Dinamo ka luajtur në mënyrë shumë të mirë kundër Hajduk Split në transfertë, ndërsa në fund humbi në shifrat 2-1. Gabimi i Ditës i kushtoi humbjen ekipit shqiptar, që largohet me një shije jo edhe aq të mirë nga Kroacia. Megjithatë Daja mendon ndryshe, teksa tekniku shqiptar shprehet se gjithcka mbetet e hapur dhe se gabime të tilla ndodhin për sa kohë loja zhvillohet me pasime nga portieri te mbrojtësi dhe jo duke përdorur topin e gjatë si alternativë.
“është bukur kur luan para 33.000 tifozëve. E nisëm ndeshjen shumë mirë, kishim shumë momente të mira dhe shanse të krijuara dhe pjesën e parë e kemi luajtur mirë. Në fillimin e pjesës së dytë, ia dhamë topin shumë herë Hajdukut në mënyrë të panevojshme. Të humbësh me një gol në transfertë kundër Hajdukut nuk është rezultat i keq. Ne do ta tentojmë përmbysjen në shtëpi, para tifozëve tanë.
Gabimi i Ditës? Kur e ndërton lojën nga poshtë, ndodhin këto gabime. Kapiteni ynë ka eksperiencë, por ne duhet të luajmë më mirë, kemi pësuar gola nga gabimet tona. Shanset janë 60 me 40 për Hajdukun, por futbolli ka të papritura. Tentojmë përmbysjen në shtëpi, por duhet të kemi kujdes pasi një gol i Hajdukut atje vendos ndeshjen. Të jem i sinqertë, sot mund të kishim pësuar të paktën edhe një gol tjetër. Ishte hera e parë për ne në Europë pas shumë vitesh. Shumë nga lojtarët tanë luanin në Europë për herë të parë dhe kemi bërë shumë gabime”, tha Daja. /Sport Ekspres/
Day: August 7, 2025
-

“Të jem i sinqertë, mund të dilte të paktën 3-1”! Ilir Daja flet pas ndeshjes me Hajduk: E tentojmë përmbysjen në Shqipëri
-

“Duhej të kishim shënuar edhe disa gola të tjerë”! Trajneri i Hajdukut i frikësohet befasisë në Shqipëri: Dinamo do luajë në sulm atje, i kam parë…
Dinamo ka luajtur në mënyrë shumë të mirë kundër Hajduk Split në transfertë, ndërsa në fund humbi në shifrat 2-1. Gabimi i Ditës i kushtoi humbjen ekipit shqiptar, që largohet me një shije jo edhe aq të mirë nga Kroacia. Megjithatë Daja mendon ndryshe, teksa tekniku shqiptar shprehet se gjithcka mbetet e hapur dhe se gabime të tilla ndodhin për sa kohë loja zhvillohet me pasime nga portieri te mbrojtësi dhe jo duke përdorur topin e gjatë si alternativë.
“Po është bukur kur luan para 33.000 tifozëve. E nisëm ndeshjen shumë mirë, kishim shumë momente të mira dhe shanse të krijuara dhe pjesën e parë e kemi luajtur mirë. Në fillimin e pjesës së dytë, ia dhamë topin shumë herë Hajdukut në mënyrë të panevojshme. Të humbësh me një gol në transfertë kundër Hajdukut nuk është rezultat i keq. Ne do ta tentojmë përmbysjen në shtëpi, para tifozëve tanë.
Gabimi i Ditës? Kur e ndërton lojën nga poshtë, ndodhin këto gabime. Kapiteni ynë ka eksperiencë, por ne duhet të luajmë më mirë, kemi pësuar gola nga gabimet tona. Shanset janë 60 me 40 për Hajdukun, por futbolli ka të papritura. Tentojmë përmbysjen në shtëpi, por duhet të kemi kujdes pasi një gol i Hajdukut atje vendos ndeshjen. Të jem i sinqertë, sot mund të kishim pësuar të paktën edhe një gol tjetër. Ishte hera e parë për ne në Europë pas shumë vitesh. Shumë nga lojtarët tanë luanin në Europë për herë të parë dhe kemi bërë shumë gabime”, tha Daja.
Nga ana tjetër trajneri i Hajdukut, Garcia, u shfaq i mërzitur me rezultatin 2-1. Trajneri i Hajdukut kërkonte të mbyllte gjithcka që në takimin e parë, për të mos i lënë asgjë rastësisë apo befasisë në Shqipëri.
“Jam i kënaqur me mënyrën se si luajtëm, por jo me rezultatin. Duhej të shënonim edhe disa gola të tjerë. Nuk u ndalëm, donim një gol të tretë… Ndoshta ishim pak të lodhur sepse luajtëm shumë ndeshje në të cilat na u desh të jepnim gjithçka.
Jemi të lumtur sepse puna jonë e madhe u shpërblye. Krijuam tre ose katër raste të tjera. Pësuam një gol, i cili na tronditi. Luajtëm dy ndeshje evropiane në Poljud dhe pësuam dy gola nga hiçi. Nuk bëmë presion aq sa duhej, por kundërshtarët nuk krijuan asnjë rast serioz për ne.
Ndeshja e kthimit me Dinamon? Nuk do të na presin. Ata do të luajnë, do të kërkojnë një shans. Ne duhet të përshtatemi me stilin e tyre. Ndjeva se po u shkaktonim probleme dhe për këtë arsye loja u zhvillua në atë drejtim, jo sepse ata u tërhoqën. I pashë ndeshjet e tyre të mëparshme – ata duan të luajnë dhe do të kërkojnë një fitore. Përqindja e kalimit? Nuk e di, kemi një avantazh të lehtë, por mbetet një avantazh. Do të përpiqemi të fitojmë, te Dinamo kanë luajtur mirë dhe dilnin mirë nga presioni ynë”, tha Garcia. /Sport Ekspres/
-

