Day: July 21, 2025

  • Emri/ I kërkuar për plagosjen me armë në Sarandë, i vihet tritol makinës së 31-vjeçarit

    Emri/ I kërkuar për plagosjen me armë në Sarandë, i vihet tritol makinës së 31-vjeçarit

    Më datë 21.07.2025, reth orës 23:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
    Automjeti rezulton në pronësi të shtetasit Klaus Jace 31 vjeç, person i shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e datës 17.07.2025, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy shtetas.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

    Top Channel

  • Vatër zjarri në Shijak/ Era përhap flakët drejt fshatit Kënetë, eliminohet rreziku për banorët e Shetelit

    Vatër zjarri në Shijak/ Era përhap flakët drejt fshatit Kënetë, eliminohet rreziku për banorët e Shetelit

    Zjarri i rënë mbrëmjen e sotme në  fshatin Shetel njësia administrative Gjepalaj, Bashkia Shijak vijon të jetë aktiv. 
    Pas mesnatës është arritur që të bëhet i mundur izolimi i vatrës në fshatin Shetel duke eliminuar rrezikun për banesat, informojnë autoritetet.

    Por, për shkak të pranisë së erës zjarri ka kaluar në anën e fshatit Kënetë, Njësia Administrative Gjepalaj ku është përqëndruar pjesa dërrmuese e forcave me qëllim izolimin dhe fikjen e zjarrit. 

    Terreni vështirëson operacionin e ndërhyrjes Ndërkohë në terren janë dhe forcat zjarrfikëse të M.Z.Sh-së Shijak, të mbështetura nga M.Z.Sh-ja Durrës dhe Stacioni Zjarrfikës i Autoritetit Portual Durrës, si dhe strukturat e tjera vendore. 
    Operacioni po ndiqet nga afër nga Ministri i Mbrojtjes Z. Pirro Vengu, Prefekti i Qarkut  Emiljan Jani, Kryetari i Bashkisë Shijak, Elton Arbana.

     

  • Tritoli në Sarandë, policia tregon i kujt ishte automjeti

    Tritoli në Sarandë, policia tregon i kujt ishte automjeti

    Saranda u trondit në mesnatë nga një shpërthim me tritol. Një automjeti të parkuar iu vendos eksploziv, duke e hedhur në erë.
    Mjeti u përpi totalisht nga flakët, ndërsa dhjetëra banorë dolën nga banesat nga paniku. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 3.
    Hakmarrja duket se është motivi i ngjarjes, pasi pronar i mjetit rezulton Klaus Jaçaj 31 vjeç, i shpallur në kërkim nga policia 3 ditë më parë për përkrahje të autorëve të krimit lidhur me plagosjen me armë zjarri pranë stadiumit të qytetit.
    Njoftimi i Policisë:
    Më datë 21.07.2025, rreth orës 23:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Automjeti rezulton në pronësi të shtetasit Klaus Jaçaj, 31 vjeç, person i shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e datës 17.07.2025, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy shtetas.

  • Tronditet Saranda/ Shpërthim me eksploziv pranë banesës së një të kërkuari, makina në flakë! Dëme të mëdha

    Tronditet Saranda/ Shpërthim me eksploziv pranë banesës së një të kërkuari, makina në flakë! Dëme të mëdha

    Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e vona të mbrëmjes së sotme në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarandës. Shpërthimi ka ndodhur pranë banesës së personit në kërkim, K. J.

    Dyshohet se eksplozivi është vendosur në një automjet, i cili është hedhur në erë. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Dëme të shumta janë shkaktuar në një banesë dhe në një automjet. Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit. Banesa është në pronësi të një personit në kërkim.

    Syri TV ka siguruar foto të flakëve pas shpërthimit dhe pamjet e para nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi në orët e vona të mbrëmjes qytetin bregdetar.

     

     

  • Plas sherri në kryeministri midis dy ministrave të Edi Ramës, ndërhyrja e Ulsi Manjës shpëtoi “gjakderdhjen”….

    Plas sherri në kryeministri midis dy ministrave të Edi Ramës, ndërhyrja e Ulsi Manjës shpëtoi “gjakderdhjen”….

