Day: July 24, 2025

  • VIDEO/ Egnatia hedh hap të rëndësishëm drejt turit të 3-të të Conference League, dy gola ndaj Dinamos së Minskut

    VIDEO/ Egnatia hedh hap të rëndësishëm drejt turit të 3-të të Conference League, dy gola ndaj Dinamos së Minskut

    Natë pozitive kjo për skuadrat shqiptare, teksa përveç Dinamos e Vllaznisë, ia del me sukses edhe Egnatia. Kampionët e Shqipërisë mundën 0-2 Dinamon e Minskut, në sfidën e parë të turit të dytë të Conference League.
    Në Hungari, Lushkja realizoi për të besuarit e Tetovës pak pa u mbushur 30 minuta lojë. Goli i sigurisë për Egnatian erdhi vetëm në fund dhe mban firmën e Bakayoko.

    Skuadra bjelloruse nuk pati më kohë për të bërë diçka, duke u detyruar të pajtohet me rezultatin. Takimi i kthimit do të zhvillohet me 31 korrik.

  • CONFERENCE | Prishtina barazon në Irlandën e Veriut, ka shanse kualifikimi. Natë e hidhur në Mal të Zi për ekipin shqiptar Deçiq

    CONFERENCE | Prishtina barazon në Irlandën e Veriut, ka shanse kualifikimi. Natë e hidhur në Mal të Zi për ekipin shqiptar Deçiq

    24 Korrik 2025

    23:17

    Telesport

    FC Prishtina ka arritur një barazim pa gola (0-0) në përballjen e parë ndaj Larne FC në kuadër të raundit të dytë të UEFA Europa Conference League, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit që do të luhet javën e ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
    Ndeshja e zhvilluar në “Showgrounds Stadium” në qytetin Ballymena pa një Prishtinë të kujdesshme në pjesën e parë, ku vendasit nga Irlanda e Veriut ushtruan presion të vazhdueshëm dhe e kontrolluan më mirë lojën.
    Megjithatë, në pjesën e dytë skuadra nga kryeqyteti kosovar reagoi fuqishëm, duke dominuar me raste të pastra shënimi. Tre mundësi të arta iu paraqitën , por konkretizimi mungoi.
    Rezultati 0-0 i jep përparësi Prishtinës në aspektin psikologjik për ndeshjen e kthimit, pasi luan përpara tifozëve të saj dhe në fushën e njohur të “Fadil Vokrrit”. Me përkrahjen e zjarrtë të “Plisave”, shanset jane te medha.
    Ne anen tjeter, nota e vetme negative eshte humbja e Deçiq, skuadra shqiptare e Tuzit te Malit te Zi, ku perballe Rapid Wien ka humbur 0-2 por qe pritej duke qene se diferenca eshte e madhe dhe e frikshme mbi buxhetin.

  • Trazira në Novi Pazar, tifozeria boshnjake sulmon polakët dhe serbët pas thirrjeve të tyre kundër Kosovës (VIDEO)

    Trazira në Novi Pazar, tifozeria boshnjake sulmon polakët dhe serbët pas thirrjeve të tyre kundër Kosovës (VIDEO)

