Day: August 10, 2025

  • Zjarri në Gramsh po përhapet me shpejtësi! Autoritet paralajmërojnë banorët, pritet ndërhyrje nga ajri

    Zjarri në Gramsh po përhapet me shpejtësi! Autoritet paralajmërojnë banorët, pritet ndërhyrje nga ajri

    Një vatër zjarri me përmasa të mëdha është shfaqur në orët e vona të së dielës në afërsi të fshatit Sojnik, në Njësinë Administrative Kukur, pjesë e bashkisë Gramsh.

    Sipas banorëve të zonës, zjarri ka përfshirë një masiv pyjor të dendur, ku ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është pothuajse e pamundur për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së aksesit rrugor.
    Zjarri vijon të përhapet me shpejtësi për shkak të erërave dhe thatësirës që ka përfshirë rajonin në ditët e fundit. Autoritetet lokale janë në dijeni të situatës dhe kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar nga banorët, ndërsa pritet ndërhyrja nga ajri.
    Ngjarja ka ngritur shqetësim të madh mes banorëve të fshatit Sojnik dhe zonave përreth, ndërsa rreziku për përhapje të mëtejshme drejt zonave të banuara mbetet i lartë nëse zjarri nuk vihet nën kontroll në kohë.

    Top Channel

  • Ngjaje e rëndë, shoferi përplas për vdekje gruan 57-vjeçare dhe largohet nga vendngjarja

    Ngjaje e rëndë, shoferi përplas për vdekje gruan 57-vjeçare dhe largohet nga vendngjarja

    Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dimal, në urën e re mbi lum. Një 57-vjeçare, e cila po kalonte rrugën me delet, është shtypur për vdekje nga një automjet, i cili e ka lënë të shtrirë në rrugë dhe është larguar nga vendngjarja.

    Viktima Thëllëza Caushi, banore e Dimalit, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që po kryejnë kqyrjen e vendngjarjes, pas identifikimit të kufomës.

    Policia konfirmon se janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë përreth vendit të aksidentit, për të identifikuar mjetin që e shtypi dhe shoferin që ndodhej në drejtimin e automjetit.

  • Velipoja pa drita në mes të sezonit turistik, rikthehen gjeneratorët

    Velipoja pa drita në mes të sezonit turistik, rikthehen gjeneratorët

    Në kulmin e sezonit turistik, kur fluksi i pushuesve është tepër i lartë, Velipoja përballet prej mbi 2 orësh me mungesën e energjisë elektrike.

    Situata ka krijuar vështirësi tek bizneset e zonës, por edhe imazh të shëmtuar tek pushuesit në një prej zonave më të frekuentuara në vend. Ky problem ka rikthyer gjeneratorët tek disa biznese të zonës.

    Mungesa e energjisë elektrike dëmton edhe imazhin e Velipojës si një destinacion i besueshëm dhe mikpritës.

  • “Aludimet, shpifëse”/ Vrasja e trefishtë në Gjilan reagon Osmani: Organet e rendit dhe drejtësisë në veprim urgjent

    “Aludimet, shpifëse”/ Vrasja e trefishtë në Gjilan reagon Osmani: Organet e rendit dhe drejtësisë në veprim urgjent

