Day: July 19, 2025

  • Video/ Biznesmenët u përplasën për çadrat, momenti i sherrit në Ksamil: O plehrë…

    Video/ Biznesmenët u përplasën për çadrat, momenti i sherrit në Ksamil: O plehrë…

    Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në Ksamil, ku një konflikt i ashpër mes dy biznesmenëve lokalë ka përfunduar me dhunë fizike.

    Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se i lënduari është Albert Pashaj, pronar i “Euro Hotel Ksamil”, i cili është sulmuar me sende të forta brenda ambienteve të hotelit të tij. Si autor i dyshuar i dhunës identifikohet Agim Taraj, pronar i “Sunset Restorant Ksamil”.
    Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka ardhur si pasojë e një konflikti për menaxhimin dhe vendosjen e çadrave në hapësirën përballë hotelit, pjesë e vijës bregdetare që shpeshherë është bërë burim mosmarrëveshjesh mes subjekteve private në zonat turistike të jugut.
    Në pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet momenti i përplasjes së dy biznesmenëve, ku dëgjohet: “Do ta shikosh o plehrë, o plehrë”.
    Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit, ndërkohë që Pashaj është dërguar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Agim Taraj pritet të merret në pyetje nga autoritetet.

    Top Channel

  • Kosova jashtë Listës së Shteteve të Brishta, çfarë do të thotë kjo për ekonominë

    Kosova jashtë Listës së Shteteve të Brishta, çfarë do të thotë kjo për ekonominë

     

    Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar – e kanë hequr Kosovën nga Lista e Shteteve në Situata të Brishtësisë dhe Konfliktit.

    Pas më shumë se 15 vjetësh në këtë listë, Kosova kthehet tani në hartën e vendeve që konsiderohen institucionalisht më të qëndrueshme dhe financiarisht më të konsoliduara.

    Si për Bankën Qendrore të Kosovës, ashtu edhe për Qeverinë në detyrë, kjo është një ‘njohje e rëndësishme e përparimit institucional dhe ekonomik të vendit’.

    Ekspertët e ekonomisë thonë se ky zhvillim mund të forcojë imazhin e Kosovës si një vend i qëndrueshëm dhe i besueshëm për investitorët dhe partnerët ndërkombëtarë.

    Çfarë nënkupton në aspektin ekonomik heqja e Kosovës nga kjo listë?

    Mejdi Bektashi, profesor i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se vendimet e Bankës Botërore dhe të FMN-së për ta hequr Kosovën nga Lista e Shteteve në Situata të Brishtësisë dhe Konfliktit janë stimuluese për zhvillimet e ardhshme, ndaj të cilave Kosova duhet të përshtatet.

    Sipas tij, Kosova, tani e tutje, do të ketë përfitime të shumta, jo vetëm nga Banka Botërore dhe FMN-ja si institucione financiare, por edhe nga tregjet tjera financiare që veprojnë në shtetet më të zhvilluara.

     ‘Kryesisht, duke rritur qasjen në kreditim, në zvogëlimin e normës së riskut, që nënkupton zvogëlimin e normës së interesit, me të cilën Kosova mund të marrë hua apo kredi nga këto institucione apo tregje të tjera financiare’, shpjegon Bektashi për Radion Evropa e Lirë.

    Për profesorin tjetër të Ekonomisë, Berim Ramosaj, heqja e Kosovës nga Lista e Shteteve në Situata të Brishtësisë dhe Konfliktit rrit besimin e investitorëve vendorë e të huaj, zgjeron mundësitë për kredi më të favorshme, si në nivel nacional ashtu edhe ndërkombëtar, dhe u jep shansin edhe bankave të rendit të dytë dhe të tretë të performojnë më mirë.

    Përfitime të tjera

    Bektashi thotë se mbështetja nga Banka Botërore dhe FMN-ja siguron stabilitet makroekonomik për Kosovën, duke përfituar jo vetëm sektori publik, por edhe ai privat, i cili do të ketë qasje më të lehtë dhe me kushte më të favorshme në huazime nga vendet e zhvilluara.

    Megjithatë, ai thekson se pjesa më e madhe e aktivitetit financiar në Kosovë lidhet me Bashkimin Evropian, i cili, prej dy vjetësh, ka vendosur masa shtrënguese ndaj vendit, për shkak të tensioneve në veri.

