Day: July 21, 2025

  • Përballja ndaj Llapit, Teuta barazon në miqësore

    Përballja ndaj Llapit, Teuta barazon në miqësore

    Teuta e Enkeleid Dobit, zhvilloi pasditen e sotme testin e dytë miqësor, në qytetin e Ohrit, ku është duke kryer fazën përgatitore në prag të sezonit të ri futbollistik. Durrsakët nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 ndaj skuadrës së Llapit në përballjen që startoi në orën 18:00.
    Kjo ishte miqësorja e dytë për Teutën, pas asaj ndaj Makedonija GP ku “Djemtë e Detit” triumfuan me rezultatin 1 me 2. 

    Në ditët në vijim gjatë qëndrimit në Ohër, durrsakët pritet të zhvillojnë të tjera teste miqësore.

  • Malisheva nuk “kapërdin” humbjen turpëruese, i tregon derën trajnerit

    Malisheva nuk “kapërdin” humbjen turpëruese, i tregon derën trajnerit

    Malisheva nuk ka “kapërdirë” humbjen 8-0 ndaj Vikingur në Conference League, teksa së fundmi ka shkarkuar trajnerin Bekim Isufi. Ka qënë klubi nga Kosova që ka bërë të ditur lajmin, përmes një komunikate.
    Postimi:

    FC Malisheva njofton ndërprerjen e bashkëpunimit, me marrëveshje të dyanshme, me Kryetrajnerin Bekim Isufi, Trajnerin kondicional Arsim Tershani, Trajnerin e portierëve Diamant Kadriolli dhe Video analistin, Shkumbin Gërguri.Klubi ynë shpreh mirënjohje të thellë për punën dhe përkushtimin e Kryetrajnerit Isufi, i cili gjatë një viti me FC Malisheva kontribuoi ndjeshëm në sukseset e klubit, duke siguruar pjesëmarrjen në garat e UEFA Conference League, dhe duke shkruar historinë për herë të dytë radhazi si klub.Gjithashtu, jemi thellësisht falënderues për punën profesionale, përkushtimin dhe korrektësinë e Trajnerit kondicional Arsim Tershani, i cili dha një kontribut të çmuar në ngritjen fizike të ekipit.Një falënderim i veçantë i shkon edhe Trajnerit të portierëve Diamant Kadriolli për punën dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm me portjerët tanë gjatë gjithë kohës së kaluar në klub.Mirënjohës dhe falënderues edhe për Shkumbin Gërguri për punën dhe analizat profesionale për kohën sa ishte pjesë e jona.Dyert e FC Malisheva do të mbeten gjithmonë të hapura për bashkëpunim të ardhshëm me Bekim Isufin, Arsim Tershanin, Diamant Kadriollin dhe Shkumbin Gërguri. Deri atëherë, ju urojmë shëndet dhe shumë suksese në rrugëtimin e tyre profesional.Në ditët në vazhdim klubi do të bëjë emërimin e Kryetrajnerit të ri dhe kompletimin e shtabit.

  • “I kam bërë një ofertë konkrete Limajt”/ Kurti: Presim zgjidhje të ngërçit politik deri në fundjavë

    “I kam bërë një ofertë konkrete Limajt”/ Kurti: Presim zgjidhje të ngërçit politik deri në fundjavë

    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, edhe pse me nje rezultat ne dore nga votuesit qe pas zgjedhjeve te 9 shkurtit, ku humbi 10 periqind te votuesve dhe me vetem 48 deputet, me ne fund ne nje konference per media deklaroj se partia e tij ka gadishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt, parti së cilës tha se i ka bërë ofertë konkrete.
    “Me Limajn kemi zhvilluar një takim pardje. LVV-ja dhe unë kemi shprehur interesimin dhe gadishmërinë për të bashkëqeverisur me Nismën Socialdemokrate dhe në përputhje me këtë unë kam bërë edhe një ofertë konkrete që gjithçka të përmbyllet sa më shpejt e mirë, ta kemi konstitutim të Kuvendit dhe Qeverinë”.
    Kurti tha se nuk mund të ofrojë hollësi pasi kjo ofertë ende nuk është konkretizuar në marrëveshje, duke theksuar se “nevojitet të vazhdojnë bisedimet dhe vullneti politik”, në mënyrë që të krijohen institucionet e reja.
    Albin Kurti shpreson që bisedimet me partinë e Limajt do të finalizohen gjatë kësaj jave.
    Kurti dhe Limaj u takuan gjatë fundjavësnë përpjekje për të gjetur një zgjidhje drejt zhbllokimit të situatës. Para takimit, eksponentë të Nismës Socialdemokrate deklaruan se duan që Limaj të zgjidhet kryeparlamentar, në këmbim të votimit të Qeverisë së re të Kosovës, të udhëhequr nga partia e Kurtit.
    Per te zgjedhur kryeparlamentarin, emri i te cilit propozohet nga partia e pare ne zgjedhje, duhen minimumi 61 vota.

