Day: August 12, 2025

  • U-17/ Shqipëria luan ndeshjen e parë miqësore me Italinë

    U-17/ Shqipëria luan ndeshjen e parë miqësore me Italinë

    Kombëtarja shqiptare U-17 luajti pasditen e sotme ndeshjen e parë miqësore ndaj Italisë U-17. Sfida e zhvilluar në “Centro Tecnico Federale di Coverciano” u mbyll me fitoren e italianëve 4-1. Golin e vetëm për Shqipërinë e shënoi Dion Vata.
    Trajneri Fatjon Tafaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Simon Lleshi (C), Xhoel Mezani, Kostantinos Varesis, Enea Bilishti, Dion Vata, Petro Marku, Eris Kurtulaj, Kledi Qosja, Majkol Luka (C), Ermal Ymeri, Frensi Mali.

    Shqipëria kaloi në avantazh në minutën e 20-të. Pas një harkimi në zonë, Marku me kokë goditi shtyllën dhe topi i kthyer u shty në rrjetë nga Vata.
    Italia barazoi në minutën e 29-të me Samuele Pirola dhe përmbysi rezultatin në fund të pjesës së parë me Gioele Giammattei, duke e mbyllur fraksionin e parë 2-1.
    Pjesa e dytë ishte e luftuar nga të dyja ekipet. Trajneri Tafaj aktivizoi Dodajn, Uldedajn, Shahinin, Mulkian dhe Matrakun. Rasti më i mirë për barazim erdhi në minutën e 86-të me Uldedajn, por topi nuk përfundoi në rrjetë.
    Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Italia shënoi edhe golin e tretë me Diego Perillo, ndërsa në kohën shtesë realizoi edhe Mattia Guaglianone dhe ndeshja u mbyll 4-1.
    Takimi i dytë miqësor Itali U-17 – Shqipëri U-17 do të luhet më 14 gusht, në orën 11:00, në “Centro Tecnico Federale di Coverciano”.

  • Në vend të përshëndetjes

    Në vend të përshëndetjes

    Në vend të përshëndetjesAzem ShkreliShko se furishëm po fryn në mua erë mallkimi që s’të fal.Dhe, dije mirë, kurrë më një e një nuk bëjn’ një si thonte Hikmeti, ai farë poeti me këngë prej zjarri.

    Shko merri me vete lutjet tua, edhe hijen tënde hiqe zvarrë rrugëve si gjënë e ndyrë.Mos u kthe pas.Mos i harro sytë e përlotur në shtekballin tim.Mos thuaj lamtumirë.Asgjë mos thuaj.Merri me vete gjurmët nëpër të cilat erdhe një natë më e përvuajtur se frika dhe hyre në mua.Shko dhe bëhu fjalë e mbrame n’gojën time.Bëhu shkrepetirë e fikur n’ylberin e shkrimit tim.Bëhu çdo gjë pos Meje e Teje dhe asaj që e quajtëm Ne kur i zinim yjet si fluturat e ua ngjisnim nganjë emër mos ta harrojmë emrin tonë.Shko, merri me vete edhe rrugët, të mos kthehesh kurrë në vesën e lotit të rrejshëm, gërmadhat e kujtimit t’i rrëzosh.

    Shko, mbyllu në do kështjella të largëta harrimi, ku s’të zgjojnë më këmbonat e pendimit kur çmendet mallit vetmia ose kur buza buzën e han n’pikllim, që mëkatin s’e lan, që s’mundet ta shpojë Gurin e rëndë, gurin e ftohtë të ndarjes.Shko, më mirë dhe hesht. Mos u kthe mbas.Mos i harro sytë e përlotur n’shtekballin tim.Mos thuaj lamtumirë.E kur t’shkojsh larg, më larg se prej blerimi n’blerimE kur t’shkojsh larg, më larg se prej zemre në zemërAq larg sa ta harrosh edhe emrin tënd dhe zërin tim, fshihu prej vetesShkurto flokëgjatat, mate me to mendjeshkurtrën tënde dhe mos qaj.Shko se tmerrshëm po lodrojnë sonte n’mua rrëket e gjakut të ndezur./KultPlus.com

