Day: July 20, 2025

  • “Më fusni mua në fushë, 50-vjeç jam dhe 4 gola nuk i m’i bën Brediabliku”! Ilir Alliu shokohet nga Egnatia: Sikur të ishte Atalanta…

    “Më fusni mua në fushë, 50-vjeç jam dhe 4 gola nuk i m’i bën Brediabliku”! Ilir Alliu shokohet nga Egnatia: Sikur të ishte Atalanta…

    Egnatia është eliminuar nga Champions League pas një humbje të papritur dhe të thellë nga Breidabliku, 5-0 në transfertë. I ftuar në “MAX Sport” që transmetohet në “EuroNews” ishte edhe ish-futbollisti Ilir Alliu. Ky i fundit dha një koment epik sa i përket humbjes së thellë nga Egnatia.
    “Këto nuk janë Kupat e Europës, janë paraeliminatore. Nuk kemi hyrë akoma në Kupat e Europës, po luajmë me ekipe që janë themeluar pardje. Këto ekipe të vijnë dhe të rrafin 5-0. Egnatia ka kontroll të mirë të topit, ka lojë të mirëorganizuar dhe papritur vjen kjo humbje. Të luash ndaj një ekipi të tillë në nivel mediokër dhe të hash 5 gola, minimumi është amatorizëm.
    Nuk ka ekip të bëj 5 gola në 25 minuta, unë të futem të luaj sot që jam 50 vjec, të luaj qendërmbrojtës dhe 4 gola kaq shpejt nuk m’i bën dot Brediabliku. Do të pranohej nëse do të ishte Atalanta, të humbnim 5-0 nga Atalanta pranohej. Nuk e humb dot ndeshjen 5-0 për fajin e trajnerit”, tha Alliu. /Sport Ekspres/
    ?

  • Shembulli/ Si do të funksionojë skema me Final Four për sezonin e ri në Superiore? I jepet vlerë sezonit të rregullt, ja sesi bëhet ndarja

    Shembulli/ Si do të funksionojë skema me Final Four për sezonin e ri në Superiore? I jepet vlerë sezonit të rregullt, ja sesi bëhet ndarja

    Ky sezon i ri do të ketë një ndryshim të vogël të skemës së Final Four në Superiore. Nëse më parë 36 javët i shërbenin katër ekipeve të para vetëm për të hyrë në finalet e mëdha, tani çdo pikë e marrë prej tyre do të ketë vlerë. Kjo pasi u vendos që Final Four të mos bëhet me zerim pikësh, por me përgjysmim pikësh. Për këtë arsye në emisionin Max Sport që transmetohet në EuroNews është dhënë një shembull në një situatë hipotetike kur pas 36 javësh, do të kishim këtë renditje:
    Vllaznia 72 pikëEgnatia 68 pikëPartizani 66 pikëElbasani 60 pikë
    Në skemën me Final Four, me përgjysmim pikësh, situata do të ishte kjo:
    Vllaznia 36 pikëEgnatia 34 pikëPartizani 33 pikëElbasani 30 pikë
    Pra nëse në panoramën e parë ka një diferencë mes Vllaznisë dhe Elbasanit në 12 pikë, e paarritshme, në Final Four, kjo diferencë shkurtohet në vetëm 6 pikë, duke e afruar shumë rivalitetin. Një skemë që edhe sipas gazetarit Eno Skarco është më e vlefshme dhe më e mirë sesa zerimi i pikëve, pasi në fund të fundit 36-javët vlejnë për dicka, edhe pse për të, skema normale e titullit kampion të vendosur pas 36 javësh do të ishte idealja. /Sport Ekspres/
    ?
     

