POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen N. B., 60 vjeçe, banuese në fshatin Kalivaç, pasi dje, dyshohet se ka ndezur zjarr afër banesës së saj, me qëllim pastrimin e tokës, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur disa pemë frutore dhe një sipërfaqe toke me bimësi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Day: July 30, 2025
-

Ndezi zjarr afër banesës, nën hetim gruaja nga Memaliaj
-

Sherr mes dy burrave në Këlcyrë, policia nis hetimet
POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit P. B., 61 vjeç dhe F. M., 70 vjeç, të dy banues në Këlcyrë, pasi dje, dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Apeli ul dënimin për ish-drejtorin e Kadastrës Gjirokastër
Ulje dënimi për ish-drejtorin e Kadastrës në Gjirokastër, Florian Taçi, Apeli vendos 4 vite burg për falsifikim dhe mashtrim
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka dhënë vendimin përfundimtar për ish-drejtorin e Kadastrës në Gjirokastër, Florian Taçi, i shpallur fajtor për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim. Apeli ka ulur dënimin nga 6 në 4 vite burg, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar, Taçi do të vuajë 2.8 vite heqje lirie.
Vendimi erdhi pas pranimit të fajësisë nga ana e Taçit dhe kërkesës për gjykim të shkurtuar, ndërsa në dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak, çka e lë me më shumë se 1 vit e gjysmë për të vuajtur në burg të sigurisë së zakonshme. Pritet që prokuroria të lëshojë urdhrin e ekzekutimit të dënimit në ditët në vijim.
Së bashku me Taçin, në këtë dosje u dënua edhe ish-vartësi i tij, Alban Memisha, me 4 vite burg, të cilat pas gjykimit të shkurtuar i reduktohen në 2.5 vite. Ndërkohë, Julian Nakuçi, një tjetër i përfshirë në çështje, është shpallur i pafajshëm dhe lirohet nga të gjitha akuzat.
Taçi dhe Memisha u arrestuan në flagrancë në shkurt 2024. Akuza ndaj Taçit përfshijnë falsifikim dokumentesh, mashtrim dhe shpërdorim detyre. Ai u la fillimisht në arrest shtëpiak nga Apeli në mars të këtij viti, ndërsa tashmë do të përfundojë pjesën e mbetur të dënimit në burg. -

Shpifja për vila, reagon Berisha: Përgjigje SHOQ dhe Kreshnik Ryshfetit!
Mediat pranë pushtetit kanë trilluar mesditën e sotme një lajm kisne familja Berisha po ndërton në periferi të Tiranës 140 vila. Kreu i PD ka reaguar menjëherë duke e cilësuar lajmin një gënjeshtër me stampë të shërbëtorëve mediatikë të Edi Ramës, si Bolino, Doçi, Ymer Çorapja (Mero Baze) dhe portalit JOQ, të cilin e quan, “portali i Kreshnik Ryshfetit”.
“Sipas këtyre lëpirësve të Edi Ramës, fajin e ka Saliu, dhe se Edi Rama për të pasuruar Saliun, po kafshon parqet kombëtare duke dhunuar ligje dhe Kushtetutë dhe kthyer Tiranën në kryeqytetin e mafjes së betonit në Europë.”,- shkruan Berisha.
Reagimi i plotë:
Duke u rrjeshtuar me serinë e gënjeshtrave stampë të Bolinos, Doçit dhe Ymer Çorapes, portali JOQ, që i takon të ndërrojë emrin në SHOQ ( Shpifja Osht Qejf) dhe portali i Kreshnik Ryshfetit, për llogari të Edi Ramës dhe karteleve të drogës, kanë hapur me gërma të mëdha lajmin se ‘Familja e Sali Berishës po ndërton 140 vila’.
Ky është një mashtrim publik i turpshëm pa asnjë bazë, i horrave të paguar në funksion dhe për zbatimin e porosive të Edi Ramës dhe për interesa të karteleve të drogës!
Sipas këtyre lëpirësve të Edi Ramës, fajin e ka Saliu, dhe se Edi Rama për të pasuruar Saliun, po kafshon parqet kombëtare duke dhunuar ligje dhe Kushtetutë dhe kthyer Tiranën në kryeqytetin e mafjes së betonit në Europë.
Kujtojmë gjithashtu se më herët ka reaguar edhe Jamarbër Malltezi, i cili i ka sfisuar këto media të provojnë në gjykatë trillimet e tyre, duke nënkuëtuar se do t’i padisë për shpifje.
-

