Day: August 13, 2025

  • PSG i rrëmben nga ‘duart’ Superkupën e Europës, Totenhemit

    PSG i rrëmben nga ‘duart’ Superkupën e Europës, Totenhemit

    Në finalen e Udinie, Itali, PSG për herë të parë fiton Supekupën e Europës në futboll për meshkuj. Përballë pati Totenhem me duelin që u vendos me penallti pas kohës së rregullut prej 90′ minutave.

    Ndeshja nisi me londinezët me konçizë ndërsa në fundin e pjesës së parë shënuan me Van de Ven (39′). Edhe starti i së dytës nisi me golin e skuadrës angleze. Në të 48′ Romero i dërgoi në 0-2 shifrat.

    Kur dukej se trofeu do të merrte rrugën për në Londrën veriore, vjen goditja e dyfishtë e PSG-së. Fillimisht Kang Li në të 85′ për 1-2 ndërsa në të 90+4′ Gonçalo Ramos me kokë bën që shifrat të barazohen në 2-2.

    Rregulli i UEFA-s, menjëherë penalltitë. PSG tregohet më i saktë duke fituar 3-2./ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Malli për t’pambërrijtshëmen

    Malli për t’pambërrijtshëmen

    Malli për t’pambërrijtshëmenEsad Mekuli

    Retë luejnë n’naltësin, si qingjat n’kodrina,Ndërsa malli për t’pambërrijtshmen ndryhet n’mue:Dëshirojsha mu kapë n’vallen e reve kuqleE me fluture në t’shkëqyeshmet naltësinaMe gëzimin e këngës baritore…E kur hana e luginave ia beh n’shpejtiDhe toka natën n’dishrim thërret,Si rrezet e argjendta mbi kalli-Të shkojE t’vizitojSkajet e dhimbjes e vendet ku pashë ankthet.

    Vaj! Me u kapë n’vallen e reve nkuqlimeZemra me t’dhanun do t’më dëshironteQë rinija t’gërthet i herë mâ me gëzimeDhe mall i zemrës s’vuajtun t’gufonte.-Por, pse zemra tingëllon përmallshëmsi za drithërimdhe droja kaplon thellë zemrën e shpirtin tim?!Kur dëshiroj aq rêtë mbi qytet me i soditë,Derisa malli për t’pambërrijtshmen, m’kap, m’shafit./KultPlus.com

  • Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët/ Në krye të detyrës për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona

    Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët/ Në krye të detyrës për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona

    Në një betejë të pashtershme me flakët që kërcënojnë shtëpitë dhe jetët e banorëve, zjarrfikësit e forcat e armatosura po punojnë pa pushim.
    Në kushte tejet të vështira, në një intervistë shprehen se mbrojnë banesat duke i menduar si të tyret.
    Madje njësoj si banorët e Delvinës edhe ata janë po aq të prekur me humbjen e bagëtive, djegien e ullishteve apo duke rrezikuar edhe banesat, por situata i kërkon sërish në krye të detyrës.
    Mes tymit dhe zhurmës së zjarrit, ata rrezikojnë dhe veten, duke u bërë mur mbrojtës për komunitetin.
    Sot, më shumë se kurrë, thirrja është e njëjtë për të gjithë: këta njerëz të parë në vijën e frontit kanë nevojë për mbështetjen dhe mirënjohjen tonë.

  • Aksident në aksin Fier–Levan/Përplasen dy automjete,përfundon në kanal një prej tyre

    Aksident në aksin Fier–Levan/Përplasen dy automjete,përfundon në kanal një prej tyre

    Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan.
    Sipas informacioneve të para, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në vendin e quajtur kthesa e Azotikut.
    Si pasojë e përplasjes, njëri prej mjeteve ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
    Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

  • Shaqir Cërvadiku, nga këngët e luftës në ekranin e madh me filmin “Pranvera e Përgjakur”

    Shaqir Cërvadiku, nga këngët e luftës në ekranin e madh me filmin “Pranvera e Përgjakur”

    Këngëtari i njohur Shaqir Cërvadiku, i cili u bë simbol i motivimit dhe shpirtit luftarak gjatë viteve të luftës, tashmë vjen në një rol të veçantë në filmin artistik “Pranvera e Përgjakur”, me regji të Ganimet Bytyqi Lalushit.