    Atmosfera rreth përballjes mes Novi Pazarit dhe Jagiellonia Białystok në kualifikimet e Ligës së Konferencës u ndez jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.
    Të enjten mbrëma, në qytetin me shumicë boshnjake në jug të Serbisë – afër kufirit me Kosovën – tifozët vendas u përplasën me grupin huligan polak, të njohur për qëndrimet e tyre hapur anti-Kosovë.
    Provokimet nisën që para ndeshjes, kur huliganët polakë bënë thirrje kundër Kosovës gjatë udhëtimit për në Novi Pazar. Situata u tensionua edhe më shumë gjatë vetë ndeshjes, ku tifozët serbë u bashkuan me kore provokuese të tipit “Kosova është Serbi”.
    Sipas raportimeve, tifozët boshnjakë reaguan me zemërim ndaj këtyre provokimeve dhe sulmuan huliganët polakë, duke shkaktuar përplasje të ashpra. Të paktën një tifoz polak ka mbetur i lënduar gjatë incidentit. Pavarësisht trazirave jashtë fushës, Jagiellonia arriti të marrë një fitore 2:1, duke marrë një avantazh të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit.
    Organet e rendit pritet të hapin hetime mbi incidentet e dhunshme, ndërsa tensionet etnike dhe politike vazhdojnë të hedhin hije edhe mbi ngjarjet sportive në rajon.
    Novi Pazari  është një qytet i vendosur në Distriktin e Rashkës në Serbinë jugperëndimore. Sipas regjistrimit të vitit 2022, zona urbane ka 71,462 banorë, ndërsa zona administrative e qytetit ka 106,720 banorë. Qyteti është qendra kulturore e boshnjakëve në Serbi dhe të Sanxhakut.
    Një zonë shumëkulturore e myslimanëve dhe të krishterëve ortodoksë, shumë monumente të të dy feve, si Xhamia Altun-Alem dhe Kisha e Apostujve të Shenjtë Pjetër dhe Pavël, ndodhen në rajonin i cili ka gjithsej 30 monumente kulture të mbrojtura.Saved
    VIDEO

  • Etapa e 18-të fitohet nga Ben O’Konor, Pogaçar i paprekshëm në krye të Tour de France

    Etapa e 18-të fitohet nga Ben O’Konor, Pogaçar i paprekshëm në krye të Tour de France

    Çiklisti Ben O’Connor (Jayco AlUla) fitoi etapen e 18-të të Tour de France, Vif – Courchevel duke mbërritur i vetëm në Col de la Loze (171.5 km) pasi sulmoi që në fillim e prekur i pari vijën e finishit.

    Vendi i dytë i shkoi kryesuesit dhe kampionit në fuqi Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates). Sërish slloveni mbeti i paprekshëm, duke iu përgjigjur mirë sulmeve të ndjekësit Vingegard dhe duke u larguar përsëri në finale, e marrë edhe 9 sekonda. Danezi zuri vendin e tretë, i ndjekur nga Oscar Onley (Picnic PostNL), dhe vendin e pestë për Einer Rubio (Movistar), i cili ishte pjesë e shkëputjes.

    Në renditjen e përgjithshme, Pogaçar vazhdon të dominojë me një epërsi prej 04:26 minutash ndaj Vingegard. Lipowitz ka humbur pak terren, por ai ruan vendin e tretë në renditje përpara Onley (i cili, megjithatë, është vetëm 22 sekonda prapa) dhe Roglic.

    Vazhdo leximin

  • Kompania ndërton makina elektrike me kosto të përballueshme

    Kompania ndërton makina elektrike me kosto të përballueshme

     “Tesla” deklaroi se ka ndërtuar versionet fillestare të një makine elektrike të përballueshme, një lëvizje që duket se synon të ndalë rënien e ndjeshme të shitjeve që kompania ka përjetuar në tregjet globale, sipas Reuters.

    Kompania e Elon Musk raportoi rënien më të madhe tremujore të shitjeve në më shumë se një dekadë dhe një fitim që nuk përmbushi pritshmëritë e “Wall Street”-it. Megjithatë, përqindja e fitimit nga prodhimi i makinave ishte më e mirë se sa pritej.

    Tesla tha se pret të nisë prodhimin në volum të modelit të lirë gjatë gjysmës së dytë të këtij viti, duke ngjallur shpresa se kjo do të ringjallë kërkesën në një kohë kur kompania po përballet me konkurrencë në rritje nga makinat elektrike më të lira, sidomos në Kinë, si dhe me një reagim të vazhdueshëm ndaj pikëpamjeve të djathta ekstreme të Musk.

    Shefi  i Financave i “Tesla”-s, Vaibhav Taneja, deklaroi gjatë një telefonate me investitorët se prodhimi i modelit më të lirë do të përshpejtohet tremujorin e ardhshëm, por me një ritëm më të ngadaltë se sa ishte parashikuar fillimisht. Kompania nuk dha asnjë përditësim për parashikimin e saj vjetor për dorëzimet.