  • 27 vatra zjarri aktive në Shqipëri, zonat më problematike

    27 vatra zjarri aktive në Shqipëri, zonat më problematike

    Aktualisht në territorin e vendit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë aktive dhe 7 po mbahen nën monitorim. Situata më problematike vijon të jetë në jug të vendit, me rrezik të lartë për zonat e mbrojtura, banesat dhe infrastrukturën.
    Qarku Vlorë
    Bashkia Delvinë – Zjarri i nisur në Finiq ka kaluar në territorin e Delvinës, duke rrezikuar edhe qytetin, pas fshatrave  Pecë, Kranë, Krongj, Kardhikaq dhe Sirakat. Po vijon evakuimi i banorëve në zonat e rrezikuara. Në terren kanë operuar helikopteri i FA-së, 2 avionë grekë PZL, 1 helikopter çek dhe 1 sllovak. Bashkia Delvinë po hap breza mbrojtës me skrepa, ndërsa kërkohet mbështetje shtesë nga ajri për shkak të riskut të lartë.
    Fshati Sevaster, Nj. A. Sevaster – Në terren ndodhet mjeti zjarrfikës i Selenicës me efektivët e tij. Flakët, të favorizuara nga era dhe terreni, po rrezikojnë disa banesa. Ka nisur evakuimi i banorëve.
    Fshati Mesaplik, Nj. A. Brataj – Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar banesa. Forcat zjarrfikëse të Vlorës po ndërhyjnë me mjete dhe efektivë, ndërkohë që po vijon evakuimi i banorëve.
    Bashkia Dropull – Zjarri i ardhur nga Finiqi është shtrirë nga lartësitë mbi fshatin Goric deri në fshatin Dhuvjan (ish-reparti ushtarak i Leftokaresë). 20 forca të bashkisë Dropull po e mbajnë nën monitorim. Nuk ka rrezik për banesat.
    Parku i “Rëzom” – Maja e “Lucës” – Vatra në sipërfaqe me shkurre e pyll vazhdon aktive. Terreni i thyer nuk lejon ndërhyrje me mjete, por AdZM do të kryejë ndërhyrje në orët e para të mëngjesit.
    Lagjja “15 Tetori”, Vlora – Vatër aktive në kodrën pas bashkisë. Në terren ndodhet 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë.
    Rrethrrotullimi i Orikumit – Vatër aktive, ku po ndërhyhet me 1 mjet zjarrfikës dhe 3 efektivë.
    Qarku Dibër
    Ternovë, Zerqan – Bulqizë – Zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Po punojnë forcat e MZSH-së, pyjores, bashkisë dhe kompanive minerare, si dhe 30 trupa FA.
    Mali me Gropa, Biz – Martanesh – Vatër në zonë të mbrojtur, larg zonave të banuara. Monitorim nga AdZM dhe njësia vendore.
    Fshati Luzni – Zjarri rrezikoi banesat, por forcat operacionale arritën ta vendosin nën kontroll.
    Xibër Murriz – Klos – Vatër nën monitorim, pa rrezik.
    Qarku Berat
    Fshati Rehovë – Poliçan – Riaktivizim me përmasa të mëdha, që po prek fshatrat Rehovë, Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik e Panarit, si dhe Rezervatin e Mbrojtur “Balloll”. Kërkohet ndërhyrje nga ajri.
    Në fshatin Vokopolë  u evakuuan banorët. Në vendngjarje janë edhe efektivë të FA dhe forca nga bashkitë përreth. Situata është kritike.
    Fshati Mbrakull – Poliçan – Zjarri ka kaluar pranë ujësjellësit dhe qytetit. Po punojnë 35 forca FA, 65 forca MZSH, 15 forca bashkiake dhe mjetet zjarrfikëse të zonës.
    Fshati Velçan – Sinjë – Vatër nën monitorim.
    Fshati Orizaj – Qendër Skrapar – Zjarr në sipërfaqe me shkurre, po monitorohet.
    Qarku Tiranë
    Spanesh – Rrogozhinë – Zjarri pranë banesave, është kryer evakuim i banorëve.
    Ferraj dhe Zall-Herr – Tiranë – Forcat zjarrfikëse dhe APR po punojnë për izolimin.
    Damjan dhe Isufaj – Vaqarr – Vatra e madhe po përparon drejt Pezë Helmës. Po ndërhyhet me 20 forca zjarrfikëse dhe mjete.
    Mali i Bërzhitës – Ibë – Vatra aktive, pa rrezik të menjëhershëm.
    Qarku Gjirokastër
    Hormovë – Tepelenë – Zjarri rrezikon banesat, është kryer evakuimi i banorëve. Ndërsa të gjitha strukturat janë në terren.
    Koshtan – Memaliaj. Zjarri ka përhapje të madhe. Banorët janë evakuuar, por 3 banesa janë përfshirë nga zjarri. Forcat zjarrfikëse me mjetin zjarrfikës si dhe forca vullnetare dhe Policia e Shtetit janë pozicionuar në sheshin e Teqesë dhe po punojnë për të ruajtur banesat e tjera.
    Turan – Tepelenë – Janë djegur dy stalla bagëtish. Po punojnë forcat tokësore dhe ajrore.
    Qarku Elbasan
    Kullollas – Gramsh – Situatë e rënduar, është raportuar një humbje jete. Banorët janë evakuuar. Për shkak të flakëve janë bllokuar edhe disa rrugë që lidhin fshatrat. Në bashkinë Gramsh janë marrë masa për strehimin e banorëve të evakuuar.
    Mukaj dhe Sojnik – Gramsh – Situatë problematike. Mbi 150 forca po punojnë për izolimin e zjarrit në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Është kërkuar ndërhyrja me 50 forca operacionale FA. Në terren janë edhe forcat zjarrfikëse të Elbasanit dhe Gramshit afër fshatit Snosëm e Sojnik, të shoqëruara edhe nga punonjës bashkiak e banorë të zonës.
    Qarku Shkodër
    Xath – Fushë Arrëz – Po ndërhyhet me mbi 170 forca dhe mjete. Falë ndërhyrjes së koordinuar, deri tani është bërë i mundur shpëtimi i banesave që ishin në rrezik në fshatrat Xhath dhe Flet. Aktualisht po punohet me intensitet të lartë për izolimin dhe shuarjen e vatrave në disa drejtime, megjithë terrenin e vështirë.
    Baks–Rrjoll – Velipojë – Vatër në kallamishte, po punohet për shuarjen.
    Qyteti i Pukës – Vatra në kontroll.
    Ura e Shtrejtë – Postribë – Monitorim i vazhdueshëm.
    Qarku Kukës
    Gegaj – Tropojë – Vatër e izoluar, pa rrezik për banesat.
    Parku i Monellës – Kukës – Vatër nën monitorim.
    Qarku Korçë
    Gërmenj – Leskovik – Zjarri në Parkun Natyror vijon aktiv, po monitorohet.
    Qarku Fier
    Gjonc-Selisht – Cakran – Vatër e vendosur nën kontroll, monitorim.
    Bashkia Lushnje – Vatër e re, po ndërhyhet me forcat zjarrfikëse të Divjakës.