  • Bankers si bankë e zezë për njerëzit e pushtetit për 20 vite rresht

    Bankers si bankë e zezë për njerëzit e pushtetit për 20 vite rresht

    Nga Mero Baze
    Kompania e naftës Bankers Petroleum, për 20 vite, në fakt ka funksionuar më shumë si një bankë e zezë e korrupsionit në Shqipëri sesa si kompani nafte.
    Hetimi i fundit ndaj kompanisë nuk është një hetim që prek problemin kryesor të Bankers-it, por thjesht një vëzhgim i shpejtë mbi bilancet fiskale të saj, të cilat tregojnë sesi janë keqpërdorur financat përmes faturimeve fiktive.
    Ky hetim, i nisur në nivel lokal, pa përfshirë brenda figurat e larta të pushtetit ndër vite që kanë qenë mburoja politike e këtyre veprimeve, rrezikon të relativizohet dhe të përfundojë me ndonjë fushatë të re PR për ndarje lekësh nën dorë dhe mbyllje të debatit.
    Bankers filloi prodhimin e saj në vitin 2006, pas një kontrate të lidhur për shpim-kërkim qysh më 2004-ën, pasi në Shqipëri erdhi si lobist i saj ish-gjenerali që drejtoi luftën e Kosovës, Wesley Clark.
    Berisha, i cili i kishte të këqija marrëdhëniet me Uashingtonin zyrtar, kishte nevojë për grupe lobistësh që të ndikonin për imazhin e tij, ndaj i hapi rrugë çdo kërkese të kompanisë për të cilën ai loboi, me shpresë se për të do të thuhej një fjalë e mirë në Uashington.
    Gjatë qeverisjes së tij, Bankers u denoncua dhe nga WikiLeaks si një kompani që po shkaktonte tërmete nëntokësore në Shqipëri. Raporti i WikiLeaks përmend një seri tërmetesh qysh në vitin 2009, që vinin nga shpërthimet nëntokësore.
    Një situatë dramatike ndodhi në vitin 2015, kur nga një shpërthim nëntokësor në formë fontane u rrezikuan banorë të zonës dhe u krijua një mjedis i rrezikshëm për jetën. Qeveria relativizoi problemin dhe Bankers premtoi se do të investonte në fshatin e dëmtuar, pa bërë realisht asgjë.
    Që të hetohet korrupsioni i Bankers-it dhe funksionimi i saj si një bankë në të zezë për para nën dorë për zyrtarët e lartë të shtetit, duhet të hetohen nënkontraktorët e saj, lidhjet e tyre politike, betejat e Bankers-it në arbitrazh me shtetin shqiptar dhe fitoret e dhuruara nga shteti shqiptar përmes sekserëve, që më pas rishpërndaheshin mes palëve.
    Kjo histori ka 20 vite që vazhdon. Gjithmonë ka pasur përpjekje për ta hetuar, gjithmonë është konstatuar ky bilanc fiktiv i Bankers-it, gjithmonë është çuar në arbitrazh, gjithmonë është humbur me dështime arbitrazhi nga qeveria shqiptare, dhe më pas janë ndarë lekët.
    Rasti më klasik ka qenë kur Albpetrol nuk i njohu Bankers Petroleum 220 milionë dollarë shpenzime të vitit 2011. Në bazë të raportit të Albpetrol-it, Tatimet inicuan një pagesë prej 57 milionë dollarësh.
    Shteti shqiptar pretendonte se kompania kishte shmangur taksat duke raportuar shpenzime më të larta se ato reale, për të ulur normën e fitimit.
    Sipas marrëveshjes në fjalë, kompania, në momentin që rekuperon shpenzimet kapitale, duhet të paguajë 50% tatim fitimi.
    Edhe pse më 2016 shteti tentoi ta mbledhë forcërisht këtë gjobë, çështja shkoi në arbitrazh dhe një komision auditimi i dha të drejtë Bankers-it. Dhe këtu ka plot dridhje për zyrtarë të lartë socialistë të asaj kohe.
    Gjithçka është e qartë nga jashtë, por kërkon një hetim profesional dhe, natyrisht, prova që mund të sigurohen në rrugë hetimore. Nuk jam i sigurt sa mund ta bëjë këtë Prokuroria e Fierit, kur tek ne as SPAK nuk ka bërë deri më sot ndonjë hetim të mirëfilltë për korrupsion, por është marrë me hetime pasurie për të mbuluar dështimet profesionale.
    Super-pagat e Bankers-it, faturat fiktive në adresë të personave të njohur, mbi-aftësitë e nënkontraktorëve që befas u kthyen në biznesmenë të mëdhenj – pra, fryrja e shpenzimeve në tërësi, duke rindarë fitimet nën dorë – është një praktikë e dukshme dhe e pamoralshme, por që ha shumë debat ligjor nëse nuk shoqërohet me fakte të hetuara mirë që të zbërthejnë skemën e funksionimit të kësaj kompanie si bankë e zezë.
    Dhe kjo varet shumë nga qëllimi për të cilin ka nisur hetimi.
    Nëse ka nisur për arsye lokale, apo hatërmbetje për mosndarje të mirë lekësh, mbyllet shpejt se gjenden lekët.
    Por nëse ka nisur vërtet për të hetuar kapjen e shtetit nga Bankers, radha për t’u hetuar është e gjatë nga të dy palët. Bankers nuk është kompani nafte. Është një bankë, ku klientë të saj janë njerëzit e pushtetit për 20 vite rresht.
    Nuk më duket se klientët e saj janë gati të falimentojnë bankën e tyre.
    Ndoshta duan një pronar më të sigurt.
    /TemA/ 

