Day: August 7, 2025

  • Njeriu i Trump pushon në jug të Shqipërisë me partnerin e tij

    Njeriu i Trump pushon në jug të Shqipërisë me partnerin e tij

    Me sloganin e fushatës së Donald Trump të stampuar në bluzë dhe me një grup amerikanësh, aleati i hershëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell po shijon verën e nxehtë në rivierën shqiptare.
    Kjo vizitë e tij në jugun e vendit tonë nuk është bërë publike nga “paparacët” apo fotot e shkrepura nga qytetarët, por nga vetë Grenell.
    Në llogarinë e tij në “Instagram”, ish-i dërguari i posaçëm i Trump për dialogun Kosovë-Serbi publikoi video ku shihej duke lundruar me anije në ujërat kristal të bregdetit të Ksamilit, duke shijuar peisazhet dhe duke i treguar të gjithë botës bukuritë e Shqipërisë.
    Por, në mesin e miqve të Grenell vihet re edhe njeriu që i ka “vjedhur” zemrën “besnikut” të presidentit të SHBA-së.
    Matt Lashey ka vendosur që këto pushime t’i kalojë me Grenell duke shijuar Shqipërinë, ushqimin e mirë të vendit tonë dhe ujin kristal.
    Kush është partneri i Richard Grenell, Matt Lashey?
    Matt Lashey, prej vitesh është duke jetuar një histori dashurie me Grenell. Ai është një sipërmarrës në teknologjinë e shëndetit dhe më parë ka shërbyer si kujdestar i Grenell për pacientët me kancer.
    Lashey luajti një rol të rëndësishëm në shërimin e Grenell nga kanceri, duke zhvilluar një aplikacion të quajtur chemoWave për të ndihmuar atë të gjurmonte ilaçet e tij dhe të menaxhonte efektet anësore.
    “Për fat të mirë, mbështetja e palëkundur që mora nga kolegët e mi të Fox News dhe Matt më ndihmoi të kaloja këtë kohë të frikshme “, kishte thënë Grenell më herët.

  • Barazim pa gola ndaj Olimpja Ljubljanës në Conference League, Egnatia reziston në Slloveni

    Barazim pa gola ndaj Olimpja Ljubljanës në Conference League, Egnatia reziston në Slloveni

    Egnatia ka barazuar pa gola ndaj Olimpjas së Ljubljanës, në ndeshjen e parë  turit të 3-të të Conference League.  Në stadion Stozice, pjesa e parë ishte interesante, me të dyja skuadrat që ngacmuan portat kundërshtare.
    Një kontakt Sota-Tam solli penallti për vendasit, por për fat të mirë të kampionëve të Shqipërisë, ekzekutimi i 11-metërshit nga Tam la për të dëshiruar. Egnatia e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Fangaj në fund, por asgjë për t’u shqetësuar për të besuarit e Tetovës, që shkojnë në ndeshjen e kthimit me rezultat pozitiv.

  • Dinamo bie në Kroaci, Hajduk Split fiton me përmbysje

    Dinamo bie në Kroaci, Hajduk Split fiton me përmbysje

    Dinamo ka pësuar disfatë 2-1 ndaj Hajduk Split, në ndeshjen e parë të turit të 3-të të Conference League. Dinamovitët realizuan të parët me Bregun, duke shkuar në dhomat e zhveshjes me avantazhin në xhep. Në pjesën e dytë, kroatët kthyen gjithçka në favorin e tyre me golat e Durdov dhe Sanyang. 
    Takimi i kthimit do luhet pas një jave, me kualifikimin që mbetet ende i hapur.

    Në ndeshjet e tjera të ekipeve shqiptare, Ballkani mundi 1-0 irlandezët e Shamrock Rovers në Conference League, sakaq në Europa League, FCSB-Drita përfundoi 3-2.

