rreth 3 – 4 ditë që më kishe kërcënuar familjen time me banditët dhe të fortët e Fierit,
    urdhërova shefin e kabinetit të bente urgjente procedura që më kërkesën time zyrtare si minister të sigurohej viza për ty dhe bashkeshorten tuaj të nderuar.
    Vizë qe ju e morët pa vonesë dhe me prioritet.
    Ti me shpifjet e tua banale dhe pa asnje shenje mirenjohje e merion te te permenden edhe raste fisnikerie.
    Sa i përket skemave piramidale, ato lindën, u rritën deri ne 50% te PBB-se dhe u shndërruan ne gropa e madhe ku humben miliona dollare rreth 1.8 milion shqiptarë nën qeverisjen varferuese te partise per te cilen ti ndjehesh here krenare dhe here kritik i ” rëndësishëm”, vetem per protagonizëm mediatik.
    Pretendon siikur ti mbylle fobdacionin Xhaferin ne Lushnje, por ata të penguan.
    Kush të pengon?
    Kush i rrii humbjet e kreditoreve, te fondacioneve deri ne 50% perqind, pa asnjecaktivitet ekonomik??
    Pikerisht partia jote.
    Pse u bashkuat përsëri me partinë e piramidave?
    Vete Berisha me shume vonese e pranoj se tolerimi i skemave piramidale ishte gabim me i rëndë ne karriren e tij politike..
    Ti, “heroi yne kombetare”,kishe gjithë pushtetin me Saliun dhe Ritvanin per te bere hetimin e skemave piramidale edhe per mua, duke u mburrur se do te me kalbit në burg.
    U lodhet shumë dhe gjete vetëm “qenin e ngordhur” të Kadri Rroshit.
    Jo vetem që nuk më futet ne burg por unë në vitin akademik 2005-2006, isha një vit në universitetin më të mirë në botë ne Universitetin e Harvardit, në një program lidershipi.
    Unë i kam fituar të gjitha gjyqet kundër sulmeve shpifëse të PD-së, dhe shpifesve ordinet dhe te pa lodhur si ty.
    Kur të doni ju vë në dispozicion një kopjente vendimeve gjyqesore, o shpifës ordiner dhe krenar.
    Por mbaj mend, o shpifës i pa-zakonshëm, mençurinë e popullit se: “Kush nuk ha hudhra nuk i mban erë goja”.
    Une profesor ne ekonomi, me karriere te shkelqyer profesionale qe nga 1986, ndoqa rrugetimin tim, profesional, akademike dhe politike pa shpifje dhe pa banalitet.
    Ndërsa ti, veteriner, krijove një universitet privat ne Juriprudence,, e rrite dhe e mbylle???.
    Sipas medias, ti je shitur disa herë tek maxhoranca aktuale për përfitime financiare.
    Bej te fal Taulantit!!!
    E mban mend kohën kur të thashë ballë për ballë në korridorin e parlamentit pse u shite për votën për të më shkarkuar nga KMBSH!?
    Ta thashë por nuk të shpalla armik.
    Thjeshtë te shtova si një numër statistikore në kopenë e shpifëse dhe të vet-shiturve.
    Do një kopje të procesverbalit të asaj mbledhjeje në komisionin e ekonomisë???
    Çdo shpifje e jotja është provë se sa i vogël je në shpirt. Je shumë më shumë se shume i vogël.
    Njerëzit e vegjël mbeten të vegjël edhe kur u bëjnë zhurma të mëdha për t’u vet-quajtur heronj.
    Do ta lë këtu këtë pergjigje!
    Nqs nuk ndalesh nuk është faj im që ti e vet’meriton shprehjen e popullit tonë të mëncur: ” Edhe dhi e zgjebosur dhe bishtin përpjetë”.
    Kam kohë, prova dhe dëshmitarë që vërtetojnë lehtësisht se në këtë rast je një shifes i pa vet-përmbajtur.
    Zoti të ndihmoftë të kuptosh se je duke u bërë deri qesharak!!

    Top Channel

  • Spektakli i dhembshurisë, skenari i paaftësisë

    Spektakli i dhembshurisë, skenari i paaftësisë

    Nga Denisa Vata/Sot, ndërsa Shqipëria ka humbur mbi 50 mijë hektarë tokë nga zjarret, kryeministri poston një foto të një djali që shpëtoi një qen, me mbishkrimin “Respekte”.

