Day: August 2, 2025

  • VIDEO/ Asist si me telekomandë dhe gol i anulluar, Shehu është lojtari shqiptar i momentit

    VIDEO/ Asist si me telekomandë dhe gol i anulluar, Shehu është lojtari shqiptar i momentit

    Julian Shehu është padyshim lojtari shqiptar me formën më të mirë. Grumbullimi në Kombëtare e ka rritur së tepërmi në personalitet, çka po jep efektet e veta edhe në fushën e lojës. Mesfushori shqiptar ka qenë edhe një herë tjetër protagonist në fitoren e skuadrës së tij.
    Vidzev Lodzi ka mposhtur sot me shifrat 3-0 Katovicen. Goli i parë ishte vendimtar në fitoren e Lodzit dhe këtu merita më e madhe i shkon pikërisht Shehut. Ky i fundit dha një asist si me telekomandë për Bergierin në minutën e 18, kur me portën e zbrazur e kishte si një lojë fëmijësh shënimin e golit. Në minutën e 47 ish-lojtari i Laçit e dërgoi vetë topin në rrjetë, por pas rishikimit në monitorin e VAR-it arbitri e anulloi për prekje të topit me dorë. Një vendim ky që më pas ngriti mjaft polemika.
    Ndërkohë dy golat e tjerë për vendasit u shënuan vetëm në fundin e ndeshjes, më konkretisht në minutën e 87 dhe në minutën e fundit të kohës së rregullt. Shehu ndihmoi sërish ekipin e tij të merrte tre pikët, duke konfirmuar edhe një herë tjetër veten si një pikë kyçe e skuadrës polake./Sport Ekspres/

    Na co sta? @RTS_Widzew_Lodz w tym sezonie? ?#WIDGKS 3:0 pic.twitter.com/MkCmZwkHWr
    — PKO BP Ekstraklasa (@_Ekstraklasa_) August 2, 2025

  • Vila qeveritare dhe darkë në restorant luksos – Soros dhe Huma Abedin në Dhërmi, Rama e pret si në çifligun e tij

    Vila qeveritare dhe darkë në restorant luksos – Soros dhe Huma Abedin në Dhërmi, Rama e pret si në çifligun e tij

    Alex Soros, miliarderi i ekstremit të majtë së bashku me bashkëshorten, Huma Abedin, kanë hyrë mbrëmë në Shqipëri me jaht nga Saranda dhe janë sistemuar në vilën qeveritare në Dhërmi.

    Mbrëmjen e sotme, Soros dhe Abedin janë parë në një darkë private me Edi Ramën dhe Linda Ramën në restorantin luksoz “Moyo” në Drimadhes.

    Asnjë njoftim zyrtar, asnjë transparencë për këtë vizitë. Rama e ka kthyer Shqipërinë në një çiflig privat, vendos Vilat dhe asetet e shtetit në dispozicion të miqve të tij.

  • VIDEO – Dy turistë holandezë kishin humbur rrugën në malin e Qerretit, gjenden dhe shpëtohen nga policia

    VIDEO – Dy turistë holandezë kishin humbur rrugën në malin e Qerretit, gjenden dhe shpëtohen nga policia

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë iu shkuan në ndihmë 2 turisteve nga Hollanda, të cilat kishin humbur rrugën dhe nuk po orientoheshin dot.
    Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë janë nisur në drejtim të malit të Qerretit, për të lokalizuar dhe ndihmuar turistet që kishin humbur orientimin.
    
    Pas disa orësh kërkime nga punonjësit e Policisë, është bërë e mundur gjetja e turisteve hollandeze, ku shtetasja K. D. kishte pësuar disa dëmtime të lehta, pasi ishte rrëzuar gjatë ecjes në mal.
    Turistet kanë falënderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Aksidenti në Dropull, policia zbardh detaje: I plagosuri në gjendje të rëndë në spitalin e Gjirokastrës

    Aksidenti në Dropull, policia zbardh detaje: I plagosuri në gjendje të rëndë në spitalin e Gjirokastrës

    Policia ka shpërndarë një njoftim të shkurtër për aksidentin e mbrëmjes së sotme në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Një person rreth 60 vjec ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet aktualisht në spitalin “Omer Nishani” për ndihmë mjekësore.
    Dropull/Informacion paraprak
    Rreth orës 22:30, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Glinës”, shtetasi T. B., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasin S. A., rreth 60 vjeç (këmbësor), i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në gjendje të rëndë shëndetësore.
    Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

  • “Do bëj tifo për Hajdukun e Splitit”, reagimi zyrtar i Dinamos për Bulkun: Fjalë të pahijshme!