Ky sezon zbardh fytyrën e Superiores në Europë, kampionati i Shqipërisë kapërcen edhe një shtet në renditje
Ky sezon ka zbardhur në një farë mënyre fytyrën e Superiores në Europë. Në rast të një tjetër dështimi të përfaqësimit tonë në Europë, atëherë ekipet shqiptare mund të ishin më pak në përfaqësim në sezonin tjetër.
Por kjo jo vetëm që nuk ndodhi, por Shqipëria ka ngjitur shumë vënde. Aktualisht Shqipëria ndodhet në vendin e 44 pasi ka kapërcyer edhe Lituaninë që e mbante këtë vend më parë me të njëjtën sasi pikësh.Barazimi i Egnatias ndaj Ljubjanës i dha një bonus të madh pikësh Shqipërissë në këtë rast, ndërsa vlen të theksohet se ky sezon në Europë i ka dhënë kampionatit tonë një bonus prej 1.875 pikësh avantazhi. Nëse të paktën një ekip mes Dinamos dhe Egnatias do të shkojë deri në fazën e Play Off, atëherë Shqipëria do të gjendet në vendin e 42. /Sport EKspres/
? Country Ranking Update.
?? Romania overtook ?? Hungary!
?? Iceland overtook ?? Ireland!
?? Kosovo overtook ?? Bosnia!
?? Estonia overtook ?? Malta!
?? Albania overtook ?? Lithuania! pic.twitter.com/aesBfbxZV9
— Football Rankings (@FootRankings) August 7, 2025 -

Droni i policisë mbi Lazarat, zbulohet kanabis në oborrin e shtëpisë, një i arrestuar (VIDEO0
POLICIA E SHTETIT
Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër goditën një tjetër rast të kultivimit/prodhimit të narkotikëve, për të cilin u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi M. M..
Gjatë kontrolleve, në oborrin e banesës së këtij shtetasi, u gjetën të kultivuara, disa bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, ndërsa në banesë iu gjetën rreth 1.4 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, gati për shitje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Meloni bisedon me Trump, Zelensky dhe Presidentin e Emirateve! Në axhendë Ukraina dhe Gaza
Nga Alba Kepi
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zhvilluar sot tri biseda telefonike me Presidentin amerikan Donald Trump, me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
Në fokus të bisedimeve ishte lufta në Ukrainë dhe përpjekjet ndërkombëtare për të arritur një armëpushim dhe një proces paqeje të qëndrueshëm, veçanërisht në kontekstin e iniciativave të fundit diplomatike të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në bisedën me Presidentin e Emirateve u trajtua gjithashtu çështja e ndihmave humanitare për Gazën. Të dy liderët ritheksuan rëndësinë e ndaljes së menjëhershme të luftimeve, lirimit të pengjeve që mbahen nga Hamasi dhe garantimit të një aksesimi të plotë e pa pengesa për ndihmat humanitare, me qëllim për t’i dhënë fund krizës së rëndë humanitare në Rripin e Gazës.
-