  • Thashethemet e merkatos, trajneri i Brugge mesazh Jasharit: Duhet të kthehet në stërvitje

    Thashethemet e merkatos, trajneri i Brugge mesazh Jasharit: Duhet të kthehet në stërvitje

    Milan vazhdon të insistojë për afrimin e nesfushorit Ardon Jashari, i cili aktivizohet në radhët e Clube Brugge.
    Jashari, përtej thashethemeve të merkatos, duhet t’i ribashkohet pjesës tjetër të skuadrës duke filluar nga e hëna. Të paktën kjo është ajo që shpreson trajneri Nicky Hayen : “Situata është shumë e qartë. Ai duhet të kthehet në stërvitje të hënën”, tha trajneri.

    “Por në futboll, gjërat mund të jenë shumë të vështira dhe kjo është një situatë vërtet komplekse. Por kam besim të plotë te klubi se ata do ta trajtojnë situatën siç duhet. Sidoqoftë, do të shohim se si do të përfundojë” -theksoi ndër të tjera tekniku.

  • Nga starti i sezoni te rivali i vjetër, Elbasani i rezervohet një sfidë e veçantë që në javën e parë

    Nga starti i sezoni te rivali i vjetër, Elbasani i rezervohet një sfidë e veçantë që në javën e parë

    Shorti i sezonit të ri në Superiore i ka rezervuar Elbasanit një sfidë të veçantë në javën e parë, ku në “Elbasan Arena” do të presë Flamurtarin, një nga rivalët më të njohur me të cilin është përballur gjatë ngjitjes së tij në Kategorinë e Parë.
     

    Tashmë, të dy skuadrat përballen në elitë dhe do ta hapin sezonin me një duel mes dy ekipesh që përfaqësojnë qytetet e traditës, që vijnë me objektiva të qartë për të lënë gjurmë këtë edicion mes më të mirave të futbollit shqiptar.
    STARTI I ELBASANIT – Për Elbasanin, kjo nuk është vetëm një ndeshje prestigjioze në start, por edhe një sfidë për të vijuar një traditë të paprekur që nga dita e parë e ringritjes së klubit: verdheblutë nuk janë mundur asnjëherë në debutimet sezonale, që prej krijimit të AF Elbasanit në vitin 2021. Bëhet fjalë për katër kategori pa asnjë humbje në start. Rruga e Elbasanit drejt Superiores ka qenë e mbushur me emocione dhe sakrifica, por gjithmonë ka nisur me rezultate pozitive. Në sezonin 2021-2022, kur ekipi nisi udhëtimin nga Kategoria e Tretë, debutoi me një fitore bindëse 5-0 ndaj Spartakut në transfertë. Ishte një ndeshje që la menjëherë gjurmë dhe i dha tonin sezonit.
    Një vit më pas, në Kategorinë e Dytë, Elbasani e hapi sezonin në shtëpi ndaj një tjetër skuadre historike si Luftëtari, duke triumfuar me rezultatin 2-0, në një ndeshje që tregoi qartë se skuadra ishte ndërtuar për të fituar. Në Kategorinë e Parë, një tjetër provë serioze: barazim 1-1 ndaj Kastriotit në transfertë. Edhe pse sfida u zhvillua në një terren të vështirë dhe kundër një ekipi me përvojë, verdheblutë morën një pikë të vlefshme në hapje.
    Së fundmi, sezoni i kaluar në Superiore, ku debutimi ishte ndaj Skënderbeut, sërish një barazim 1-1, duke ruajtur kështu ecurinë e pamposhtur në javët e para të kampionatit. Debutimet pa humbje në katër kategori të ndryshme nuk janë rastësi, por pasqyrë e një mentaliteti të ndërtuar me durim, profesionalizëm dhe besim te forcat e veta. Tani, ndaj Flamurtarit, është koha për një tjetër kapitull. Jo vetëm për ta ruajtur këtë traditë pozitive, por edhe për të dhënë sinjalin se Elbasani është gati të shkruajë histori të reja në Superiore.
    FLAMURTARI, RIVALI I VJETËR – Tani vjen përballja me Flamurtarin, një skuadër që Elbasani e njeh mirë nga përplasjet në Kategorinë e Parë. Skuadra e drejtuar nga Ivan Gvozdenoviç ka bërë lëvizje të rëndësishme në merkato dhe pritet të jetë një kundërshtar serioz në këtë sezon të Superiores. Me mbështetjen e tifozëve dhe historinë në krah, skuadra synon të mbrojë rekordin e debutimeve pa humbje dhe të marrë tri pikët që në start.
    Një tjetër detaj që i jep edhe më shumë peshë sfidës së javës së parë, është fakti se Elbasani nuk ka arritur ende të mposhtë Flamurtarin që nga momenti i ringritjes së klubit. Në tri përballjet mes tyre në Kategorinë e Parë, bilanci flet për dy barazime dhe një fitore në favor të vlonjatëve. Kjo statistikë është një shtysë shtesë për verdheblutë, të cilët kërkojnë jo vetëm të ruajnë rekordin e tyre në debutime, por edhe të thyejnë “mallkimin” ndaj Flamurtarit, duke shënuar fitoren e parë përballë një rivali që u ka krijuar gjithmonë vështirësi.