  • Dinamo luan mirë por përmbyset nga Hajduk, e kthimit vendos…

    Dinamo luan mirë por përmbyset nga Hajduk, e kthimit vendos…

    Hajduk Split- Dinamo 2-1 (Durdov 49′,Bamba 63’/ Bregu 36′)

    Hajduku mposhti Dinamo Sitin e Ilir Dajës me rezultatin 2-1 në ndeshjen e parë të raundit të 3-të kualifikues të Ligës së Konferencës. Ndeshja e kthimit do të luhet më 14 gusht në Tiranë.

    Në këtë takim ndërsa vendasit për vetë emrin e madh që mbajnë mbi supe niseshin favoritë, në fushë është Dinamo me Dejvi Bregun që në të 36′ realizon golin (në fakt supergolin) e avantazhit blu.

    Reagimi i vendasëve ishte i shpejtë pasi që në startin e së dytës barazojnë dhe më pas gjëjnë dhe avanatzhin pas gafës së Bruno Ditës në prapavijë.

    Fillimisht ishte 17-vjeçari Durdov, që vendosi baraspeshën në të 49′, ndërkohë që në minutën e 63-të, një gafë e kapitenit Bruno Dita në mbrojtje, i dhuroi golin e fitores Hajdukut që arriti të shënonte me anë të Bamba-s.  

    Pavarësisht humbjes, shanset e Dinamos për një kualifikim në duelin e kthimit në “Air Albania”, pas 1 jave duken të prekshme.

    Në këtë takim, për Hajduk, u aktivizua për 90′ Adrion Pajaziti teksa debutoi edhe djali i shtëpisë, ish sulmuesi i Milanit, Fiorentinës, Leçes, Beshkitashit, Eintrahtit Ante Rebiç (në min 69′)./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Ballkani fitore minimale, Drita thuajse bëri “gjëmën” në Bukuresht

    Ballkani fitore minimale, Drita thuajse bëri “gjëmën” në Bukuresht

    Ballkani kaloi me rezultat minimal në stadiumin “Fadil Vokrri” Shamrok Rovers në kuadër të turit të tretë kualifikues për Ligën e Konferencës. Sunday Adetunji shënoi për Ballkanin në minutën e 56-të. Ky rezultat edhe pse i ngushtë rrit shanset e suharekasëve për të kërkuar kualifikimin në ndeshjen e kthimit e cila do të zhvillohet javën e ardhshme në Irlandë.

    Ndërkohë Drita në Europa League, turi i tretë vajtje, u duk se do të befasonte sërish. Në Bukuresht ekipi gjilanas u përball me FCSB (Steaua) duke u mposhtur 3-2. Sidoqoftë fillmisht ishte Drita që kaloi përpara me golin e shënuar nga Veton Tusha që në të 7′. Në fillim të së dytës, Arb manaj dyhishon për ekipin shqiptar për të lënë më pas vendasit të bëjnë lëmsh shifrat. Steaua shënoi tre herë duke mbyllur 3-2.

    Vazhdo leximin

  • Paguan me euro false në një pikë karburanti, e pësojnë keq dy shtetas të Shqipërisë në Kosovë

    Paguan me euro false në një pikë karburanti, e pësojnë keq dy shtetas të Shqipërisë në Kosovë

    Dy shtetas të Shqipërisë janë ndaluar nga policia në Kosovë, pasi është konstatuar se kanë paguar me kartëmonedha të falsifikuara në një pikë karburanti, ku kanë furnizuar automjetin me karburant.
    “Me datën 07.08.2025 Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK)– Prishtinë kanë arritur që të sigurojnë informata/prova se dy të dyshuarit  meshkuj shtetas të Shqipërisë në një pikë të derivateve janë furnizuar me derivate, dhe kanë kryer pagesë në vlerë prej 50 (pesëdhjetë) euro nga të cilat të gjitha në monedha nga 10 (dhjetë) euro. Pas pranimit të pagesës është vënë re se nga kartëmonedhat e ofruara 4 (katër) prej tyre janë të falsifikuara”, njofton policia.
    Pas kësaj dyshja janë ndaluar në doganën e Morinit dhe në automjetin e tyre gjatë kontrollit u janë gjetur edhe 780 euro të tjera të dyshuara si të falsifikuara.
    “Lidhur me rastin informacionet e shpejta dhe efikase janë ofruar nga zyrtarë të Njësisë për Mbështetje të Trafikut Rrugor, informacione të cilat kanë ndihmuar në koordinimin e njësive relevante policore, ku edhe si rezultat të dyshuarit janë ndaluar dhe arrestuar në Pikën Kufitare me Shqipërinë, në Vërmicë– Prizren. Të dyshuarit e lartcekur janë intervistuar në cilësi të personave të dyshuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe pas konsultës me prokurorin e rastit njëri nga të dyshuarit i cili ka kryer veprën Falsifikim i parasë është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, ndërsa i dyshuari tjetër me urdhër verbal nga prokurori është liruar ne procedurë te rregullt”, sqaron më tej policia në Kosovë.

