Day: August 12, 2025

  • I bashkon krimi! Vrasësi i Ilaria Sulës nis një jetë të re në burg, bëhet shok me amerikanin që i mori jetën të bijës dhe partneres

    I bashkon krimi! Vrasësi i Ilaria Sulës nis një jetë të re në burg, bëhet shok me amerikanin që i mori jetën të bijës dhe partneres

    Francis Kaufmann, i dyshuar për vrasjen e vajzës së tij Andromeda dhe partneres së saj Anastasia Trofimova, ka krijuar një lidhje të ngushtë me një tjetër të burgosur në Rebibbia të Romës — dhe jo me këdo, por me Mark Samson, filipinasin që vrau në mënyrë makabre studenten shqiptare, Ilaria Sula, disa muaj më parë.

    Sipas asaj që raporton Il Messaggero, të dy ata janë fqinjë qelish, por shpesh ndajnë të njëjtin ambient pavarësisht se Kaufmann mbahet në izolim. Të dy janë nën hetim për vrasje, dhe njohja e mirë e anglishtes nga ana e Samsonit ka ndihmuar në afrimin e tyre. Madje, 46-vjeçari amerikan i ka kërkuar 23-vjeçarit filipinas të komunikojë me një nga avokatët e tij, edhe pse më pas vendosi të mos e angazhonte atë.
    Kohët e fundit, Kaufmann ka shkarkuar avokatin e tij, duke deklaruar se dëshiron të mbrohet vetë — një gjë e ndaluar nga ligji italian. Ndërkohë, Samsoni ka ndryshuar qasje, duke vendosur të bashkëpunojë me hetuesit pas një periudhe përpjekjesh për t’i shmangur ata.
    Hetuesit shpresojnë që edhe Kaufmann të ndjekë të njëjtën rrugë, por deri tani ai ka zgjedhur të ushtrojë të drejtën për të heshtur, pavarësisht provave të reja që rëndojnë mbi të.

    Top Channel

  • Shqipëria nën ‘pushtetin’ e flakëve! Situata më serioze në jug të vendit, Delvina po hap breza mbrojtës me skrepa

    Shqipëria nën ‘pushtetin’ e flakëve! Situata më serioze në jug të vendit, Delvina po hap breza mbrojtës me skrepa

    Vijon të jetë serioze situata me zjarret në vendin tonë ku aktualisht janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë aktive dhe 7 po mbahen nën monitorim.