  • Zjarri/ Delvina në orë ankthi, evakuohen qytetarët

    Zjarri/ Delvina në orë ankthi, evakuohen qytetarët

    Situata në Delvinë vijon të jetë kritike, ndërsa zjarri ka përfshirë zona të gjera dhe i është afruar rrezikshëm spitalit të qytetit.
    Policia ka evakuuar banorët e lagjeve Llakë, Mukurs dhe Xhermëhallë, ku gratë, fëmijët dhe pleqtë janë larguar nga shtëpitë, ndërsa burrat kanë mbetur për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit së bashku me zjarrfikësit dhe punonjësit e emergjencës.
    Qyteti aktualisht është pa energji elektrike, duke e bërë më të vështirë menaxhimin e situatës emergjente. Pacientët e spitalit janë strehuar për arsye sigurie në kinoteatrin e qytetit.
    Dyshohet se shumë banesa mund të jenë përfshirë nga flakët, por për shkak të tymit dhe qasjes së vështirë në terren, ende nuk janë bërë evidentime të sakta të dëmeve.
    Forcat e ushtrisë dhe zjarrfikësit po punojnë intensivisht për të frenuar përparimin e flakëve, ndërsa era e fortë që fryn në drejtim të qytetit po vështirëson punën e tyre dhe rrit rrezikun për banorët.
    Pranë spitalit, janë marrë masa urgjente për çmontimin dhe largimin e sistemit të furnizimit me oksigjen, për të shmangur rrezikun e një shpërthimi në rast se flakët arrijnë godinën. I gjithë personeli mjekësor është në gatishmëri për të mbrojtur ambientet me mjetet që kanë në dispozicion.
    Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin udhëzimet e forcave të rendit për të shmangur incidente të tjera.