  • Luçjan Bedeni sjell librin “Pietro Marubbi dhe lindja e studios së parë fotografike në Shqipni”

    Luçjan Bedeni sjell librin “Pietro Marubbi dhe lindja e studios së parë fotografike në Shqipni”

    Një botim i ri pritet të dalë nga shtypi në ditët në vijim, duke sjellë për herë të parë një studim të thelluar mbi figurën e Pietro Marubbit, themeluesin e studios së parë fotografike në Shqipëri dhe një nga figurat më të rëndësishme të artit pamor të shekullit XIX.

    Libri titullohet “Pietro Marubbi dhe lindja e studios së parë fotografike në Shqipni” dhe është rezultat i 12 vjetëve kërkime të autorit Dr. Luçjan Bedeni, si pjesë e punës së tij doktorale,shkruan KultPlus.

    Botimi sjell dokumente dhe të dhëna të panjohura më parë nga arkivat italiane, ruse, turke, kroate dhe britanike, që hedhin dritë mbi identitetin, jetën dhe rrugëtimin e Marubbit nga Italia në Dalmaci, Greqi dhe më pas në Shkodër, ku ai do të vendoste themelet e një tradite fotografike që do të ndikonte brez pas brezi.

    Libri përfshin gjithashtu një rishikim kritik të rolit të Marubbit në artin pamor shqiptar, duke e paraqitur atë si më shumë se një fotograf – si arkitekt, piktor, mësues dhe vizionar, që solli një formë të re të të parit në shoqërinë shqiptare të kohës.

    Redaktuar nga Dr. Primo Shllaku dhe i pajisur me dizajnin grafik të Nita Salihu Hoxhës, botimi përgatitet nga “Studio Permanent” dhe do të dalë në shtyp nga “Viprint”.

    Ky libër pritet të jetë një referencë e re e rëndësishme për studiuesit e historisë së artit, fotografisë dhe trashëgimisë kulturore shqiptare./KultPlus.com

  • “Spastrim” në FBI? Dy zyrtarë të lartë shkarkohen mes tensioneve me administratën Trump

    “Spastrim” në FBI? Dy zyrtarë të lartë shkarkohen mes tensioneve me administratën Trump

    Dy zyrtarë të lartë të Byrosë Federale të Hetimit (FBI) janë shkarkuar, njëri prej të cilëve kishte refuzuar kërkesat e administratës Trump për të dorëzuar emrat e agjentëve që hetonin sulmin në Kapitol më 6 janar 2021, raportojnë burime për CNN.