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Përforcim në mesfushë, një maroken për Romën

    Përforcim në mesfushë, një maroken për Romën

    Roma ka ndërhyrë në merkato. Klubi i Serie A ka njoftuar afrimin e mesfushorit maroken Neil El Aynaoi nga Lens. Ai ka firmosur kontratë të vlefshme deri në vitin 2030.
    24-vjeçari ka luajtur 24 ndeshje në sezonin e kaluar dhe ka shënuar 8 gola. Më herët, Neil ka luajtur për  Nancy.

    “Përshëndetje fansa të Romës. Jam shumë i lumtur të jem këtu, mezi pres të iu shikoj në Olimpico”- tha Neil El Aynoi në një videomesazh për faqen e Romës.

  • “Divorci” i pashmangshëm, Chiesa jashtë projektit të Liverpool

    “Divorci” i pashmangshëm, Chiesa jashtë projektit të Liverpool

    Me përjashtimin e tij nga skuadra për turneun e Liverpoolit në Azi, ku do të luajnë AC Milan dhe Yokohama Marinos midis 26 dhe 30 korrikut, koha e Federico Chiesas në Anfield mund të konsiderohet e mbaruar. Me dy gola në dy miqësoret e para të klubit këtë verë, dukej se kishte një shkëndijë shprese për vazhdimin e qëndrimit të tij në fanellën e The Reds, por vendimet e Slot kanë shuar çdo spekulim optimist në lidhje me të ardhmen te kampionët e Anglisë.
    Chiesa luajti 6 ndeshje në Premier League në sezonin e tij të parë dhe të fundit te Liverpool, por pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës.

    Siç qëndrojnë gjërat, nuk duket se ka një radhë të pafundme klubesh të gatshme të rrezikojnë për Chiesën. Pista Napoli mbetet e gjallë, por vetëm kaq, pasi është vetëm muaji korrik dhe është shpejt për të folur.

  • Britani e Madhe, aktori proteston në shtëpinë Mbretërore të Operas, shpalos flamurin palestinez në skenë

    Britani e Madhe, aktori proteston në shtëpinë Mbretërore të Operas, shpalos flamurin palestinez në skenë

    Një anëtar i kastit të Shtëpisë Mbretërore të Operas së Britanisë shpalosi një flamur palestinez në skenë gjatë hapjes së shfaqjes të shtunën në mbrëmje.

    Videot nga incidenti tregojnë një anëtar të kastit që qëndron në krye të skenës duke shfaqur në heshtje një flamur të madh palestinez, në një moment duke e valëvitur atë butësisht.
    Ndërsa publiku vazhdon të duartrokasë performancën, një burrë nga prapaskena duket se përpiqet t’ia rrëmbejë flamurin aktorit, por ai reziston dhe e mban atë për pjesën tjetër të inagurimit.
    Dy artistë të tjerë, që qëndrojnë pranë atij që nisi protestën, shihen duke u përkulur drejt tyre ndërsa debati përparon. Disa aktorë më lart në skenë duken të pavetëdijshëm për atë që po ndodh pas tyre.
    Punonjës të tjerë prapa skenës shihen duke i bërtitur mesazhe aktorit protestues, i cili shikon përpara dhe duket se i injoron ata.
    Shikoni videon:

    Baleti dhe Opera Mbretërore e Britanisë thanë se protesta ishte “krejtësisht e papërshtatshme për një ceremoni festive”.
    Akti i improvizuar i protestës ndodhi gjatë natës së fundit të një shfaqjeje të Il trovatore, një opera me katër akte nga Giuseppe Verdi.
    Një zëdhënës tha: “Shfaqja e flamurit ishte një akt spontan dhe i paautorizuar nga artisti. Nuk ishte i autorizuar nga Baleti dhe Opera Mbretërore dhe nuk është në përputhje me angazhimin tonë për paanshmëri politike.”
    Opinioni publik i ndarë mbi veprimin e aktorit
    Anëtarët e audiencës që folën për BBC-në thanë se pati disa fishkëllima gjatë protestës. Njëri tha se publiku ishte kryesisht mbështetës, por nuk është e qartë se sa prej tyre po brohorisnin për performancën në tërësi.
    Magdalini Liousa, nga Londra, e përshkroi atë si “një moment vërtet të fuqishëm ” dhe e quajti anëtarin e kastit “të guximshëm”.
    Por banori i Glossopit, Christopher, tha se protesta “prishi atmosferën në fund të një shfaqjeje të shkëlqyer” dhe ” errësoi një mbrëmje kur në të vërtetë të gjithë donim vetëm të tregonim mirënjohjen tonë”.
    Ndërkohë, një tjetër anëtar i kastit, i cili dëshiroi të mbetej anonim, tha se pati dy përpjekje nga burri pas skene për t’ia rrëmbyer flamurin anëtarit të kastit dhe se vetëm përpjekja e dytë u regjistrua pasi njerëzit nxorën telefonat e tyre.

    Top Channel

  • Sherri për karrigen vijon/ Shabani: Lapaj tha se nëse do marrim vetëm 1 mandat, nuk pranonte të ishte ai deputeti

    Sherri për karrigen vijon/ Shabani: Lapaj tha se nëse do marrim vetëm 1 mandat, nuk pranonte të ishte ai deputeti

    Kryetari i Nismës Thurje, Endri Shabani, ka treguar se si nisi konflikti me Adriatik Lapajn e “Shqipëria Bëhet”.

    I ftuar në A2 CNN, Shabani u shpreh se Lapaj nuk e mbajti fjalën, pasi para zgjedhjeve tha se nëse do marrim vetëm 1 mandat nuk pranonte të ishte ai deputeti.

    “Ka një tension që lidhet me premtimin për përfaqësim në Parlament. Sistemi zgjedhor na ka detyruar që të dalim me një skemë ku lista e mbyllur do të jepte dorëheqjen (46 kandidatë) dhe të gjithë të tjerët ishim te lista e hapur.

    Para se të ndodhte e gjitha kjo, pati diskutim se kush do e drejtonte koalicionin dhe vendosëm ta drejtonte më i riu ndër ne, që ishte Adriatik Lapaj, i cili, si kryetar, do të ishte edhe më i promovuari.

    Për pasojë, do të kishte avantazh ndaj të tjerëve. Shqetësimi ishte se ky avantazh mund të ishte i padrejtë. Për këtë arsye, garancia ishte që nëse marrim vetëm 1 mandat, nuk do të ishte Adriatiku”, – tha Shabani.

    “Kishte një garë mes gjithë të tjerëve dhe kishte një angazhim të drejtuesit të koalicionit, i cili tha që “ju nuk po futeni në garë për të më bërë mua deputet sepse nuk jam këtu për karrierën time personale”. Kjo garanci u tha edhe publikisht më pas.

    Çfarë ndodhi? Të 46 kandidatët, kur erdhi data 11 maj, firmosën dorëheqjet. Kandidati i 47, që ishte Adriatiku, ndryshoi mendim”, – shtoi Shabani.

    Sipas tij, kryetari i koalicionit që kishte avantazh ndaj të tjerëve “merrte përsipër që të jepte dorëheqjen”.

    “Kjo nuk është shkruar në marrëveshje, por ne jemi njerëz të fjalës dhe janë provat që angazhimi ai ishte. Duke qenë se ishte lider i koalicionit, ai vendoste standardin për të tjerët. Njëri prej personave që kishin firmosur dorëheqjen u ndje i përdorur ngaqë kreu i koalicionit nuk e mbajti fjalën”, – tha Shabani.