    “Rezultatet zhgënjyese të Tesla-s nuk janë befasuese duke pasur parasysh vështirësitë që ka kaluar së fundmi”, tha analisti i Emarketer, Jacob Bourne. “Një model vërtet i përballueshëm mund të jetë çelësi për të rritur shitjet nëse Tesla arrin ta pozicionojë atë në mënyrë të suksesshme, pa dëmtuar imazhin e modeleve të saj më të shtrenjta.”

    Kjo është rënia e dytë radhazi e të ardhurave tremujore, me një rënie prej 12%, pavarësisht se kompania prezantoi një version të përmirësuar të Model Y, SUV-i më i shitur i saj, që pritej të ndihmonte në rritjen e kërkesës.

    Një rënie prej 51% në shitjet e kredive rregullatore të makinave,  të cilat blihen nga prodhues të tjerë që nuk i përmbushin rregulloret e ndotjes , ndikoi gjithashtu negativisht në të ardhurat dhe fitimin.

    Të ardhurat ranë në 22,5 miliardë dollarë për tremujorin prill-qershor, nga 25,5 miliardë dollarë një vit më parë. Analistët kishin parashikuar mesatarisht 22,74 miliardë dollarë. Fitimi i rregulluar për aksion ishte 40 cent, më pak se parashikimi prej 43 cent.

    Marzhi bruto nga automjetet, duke përjashtuar kreditë rregullatore, ishte 14.96%, më i lartë se pritshmëritë, falë uljes së kostos për njësi.

    Në prill, “Tesla” kishte deklaruar se do të fillonte prodhimin e modelit më të përballueshëm deri në fund të gjysmës së parë të vitit, por burime për Reuters kishin thënë se ai do të vonohej disa muaj. Tesla nuk dha detaje për modelin, numrin e njësive të prodhuara apo çmimin që do të nxjerrin në treg./atsh/ KultPlus.com

  • Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

    Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

    Arabia Saudite nënshkroi marrëveshje të rëndësishme investimi dhe partneriteti me Sirinë më 24 korrik, me vlerë prej 6.4 miliardë dollarësh, për të ndihmuar në rindërtimin e infrastrukturës, telekomunikacionit dhe sektorëve kryesorë të tjerë të vendit të shkatërruar nga lufta.

    Mbretëria e pasur me naftë në Gjirin Persik është një nga mbështetëset kryesore të Qeverisë e re siriane, e cila mori pushtetin pas një ofensive të udhëhequr nga islamistët që rrëzoi nga pushteti udhëheqësin e komtshëm të Sirisë, Bashar al-Assad, në dhjetor.
    Duke folur në Forumit të Investimeve Siri-Arabi Saudite të mbajtur në pallatin presidencial në Damask, ministri saudit i Investimeve, Khalid Al-Falih, njoftoi për “nënshkrimin e 47 marrëveshjeve dhe memorandumeve mirëkuptimi… me një vlerë totale prej gati 6.4 miliardë dollarëve”.

