Day: August 5, 2025

  • Miliarda me tenderat e AKSHI-t/ BKH ushtron kontrolle në zyrat e “Soft & Solution” të Ermal Beqirit

    Miliarda me tenderat e AKSHI-t/ BKH ushtron kontrolle në zyrat e “Soft & Solution” të Ermal Beqirit

    Teksa biznesmeni Ermal Beqiri vijon të shpallet fitues në një sërë tenderash publik, përfshirë dhe ato të shpallura nga Agjencia Kombëtari e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe jo vetëm, mësohet se aktiviteti i tij ka rënë në vëmendjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
    Burime për Fax News bëjnë me dije se oficerët e BKH-së kanë ushtruar kontrolle në zyrat e kompanisë “Soft & Solution” në pronësi të Ermal Beqirit. Nuk dihet nëse këto kontrolle nga Byroja Kombëtare e Hetimit lidhen drejtpërdrejt me tenderat e fituara nga kompania apo në kuadër të ndonjë hetimi nga Prokuroria e Posaçme.
    Në një reagim zyrtar për Fax News, SPAK deklaron se nuk ka asgjë për të ndarë në lidhje me këtë çështje.
    Ndërkohë, kompania “Soft & Solution” vijon të jetë një nga përfitueset më të mëdha të kontratave publike në sektorin e teknologjisë, pa u përballur me asnjë pengesë ligjore apo institucionale.
    Emri i Ermaë Beqirit u bë i njohur për publikun në vitin 2021. Në atë kohë, inxhinieri elektronik 30-vjeçar nga Gjirokastra dhe drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit në rektoratin e Universitetit të Tiranës, u përzgjodh si një nga ekspertët e thirrur në procesin për korrupsion që po zhvillohej në Gjykatën e Lartë ndaj ish-zv.kryeministrit Ilir Meta.
    Roli i Beqirit dhe kolegëve të tij ishin të eksportonin videon e njohur në publik si “Meta-Prifti”, në të cilën aludohej se Ilir Meta dhe miku i bashkëpunëtorit të tij Dritan Prifti, të dy pjesë e Qeverisë, diskutonin për ndarje parash në shumën 700 mijë euro. Ekspertiza e kryer nga Ermal Beqiri dhe ekspertë të tjerë konkludohej se video ishte përpunuar dhe se teksti ishte nxjerrë nga konteksti. Bazuar në këtë ekspertizë, trupa prej 5 gjyqtarësh të Gjykatës së Lartë, shpallën të pafajshëm Ilir Metën./ Fax News
     

  • Lizzo flet hapur për transformimin e saj pas humbjes së peshës: I njëjti bark, të njëjtat kofshë…

    Lizzo flet hapur për transformimin e saj pas humbjes së peshës: I njëjti bark, të njëjtat kofshë…

    Lizzo ka folur hapur rreth ndryshimeve fizike dhe psikologjike që ka përjetuar gjatë udhëtimit të saj për humbje peshe. Këngëtarja 37-vjeçare është paraqitur në kopertinën e numrit të shtatorit të Women’s Health UK , në të cilin ajo diskuton ndjenjat e saj ndaj ndryshimeve në trupin e saj gjatë gjithë udhëtimit të saj në fitnes dhe pikëpamjet e saj mbi pozitivitetin e trupit.

