Day: August 2, 2025

  • Aksident në autostradën Gjirokastër-Kakavijë, një i plagosur në gjendje të rëndë

    Aksident në autostradën Gjirokastër-Kakavijë, një i plagosur në gjendje të rëndë

    Një aksident ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Kakavijë, në kryqëzimin e fshatit Grapsh.
    Një makinë ka përplasur një këmbësor në këtë zonë. Këmbësori është në gjendje të rëndë.
    Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

  • Goditje financiare, SuperLiga e mbështetur nga Reali humbet 5.5 milionë euro

    Goditje financiare, SuperLiga e mbështetur nga Reali humbet 5.5 milionë euro

    Promotori i Super Ligës Europiane po vuan nga humbjet pa ecur përpara projektin.
    “A22 Sports Management”, kompania që promovon një piramidë të re konkurruese për futbollin evropian, e mbylli vitin 2024 me humbje prej 5.5 milionë eurosh, sipas llogarive të paraqitura në Regjistrin Tregtar dhe të analizuara nga “2Playbook”.
    Ky është rezultati i saj më negativ që nga themelimi i saj. Në vitin 2023, shifra ishte vetëm 227,000 euro. Rënia e të ardhurave është po aq e dukshme sa mungesa e progresit në frontin institucional.
    Xhiroja ra ndjeshëm nga 3.3 milionë euro në vitin 2023 në 720,068 euro në vitin 2024. Në të njëjtën kohë, projekti nuk ka bërë asnjë përparim të vërtetë.

  • Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

    Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën gjatë punës.
    Sipas mediave italiane, viktima është Pashtrik Krasniqi, i cili u godit nga rryma elektrike teksa ndodhej në një platformë pune në lartësi prej gjashtë metrash, duke çmontuar skelat pas përfundimit të punimeve të rinovimit në një ndërtesë.
    Raportet paraprake tregojnë se i riu ka prekur aksidentalisht një kabllo elektrike, çka ka rezultuar fatale për të. Sipas faqes Virgilio.it, mendohet se ai e ka prekur kabllon me pulpën e këmbës, duke pësuar goditje të menjëhershme nga tensioni i lartë.
    Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa rasti ka tronditur komunitetin lokal dhe më gjerë.

  • Konflikti i interesit ‘shuan’ një kandidat për kreun e BKH-së, garuesit në pritje të Vettingut

    Konflikti i interesit ‘shuan’ një kandidat për kreun e BKH-së, garuesit në pritje të Vettingut

    Gara për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) është duke iu afruar fundit. Kjo pasi këtë periudhë po zhvillohet faza finale e këtij procesi.
    Në garë janë shtatë kandidatët:
    1.Andi Pogaçe
    2.Artur Beu
    3.Elton Kërluku
    4.Gentian Ndoi
    5.Gentjan Shehaj
    6.Gledis Nano
    7.Joni Keta
    Ndërkohë, para procesit final të Vetting-ut, ka edhe një tjetër zhvillim.
    Mësohet se një prej kandidatëve, Elton Kërluku, ka dhënë dorëheqjen nga detyra si anëtar i Komisionit të Vetting-ut. Vendimi është marrë pasi duke qenë një prej kandidatëve në garë për kreun e BKH-së, Kërkulu ndodhet para konfliktit të interesit.
    Gara për kreun e BKH-së ka nisur disa muaj më parë.
    Emri i fituesit nga 7 garues do ti propozohet KLP-së për emërim nga Komisioni i Posaçëm i SPAK

  • Sherri me thika terrorizon qytetin, përgjaket rruga kryesore e Vlorës (Detaje)

    Sherri me thika terrorizon qytetin, përgjaket rruga kryesore e Vlorës (Detaje)

    Një konflikt i dhunshëm mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Pavarësia, në një prej rrugëve kryesore të qytetit të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka degraduar në përdorimin e mjeteve prerëse, ku një person ka mbetur i plagosur me thikë.
    I dëmtuari është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Mësohet se ai ka marrë plagë në trup nga goditjet me thikë, por ende nuk ka të dhëna zyrtare mbi gjendjen e tij shëndetësore.
    Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve të përfshirë në konflikt

