Day: August 2, 2025

  • Emrat/ U konfliktuan me njëri-tjetrin, dy të plagosurit me thikë përfundojnë në spitalin e Vlorës! Arrestohen pas ngjarjes

    Emrat/ U konfliktuan me njëri-tjetrin, dy të plagosurit me thikë përfundojnë në spitalin e Vlorës! Arrestohen pas ngjarjes

    Dy persona janë plagosur me mjet prerës dhe janë transportuar menjëherë në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.

    Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes tyre në lagjen Pelivan Leskaj të Vlorës. Kristi Konstadini dhe Indrit Halili, të dy kanë bërë sherr me njëri-tjetrin dhe më pas i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Më pas ata janë arrestuar të dy në spital.
    Sipas informacioneve, plagosja ka ardhur si pasojë e një grindjeje që ka degjeneruar në përdorimin e thikës. Në ambientet e spitalit ndodhet edhe policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
    “Sot, rreth orës 21:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë rrethrrotullimit të Skelës, dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me mjete të mprehta shtetasit I. H., 32 vjeç dhe K. K., 32 vjeç”, njofton policia.
    Gjendja shëndetësore e të plagosurve raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në vendngjarje është gjetur dhe thika, po ashtu dy persona te dyshuar për ngjarjen janë shoqëruar në ambientet e policisë së Vlorës.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

    Top Channel

  • Dy turistë të huaj humbën orientimin pranë liqenit të Komanit, gjenden pas disa orësh holandezët

    Dy turistë të huaj humbën orientimin pranë liqenit të Komanit, gjenden pas disa orësh holandezët

    Dy turistë të huaj kanë kërkuar ndihmë emergjente këtë pasdite, pasi janë rrëzuar dhe kanë humbur orientimin gjatë një ecjeje në zonën malore pranë liqenit të Komanit.

    Ngjarja ka alarmuar autoritetet dhe banorët lokalë, të cilët janë vënë në lëvizje për t’u ardhur në ndihmë.
    Policia i shkoi në ndihmë 2 turisteve nga Holanda, të cilat kishin humbur rrugën dhe nuk po orientoheshin dot.
    Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë janë nisur në drejtim të malit të Qerretit, për të lokalizuar dhe ndihmuar turistet që kishin humbur orientimin.
    Pas disa orësh kërkime nga punonjësit e Policisë, është bërë e mundur gjetja e turisteve holandeze, ku shtetasja K. D. kishte pësuar disa dëmtime të lehta, pasi ishte rrëzuar gjatë ecjes në mal.

    Top Channel

  • Drejtoi dy çështje ndaj Trump, nisin hetimet ndaj ish-Prokurorit Jack Smith. Ishte në krye të Speciales kur u akuzuan krerët e UÇK-së

    Drejtoi dy çështje ndaj Trump, nisin hetimet ndaj ish-Prokurorit Jack Smith. Ishte në krye të Speciales kur u akuzuan krerët e UÇK-së

    Zyrtarët federalë amerikanë kanë konfirmuar për BBC se kanë hapur një hetim ndaj ish-prokurorit special Jack Smith, i cili drejtoi dy çështje penale federale kundër Presidentit amerikan Donald Trump përpara se të jepte dorëheqjen nga posti i tij në fillim të këtij viti. 

    Zyra e Këshillit Special ka konfirmuar për BBC se një hetim ndaj Jack Smith është duke u zhvilluar, por nuk kanë pranuar të shtojnë detaje të mëtejshme.

    Smith u emërua si Prokuror special në vitin 2022 për të hetuar keqpërdorimin e dyshuar të dokumenteve të klasifikuara nga Trump dhe përpjekjen e tij të dyshuar për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2020.

    Media amerikane kanë raportuar të shtunën se OSC po heton Jack Smithin për shkelje të dyshuara të Aktit Hatch, një ligj që ndalon aktivitetet politike nga zyrtarët qeveritarë.