    Përmes një njoftimi nga Presidenca, Osmani shpreh keqardhjen e thellë për humbjen tragjike të tre qytetarëve në vrasjen e rëndë të kryer në Gjilan dhe përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave.
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar këtë mbrëmje lidhur me ngjarjen e rëndë të së dielës në Gjilan, ku tre persona humbën jetën nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa një person tjetër u plagos.
    Gjithashtu, Presidentja kërkon nga organet kompetente që autorët e këtij akti makabër të kapen sa më shpejt dhe të dalin para drejtësisë, për t’u përballur me përgjegjësinë e plotë ligjore.
    Vjosa Osmani:
    “Është për keqardhje që vitin e kaluar të njëjtit ishin lënë të lirë nga institucionet e drejtësisë, pas një kohe të shkurtër të kaluar në paraburgim, përkundër veprave të rënda për të cilat akuzoheshin. Është po ashtu shqetësues manipulimi me qëllim të keqinformimit të opinionit publik, duke përdorur fotografi të rastit të bëra në ambiente publike që autori i këtyre veprave i kishte bërë me një sërë figurash publike. Nga një hulumtim i thjeshtë del se këto fotografi janë bërë gjatë një organizimi festiv të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kosovë, me rastin e një aktiviteti publik ku morën pjesë edhe përfaqësues të tjerë institucionalë, personalitete nga politika, të ftuar të tjerë dhe qytetarë. Brenda vitit, Presidentja del në fotografi me mijëra qytetarë e pjesëmarrës në aktivitete publike, të cilët as nuk i njeh e as nuk mund ta dijë se cila është veprimtaria e tyre. Prandaj, aludimet për kinse “shoqërim” janë asgjë tjetër pos shpifje”.

  • “4 vite qëndrojnë dhe bashkëpunojnë me shkeljen e ligjit”/ Shpërthen gazetari:Vihen në lëvizje kur u thotë kryeministri

    “4 vite qëndrojnë dhe bashkëpunojnë me shkeljen e ligjit”/ Shpërthen gazetari:Vihen në lëvizje kur u thotë kryeministri

    Përmes një interviste televizive, gazetari Mentor Kikia tha se shteti duhet të jetë funksional çdo moment dhe jo vetëm me fushatë sikurse po ndodh kohët e fundit.
    Mentor Kikia:
    Jam dakord me çdo veprim të shtetit për të mbajtur funksional ligjin, por nuk jam dakord me emërtimin si një fushatë sepse shteti nuk funksionin me fushata, por me një sistem pavarësisht se kush qeveris. Mbrojtja e territorit është detyrë e vazhdueshme e institucioneve dhe nuk ka pse për 4 vite të qëndrojnë e të bashkëpunojnë me shkeljen e ligjit e të vihen pastaj në lëvizje kur u thotë kryeministri.