    “Do bëj tifo për Hajdukun e Splitit”, reagimi zyrtar i Dinamos për Bulkun: Fjalë të pahijshme!

    Deklarata e Ervin Bulkut për mediet kroate ku shprehej se do mbështesë Hajdukun e Splitit ndaj Dinamos në turin e 3-të të Conference League ka shkaktuar bujë të madhe. Vetë Dinamo, në një reagim të bërë së fundmi në rrjetet sociale është shprehur se fjalë të tilla të thëna nga zëvëndëstrajneri i Shqipërisë,  janë të pahijshme dhe të turpshme.
    Postimi: 

    
Klubi i Dinamo City shpreh indinjatën në lidhje me një deklaratë në median sportive të zëvendëstrajnerit të Kombëtares shqiptare, z.Ervin Bulku. Është krejtësisht e pahijshme dhe e turpshme për futbollin shqiptar që një pjesëtar i stafit të Kombëtares të dalë kundër një ekipi shqiptar që luan në kompeticionet europiane, duke thënë se mbështet kundërshtarin e Dinamo City.
Shpresojmë që kjo deklaratë të jetë e pavërtetë dhe që z.Bulku të sqarojë gjithçka publikisht sa më shpejt.
    Img 7087
    Deklarata e Ervin Bulkut për mediet kroate ku shprehej se do mbështesë Hajdukun e Splitit ndaj Dinamos në turin e 3-të të Conference League ka shkaktuar bujë të madhe. Vetë Dinamo, në një reagim të bërë së fundmi në rrjetet sociale është shprehur se fjalë të tilla të thëna nga zëvëndëstrajneri i Shqipërisë,  janë të pahijshme dhe të turpshme.
    Postimi: 
    ReagimKlubi i Dinamo City shpreh indinjatën në lidhje me një deklaratë në median sportive të zëvendëstrajnerit të Kombëtares shqiptare, z.Ervin Bulku. Është krejtësisht e pahijshme dhe e turpshme për futbollin shqiptar që një pjesëtar i stafit të Kombëtares të dalë kundër një ekipi shqiptar që luan në kompeticionet europiane, duke thënë se mbështet kundërshtarin e Dinamo City.Shpresojmë që kjo deklaratë të jetë e pavërtetë dhe që z.Bulku të sqarojë gjithçka publikisht sa më shpejt.
     
     

  • Ervin Bulku sqaron deklaratën e tij: Jam keqinterpretuar, s’kam mbështetur asnjë kundërshtar të Dinamos

    Ervin Bulku sqaron deklaratën e tij: Jam keqinterpretuar, s’kam mbështetur asnjë kundërshtar të Dinamos

    Ish-futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare, Ervin Bulku, ka reaguar pas zhurmës së krijuar nga një artikull i publikuar në mediat kroate, i cili, sipas tij, ka deformuar qëllimin e një interviste të dhënë për sfidën mes Hajduk Split dhe Dinamo Zagreb.
    Në artikullin e përmendur, Bulku akuzohej se kishte mbështetur Hajdukun, rivalin e klubit kroat që drejtohet nga trajneri shqiptar Ilir Daja. Ky interpretim ka shkaktuar pakënaqësi tek tifozët e Dinamos, madje edhe bordi i klubit ka reaguar zyrtarisht. Për të sqaruar situatën, Bulku ka publikuar një deklaratë në rrjetet sociale, ku thekson se lajmi i shpërndarë është i pavërtetë dhe i bazuar në një titull manipulues:

    “Një titull abuziv dhe që nuk është shkëputur në asnjë pjesë të një interviste për mediat kroate, ka krijuar një atmosferë surreale në opinionin tonë sportiv. Nuk do të kisha reaguar, sepse çdo media, para se të bjerë në batakun e gënjeshtrave, do të kishte kërkuar minimalisht të lexonte të plotë intervistën time.”
    Më tej, ai shton se:
    “Në atë prononcim kam përcjellë ndjenjat e mia të ngrohta për periudhën që isha pjesë e atij klubi, kujtimeve shumë të mira që kanë lënë disa futbollistë shqiptarë në të kaluarën… si dhe marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona.”
    Bulku sqaroi gjithashtu se, ndonëse ka bërë një analizë teknike ku ka veçuar Hajdukun si skuadër favorite, nuk ka shprehur asnjëherë dëshirë që kjo skuadër të fitojë ndaj Dinamos:
    “Kam bërë gjithashtu një vlerësim teknik të të dyja skuadrave, ku kam veçuar Hajdukun si favorit, por në asnjë rast pa cituar që në duelin Hajduk-Dinamo dua fitoren e Hajdukut. Ky reagim vjen pasi në rrjetën e mashtrimit të një titulli abuziv ra edhe faqja zyrtare e Dinamos.”
    Në përfundim të deklaratës, ai u bën thirrje të gjithëve për mirëkuptim dhe shpreh mbështetjen e tij për futbollin shqiptar:
    “Shpresoj shumë në mirëkuptimin e opinionit të gjerë sportiv dhe si në çdo rast i dëshiroj suksese çdo klubi shqiptar në garat europiane.”

