Day: July 22, 2025

  • Izraelitët e Big Shopping Centers do të hyjnë në Shqipëri, në partneritet me grupin BALFIN

    Izraelitët e Big Shopping Centers do të hyjnë në Shqipëri, në partneritet me grupin BALFIN

    Grupi i biznesit nga Izraeli, Big Shopping Centers, do të hyjë në tregun shqiptar, në një ndërmarrje të përbashkët me grupin shqiptar të biznesit Balfin. Izraelitët do të bëhen aksionarë në një nga sipërmarrjet më të reja të Balfin, kompaninë Retail Park Shkodra.Në muajin qershor, palët kanë njoftuar në Autoritetin e Konkurrencës për krjimin e shoqërisë së përbashkët CEE – BIG – BALFIN Holding Development, një shoqëri investuese, e themeluar sipas legjislacionit të Hungarisë dhe që zotërohet bashkërisht nga Balfin dhe CEE – BIG, me qëllim zhvillimin, pronësinë dhe administrimin e investimeve në parqe tregtare në Shqipëri.CEE – BIG B.V. është një shoqëri e regjistruar në Holandë, e themeluar sipas legjislacionit të Holandës dhe përfaqëson degën evropiane të grupit izraelit BIG Shopping Centers.BIG Shopping Centers është një kompani e listuar në bursën e Tel Avivit, me një vlerë neto prej afërsisht 3 miliardë eurosh. Grupi është i pranishëm në Europë nëpërmjet BIG Europë dhe filialeve të saj.Sipas informacionit në faqen e internetit të kompanisë, degët e BIG Europe dhe kompanitë simotra (kryesisht CEE-BIG dhe AFI Properties) zotërojnë dhe menaxhojnë një portofol prej afër 50 projektesh aktive në Evropën Qendrore-Lindore (parqe shitjeje me pakicë, qendra tregtare dhe parqe zyrash) dhe 10 ndërtesa të industrisë së lehtë në Francë.Përveç kësaj, portofoli i CEE përfshin 20 projekte shitjeje me pakicë dhe zyrash në ndërtim e sipër, dhe toka shtesë në fazat e hershme të zhvillimit, duke përfshirë energjinë e rinovueshme.BIG Europe themeloi selinë e saj të re evropiane në verën e vitit 2023, me qëllimin e qartë për të investuar kapital dhe për të rritur kompaninë.Fokusi i saj kryesor do të vazhdojë të jetë në tregjet e Europës Lindore.Shoqëria objekt i këtij transaksioni, Retail Park Shkodra ka si objekt aktiviteti parësor zhvillimin dhe dhënien me qira të hapësirave për shitje me pakicë dhe shërbime komerciale në një format të konceptuar si “retail park”.Parqet do të përbëhen nga njësi komerciale, të cilat do t’u jepen me qira operatorëve të pavarur të shitjes me pakicë, përmes marrëveshjeve të posaçme të qirasë.Retail Park Shkodra u themelua në muajin prill të këtij viti dhe aktualisht ka si aksioner të vetëm grupin Balfin, deri në finalizimin e transaksionit për kontrollin e përbashkët me CEE – BIG.Retail Park Shkodra është shoqëria e parë që do të kontrollohet nga CEE – BIG – BALFIN Holding Development Ltd. dhe përfaqëson projektin e parë konkret të zbatuar në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Balfin dhe BIG.Nga ana tjetër, grupi Balfin vazhdon ta ketë si pjesë të rëndësishëm të portofolit të saj zhvillimin dhe administrimin e pasurive të paluajtshme, kryesisht qendrave dhe parqeve tregtare dhe industriale.Aktualisht, Balfin zotëron qendrat tregtare QTU dhe TEG në Shqipëri, parkun e biznesit West Park në Korçë dhe qendrën e biznesit East Gate Mall në Shkup të Maqedonisë së Veriut, si edhe parqet logjistike Tirana Logistic Park në Tiranë dhe East Gate Business në Shkup. / E.ShehuKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Shkëndija krenon shqiptarët në Champions, mund Steauan e Bukureshtit