  • Importi i automjeteve i kthehet rënies më 2025, sërish kryeson Koreja e Jugut

    Importi i automjeteve i kthehet rënies më 2025, sërish kryeson Koreja e Jugut

    Tregu i automjeteve duket se arriti ngopjen në vitin 2025, teksa importet e makinave të vjetra dhe të reja shënuan rënie në 5-mujorin e parë.Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor (DPSHTRR), në periudhën janar-maj 2024 u regjistruan për herë të parë 38 mijë mjete (nga të cilat 30.9 mijë autovetura).Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur arritën rekordin e 41.6 mijë regjistrimet për herë të parë të mjeteve në total kanë rënë me 8.6%.Për gjithë vitin 2024-n, regjistrimet e mjeteve të reja arritën rekordin e 99.4 mijë, të ndikuara nga fluks i lartë i automjeteve që erdhën nga Koreja e Jugut.Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në 2024-n u regjistruan për herë të parë 18.8 mijë automjete që kishin origjinën nga Koreja e Jugut, duke kaluar në shtetin më të madh importues, me 19% të totalit.Shqiptarët tani po i blejnë makinat nga Koreja e Jugut, kalon e para për importet në 2024Edhe në 5 muajt e parë të vitit 2025, Koreja e Jugut ka vijuar të dominojë. Nga ky shtet janë regjistruar 7753 automjete në janar-maj, ose 20.4% e totalit. Importet nga Koreja e Jugut janë nxitur vitet e fundit nga çmimet e leverdishme.Mënyrat e blerjes janë dy: ose duke porositur online dhe duke i paguar agjencisë tarifën e inspektimit dhe transportit ose duke blerë direkt nga agjencitë një mjet të siguruar prej tyre.Në vend të dytë për 5 mujorin 2025 është Italia, me 6116 mjete, ose 16% e totalit, e ndjekur nga Gjermania (6 mijë mjete ose 15.9% e totalit), Zvicra 34 mijë mjete ose 9% e totalit), SHBA-ja me gati 3 mijë mjete ose 7.8% e totalit. Pas tyre vijon Kina me 2.8 mijë mjete, ose 7.3% të totalit.Zhvillimet pozitive në turizëm rriten nevojat për mjete të vogla transporti edhe për shkak të mangësive në transportit publik.Numri i taksive është rritur ndjeshëm dhe gjithashtu i automjeteve që jepen me qira për turistët. Duket se tashmë tregu ka krijuar një ngopje dhe më 2025 po importohen më pak. Shumë biznese dhe individë mund t’i kenë kryer tashmë blerjet e nevojshme, duke ulur kërkesën për më shumë mjete.Ministria e Financave raportoi se rënia e importit të automjeteve ndikoi negativisht të ardhurat doganore me 2025. importi i automjeteve të përdorura kishte efekt negativ në të ardhurat e buxhetit me -665 milionë lekë në 5 mujor në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ndërsa automjetet e reja kishin efekt negativ -333 milionë lekë ose -27% më pak.Viti 2024 ka shënuar numrin më të lartë të automjeteve që janë regjistruar ndonjëherë në vend, pjesa më e madhe e të cilave ishin auto-vetura. Sipas statistikave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugo në vitin 2024 janë regjistruar për herë të parë gjithsej 99.4 mijë automjete, nga të cilat 83.2 mijë, ose 84% ishin auto-vetura.Në krahasim me vitin e mëparshëm, regjistrimet e reja në total janë rritur me 27%, ndërsa ato të auto-veturave me 26%.Sipas të dhënave të DPSHTRR-së, në 2024-n, rreth 53% e automjeteve të regjistruara ishin 9-15 vjet të vjetra dhe 26% ishin mbi 15 vjet të vjetra. Vetëm 12% ishin deri në 4 vjet të vjetra.Flota e auto-veturave vijon të jetë e vjetër. Nga 738 mijë vetura që kishte gjithsej në qarkullim deri në qershor 2024, rreth 73% e tyre janë më të vjetra se 15 vite dhe 20% kanë një vit prodhimi nga 9-15 vjet.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Kosto e hekurudhës Durrës-Prishtinë, 1.9 mld euro, kërkohen në buxhet 370 mln euro me 2026

    Kosto e hekurudhës Durrës-Prishtinë, 1.9 mld euro, kërkohen në buxhet 370 mln euro me 2026