    Brian Driscoll, i cili shërbente si drejtor i përkohshëm i FBI-së përpara se Kash Patel të konfirmohej në postin zyrtar, dhe Steve Jensen, drejtues i përkohshëm i Zyrës së Fushës në Uashington, janë të dy në proces shkarkimi.
    Sipas burimeve, pritet të shkarkohen edhe agjentë të tjerë që konsiderohen se kanë qenë kritikë ndaj Donald Trump në të kaluarën.
    FBI nuk ka dhënë komente zyrtare, ndërsa Driscoll në një letër drejtuar kolegëve tha: “Nuk më është dhënë asnjë arsye për shkarkimin. Nuk pendohem për asgjë. Ju jeni heronjtë e mi.”
    Jensen, në mesazhin e tij të lamtumirës, i inkurajoi kolegët të ruajnë integritetin dhe të vazhdojnë misionin e tyre për të mbrojtur popullin amerikan dhe Kushtetutën. “Jini FBI,” përfundoi ai.
    Kjo lëvizje vjen në javët e para të mandatit të dytë të Trump, gjatë të cilit të paktën gjashtë zyrtarë të lartë të FBI-së janë urdhëruar të dalin në pension, të dorëhiqen ose janë pushuar nga puna.
    Ndër incidentet që kanë acaruar marrëdhëniet me Shtëpinë e Bardhë është edhe refuzimi i Driscoll për të ndëshkuar një pilot të FBI-së që kishte ndihmuar në një hetim të lidhur me ish-presidentin Trump.
    Shoqata e Agjentëve të FBI-së ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve, duke thënë se është thellësisht e shqetësuar dhe po shqyrton të gjitha opsionet ligjore për të mbrojtur anëtarët e saj.
    Në fillim të këtij viti, një përpjekje për të shkarkuar mbi 100 punonjës të FBI-së u përball me rezistencë të fortë të brendshme dhe u pasua nga emërimi i Dan Bongino, një podkaster dhe aleat i Trump-it, si zëvendësdrejtor i FBI-së.

    Top Channel

  • Kur qielli ndikon në mendje: Si ndryshimet e motit prekin humorin dhe shëndetin tonë

    Kur qielli ndikon në mendje: Si ndryshimet e motit prekin humorin dhe shëndetin tonë

    Ndikimi i motit në humor dhe mirëqenie nuk është mit, është real dhe i dokumentuar mirë nga shkenca.

    A e keni vënë re se ndiheni më të zymtë në ditët me shi dhe më energjikë kur ka diell? Nuk është thjesht një përkim i rastësishëm. Shkenca ka treguar se ndryshimet meteorologjike mund të ndikojnë ndjeshëm në gjendjen tonë emocionale, përqendrimin dhe madje edhe në shëndetin tonë fizik. Kjo ndjeshmëri ndaj motit quhet meteoropati dhe është e lidhur ngushtë me çrregullimet afektive sezonale.

    Dëgjimi i trupit dhe vëmendja ndaj ndryshimeve të brendshme në lidhje me ambientin përreth është hapi i parë drejt balancit mendor dhe fizik, pavarësisht motit jashtë.

    Çfarë është meteoropatia?

    Meteoropatia është një term që përshkruan reagimet fizike dhe psikologjike që individët përjetojnë si pasojë e ndryshimeve të kushteve atmosferike – temperatura, lagështia, presioni ajror apo drita natyrale. Ky fenomen është më i shprehur tek njerëzit me ndjeshmëri të shtuar ndaj stresit ose që vuajnë nga sëmundje kronike.

    Sipas Klinikës Mayo dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Mendor (NIMH), kjo ndikon më së shumti gjatë stinëve të ndërmjetme, pranverë dhe vjeshtë, kur trupi përjeton kalime të shpejta dhe të papritura në nivelin e dritës ditore dhe temperaturës, transmeton Telegrafi.

    Çrregullimet afektive sezonale (SAD)

    Një formë më e thelluar e meteoropatisë është çrregullimi afektiv sezonal (SAD), një gjendje e diagnostikueshme që manifestohet me simptoma depresioni. Personat me SAD mund të ndiejnë:

    ▪ Trishtim të thellë pa arsye të qarta
    ▪ Humbje të energjisë dhe vështirësi për të nisur ditën
    ▪ Vështirësi në përqendrim dhe në kryerjen e aktiviteteve të përditshme
    ▪ Rritje të oreksit për karbohidrate dhe shtim në peshë
    ▪ Probleme me gjumin (veçanërisht gjumë të tepërt)

    Në disa raste, kjo gjendje kërkon ndërhyrje terapeutike me psikoterapi, terapi me dritë artificiale (fototerapi), apo edhe trajtim farmakologjik.