  • Ronalda apo Messi, kush është GOAT? Të dhënat e reja mbyllin çdo debat mes Messit dhe Ronaldos

    Ronalda apo Messi, kush është GOAT? Të dhënat e reja mbyllin çdo debat mes Messit dhe Ronaldos

    Lionel Messi është i përjetshëm. Aq shumë, saqë po i vë kapakun përfundimtar debatit të pafund: kush është më i miri në histori, ai apo Cristiano Ronaldo? Për shumicën, kjo çështje u mbyll që kur Messi ngriti Kupën e Botës në Katar. Prej atëherë, ai konsiderohet në një nivel tjetër, përtej krahasimeve, edhe përtej portugezit të madh.
    Megjithatë, ka nga ata që vazhdojnë të mbështesin CR7 duke u kapur pas një fakti të vetëm: numrit të golave. Në fakt është e vërtetë që goli qëndron si thelbi i këtij sporti. Ronaldo ka shënuar 938 gola në gjithë karrierën e tij, një shifër e frikshme, që vazhdon të rritet. Por, a e bën ky fakt golashënuesin më të mirë të historisë? Jo plotësisht.
    Sepse këtë titull e meriton edhe Messi. Nuk është vetëm lojtari që ka bërë të luajnë më mirë skuadrat dhe shokët e tij (siç tregojnë 386 asistet në karrierë), as thjesht pse është më i suksesshmi për nga numri i trofeve të fituar (48), por edhe më “vdekjeprurësi” në fushë. Vetëm në 8 ndeshjet e fundit me Inter Miami ka shënuar 13 gola dhe dhuruar 5 asiste, një formë sportive që të lë pa fjalë.
    Dhe tani, edhe në golat pa penallti, Messi e ka kaluar Ronaldon. Ai ka shënuar 764 gola pa penallti, një më shumë se Ronaldo (763), duke fituar kështu një tjetër duel të madh statistikash.
    Por nuk mbaron këtu:
    Goditje dënimi: Messi 69 – Ronaldo 64
    Koeficienti gol/ndeshje: Messi 0.78 – Ronaldo 0.73
    Gol për minuta: Messi çdo 105’ – Ronaldo çdo 112’
    Gjuajtje për të shënuar një gol: Messi 5.36 – Ronaldo 6.53
    Dhe gjithë këto…, Messi ka 167 ndeshje të luajtura më pak se Ronaldo!
    Të dhëna që flasin vetë. Messi nuk është më thjesht një legjendë, por standardi që, ndoshta, nuk do të arrihet më kurrë.

  • Brenda “perandorisë” Galatasaray: ja ku gjeti paratë për një merkato galaktike klubi i Stambollit. Kërkon të shkruajë historinë edhe në Champions

    Brenda “perandorisë” Galatasaray: ja ku gjeti paratë për një merkato galaktike klubi i Stambollit. Kërkon të shkruajë historinë edhe në Champions

    21 Korrik 2025

    23:42

    Telesport

    Galatasaray po ëndërron shumë pasi finalizoi sot blerjen e përhershme të sulmuesit nigerian Victor Osimhen. Në kërkim të një portieri, kampionët turq i kanë vënë syrin numrit një dhe kapitenit të ekipit kombëtar italian, Gianluigi Donnarumma, i lindur në vitin 1999. Me një vit deri në skadimin e kontratës së tij me Paris Saint-Germain, ish-portieri i Milanit ende nuk ka arritur një marrëveshje për të rinovuar kontratën e tij me kampionët evropianë, kështu që Galatasaray është futur ne gare per transferimin.
    Por si mund ta përballojë klubi turk një fushatë kaq të madhe transferimesh? Merita i takon një marrëveshjeje të kohëve të fundit prej 300 milionë eurosh për fushën Florya në lagjen Bakırköy, ku ndodhen objektet stërvitore të Galatasaray. Kjo marrëveshje prej 300 milionë eurosh, e nënshkruar me Nivak Yapı A.Ş., pritet të gjenerojë të ardhura prej mbi gjysmë miliardi eurosh për klubin.
    Një injeksion i konsiderueshëm parash në arkën e Galatasaray, disa prej të cilave tani po investohen në tregun e transferimeve për të ndërtuar ekipin më të madh të ëndrrave të Turqisë ndonjëherë.
    Ndërkohë, blerja e Victor Osimhen u finalizua sot, një marrëveshje prej 75 milionë eurosh që përfshin gjithashtu një përqindje të çdo rishitjeje të ardhshme te Napoli, si dhe pamundësinë e Galatasaray për ta shitur lojtarin në Itali për të paktën dy vjet. Sulmuesi nigerian shqyrtoi draftin përfundimtar të kontratës së tij sot dhe tani po cakton vizitat mjekësore me klubin e tij të ri.

