Day: July 21, 2025

  • Ylli i por*ografisë vrau çiftin gay në Londër, i copëtoi trupat dhe më pas kërceu në vendin e krimit

    Ylli i por*ografisë vrau çiftin gay në Londër, i copëtoi trupat dhe më pas kërceu në vendin e krimit

    Një burrë kolumbian është shpallur fajtor për vrasjen e një çifti, copëtimin e trupave të tyre dhe hedhjen e tyre në valixhe nga një urë e Bristolit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas Sky News, ai është 35-vjeçari Justin Andres Mosquera, i cili punonte në industrinë e pornografisë dhe vrau 71-vjeçarin Paul Longworth dhe 62-vjeçarin Albert Alfonso në Londrën perëndimore më 8 korrik 2024. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    35-vjeçari, i cili ka luajtur në filma pornografikë për më shumë se 10 vjet, u takua për herë të parë me 62-vjeçarin Alfonso në internet.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    62-vjeçari ishte në një lidhje me 71-vjeçarin Paul Longworth, dhe të tre burrat u bënë miq dhe vizituan njëri-tjetrin në Kolumbi dhe Britani. Megjithatë, 62-vjeçari dyshohet se pati marrëdhënie seksuale me 35-vjeçarin kolumbian ndërsa ai ishte në Londër për të vizituar çiftin.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Gjatë vizitës së tij në Britani, Justin Andres Mosquera dyshohet se filloi të përgatitej për të vrarë burrat, pasi – siç zbulon historiku i tij i kërkimit në internet – ditën e vrasjeve, ai kërkoi: “Ku mund të jetë fatale një goditje?”

    Prokuroria pretendoi se ai kishte motive financiare, pasi 35-vjeçari u përpoq vazhdimisht të zbulonte vlerën e pronës së çiftit dhe vodhi para nga Alfonso pas vrasjes së tij.

    Më 8 korrik 2024, Mosquera e vrau Longworth-in duke e goditur me çekiç dhe duke i thyer kafkën, përpara se ta fshihte trupin e tij në një divan-krevat dhe atë mbrëmje, gjatë marrëdhënieve seksuale me Alfonson, 35-vjeçari e goditi 22 herë me thikë.

    Ajo që 35-vjeçari nuk e dinte në atë kohë ishte se krimi i tij ishte regjistruar nga kamerat që Alfonso kishte vendosur në dhomën e tij.

    Mosquera më pas u preu kokat trupave dhe i vendosi në frigorifer më 9 korrik dhe të nesërmen, i futi në valixhe, mori me qira një furgon me shofer dhe shkoi në Urën e Varur Clifton për t’i hedhur trupat.

    35-vjeçari i futi trupat në valixhe dhe u përpoq t’i hidhte nga një urë. Në fakt, disa kalimtarë të rastësishëm u përpoqën ta ndihmonin Mosquera-n, pasi e panë duke u munduar me valixhet. Megjithatë, 35-vjeçari tërhoqi vëmendjen e tyre, pasi gjaku filloi të rridhte nga valixhet dhe ata njoftuan autoritetet. 

    Edhe pse ai iku nga vendi i ngjarjes, Justin Andres Mosquera u arrestua në stacionin e Bristol Temple Meads më 13 korrik 2024 dhe u akuzua për dy vrasjet.

  • Zjarret në Lurë e Dukat, Italia dhe Greqia dërgojnë nga dy avionë zjarrfikës të tipit “Canadair”

    Zjarret në Lurë e Dukat, Italia dhe Greqia dërgojnë nga dy avionë zjarrfikës të tipit “Canadair”