    Me praninë e presidentit të përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa, dhe zyrtarëve të tjerë, ministri sirian i Ekonomisë, Mohammed al-Shaar, e quajti këtë forum “një hap të madh në historinë e marrëdhënieve midis dy vendeve tona vëllazërore”.
    Falih tha se 2.9 miliardë dollarë do të dedikohen për infrastrukturë dhe do të ndërtohen tri fabrika të çimentos.
    Kompanitë saudite të telekomunikacionit do të investojnë rreth 1.07 miliardë dollarë “me qëllim zhvillimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e kapaciteteve të sigurisë kibernetike”, shtoi ai.
    Sektorë të tjerë, përfshirë bujqësinë dhe financat, pritet gjithashtu të përfitojnë nga marrëveshjet e mëdha.
    Të enjten, ekspertët e Kombeve të Bashkuara mirëpritën heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë nga Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera perëndimore, duke thënë se kjo “hap rrugë premtuese për rimëkëmbje”.
    “Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së përkohshme t’i japë prioritet rindërtimit të infrastrukturës së qëndrueshme dhe shërbimeve publike për të përmbushur gamën e gjerë të të drejtave të njeriut që janë në rrezik në Siri”, tha OKB-ja.
    Lufta 14-vjeçare civile në Siri shkatërroi pjesën më të madhe të infrastrukturës së vendit, dhe udhëheqësit e rinj shpresojnë të marrin mbështetje ndërkombëtare për përpjekjet e rindërtimit, të cilat OKB-ja i vlerëson se mund të kushtojnë mbi 400 miliardë dollarë.
    Në fillim të këtij muaji, presidenti amerikan, Donald Trump, formalizoi heqjen e sanksioneve amerikane ndaj Sirisë, duke synuar riintegrimin e vendit në ekonominë globale.
    Në maj, ai veçse kishte hequr shumicën e masave, pas thirrjeve nga Arabia Saudite dhe Turqia.
    Në maj, Siria nënshkroi një marrëveshje për energji në vlerë prej 7 miliardë dollarësh me një konsorcium kompanish nga Katari, Turqia dhe SHBA-ja për të ndihmuar ringjalljen e sektorit të energjisë elektrike.

  • Erdogani provokon sërish: Shën Sofia, simboli i Rënies, u “ringjall” kur u shndërrua në xhami

    Erdogani provokon sërish: Shën Sofia, simboli i Rënies, u “ringjall” kur u shndërrua në xhami

    Rexhep Tajip Erdogan iu referua pesë viteve që nga shndërrimi i Shën Sofisë në xhami, duke e përshkruar atë si një “simbol të Rënies së Kostandinopojës”.

    Presidenti turk, në një mesazh në Twitter, të cilin e shoqëroi me një foto të Shën Sofisë, shpreh “mirënjohjen e tij të pafundme” ndaj “Zotit” që “na dha mundësinë të dëshmojmë ringjalljen e Shën Sofisë”.
    “Shën Sofia, simboli i Rënies së Kostandinopojës dhe trashëgimia e Mehmet Pushtuesit, mori thirrjen e parë për lutje dhe lutjen e saj të parë pas 86 vitesh, pesë vjet më parë.

    İstanbul’un Fethi’nin sembolü, Fatih’in emaneti Ayasofya, 86 yıl aradan sonra ilk ezana ve ilk namaza 5 yıl önce bugün kavuştu…
    Ayasofya’nın dirilişini görmeyi bizlere nasip eden Rabb’ime sonsuz şükürler olsun. pic.twitter.com/CUHgs1leqC
    — Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) July 24, 2025

    Mirënjohje e pafundme Zotit që na dha mundësinë të dëshmojmë ringjalljen e Shën Sofisë”, shkruan Tayyip Erdogan.

    Top Channel

  • Departamenti i Drejtësisë padit Qytetin e Nju Jorkut, kryebashkiakun dhe disa zyrtarë

    Departamenti i Drejtësisë padit Qytetin e Nju Jorkut, kryebashkiakun dhe disa zyrtarë

    Departamenti i Drejtësisë ngriti padi të enjten kundër Qytetit të Nju Jorkut, kryetarit të bashkisë Eric Adams dhe zyrtarëve të tjerë të qytetit, duke sfiduar ligjet e qytetit për strehimin e emigrantëve pa dokumente.

    Padia u ngrit në Distriktin Lindor të Nju Jorkut.
    Departamenti argumentoi se politikat e qytetit për strehimin përbëjnë një “përpjekje të qëllimshme” për të penguar zbatimin federal të ligjit për imigracionin dhe duhet të shpallen të paligjshme sipas Klauzolës së Supremacisë së Kushtetutës.
    Departamenti i Drejtësisë ka ngritur disa padi të tjera të ngjashme ligjore në Los Anxhelos, Kolorado, Illinois, New Jersey, si dhe një që synon shtetin e New York-ut.