    Një përplasje dramatike me tone të ashpra, fyerje personale dhe kërcënime fizike ka tronditur zyrat e Kryeministrisë. Sipas burimeve të sigurta nga Ministria e Drejtësisë, në hollin (para dhomën) që të çon drejt zyrës së kryeministrit Edi Rama ka shpërthyer një sherr i paprecedentë mes ministrit të Financave, Petrit Malaj dhe ministrit të Jashtëm, Igli Hasani. Situata është përshkallëzuar në mënyrë të rrufeshme, me Malajn që ka ngritur tonet dhe është afruar në mënyrë kërcënuese ndaj Hasanit. Në momentet më kritike, Malaj thuhet se ka tentuar ta godasë me grusht Hasanin, ndërsa të pranishmit kanë mbetur të shtangur.
    Tensioni ishte aq i lartë, sa dëshmitarët tregojnë se fjalët e përdorura nga Malaj do t’i kishin hije më shumë një banditi rrugësh sesa një anëtari të kabinetit qeveritar. Por në këtë moment kritik, ka ndërhyrë me vendosmëri ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili u fut mes tyre dhe arriti me shumë vështirësi të shmangte përplasjen fizike. “U desh të bërtisja fort që të ndaleshin… ishte si një sherr mes adoleshentësh të rrugës”, mësohet të ketë thënë Manja në rreth të ngushtë. Por drama nuk mbaron këtu. Pas ndërhyrjes së ministrit Manja, në holl është paraqitur edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e alarmuar nga zhurma. E prerë dhe e revoltuar, ajo ka kërkuar menjëherë të dijë se kush ishte shkaktari i sherrit. Manja, pa asnjë hezitim, ka deklaruar se faji ishte i Petrit Malajt, duke ia lënë gjithë përgjegjësinë për incidentin.
    Balluku ka mbajtur një qëndrim të ashpër, duke e detyruar Malajn t’i kërkojë ndjesë publike kolegut të tij Hasani, gjë që ai e ka bërë me shumë përtesë dhe nervozizëm. “Kjo nuk është kafene e lagjes! Kjo është qeveria e një shteti!”, mësohet të ketë thënë Balluku, ndërsa të gjithë ishin në heshtje. Por situata është trajtuar me urgjencë edhe nga stafi i afërt i Kryeministrit Rama, i cili ndodhej në një takim zyrtar në atë moment dhe u informua menjëherë për incidentin. Skandali është përmendur në qarqet e brendshme qeveritare si “ditë turpi për kabinetin” dhe vjen në një moment kur kryeministri Rama ka paralajmëruar spastrime në pushtetin vendor dhe qendror. Madje ngjarja i ka shtuar tensionet brenda qeverisë dhe ka rritur spekulimet për një riformatim të mundshëm ministror që pritet në muajt e ardhshëm. Zyrtarisht, Kryeministria nuk ka bërë ende asnjë deklaratë për këtë incident, por burime konfidenciale flasin për një zemërim të thellë të Ramës. Megjithatë të gjitha sytë tani janë te lëvizjet e radhës në qeveri, ndërsa pyetja që shtrohet është: a do ta përballojë kjo mazhorancë presionin e shpërthimeve të brendshme?
    Çfarë ka ndodhur dhe çfarë pritet të ndodhë këtë javë?
    Ndërkohë nga ana tjetër, kujtojmë se pas një fitoreje të thellë në zgjedhjet e 11 majit, ku Partia Socialiste siguroi 83 mandate në Parlamentin e ri që nis punimet në shtator, Kryeministri Edi Rama ka nisur menjëherë një sërë veprimesh të forta politike dhe administrative. Pavarësisht prurjeve të reja, shumë prej të cilëve emra të panjohur dhe pa eksperiencë parlamentare, Rama ka tani hapësirën për të ndërtuar një ekip qeveritar sipas vizionit të tij, pa pasur nevojën për të ruajtur balanca të brendshme në PS. Pas zgjedhjeve, ai ndërmori një tur nëpër bashki, me synimin për të larguar figurat që konsideroheshin pengesë për integrimin europian. Brenda pak ditësh, një numër i madh administratorësh vendorë, nënkryetarë bashkish dhe drejtorë lokalë dhanë dorëheqje në heshtje, përballë ultimatumit të Ramës. Në vijim, ai nisi edhe një aksion për lirimin e hapësirave publike, duke filluar me Thethin, ku u shembën rreth 100 ndërtime të konsideruara të paligjshme. Tani vëmendja e Kryeministrit është përqendruar te kabineti qeveritar. Një mbledhje e rëndësishme mësohet se do të mbahet më 24-25 korrik me ministrat, drejtuesit politikë të qarqeve dhe krerët e agjencive qendrore, përfshirë Tatimet dhe Doganat. Secili do të raportojë mbi rezultatet dhe objektivat, në një proces vlerësimi të ngjashëm me ato të viteve të kaluara. Por, ndryshe nga vitet e fundit, kjo mbledhje mund të jetë vendimtare për fatin politik të disa ministrave. Nga deklaratat e Ramës, është e qartë se një pjesë e drejtuesve të agjencive, dhe ndoshta edhe disa ministra, mund të pësojnë të njëjtin fat si zyrtarët vendorë. Vendimet për qeverinë e re pritet të zbulohen në dhjetëditëshin e fundit të gushtit, gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së. Sidoqoftë deri atëherë, Rama duket se po mban në tension kabinetin aktual, duke lënë të kuptohet se vazhdimësia e tyre në detyrë do të varet nga performanca konkrete.