    Në rrjetet sociale qarkullojnë video me një kec që pi ujë nga dora e këshilltarit të ministrit, një kalë i djegur dhe një dele e futur në motor për t’u shpëtuar. Një karnaval fotografish që shpërndahen si medalje humanizmi, sikur të kishim shpëtuar Amazonën, jo disa kafshë të etura në mes të një vendi që digjet.

    Dhembshuria për kafshët është njerëzore, por kur kthehet në objektiv kryesor të kamerës, ajo shndërrohet në perde tymi që mbulon zjarret e vërtetë. Nga ekrani duket sikur jemi një komb vegjetarianësh të përkushtuar, jo një vend pa zjarrfikës të kualifikuar, pa avionë për shuarje, pa plan për menaxhimin e zjarreve.

    Disa bashki të vendit sot hapën tendera për masat kundër zjarreve, ndërkohë që flakët tashmë kanë përfshirë një pjesë të madhe të pyjeve.

    Këto imazhe nuk janë thjesht lajme. Janë spote publicitare të një qeverie që ka zbuluar se është më e lehtë të shpëtosh një kec për kamerën sesa një pyll të tërë nga flakët. Sa më shumë na tregojnë foto që na prekin zemrën, aq më pak ndihen të detyruar të bëjnë punën.

    Zjarrfikësit tanë të paktë dhe të pajisur keq meritojnë respekt, por shumica marrin rrogën pa pasur aftësitë e duhura, ndërsa shërbimet e pyjeve janë mbushur me patronazhistë, jo specialistë. Nëse patronazhistët do të ruanin pyjet me të njëjtin zell që ruajnë votat, sot nuk do kishim asnjë shkop të djegur.

    Në këtë vend, sa më shumë prekim emocionin, aq më pak prekim problemin. Dhe kështu, ndërsa flakët hanë pyjet, ne ushqehemi me foto që na mbushin sytë, por boshatisin mendjen. Në fund, e vetmja foto që duhet të na mbetet para syve është ajo e një qeverie kaq të paaftë, saqë edhe zjarret duket sikur e zgjedhin Shqipërinë për t’u shuar… vetë.

  • ‘Shfaqem kur s’ta pret mendja’/ Armë dhe mesazhe kërcënuese: Çfarë postonte në rrjete sociale vrasësi i bashkëmoshatarit në Maliq

    ‘Shfaqem kur s’ta pret mendja’/ Armë dhe mesazhe kërcënuese: Çfarë postonte në rrjete sociale vrasësi i bashkëmoshatarit në Maliq

    Autori i vrasjes së bashkëmoshatarit 14-vjeçar përpara sherrit në lokal publikonte foto me armë zjarri në rrjete sociale.
    Tashmë janë bërë publike dy foto të të miturit, i cili po ashti kishte një tatuazh me armë zjarri në dorë. Përveçse pozave me armë zjarri dhe cigare, i mituri me iniciale E. G., i shoqëronte me shkrime kërcënuese.

     “Por shfaqem kur ty s’ta pret mendja”, shkruan në një foto teksa konsumon cigare.

    “Mos më kërko un nuk vi”, shkruan në foton tjetër ku në dorë mban një armë zjarri tip pushkë.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pirg të Maliqit. I mituri 14-vjeçar është vrarë nga bashkëmoshatari i tij gjatë një sherri në një lokal. Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga thika, për pasojë ndërroi jetë në spital.

    Të miturit kanë qenë duke folur fillimisht e më pas kanë nisur të debatojnë, duke vijuar më tej me përdorimin e armëve të ftohta, përkatësisht thikë.

    Autori ende nuk ka dhënë asnjë dëshmi për ngjarjen, teksa enigmë mbeten shkaqet që kanë sjellë agravimin e situatës.
    Të dy të miturit nuk janë nga fshati Pirg, por nga zona afërsi të tij.

    Korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule bën me dije se sipas policisë autori dhe viktima kanë pasur konflikt më herët mes tyre, por ende mbetet e paqartë arsyeja.

    Sipas të dhënave ditën e sotme ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të lokalit në fshatin Pirg. Dy adoleshentët janë takuar për tu sqaruar por kanë debatuar mes tyre dhe më pas janë konfrontuar fizikisht.

    Viktima me iniciale E. XH., ka humbur jetën si pasojë e goditjeve të marra me thikë. Sakaq mësohet se autori me iniciale E. G., ka dëmtime, por jo me thikë.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.