  • DASH: Kosova, jokonsistente në ndëshkimin e shkelësve të të drejtave të njeriut

    DASH: Kosova, jokonsistente në ndëshkimin e shkelësve të të drejtave të njeriut

    Departamenti amerikan i Shtetit e ka publikuar të martën raportin më të ri lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut në botë, dhe në pjesën për Kosovën ka përmendur se Qeveria ka ndërmarrë “hapa kredibël për jokonsistent në identifikim, hetim, ndjekje penale dhe ndëshkim të zyrtarëve që kanë kryer shkelje të të drejtave të njeriut”.

    Në raportin për vitin 2024, është përmendur se Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka raportuar se ka qenë disa herë shënjestër e fushatave të shpifjeve, kur ka mbrojtur gazetarë dhe media.
    “AGK-ja ka raportuar se zyrtarë qeveritarë, përfshirë kryeministrin dhe pjesëtarë të partisë politike në pushtet janë përfshirë në fushata shpifjeje për të minuar besimin e publikut në media”, është përmendur në raport.

    Aty është thënë, po ashtu, se AGK-ja ka raportuar dhjetëra raste kur zyrtarë qeveritarë, liderë politikë, stafi gjyqësor, interesat biznesore, kriminelë të dyshuar, protestues dhe grupe fetare i kanë sulmuar fizikisht apo verbalisht gazetarët, duke ua dëmtuar pajisjet, apo duke kryer sulme kibernetike kundër mediave.
    “Gazetarët kanë thënë se presioni prej politikanëve dhe grupeve të organizuara kriminale ka rezultuar shpesh me vetcensurë. Disa gazetarë janë përmbajtur nga hulumtimet për shkak të frikës për sigurinë fizike apo sigurinë në punë. Gazetarët kanë pranuar se në disa raste u janë ofruar përfitime financiare, në këmbim të raportimeve pozitive apo për braktisje të hulumtimeve”, është thënë mes tjerash në raport.
    Kosova e ka shënuar rënien më të madhe në 15 vjetët e fundit në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës ndërkombëtare, Reporterët pa Kufij, duke u renditur në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete.
    Ky është viti i dytë radhazi që Kosova ka shënuar rënie, pasi në vitin 2024 ra nga vendi i 56-të në atë të 75-të. Në raportin e publikuar nga Reporterët pa Kufij, më 2 maj, Kosova është renditur më së keqi në zonën e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
    Qeveria në detyrë e Kosovës i pati hedhur poshtë gjetjet e raportit të Reporterëve pa Kufij këtë vit, duke thënë se “nuk e pasqyron gjendjen e vërtetë” në Kosovë.
    Në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit është përmendur edhe miratimi i ligjit për Komisionin e Pavarur për Media, i cili, veç tjerash, parashihte licencimin e mediave online, mbikëqyrjen e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro.
    Gjykata Kushtetueses e ka rrëzuar këtë ligj në prill të këtij viti, pasi ka gjetur se disa nene të tij nuk ishin në përputhje me Kushtetutën e vendit.
    Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) – i themeluar në vitin 2005 – është organ kompetent për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e spektrit të frekuencave të transmetimit në Republikën e Kosovës. AGK-ja funksionon si shoqatë joprofitabile, ndërsa Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës është trup vetërregullues. /REL/

  • Shqipëria në luftë me “flakët’ ja si paraqitet situata e zjarreve në vend

    Shqipëria në luftë me “flakët’ ja si paraqitet situata e zjarreve në vend

    Aktualisht në territorin e vendit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë aktive dhe 7 po mbahen nën monitorim. Situata më problematike vijon të jetë në jug të vendit, me rrezik të lartë për zonat e mbrojtura, banesat dhe infrastrukturën.

    Qarku Vlorë
    Bashkia Delvinë – Zjarri i nisur në Finiq ka kaluar në territorin e Delvinës, duke rrezikuar edhe qytetin, pas fshatrave  Pecë, Kranë, Krongj, Kardhikaq dhe Sirakat. Po vijon evakuimi i banorëve në zonat e rrezikuara. Në terren kanë operuar helikopteri i FA-së, 2 avionë grekë PZL, 1 helikopter çek dhe 1 sllovak. Bashkia Delvinë po hap breza mbrojtës me skrepa, ndërsa kërkohet mbështetje shtesë nga ajri për shkak të riskut të lartë.