    ‘Masat shtrënguese, të vëna nga Komisioni Evropian, si dhe mosformimi i institucioneve (të Kosovës) që po zgjat me muaj të tërë, janë sinjale shumë të këqija, shumë dëshpëruese edhe për institucionet më të rëndësishme financiare, por edhe për BE-në’, thotë Bektashi.

    Ai shton se vendimet e Bankës Botërore dhe FMN-së duhet të shërbejnë tani si sinjal pozitiv edhe për vetë BE-në që t’i heqë masat shtrënguese dhe të adoptojë një qasje më të moderuar ndaj Kosovës.

    A janë vendimet e Bankës Botërore dhe FMN-së pasqyrim i përmirësimeve reale?

    Vendimet e Bankës Botërore dhe FMN-së për Kosovën janë një ‘karotë stimuluese’, thotë Bektashi.

    Ai vë në dukje se në Kosovë ka ende ndërhyrje politike në sistemin e drejtësisë – gjë që e vë në pikëpyetje garantimin e vendimeve të drejta.

    Thotë se deficiti tregtar mbetet i lartë, ndërsa politikat ekonomike të Qeverisë në detyrë nuk kanë sjellë përmirësimet e pritshme.

    ‘Unë besoj që ne, realisht, nuk kemi përmirësim të situatës makro-ekonomike dhe financiare. Por, është një vendim më tepër politik (i Bankës Botërore dhe FMN-së), ku më shumë ka kontribuar Banka Qendrore e Kosovës sesa Qeveria aktuale në detyrë, pasi që bisedat apo kontaktet e këtyre institucioneve, kryekëput, kanë të bëjnë me BQK-në’, thotë Bektashi.

    Ramosaj vlerëson, gjithashtu, se meritë për këtë vendim ka Banka Qendrore e Kosovës.

    Ai thotë se Kosova ka bërë përparime në qëndrueshmërinë ekonomike dhe institucionale, por se, në thelb, realiteti ekonomik dhe ai politik nuk janë ende plotësisht të qëndrueshëm.

    ‘Ka përmirësime edhe në qeverisjen e të hyrave buxhetore, sidomos në politikat makro-financiare. Mirëpo, ka edhe probleme të natyrave të tjera, qoftë në mosngritjen e institucioneve me kohë, qoftë në moskryerjen e funksionit të legjislativit – i cili është edhe themelues i disa agjencive të pavarura – apo në mosekzistimin e një qeverie në kuptimin e plotë, përveçse asaj në detyrë’, thotë Ramosaj për Radion Evropa e Lirë.

    Ai i referohet faktit se Kosova ende nuk ka arritur të konstituojë Kuvendin e ri – edhe pse zgjedhjet u mbajtën më 9 shkurt – për shkak të mosmarrëveshjeve politike, dhe për pasojë funksionon me qeveri në detyrë.

    Pavarësisht kësaj, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka përshkruar daljen e Kosovës jashtë Listës së Shteteve të Brishta si rezultat të ‘punës së vazhdueshme dhe të përkushtuar’ të qeverisë së tij gjatë katër vjetëve të fundit.

    ‘Dhe është vetëm një hap drejt arritjeve që do të vijnë’, ka shkruar ai në X.

    A ka rrezik që Kosova të rikthehet në listë dhe çfarë duhet të bëjnë autoritetet?

    Bektashi nuk beson se Kosova mund të rikthehet në gjendjen që ishte, sa i përket trajtimit nga Banka Botërore dhe FMN-ja.

    Sipas tij, vendimmarrjet në këto dy institucione financiare ‘janë shumë të ndërlikuara për t’u kthyer pas’.

     ‘Unë mendoj se me konstituimin e Kuvendit, si dhe të Qeverisë, ne do të kemi një derdhje të konsiderueshme të mjeteve, qoftë nga këto dy institucione, por edhe nga ana e BE-së. Do të liberalizohet ekonomia dhe do të kemi më shumë investime të huaja’, thekson ai.

    Ramosaj ndan të njëjtin mendim, duke theksuar se vendimet e Bankës Botërore dhe FMN-së për Kosovën janë rezultat i një procesi të kujdesshëm dhe të gjatë.

