Day: July 31, 2025

  • Qeveria merr pushimet, shtatori sjell “furtunën” në kabinetin e ri dhe në PS

    Qeveria merr pushimet, shtatori sjell “furtunën” në kabinetin e ri dhe në PS

    Qeveria ka marrë zyrtarisht pushimet. Edhe pse u njoftua si një mbledhje pune, kryeministri Edi Rama iu ka komunikuar sot ministrave të tij se mbledhja e radhës do të jetë në fund të gushtit, dhe nga ky moment mund të nisin pushimet.
    Pas një muaji pritet të mësohen edhe emrat e rinj të qeverisë dhe ministrat që do të marrin dhe një mandat tjetër.
    Gjatë gjithë kësaj kohe, Rama ka kërkuar efikasitet nga puna e ministrave, duke u kërkuar monitorim në terren të aksionit për lirimin e hapësirave publike, apo asaj që Rama e ka quajtur reformë për zhvillimin e territorit.
    Nuk kanë munguar edhe kritikat, ndërsa vetëm në fund të gushtit do të mësohet se si kanë performuar dhe sa e kanë bindur Ramën për të marrë edhe një mandat tjetër.
    Po ashtu, kryesocialisti ka njoftuar edhe ndryshime në parti dhe kjo vjeshtë nuk do të jetë aspak e qetë për socialistët.

  • Duka përgëzon Dinamon e Egnatian pas kualifikimit, inkurajon Vllazninë

    Duka përgëzon Dinamon e Egnatian pas kualifikimit, inkurajon Vllazninë

    Presidenti i FSHF-Armand Duka ka shkruar në rrjete sociale lidhur me sukseset e Dinamos dhe Egnatias të cilat u kualifikuan në raundin e tretë të Conference League. Fjalë inkurajuese edhe për Vllazninë

    Postimi:

    Dinamo City & Egnatia shkruajnë një tjetër faqe suksesi për futbollin shqiptar në Europë!

    Urime dy klubeve tona për kualifikimin në turin e tretë të UEFA Conference League!

    Dinamo City menaxhoi me qetësi një tjetër ndeshje të vështirë dhe siguroi kalimin e mëtejshëm, ndërsa Egnatia tregoi edhe një herë forcë dhe personalitet, duke fituar sërish ndaj Dinamo Minskut dhe duke bërë paraqitje mjaft të mira në këtë kompeticion.

    Kjo është një arritje e rëndësishme për futbollin shqiptar, që rrit kredibilitetin e klubeve tona dhe forcon imazhin e kampionatit tonë. Uroj që ky rrugëtim të vazhdojë edhe më tej me suksese të tjera!

    Ndërkohë, Vllaznia meriton gjithashtu respekt për paraqitjet e saj. E eliminuar vetëm në kohën shtesë, tregoi karakter dhe garoi me dinjitet. Koha për të reflektuar dhe për t’u përgatitur për sezonin e ri, me të njëjtin pasion dhe ambicie.

    Vazhdo leximin

  • Vllaznia nuk e thyen dot “mallkimin” me islandezët, shkodranët eleminihen në kohën shtesë mes 6 golave

    Vllaznia nuk e thyen dot “mallkimin” me islandezët, shkodranët eleminihen në kohën shtesë mes 6 golave

    Përballjet me ekipet islandeze mbeten një “mallkim” për skuadrat shqiptare, të cilin nuk e ka thyer dot as Vllaznia. Shkodranëve nuk ju mjaftoi fitorja 2-1 e një jave më parë për të siguruar kualifikimin. Kuqeblutë janë mposhtur në Rejkjavik me shifrat 4-2. Hafsteinsoni kaloi në epërsi Vikingurin që në minutën e 10, por në të 26-n Bekim Balaj riktheu baraspeshën. Vendasit gjetën rrugën e rrjetës me Hansenin në minutën e 55, por Balaj u shfaq sërish i rëndësishëm, duke barazuar në të 85-n. Megjithatë, festa e shkodranëve zgjati vetëm një minutë, pasi Hanseni e dërgoi sërish topin në rrjetë.
    Një gol ky që e çoi sfidën drejt 30 minutave të kohës shtesë. Gjatë shtesës ishte Thorkelsoni ai që në minutën e 94-t shënoi golin e kualifikimit. Si për të mos mjaftuar goli i pësuar, Tafili rëndoi edhe më tepër situatën, teksa u largua me karton të kuq në minutën e 111. Vllaznia eleminohet kështu nga Liga e Konferencës në turin e dytë të saj dhe tashmë të gjitha forcat do t’i përqendrojë te sezoni i ri i futbollit shqiptar, i cili do të nisë së shpejti./Sport Ekspres/