  • Evi Kokalari godet Sali Berishën dhe zbardh marrëveshjet e errëta të Edi Ramës me të huajt, ja si kryeministri…

    Evi Kokalari godet Sali Berishën dhe zbardh marrëveshjet e errëta të Edi Ramës me të huajt, ja si kryeministri…

    Aktivistja e njohur, Evi Kokalari ka sulmuar dhe ka hedhur akuza atë forta ndaj klasës politike shqiptare. Në nje shënim në rrjetet sociale, ajo akuzon kryeministrin Edi Rama për pazare të errëta me të huajt, duke përfshirë shitjen e ishullit strategjik të Sazanit në emër të “investimeve”, si dhe ndërhyrjen direkte pranë Departamentit Amerikan të Thesarit për të ndaluar sanksionet ndaj oligarkëve të tij. Kokalari e quan këtë akt “vjedhje kombëtare me vetëdije të plotë”, ndërsa paralajmëron se ekonomia shqiptare është kapur peng nga një njeri që po sillet si pronar absolut i vendit.
    Por “plumbi i dytë” i saj shkon drejt kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për të cilin shprehet se është kthyer në një pengesë të neveritshme për çdo shpresë opozitare. “Mallkoj ditën që u bashkova me foltoren”, thotë Kokalari, duke paralajmëruar se opozita nuk ka më shpëtim derisa Berisha të largohet. Ndërkohë ajo zbulon gjithashtu se çdo vizitë e saj në institucionet shtetërore i është raportuar personalisht Ramës, duke theksuar kontrollin total të tij mbi çdo hallkë të shtetit. “Shqipëria po zbrazet, po grabitet dhe po përdhunohet nga një njeri që e trajton si pronë të trashëguar”, deklaron Kokalari në një nga denoncimet më të forta të bëra ndonjëherë ndaj Ramës e Berishës bashkë. Më poshtë po pasqyrojmë qëndrimin e aktivistes Kokalari.
    JA REAGIMI PLOTË ZNJ. EVI KOKALARI
    Dëshmia që trondit, kryeministri që shiti historinë për favore personale
    Në një nga fotot që ndava dje, keni Edi Ramën duke i treguar Khaldoon Al Mubarak diçka në horizont, besoj për ti përforcuar arsyet pse investimi në Shqipëri është gjë pozitive. Nuk kam asnjë problem të sjellësh investime të Shqipëri, por Rama i sjell duke u bërë vet pjesë e investimit, si privatisht ashtu dhe nëpërmjet qeverisë. Këto investime nuk janë në përfitim direkt të popullit apo biznesit të vogël, madje në më të shumtën e dëmtojnë atë. Për Sazanin kam bërë një super lufte publikisht, por më shumë privatisht, që shumë nga ju se dinë. I kam shkruar disa herë dhe shpjeguar Ramës direkt që unë nuk i ndahem dhe që Sazani do ti hapi varrin atij. Edi Rama realisht më ka bllokuar në telefon sepse nuk ka këllqe të përballohet me këtë situatë.