    Me zërin e tij të fuqishëm dhe këngët që dikur jehonin edhe në vijën e frontit, Cërvadiku ka mbetur në kujtesën e shumë ish-ushtarëve të UÇK-së si frymëzues në ditët më të vështira. Meloditë e tij, të mbushura me ndjenja atdhedashurie, u jepnin kurajë dhe forcë luftëtarëve përballë sfidave të luftës.

    Në këtë projekt kinematografik, ai sjell të njëjtin emocion dhe frymë në ekran, duke u bërë pjesë e një rrëfimi që rikthen ngjarjet dramatike të pranverës së vitit 1998, periudhë e shënuar nga vuajtjet, dhuna dhe masakrat e kryera nga forcat serbe ndaj popullit shqiptar./KultPlus.com

  • Vuçiç: Nuk do të kandidoj më për President

    Vuçiç: Nuk do të kandidoj më për President

    Presidenti serb Alekasandar Vuçiç ka deklaruar ditën e sotme nga Vjena se nuk do të kandidojë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Serbi.

    “Unë jam një veteran politik, nuk mund të kandidojë më për president”, tha ai gjatë një konferenve të përbbashkët me me kancelarin austriak Christian Stoker.
    Vuçic tha se do ta përfundonte karrierën e tij presidenciale pas një viti e gjysmë dhe nuk kishte plane për të ndryshuar Kushtetutën e Serbisë.

    Ndër tjerash Vuçiç ka thënë se “nuk është diktator”.

  • Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët! Në krye të detyrës për t’u bërë ‘mburojë’ për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona

    Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët! Në krye të detyrës për t’u bërë ‘mburojë’ për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona

    Në një betejë të pashtershme me flakët që kërcënojnë shtëpitë dhe jetët e banorëve, zjarrfikësit e forcat e armatosura po punojnë pa pushim.

    Në kushte tejet të vështira, në një intervistë për gazetaren e Top Channel Kristi Gongo shprehen se mbrojnë banesat duke i menduar si të tyret.
    Madje njësoj si banorët e Delvinës edhe ata janë po aq të prekur me humbjen e bagëtive, djegien e ullishteve apo duke rrezikuar edhe banesat, por situata i kërkon sërish në krye të detyrës.
    Mes tymit dhe zhurmës së zjarrit, ata rrezikojnë dhe veten, duke u bërë mur mbrojtës për komunitetin.
    Sot, më shumë se kurrë, thirrja është e njëjtë për të gjithë: këta njerëz të parë në vijën e frontit kanë nevojë për mbështetjen dhe mirënjohjen tonë.

    Top Channel

  • Gjokutaj: Policia sfidon vendimin e gjykatës, ndalon sërish stafin e News 24 të hyjë në ambientet e punës…

    Gjokutaj: Policia sfidon vendimin e gjykatës, ndalon sërish stafin e News 24 të hyjë në ambientet e punës…

    Avokati Genci Gjokutaj ka reaguar ndaj rikthimit të forcave të Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake në ambientet e televizionit News 24, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Tiranës që njohu legjitimitetin e këtij televizioni në objektin ku zhvillon aktivitetin.

    Në një postim në rrjetet sociale, Gjokutaj ka publikuar dy foto: një nga vendimi gjyqësor i datës 12 gusht 2025, ku kompania shtetërore “Kayo” pranon të lejojë hyrjen e stafit të News 24 në godinë, dhe një tjetër nga mëngjesi i 13 gushtit, ku policia është rikthyer në objekt duke bllokuar sërish hyrjen e gazetarëve dhe stafit teknik.