  • Stuhi të fuqishme godasin Slloveninë, mijëra banorë pa energji elektrike

    Stuhi të fuqishme godasin Slloveninë, mijëra banorë pa energji elektrike

    Sllovenia është përfshirë nga stuhi të fuqishme që po sjellin reshje të dendura shiu, erëra të forta dhe breshër, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona.

    Si pasojë, në disa pjesë, mijëra banorë të Ljubljanës kanë mbetur pa energji elektrike.
    Veç kësaj, erërat kanë rrëzuar pemë, dëmtuar ndërtesa dhe penguar qarkullimin në rrugët kryesore dhe autostrada.

    /vizionplus.tv
     

  • Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura? Rama kërkon ristrukturim në Bashkinë e Tiranës: Nga 4 në 5 nënkryetarë, secili me profil të caktuar

    Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura? Rama kërkon ristrukturim në Bashkinë e Tiranës: Nga 4 në 5 nënkryetarë, secili me profil të caktuar

    Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka Bashkia Tiranë, të bëhen 5, ku secili të ketë profile të caktuara.

    Kjo kërkesë e kreut të ekzekutivit ka ardhur pasi zv/kryeministrja Belinda Balluku në mbledhje ka paraqitur një strukturë me problematika të bashkisë, të cilat kanë dalë në pah pas inspektimit në terren nga deputetët në takimet me qytetarët.
    Për këtë është ngritur një grup pune, ku disa prej anëtarëve janë Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhja dhe Petrit Malaj, të cilët do të zhvillojnë intervista me kandidatët potencialë për nënkryetarë bashkie.

    Sa i takon nënkryetarëve aktualë, Rama mësohet të ketë thënë se janë të mirëpritur për të vazhduar këtë garë.
    Në mbledhje, Rama nuk u ka kërkuar dorëheqjen nënkryetarëve aktualë, mëson gazetari i Vizion Plus, Ermal Qori.
    Anuela Ristanit i është ngarkuar nga kryeministri pjesa e digjitalizimit në Bashkinë Tiranë.
    /vizionplus.tv
     

  • Sanksione të reja për Rusinë nga Mbretëria e Bashkuar, britanikët synojnë të dëmtojnë industrinë ruse të naftës

    Sanksione të reja për Rusinë nga Mbretëria e Bashkuar, britanikët synojnë të dëmtojnë industrinë ruse të naftës

    Britania vendosi sot sanksione të reja ndaj të ashtuquajturës “flotë në hije” të Rusisë, duke synuar 135 cisterna së bashku me dy kompani ruse, kompaninë e transportit detar Intershipping Services LLC dhe kompaninë e tregtimit të naftës Litasco Middle East DMCC.

    Cisternat janë thelbësore për sektorët e energjisë dhe naftës së Rusisë, me qeverinë britanike që pretendon se ato përbëjnë pjesë të një flote përgjegjëse për transportimin e ngarkesave me vlerë 24 miliardë dollarë deri në fillim të vitit 2024.
    Sekretari i Jashtëm, David Lamy tha se sanksionet e reja do të “shkatërronin më tej” të ashtuquajturën “flotë në hije” të presidentit rus Vladimir Putin dhe do të shterojnë thesarin e luftës së Rusisë nga të ardhurat thelbësore të naftës.
    Qeveria thotë se Intershipping Services LLC është përgjegjëse për regjistrimin e anijeve nën flamurin e Gabonit, gjë që u lejon atyre të transportojnë mallra me vlerë deri në 10 miliardë dollarë çdo vit në emër të shtetit rus.
    Sanksione u vendosën gjithashtu ndaj Litasco Middle East DMCC për rolin e saj të vazhdueshëm në transportimin e vëllimeve të mëdha të naftës ruse, thotë qeveria britanike.
    Moska i ka quajtur sanksionet perëndimore të paligjshme, duke thënë se ato destabilizojnë tregjet globale të energjisë. Të premten, Bashkimi Evropian miratoi raundin e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, duke përfshirë masa që synojnë dëmtimin e mëtejshëm të industrive të naftës dhe energjisë së Rusisë.
    Në këtë kontekst, BE dhe Britania paraqitën plane për të ulur çmimin maksimal të naftës bruto nga 60 dollarë për fuçi në 47.60 dollarë, duke synuar të godasin të ardhurat e Rusisë nga nafta.