    «Më pëlqen si dukem tani», tha Lizzo për median. «Ende mendoj se jam e madhe. Ende vesh rroba plus-size. Kam të njëjtat pala. Kam të njëjtin bark, të njëjtat kofshë – mendoj se jam thjesht një version më i vogël».
    «Pozitiviteti ndaj trupit nuk ka të bëjë fare me të qëndruarit i njëjtë», vazhdoi ajo. «Pozitiviteti ndaj trupit është akti radikal i guximit për të ekzistuar me zë të lartë dhe me krenari në një shoqëri që të thoshte se nuk duhet të ekzistosh».
    Lizzo ka dokumentuar “udhëtimin e saj për humbje peshe” në mediat sociale që nga viti 2023. Në intervistën e saj të fundit, ajo reflektoi mbi problemet e mëparshme me të ngrënit me tepri si rezultat i ndjenjës së stresit ose ankthit.
    «Kishte raste kur haja aq shumë sa më dhembte stomaku», tha Lizzo për Women’s Health UK. «Kur mbaroja, ndihesha shumë në siklet, nuk mund të merrja frymë dhe nuk ia thoja askujt. E fshihja. Dëgjoja shumë zhurmë nga ushqimi dhe lidhja shumë emocione me ushqimin. Nëse isha e trishtuar, në ankth, e stresuar ose punoja shumë, haja ushqime të lehta dhe thjesht haja vazhdimisht».

  • Aktorja e “Bridgerton” rrëfen traumën: U bëra agorafobike pas një sulmi në telefon

    Aktorja e “Bridgerton” rrëfen traumën: U bëra agorafobike pas një sulmi në telefon

    Aktorja e serialit “Bridgerton”, Genevieve Chenneour, ka folur për faktin se ka mbetur “tepër agorafobike” dhe e paaftë të dalë nga shtëpia pas një vjedhjeje telefoni që u shndërrua në dhunë në Londrën perëndimore. 27-vjeçarja u sulmua në një kafene në shkurt, pasi u përball me një burrë që i kishte marrë telefonin.
    Duke folur për BBC-në për herë të parë rreth sulmit, i cili e la atë me tronditje dhe të traumatizuar, aktorja tha se kjo e kishte detyruar të largohej nga kryeqyteti për të jetuar me nënën e saj. “Nuk ndihem më e sigurt ta quaj Londrën perëndimore shtëpi si një grua beqare”, tha ajo.
    Muajin e kaluar, Zacariah Boulares, 18 vjeç, u dënua me 22 muaj burg për sulm të zakonshëm dhe tre akuza për vjedhje.
    Chenneour, e cila luajti rolin e Clara Livingston në sezonin e tretë të Bridgerton, po takonte ish-të dashurin e saj në Joe & The Juice në Kensington High Street kur iu vodh telefoni nga një tavolinë.
    Pamjet e kamerave të sigurisë e tregojnë atë duke kapur hajdutin në një përpjekje për t’i marrë telefonin, pas së cilës grindja shpejt u përshkallëzua në atë që ajo e përshkroi si një “përleshje të plotë midis katër personave për rreth pesë minuta”.

  • Morena Taraku me një mesazh nga spitali: Jetoni jetën pa stres, është e bukur

    Morena Taraku me një mesazh nga spitali: Jetoni jetën pa stres, është e bukur

    Morena Taraku ka ndarë me ndjekësit një moment nga jeta e saj, duke postuar një foto nga spitali ku shfaqet me fashë në zonën e barkut, pas një ndërhyrjeje të paqartë. Në një mesazh të ndjerë, ajo tregon se muajt e fundit kanë qenë të mbushur me ulje-ngritje emocionale, përfshirë shqetësime shëndetësore dhe stres të madh, si dhe momente të gëzueshme. Por përmes këtij postimi, Morena përcjell një mesazh të fortë:
    “Ju lutem, jetoni jetën pa stres dhe pa zemërim. Jeta është e bukur dhe nuk duhet të marrim asnjë minutë të saj të mirëqenë.”
    Ajo thekson se lumturia e vërtetë gjendet te njerëzit që na duan dhe që i duam.
    “Kaloni jetën me ata që ju duan dhe që i doni. Kjo është lumturia e vërtetë.”

