Day: August 9, 2025

  • Europa kundër Trump: Jo tokë Rusisë! Paraqesin propozim alternativ në SHBA

    Europa kundër Trump: Jo tokë Rusisë! Paraqesin propozim alternativ në SHBA

    Pas reagimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që hodhi poshtë idenë për dhënien e territorit Rusisë, gazeta amerikane Wall Street Journal raportoi se zyrtarët ukrainas dhe evropianë i kanë paraqitur Uashingtonit një propozim të ri.

    Kjo erdhi pasi Kremlini për armëpushimin sugjeroi shkëmbimin e territoreve ukrainase të Donetskut dhe Luhanskut. Duke cituar dy zyrtarë evropianë Wall Street Journal raportoi të shtunën se propozimi, i paraqitur Zëvendëspresidentit të SHBA-së JD Vance, Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, të dërguarit të Ukrainës Keith Kellogg dhe Steve Witkoff, përsërit se Ukraina dhe Evropa duhet të përfshihen në çdo negociatë të zhvilluar me Rusinë, ndërsa kërkon gjithashtu që një armëpushim të zbatohet para se të ndërmerren hapa të mëtejshëm.
    Sipas zyrtarëve, kjo u propozua në një takim me zyrtarë të lartë amerikanë në Mbretërinë e Bashkuar të shtunën. Udhëheqësit evropianë dolën në anën e Zelenskyy-t me deklarata të postuara në mediat sociale. Presidenti francez Emmanuel Macron në një postim në X shkroi se “e ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit”, duke shtuar se “evropianët gjithashtu domosdoshmërisht duhet të jenë pjesë e zgjidhjes, pasi siguria e tyre është në rrezik”. Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ishte në të njëjtën linjë, duke shtuar se “ne duhet të arrijmë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme që respekton pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës”.
    Zelensky foli gjithashtu me Presidentin finlandez Alexander Stubb, duke e falënderuar atë për mbështetjen e tij. “Ukraina dhe Finlanda kanë kufijtë më të gjatë me Rusinë në Evropë dhe populli ynë e di shumë mirë se çfarë kërcënimesh sjell kjo”, tha ai në një postim në X.
    Reagimet erdhën pasi Trump njoftoi se do të takojë në Alaskë të premten homologun rus Vladimir Putin për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë, ku pritet të përfshihen disa shkëmbime territoriale për të mirën e të dy vendeve.

    Top Channel

  • Po shkonte të marrte shërbimin e punës, përplaset tek vijat e bardha polici në Shkodër

    Po shkonte të marrte shërbimin e punës, përplaset tek vijat e bardha polici në Shkodër

    Një polic është përplasur në Shkodër teksa kalonte vijat e bardha.

    60-vjeçari ishte rrugës për në punë, teksa u përplas nga një mjet që humbi kontrollin.
    ”Rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani”, shtetasi B. N., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, ka përplasur shtetasin P. K., 60 vjeç, punonjës policie, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për të shkuar për të marrë shërbimin”, njofton policia.
    Punonjësi i Policisë ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

    Top Channel

  • ‘Bëra detyrën, s’jam hero’/ Fletpolici që shpëtoi 3 qytetarë pas aksidentit në Fier

    ‘Bëra detyrën, s’jam hero’/ Fletpolici që shpëtoi 3 qytetarë pas aksidentit në Fier

    Një ditë pas aksidentit të rëndë në vendin e quajtur “ Qafa e Koshovicës” , polici i qarkullimit Klajdi Mustaj rrëfen momentet ku rastësisht u gjend pranë vendit të ngjarjes dhe u erdhi ne ndihmë katër të lënduarve, duke i shpëtuar nga një tragjedi e mundshme pasi , pas përmbysjes mjeti rrezikonte të shpërthente në flakë.