  • Fiksimi i Mbretit Charles me gjelbërimin ndikon te kopshtarët e tij: Nga 12 të punësuar në pronën e Gloucestershire, 11 janë larguar

    Fiksimi i Mbretit Charles me gjelbërimin ndikon te kopshtarët e tij: Nga 12 të punësuar në pronën e Gloucestershire, 11 janë larguar

    Sipas atyre që punojnë për Mbretin Charles të Britanisë së Madhe, sovrani mund të jetë një shef jashtëzakonisht kërkues, me kërkesa të vazhdueshme dhe specifike që nuk përcillen gjithmonë në mënyrën më të mirë të mundshme.

    Për më tepër, një e metë po aq e pakëndshme është se ai nuk paguan mirë, aq sa nga dymbëdhjetë kopshtarët me kohë të plotë të punësuar në pronën Gloucestershire, për të cilat Charles është veçanërisht krenar, njëmbëdhjetë kanë dhënë dorëheqjen së fundmi.

    Pse mungojnë shënimet me emrat e magnolive të tij të dashura? Si ka mundësi që u tha azalea e tij e preferuar? Dhe kush guxoi t’i priste delfiniumet e tij të dashura, duke e privuar nga një nga momentet e tij të preferuara të verës? E gjitha rrjedh nga pasioni – sigurisht – dhe për Charlesin, kopshti Highgrove, i cili është hapur për publikun që nga viti 1996, është një xhevahir në kurorën e tij.

    Gjatë 45 viteve, ai e ka transformuar plotësisht atë, falë punës së kopshtarëve, por edhe punës së tij personale. Deri vonë, ai mund të mburrej se kishte mbjellë vetë çdo pemë dhe shkurre. Ai e do aq shumë saqë para se të bëhej mbret, siguroi që të mund të vazhdonte ta shijonte edhe pse në fakt do t’i kalonte Princit William.

    Javën e kaluar, ai priti të parin “Samit të Harmonisë”, në të cilin mbreti, për të promovuar filozofinë e tij të jetës – harmoninë midis njerëzve dhe natyrës – ftoi përfaqësues të popujve indigjenë, specialistë të mjekësisë holistike dhe artizanë.

    Sipas Sunday Times, harmonia në Highgrove prishet herë pas here. Mbreti ka zakon të inspektojë kopshtet dhe të shënojë mendimet, sqarimet dhe kritikat me të kuqe në shënime që mund të kërkojë t’ia përcillen stafit. “Pozicioni i tij”, i tha një kopshtar Sunday Times në mënyrë anonime, “është unik dhe shprehja e një mendimi të ndryshëm, ose t’i thuash se gabon, është e vështirë dhe e rrezikshme”, veçanërisht pasi mbreti nuk mund ta kontrollojë gjithmonë zemërimin e tij.

    Kopshtari që i vuri gabim emrin një luleje në prani të Charles – “Mos më lejoni ta shoh më kurrë këtë njeri”, thuhet se tha me zë të lartë mbreti, duke shkaktuar shkarkimin e tij – ose kopshtari që shkroi gabim një bimë japoneze në një dokument të përgatitur për sovranin. “JO!” shkroi Charles, duke nënvizuar vazhdimisht fjalën e gabuar me të kuqe.

    “Shpërthimet e vogla të acarimit” të Charlesit — siç i përshkroi një nga punonjësit e tij në një libër nga Tom Quinn — tani janë të famshme. Kush mund ta harrojë zhgënjimin e Charlesit me një bojë gjatë kurorëzimit të tij, apo shpërthimin e tij kur pa një stilolaps që nuk po funksiononte siç duhet? “Ai menjëherë pendohet dhe harron gjithçka” , shpjegojnë zyrtarët e pallatit, duke shtuar se që kur u martua me Camillan, ai në fakt ka qenë shumë më i qetë.

    Pastaj është çështja e pagave. Gjysma e kopshtarëve, sipas Sunday Times, fitojnë pagën minimale të lejuar me ligj. Charles, sipas gazetës, e di këtë, megjithatë ai nuk ka propozuar një zgjidhje, edhe pse Highgrove Gardens është ndër më të vizituarit në botë dhe, falë pjesërisht një game të gjerë mallrash që variojnë nga reçelet te peshqirët e kuzhinës e deri te çorapet prej kashmiri, është ndër pronat më fitimprurëse, me një të ardhur vjetore prej 6 milionë paundësh.