    Projekti  i hekurudhës se re Durrës–Prishtinë po hyn në një fazë të re, me një kërkesë konkrete për financim në buxhetin e vitit 2026.Sipas buxhetit afatmesëm 2026 -2028 Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në kërkesat shtesë për shpenzime kapitale përmendi ndërtim i linjës hekurudhore Durrës – Prishtinë ku vlera e plote e projektit është 187 mld leke ose rreth 1,9 miliardë euro. Nga kjo shumë për vitin 2026 kërkohet një financim prej 37 miliardë lekësh ose rreth 370 milionë eurosh.Vlera e kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës do të kalojë fazat e shqyrtimit nga Ministria e Financave në raport me kapacitetet buxhetore dhe shumat reale që do të akordohen për këtë projekt vendosen në buxhetin e vitit 2026.Hekurudha është konceptuar si një lidhje strategjike mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke pasur për qëllim. jo vetëm lehtësimin e lëvizjes së mallrave dhe pasagjerëve, por edhe forcimin e integrimit ekonomik dhe politik mes dy vendeve.Linja pritet të transformojë portin e Durrësit në një nyje logjistike rajonale, duke shërbyer si hyrje e drejtpërdrejtë për tregjet e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.Ajo rezulton nga projektet më të shtrenjta të infrastrukturës të ndërmarra nga vendi ynë. Gjithashtu projekti është pjesë e Planit Kombëtar të Investimeve dhe është mbështetur në nivel ndërqeveritar nga Tirana dhe Prishtina.Me përfundimin e studimit të fizibilitetit dhe kalimin në fazën e implementimit, përfshirja në  kërkesat buxhetore për vitin 2026 me një shumë kaq të lartë tregon se qeveria shqiptare e konsideron këtë projekt një ndër prioritetet kryesore të infrastrukturës për dekadën e ardhshme.Aktualisht, qeveria është në kërkim të financimeve shtesë për pjesën tjetër të projektit, dhe mbështetjes nga institucionet financiare ndërkombëtare.Linja e re hekurudhore do të kalojë nga Durrësi përmes Shkodrës, Gjakovës dhe përfundon në Prishtinë. Infrastruktura parashikohen tunele, ura, nënkalime, dhe stacione.Zyrtarët e Ministrisë së infrastrukturës kanë sqaruar me herët se një pjesë e këtij segmenti është pjesërisht i ndërtuar, nga Vora deri në Shkodër, ndërsa mbetet për tu bërë tërësisht e re pjesa nga Shkodra në Gjakove.Ndërsa të tjera hekurudha Durrës-Prishtinë shihet si pjesë e infrastrukturës që ju shërben forcave të luftimit dhe NATOS. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Më pak turistë shqipfolës, por sezoni në Durrës nuk lëkundet, ndonëse rezervimet bien 5%

    Më pak turistë shqipfolës, por sezoni në Durrës nuk lëkundet, ndonëse rezervimet bien 5%