    ‘Do të thotë, është një databazë e fuqishme që u jep atyre një domethënie për një vendim. Edhe për ta marrë një vendim tjetër eventual, në rastin më të keq… ai nuk mund të merret menjëherë. Duhet të ndodhë dekadencë në kuptimin e institucioneve, varfërisë, politikës dhe pastaj mund të ndodhë’, thotë Ramosaj.

    Të dy ekspertët rekomandojnë që Kosova të vazhdojë t’i forcojë institucionet dhe të zbatojë politika të qëndrueshme ekonomike, duke ndjekur me kujdes sugjerimet e Bankës Botërore, FMN-së dhe partnerëve ndërkombëtarë, për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje të besimit të investitorëve. /REL

  • FOTO/ Berisha pret delegacionin italian, deputeti Battilocchio: Forza Italia gjithmonë në krah të PD dhe Shqipërisë

    FOTO/ Berisha pret delegacionin italian, deputeti Battilocchio: Forza Italia gjithmonë në krah të PD dhe Shqipërisë

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka pritur ditën e sotme një delegacion italian, i udhëhequr nga drejtuesi i Forza Italia, njëkohësisht deputet, Alessandro Battilocchio.

    Gjatë këtij takimi, Battilocchio ka shprehur mbështetjen e tij të pandërprerë për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë.

    Nga ana e tij, kryedemokrati Sali Berisha ka bërë një pasqyrë të situatës politike në Shqipëri dhe farsës elektorale të 11 majit.

    ‘Shqipëria është kthyer nën drejtimin e Edi Ramës në të parin dhe të vetmin narko-shtet në Europë duke u kthyer në një rrezik real për BE-në dhe në veçanti për vendet fqinje si Italia.

    E garantova Deputetin Battilocchio se Partia Demokratike do ta vijojë luftën e saj në zhbërjen e farsës së 11 majit duke denoncuar me fakte dhe raporte të pakontestueshme çdo krim zgjedhor, të çdo niveli dhe të çdo individi të përfshirë në to’, shkruan Berisha në një reagim të tij në Facebook, ku dhe ka publikuar pamje nga takimi.

    Reagimi i plotë i kreut të PD, Sali Berisha:

    Forza Italia, gjithmonë në krah të Shqipërisë!

    Pata kënaqësinë e veçantë të prisja në takim Deputetin dhe një nga drejtuesit e Forza Italia, Z. Alessandro Battilocchio, Kryetar i Komisionit hetimor të Parlamentit Italian për sigurinë e qyteteve dhe një mik i vyer i Partisë Demokratike i cili ndjek në një mënyrë tejet aktive zhvillimet e Shqipërisë dhe demokracisë shqiptare.

    E falënderova Deputetin Battilocchio për mbështetjen e ofruar nga Forza Italia gjatë zgjedhjeve të fundit duke e siguruar atë se Partia Demokratike nuk do të rresht së luftuari farsën zgjedhore të 11 majit.

    Shqipëria është kthyer nën drejtimin e Edi Ramës në të parin dhe të vetmin narko-shtet në Europë duke u kthyer në një rrezik real për BE-në dhe në veçanti për vendet fqinje si Italia. Një narko-shtet i cili është ndërtuar mbi vjedhjen sistematike të zgjedhjeve siç ishte dhe rasti i fundit ku partia-shtet organizoi mbi 4.500 aktivitete zgjedhore brenda dhe jashtë shtetit. Mijëra aktivitete keto të mundësuara nga abuzimi me burimet publike, njësoj si me tenderat elektorale të cilën kapin vlerën e gjysmë miliardi eurosh. Çfarë të thuash për 29.000 ha e parcelave kanabis në vend të 200 që parashikonte ligji?

    Rasti i kartelit të Troplinëve, është shembulli më domethënës i këtij kriminalizimi dhe sesi pavarësisht hetimeve Italiane, shteti shqiptar për arsye të pastra elektorale e kriminale, bëhet palë me krimin e organizuar ndërkombëtar.