    Pas kërkesës së Shqipërisë pranë Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, Italia ka ardhur në ndihmë me trupa dhe dy avionë zjarrfikës të tipit Canadair, të cilët po operojnë në zonën e quajtur “Liqeni i Luleve”, në Parkun Kombëtar të Lurës.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Kjo ndërhyrje synon të përshpejtojë shuarjen e vatrave aktive në këtë zonë me rëndësi të lartë natyrore. Po përmes Mekanizmit Evropian te Mbrojtjes Civile, Greqia erdhi në ndihmë me dy avionë Canadair në vatrën e zjarrit në Dukat, Vlorë. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Forcat operacionale, nën koordimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po vijojnë punën në vatrat e tjera, në mbrojtje të qytetarëve dhe pronës.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Valë ekstreme të nxehti përfshin Ballkanin dhe Mesdheun Lindor – Temperaturat arrijnë deri në 44°C

    Valë ekstreme të nxehti përfshin Ballkanin dhe Mesdheun Lindor – Temperaturat arrijnë deri në 44°C

    Një valë e fortë dhe e zgjatur të nxehti pritet të përfshijë Shqipërinë dhe rajonin deri në fund të javës, duke sjellë temperatura ekstremisht të larta që në disa zona mund të tejkalojnë edhe rekordet historike.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas parashikimeve meteorologjike, më të nxehtat do të jenë Shqipëria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Italia jugore dhe Turqia perëndimore, ku temperaturat maksimale pritet të arrijnë ose madje të tejkalojnë 42-44°C. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Ky fenomen është pasojë e afrimit të masave të ajrit shumë të ngrohtë nga Afrika e Veriut drejt Mesdheut Lindor, ndërsa ajri më i ftohtë lëviz drejt Evropës Perëndimore. Ekspertët theksojnë se në pesëvjeçarin e fundit, temperaturat mesatare janë rritur me 1-2 gradë krahasuar me periudhën 1960-1990, ndërsa gjatë verave të fundit rritja ka qenë deri në 3-5 gradë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Gjithashtu, është vërejtur një shtim i ekstremeve absolute të temperaturave, si në minimumet ashtu edhe në maksimumet ditore, duke e bërë situatën më shqetësuese për shëndetin publik dhe mjedisin.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar, veçanërisht në qendrat urbane dhe zonat bregdetare, si dhe për personat më të rrezikuar nga temperaturat ekstreme, përfshirë të moshuarit dhe fëmijët.

  • Rama: Do konfiskojmë objektet e braktisura që nga vitet ’90

    Rama: Do konfiskojmë objektet e braktisura që nga vitet ’90

    Në një takim me deputetët socialistë të Tiranës dhe drejtues të pushtetit vendor, Kryeministri Edi Rama shpalli masa të reja të ashpra për sektorin e ndërtimit dhe për objektet e braktisura në vend. Ai bëri të ditur se qeveria do të konfiskojë të gjitha ndërtesat e lëna pas dore që prej viteve ’90, si dhe ndërtimet që kanë shkelur lejen përtej kufirit të lejuar ligjor prej 2%.
    “Do të konfiskojmë për interes publik të gjitha ndërtimet dhe ngrehinat e braktisura që prej viteve ’90, të cilat janë kthyer në karakatina që përbëjnë rrezik për mjedisin dhe shëndetin publik,” u shpreh Rama.
    Ai shtoi se çdo ndërtim që ka kaluar mbi 2% të volumit të miratuar në lejen e ndërtimit do të konsiderohet tërësisht i paligjshëm dhe do të sekuestrohet i plotë nga shteti.
    “2% është një kufi teknik i pranueshëm, por nëse tejkalohet, objekti do të sekuestrohet në tërësi. Nuk do të ketë tolerancë për ndërtimet që shtohen me vetëdije për përfitim. Ligji do të zbatohet pa asnjë kompromis,” deklaroi kryeministri.
    Në vijim të diskutimit, Rama u ndal edhe te problematikat e hasura në procesin e rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019, duke pranuar se ka pasur devijime dhe abuzime nga disa ndërtues. Për këtë arsye, ai njoftoi nisma të reja për forcimin e sigurisë në ndërtim, përfshirë futjen e garancive bankare për çdo leje ndërtimi të re.
    “Po diskutojmë që për çdo leje ndërtimi të kërkohet një garanci bankare, për të garantuar respektimin e kushteve të lejes dhe sigurinë e objektit,” theksoi ai.
    Kryeministri kritikoi gjithashtu mënyrën e funksionimit të shumë kantierëve ndërtimi në vend, duke i cilësuar si jashtë çdo standardi ligjor dhe mjedisor.
    “Ka kantiere që nuk plotësojnë asnjë kriter – as për sigurinë, as për mjedisin, as për hapësirat përreth. Kantiere që nuk janë fare kantiere. Do të ndërhyjmë edhe në këtë drejtim, për të vendosur rregulla të qarta për funksionimin dhe standardet që duhet të përmbushin,” shtoi ai.
    Ai kritikoi gjithashtu fenomenin e ndërtuesve që nisin punimet ende pa marrë dokumentacionin e plotë të lejes, duke abuzuar me nenet e ligjit për ndërtime paraprake.