    Përkundër një rënieje deri në 5% të rezervimeve individuale në muajt korrik dhe gusht, sezoni turistik në Durrës po zhvillohet me ritme të mira.Operatorët turistikë mbeten optimistë, pasi kontratat me tur-operatorë të huaj dhe zgjatja e sezonit deri në nëntor pritet të balancojnë bilancin përfundimtar, duke e bërë sezonin pozitiv në tërësi.Blerim Norja, kryetar i Shoqatës së Strukturave Akomoduese Durrës–Kavajë, thotë se mungesa më e madhe është ndier nga segmenti i turistëve të diasporës, të cilët zakonisht prenotojnë në minutat e fundit.“Ta marrësh në përgjithësi, sezoni është i mirë, por pritshmëritë kanë qenë më të larta. Ka pasur një vakum në muajin korrik të klientëve ‘last minute’, ose të quajtur ndryshe klientët e diasporës, të cilët janë prezent çdo sezon në Shqipëri,” u shpreh ai.Sipas tij, strukturat akomoduese që kanë lënë dhoma të lira jashtë kontratave me agjencitë ndërkombëtare, duke shpresuar te rezervimet individuale me çmim më të lartë, nuk i kanë arritur objektivat. “Këtë vit, numri i këtyre klientëve ka rënë dhe kjo u është kthyer në bumerang për këto struktura,” thekson Norja.Flet Fatos Çerenishti, administrator i “FAFA Group”, ndan të njëjtin vlerësim mbi qëndrueshmërinë e tregut, por nënvizon se baza e tur-operatorëve ndërkombëtarë mbetet e sigurt. “Shqipëria ka marrë trendin e rritjes së qëndrueshme. Në krahasim me vitet e kaluara, kemi një rënie të vogël, por sa i përket tur-operatorëve europianë nuk ka lëvizje dhe ata janë të sigurt për ne,” thotë ai.Rënia në kërkesë vjen kryesisht nga turistët vendas, emigrantët dhe shqiptarët e Kosovës, të cilët tradicionalisht përbëjnë një pjesë të madhe të vizitorëve në kulmin e sezonit.“90% e turistëve që mungojnë janë turistët shqipfolës. Kjo lidhet edhe me reklamën e keqe që po i bëhet jo vetëm Durrësit, por edhe gjithë Shqipërisë,  si rritje çmimesh dhe mungesë shërbimesh,” thotë Norja.“Ai 5% që ka rënë janë vizitorë nga trevat shqiptare që ose nuk kanë frekuentuar Durrësin këtë vit, ose kanë zgjedhur të udhëtojnë jashtë Shqipërisë komplet”.- shprehet ÇerenishtiPër hotelet që kanë mbyllur kontrata të hershme me agjenci të huaja, ndikimi ka qenë minimal. Por për të tjerët, zgjatja e sezonit është kthyer në një faktor balancues.“Këtë vit kemi filluar pak më herët, në fillim të prillit, dhe do e mbyllim në nëntor. Pra, është shtuar sezoni me dy muaj. Kjo do ndikojë në bilancin total, që pavarësisht rënies së korrikut, pritet të jetë pozitiv,” shton Norja.Ndërsa shifrat totale të turistëve janë në rritje, cilësia e tyre ka ardhur në rënie. Sipas Rrahman Kasës, kreut të Unionit Turistik Shqiptar, ulja e numrit të turistëve me shpenzime të larta është shqetësim serioz për industrinë.“Kategoria e turistëve cilësorë është në rënie. Ne jemi në kontakte të vazhdueshme me hotelet dhe ato raportojnë mungesë të kësaj kategorie në bregdet. Nëse e humbasim këtë segment, rrezikojmë uljen e imazhit turistik të Shqipërisë,” paralajmëron Kasa.Një nga faktorët kryesorë që ndikon në këtë perceptim është mungesa e ujit të pijshëm në zonën turistike të Durrësit. Problemi është theksuar këtë vit si kurrë më parë.“Mungesa e ujit në Golem dhe në qytet ka qenë sfidë. Liqeni i Maskurisë nuk funksionoi si duhet, dhe masat u morën me vonesë. Uji është siguruar me bote, puse, apo mënyra artizanale, por cilësia ishte e dobët dhe kostot ishin të paplanifikuara,” thotë Çerenishti.“Në shumë zona, uji vjen vetëm dy orë në mëngjes. Hotelet janë detyruar të hapin puse, të zbrazin pishina dhe të blejnë bote uji. Kjo situatë është bërë virale në rrjetet sociale dhe po dëmton imazhin e vendit.”- shton kreu i unionit turistik.Përballja me forcimin e lekut dhe rritjen e pagave po ushtron presion të madh mbi bizneset turistike. Edhe pse në letër çmimet janë të njëjta, në realitet, kostot janë rritur ndjeshëm.“Operatorët në Durrës kanë qenë shumë korrektë me çmimet. Rritja ka qenë minimale, por humbjet nga kursi janë të mëdha. Kjo është arsyeja pse hotelet këtu janë më të mbushura se në jug  strukturat kanë qenë më të kujdesshme,” thotë administratori i FAFA Group.“Në 10 vite, restorantet nuk kanë ndryshuar çmimet, ndërsa hotelet shumë pak. Kemi kosto të shumta nga rënia e euros dhe rritja e pagave që ka ndikuar ndjeshëm por çmimet nuk i kemi rritur .”- tregon NorjaGjetja dhe mbajtja e stafit mbetet sfidë për sektorin. Mungesa e kontratave afatgjata dhe sezonaliteti bëjnë që punonjësit të mos e shohin turizmin si profesion të qëndrueshëm.“Kjo problematikë është më e theksuar në hotelet sezonale. Punonjësit nuk duan të punojnë vetëm 3-4 muaj dhe preferojnë punë të tjera. Nëse sezoni zgjatet dhe strukturat qëndrojnë hapur gjithë vitin, paga do jetë e qëndrueshme dhe më konkurruese. Edhe tani është një nga punët më të paguara në Durrës,” thotë Norja.Nga ana tjetër, Çerenishti shton se “Fuqia punëtore është jetike për hotelerinë. Po përballemi ende me staf të pa kualifikuar, studentë, nxënës pa eksperiencë. I trajnojmë gjatë sezonit dhe ata ikin. Çdo vit fillojmë nga e para.Sipas tij, zgjidhja mund të vijë nga strategjia e turizmit 2030, që parashikon mbështetje financiare për strukturat: 6 muaj pagë nga biznesi dhe 6 muaj sigurim e pagesë minimale nga shteti.Pavarësisht problematikave me infrastrukturën, rënies së turistëve vendas apo sfidave ekonomike që kanë prekur industrinë këtë sezon, Durrësi vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara në bregdetin shqiptar. Aksesueshmëria, deti i ngrohtë dhe çmimet ende të përballueshme krahasuar me vendet e tjera të rajonit, bëjnë që për shumë pushues, vendas apo të huaj,  ky qytet të jetë zgjedhje e sigurt për pushimet verore.Pavarësisht problematikave, Durrësi mbetet një destinacion i pëlqyer për turistët e huaj dhe vendas. Marjana, një shqiptare që jeton në Itali, thotë se “çmimet janë pak më të larta, por një drekë në restorant me familjen dhe çadrat kushton rreth 120 euro – normale për pushime.”Anika, një turiste nga Polonia, tregon: “Është hera ime e parë në Shqipëri dhe gjithçka është perfekte. Moti, uji, ushqimi, njerëzit. Kam ngrënë kallamarët më të mirë ndonjëherë. Vitin tjetër, me shumë gjasë, do kthehemi si familje.”Ana, nga Italia, vjen shpesh pasi nëna e saj është shqiptare. “Ajo që më pëlqen më shumë është jeta e natës. Deti është shumë i bukur, por atmosfera në mbrëmje më ka bërë më shumë përshtypje.”/ Armela ToskaNdiqni videon: Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • VIDEO/ Sulmuesi shqiptar tund sërish rrjetën, i pari në listën e golashënuesëve në Çeki