  • Vllaznia nuk ia del në Islandë, eliminohet në shtesë nga Vikingur

    Vllaznia nuk ia del në Islandë, eliminohet në shtesë nga Vikingur

    Vllaznia ishte shumë pranë një kualifikimi historik në raundin e tretë të Ligës së Konferencës, por ëndrra europiane u shua në mënyrë dramatike në minutat shtesë të sfidës kundër islandezëve të Vikingur.
    Takimi i dytë i zhvilluar në Islandë përfundoi me rezultatin 4-2 në favor të vendasve, çka i dha Vikingurit kualifikimin me rezultatin e përgjithshëm 5-4. Skuadra e Edi Martinit luftoi deri në fund, por nuk mundi të përballonte reagimin e shpejtë të islandezëve në momentet vendimtare.

    Ndeshja nisi me golin e shpejtë të Hafsteinsson në minutën e 10-të, por Balaj barazoi nga pika e bardhë në të 26-ën. Hansen riktheu avantazhin për Vikingur në të 55-ën, por edhe një herë Balaj tregoi qetësi, duke barazuar sërish me penallti në minutën e 85-të.

    Vetëm një minutë pas golit të dytë të Vllaznisë, islandezët shënuan menjëherë për 3-2 dhe çuan ndeshjen në shtesë. Atje, Thorkelsson realizoi golin vendimtar në minutën e 92-të, ndërsa shkodranët e mbyllën ndeshjen me dhjetë lojtarë pas përjashtimit të Tafilit në minutën e 112-të.

  • Zbulohet diagnoza e fshehur e Hulk Hogan: Legjenda e WWE vuante nga kancer i gjakut

    Zbulohet diagnoza e fshehur e Hulk Hogan: Legjenda e WWE vuante nga kancer i gjakut

    Është bërë publik shkaku i vdekjes së Hulk Hogan, ndërsa raporti mjeko-ligjor ka zbuluar një detaj tronditës: legjenda e wrestling-ut vuante prej kohësh nga leuçemia kronike limfatike (CLL), një formë e kancerit të gjakut që ai nuk e kishte ndarë me publikun.
    71-vjeçari humbi jetën më 24 korrik si pasojë e një ataku të rëndë në zemër, ndërsa mjekët nuk arritën ta shpëtonin pas një arresti kardiak në banesën e tij në Florida. Përveç CLL-së, Hogan kishte edhe fibrilacion atrial – një çrregullim i rrezikshëm i ritmit të zemrës.
    Familjarët kanë konfirmuar se trupi i tij do të kremohet, ndërsa nuk janë dhënë detaje për një ceremoni publike. Bashkëshortja e tij, Sky Hogan, dhe vajza, Brooke, kanë reaguar me mesazhe prekëse, duke kujtuar forcën, besimin dhe dashurinë që ai la pas.

  • Pas kritikave për performancat, Timberlake tregon të vërtetën: vuaj nga sëmundja Lyme

    Pas kritikave për performancat, Timberlake tregon të vërtetën: vuaj nga sëmundja Lyme

    Justin Timberlake ka bërë publike diagnozën e tij me Lyme disease, një sëmundje e rrezikshme që transmetohet nga pickimi i rriqrave. Në një postim në Instagram, ai rrëfeu se prej kohësh ka vuajtur nga lodhje ekstreme, dhimbje nervore dhe probleme të tjera shëndetësore gjatë turneut të tij dyvjeçar.
    “Kur mora vesh diagnozën, u trondita. Por më në fund kuptova pse ndihesha kaq keq në skenë,” shkroi këngëtari 44-vjeçar. Ai shtoi se e kishte menduar të ndalonte koncertet, por vendosi të vazhdojë për shkak të dashurisë për muzikën.
    Timberlake pranoi se ishte hezituar të fliste më herët, por donte të ishte më i hapur që njerëzit të mos e keqkuptonin. Ky reagim vjen pasi performancat e tij të fundit u kritikuan për mungesë energjie.
    Sëmundja Lyme është një sëmundje që, nëse nuk trajtohet në kohë, mund të shkaktojë komplikacione serioze. Në vitet e fundit, edhe figura të tjera publike si Justin Bieber dhe Bella Hadid kanë treguar se janë prekur prej saj.