    Situata më problematike vijon të jetë në jug të vendit, me rrezik të lartë për zonat e mbrojtura, banesat dhe infrastrukturën.
    Qarku Vlorë
    Bashkia Delvinë – Zjarri i nisur në Finiq ka kaluar në territorin e Delvinës, duke rrezikuar edhe qytetin, pas fshatrave Pecë, Kranë, Krongj, Kardhikaq dhe Sirakat. Po vijon evakuimi i banorëve në zonat e rrezikuara. Në terren kanë operuar helikopteri i FA-së, 2 avionë grekë PZL, 1 helikopter çek dhe 1 sllovak. Bashkia Delvinë po hap breza mbrojtës me skrepa, ndërsa kërkohet mbështetje shtesë nga ajri për shkak të riskut të lartë.
    Fshati Sevaster, Nj. A. Sevaster – Në terren ndodhet mjeti zjarrfikës i Selenicës me efektivët e tij. Flakët, të favorizuara nga era dhe terreni, po rrezikojnë disa banesa. Ka nisur evakuimi i banorëve.
    Fshati Mesaplik, Nj. A. Brataj – Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar banesa. Forcat zjarrfikëse të Vlorës po ndërhyjnë me mjete dhe efektivë, ndërkohë që po vijon evakuimi i banorëve.Bashkia Dropull – Zjarri i ardhur nga Finiqi është shtrirë nga lartësitë mbi fshatin Goric deri në fshatin Dhuvjan (ish-reparti ushtarak i Leftokaresë). 20 forca të bashkisë Dropull po e mbajnë nën monitorim. Nuk ka rrezik për banesat.
    Parku i “Rëzom” – Maja e “Lucës” – Vatra në sipërfaqe me shkurre e pyll vazhdon aktive. Terreni i thyer nuk lejon ndërhyrje me mjete, por AdZM do të kryejë ndërhyrje në orët e para të mëngjesit.Lagjja “15 Tetori”, Vlora – Vatër aktive në kodrën pas bashkisë. Në terren ndodhet 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë.
    Rrethrrotullimi i Orikumit – Vatër aktive, ku po ndërhyhet me 1 mjet zjarrfikës dhe 3 efektivë.
    Qarku Dibër
    Ternovë, Zerqan – Bulqizë – Zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Po punojnë forcat e MZSH-së, pyjores, bashkisë dhe kompanive minerare, si dhe 30 trupa FA.
    Mali me Gropa, Biz – Martanesh – Vatër në zonë të mbrojtur, larg zonave të banuara. Monitorim nga AdZM dhe njësia vendore.
    Fshati Luzni – Zjarri rrezikoi banesat, por forcat operacionale arritën ta vendosin nën kontroll.Xibër Murriz – Klos – Vatër nën monitorim, pa rrezik.
    Qarku Berat
    Fshati Rehovë – Poliçan – Riaktivizim me përmasa të mëdha, që po prek fshatrat Rehovë, Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik e Panarit, si dhe Rezervatin e Mbrojtur “Balloll”. Kërkohet ndërhyrje nga ajri.
    Në fshatin Vokopolë u evakuuan banorët. Në vendngjarje janë edhe efektivë të FA dhe forca nga bashkitë përreth. Situata është kritike.
    Fshati Mbrakull – Poliçan – Zjarri ka kaluar pranë ujësjellësit dhe qytetit. Po punojnë 35 forca FA, 65 forca MZSH, 15 forca bashkiake dhe mjetet zjarrfikëse të zonës.
    Fshati Velçan – Sinjë – Vatër nën monitorim.
    Fshati Orizaj – Qendër Skrapar – Zjarr në sipërfaqe me shkurre, po monitorohet.
    Qarku Tiranë
    Spanesh – Rrogozhinë – Zjarri pranë banesave, është kryer evakuim i banorëve.
    Ferraj dhe Zall-Herr – Tiranë – Forcat zjarrfikëse dhe APR po punojnë për izolimin.
    Damjan dhe Isufaj – Vaqarr – Vatra e madhe po përparon drejt Pezë Helmës. Po ndërhyhet me 20 forca zjarrfikëse dhe mjete.
    Mali i Bërzhitës – Ibë – Vatra aktive, pa rrezik të menjëhershëm.
    Qarku Gjirokastër
    Hormovë – Tepelenë – Zjarri rrezikon banesat, është kryer evakuimi i banorëve. Ndërsa të gjitha strukturat janë në terren.
    Koshtan – Memaliaj. Zjarri ka përhapje të madhe. Banorët janë evakuuar, por 3 banesa janë përfshirë nga zjarri. Forcat zjarrfikëse me mjetin zjarrfikës si dhe forca vullnetare dhe Policia e Shtetit janë pozicionuar në sheshin e Teqesë dhe po punojnë për të ruajtur banesat e tjera.
    Turan – Tepelenë – Janë djegur dy stalla bagëtish. Po punojnë forcat tokësore dhe ajrore.
    Qarku ElbasanKullollas – Gramsh – Situatë e rënduar, është raportuar një humbje jete. Banorët janë evakuuar. Për shkak të flakëve janë bllokuar edhe disa rrugë që lidhin fshatrat. Në bashkinë Gramsh janë marrë masa për strehimin e banorëve të evakuuar.
    Mukaj dhe Sojnik – Gramsh – Situatë problematike. Mbi 150 forca po punojnë për izolimin e zjarrit në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Është kërkuar ndërhyrja me 50 forca operacionale FA. Në terren janë edhe forcat zjarrfikëse të Elbasanit dhe Gramshit afër fshatit Snosëm e Sojnik, të shoqëruara edhe nga punonjës bashkiak e banorë të zonës.
    Qarku Shkodër
    Xath – Fushë Arrëz – Po ndërhyhet me mbi 170 forca dhe mjete. Falë ndërhyrjes së koordinuar, deri tani është bërë i mundur shpëtimi i banesave që ishin në rrezik në fshatrat Xhath dhe Flet. Aktualisht po punohet me intensitet të lartë për izolimin dhe shuarjen e vatrave në disa drejtime, megjithë terrenin e vështirë.
    Baks–Rrjoll – Velipojë – Vatër në kallamishte, po punohet për shuarjen.Qyteti i Pukës – Vatra në kontroll.Ura e Shtrejtë – Postribë – Monitorim i vazhdueshëm.
    Qarku Kukës
    Gegaj – Tropojë – Vatër e izoluar, pa rrezik për banesat.Parku i Monellës – Kukës – Vatër nën monitorim.
    Qarku Korçë
    Gërmenj – Leskovik – Zjarri në Parkun Natyror vijon aktiv, po monitorohet.
    Qarku Fier
    Gjonc-Selisht – Cakran – Vatër e vendosur nën kontroll, monitorim.
    Bashkia Lushnje – Vatër e re, po ndërhyhet me forcat zjarrfikëse të Divjakës.