Polici në Vlorë denoncon shefin që rrahu kamerierin: Më përplasën gruan te vijat e bardha, Ardian Isufi fshehu provat (VIDEO)
Efektiv i vjetër i policisë rrugore në Vlorë, Rexhep Llacaj akuzon ish-shefin e qarkullimit rrugor në Vlorë, Ardian Isufi, se ka ndikuar në fshehjen e provave të një aksidenti rrugor në vitin 2021, ku mbeti e plagosur rëndë bashkëshortja e tij. Isufi është njëherësh dhe oficeri i cili dhunoi kamarierin 18-vjeçar në Vlorë disa ditë më parë për një shishe uji.
Llacaj tha për News 24 se Ardian Isufi, i cili në atë kohë ishte OPGJ i ngjarjes, ndikoi në fshehjen e provave. Ai thotë se kur ishte vartës i Ardian Isufit, në kohën kur ishte shef i qarkullimit rrugor të qytetit të Vlorës, i kërkoi atij të zbardhej ngjarja e aksidentit të 2021.
“Gjithçka ka nisur në datën 24 Janar të vitit 2021, kur bashkëshortja dhe fëmijët e mitur po kalonin rrugën dhe në atë moment vjen një automjet i cili e merr përpara bashkëshorten dhe traumatizon fëmijët. Bashkëshortja qëndroi në koma për një kohë të gjatë, ndërsa sot është e paralizuar dhe fëmijët janë traumatizuar. Kur kam shkuar pas disa ditësh për të kërkuar pamjet nëpër biznese, mu tha se mos u mundo kot se ngjarjen e kanë fshehur, kanë ardhur efektivë të tjerë që kishin ardhur më përpara dhe fshirë”, tha Llacaj./ News 24 -

Mungesa e librezës nuk iu penalizon, hapat për të përfituar pensionin e pleqërisë
Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka njoftuar të gjithë personat që po përgatisin dokumentet për të përfituar pensionin, se mungesa e Librezës së punës nuk i penalizon nga e drejta e përfitimit.
“Në formularin e aplikimit online, në Seksionin III, B 1., ju duhet të deklaroni saktë periudhat e punës dhe ndërmarrjet apo institucionet ku keni punuar. Certifikata familjare, certifikata e martesës (kur deklarohen saktë të dhënat nga kërkueset), vërtetimi për periudhën e shërbimit të detyrueshëm ushtarak për burrat, vërtetimet që provojnë periudhat e sigurimit dhe pagat kontributive sigurohen nga ISSH”, thuhet në njoftim.
Për të përfituar pension pleqërie, krahas aplikimit online përmes platformës e-albania, një qytetar duhet të paraqesë edhe dokumentet përkatës që provojnë periudhën e tij të punës dhe historinë kontributive.
Dokumentacioni që paraqitet për pension pleqërie:
Librezë pune apo vërtetime mbi periudhat e punës (nëse keni).
Diplomë e Shkollës së Lartë (nëse e keni kryer shkollën e lartë).
Vendim gjykate për njohje vjetërsie në punë (nëse i jeni drejtuar Gjykatës për këtë çështje).
Kopje e librezës së energjisë elektrike (nëse kërkoni edhe kompensim energjie).
Çdo dokument tjetër që i shërben vërtetimit të periudhave të sigurimit. -