    Top Channel

  • FBI-ja injoroi provat kyçe në hetimin për email-et e Clinton! Deklasifikohet raporti i mbikëqyrjes së Departamentit të Drejtësisë

    FBI-ja injoroi provat kyçe në hetimin për email-et e Clinton! Deklasifikohet raporti i mbikëqyrjes së Departamentit të Drejtësisë

    FBI-ja e drejtuar nga James Comey dështoi të hetonte siç duhet email-et e Hillary-t, ndërsa ndiqte gënjeshtrat e dosjes Steele dhe “mashtrimin” për Rusinë

    Kryetari i Komisionit të Senatit për Drejtësinë, Chuck Grassley, deklaroi:

    “Nën drejtimin e James Comey-t, FBI-ja dështoi të kryente punën themelore hetimore dhe la prova kyçe të paprekura, si të ishin materiale të padobishme në dysheme.”

    “Qasja neglizhente – dhe ndoshta e qëllimshme – e FBI-së në hetimin ndaj Hillary Clinton bie në kontrast të thellë me hetimin agresiv dhe të njëanshëm mbi bashkëpunimin Trump-Rusi, i bazuar në dosjen Steele – një dokument i pabazuar dhe tashmë i diskredituar.”

    “Procesi vendimmarrës i Comey-t tregon qartë shenja ndërhyrjeje politike.”

    FBI-ja, gjatë kohës së ish-Presidentit Barack Obama, dështoi të hetonte plotësisht disa USB që përmbanin të dhëna të hakuara nga Departamenti i Shtetit – përfshirë edhe mesazhe të lidhura me Obamën – gjatë hetimit të saj në vitin 2016 mbi përdorimin nga Hillary Clinton të një serveri privat emaili, sipas një raporti të ri të deklasifikuar nga një institucion mbikëqyrës, publikuar të hënën.

     “Kjo është një provë e qartë për mungesën ekstreme të përpjekjes dhe kujdesit në hetimin e FBI-së mbi përdorimin e emaileve nga ish-Sekretarja Clinton dhe trajtimin e informacionit tepër të klasifikuar,” deklaroi senatori republikan Chuck Grassley për Washington Examiner.

    USB-të, të dorëzuara nga një burim konfidencial, u konsideruan tepër sensitive për t’u analizuar plotësisht në atë kohë, për shkak të shqetësimeve se mund të përmbanin të dhëna të privilegjuara të viktimave. Megjithatë, një draft-memo i brendshëm i FBI-së rekomandonte analizimin e materialit për të “vlerësuar rreziqet ndaj sigurisë kombëtare” që lidhen me serverin privat të Clinton, një hap që Byroja në fund e refuzoi.

    Detajet e reja ndodhen në një aneks të deklasifikuar të raportit të vitit 2018 nga Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë, Michael Horoëitz. Grassley, kryetar i Komisionit të Senatit për Drejtësinë, publikoi dokumentin pasi e mori nga Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi dhe drejtori i FBI-së, Kash Patel.

    Zbulimet kanë rikthyer vëmendjen ndaj ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, skuadra e të cilit kufizoi qëllimisht hetimin ndaj Clinton, ndërkohë që e ndoqi me intensitet çështjen e bashkëpunimit të dyshuar mes kandidatit të atëhershëm Donald Trump dhe Rusisë.

    “Qasja e pakujdesshme – dhe ndoshta e qëllimshme – e FBI-së nën drejtimin e Comey në hetimin ndaj Clinton, bie në kontrast të fortë me hetimin e pamëshirshëm mbi ‘mashtrimin e bashkëpunimit Trump-Rusi’,” u shpreh Grassley.