    Shkëndija krenon shqiptarët në Champions, mund Steauan e Bukureshtit

    Shkëndija ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët mbrëmjen e sotme. Klubi nga Tetova ka thyer pritshmëritë e opinionit sportiv, teksa ka mposhtur Steauan e Bukureshtit me rezultatin minimal 1-0. Ndeshja u vendos në minutën e 65, kur Alhasani e dërgoi topin në rrjetë.
    Një fitore mjaft e vyer për kuqezinjtë, të cilët do të provojnë në ndeshjen e kthimit kualifikimin në turin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Sfida e dytë do të luhet në Bukuresht mbrëmjen e së martës së ardhshme, më 29 korrik./Sport Ekspres/

  • Krahas Tiranës, rekord ndërtimesh edhe në Kamzë, Golem e Lezhë në 2024-n

    Krahas Tiranës, rekord ndërtimesh edhe në Kamzë, Golem e Lezhë në 2024-n

    Për 2024, në rang vendi 61 bashkitë arkëtuan 18,5 mld lekë apo rreth 42,3% më shumë se në 2023 nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për lejet e reja që jepen për ndërtim, sipas raportit të Institutit të Bashkive të Shqipërisë “Qeverisja Vendore në Shqipëri – Raport mbi situatën aktuale”.Tirana vijon të mbajë peshën kryesore të totalit të arkëtimeve me 72% e ndjekur nga bashkitë Kamzë me 8%, Durrësi 3%, dhe Vlora, Saranda dhe Himara me nga 2% secila.Në Tiranë, arkëtimet nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për vitin 2024 arritën 14,3 miliardë lekë, apo rreth 140 mln euro sipas raportit të Institutit të Bashkive. Për 2023, arkëtimet arritën 9,3 miliardë lekë. Krahasuar me 2023 arkëtimet u rritën rreth 53% (pothuajse rreth 5 mld lekë më shumë).Rritja e arkëtimeve në Tiranë është ndikuar nga shtimi i sipërfaqeve të lejeve të ndërtimit dhe ndryshimet në çmimet e referencave që nisin zbatimin nga muaji gusht 2023.Mbi këto çmime llogariten edhe detyrimet e ndërtuesve për taksën e ndikimit në infrastrukturë. Në kryeqytet në 2024-n u dha një rekord prej 1.9 milionë metrash katroleje ndërtimi, me rritje 36% me bazë vjetore.Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024, mbledh rekord nga taksatPas Tiranës, vendin e dytë për nivelin e arkëtimeve e mban Kamza, e ndjekur më pas nga Kavaja, Vlora, Shkodra, Vora, Elbasani, Korça, Lezha etj.Bashkia e Kamzës ka një rritje të konsiderueshme të të ardhurave nga kjo taksë, si në vlerë absolute dhe në %. Arkëtimet për 2024 arritën në vlerën e 1,3 mld lekëve apo 23% më shumë sesa viti paraardhës. Në Kamzë, kryesisht në zonën e Paskuqanit po ndërtohen komplekse pallatesh, që janë më të leverdishme se në kryeqytet, duke u luhatur nga 800-1200 euro/m2, nga mbi 1400 euro/m2 që fillojnë në Tiranë. Bien arkëtimet në Vlorë e Sarandë; “Shpërthen” Lezha e GolemiKavaja është bashkia e tretë që ka pasur nivelin më të lartë të ndërtimeve në 2024-n, me Bashkinë që ka arkëtuar 584 milionë lekë në 2024-n, me rritje 54% me bazë vjetore.Në zonën e Golemit (që i përket Kavajës duke nisur nga Përroi i Agait), ndërtimet janë intensifikuar me hotele e komplekse banimi, duke ulur më tej hapësirat e gjelbra, ashtu siç ndodhi vite më parë në Plazh apo në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Në bregdetin e Durrësit e Golemit ka kërkesë për blerje nga të huajt, duke nxitur dhe rritjen e çmimeve, që fillojnë nga 1400 euro/m2.“Nxehen” çmimet në bregdet, stepen blerësit e huajBashkia që ka shënuar rritjen më të fortë të arkëtimeve është Lezha. Për 2024-n, kjo bashki arkëtoi 460,4 mln lekë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë apo 256% më shumë se në 2023. Në zonën e Shëngjinit po ndërtohen pallate e hotele, duke shfrytëzuar çdo hapësirë të lirë të mundshme, e nxitur nga kërkesa e shtetasve të Kosovës, që duan të blejnë shtëpi pushimi, por edhe e polakëve.Bashkitë pranë zonave bregdetare, si: Durrësi dhe Vlora edhe pse janë ndër 10 bashkitë me vlerën më të lartë të arkëtimeve nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, kanë ulje të ardhurash krahasuar me 2023.Në Durrës u arkëtuan 231 mln lekë të ardhura nga taksa e ndikimit në infrastrukturë rreth 38% më pak se 2023.Në Vlorë u arkëtuan 203 mln lekë të ardhura nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për 2024 apo rreth 27% më se 2023. Edhe në Sarandë arkëtimet arritën në vlerën e 179,4 mln lekëve rreth 39% më pak se 2023.Shkodra shënoi rritje të fortë me mbi dyfishin e të ardhurave. Nga 65,7 mln lekë në 2023, arkëtimet për 2024 arritën në vlerën e 140,7 mln lekëve rreth 114% më shumë se 2023.Burimi: Instituti i Bashkive të ShqipërisëKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Ballkani i shënon 4 gola kundërshtarit, ekipi i Shehit hedh njërën këmbë në turin e tretë të Europa League-s