    “Nuk mund ta quaj veten hero thotë ai pasi çdo punonjës policie, është i mirëtrajnuar për situata të tilla dhe duhet të veprojë me humanizëm dhe gjakftohtësi. Mbaj mend që kam bërë të mundur nxjerrjen e një fëmije nga mjeti fillimisht dhe për disa sekonda kam shuar zjarrin. Më pas kam nxjerrë drejtuesin dhe pasagjerët e tjerë”, është shprehur ai për mediat.

    “Nuk mendova më as për jetën time teksa dëgjoja thirrjet për ndihmë brenda mjetit. Do të bëja sërish të njëjtën gjë pa u menduar dy herë nëse do të rastisja në tjetër situatë të njëjtë”, pohon më tej Klajdi.

    “Në fakt kjo është detyra jonë, te shpëtojmë jetë njerëzish pavarësisht çdo situate, si gjatë kohës së shërbimit, ashtu edhe jashtë tij. Kisha ëndërr gjithmonë të isha pjesë e uniformave blu”, thotë 29-vjeçari.

  • Shkëmbim territoresh me Rusinë? Zelensky refuzon propozimin e Trump

    Shkëmbim territoresh me Rusinë? Zelensky refuzon propozimin e Trump

    Nga Constant Méheut, New York Times 

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, hedh poshtë kategorikisht idenë që Ukraina të mund t’i dorëzonte tokë Rusisë, pasi presidenti Trump sugjeroi se një marrëveshje paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë mund të përfshinte “shkëmbime territoresh”.“Ukrainasit nuk do t’ia dhurojnë tokën e tyre pushtuesit,” tha Zelensky sot në një fjalim me video nga zyra e tij në Kiev, disa orë pas deklaratave të Trump, të cilat dukeshin sikur e anashkalonin rolin e Ukrainës në negociata.“Çdo vendim i marrë kundër nesh, çdo vendim i marrë pa Ukrainën, është njëkohësisht vendim kundër paqes,” tha ai. “Nuk do të sjellin asgjë. Janë vendime të vdekura; nuk do të funksionojnë kurrë.”

    Ky refuzim i drejtpërdrejtë rrezikon të zemërojë Trump, i cili e konsideron marrëveshjen e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë një nga objektivat kryesorë të politikës së tij të jashtme, edhe nëse kjo do të thotë pranimi i kushteve të pafavorshme për Kievin. Në të kaluarën, Trump ka kritikuar Ukrainën për këmbënguljen në, siç sugjeronte ai, kërkesa kokëforta për armëpushim dhe për “mosgatishmëri për paqe.”

    Trump tha të premten se më 15 gusht do të takohet në Alaskë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për të diskutuar një marrëveshje të mundshme paqeje, me shkëmbimet e mundshme të territoreve si një nga temat kryesore.

    “Do të marrim disa mbrapsht dhe disa të tjera do t’i shkëmbejmë,” tha ai gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë. “Do të ketë disa shkëmbime territoresh për përfitimin e të dy palëve.”

    Z. Trump nuk sqaroi se cilat territore mund të shkëmbeheshin, ndërsa zyrtarët ukrainas dukeshin të pasigurt për atë që kishte parasysh. Meqë Ukraina nuk ka asnjë territor rus, një shkëmbim do të nënkuptonte dorëzimin e territorit nën kontrollin e Ukrainës në këmbim të tokës që aktualisht është e pushtuar nga Rusia.

    Kjo qasje përplaset me mendimin që mbizotëron në Ukrainë kundër dorëzimit të territorit për të përfunduar luftën, duke i lënë zotit Zelensky pak zgjedhje tjetër veçse të refuzojë çdo koncesion territorial. Në të kundërt, ai do të përballej me kritika të ashpra dhe kjo do të ishte një bombë politike në vendin e tij.