  • Bleona Qereti birëson një luan në Afrikë

    Bleona Qereti birëson një luan në Afrikë

    Bleona Qereti ka festuar ditëlindjen me një dhuratë krejtësisht unike: birësimin simbolik të një luani në Afrikë.
    Luani, i quajtur Sarara, është bërë pjesë e jetës së Bleonës përmes një nisme që ndërthur dashurinë për kafshët, mbrojtjen e specieve të rrezikuara dhe teknologjinë moderne. Kjo iniciativë i jep mundësinë këngëtares,  dhe çdo mbështetësi tjetër, të ndjekë në kohë reale lëvizjet, shëndetin dhe habitatin e kafshës së egër, përmes një aplikacioni të posaçëm.
    Këtë ajo e bëri të ditur në një video me Blendi Fevziun.

  • Shkëndija bie në ndeshjen e parë, Qarabag fiton në Champions

    Shkëndija bie në ndeshjen e parë, Qarabag fiton në Champions

    Shkëndija ka pësuar disfatë 1-0 ndaj Qarabag, në ndeshjen e parë të turit të 3-të Champions League. Në Tetovë, azerët zhbllokuan shifrat në minutën e 18-të, me anë të Bayramov, i cili përktheu në gol një penallti.
    Në pjesën e dytë, të besuarit e Jeton Beqirit patën rastet e tyre, por pa mundur dot të vendosin ekuilibrat.

    Për t’u theksuar një rast i Ibraimit në fund, me lojtarin që shpërdoroi mundësi të mirë.
    Kualifikimi kështu do të vendoset në aktin e kthimit, me sfidën që luhet me 12 gusht.
     

  • Asaj që iku

    Asaj që iku

    Poezi nga Mikhail Yuryevich Lermontov

    Nuk të përulem, ka mbaruar,Asnjë premtim i yti s’hyn dotNë shpirtin tim për ta sunduar,Jemi të huaj, sot dhe mot.

    Ti ke harruar që lirinëS’ia fal mashtrimit kurresesi,Por dhe kështu, vite që s’vijnëPër sytë e tu u bëra fli.

    Edhe kështu tek ti pandehjatë gjeja shpirt e shok e short;Dhe tërë botën e urreja,Që të të doja ty me fort.

    Gjithë ato çaste të qëndrimitTek këmbët tuaja, e beson?Ia kam rrëmbyer frymëzimitMë se po mi zëvendëson?

    Nga ndonjë çast mendimbegatëDhe forc’e shpirtit s’ish çudi,T’i jepje botës një dhuratëDhe të më jepte pavdekësi.

    Pse doje pra të më ndërrojeatë kurorë lavdiplot?Pse s’qe atëherë kur premtojeE tillë siç je bërë sot?

    Krenar jam, falmë është e kotë,kërko një tjetër dashuri;Për asnjë gjë në këtë botë,Nuk mund të rri në skllavëri.

    Nën qiell të jugut, në vend tjetërDo të largohem, ndoshta shpejt.Po jemi njohur pak si tepër,Për t’u harruar ashtu krejt.

    Që sot do të zë të argëtohemDhe të betohem paskëtaj,Vetëm do qesh e do gëzohemDhe për asgjë nuk do të qaj.

    Do rrej si djalli sa të dua,Si desha, më s’do dashuroj,A mund të dua më një grua,Kur sot një engjull më tradhëtoi?

    Të vdisja desha dhe të vuaj,me botën desha të luftoj;Që fort të voglën dorën tuaj,I çmendur, të mundja ta shtrëngoj.

    Pa të kuptuar dot mashtrimin,Ta fala shpirtin mbushur plot;Ia njohe këtij shpirti çmimin?Ia njohe, une s’të njoha dot./KultPlus.com

  • Toka rrotullohet më shpejt nesër, dita do të jetë më e shkurtër se zakonisht

    Toka rrotullohet më shpejt nesër, dita do të jetë më e shkurtër se zakonisht

    Rrotullimi i Tokës pritet të përshpejtohet nesër, më 6 gusht 2025, duke e bërë atë një nga ditët më të shkurtra të regjistruara ndonjëherë, kanë paralajmëruar shkencëtarët. Sipas ekspertëve, planeti ynë do të humbasë rreth 1.25 milisekonda nga dita e zakonshme 24-orëshe për shkak të një ndryshimi të pashpjeguar në dinamikën e tij rrotulluese.