  • BBC: Dua Lipa merr shtetësinë e Kosovës – “Dy anët e mia u bënë një”

    BBC: Dua Lipa merr shtetësinë e Kosovës – “Dy anët e mia u bënë një”

    Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë zyrtarisht shtetësinë e Kosovës në një ceremoni të veçantë të mbajtur në Prishtinë, ku u prit nga Presidentja Vjosa Osmani, shkruan BBC.

    E lindur në Londër nga prindër kosovarë-shqiptarë, Lipa e ka jetuar një pjesë të fëmijërisë së saj në Prishtinë, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Marrja e shtetësisë kosovare për të përfaqëson një përmbushje të identitetit të saj të dyfishtë, transmeton KultPlus.

    “Kjo më bën të ndjehem e plotë – si dy anët e mia që më në fund janë bërë një. E dua këtë vend dhe kjo ka një domethënie të madhe për mua dhe për familjen time,” – deklaroi Lipa.

    Presidentja Osmani e quajti Duan “një nga figurat më ikonike kulturore në historinë e Kosovës”, ndërsa shtoi:

    “Nga skenat më të mëdha të botës te zemrat e miliona njerëzve, ajo e ka bartur historinë tonë me forcë, krenari dhe hir.”

    Në ceremoni, një kor fëmijësh interpretoi këngën “Levitating”, ndërsa i pranishëm ishte edhe ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i cili tha se “si Britania, ashtu edhe Kosova e quajnë Duan një nga të tyret.”

    Dua Lipa, që tashmë zotëron shtetësitë e Britanisë, Shqipërisë dhe Kosovës, është në Prishtinë për të performuar në festivalin Sunny Hill, të cilin e ka themeluar bashkë me babain e saj që nga viti 2018.

    Përmes këtij festivali dhe punës së saj humanitare, Lipa ka ndihmuar në ndryshimin e perceptimit për Kosovën dhe në promovimin e saj ndërkombëtar si një vend i gjallë, kulturor dhe me potencial./BBC/KultPlus.com

  • Gratë në letërsinë shqipe – Zëra që formësuan kulturën tonë

    Gratë në letërsinë shqipe – Zëra që formësuan kulturën tonë

    Nga Naim Frashëri e deri te Mitrush Kuteli e Ismail Kadare, letërsia shqipe ka qenë për një kohë të gjatë një fushë ku dominonin burrat në tekst, në histori dhe në kanon. Megjithatë, zërat e grave nuk munguan. Ato e shkrinë heshtjen përmes poezisë, prozës e dramës, duke krijuar një identitet të veçantë letrar që shpesh u la në hije.Gratë shqiptare në letërsi kanë shkruar mes dy botësh: një realiteti të fortë patriarkal dhe një bote artistike që kërkon shprehje të lirë. Që nga fillimi i shekullit XX e deri më sot, shumë prej tyre kanë sfiduar jo vetëm normat shoqërore, por edhe modelet e krijimit, duke sjellë rrëfime të reja për dashurinë, jetën, luftën, dhe qenien grua në një shoqëri në ndryshim.Nga Musine Kokalari te Mimoza Ahmeti: një rrugëtim i gjatëMusine Kokalari, e para shkrimtare shqiptare që botoi një libër në gjuhën shqipe, është një figurë themelore për historinë letrare dhe politike. E përndjekur për bindjet e saj politike, ajo mbeti e izoluar për vite me radhë, por zëri i saj vazhdoi të jetojë përmes teksteve që sot lexohen me respekt dhe admiracion.Ndërsa dekadat kalonin, emra si Flutura Açka, Helena Kadare, Elvira Dones, Mimoza Ahmeti dhe Lindita Arapi e shtuan gamën e temave dhe stileve. Ato sollën një ndjeshmëri të re ndaj trupit, identitetit, përkatësisë dhe të huajës duke krijuar letërsi që fliste si për brendësinë e shpirtit, ashtu edhe për dhimbjet kolektive të migrimit, represionit, dashurisë dhe humbjes.Një përpjekje për të rishkruar historinëHistorianët e letërsisë shqiptare për vite me radhë kanë pasur tendencën të nënvlerësojnë ose injorojnë zërin femëror. Sot, një brez i ri kritikësh, studiuesish dhe lexuesish po i kthehet kësaj trashëgimie me vëmendje dhe ndjeshmëri më të thellë.Në tekstet e grave shqiptare gjejmë një gjuhë ndryshe, jo vetëm në përmbajtje, por edhe në formë: më shpesh poetike, intime, shpërthyese, një jehonë e përvojave që nuk janë rrëfyer në mënyrë tradicionale.Gratë sot: më shumë zëra, më shumë guximSot, letërsia shqipe po përjeton një ringjallje të autorëve gra, të cilat po botojnë jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por edhe në përkthime të shumta jashtë vendit. Romane që trajtojnë migrimin, identitetin gjinor, luftën, jetën urbane dhe përvojën e diasporës shqiptare – po hapin rrugë të reja për lexuesit dhe krijuesit e rinj.Kjo është një kohë kur fjala e gruas shqiptare në letërsi është më e pranishme dhe më e fuqishme se kurrë. Një letërsi që nuk kërkon vetëm barazi në numra, por barazi në ndikim, në kujtesë dhe në kanon./KultPlus.com