    Statusi i plotë:
    Te nderuar Miq!
    Foto majtas është një ekstrakt nga vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dje më datë 12.08.2025 në lidhje me çëshjen e Tv News 24 ku kompania Shtetërore Kayo ka pranuar legjitimitetin e Televizionit në fjalë ne godinë dhe gatishmërinë për të lejuar punonjësit që të futen brenda ne ambientet e News 24!
    Foto djathtas është sot më datë 13.08.2025 ku Policia e Shtetit rikthehet në objekt dhe i ribashkohet Policisë Ushtarake per te mos lejuar punonjësit e News 24 që të hyjnë në vendin e punës!
    Ky është Shteti i cili gënjen Gjykatën dhe godet Median!
    Shtet i cili sapo ka “fituar” zgjedhjet!
    News 24 digjka më fort sesa zjarret KM dhe Qeverinë!

  • Zbuloni frutin më të mirë për ta shtuar në ujë për një freskim shtesë në ditët e nxehta

    Zbuloni frutin më të mirë për ta shtuar në ujë për një freskim shtesë në ditët e nxehta

    Kur temperaturat rriten, hidratimi bëhet çelësi për të ruajtur energjinë dhe për të qëndruar në humor të mirë.

    Ndërsa uji i thjeshtë është gjithmonë zgjedhja më e mirë, shumë njerëz po kërkojnë mënyra për ta bërë atë më tërheqës dhe të shijshëm.

    Ekspertët e të ushqyerit theksojnë se limoni është një nga shtesat më të mira të frutave në ujë, jo vetëm për shijen e tij të freskët, por edhe për përfitimet e shumta shëndetësore.

    Pse limon?

    Limonët janë të pasur me vitaminë C, një antioksidant i fuqishëm që forcon imunitetin, ndihmon në shërimin e indeve dhe mbron qelizat nga dëmtimi nga radikalet e lira. Limonët gjithashtu ndihmojnë tretjen dhe aciditeti i tyre i lehtë mund të jetë freskues dhe qetësues në një ditë të nxehtë.

    Hidratim me përfitime shtesë

    Shtimi i disa copëzave limoni në ujë jo vetëm që shton shije – agrumet lëshojnë gjithashtu sasi të vogla kaliumi, magnezi dhe vitaminash B në ujë. Ky kombinim mbështet ekuilibrin e elektroliteve, i cili është veçanërisht i rëndësishëm gjatë vapës së verës kur trupi humbet lëngje përmes djersitjes.

    Kur dhe si të pini ujë me limon?

    Është mirë ta pini gjatë gjithë ditës, por sidomos në mëngjes për të nxitur metabolizmin dhe tretjen. Ekspertët rekomandojnë përdorimin e limonit të freskët dhe të pashtrydhur dhe shtimin e fetave ose lëngut pak para konsumimit për të ruajtur vitaminat.

    Ndihmë natyrale për lëkurën

    Vitamina C në limon stimulon prodhimin e kolagjenit, i cili mund të ndihmojë në ruajtjen e lëkurës së shëndetshme dhe elastike. Hidratimi i rregullt me ujë limoni mund të ketë gjithashtu përfitime estetike, veçanërisht gjatë verës kur lëkura është e ekspozuar ndaj diellit.

  • Samiti Trump–Putin në Alaskë/ SHBA pezullon përkohësisht disa sanksione ndaj Rusisë

    Samiti Trump–Putin në Alaskë/ SHBA pezullon përkohësisht disa sanksione ndaj Rusisë

    Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara njoftoi se nga 15 deri më 20 gusht 2025, të gjitha operacionet dhe aktivitetet e nevojshme për përgatitjen dhe zhvillimin e takimit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut rus Vladimir Putin në Alaskë do të përjashtohen nga masat ndëshkuese dhe sanksionet ekonomike ekzistuese.

    Sipas deklaratës zyrtare, çdo veprim që zakonisht ndalohet nga sanksionet, por që lidhet drejtpërdrejt me organizimin e samitit mes dy qeverive, do të lejohet deri më 20 gusht. Qeveria amerikane theksoi se ky është një përjashtim i përkohshëm dhe i kufizuar, që nuk zbut apo heq sanksionet në përgjithësi, por synon të lehtësojë dialogun diplomatik.

    Samiti, i parashikuar të mbahet të premten, shihet si një mundësi për t’i dhënë fund luftës trevjeçare në Ukrainë. Më herët sot, Trump ka zhvilluar biseda me liderët evropianë dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për përgatitjet e takimit me Putinin.