    Kjo vjen pasi Tom Cotton, një senator republikan nga Arkansas, i bëri thirrje OSC-së të hetojë Smithin për “ndërhyrje të pashembullt në zgjedhjet e vitit 2024”.

    Smith ishte caktuar nga ish-Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland në nëntor 2022 për të mbikëqyrur hetimet federale ndaj Trump.

    Të dyja rastet që ai hetoi çuan në ngritjen e akuzave penale kundër presidentit, i cili u deklarua i pafajshëm dhe kërkoi t’i cilësonte ndjekjet penale si të motivuara politikisht. Çështjet u mbyllën më vonë pas fitores së Trump në zgjedhjet presidenciale në nëntor 2024, pasi rregulloret e Departamentit të Drejtësisë ndalojnë ndjekjen penale të një presidenti në detyrë.

    Jack Smith drejtonte Prokurorinë Speciale të Hagës në aktakuzën e ngritur kundër krerëve të UÇK-së, kur kishte vendosur të largohej për në SHBA që të niste hetimet ndaj Trumpit. 

  • I riu sulmon me gurë bashkinë në Korçë dhe filmon gjithçka ‘live’! Shkak, aksioni për lirimin e hapësirave publike

    I riu sulmon me gurë bashkinë në Korçë dhe filmon gjithçka ‘live’! Shkak, aksioni për lirimin e hapësirave publike

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, ku godina e bashkisë është goditur me gurë. Ndryshe nga rastet kur autori i ngjarjes kryen veprimin dhe largohet, kësaj here ka filmuar çdo gjë “live” në rrjetet sociale. 

    Qytetari nga Korça, Kostandin Dramolli, ishte drejtpërdrejt në rrjete sociale, ku ka përdorur fjalë të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama. Vetë ai është shprehur se shkaku i veprimeve të tij është prishja e strukturave në hapësirat publike në lagjen e qytetit, aty ku banon.

    Kostandin Dramolli, ka qenë ish-portier i Skënderbeut, ndërsa gjatë karrierës së tij, përveç klubit korçar, ku u shpall kampion me skuadrën U-19 të Skënderbeut, ka qenë edhe pjesë e Bylisit, Pogradecit, skuadrës greke Pierikos dhe Maliqit. Te kjo e fundit ka mbajtur dhe shiritin e kapitenit.

    Por pasioni për muzikën rep, bëri që ai të hiqte dorë përfundimisht nga futbolli. Dramolli ka qenë edhe i dënuar nga gjykata me burg, ndërkohë Dramolli njihet edhe me nofkën “Çekiçi 14”, i cili ka publikuar edhe 2 këngë të tij. 

     

     

  • BE-ja fut në fuqi rregullat e reja për inteligjencën artificiale

    BE-ja fut në fuqi rregullat e reja për inteligjencën artificiale

    Rregulla të reja transparence për modelet e inteligjencës artificiale si ChatGPT, Gemini dhe të ngjashme, hynë në fuqi sot në Bashkimin Evropian, si pjesë e një akti të rëndësishëm të inteligjencës artificiale të miratuar në vitin 2024.Sipas rregullave të reja, zhvilluesit duhet të zbulojnë se si funksionojnë modelet e tyre dhe cilat të dhëna janë përdorur për t’i trajnuar ato.

    Për modelet veçanërisht të përparuara, të cilat konsiderohen rreziqe të mundshme për publikun, masat e sigurisë duhet të dokumentohen gjithashtu.

    Ligji synon pjesërisht të mbrojë më mirë të drejtat e autorit. Zhvilluesit tani duhet të raportojnë burimet e të dhënave të tyre të trajnimit dhe nëse kanë përdorur mbledhjen e automatizuar të të dhënave nga faqet e internetit.Ata gjithashtu duhet të rendisin hapat e ndërmarrë për të mbrojtur pronën intelektuale dhe të krijojnë pika kontakti për mbajtësit e të drejtave.