  • Analiza e “Corriere Della Sera”: Ish-presidenti rus Medvedev, topi i lirshëm që askush nuk e mori seriozisht

    Analiza e “Corriere Della Sera”: Ish-presidenti rus Medvedev, topi i lirshëm që askush nuk e mori seriozisht

    Putini e largoi atë nga udhëheqja e qeverisë në vitin 2020, por ai kërkoi shpengim për të ashtuquajturin “Operacion Special Ushtarak” në Ukrainë. Tani, ai po sulmon “armiqtë” e Rusisë në mediat sociale.

    “Duke luajtur me zjarrin, përfundon duke u djegur”, kjo është një nga sloganet më të dashura të Dmitry Medvedev. Kur ishte president i Rusisë, ai ishte shpresa e madhe liberale dhe, pasi ra nga hiri, ai rindërtoi jetën dhe pozicionin e tij, duke u bërë një lloj Frati Parashikues i Apokalipsit.
    Ai e shqiptoi, ose më saktë, e shkroi, në postimin e tij të zakonshëm të mëngjesit në Telegram, me të cilin i ka uruar mirëmëngjes Perëndimit të urryer për gati katër vjet, të paktën pesëmbëdhjetë herë, duke evokuar një përgjigje bërthamore ndaj “provokimeve” të udhëheqësve evropianë dhe amerikanë ose fantazmës së një Lufte të Tretë Botërore .
    Gjithmonë me një ton “të gjithë do të vdesim”, veçanërisht armiqtë e Rusisë, gjë që, shkurt, do të të bënte të doje të trokisje në dru çdo lindje dielli nëse do ta merrje seriozisht.
    Në vend, nuk e bëjnë. Dhe, në fund të fundit, as ne në median perëndimore, të cilët në fillim të Operacionit Special Ushtarak i kalonim ditët duke raportuar shpërthimet e tij të përditshme me tone alarmi.
    Përpara se të kuptonim se ishte thjesht zhurmë sfondi që vinte nga një figurë që dikur ishte mbret i Kremlinit, por që tani thjesht po kërkon një autor dhe rehabilitim politik, duke ndjekur përpjekjen e tij për t’u pozicionuar si udhëheqës i krahut më luftë-nxitës për të rifituar reputacionin në sytë e Vladimir Putinit, së pari arkitektit të ngritjes së tij, pastaj rënies së tij.
    Shpesh më pyesin pse postimet e mia janë kaq të ashpra. Përgjigja është se i urrej. Janë kopilë dhe njerëz të ngathët. Ata duan që Rusia të vdesë.
    Dhe për sa kohë që jam gjallë, do të bëj gjithçka që mundem për t’i zhdukur. Kush tha që Ukraina do të ekzistojë ende në hartën e botës pas dy vitesh? Dërgesat e armëve të huaja në Ukrainë po na sjellin më afër dimrit bërthamor.
    Duket e pabesueshme që këto fjalë janë shkruar nga njeriu i cili, më 12 nëntor 2009, në Sallën e Shën Gjergjit në Kremlin, foli për “ripërtëritje dhe vlera demokratike” dhe premtoi një “shoqëri ruse të njerëzve të lirë” me akses të plotë në informacion, duke zëvendësuar “një shoqëri arkaike, ku udhëheqësi mendon dhe vendos për të gjithë”.
    Një vit më parë, Medvedev kishte zëvendësuar Putinin, i detyruar të jepte dorëheqjen nga kufizimi i Kushtetutës në dy mandate. Dhe mbërritja e tij në Kremlin kishte ngjallur shpresa të mëdha si brenda ashtu edhe jashtë Rusisë.
    “Liria është më e mirë se mungesa e lirisë”, kishte thënë ai , përpara se të fillonte një liberalizim të brendshëm të turpshëm dhe, mbi të gjitha, “Rivendosjen” e famshme me administratën e re të Barack Obamës, që kulmoi me nënshkrimin e Traktatit të Ri START, i cili shkurtoi arsenalet bërthamore të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.
    Shumë e panë atë si një pasardhës të mundshëm “të vërtetë”, pa një të kaluar sovjetike, i cili më në fund do ta çonte Rusinë drejt integrimit të plotë me partnerët e saj perëndimorë. Por shpejt u bë e qartë se ai ishte thjesht një zëvendësues, një parantezë.
    Medvedevi as nuk respektohej dhe as nuk kishte frikë nga silovikët, njerëzit në ministritë e fuqishme që kontrollojnë instrumentet më të rëndësishme të pushtetit. Putini u kthye në Kremlin dhe mori drejtimin e degës ekzekutive, duke mbetur numri dy në hierarkinë e brendshme.
    Por presidenti aktual , i cili e njeh atë që nga ditët e tij në Shën Petersburg, kur ai ishte profesor i drejtësisë në universitet dhe këshilltar ligjor i kryetarit të bashkisë Anatoly Sobchak, u detyrua ta largonte papritur nga udhëheqja e qeverisë në vitin 2020.
    Nuk kishte asnjë shpjegim , përveç një mori thashethemesh, që varionin nga paaftësia e dukshme deri te problemet personale për shkak të alkoolit.
    Duke filluar nga 16 janari 2020, Medvedev u bë thjesht një nënkryetar i Këshillit të Sigurisë, një post që nuk është i vogël. Përveç se udhëheqësi i vërtetë i këtij organi ishte Nikolai Patrushev, i fuqishëm në atë kohë, jo pikërisht miku i tij më i mirë.
    Në nisjen e Operacionit Special Ushtarak, Medvedev pa një mundësi për shpengim, duke filluar të luante rolin e “të çmendurit” që i pëlqen shefit me shpërthime të dhunshme kundër armiqve të tij dhe të Rusisë.
    I padëmshëm dhe joefektiv, brenda dhe jashtë vendit. Derisa dikush, ndoshta edhe më i çmendur se ai, e mori seriozisht për herë të parë. Kush e di sa i lumtur do të jetë Putini tani./ Marrë nga: Corriere Della Sera

