Në Delvinë, situata nga zjarri është përshkallëzuar ndjeshëm, duke u kthyer në alarm për banorët e zonës. Flakët, të favorizuara nga era e fortë dhe temperaturat e larta, janë afruar rrezikshëm pranë disa banesave, duke detyruar autoritetet të ndërmarrin masa urgjente. Në terren ndodhen forca zjarrfikëse nga të gjitha bashkitë e qarkut, të mbështetura nga trupa të shumta të Forcave të Armatosura, të cilat po punojnë me intensitet për të frenuar përhapjen e flakëve.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka mbërritur në zonë për të ndjekur nga afër operacionet dhe për të koordinuar veprimet me drejtuesit lokalë dhe ekipet e angazhuara. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me zjarrfikësit dhe ushtrinë, ka vendosur një perimetër sigurie dhe ka nisur evakuimin e banorëve nga zonat më të rrezikuara. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për bashkëpunim dhe kujdes maksimal, ndërsa operacionet vijojnë pa ndërprerje. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”