Tre golat e Steauas përmbysin Dritën, Ballkani del fitimtar në ballafaqimin e parë me Shamrokun
Ballkani ka përmbushur me sukses objektivin e sotëm në turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ekipi i drejtuar nga Orges Shehi ka mposhtur Shamrok Roversin me rezultatin minimal 1-0. Ndeshja u vendos në minutën e 56, kur Adetunji shënoi golin e vetëm të takimit.
Ndërkohë të njëjtin fat nuk e pati Drita. Klubi nga Gjilani është mposhtur nga Steaua e Bukureshtit në ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues të Ligës së Europës. Ekipi shqiptar arriti të kalonte i pari në epërsi. Tusha tundi rrjetën që në minutën e 7, ndërsa në të 50-n Manaj dyfishoi shifrat dhe bëri të krijohej ideja se Drita do të largohej me fitore nga Rumania.
Por ndeshja nisi të merrte një rrjedhë tjetër që nga minuta e 65, kur Birligea tundi rrjetën për Steauan. Graovaci barazoi rezultatin në minutën e 72-të, ndërsa në të 94-tën ishte përsëri Birligea ai që vulosi përmbysjen e sfidës. Lojtari i kampionëve të Rumanisë u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe i dha fitoren Steauas së Bukureshtit./Sport Ekspres/ -

Një propozim nga Tirana pas protestës anti-Speciales në Prishtinë
Miku më i ngushtë i Hashim Thaçit në politikën e Tiranës, kryeministri Rama, ka prodhuar politikë me shkas protestën e fuqishme në Prishtinë kundër Speciales në Hagë, e cila prej pesë vitesh mban pas hekurave krerët e UÇK-së, nën akuza që duken të gatuara në Beograd e jo që bijnë vërtet era drejtësi.
Për Ramën, duhej që si politika kosovare e si ajo shqiptare të dilnin me një rezolutë të përbashkët për atë që po ndodh, gjykimin e padrejtë ndaj Thaçit & Co.
“Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, në të cilën të rreshtohen sa e sa shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës, ku të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij të izoluar nga bota prej vitesh të tëra tanimë, janë shqelmuar si hiçasgjë?!
Natyrisht që në rast se Kuvendi i Kosovës do ta bënte këtë rezolutë të vonuar, ne do ta angazhonim menjëherë Kuvendin e Shqipërisë, për ta votuar të njëjtin tekst dhe për ta përcjellë zërin e krejt shqiptarëve në çdo shtet demokratik që e sponsorizon Tribunalin, e që nuk duhet të tolerojë asnjë cënim e jo më asgjësimin e procesit të rregullt ligjor me kontributin financiar të taksapaguesve të vet🇦🇱
Po, Liria ka emër dhe nuk është fajtore”, shkuan ai. /tesheshi.com/ -