    VIDEO/ Sulmuesi shqiptar tund sërish rrjetën, i pari në listën e golashënuesëve në Çeki

    Albion Rrahmani po shkëlqen në këtë sezon të ri. Sulmuesi shqiptar po prin listën e golashënuesëve më të mirë të kampionatit çek. Ai numëron 3 gola të shënuar në këto 4 javë të para të kampionatit.
    Mbrëmjen e sotme Rrahmani ka shënuar golin e 3-të me fanellën e Spartës së Pragës. Sulmuesi nga Kosova i dha fitoren skuadrës kryeqytetase përballë Sigma Olomucit. Goli i shënuar prej tij në minutën e 57 i dha 3 pikët Spartës, e cila synon titullin kampion në këtë sezon të ri./Sport Ekspres/

  • “Djali më qortoi kur Jashari firmosi me Milanin”, drejtori sportiv i Interit tregon pengun e merkatos: Ma sugjeroi që kur ishte te Lucerna

    “Djali më qortoi kur Jashari firmosi me Milanin”, drejtori sportiv i Interit tregon pengun e merkatos: Ma sugjeroi që kur ishte te Lucerna

    Ardon Jashari është një nga pengjet e drejtorit sportiv të Interit. Piero Ausilio e ka pohuar një fakt të tillë në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”. Zyrtari i Interit ka zbuluar se është qortuar nga i biri i tij në momentin kur Jashari ka nënshkruar për Milanin. Ausilio është shprehur që djali i tij e kishte këshilluar që të firmoste me Jasharin që në periudhën kur ai ishte pjesë e Lucernës.
    “Djali im, Niccolo, shikon qindra ndeshje dhe studion lojtarët. Kur Ardon Jashari nënshkroi për Milanin, ai më qortoi! Ai tha: ‘Unë ta rekomandova atë kur ishte në Lucern, ti e le të ikte!’ Është e vërtetë, ai e bëri. Por unë i thashë se nuk mund të nënshkruajmë me çdo lojtar”, ka thënë Piero Ausilio./Sport Ekspres/