    Një sondazh i fundit i Institutit Ndërkombëtar të Sociologjisë në Kiev tregoi se më shumë se tre të katërtat e ukrainasve janë kundër transferimit të territorit të kontrolluar nga Ukraina tek Rusia. Kur bëhet fjalë për dorëzimin e tokave që përfshijnë territorin që tashmë është nën kontroll rus, kundërshtimi bie paksa, me pak më shumë se gjysmën e ukrainasve që janë kundër, “edhe nëse kjo bën që lufta të zgjasë më gjatë dhe kërcënon ruajtjen e pavarësisë,” sipas sondazhit.

    Por mbështetja për dorëzimin e territoreve është rritur që pas kundërgoditjes së dështuar të Ukrainës në 2023, e cila nxori në pah paaftësinë e saj për të rikthyer territore të konsiderueshme. Sipas sondazhit, rreth 38 përqind e popullsisë tani mendon se dorëzimi i tokave është i pranueshëm, nga vetëm 10 përqind dy vite më parë.

    Rusia prej kohësh ka kërkuar që Ukraina t’i dorëzojë katër rajone në lindje dhe jug, të cilat Moska pretendon t’i ketë aneksuar në fund të vitit 2022, edhe pse disa prej këtyre territoreve mbeten nën kontroll ukrainas. Kremlini është veçanërisht i vendosur për të marrë kontroll të plotë mbi rajonet lindore të Luhanskut dhe Donetskut, të cilat i ka kërkuar prej kohësh përmes sulmeve të pandërprera.

    Por dorëzimi i Luhanskut dhe Donetskut, që janë pjesë e një zone të njohur zakonisht si rajoni Donbas, do të krijonte shumë probleme për Ukrainën. Kjo do të thotë dorëzim i një rajoni të pasur me qytete dhe qendra industriale që Rusia mund ta përdorë si platformë për të rinisur luftën.

    Gjithashtu, Ukraina do të duhej të braktiste vijën kryesore të mbrojtjes së fortifikuar në veri të Donetskut, që shtrihet mes qyteteve Sloviansk dhe Kostiantynivka, dhe që deri tani ka rezistuar sulmeve ruse.

    “Shkëmbimi i territoreve nuk është paqe, është një pushim për armikun para një sulmi të ri,” tha të shtunën në një mesazh një oficer i Brigadës së 72-të të Ukrainës. Ai foli nga fronti lindor dhe kërkoi të identifikohej vetëm me pseudonimin Barbarossa, për arsye sigurie dhe sipas rregullave ushtarake.

    “Ne nuk bëjmë tregti me gjakun dhe varret e njerëzve tanë,” shtoi ai. “Çdo metër i Ukrainës është fituar me luftë, dhe vëllezërit e mi të armëve e kanë paguar me jetën e tyre.”

    Kievi do të përballej gjithashtu me sfidën e evakuimit të rreth 200,000 civilëve që ende jetojnë në territorin e kontrolluar nga Ukraina në rajonin e Donbasit, ndërsa ata që mbeten prapa do të rrezikonin keqtrajtimin nga forcat pushtuese ruse.

    Sugjerimi i zotit Trump për të shkëmbyer disa territore për të siguruar paqen — një ide që administrata e tij e ka shtruar prej kohësh, por kurrë nuk e ka pranuar kaq hapur — ka prekur një nerv të ndjeshëm te disa ukrainas.

    Petro O. Poroshenko, paraardhësi i zotit Zelensky, shkroi në Facebook se “Ukrainasit janë një komb që nuk bën tregti me territoret e veta.”

    “Prandaj,” tha ai, “nuk mund të krijojmë precedent ku paqja arrihet me kushtin e dhënies së koncesioneve nga ana e Ukrainës.”

    Nuk është gjithashtu e qartë se çfarë territori mund të marrë Ukraina në një shkëmbim të mundshëm. Përveç territoreve të rajonit të Donbasit, Rusia kontrollon pjesë të mëdha të dy rajoneve jugore, Zaporizhzhia dhe Kherson, si dhe zona të vogla që ka pushtuar në veri-lindje, pranë qyteteve Sumy dhe Kharkiv.