Ankesat e operatorëve në Sarandë, të zhgënjyer nga përfitimet në sezonin turistik!
Në bulevardin kryesor të Sarandës, mes zhurmës së makinave dhe gjuhëve të përziera që vijnë nga plazhet e mbushura, është e vështirë të besohet se ky qytet ka hyrë në një nga sezonet më të vështira të viteve të fundit.
Në pamje të parë, gjithçka duket mirë, dhoma të zëna, restorante të mbushura dhe turistë që vijnë me tragete, autobusë apo makina private.
Por, pas kësaj fasade të zhurmshme, operatorët turistikë dhe bizneset e vogla të zonës flasin për një realitet tjetër: më shumë turistë, por më pak konsum.
“Nuk mund ta mohojmë që numri i vizitorëve është rritur, por nuk kemi asnjë ndryshim real në mekanizmin ekonomik. Ka një lloj konsumi, por është kaq i vogël sa nuk bie në sy. Flasim me hotelierët, restorantet, shërbimet e transportit, të gjithë ankohen për të njëjtën gjë”, tha Arben Çipa-përfaqësues i shoqatës se Operatorëve Turistikë.
Të dhënat statistikore e mbështesin këtë perceptim të zymtë.
Sipas raportimeve nga sektori privat në periudhën maj–qershor 2025, numri i turistëve të huaj ishte vetëm 3.9% më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit 2024 ,një rritje modeste krahasuar me vitet e mëparshme, kur shifrat e rritjes ishin dyshifrore.
Në gushtin e vitit 2024, Saranda përjetoi një rritje 15% në rezervime krahasuar me një vit më parë, por operatorët ekonomikë sërish raportuan konsum të dobët.
Këtë vit, numrat jo vetëm që kanë rënë, por edhe përfitimet ekonomike po zbehen nën peshën e informalitetit, shërbimeve të dobëta dhe mungesës së investimeve reale.
Një tjetër shqetësim që po ngrenë bizneset e turizmit janë problemet me pagesat me kartë, të cilat po dëmtojnë rëndë përvojën e turistëve dhe reputacionin e bizneseve.
“Morëm POS me gjithë dëshirë, që t’u shërbejmë turistëve. Por këtu ndodh që pajisja ndalon punën në mes të natës. Nuk mund t’i thuash turistit të presë një orë pas mesnate derisa të rregullohet sistemi.”
Një tjetër biznes konfirmon se ka raste kur klientët largohen pa paguar, ose ndihen të fyer që nuk mund të përdorin kartën.
“Edhe kur janë të kënaqur me ushqimin apo shërbimin, largohen të mërzitur. Ka pasur raste që kanë lënë fjalë të këqija online vetëm për shkak të këtij problemi.”
Ardit Cikuli ekspert i sistemit bankar shpjegon se ndërprerjet e natës mund të lidhen me mirëmbajtjen teknike të sistemeve bankare, apo mënyrën se si ruhen të dhënat.
“Nuk ndodh nga mungesa e dëshirës së bankave, por është çështje përshtatjeje me realitetin e tregut. Dhe ky realitet ka ende shumë boshllëqe.”
Shtresa tjetër e problemit është informaliteti që Çipa e quan “i ulur këmbëkryq në çdo drejtim”
“Transport, guida të paautorizuara, shërbime detare informale, madje edhe individë që ofrojnë akomodim apo ushqim pa asnjë standard e pa licencë. Task-forcat kontrollojnë vetëm ata që janë të ligjëruar. Ndërsa paligjshmëria nuk preket. Kjo është absurde.”
Në kulmin e sezonit turistik, Saranda përballet me një mospërputhje mes rritjes së vizitorëve dhe konsumit real, ndërsa sfida si informaliteti, problemet me pagesat dhe shërbimet nën standard kërkojnë reflektim të menjëhershëm nga sektori privat dhe autoritetet për të garantuar qëndrueshmërinë e turizmit. -

Zjarret, Vengu në Mallakastër: Po ndërhyjmë nga toka dhe ajri për izolimin e flakëve
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka mbërritur në fshatrat Lofkënd dhe Drenie të Mallakastrës, ku prej ditës së djeshme po digjet një masiv i madh pyjor me pisha. Situata alarmante ka çuar në Mallakastër dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Vengu thotë se janë angazhuar 11 mjete e skuadra zjarrfikëse për izolimin dhe shuarjen e flakëve, teksa shpreh vlerësim për profesionalizmin dhe përkushtimin e të gjitha forcave.
“Në fshatrat Lofkënd dhe Drenie, ku vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri për izolimin dhe shuarjen e flakëve që kanë përfshirë një masiv pyjor midis Bashkisë Mallakastër dhe Bashkisë së Patosit.
Gjatë gjithë ditës në terren janë angazhuar 11 mjete dhe skuadra zjarrfikëse të bashkive të Qarkut Fier, Forcave të Armatosura dhe Albpetrol”, shkruan ministri Pirro Vengu.
Zjarri ka përfshirë prej dje një pyll pishash që shtrihet mes Patosit e Mallakastrës dhe për izolimin e shuarjen e tij janë angazhuar Emergjencat Civile në bashkëpunim me forcat e tjera nga dy bashkitë, si dhe një helikopter. -

Shkaktoi aksident, arrestohet një shtetas hollandez në Gjirokastër
POLICIA E SHTETIT
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin hollandez P. J., 53 vjeç, pasi dje, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, automjeti që drejtonte, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi A. O., 53 vjeç, banues në Gjirokastër.
Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi A. O., i cili është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.