    Sazani tashmë është dramë e mbyllur në duart e të huajve. Sazani është gjithashtu i vetmi ishull që na kishte ngelur, mbasi Korfuzin dhe disa të tjerë ja kaluan Greqisë mbas ndarjes së kufinjve. Në fakt, kur plasi skandali i Sazanit, Ekathimerini, gazeta Greke, donte një intervistë dhe ja kam dhënë, por këndvështrimi i tyre ishte se dhe ky ishull duhet ti kalonte Greqisë, të paktën nga ajo prespektive ishin nisur, dhe bazuar nga mbiemri im menduan se do t’ju ndihmoja narrativën. Atë intervistë nuk e botuan kurrë mbasi morën përgjigjet ashtu siç duhej. Sazani ka shumë histori që shumë nuk e dinë. Ka qenë pikë strategjike e përdorur nga Mbretëresha Teuta në betejat e saj ndaj Romakëve dhe duhej të ndërtohej me një fokus rreth historisë së kombit. Jared dhe Ivanka nuk kanë asnjë sensitivitet kundrejt historisë tonë, dhe fakti që donin të fokusoheshin tek bunkerët e komunizmit, flet qartë që janë vite dritë larg nga realiteti Shqiptar.
    Nga ana tjetër ka pasur individ që ja kanë shpjeguar Ramës pse po bëja atë luftë për Sazanin. Përgjigja e tij, ishte ‘tashmë ja kam premtuar dhe s’kthej dot fjalën’. Pra, ne si komb humbën një ishull të tërë sepse ky mençuria i dha fjalën dikujt sikur ta kishte pronë të tijën. Ndërkohë mund të ngrinte si arsye pikërisht faktin që ishte kthyer në skandal si në Shqipëri ashtu dhe në Amerikë, dhe fare kollaj mund të tërhiqej, sidomos kur Kongresi filloi të kërkojë llogari për konfliktin e interesit që ngrinte relacioni i Jared & Ivankës me lidera të shteteve të huaja. Rama nuk e ndaloi dhe e bëri këtë me vetëdije të plotë. Ky abuzim që bëhet me pronat e Shqiptarëve, duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën sepse e kam të pamundur të besoj që një Kryeministër të ketë këtë lloj autoriteti. Gjithashtu, vitet e fundit jam munduar të bëj biznes në Shqipëri, dhe në proces e sipër kam mësuar shumë si funksionon sistemi. Më lejoni t’ju them se çdo vizitë që kam bërë në institucionet e qeverisë i janë raportuar Ramës. Kjo është tejet absurde dhe flet qartë për mënyrën se si Rama kontrollon çdo aspekt të qeverisë dhe institucioneve të tij.
    Monopoli i Ramës mbi ekonominë, çmimet si në Perëndim, paga si në skllavëri
    Ndërkohë Rama ka kapur shtyllat kryesore të ekonomisë së vendit, nëpërmjet njerëzve të tij dhe me atë kontrollon të gjithë tregun. Prandaj çmimet në Shqipëri janë njësoj ose më të larta se me Europën dhe US, ndërkohë që kosto e punës nuk është as 1/10 e asaj që kushton jashtë vendit. Pra, këtu është stabilizuar shfrytëzimi i punëtorëve por dhe i konsumatorit. Disa vite më parë kur Departamenti i Thesarit në Amerikë donte të fuste në listë e zezë disa nga bizneset kryesore në Shqipëri, ka qenë Rama që i ka kërkuar të mos e bëjnë sepse i paralizonte ekonominë. Ky fakt duhet të mjaftoj si konfirmim që ai është i ndërgjegjshëm që e ka kapur ekonominë e vendin nga fyti dhe e kontrollon si t’ia dojë qejfi. Kam shumë për të thënë në këtë pikë, dhe sërish i kam këto kritika ndërkohë që jam totalisht në mbështetje të investimeve në Shqipëri.