    Fshati Sevaster, Nj. A. Sevaster – Në terren ndodhet mjeti zjarrfikës i Selenicës me efektivët e tij. Flakët, të favorizuara nga era dhe terreni, po rrezikojnë disa banesa. Ka nisur evakuimi i banorëve.
    Fshati Mesaplik, Nj. A. Brataj – Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar banesa. Forcat zjarrfikëse të Vlorës po ndërhyjnë me mjete dhe efektivë, ndërkohë që po vijon evakuimi i banorëve.
    Bashkia Dropull – Zjarri i ardhur nga Finiqi është shtrirë nga lartësitë mbi fshatin Goric deri në fshatin Dhuvjan (ish-reparti ushtarak i Leftokaresë). 20 forca të bashkisë Dropull po e mbajnë nën monitorim. Nuk ka rrezik për banesat.
    Parku i “Rëzom” – Maja e “Lucës” – Vatra në sipërfaqe me shkurre e pyll vazhdon aktive. Terreni i thyer nuk lejon ndërhyrje me mjete, por AdZM do të kryejë ndërhyrje në orët e para të mëngjesit.
    Lagjja “15 Tetori”, Vlora – Vatër aktive në kodrën pas bashkisë. Në terren ndodhet 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë.
    Rrethrrotullimi i Orikumit – Vatër aktive, ku po ndërhyhet me 1 mjet zjarrfikës dhe 3 efektivë.
    Qarku Dibër
    Ternovë, Zerqan – Bulqizë – Zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Po punojnë forcat e MZSH-së, pyjores, bashkisë dhe kompanive minerare, si dhe 30 trupa FA.
    Mali me Gropa, Biz – Martanesh – Vatër në zonë të mbrojtur, larg zonave të banuara. Monitorim nga AdZM dhe njësia vendore.
    Fshati Luzni – Zjarri rrezikoi banesat, por forcat operacionale arritën ta vendosin nën kontroll.
    Xibër Murriz – Klos – Vatër nën monitorim, pa rrezik.
    Qarku Berat
    Fshati Rehovë – Poliçan – Riaktivizim me përmasa të mëdha, që po prek fshatrat Rehovë, Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik e Panarit, si dhe Rezervatin e Mbrojtur “Balloll”. Kërkohet ndërhyrje nga ajri.
    Në fshatin Vokopolë  u evakuuan banorët. Në vendngjarje janë edhe efektivë të FA dhe forca nga bashkitë përreth. Situata është kritike.
    Fshati Mbrakull – Poliçan – Zjarri ka kaluar pranë ujësjellësit dhe qytetit. Po punojnë 35 forca FA, 65 forca MZSH, 15 forca bashkiake dhe mjetet zjarrfikëse të zonës.
    Fshati Velçan – Sinjë – Vatër nën monitorim.
    Fshati Orizaj – Qendër Skrapar – Zjarr në sipërfaqe me shkurre, po monitorohet.
    Qarku Tiranë
    Spanesh – Rrogozhinë – Zjarri pranë banesave, është kryer evakuim i banorëve.
    Ferraj dhe Zall-Herr – Tiranë – Forcat zjarrfikëse dhe APR po punojnë për izolimin.
    Damjan dhe Isufaj – Vaqarr – Vatra e madhe po përparon drejt Pezë Helmës. Po ndërhyhet me 20 forca zjarrfikëse dhe mjete.
    Mali i Bërzhitës – Ibë – Vatra aktive, pa rrezik të menjëhershëm. Qarku Gjirokastër
    Hormovë – Tepelenë – Zjarri rrezikon banesat, është kryer evakuimi i banorëve. Ndërsa të gjitha strukturat janë në terren.
    Koshtan – Memaliaj. Zjarri ka përhapje të madhe. Banorët janë evakuuar, por 3 banesa janë përfshirë nga zjarri. Forcat zjarrfikëse me mjetin zjarrfikës si dhe forca vullnetare dhe Policia e Shtetit janë pozicionuar në sheshin e Teqesë dhe po punojnë për të ruajtur banesat e tjera.
    Turan – Tepelenë – Janë djegur dy stalla bagëtish. Po punojnë forcat tokësore dhe ajrore.
    Qarku Elbasan
    Kullollas – Gramsh – Situatë e rënduar, është raportuar një humbje jete. Banorët janë evakuuar. Për shkak të flakëve janë bllokuar edhe disa rrugë që lidhin fshatrat. Në bashkinë Gramsh janë marrë masa për strehimin e banorëve të evakuuar.
    Mukaj dhe Sojnik – Gramsh – Situatë problematike. Mbi 150 forca po punojnë për izolimin e zjarrit në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Është kërkuar ndërhyrja me 50 forca operacionale FA. Në terren janë edhe forcat zjarrfikëse të Elbasanit dhe Gramshit afër fshatit Snosëm e Sojnik, të shoqëruara edhe nga punonjës bashkiak e banorë të zonës.
    Qarku Shkodër
    Xath – Fushë Arrëz – Po ndërhyhet me mbi 170 forca dhe mjete. Falë ndërhyrjes së koordinuar, deri tani është bërë i mundur shpëtimi i banesave që ishin në rrezik në fshatrat Xhath dhe Flet. Aktualisht po punohet me intensitet të lartë për izolimin dhe shuarjen e vatrave në disa drejtime, megjithë terrenin e vështirë.
    Baks–Rrjoll – Velipojë – Vatër në kallamishte, po punohet për shuarjen.
    Qyteti i Pukës – Vatra në kontroll.
    Ura e Shtrejtë – Postribë – Monitorim i vazhdueshëm.
    Qarku Kukës
    Gegaj – Tropojë – Vatër e izoluar, pa rrezik për banesat.
    Parku i Monellës – Kukës – Vatër nën monitorim.
    Qarku Korçë
    Gërmenj – Leskovik – Zjarri në Parkun Natyror vijon aktiv, po monitorohet.
    Qarku Fier
    Gjonc-Selisht – Cakran – Vatër e vendosur nën kontroll, monitorim.
    Bashkia Lushnje – Vatër e re, po ndërhyhet me forcat zjarrfikëse të Divjakës.