  • Tronditet Saranda, shpërthen me tritol një makinë

    Tronditet Saranda, shpërthen me tritol një makinë

    Saranda eshte tronditur kete mbremje nga nje shperthim me tritol.
    Dyshohet se lenda plasese eshte vene ne makinen e pesonit ne kerkim me inicialet K.J
    Mjeti ndodhej prane baneses se tij ne lagjen Nr.3 te qytetit.
    Nuk dihet ende nese ka persona te lenduar apo vetem deme materiale.
    Policia ndodhet ne vendngjarje, si dhe jane ngritur pika kontrolli ne hyrje-daljet e qytetit.

  • Mbrojtësi i lumtur te Barcelona, pritet rinovimi i kontratës

    Mbrojtësi i lumtur te Barcelona, pritet rinovimi i kontratës

    Jules Koundé është i lumtur te Barcelona. Klubi katalanas është i kënaqur me paraqitjet e lojtarit dhe po mendon rinovimin e kontratës me të.
    Duke iu bashkuar Blaugranëve në vitin 2022 nga Sevilla, mbrojtësi francez e tregoi veten, veçanërisht nën drejtimin e Hansi Flick që nga sezoni i kaluar, duke e bërë atë një titullar të rregullt në krahun e djathtë.

    Dëmtimet në gju dhe kofshë kanë ndikuar në performancën e tij, me Gerard Martin që e zëvendësoi përkohësisht, por 26-vjeçari nga Parisi është një lojtar kyç i Barcelonës.
    I lidhur me Barçën deri në vitin 2027, 26-vjeçari vlerësohet shumë nga klubi, i cili e konsideron atë si mbrojtësin e djathtë më të mirë në botë.
    Sipas RMC Sport, negociatat në lidhje me një zgjatje të kontratës kanë filluar prej javësh. Palët shpresojnë për një akord, me këtë të fundit që mund të gjendet shumë shpejt.

  • Pamje nga Saranda/ Hidhet në erë me tritol një makinë

    Pamje nga Saranda/ Hidhet në erë me tritol një makinë

    Një tjetër ngjarje kriminale në qytetin e Sarandës në pak ditë. Kësaj here ka një shpërthim për eksploziv në lagjen numër 3 të këtij qyteti.
    Bgjarja ka ndodhur pranë banesës së një personi në kërkim me iniciale K. J. Dyshohet se është hedhur në erë një automjet. Ka dëme të konsiderueshme në banesat afër vendit ku shpërtheu lënda plasëse.
    Ndërkohë janë parë shumë forca policie janë në vendngjarje. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit të Sarandës.

  • Tradhtia që “çmendi” botën, gazetarja shqiptare: Kështu do përfundoni ju që mbani dhe grua, dhe dashnore

    Tradhtia që “çmendi” botën, gazetarja shqiptare: Kështu do përfundoni ju që mbani dhe grua, dhe dashnore