    Ndërsa individët mund të padisin ofruesit e shërbimeve të inteligjencës artificiale sipas ligjit të ri, Zyra Evropiane për Inteligjencën Artificiale do të fillojë zbatimin vetëm më vonë.

    Zyra do të monitorojë modelet e reja nga gushti 2026 dhe modelet e publikuara para 2 gushtit 2025, duke filluar nga gushti 2027.

    Shkeljet mund të rezultojnë në gjoba deri në 15 milionë euro ose 3 për qind të shitjeve vjetore globale.

  • FOTO/ Zbulohet shënjestra e atentatit në Fresk, Juglen Abazi ishte brenda në automjet, autori e qëlloi me plumb në bark

    FOTO/ Zbulohet shënjestra e atentatit në Fresk, Juglen Abazi ishte brenda në automjet, autori e qëlloi me plumb në bark

    Juglen Abazi

    TIRANË-Personi që shihni në këtë foto është shënjestra e atentatit të mbrëmjes së sotme në zonën e Freskut në kryeqytet. Burime për ZËRI bëjnë me dije se personi i plagosur është identifikuar si Juglen Abazi, 27 vjeç. Mësohet se Abazi ndodhej brenda në automjet në momentin që u qëllua me armë zjarri. Ndërsa autori i atentatit ka qenë në këmbë dhe ka shtënë në drejtim të tij, duke e plagosur me një plumb në bark.

    Pavarësisht plagës së marrë, 27-vjeçari ka arritur të shkojë vetë në spital, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, autori është identifikuar nga policia dhe hetimet për ngjarjen vijojnë intensivisht për të zbardhur motivet dhe për të bërë të mundur kapjen e tij./ZËRI

  • Plagosja me armë në Fresk/ I riu u qëllua teksa ishte në makinë, identifikohet autori

    Plagosja me armë në Fresk/ I riu u qëllua teksa ishte në makinë, identifikohet autori

    Detaje të reja janë mësuar lidhur me plagosjen me armë zjarri të 27-vjeçarit Juglen Abazi mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë.
    Në momentin e plagosje i riu ishte brenda në automjet dhe ka marrë një plumb në bark.
    Sipas informacioneve, autori i ngjarjes e qëlloi ndërsa ishte në këmbë dhe është identifikuar tashmë nga policia.
    Pas plagosjes, 27-vjeçari ka shkuar menjëherë në spital për trajtim, ndërsa policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
     

  • Sherr në Vlorë, dy të plagosur me thikë përfundojnë në spital

    Sherr në Vlorë, dy të plagosur me thikë përfundojnë në spital

    Dy persona janë plagosur me mjet prerës dhe janë transportuar menjëherë në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.
    Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes tyre në lagjen Pelivan Leskaj te Vlorës.
    Sipas informacioneve paraprake, plagosja ka ardhur si pasojë e një grindjeje që ka degjeneruar në përdorimin e thikës.
    Në ambientet e spitalit ndodhet edhe policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
    Gjendja shëndetësore e të plagosurve raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.
    Ndërkohë në vendngjarje është gjetur dhe thika, po ashtu dy persona te dyshuar për ngjarjen janë shoqëruar në ambientet e policisë së Vlorës.

  • Dështimi i turizmit të plazheve, Fevziu rendit arsyet: Çmimet e jugut janë të çmendura. Boll folët për turizëm elitar. Shërbejuni emigrantëve dhe ju thoni faleminderit nga mëngjesi deri në darkë (VIDEO)

    Dështimi i turizmit të plazheve, Fevziu rendit arsyet: Çmimet e jugut janë të çmendura. Boll folët për turizëm elitar. Shërbejuni emigrantëve dhe ju thoni faleminderit nga mëngjesi deri në darkë (VIDEO)