    Top Channel

  • Franca paralajmëroi njohjen e shtetit të Palestinës, reagon Izraeli: Macron po i dorëzohet terrorizmit! Në vend që të ishte krah nesh, po…

    Franca paralajmëroi njohjen e shtetit të Palestinës, reagon Izraeli: Macron po i dorëzohet terrorizmit! Në vend që të ishte krah nesh, po…

    Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se Franca do ta njohë shtetin e Palestinës në muajin shtator, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

    Në lidhje me këtë zhvillim ka reaguar Izraeli, ku ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, thotë se qëllimi i Francës për të njohur Palestinën si shtet ishte një “dorëzimi ndaj terrorizmit”.
    “Në vend që të qëndrojë në krah të Izraelit në këtë kohë sprovash, presidenti francez po vepron për ta dobësuar atë”, shkroi Katz në një postim në X.
    “Ne nuk do të lejojmë krijimin e një entiteti palestinez që do të dëmtonte sigurinë tonë, do të rrezikonte ekzistencën tonë dhe do të minonte të drejtën tonë historike për Tokën e Izraelit. Jemi të gjithë të bashkuar për të parandaluar këtë rrezik të madh”, shton më tej ai.

    הכרזת מקרון על כוונתו להכיר במדינה פלסטינית היא חרפה וכניעה לטרור ומתן פרס ורוח גבית למרצחי ואנסי החמאס, שביצעו את הטבח הנורא ביותר בעם היהודי מאז השואה.במקום להתייצב לצד ישראל בעת מבחן זאת, נשיא צרפת פועל להחליש אותה.לא נאפשר הקמת ישות פלסטינית שתפגע בביטחוננו ותסכן את קיומנו…
    — ישראל כ”ץ Israel Katz (@Israel_katz) July 24, 2025

    Top Channel

  • Gjadri, shpenzim 114 mijë euro në ditë/ Marrëveshja për emigrantët, raporti: Model jashtëzakonisht i kushtueshëm për Italinë

    Gjadri, shpenzim 114 mijë euro në ditë/ Marrëveshja për emigrantët, raporti: Model jashtëzakonisht i kushtueshëm për Italinë

    Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për ndërtimin e qendrave të ndalimit për emigrantët po i kushton shumë vendit fqinj.

    Sipas një raporti të publikuar nga ActionAid dhe Universiteti i Barit, ky model është “jashtëzakonisht i kushtueshëm, i padobishëm dhe çnjerëzor”.
    Sipas raportit, qendrat në Shëngjin dhe Gjadër, të hapura në tetor 2024, kanë konsumuar miliona euro fonde publike të Italisë. Vetëm për ndërtimin e qendrës në Gjadër janë shpenzuar 74.2 milionë euro, me një kosto prej 153 mijë eurosh për çdo shtrat. Ndërkohë, një qendër e ngjashme në Itali ka kushtuar vetëm 21 mijë euro për shtrat. Në vetëm 5 ditë operimi real gjatë vitit 2024-ës, qendrat shqiptare i kanë kushtuar shtetit italian 570 mijë euro, ose thënë ndryshe, 114 mijë euro në ditë për të mbajtur vetëm 20 persona, të cilët më pas u liruan.
    Raporti thekson se janë shpenzuar edhe 528 mijë euro shtesë për akomodimin dhe ushqimin e personelit të policisë që shërbente në këto struktura, pa llogaritur kostot e transportit detar nga Italia në Shqipëri.
    Në prill 2025, pas dështimit të tre operacioneve të para për transferimin e azilkërkuesve, qeveria italiane e ndryshoi funksionin e qendrës në Gjadër dhe e përdori për emigrantët në pritje për dëbim. Por edhe kjo strategji, për ActionAid duket absurde, pasi në strukturat ekzistuese italiane ka ende 263 vende bosh. Qeveria italiane po e përdor marrëveshjen me Shqipërinë si një model për të ardhmen. Komisioni Europian i Ursula von der Leyen dhe disa vende anëtare të BE-së po e shohin këtë eksperiment si shembull të mundshëm për qendra ndalimi jashtë BE-së, sipas modelit të “vendit të tretë të sigurt”.

    Top Channel