    Për shembull, në rastin e Mira Muratin, Rama investoi $10 milion që personalisht mendova që ishte shumë pak, sepse Mira Murati ishte një nga asetet më fantastike që mund të kishim. Personalisht do kisha investuar 1 miliard dollar që ishte gjysma e shumës që ajo kërkonte për të filluar. Ndërkohë, vlera e asaj kompanie është rritur 10X, pra një vlerësim i ditëve të fundit ishte tek 20 miliardshi, që do të thotë ai $10 milionëshi ka vlerë $100M sot. Ky lloj investimi do kishte sjellë boll para për qeverinë me të cilat mund të bënte investime të tjera, me kompani të mëdha në Amerikë dhe Europë, ose ti kishte përdorur të mbyllte shumë probleme në vend, si p.sh pensionet që janë nën nivelin jetik.
    Rama sundon si pronar, Berisha zhytet në hije- askush nuk po shpëton vendin!
    Përfundimisht, Edi Rama po abuzon me pushtetin dhe e ka kthyer të gjithë vendin në një kompani biznesi ku gjithnjë ka një % nëpërmjet njerëzve të vet. Këto s’janë aludime, por fakte. Sërish, s’jam aspak kundër Mubadalës të investoj në Shqipëri, as kundër Jared Kushner apo Ivanka Trump, përkundrazi këta janë super pozitive për vendin, por investimet po ndodhin në një kohë që:
    1 – Rama po detyron Shqiptarët të braktisin vendin
    2 – Rama po ju merr dhe ato pak toka që janë kthyer nëpërmjet investimeve strategjike.
    Në mbyllje, Rama po e zbraz vendin, po ju merr pronat dhe po ndërton një Shqipëri sikur ta kishte pronë të tijën.
    Ka gjithnjë një mundësi kur Shqipëria nuk do ketë më votime, dhe Edi Rama do jetë ‘Princi i Kurorëzuar’ i vendit.
    Në të gjithë këtë, më trazohet stomaku akoma më keq kur në mënd më vjen Sali Berisha me gjithë të çmendurit e vet, Nokën e Albana Vokshin e të gjithë ata njerëz super mediokër si Këlliçi, Gaz Bardhi e të tjerë, që mbajnë peng opozitën dhe s’kuptojnë që Shqipëria po merr një drejtim që duhet t’ju frikësoj të gjithëve. Nëse Berisha do ishte larguar dhe me fitoren e Trump, ne të tjerët do ja kishim marrë frenat Ramës, dhe do të kishin filluar nje aksion me themel të shkatërrimit të kupolës që këta kanë ndërtuar dhe riparimin e dëmeve të bëra si ndaj tokës ashtu dhe njerëzve.
    Sali Berisha duhet të kuptoj një gjë në këtë pikë, jo vetëm është arsyeja kryesore e drejtimit të shtrëmbër që morri ky vend, por do ikë nga kjo botë pa patur mundësi ti mbrojë fëmijët nga drejtësia dhe Berisha e di që ata do të paguajnë mëkatet e përbashkëta. Fatkeqësisht Berisha e luajti shumë gabim të vetmin shans që pati me kthimin e tij dhe iu garantoj që e vuan. E vetmja gjë që ngelet të them është që mallkoj ditën që ju bashkova foltoreve të këtyre mashtrueseve. Isha shumë më në paqe, kur nuk e kisha idenë se çfarë bëhej në Shqipëri. Ndërkohë, ato që kam parë dhe mësuar këto katër vite, më trazojnë ndërgjegjen, dhe pse jam munduar të ecë vetëm dhe të distancohem nga llumi i atij vendi. Shtoju kësaj sulmet nga më vulgare jo vetëm të një popullsie super të abuzuar dhe të zhveshur nga çdo lloj morali dhe logjike normale, por dhe të figurave të medias që kanë qenë pjesë direkte e korrupsionit qeveritar dhe janë pasuruar fal këtyre.