    Gazetari Blendi Fevziu thotë se turizmi i plazheve këtë vit duket i dështuar. Përmes një video mesazhi të publikuar në llogarinë e tij në YouTube, ai analizon problemet e ndeshura deri më tani nga përvoja e tij në zonat e jugut.
    Sipas Fevziut Tirana dhe qytetet e tjera të trashëgimisë kulturore si Gjirokastra e Berati nuk kanë rënie. Por ai thotë se dështimi i këtij viti janë plazhet. Fevziu thotë se problemi kryesor janë çmimet e larta.
    “Me cmimet që ka Shqipëria nuk justifikon shërbimin, nuk justifikon shërbimin. Çmimet e jugut janë të çmendura”, thotë Fevziu.Sipas gazetarit ne sot flasim për një turizëm elitar pa qenë vetë elitarë në shërbim.
    “Shqipëria nuk është gati e as nuk do të jetë gati për turizëm elitar as në 10 vitet e ardhshme. Shërbejuni emigrantëve dhe ju thoni faleminderit nga mëngjesi deri në darkë. Mjaft me këto tangërlliqe”, shprehet Fevziu. Shihni më poshtë të plotë videon e tij.

  • Çmendet shqiptari/ Hyn ilegalisht në Itali dhe merr peng për tre ditë ish-gruan dhe 2 fëmijët e mitur

    Çmendet shqiptari/ Hyn ilegalisht në Itali dhe merr peng për tre ditë ish-gruan dhe 2 fëmijët e mitur

    Një grua dhe dy fëmijët e saj të mbajtur peng në Umbria që nga e mërkura e kaluar (30 korrik) u liruan pas një hetimi të shpejtë dhe një bastisjeje të kryer dje (1 gusht), në një rrugë në zonën e Gubbio.
    Gruaja 42-vjeçare dhe dy të mitur, të moshës 7 dhe 11 vjeç, të cilët ishin rrëmbyer nga ish-bashkëshorti i saj, një shqiptar 53-vjeçar, u liruan.
    I dyshuari ishte futur ilegalisht në Itali duke përdorur një pretekst të rremë dhe më pas ua kishte konfiskuar pasaportat dhe ua kishte vjedhur telefonin celular. Ai gjithashtu përdori forcë fizike për t’i penguar të kërkonin ndihmë, aq sa gruaja u gjet e plagosur dhe iu dorëzua personelit mjekësor të urgjencës, të cilët më vonë e nxorën nga spitali me një prognozë 10-ditore.
    Alarmi u dha nga autoritetet shqiptare, të cilat morën një raport për një rrëmbim të mundshëm të trefishtë, përfshirë dy të mitur. Ata menjëherë kontaktuan autoritetet italiane, konkretisht Shërbimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor të Departamentit të Sigurisë Publike të Romës dhe më pas Karabinierët në Gubbio, ku banonte ish-burri i gruas.
    Të koordinuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Perugias, oficerët nisën një kërkim të gjithanshëm, i cili brenda një ore çoi në vendndodhjen e makinës së 53-vjeçarit. Ai po drejtonte makinën, ndërsa një grua me dy të mitur u vu re në sediljen e pasme.
    Me të parë patrullën, të tre kërkuan menjëherë ndihmë. Mjeti u ndalua menjëherë nga oficerët e karabinierëve, të cilët konfirmuan se gruaja 42-vjeçare dhe dy fëmijët e saj ishin me të vërtetë brenda, informon media italiane.
    Tre viktimat ishin të tmerruara dhe jashtëzakonisht të shqetësuara dhe u liruan menjëherë, ndërsa gruaja shpjegoi se çfarë kishte ndodhur gjatë tre ditëve të fundit: mbërritjen e tyre nga Shqipëria me një dredhi, konfiskimin e pasaportave, kërcënimet dhe dhunën fizike të përdorur nga ish-burri i saj për t’i mbajtur ata.
    Nëna dhe fëmijët u vendosën më pas në një strukturë të mbrojtur, ndërsa 53-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe u transferua në burgun e Capanne në Perugia.