    Top Channel

  • Situatë e vështirë edhe në Gramsh, zjarri përfshinë një tjetër fshat, nis evakuimi i banorëve

    Situatë e vështirë edhe në Gramsh, zjarri përfshinë një tjetër fshat, nis evakuimi i banorëve

    Vijon të jetë shumë serioze situata me zjarrin në Gramsh, ku tashmë flakët janë përhapur në një tjetër fshat.

    Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku raporton se edhe fshati i Kodovjat është përfshirë nga zjarri, i gjashti fshat nën pushtetin e flakëve.
    Ndërkohë, teksa forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, ka nisur evakuimi i banorëve.
    Konkretisht në qarkun e Elbasanit:
    Kullollas – Gramsh – Situatë e rënduar, është raportuar një humbje jete. Banorët janë evakuuar. Për shkak të flakëve janë bllokuar edhe disa rrugë që lidhin fshatrat. Në bashkinë Gramsh janë marrë masa për strehimin e banorëve të evakuuar.
    Mukaj dhe Sojnik – Gramsh – Situatë problematike. Mbi 150 forca po punojnë për izolimin e zjarrit në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Është kërkuar ndërhyrja me 50 forca operacionale FA. Në terren janë edhe forcat zjarrfikëse të Elbasanit dhe Gramshit afër fshatit Snosëm e Sojnik, të shoqëruara edhe nga punonjës bashkiak e banorë të zonës.

    Top Channel

  • Studimi tregon: Pijet në shishe qelqi përmbajnë më shumë mikroplastikë sesa mendoni, kapakët burimi kryesor i ndotjes

    Studimi tregon: Pijet në shishe qelqi përmbajnë më shumë mikroplastikë sesa mendoni, kapakët burimi kryesor i ndotjes

    Një studim i ri zbulon se pijet e paketuara në shishe qelqi përmbajnë deri në 50 herë më shumë grimca mikroplastike sesa pijet e paketuar në shishe plastike apo kënaçe. Shkaktar kryesor rezultojnë të jenë kapakët metalikë, të cilët gjatë prodhimit dhe ruajtjes lëshojnë grimca plastike që kontaminojnë përmbajtjen.

    Mikroplastika, grimca plastike më të vogla se 5 milimetra, është një problem në rritje pasi gjendet në ujë, ushqim, ajër dhe madje në trupin e njeriut. Ekspertët paralajmërojnë se ekspozimi ndaj tyre lidhet me probleme serioze shëndetësore, përfshirë infertilitetin, çrregullimet hormonale, sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin.

    Studiuesit francezë përdorën mikroskopë dhe analiza kimike për të testuar mikroplastikën në ujë, pije të gazuara, limonadë, birrë dhe verë të shitura në Francë. Rezultatet treguan se pijet në shishe qelqi kishin sasi më të larta mikroplastike, veçanërisht ato me kapakë metalikë të mbuluar me bojë, që sipas ekspertëve janë burimi kryesor i grimcave plastike.

    “Ky studim sfidon bindjen e zakonshme se ambalazhi prej qelqi është më i sigurt,” thotë Nicole Sparks, pedagoge në Universitetin e Kalifornisë. Ajo sugjeron përdorimin e gotave prej qelqi, çeliku inox ose bambu në shtëpi dhe shmangien e ngrohjes së enëve plastike për të reduktuar ekspozimin ndaj mikroplastikës.