    Moderatorja Ola Bruko së fundmi ka bërë një deklaratë lidhur me videon që u bë shumë virale ku CEO i kompanisë amerikane të teknologjisë Astronomer, Andy Byron, i cili tanimë ka dhënë dorëheqjen, ishte i përqafuar me vartësen e tij Kristin Cabota.
    “Ky është shembulli tipik i asaj që gjithmonë kam thënë; Ka Zot, vonon por nuk harron!
    Kështu do përfundoni të gjithë ju që se keni për gjë të shkatërroni një familje apo një çift.
    Juve që s’ju mjafton burri apo gruaja në shtëpi por doni më shumë se një dhe i doni njëkohësisht.
    Bëni dhe moral ju pale, dërdëllisni gjithë ditën sa e shenjtë është familja, fëmijët e burri apo gruaja që keni në krah ndërkohë që jeni një nga këta”- shkruan Bruko, e cila u divorcua pak kohë më parë nga i shoqi dhe tashmë është në një lidhje me këngëtarin Endri Stefi.
    Kujtojmë se lidhje e CEO-s amerikan me vartësen e tij u zbulua gjatë një koncerti të grupit Coldplay në Boston, ku sapo panë veten në ekranin e madhe të dy u larguan me shpejtësi.
    Pasi video u bë virale në rrjete sociale, Byron bëri një deklaratë publike ku theksoi se: “Dua të kërkoj ndjesë sinqerisht bashkëshortes sime, familjes sime dhe ekipit në Astronomer. Ju meritoni më mirë nga unë, si partner, si prind dhe si drejtues”.

  • Zyrtare/ Retegui kalon në Arabinë Saudite,  paga marramendëse e sulmuesit

    Zyrtare/ Retegui kalon në Arabinë Saudite, paga marramendëse e sulmuesit

    Sulmuesi italian Mateo Retegui i është bashkuar ekipit të Ligës Profesionale Saudite, Al-Qadsiah.
    Retegui, golashënuesi më i mirë i Serie A të sezonit të kaluar te Atalanta, ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare.

    Nuk u publikuan detaje financiare, por mediat italiane bëjnë me dije se operacioni ka kushtuar rreth 65 milionë euro. Lojtari do përfitojë plot 20 milionë euro në sezon, shifër kjo që është disa herë më e madhe se ajo që përfitonte te bergamaskët.
    Përveç Atalantës, në Itali Retegui ka luajtur edhe për Genoan. Në CV e tij ka edhe skuadra argjentinase si Tigre dhe Estudiantes.

  • “Je e ftuar kot!” – Replikat me thumb mes Ronaldo Sharkës dhe Krisës ndezin studion

    “Je e ftuar kot!” – Replikat me thumb mes Ronaldo Sharkës dhe Krisës ndezin studion

    Një debat me nota ironie dhe sarkazme ka tërhequr vëmendjen së fundmi në emisionin e gazetarit Ronaldo Sharka, ku e ftuar ishte ish-banorja e BBVA4, Krisa Çaushi.
    “Je e ftuar kot,” – i tha Ronaldo në mënyrë spontane, duke nxitur një reagim të menjëhershëm nga Krisa, e cila u përfshi në lojën me tone thumbuese të gazetarit.
    “Se di, u pendova që të mora në emision,” vijoi ai, duke i dhënë ngjyrë bisedës që megjithëse u duk si përplasje, ishte më shumë një shkëmbim shakash në stilin ironik që e karakterizon emisionin.
    Pjesë nga biseda:Krisa Çaushi: Nëse jam e ftuar koti, atëherë nuk do duhej të më kishe marrë.
    Ronaldo Sharka: Mendon që nuk do të kishe ardhur fare?.
    Krisa Çaushi: Unë erdha për të respektuar meqë më ftove.
    Ronaldo Sharka: Problemi jonë si emision që të ftojmë, të kontaktojmë, të hapim derën.
    Krisa Çaushi: E po atëherë kënaqësi që unë erdha dhe mos ua pafsha më derën.
    Ronaldo Sharka: Kënaqësia e gjitha e jotja sepse për neve nuk ka ndonjë kënaqësi.
    Krisa Çaushi: Atëherë mend për herë tjetër.

    @topalbania_radio
    Plas keq në emision! Ronaldo përzë Krisën nga emisioni: Turp që të ftova!
    ♬ original sound – Top Albania Radio