    E vetmja herë që zoti Zelensky sugjeroi një shkëmbim territori ishte kur Ukraina kishte nën kontroll një pjesë të rajonit perëndimor rus të Kurskut, nga gushti i vitit të kaluar deri në marsin e këtij viti. Ai atëherë propozoi të shkëmbehej pozicioni i Kievit në Kursk me territorin e kontrolluar nga Rusia. “Do të shkëmbejmë një territor me një tjetër,” i tha ai gazetës The Guardian në shkurt.

    Por forcat e Moskës rimorën Kurskun në pranverë, duke e fshirë kështu kartën e negociatave të Kievit.

    Duke refuzuar propozimin e zotit Trump, zoti Zelensky u bazua në Kushtetutën e Ukrainës, e cila thotë se territori ukrainas është i pandashëm dhe i paprekshëm. “Përgjigjja për çështjen territoriale të Ukrainës është tashmë në Kushtetutën e Ukrainës,” tha Zelensky. “Askush nuk do të heqë dorë nga kjo, dhe askush nuk do të jetë në gjendje ta bëjë këtë.”

    Zoti Zelensky tha se Ukraina ishte “gati, së bashku me presidentin Trump dhe me të gjithë partnerët tanë, të punojë për një paqe të vërtetë dhe, më e rëndësishmja, të qëndrueshme — një paqe që nuk do të prishej për shkak të dëshirave të Moskës.”

    Nëse Kievi do të ketë hapësirë për manovrim tani që ka refuzuar propozimin e zotit Trump mbetet për t’u parë.

    Mykola Davydiuk, një analist politik ukrainas, tha se zoti Zelensky dhe ekipi i tij po kërkojnë tani mënyra për të shmangur përjashtimin nga negociatat, si për shembull duke mobilizuar aleatët e tyre evropianë dhe duke shtyrë për të vendosur kushtet dhe strukturën e bisedimeve të paqes.

    Por qasja e Kievit ndaj mënyrës se si do të strukturohej një marrëveshje paqeje përplaset me konceptin e Moskës. Ukraina këmbëngul që duhet të sigurohet një armëpushim përpara se të diskutohen ndonjë kushte paqeje, përfshirë çështjet territoriale. Kremlini, në të kundërt kërkon që bisedimet të fillojnë pa patur më parë një marrëveshje për armëpushim dhe që ato të adresojnë “shkaktarët rrënjësorë” të luftës. Kjo është një shprehje e Kremlinit që përfshin një sërë çështjesh, duke përfshirë ekzistencën e Ukrainës si një komb plotësisht i pavarur dhe sovran, i lidhur me Perëndimin.

    Me zotin Trump që ka pranuar bisedimet për paqe në Alaskë të premten e ardhshme, duket se për momentin po mbizotëron qasja e Moskës.

    “Kjo ka të bëjë me qetësimin dhe me pranimin se agresori ka të drejtë — se çfarëdo që ai dëshiron, ai do ta ketë,” tha Kateryna Zarembo, një analiste politike ukrainase që tani shërben si mjeke vullnetare në front, në një intervistë. “Me këtë, lufta nuk mund të përfundojë.”/ New York Times 

  • Gjirokastër, zjarri pranë Nënstacionit të Vjetër Elektrik, shuhet nga zjarrfikësit

    Gjirokastër, zjarri pranë Nënstacionit të Vjetër Elektrik, shuhet nga zjarrfikësit

    Në orën 21:55, Drejtoria MZSH Gjirokastër mori njoftim nga një qytetare se pranë Nenstacionit të Vjetër Elektrik ishte vërejtur një vatër zjarri.
    Menjëherë u nis drejt vendngjarjes automjeti zjarrfikës me efektivët.Me mbërritjen në vendngjarje, u konstatua se zjarri sapo kishte marrë përhapje. Falë ndërhyrjes së shpejtë, zjarri u vu nën kontroll dhe u shua plotësisht, pa shkaktuar dëme të tjera materiale apo në njerëz.