  • 6,200 euro për një çorape të Michael Jackson, ja pse kjo s’është një çmenduri për fansat

    6,200 euro për një çorape të Michael Jackson, ja pse kjo s’është një çmenduri për fansat

    Një nga çorapet që Michael Jackson ka veshur në një nga koncertet e tij legjendarë është shitur në ankand për 6,200 euro. E zbukuruar me kristale dhe e përdorur gjatëperformancës së tij në Nice, Francë, më 27 qershor 1997, çorapja u ruajt nga një teknik i zërit dhe u nxor në shitje pas 28 vitesh.
    Çmimi fillestar ishte 2,500 euro, ndërsa ekspertët e vlerësuan ndërmjet 3,000 dhe 4,000 euro por koleksionistët i çuan shifrat më lart. Identiteti i blerësit nuk u bë publik, por objekti u konsiderua si “copëz historie pop”.
    Nuk është hera e parë që veshjet e “Mbretit të Pop-it” shiten për shifra marramendëse. Disa prej tyre përfshijnë:•Xhaketa e kuqe e “Thriller” – u shit për 1.8 milionë dollarë (2011)•Doreza me kristale Swarovski – 350,000 dollarë (2009)•Këpucët e para të ‘moonwalk’-ut – 75,000 dollarë (2018)•Xhaketa ushtarake e zezë, 144,000 dollarë
    Michael Jackson mbetet ikonë jo vetëm në muzikë, por edhe në tregun e koleksioneve, ku çdo detaj nga karriera e tij merr status legjendar.

  • Avokatët e Diddy-t në lëvizje: A do shpëtojë nga burgu?

    Avokatët e Diddy-t në lëvizje: A do shpëtojë nga burgu?

    Avokatët e Sean “Diddy” Combs po kërkojnë lirimin nga akuzat për transportim personash për qëllime prostitucioni, për të cilat reperi 55-vjeçar u shpall fajtor më herët këtë vit.
    Sipas tyre, ligji mbi të cilin bazohet vendimi, i njohur si Akti Mann, nuk zbatohet në këtë rast, pasi Combs nuk ka përfituar financiarisht dhe as nuk ka organizuar vetë transportin.
    Ai është liruar nga akuzat më të rënda, përfshirë shantazhin dhe trafikimin e qenieve njerëzore, dhe ndodhet në paraburgim në pritje të dënimit më 3 tetor.Mediat amerikane raportojnë se ish-presidenti Donald Trump po shqyrton mundësinë e faljes së tij.

  • Dinamo “fluturon” në turin e 3-të të Conference League, ia del Egnatia, Vllaznia shkon në shtesë

    Dinamo “fluturon” në turin e 3-të të Conference League, ia del Egnatia, Vllaznia shkon në shtesë

    Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2 në Andorrë, sfida e kthimit në “Elbasan Arena” përfundoi 1-1. Fraksioni i parë ishte mjaft interesant, me raste në të dyja krahët.
    Takimi u zhbllokua nga Zabërgja, në të 18-tën. Escaldes barazoi shifrat me Berlangën, në fillimin e pjesës së dytë. Dalja me karton të kuq e Gassamës komplikoi llogaritë për ekipin e Dajës, por numri i lojtarëve në fushë u barazua çerek ore para fundit, pasi Andrade u ndëshkua. Dinamo mbrojti me fanatizëm rezultatin, për të shkuar kështu në turin tjetër.

    Ndeshja mes Vllaznisë dhe Vikingur ka shkuar në shtesë. Shkodranët po pësojnë disfatë 3-2, teksa në sfidën e parë patën fituar 2-1.
    Pas suksesit 2-0 në aktin e parë, Egnatia bën gjithçka mirë ndaj Dinamo Minsk dhe fiton 1-0 edhe në ndeshjen e kthimit. Kampionët e Shqipërisë e shohin veten në turin e 3-të të Conference League, me sfidën që u vendos nga goli i Selmanit.