    Ekspertët theksojnë se edhe pse heqja ose pastrimi i kapakëve ul ndjeshëm nivelin e mikroplastikës, ajo nuk eliminon plotësisht rrezikun, pasi grimcat mund të vijnë edhe nga ajri, uji i ndotur ose proceset në fabrikë.

    Mikroplastika është gjetur në gjak, qumësht gjiri dhe indet e trupit, duke u lidhur me inflamacion dhe çrregullime metabolike që mund të çojnë në sëmundje kronike. Konsumatorët këshillohen të konsumojnë ushqime dhe pije të freskëta dhe të kufizojnë përdorimin e ambalazheve plastike të papërshtatshme.

  • Greqia investon fuqishëm në qendra të mëdha të të dhënave, duke shfrytëzuar bum-in global të inteligjencës artificiale

    Greqia investon fuqishëm në qendra të mëdha të të dhënave, duke shfrytëzuar bum-in global të inteligjencës artificiale

    Greqia po ndërmerr hapa të mëdhenj në zhvillimin e infrastrukturës digjitale me hapjen e qendrës më të madhe të të dhënave deri më tani, në përgjigje të rritjes së kërkesës globale për shërbime cloud dhe kapacitete për inteligjencën artificiale.

    Të martën, kompania greke e energjisë dhe industrisë Metlen dorëzoi në përdorim objektin e ri për kompaninë Digital Reality, që zotëron mbi 300 qendra të dhënash në mbarë botën. Qendra e quajtur Athens-3 (ATH3), me një sipërfaqe prej 8,600 metrash katrorë, ndodhet në qytetin e Koropit, pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Athinës.

    ATH3 do të ofrojë shërbime të avancuara të ruajtjes, menaxhimit dhe përpunimit të të dhënave, duke shërbyer jo vetëm Greqinë, por edhe Evropën Juglindore dhe rajone më të gjera.

    Bumi i inteligjencës artificiale ka rritur nevojën për qendra të dhënash me kapacitet të jashtëzakonshëm kompjuterik për trajtimin e modeleve komplekse. Sipas analizës së McKinsey, kërkesa për kapacitete të tilla në Evropë pritet të trefishohet deri në vitin 2030.

    Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, i cili ishte prezent në inaugurimin e ATH3, theksoi: “Brenda pesë vjetësh, sektori i teknologjisë do të kontribuojë me 10% në PBB-në e vendit tonë.”

    Qendra ATH3 iu bashkohet kampusit ekzistues të Digital Reality në Greqi, përfshirë ATH1, ATH2 dhe HER1 në Heraklion.

    Përveç Digital Reality, edhe kompania franceze DATA4 po zhvillon një kampus të ri në Peania, në lindje të Athinës, me një investim prej mbi 300 milionë eurosh. Ky projekt pritet të jetë funksional në fillim të vitit 2027 dhe është pjesë e një plani më të gjerë investimesh prej 7 miliardë eurosh në Evropë deri në vitin 2030.

    DATA4 parashikon të krijojë mbi 7,000 vende pune në kampuset e saj evropiane dhe më shumë se 500 vende pune në Greqi.

    Ky bum investimesh në qendra të të dhënave pozicionon Greqinë si një aktor të rëndësishëm në infrastrukturën dixhitale të Evropës juglindore dhe thekson rëndësinë e teknologjisë në zhvillimin ekonomik të rajonit.

  • Mbetet alarmante situata në Gramsh, nisin evakuimet e banorëve edhe në fshatin Kodovjat

    Mbetet alarmante situata në Gramsh, nisin evakuimet e banorëve edhe në fshatin Kodovjat

    Situata me zjarret në Gramsh vijon të jetë shumë serioze, pasi flakët janë përhapur në fshatin Kodovjat, duke e bërë atë fshatin e gjashtë nën pushtetin e zjarrit.

    Forcat zjarrfikëse dhe banorët kanë nisur evakuimin në disa zona të prekura nga zjarri, ndërsa përpjekjet për shuarjen e flakëve janë intensive.

    Përmbledhja e situatës:

    • Në fshatin Kullollas të Gramshit raportohet një humbje jete. Banorët janë evakuuar dhe disa rrugë që lidhin fshatrat janë bllokuar për shkak të flakëve. Bashkia Gramsh ka marrë masa për strehimin e banorëve të evakuuar.