    Raporti tregon se Divizioni Kibernetik i FBI-së kishte kërkuar qasje në USB-të në vitin 2016, por kundërshtime të brendshme mbi të drejtat e privatësisë e ndaluan këtë përpjekje. Zëvendësdrejtori i atëhershëm, Andreë McCabe, gjithashtu kërkoi t’i përdorte këto pajisje në hetimin për Rusinë, por iu refuzua kërkesa.

    Megjithëse USB-të janë kërkuar të paktën tre herë, përfshirë një herë nga zyra e prokurorit të posaçëm Robert Mueller, nuk është kryer kurrë një shqyrtim i plotë i përmbajtjes së tyre. Një kërkim prodhoi rezultate të lidhura me “clintonemail.com”, por pjesa tjetër e detajeve është redaktuar.

    Aneksi gjithashtu përmend inteligjencë të huaj të zbuluar gjatë hetimit, përfshirë dokumente në gjuhën ruse që akuzonin për ndërhyrje politike James Comey-n dhe ish-prokuroren e përgjithshme Loretta Lynch. Dokumentet, që përfshinin edhe pretendime për Debbie Wasserman Schultz dhe bashkëpunëtorë të lidhur me George Soros, u shqyrtuan nga agjentët e FBI-së dhe u konsideruan të pabesueshme.

    Comey ka mbrojtur vendimin e tij të 5 korrikut 2016 për të mos ngritur akuza ndaj Clinton publikisht, para se të intervistonte disa dëshmitarë kyç, duke përmendur frikën nga rrjedhjet e brendshme të informacionit. Vendimi i tij, i marrë pa njoftuar Lynch, mbetet një nga pikat më të debatueshme të çështjes – sidomos duke pasur parasysh se FBI më pas nisi hetimin “Crossfire Hurricane” ndaj fushatës së Trump.

    Zbulimi vjen gjithashtu në kohën kur FBI, nën administratën aktuale Trump, po heton vetë James Comey dhe ish-drejtorin e CIA-s, John Brennan, mbi rolin e tyre në origjinën e hetimit Trump-Rusi dhe mbi mundësinë e shkeljeve të protokolleve të inteligjencës. Ketu raporti

    /washingtonexaminer.com/

  • ‘Më kanë përdhunuar, nuk i thashë askujt’/ Dëshmia: Ende e mbaj mend fytyrën e Goranit

    ‘Më kanë përdhunuar, nuk i thashë askujt’/ Dëshmia: Ende e mbaj mend fytyrën e Goranit

    Në kuadër të serisë “Heshtja që vret – Klithma e vërtetë e luftës”, një grua që ka përjetuar këtë tmerr, ndau historinë e saj për herë të parë publikisht.

    Ajo tregoi se, pas dhunimit nga forcat serbe, ishte kthyer në familje pa i treguar askujt për atë që kishte ndodhur.

    “Kur u ktheva, të gjithë më pyetën çfarë kam. U thashë vetëm që më kanë rrahur, kurgjë tjetër. Nuk dola më nga shtëpia deri më 13 qershor, kur jemi kthyer”, rrëfen ajo.

    Ngjarja e rëndë që e kishte përjetuar, ndikoi thellësisht në jetën e saj. Ajo nuk kishte dëshiruar të krijonte familje dhe shmangte me vetëdije çdo lidhje apo mundësi për martesë.

    “Sa herë më vinte mundësia për martesë, bëja gjeste të qëllimshme që të mos lidhesha me askënd”, tregoi ajo.

    Megjithatë, në një fazë më të vonshme të jetës, ajo u martua dhe solli në jetë një djalë. Por, pas një kohe humbi bashkëshortin.

    “Sot jetoj si një nënë shumë e lumtur me djalin tim”, rrëfen me emocione të përziera e mbijetuara.

    Ajo tha se traumat e luftës nuk janë larguar asnjëherë. Disa netë i përjeton si ëndrra të këqija, e shpesh ndien dhimbje fizike në duar, si pasojë e dhunës së përjetuar.

    “Njëri nga ata më mbante të shtypur me çizme. Dy ishin gjithsej. Njërin prej tyre, kriminelin, e kujtoj ende”, thotë ajo.

    Kur gazetari Panduri e pyet nëse i kujtohet fytyra e Goranit, njërit prej dhunuesve, ajo përgjigjet shkurt: “Po”, raporton RTVDukagjini.