Priste klandestinët në Kakavijë, arrestohet i riu
POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin I. L., 28 vjeç, banues në Shkodër, pasi dje, u konstatua nga shërbimet e Policisë Kufitare, në vendin e quajtur “Dritë”, duke pritur një grup emigrantësh të cilët dyshohet se do t’i transportonte kundrejt pagesës, në qytetin e Shkodrës, që të kalonin ilegalisht kufirin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Biografi: Gwyneth Paltrow është një nga personazhet e famshëm më të papëlqyer në botë
Në një biografi të re të Gwyneth Paltrow, të titulluar “Gwyneth: Biografia”, shkruar nga Amy Odell, gazetarja dhe autorja i shpjegoi BBC-së se si aktorja fituese e çmimit Oscar u bë një “ikonë përçarëse” dhe pse ajo është “një nga personazhet e famshëm më të papëlqyera në botë”.
Siç thuhet në raportin e BBC-së, i cili prezanton intervistën: “Paltrow ka qenë subjekt i ironisë dhe admirimit që nga vitet 1990 – që nga marrëdhënia e saj publike dhe ndarja me Chris Martin deri te gjyqi i saj shumë i diskutuar për një aksident me ski në vitin 2023. Por ishte transformimi i saj në një sipërmarrëse Wellness përmes kompanisë së saj Goop që e çoi atë në një nivel tjetër të famës.”
“Gwyneth ka arritur të bëhet edhe më irrituese”, shkroi Guardian në vitin 2008, kur u lançua Goop. Që atëherë, shumë nga idetë e promovuara të markës – duke përfshirë produktet dhe “trajtimet” pa bazë shkencore – janë kritikuar ashpër. Në vitin 2020, kreu i Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar e quajti Goop “një platformë për sharlatanë dhe mashtrues”.
Në një intervistë, Paltrow i hodhi poshtë kritikat me indiferencë. “Nuk do ta kuptoj kurrë këtë nivel obsesioni dhe publiciteti. Por ne nuk duam të ndalojmë së ndryshuari bisedën vetëm për t’i pëlqyer të gjithëve”, tha ajo, duke shtuar se pavarësisht mungesës së provave shkencore për produktet e Goop, praktikat joshkencore kanë ekzistuar për “mijëra vjet”.
Në librin e saj të ri, gazetarja Amy Odell e përshkruan Paltrow si “një nga personazhet e famshëm më të papëlqyer në botë “. Edhe pse vetë Paltrow nuk mori pjesë, Odell foli me më shumë se 220 miq, bashkëpunëtorë dhe profesionistë të industrisë për të krijuar një portret të gruas që kaloi nga “vajza e Brad Pitt” në një markë globale të njohur.
Libri vjen pas veprës së mëparshme të Odell, Anna: The Biography (2022), rreth kryeredaktores së Vogue, Anna Wintour. Paralelet midis dy grave janë të dukshme: të dyja kanë ambicie të mëdha, personalitete më të mëdha se jeta, dhe kjo është arsyeja pse ato ishin kaq tërheqëse për autoren. -

Kapet me dru të prera në mënyrë të paligjshme, nën hetim 55-vjeçari nga Tepelena
POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. G., 55 vjeç, banues në fshatin Dukaj, pasi u konstatua duke transportuar me automjet, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Mjeti dhe lënda drusore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Lindsay Lohan trondit moderatorët me arsyen kryesore pse ajo e do jetën në Dubai
Lindsay Lohan po e adhuron jetën në Dubai.
Ylli i “Freakier Friday” zbuloi në “Live with Kelly and Mark” se arsyeja kryesore pse i pëlqen të jetojë në qytet është se i ofrohet njëfarë privatësie që të famshmit nuk e kanë në vende të tjera, veçanërisht në Hollywood.
“Është thjesht shumë larg Hollywood-it dhe unë jetoj një jetë shumë normale”, tha Lohan. “Nuk kam asnjë shqetësim se nuk mund të shkoj të ha në këtë vend sepse dikush do t’i bëjë një foto djalit tim. Dhe thjesht, ndihem shumë e sigurt.”
“Nuk kanë fotografë atje?”, pyeti prezantuesja Kelly Ripa , të cilës aktorja iu përgjigj: “Jo, nuk është e ligjshme. Nuk mund të bësh një foto të dikujt tjetër nëse je në një restorant. Duhet ta pyesësh personin, gjë që është një ndryshim i madh nga këtu.”
«Kjo është e pabesueshme», tha Ripa e tronditur.
Lohan u zhvendos në Dubai në vitin 2014 dhe atje takoi bashkëshortin e saj të ardhshëm, Bader Shammas. Çifti ndezi thashetheme për një romancë në shkurt të vitit 2020 dhe u martua në vitin 2022. Më shumë se një vit më vonë, ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, djalin Luai, 2 vjeç.