    Ballkani i shënon 4 gola kundërshtarit, ekipi i Shehit hedh njërën këmbë në turin e tretë të Europa League-s

    Ballkani e ka nisur në mënyrë të suksesshme rrugëtimin në Europë. Skuadra nga Theranda ka mposhtur sot me shifrat 4-2 Florianën në turin e dytë kualifikues të Europa League-s. Goli i parë u shënua nga Grech-i, i cili gjeti rrugën e rrjetës nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 8. Tolaj ktheu sërish baraspeshën në minutën e 13, por Floriana shënoi sërish me anë të Jah në minutën 25. Festa zgjati vetëm 2 minuta. Kaq iu nevojit Adetunjit për t’i çuar shifrat përkohësisht në 2-2.
    Më pas Tolaj në minutën e 32-të dhe Adetunji në të 76-n përmbysën rezultatin në 4-2 për Ballkanin. Kështu ekipi i Orges Shehit ka hedhur njërën këmbë në turin e tretë të Europa Legue-s, duke shkuar më i qetë në ndeshjen e kthimit javën e ardhshme./Sport Ekspres/

  • Aksident në Memaliaj, 3 të plagosur

    Aksident në Memaliaj, 3 të plagosur

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. A., 43 vjeç, banues në Ksamil, pasi në aksin rrugor “Buz-Luftinjë”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. L. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 3 shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Gjirokastër, vëllai rreh motrën

    Gjirokastër, vëllai rreh motrën

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. A., 46 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Ndërtoi pa leje në pronën e një gruaje, 65-vjeçari nga Gjirokastra kapet në Kakavijë

    Ndërtoi pa leje në pronën e një gruaje, 65-vjeçari nga Gjirokastra kapet në Kakavijë

    POLICIA E SHTETIT
    Në vijim të informacionit të dhënë më datë 18.07.2025, për shpalljen në kërkim të shtetasit E. Zh., 65 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili dyshohet se ka ndërtuar pa lejen e organeve kompetente, në tokën e shtetases V. Ç., bëjmë me dije se ky shtetas është kapur dje, nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Kakavijë, në hyrje. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për këtë shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Plagoset me thikë në bark një 27-vjeçar në Vlorë

    Plagoset me thikë në bark një 27-vjeçar në Vlorë

    Një 27-vjeçar nga fshati Risili është plagosur me thikë mbrëmjen e kësaj të marte. I riu është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.
    Mësohet se 27-vjeçari ka marrë plagë në bark, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende e ditur.
    Në spital kanë mbërritur edhe forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin apo autorët e mundshëm.