    Top Channel

  • Hamasi refuzon të çarmatoset: Nuk do të ndodhë derisa të krijohet shteti palestinez

    Hamasi refuzon të çarmatoset: Nuk do të ndodhë derisa të krijohet shteti palestinez

    Hamasi ritheksoi se nuk do të çarmatoset nëse nuk krijohet një shtet sovran palestinez, duke ju përgjigjur kështu një prej kërkesave kryesore të Izraelit në bisedimet për një armëpushim në Gaza.

    Grupi i armatosur palestinez tha se po i përgjigjej deklaratave të të dërguarit të Presidentit amerikan Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, se Hamasi kishte “shprehur gatishmërinë” për të dorëzuar armët.
    Izraeli e konsideron çarmatosjen e Hamasit si një nga disa kushtet kryesore për çdo marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit.
    Negociatat indirekte midis Izraelit dhe Hamasit për të siguruar një armëpushim dhe lirimin e pengjeve ngecën javën e kaluar. Ditët e fundit, qeveritë e disa vendeve arabe i kanë kërkuar Hamasit të çarmatoset dhe të dorëzojë kontrollin e Gazës, pasi perëndimorët, përfshirë Francën dhe Kanadanë – njoftuan planet për të njohur shtetin e Palestinës.
    Mbretëria e Bashkuar tha se do ta bënte këtë nëse Izraeli nuk përmbushte disa kushte deri në shtator.
    Në një deklaratë, Hamasi tha se nuk mund të hiqte dorë nga e drejta për “rezistencë dhe armët” nëse nuk krijohej një “shtet palestinez i pavarur, plotësisht sovran me Jeruzalemin si kryeqytet”.
    Nga ana tjetër gjenerali Eyal Zamir i Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) paralajmëroi se nuk do të ndërpriten aksionet në Gaza, nëse dështojnë negociatat për të siguruar lirimin e shpejtë të pengjeve që mbahen nga Hamasi.

    Top Channel