  • Përshkallëzohet situata nga zjarret në Delvinë, evakuohen pacientët dhe bombolat e gazit nga spitali! Nis largimi i banorëve

    Përshkallëzohet situata nga zjarret në Delvinë, evakuohen pacientët dhe bombolat e gazit nga spitali! Nis largimi i banorëve

    Situata në Delvinë ka dalë jashtë kontrollit. Zjarri është afruar shumë pranë qytetit.

    Ndërkohë që të për të shmangur aksidente tragjike, është urdhëruar evakuuimi i pacientëve në spital si dhe heqja e bombolave të oksigjenit, ndërsa i gjithë stafi i spitalit është në gatishmëri dhe në perimetër sigurie përreth godinës.
    Në Delvinë aktualisht ka forca të shtuara zjarrfikëse edhe nga bashkitë e tjera, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe minsitri i Mbrojtjes, Pirro vengu, i cili po monitoron nga afër situatën.

    Momentalisht vleresohet qe zjarri nuk rrezikon banesat, por trupat në bashkëpunim me policinë e shtetit kanë vendosur një perimetër të perkohshëm sigurie dhe po largojnë banorët nga zona.
    Situata e rëndë paraqitet edhe në fshatrat e Gramshit, ku më shuëms e 200 banorë janë evakuuar nga baneat e tyre dhe janë strehaur ën qytetin e Gramshit.
     
  • Shkëlqeu në Serie A, “Cannavaro i ri” refuzon gjigantët e Italisë për t’u bashkuar me Liverpool-in

    Shkëlqeu në Serie A, “Cannavaro i ri” refuzon gjigantët e Italisë për t’u bashkuar me Liverpool-in

    Liverpooli po vë në shënjestër një nga talentet më premtues të mbrojtjes italiane, 18-vjeçarin Giovanni Leoni, i cili tashmë quhet “Cannavaro i ri”.