  • Aksident në Fushë-Arrëz/ Makina me shpejtësi të lartë përfundon në lokal, plagosen 3 gra, mes tyre pronarja

    Aksident në Fushë-Arrëz/ Makina me shpejtësi të lartë përfundon në lokal, plagosen 3 gra, mes tyre pronarja

    Një automjet tip BMW që po lëvizte me shpejtësi në qytetin e Fushë Arrëzit ka përfunduar në ambientet e një lokali, duke shkaktuar plagosjen e 3 grave. Ngjarja ndodhi pasi drejtuesi i mjetit dyshohet se humbi kontrollin dhe përfundoi në muret e lokalit, ku në atë moment ndodheshin 3 gratë e ulura në një nga tavolinat e jashtme.
    Si pasojë e përplasjes, një prej grave, shtetasja F.B., e cila është edhe pronare e lokalit, u transportua menjëherë drejt Spitalit të Pukës. Edhe 2 gratë e tjera që ndodheshin në tavolinë kanë marrë dëmtime, por fatmirësisht të gjitha ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Pukës.
    Drejtuesi i mjetit, Fatjon Ruka, është shoqëruar nga Policia. Paraprakisht dyshohet se makina po lëvizte me shpejtësi në momentin që humbi kontrollin. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • Trump paralajmëron Iranin: Mund t’ju godasim sërish nëse është e nevojshme

    Trump paralajmëron Iranin: Mund t’ju godasim sërish nëse është e nevojshme

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se SHBA mund të sulmojnë përsëri objektet bërthamore të Iranit, nëse situata e kërkon një veprim të tillë. Kjo deklaratë erdhi pas pranimit të ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i cili konfirmoi për Fox News se tre instalacione bërthamore ishin dëmtuar rëndë nga sulmet ajrore amerikane të zhvilluara në qershor.
    “Sigurisht që janë dëmtuar, siç kam thënë më parë. Dhe do ta bëjmë përsëri, nëse është e nevojshme!”, shkroi Trump në rrjetin e tij Truth Social, duke iu përgjigjur komenteve të Araghchit.
    Sulmet amerikane të datës 22 qershor goditën tri qendra bërthamore në Fordow, Natanz dhe Isfahan, gjatë një konflikti 12-ditor mes Izraelit dhe Iranit.
    Trump e karakterizoi këtë goditje si një shkatërrim të plotë të kapaciteteve bërthamore të Iranit, por një raport i mëvonshëm nga inteligjenca amerikane sugjeroi se dëmi ishte vetëm i përkohshëm dhe se programi i Iranit ishte vonuar me disa muaj. Megjithatë, Shtëpia e Bardhë e quajti këtë raport “krejtësisht të pasaktë”.
    Në të njëjtën kohë, Irani ka njoftuar se do të rinisë bisedimet me vendet evropiane për programin e tij bërthamor. Takimi është planifikuar për të premten në Stamboll, ku do të marrin pjesë përfaqësues nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.
    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, konfirmoi se bisedimet do të fokusohen në heqjen e sanksioneve dhe çështjet që lidhen me programin bërthamor civil të Iranit.
    Programi bërthamor i Iranit u kufizua ndjeshëm pas marrëveshjes së vitit 2015 (JCPOA), por pësoi një goditje të rëndë pas tërheqjes së SHBA-ve në vitin 2018. Nga ai moment, Irani ka rritur gradualisht aktivitetet bërthamore, përfshirë pasurimin e uraniumit në nivele që janë shumë të afërta me ato të nevojshme për prodhimin e armëve bërthamore. Iranit i ka qëndruar besnik pretendimit se programi i tij është për qëllime civile, ndërkohë që shtetet perëndimore kanë shprehur shqetësim për mundësinë e një eskalimi të tensioneve.