    Pse ndikon drita në humorin tonë?

    Drita natyrale rregullon ritmin cirkadian, orën biologjike të trupit që ndikon në prodhimin e melatoninës (hormoni i gjumit) dhe serotoninës (hormoni i mirëqenies). Mungesa e dritës në ditët me shi apo gjatë muajve të ftohtë mund të ulë ndjeshëm nivelet e serotoninës, duke ndikuar negativisht në humor dhe motivim.

    Nga ana tjetër, rritja e dritës në pranverë mund të shkaktojë një “tranzicion emocional”, ku trupi ende nuk është përshtatur me ritmet e reja, duke sjellë lodhje, shqetësime të gjumit dhe nervozizëm.

    Simptoma të tjera të meteoropatisë

    Përveç humorit të keq, meteoropatia shfaqet edhe përmes simptomave fizike si:

    ▪ Dhimbje koke ose migrena
    ▪ Dhimbje kyçesh dhe kockash, sidomos në ditë me lagështi të lartë
    ▪ Lodhje e vazhdueshme, edhe pas një gjumi të gjatë
    ▪ Ndjeshmëri ndaj zhurmës apo dritës
    ▪ Rritje e ankthit dhe irritimit

    Si të përballeni me ndikimin e motit?

    Nëse e ndjeni se moti ndikon në shëndetin tuaj mendor ose fizik, disa strategji të thjeshta mund të ndihmojnë:

    ▪ Ecni jashtë çdo ditë, edhe në ditët e vranëta, për të marrë ekspozim natyral ndaj dritës.
    ▪ Mbani një rutinë të rregullt gjumi dhe ushqimi.
    ▪ Praktikoni teknika relaksimi si joga ose meditimi.
    ▪ Konsultohuni me mjek ose psikolog, nëse simptomat përkeqësohen.

    Në raste specifike, përdoret edhe terapia me dritë (Light Therapy), që simulon dritën natyrale dhe ndihmon në balancimin e ritmeve biologjike.

     

  • Onkologjiku pa infermierë/ Gazetari bëhet objekt i sulmeve online me faqe fake! Osman Stafa: Do vazhdoj të flas

    Onkologjiku pa infermierë/ Gazetari bëhet objekt i sulmeve online me faqe fake! Osman Stafa: Do vazhdoj të flas

    Gazetari Osman Stafa është  bërë object i sulmeve online që kanë qëllim diskretitimin e figurës së tij për shkak se denoncon problematikat e sistemit shëndetësor, fatkeqësitë që u bien mbi kurriz pacientëve shqiptar.

    Në një postim në facebook Stafa tregon një faqe të sapohapur e cila  nuk ka asnjë aktivitet tjetër përveç postimit në fjalë dhe që dukshëm ka si qëllim denigrimin e figurës dhe reputacionit të tij profesional.

    Denoncimi i fundit i Stafës ishte mungesa e infermierëve në spitalin e Onkologjikut.