  • Nga Navarica dhe Livina rreziku kaloi, flakët rrethojnë fshatrat Velahovë, Krongj dhe Dhrovjan

    Nga Navarica dhe Livina rreziku kaloi, flakët rrethojnë fshatrat Velahovë, Krongj dhe Dhrovjan

    Nga Navarica dhe Livina rreziku kaloi, flakët rrethojnë fshatrat Velahovë, Krongj dhe Dhrovjan
     
    Pas orëve të ankthit në Navaricë dhe Livinë, ku rreziku për banesat u shmang falë ndërhyrjes së forcave tokësore dhe ajrore, situata mbetet e rëndë në zona të tjera të Bashkisë Finiq. Zjarri është zhvendosur me shpejtësi, duke rrethuar fshatrat Velahovë, Krongj dhe Dhrovjan, ku era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve.
     

     
    Autoritetet kanë dërguar forca shtesë për të frenuar avancimin e zjarrit dhe për të mbrojtur banesat e këtyre komuniteteve. Banorët janë në gatishmëri të lartë, ndërsa të moshuarit kanë nisur të evakuohen vullnetarisht për të shmangur rrezikun.
     
    Nëse kushtet meteorologjike nuk përmirësohen, ekziston frika se flakët mund të afrohen më shumë drejt zonave të banuara, duke shtuar presionin mbi ekipet e emergjencës dhe banorët e fshatrave të rrezikuara.
     
    Orë tmerri në Livinë – flakët rrezikojnë banesat, banorët evakuohen mes panikut

     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Trump përfshihet në çështjen e Kosovës? Grenell zbulon planet: Do të shkojmë hap pas hapi

    Trump përfshihet në çështjen e Kosovës? Grenell zbulon planet: Do të shkojmë hap pas hapi

    Përfaqësuesi special i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka treguar për planet e shefit të tij për tu përfshirë në çështjen e Kosovës.
    Në një intervistë dhënë për Klan Kosovës, Grenelli tha se administrata Trump do të shkojë hap pas hapi në çështjen e Kosovës.
    “Mendoj se do të shkojmë hap pas hapi. Sigurisht jemi plotësisht të angazhuar në këto çështje, por siç e thashë, po bëjmë zhvillim ekonomik gjithandej botës. Ky është fokusi”, tha Grenell.
    I pyetur nga gazetarja Bajrami-Gashi se a e ka ndonjë plan për t’u rikthyer në temat e vjetra si korrigjimi i kufijve, Grenell tha se “nuk ka kthim mbrapa në asgjë”.
    “Mendoj se planet kanë qenë gjithmonë plani ekonomik. Nuk ka kthim mbrapa në asgjë. Ne gjithmonë jemi përqendruar në zhvillim ekonomik si shtytës për zgjidhje të problemeve dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha ai.

  • Testi/ Laçi përmbys Vllazninë, te shkodranët aktivizohet lojtari i Kombëtares franceze

    Testi/ Laçi përmbys Vllazninë, te shkodranët aktivizohet lojtari i Kombëtares franceze

    Te Vllaznia u hodh në fushë ish futbollisti u kombëtares së moshave të Francës, Tom Saeetel. Laçianët të mbushur me elementë të huaj, mbrojtja në pjesën e parë la për të dëshiruar.

    Laçi dhe Vllaznia u takuan sot në Laç në një miqësore e cila pa në fushë shumë lojtarë të rinj. Si Rui Amorim ashtu dhe Edi Martini e nisën lojen me elementë të “panjohur” duke kërkuar te ata prezantimin serioz.

    Në fakt te kurbinasit kishte në fushë lojtarë që vinin nga edicioni i kaluar si Agan Majki, Olsi Myrta, Isi Manellari por dhe sulmuesin Traore. Në kahun tjetër Vllaznia thuajse e gjitha nga brezi i ‘dytë’. Kuqeblutë hodhën në fushë për herë të parë portierin e afruar këtë verë nga Shamrok Rovers gjermanin Leon Polhs duke u prezantuar në pjesën e parë mjaft mirë.