    Ndërsa ky ndryshim i vogël nuk do të vërehet nga njerëzit në përditshmëri, studiuesit po analizojnë pasojat afatgjata që mund të jenë serioze përfshirë përmbytje në rajonet ekuatoriale, ndryshime klimatike ekstreme dhe prishje të ritmeve biologjike të njeriut.

    Sipas astrofizikanëve, përshpejtimi i rrotullimit mund të çojë në rritje të forcës centrifugale, duke zhvendosur ujërat e oqeaneve nga polet drejt ekuatorit. Një rritje e tillë mund të sjellë përmbytje në zona të dendura urbane bregdetare.

    Ndërkohë, edhe orët biologjike të njerëzve mund të ndikohen. Një ditë më e shkurtër se 24 orë do të prishte ritmet cirkadiane, çka lidhet me probleme të zemrës, gjumit dhe shëndetit mendor.

    Ky fenomen po gjurmohet me saktësi nga orët atomike, që tregojnë se dita më e shkurtër e regjistruar deri tani ishte më 5 korrik 2024, kur Toka përfundoi rrotullimin e saj 1.66 milisekonda më herët se zakonisht.

    Megjithëse arsyeja e përshpejtimit ende nuk dihet me saktësi, shkencëtarët dyshojnë se ndikim mund të kenë ndryshimet në bërthamën e Tokës, rrymat oqeanike dhe erërat në lartësi të madhe./KultPlus.com

  • Tesla miraton paketë të re shpërblimi për Elon Musk me vlerë 29 miliardë dollarë

    Tesla miraton paketë të re shpërblimi për Elon Musk me vlerë 29 miliardë dollarë

    Tesla ka miratuar një marrëveshje të re kompensimi për CEO-n e saj, Elon Musk, që përfshin një shpërblim në aksione me vlerë 29 miliardë dollarë. Kjo paketë e re synon ta mbajë Musk në krye të kompanisë deri në vitin 2027, në një kohë kur Tesla po zhvendos fokusin nga automjetet elektrike drejt teknologjive më të avancuara si robotaksit dhe robotët humanoidë, sipas Reuters.

    Marrëveshja përfshin dhënien e 96 milionë aksioneve të reja, e cilësuar nga kompania si një “hap besimi” për të ruajtur paketën fillestare prej 50 miliardë dollarësh të miratuar në vitin 2018, por që u anulua nga një gjykatë në Delaware për shkak të parregullsive në procesin e miratimit.

    Paketa e re do të hidhet në votim më 6 nëntor gjatë mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve. Në dokumentet zyrtare të dorëzuara në SEC, Tesla shpjegon se Musk duhet të qëndrojë në një rol kyç ekzekutiv deri në vitin 2027 për të përfituar nga aksionet, të cilat nuk do të mund t’i shesë për të paktën pesë vjet.

    Nëse gjykatat do të miratojnë përfundimisht marrëveshjen e vjetër të vitit 2018, paketa e re do të zbritet ose anulohet për të shmangur kompensimin e dyfishtë.

    Marrëveshja ka shkaktuar debat të ri për etikën në kompensimet e nivelit të lartë. “Ky është vetëm një version i ri i një marrëveshjeje që një gjykatë e quajti të padrejtë,” tha eksperti Charles Elson nga Universiteti i Delaware-it.

    Ndërkohë, Tesla po përballet me rënie të shitjeve dhe të vlerës së aksioneve, ndërsa Musk kërkon ta kthejë kompaninë në një lider të inteligjencës artificiale dhe robotikës./KultPlus.com