    • Në Mukaj dhe Sojnik, situata mbetet problematike. Mbi 150 forca zjarrfikëse po punojnë për izolimin e zjarrit në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Përforcime të tjera janë kërkuar nga Forcat e Armatosura me 50 operativë.

    Në terren janë edhe forcat zjarrfikëse të Elbasanit dhe Gramshit, të shoqëruara nga punonjës bashkiakë dhe banorë të zonës, afër fshatrave Snosëm dhe Sojnik.

    Situata kërkon vëmendje të lartë dhe ndërhyrje të menjëhershme për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.
     

  • Raporti amerikan “shkund” Kosovën: Gazetarë të sulmuar, presion politik dhe vetcensurë

    Raporti amerikan “shkund” Kosovën: Gazetarë të sulmuar, presion politik dhe vetcensurë

    Departamenti amerikan i Shtetit e ka publikuar të martën raportin më të ri lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut në botë, dhe në pjesën për Kosovën ka përmendur se Qeveria ka ndërmarrë “hapa kredibilë për jokonsistent në identifikim, hetim, ndjekje penale dhe ndëshkim të zyrtarëve që kanë kryer shkelje të të drejtave të njeriut”.
    Në raportin për vitin 2024, është përmendur se Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka raportuar se ka qenë disa herë shënjestër e fushatave të shpifjeve, kur ka mbrojtur gazetarë dhe media.
    “AGK-ja ka raportuar se zyrtarë qeveritarë, përfshirë kryeministrin dhe pjesëtarë të partisë politike në pushtet janë përfshirë në fushata shpifjeje për të minuar besimin e publikut në media”, është përmendur në raport.
    Aty është thënë, po ashtu, se AGK-ja ka raportuar dhjetëra raste kur zyrtarë qeveritarë, liderë politikë, stafi gjyqësor, interesat biznesore, kriminelë të dyshuar, protestues dhe grupe fetare i kanë sulmuar fizikisht apo verbalisht gazetarët, duke ua dëmtuar pajisjet, apo duke kryer sulme kibernetike kundër mediave.
    “Gazetarët kanë thënë se presioni prej politikanëve dhe grupeve të organizuara kriminale ka rezultuar shpesh me vetcensurë. Disa gazetarë janë përmbajtur nga hulumtimet për shkak të frikës për sigurinë fizike apo sigurinë në punë. Gazetarët kanë pranuar se në disa raste u janë ofruar përfitime financiare, në këmbim të raportimeve pozitive apo për braktisje të hulumtimeve”, është thënë mes tjerash në raport.
    Kosova e ka shënuar rënien më të madhe në 15 vjetët e fundit në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës ndërkombëtare, Reporterët pa Kufij, duke u renditur në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete.
    Ky është viti i dytë radhazi që Kosova ka shënuar rënie, pasi në vitin 2024 ra nga vendi i 56-të në atë të 75-të.
    Në raportin e publikuar nga Reporterët pa Kufij, më 2 maj, Kosova është renditur më së keqi në zonën e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
    Qeveria në detyrë e Kosovës i pati hedhur poshtë gjetjet e raportit të Reporterëve pa Kufij këtë vit, duke thënë se “nuk e pasqyron gjendjen e vërtetë” në Kosovë.
    Në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit është përmendur edhe miratimi i ligjit për Komisionin e Pavarur për Media, i cili, veç tjerash, parashihte licencimin e mediave online, mbikëqyrjen e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro.
    Gjykata Kushtetueses e ka rrëzuar këtë ligj në prill të këtij viti, pasi ka gjetur se disa nene të tij nuk ishin në përputhje me Kushtetutën e vendit.
    Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) – i themeluar në vitin 2005 – është organ kompetent për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e spektrit të frekuencave të transmetimit në Republikën e Kosovës.
    AGK-ja funksionon si shoqatë joprofitabile, ndërsa Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës është trup vetërregullues./REL

  • “Apokalips” në Delvinë, zjarri i afrohet Pusit të Naftës, qyteti i rrethuar nga flakët, qindra banorë nxitojnë të largohen

    “Apokalips” në Delvinë, zjarri i afrohet Pusit të Naftës, qyteti i rrethuar nga flakët, qindra banorë nxitojnë të largohen

    Delvinë

    DELVINË- Delvina po përjeton orë tmerri. Zjarri i përmasave gjigante është afruar rrezikshëm pranë pusit të naftës, ndërsa qyteti është thuajse i rrethuar nga flakët. Në rrugë, qindra banorë po largohen me ngut nga banesat, duke marrë me vete vetëm ç’kanë mundur të shpëtojnë.