    Çfarë shkruan Stafa

    Kur nuk kanë dot përgjigje për problemet që ngre, të sulmojnë personin. Kur denoncon mungesën e ilaçeve, të thonë që ‘je në telenovelë’. Kur flet për sëmundjet e fëmijëve, të kërkojnë ‘regjisorin’.
    Po regjisori im është vetëm një: ndërgjegjja. Dhe skenari është shkruar nga ata që vuajnë në spitale pa mjekim, pa shpresë, pa zë.
    Unë nuk kam as studio, as buxhet, as truproja, por kam një fjalë të vërtetë që nuk e blen dot askush. Nuk jam as me profil fake, as me faqe te hapura së fundmi me qëllim për t’më sulmuar mua. Jam Osman Stafa, me emër. Ndërsa në profilin tim së fundmi kanë hyrë shume profile fake.
    Po ju, që shkruani me faqe fallco, kë po mbroni? Pse ju djeg kaq shumë fjala ime, nëse ajo nuk paska vlerë?
    Se unë them që ne s’kemi PET-SCAN?
    Se them që s’kemi brakiterapinë në funksion?
    Se them që 10 ditët e fundit të muajit, s’bëhen analizat në spitale?
    Se them që Onkologjiku ka vetëm 19 poltronë, 10 shtretër?
    Se them që ECMO, rri si pajisje kot, se në funksion nuk është?
    Se them që tek Hematologjia mungojnë medikamente kimio, siç ndodh tek Onkologjiku?
    Se them që për të bërë një palë analiza tek mjeku i familjes, duhet të presësh 1 muaj e ca? Apo se për të bërë një rezonancë apo skaner, duhet të presësh tetorin? Këto janë të vërtetat e mia.
    Këto janë fakte. Dhe 1 milionë profile fake të hapni, mua s’do më ndalni.
    Unë do vazhdoj të flas, edhe kur të mbetem vetëm. Sepse e di që në fund, zëri i vërtetë nuk ka nevojë për regji.
    Dhe unë kurrë fatkeqësinë s’do e përdor, kam Zotin dëshmitar.
    Por fatkeqësinë që u bie mbi kurriz pacientëve shqiptar, me mungesa ilaçesh, pajisjesh, do e bëj “grusht”, e do ua plas surratit.

     

     

    Denoncimi i fundit i Osman StafesKUR MBAJMË GJERMANINË ME INFERMIER DHE S’KEMI PËR TEK SPITALI ONKOLOGJIK
    ️Shërbimi i Kimioterapisë në Spitalin Onkologjik ka degraduar në vetëm 7 infermierë!
    Mjekët onkologë janë më shumë se infermierët! Po, më shumë!
    Ndërkohë, çdo ditë aty marrin kimioterapi rreth 80-100 pacientë.
    Dikur ky shërbim kishte 11 infermierë. 5 kanë ikur. Nuk janë zëvendësuar.
    Kanë mbetur vetëm 7 infermierë, që duhet të kalojnë nëpër duar rreth 100 pacientë në ditë.
    Pra, çdo infermier kujdeset për rreth 14 pacientë onkologjikë në ditë.
    Mund ta imagjinoni këtë?
    A mund të bëhet trajtim dinjitoz, kur një infermier ka përballë 14 pacientë me kancer?
    A mund të administrohet çdo terapi siç duhet, pa gabim, pa vonesë, pa rrezik?
    A ka kohë infermieri t’i kontrollojë si duhet efektet anësore, reaksionet që ndodhin gjatë perfuzionit?
    A ka kohë për një fjalë të mirë, një vështrim njerëzor, një ndihmë në momente dhimbjeje?
    Kush e mban përgjegjësinë nëse një gabim ndodh për shkak të ngarkesës së tejskajshme?
    A infermier nuk keni znj. Albana Koçiu?
    Ne po mbajmë një Gjermani të tërë me infermierë dhe spakemi 10 të tillë, për t’i punësuar në Spitalin Onkologjik?

    Reagon Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë

    Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shpreh shqetësimin për sulmin personal të publikuar në rrjetet sociale ndaj gazetarit Osman Stafa, i bërë nga një faqe e sapohapur, e cila nuk ka asnjë aktivitet tjetër përveç postimit në fjalë dhe që dukshëm ka si qëllim denigrimin e figurës dhe reputacionit të tij profesional.Sulme të tilla, të orkestruara dhe të përqendruara në diskreditimin e një gazetari për shkak të raportimeve të tij mbi problematikat e sistemit shëndetësor, janë të papranueshme dhe bien ndesh me parimet e lirisë së medias dhe të drejtës së publikut për t’u informuar.AGSH thekson se gazetarët duhet të punojnë të lirë nga frika e fushatave denigruese dhe të mbështeten në misionin e tyre për informimin e opinionit publik. Ne do të vijojmë të monitorojmë çdo rast dhe të ofrojmë mbështetje për çdo gazetar që sulmohet në krye të detyrës.