  • Igli Tare “peshkon” në Angli, arrin marrëveshjen për pasardhësin e Teo Hernandezit

    Igli Tare “peshkon” në Angli, arrin marrëveshjen për pasardhësin e Teo Hernandezit

    Igli Tare ka gjetur zëvendësuesin e Teo Hernandezit. Krahu i majtë i mbrojtjes së Milanit do t’i besohet Pervis Estupinjanit. Futbollisti nga Ekuadori është pjesë e Brajtonit në Ligën Premier. Lojtari 27-vjeçar është një nga elementet më të spikatura të klubit anglez, me të cilin ka zhvilluar paraqitje mjaft pozitive.
    Eksperti i merkatos, Fabricio Romano, ka njoftuar se palët kanë arritur marrëveshjen verbale mes tyre për këtë transferim. Milani do të paguajë 17 milionë euro plus 2 milionë të tjera shtesë për kartonin e Estupinjanit. Ndërkohë vetë mbrojtësi i majtë do të firmosë një kontratë afatgjatë me klubin kuqezi. Në ditët në vijim pritet të vijë edhe zyrtarizimi i marrëveshjes./Sport Ekspres/

  • U kapën duke transportuar mbi 21 kg tritol dhe do të bënin atentat, Prokuroria e Fierit kërkon dënimin me 30 vite burg për tre të arrestuarit

    U kapën duke transportuar mbi 21 kg tritol dhe do të bënin atentat, Prokuroria e Fierit kërkon dënimin me 30 vite burg për tre të arrestuarit

    Prokuroria pranë Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, kërkon dënimin me 14 deri në 15 vite burgim për secilin prej tre shtetasve Albi Mecini, Arafat Manërkolli dhe Ervis Cukali, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin tentuan të transportonin 21 kg e 265 gr lëndë eksplozive në qytetin e Fierit dy vite më parë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Të tre janë hetuar e gjykuar në kuadër të procedimit penal nr.1070, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 278/7 dhe 236/2 të Kodit Penal. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Nga hetimi dhe gjykimi i këtij procedimi penal rezultoi e provuar se, të pandehurit Albi Mecini, Arafat Manërkolli dhe Ervis Cukali, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datë 28.09.2023 kanë poseduar dhe transportuar 21 kg e 265 gr lëndë eksplozive në qytetin e Fierit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Në diskutimet përfundimtare Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier kërkoi:Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    1 Deklarimin fajtor të të pandehurit Albi Mecini për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e parashikuar nga neni 278/6 i K.Penal dhe dënimin e tij me 15 vjet burgim;– Deklarimin fajtor të të pandehurit Alb Mecini për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” e kryer me dhunë, e parashikuar nga neni 236/2 i K.Penal dhe dënimin e tij 4 vjet me burgim.– Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin e shtetasit Albi Mecini me 18 vjet burgim.– Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij me 12 vjet burgim.

    2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ervis Cukali për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e parashikuar nga neni 278/6 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 14 vjet burgim;– Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij me 9 vjet 4 muaj burgim.

    3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arafat Manërkolli për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e parashikuar nga neni 278/6 i K.Penal dhe dënimin e tij me 14 vjet burgim.– Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij me 9 vjet e 4 muaj burgim.

    Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave që kryejnë vepra penale në fushën e narkotikëve, si dhe që gjatë ushtrimit të detyrës kryejnë veprime në kundërshtim me ligjin.

  • Shpërthim në një pikë tregtimi gazi në lagjen “1 Maji” në Fier, dy të lënduar

    Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mesditën e sotme lagjen “1 Maji” në Fier, ku një bombul gazi ka shpërthyer brenda një ndërtese që shërbente si pikë e vogël tregtimi për bombula gazi.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Burimet bëjnë me dije se si pasojë e shpërthimit janë lënduar dy persona – pronari i pikës së tregtimit dhe një shtetas tjetër – të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier. Mësohet se njëri prej të lënduarve ndodhet në gjendje të rëndë dhe po merr trajtim të specializuar nga mjekët. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, ambulanca dhe shërbimet e Policisë, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe sigurimin e zonës për të shmangur rreziqe të mëtejshme.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se shkak i shpërthimit është bërë rrjedhja e gazit gjatë procesit të mbushjes së bombulave.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Fier – 35 kursantë nisin praktikën në strukturat e Policisë

    Ditën e sotme, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, u zhvillua një takim me 35 kursantë që kanë nisur praktikën për rolin bazë në strukturat e Policisë së Shtetit, në profilin “Patrullë e Përgjithshme”.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në këtë aktivitet morën pjesë drejtues të lartë të Policisë lokale, përfshirë Shefin e Sektorit për Rendin dhe Sigurinë, Kryekomisar Alton Brahimaj, Shefin e Burimeve Njerëzore, Komisar Pëllumb Canaj, si dhe specialistë të trajnimeve dhe një përfaqësues nga Akademia e Sigurisë. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Gjatë fjalës së tij, Kryekomisar Brahimaj vlerësoi rëndësinë e këtij misioni dhe u bëri thirrje të rinjve të angazhohen me ndershmëri dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve dhe ligjit. Ai theksoi se profesioni i policit nuk është thjesht një punë, por një mision me përgjegjësi të lartë për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Policia e Shtetit vijon të investojë në formimin e brezave të rinj të punonjësve të saj, duke u ofruar trajnim profesional dhe mbështetje të vazhdueshme për të përmbushur me sukses detyrën.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”