  • E qëlluan në bark teksa drejtonte makinën, detaje nga plagosja në Fresk

    E qëlluan në bark teksa drejtonte makinën, detaje nga plagosja në Fresk

    Mësohen detaje të reja për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Fresk, Tiranë. 27-vjeçari që u plagos, ishte brenda në automjet, kur u qëllua me armë zjarri, duke marrë një plumb në bark.
    Sipas informacioneve, autori i ngjarjes qëlloi ndërsa ishte në këmbë dhe është identifikuar tashmë nga policia.
    Pas plagosjes, 27-vjeçari ka shkuar menjëherë në spital për trajtim.
    Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

  • Kishin humbur në malet e Pukës, gjenden dy turistët

    Kishin humbur në malet e Pukës, gjenden dy turistët

    Dy turistët holandezë, të cilët kishin humbur rrugën në malet e Qerretit të Pukës dhe nuk po arrinin të orientoheshin, u gjetën nga policia pas një operacioni kërkimi disa orësh.
    Një prej tyre kishte pësuar dëmtime të lehta pas një rënieje gjatë ecjes në terren.

    Falë ndërhyrjes së shpejtë, turistët u ndihmuan dhe tani ndodhen jashtë rrezikut.
    Njoftimi i policisë:
     

     
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë iu shkuan në ndihmë 2 turisteve nga Hollanda, të cilat kishin humbur rrugën dhe nuk po orientoheshin dot.

    Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë janë nisur në drejtim të malit të Qerretit, për të lokalizuar dhe ndihmuar turistet që kishin humbur orientimin.
    Pas disa orësh kërkime nga punonjësit e Policisë, është bërë e mundur gjetja e turisteve hollandeze, ku shtetasja K. D. kishte pësuar disa dëmtime të lehta, pasi ishte rrëzuar gjatë ecjes në mal.
    Turistet kanë falënderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë. 🤝
    Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë. 🏞️

  • Bashkëpunimi në mbrojtje, temë kryesore në takimin Kurti–Baker

    Bashkëpunimi në mbrojtje, temë kryesore në takimin Kurti–Baker

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur në Prishtinë Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, David Baker, së bashku me ekipin e tij, në një takim që vjen pas një jave të mbushur me thellim të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Në një postim në rrjetet sociale, Kurti ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme që SHBA-të i japin Kosovës.
“Angazhohemi çdo ditë për miqësi edhe më të thellë, partneritet edhe më të gjerë dhe aleancën edhe më të fortë,” u shpreh kryeministri.Në takim morën pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, si dhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.Ky takim nënvizon rëndësinë që Kosova i kushton sigurisë dhe aleancave strategjike, veçanërisht me SHBA-në, në rrugën e saj drejt forcimit të shtetësisë dhe synimit për anëtarësim në NATO./KultPlus.com

  • Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur

    Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur

    Një aksident është regjistruar sot në autostradën Levan – Tepelenë, në vendin e quajtur Kafaraj.
    Automjeti është përplasur me një motor dhe si pasoje e përplasjes së fortë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit. I plagosuri është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se personi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Në vendngjarje ndodhet dhe policia së bashku me grupin hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes. Shoferi i mjetit të aksidentuar pasditen e kësaj të shtune në Korçë është nisur drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.
     

  • Dugi për shtetësinë kosovare të Duas: Kënaqësi dhe privilegj

    Dugi për shtetësinë kosovare të Duas: Kënaqësi dhe privilegj

    Babai i yllit me famë botërore, Dua Lipës, Dukagjini, ka folur për shtetësinë kosovare që vajza e tij e mori me dekret presidencial.Dukagjin Lipa ekskluzivisht në “Prive” në Klan Kosova tha se është kënaqësi ta pranosh një dhuratë të tillë, teksa e cilësoi ka qenë e rrugës që Dua ta ketë edhe shtetësinë e Kosovës.

    “Shumë mirë, është një kënaqësi të pranosh një dhuratë të tillë. Dua e ka shtetësinë edhe të Shqipërisë edhe ka qenë e rrugës ta ketë edhe shtetësinë e Kosovës. Është kënaqësi dhe privilegj ta ketë shtetësinë e Kosovës”, tha Lipa, njofton Klankosova.tv.

    Tutje, ai foli edhe për atmosferën e jashtëzakonshme që tash e disa vite po mbretëron në “Sunny Hill”, duke thënë se është një nga festivalet e vetme në botë që për disa edicione me radhë s’e ka asnjë incident.

    “Ne kemi punë me 40 mijë njerëz, normal që do të ketë në një moment apo tjetrin diçka që nuk shkon mirë, por deri tani nuk kemi asnjë problem. Jemi një prej festivale shumë të rralla në botë që në 7 edicione kemi zero incidente”, tha ai.