    Mbrojtësi i gjatë 1.96m dhe me një sezon shumë premtues në Serie A me Parmën, ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha të Europës, ndër to edhe Reds nga Premier League.
    Leoni shkëlqeu sezonin e kaluar në Serie A duke luajtur 17 ndeshje, dhe është shpallur si një nga mbrojtësit më të vlefshëm nën 21 vjeç në Itali, me vlerë tregu që ka shkuar në 18 milionë euro. Ai u rrit në sistemin rinor të Padovas dhe më pas kaloi te Cittadella para se të bënte debutimin profesional në Serie C vetëm pak muaj pas ditëlindjes së 16-të.
    Interes për shërbimet e tij kanë shfaqur jo vetëm klubet italiane si Inter, Juventus dhe AC Milan, por edhe disa skuadra nga Premier League, ku Liverpool dhe Newcastle United kanë qenë të pranishëm në skautimin e tij. Liverpooli, që kërkon të forcojë mbrojtjen, e konsideron Leonin një investim afatgjatë me potencial të madh.
    Trajneri i Parmës dhe ish-mbrojtësi legjendar Christian Chivu, i cili e ka ndjekur nga afër, tashmë është larguar te Interi dhe pritet të përpiqet ta ribashkojë me Leonin në Milano, por Liverpool duket se është shumë afër për të fituar garën për këtë talent.
    Ekspertët e merkatos parashikojnë që Parma kërkon një shifër rreth 40 milionë euro për Leonin, por klubi anglez është gati të përmbushë kërkesat, duke përfshirë edhe bonuset dhe klauzolat e mundshme
    Me një kombinim të lartësisë, shkathtësisë atletike dhe inteligjencës në pozicionim, Leoni konsiderohet si mbrojtësi që do të mbajë gjallë traditën e mbrojtësve të mëdhenj italianë në futbollin modern.

    Top Channel

  • Ndodh për herë të parë në historinë vendit, arrestohet bashkëshortja e ish-presidentit të Koresë së Jugut

    Ndodh për herë të parë në historinë vendit, arrestohet bashkëshortja e ish-presidentit të Koresë së Jugut

    Një gjykatë në Korenë e Jugut ka urdhëruar arrestimin e Kim Keon Hee, bashkëshortes së ish-presidentit të shkarkuar Yoon Suk Yeol, duke e bërë atë ish-zonjën e parë të parë në historinë e vendit që përfundon në pranga.

    Vendimi i gjykatës së qarkut qendror të Seulit krijon një situatë të paprecedentë, pasi të dy anëtarët e një ish-çifti presidencial ndodhen njëkohësisht në paraburgim.
    Yoon Suk Yeol u rikthye në qeli në korrik, ndërsa po hetohet për një tentativë të dështuar për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në dhjetor të vitit të kaluar. Ndërkohë, Kim përballet me akuza të rënda, përfshirë manipulimin e aksioneve të kompanisë Deutsch Motors mes viteve 2009-2012, me fitime që kalojnë 800 milionë won (rreth 428 mijë paund).
    Ajo akuzohet gjithashtu për marrjen e mbi 270 milionë won në financime politike të paligjshme përmes sondazheve falas, të cilat thuhet se i përdori për të ndikuar në përzgjedhjen e kandidatëve të partisë konservatore People Power gjatë zgjedhjeve të pjesshme të vitit 2022. Akuza e tretë lidhet me pranimin e dhuratave luksoze – përfshirë çanta Chanel dhe bizhuteri të shtrenjta – nga Kisha e Bashkimit, në këmbim të trajtimit të favorshëm të projekteve zhvillimore në Kamboxhia.
    Gjykatësi Jeong Jae-wook argumentoi se vendimi për arrestim u mor për shkak të “frikës për shkatërrim të provave”. Kim ka mohuar të gjitha akuzat, duke u ankuar se “edhe çështje nga para martesës po nxirren në pah”.
    Ish-zonja e parë do të mbahet në qendrën e paraburgimit Nambu në jugperëndim të Seulit, e ndarë nga burri i saj, i cili ndodhet në një tjetër institucion që prej korrikut. Kim Keon Hee ka qenë një figurë shumë e komentuar gjatë presidencës së Yoon, e përfshirë në skandale si ai i famshmi i “çantës Dior”, ndërsa kohët e fundit i janë revokuar edhe titujt akademikë për plagjiaturë.

    Top Channel

  • Delvina në orë tmerri dhe ankthi! Të sëmurët evakuohen nga spitali nga frika e zjarrit, largohen nga zona edhe gratë, fëmijët dhe të moshuarit!

    Delvina në orë tmerri dhe ankthi! Të sëmurët evakuohen nga spitali nga frika e zjarrit, largohen nga zona edhe gratë, fëmijët dhe të moshuarit!

    Situata në Delvinë vijon të jetë kritike, ndërsa zjarri ka përfshirë zona të gjera dhe i është afruar rrezikshëm spitalit të qytetit.

    Korrespondentja e Top Channel Kristina Fidhi raporton se policia ka evakuuar banorët e lagjeve Llakë, Mukurs dhe Xhermëhallë, ku gratë, fëmijët dhe pleqtë janë larguar nga shtëpitë, ndërsa burrat kanë mbetur për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit së bashku me zjarrfikësit dhe punonjësit e emergjencës.