    Në tribunë kishte shumë sportdashës ndërsa në fushë takimi me start orën 18:00 nën drejtimin e arbitrit Doda, nisi me vrull. Që në aksionin e parë ishin bardhezinjtë që në pak sekonda realizuan dy goditje të shpejta në zonë por Plolhs u tregua i jashtëzakonshëm.

    Më pas inisiativa kaloi te kuqeblutë të cilët pas dy tentaivave nga e djathta realizojnë në minutën e 7′-të me të riun Ara. Goditja e futbollistit shkodran spektakolare me sferën që pushon poshtë traut të Bibës.

    Edhe më tej është Vllaznia ajo që kontrollon. Në mesfushë aty ku kryesisht qarkulluan topin Tafili, e francezi Tom Seaatel por dhe Murataj nisnin aksionet në thellësi. Madje në të 36′ Murataj nga një distancë prej 25 metrave lëshon një goditje shumë të fortë ndërsa topi stampohet në traversë e kthehet në lojë.

    Për kurbinasit puna e shkëlqyer e Myrtës në mesfushë dhe daljet nga krahu i djathtë i Mjakit, nuk u shfrytëzuan nga sulmuesi Traore i cili pati dy mundësi ideale para portierit shkodran duke mos devijuar nga fare pranë.

    Në të dytën, Riu Amorim hedh në fushë Ledio Tresën dhe menjëherë sfida për vendasit duket se merr ngjyra të tjera. Barazimi do të vijë në të 59′ me Cenën ndërsa në të 72′ Dabo realizon dhe të dytin./Isuf Myrtaj/

    Vazhdo leximin

  • Nunjez nga Liverpul te Al Hilal, uruguaiani nis menjëherë stërvitjen me…Inzagin

    Nunjez nga Liverpul te Al Hilal, uruguaiani nis menjëherë stërvitjen me…Inzagin

    Klubi i Arabisë Saudite kryen goditjen e madhe duke afruar sulmuesin uruguaian Darvin Nunjez për tre sezone e shifren me vlerë 53 milionë euro. Nunjez 26 vjeç iu bashkua Liverpulit në qershor të vitit 2022 nga skuadra e Benfikës për një tarifë fillestare prej 64 milionë eurosh.  

    Nunjez jo gjithnjë zgjidhjee parë te Liverpul ka shënuar 40 gola në 143 paraqitje për kampionët e Premier League.

    Njoftimi i Liverpul

    “Të gjithë në klub duan ta falënderojnë Darbin për kontributin e tij dhe t’i urojnë atij dhe familjes së tij gjithë të mirat për të ardhmen”, thuhej në njoftimin e klubit anglez. Ndërkaq Al-Hilal që drejtohet nga trajneri Simone Inzagi, po stërvitet aktualisht në Gjermani.  

    Duket një lëvizje e mirëstudiuar pasi Reds po kërkon prej javësh sulmuesin suedez  Aleksander Isak, që aktivizohet te Njukastëll.  

    Vazhdo leximin

  • Përfshihen nga flakët sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në Himarë, përhapen me shpejtësi nga era

    Përfshihen nga flakët sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në Himarë, përhapen me shpejtësi nga era

    Situata me zjarret në vend vijon të mbetet shqetësuese. Zjarri ka përfshirë fshatin Bolenë të Bashkisë së Himarës. Flakët kanë depërtuar në një zonë të pyllëzuar me pisha dhe po përhapet me shpejtësi për shkak të erës.
    Ndërkohë në vend ka mbërritur edhe një zjarrfikëse dhe gjithashtu po i bashkohet një tjetër zjarrfikëse nga Himara.
    Në ndihmë kanë ardhur edhe banorë për të bërë të mundur që zjarri të mos avancojë drejt fshatit.