    Zjarrfikësja mungon ende në terren dhe askush nuk e di kur do të mbërrijë ndihma. Era e fortë po e përhap zjarrin me shpejtësi, ndërsa tymi i zi ka mbuluar qiellin e qytetit. Autoritetet lokale u bëjnë thirrje banorëve të mos presin minutën e fundit për t’u evakuuar./ZËRI

  • “Nuk shihet më asgjë, vetëm tym, gjithçka u shkatërrua”, rrëfimet e banorëve të fundit që kanë mbetur në Delvinë

    “Nuk shihet më asgjë, vetëm tym, gjithçka u shkatërrua”, rrëfimet e banorëve të fundit që kanë mbetur në Delvinë

    Pamje nga Delvina

    DELVINË – Një natë ferri për banorët e Delvinës, të cilët panë me sytë e tyre dy lagje të periferisë së qytetit duke u djegur. Zjarri është i fuqishëm, temperaturat janë rekord, dhe sipas dëshmitarëve të fundit që kanë mbetur nëpër tarraca, situata është apokaliptike.
    “Çdo gjë mori fund, gjithçka u shkatërrua. Këtu nuk shihet më asgjë, vetëm tym dhe kaos”, – tha një banor për ZERI.
    “Të gjithë janë larguar”. Qyteti është mbuluar nga kaosi. Kam folur në telefon me disa banorë të qytetit që thonë se kanë arritur të evakuohen me nxitim. Sipas tyre, qyteti ndodhet në një gjendje anarkie totale, mes borive të makinave dhe britmave të atyre që po përpiqen të largohen.
    Situata është në kufijtë e një katastrofe edhe në periferi të qytetit, atje ku ndodhen një impiant gazi dhe një pus nafte. Depozitat me mijëra tonë gaz përbëjnë rrezik për një shpërthim katastrofik.
    Në vendngjarje është nisur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe helikopterë nga Forcat e Armatosura. “Askush nuk e mendonte që zjarri do përhapej kaq shpejt. Era dhe temperaturat e larta e sollën këtë në qytet”, – tha një tjetër banor me të cilin komunikova në telefon.
    Spitali i qytetit është mbyllur. Edhe stafi është larguar. Në çdo moment, Delvina ka nevojë për ndihmë. Për të marrë frymë, edhe nesër./ZËRI 
    Raportoi: Fjola Graci

     

  • ‘Shqipëria po digjet’, Këlliçi akuzon qeverinë: Kjo nuk është fatkeqësi, por tradhti ndaj qytetarëve

    ‘Shqipëria po digjet’, Këlliçi akuzon qeverinë: Kjo nuk është fatkeqësi, por tradhti ndaj qytetarëve

    Deputeti i zgjedhur i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka reaguar mbrëmjen e sotme lidhur me zjarret që janë përhapur në vend.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi shprehet se zjarret po djegin nëpër Shqipëri dhe familjet po humbasin gjithçka.
    Këlliçi shton se mbrojtja e jetës nuk mund të jetë opsion, por detyrim madhor i shtetit.
    “Shqipëria po digjet!
    Zjarret po e hanë vendin si ujq të uritur. Familjet po humbasin gjithçka. Shtëpitë, bagëtia, pyjet po shkrumbohen.
    Kjo nuk është fatkeqësi natyrore, por tradhti ndaj njerëzve, të atyre, që po dëshmojnë hirin e djegies mbi një jetë punë e stërmundim dhe të zjarrfikëseve, ushtarëve e forcave të emergjencës lënë në mëshirë të fatit mu në vijën e flakës.
    Kjo nuk është thjesht verë e nxehtë, por një vend që digjet në trup e në ndërgjegje prej dështimit të shtetit për të mbrojtur qytetarët e vet.
    Me nisjen e Parlamentit, përpjekja ime e parë si deputet do të jetë adresimi i kësaj katastrofe për të njohur përgjegjësitë e parandaluar të tjera.
    Mbrojtja e jetës nuk mund të jetë opsion, por detyrim madhor”,-shprehet Këlliçi.