    Një sistem tjetërsimi kriminal i votës së lirë i cili mbështetet nga një administratë e marrë peng nga patronazhistë të shtrirë në çdo hallkë të institucioneve publike dhe që i kërkon çdo nëpunësi civil minimalisht 10 vota familjarësh. Ky presion synonte në veçanti diasporën siç u provua nga faktet e shumta që Partia Demokratike ka publikuar nga farsa e votës në Greqi e Itali në veçanti.

    E garantova Deputetin Battilocchio se Partia Demokratike do ta vijojë luftën e saj në zhbërjen e farsës së 11 majit duke denoncuar me fakte dhe raporte të pakontestueshme çdo krim zgjedhor, të çdo niveli dhe të çdo individi të përfshirë në to.

    Në takim morën pjesë gjithashtu dhe Dott. Amadeo Folgone, këshilltar pranë Komisionit hetimor parlamentar italian për sigurinë e qyteteve, deputeti i qarkut Lezhë nënkryetar i parlamentit Agron Gjekmarkaj, Akil Kraja drejtori i kabinetit të kryetarit te PD si dhe kryetari i Partisë Demokratike në Itali, Bardhok Doda.

  • VIDEO/ U kërkoi të mos luajnë me top pranë pushuesve, të rinjtë dhunojnë rojën e plazhit

    VIDEO/ U kërkoi të mos luajnë me top pranë pushuesve, të rinjtë dhunojnë rojën e plazhit

     

    Një tjetër sherr është regjistruar pasditen e sotme. Sherri i radhës ka ndodhur në Durrës.

    Disa pushues mësohet se janë konfliktuar me një punonjës çadrash në plazhin e Kavalishencës në Durrës.

    Sipas raportimeve punonjësi u ka kërkuar të rinjve që të mos luajnë më top pranë pushuesve të tjerë pasi ata kanë shprehur shqetësimin e tyre. Kjo nuk është pritur aspak mirë nga të rinjtë dhe janë konfliktuar deri në përplasje fizike.

    Situata është vënë nën kontroll nga pushuesit e tjerë të cilët kanë ndërhyrë për të qetësuar konfliktin.

  • Tragjedi në Vietnam! Mbytet anija turistike, 34 viktima, disa të zhdukur

    Tragjedi në Vietnam! Mbytet anija turistike, 34 viktima, disa të zhdukur

    Pamje nga vendngjarja-Vietnam

    VIETNAM- Një anije turistike u përmbys gjatë një stuhie të papritur në Gjirin Ha Long të Vietnam të shtunën pasdite, ku të paktën 34 persona kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë rezultojnë të zhdukur, sipas mediave shtetërore, citon The Guardian.
    Mediat raportojnë se anija Wonder Sea mbante 48 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit në një turne turistik në Gjirin Ha Long, një destinacion i njohur për vizitorët. Ekipet e shpëtimit shpëtuan 12 persona dhe gjetën 34 trupa pranë vendit të incidentit. Dyshohet se anija u përmbys si pasojë e erërave të forta.
    Ndërkohë, ne mesin e të mbijetuarve është një djalë 14-vjeçar, i cili u shpëtua pas katër orësh të bllokuar në anijen e përmbysur. Sipas mediave vendase, shumica e pasagjerëve ishin turistë, përfshirë rreth 20 fëmijë, nga Hanoi, kryeqyteti i vendit.
    Një stuhi tropikale po lëviz gjithashtu drejt zonës. Një parashikim kombëtar i motit tha se stuhia ëipha pritet të godasë rajonin verior të Vietnamit, duke përfshirë bregdetin e Gjirit Ha Long javën e ardhshme./ZËRI/

  • Fajde dhe lëvizje parash të pista, kush janë Alban Papushi dhe Valter Përshpalaj të përfshirë në sherrin te Lollipop në Palasë

    Fajde dhe lëvizje parash të pista, kush janë Alban Papushi dhe Valter Përshpalaj të përfshirë në sherrin te Lollipop në Palasë

    Lollipop

    VLORË- Një sherr mes disa personash ka agravuar deri në përdorim armësh në klubin e njohur në Palasë, “Lollipop”. Klubi i natës mohon se janë përdorur armë, por dëshmitarët konfirmojnë të shtënat me armë. Para përdorimit të armëve, personat e përfshirë në ngjarje janë përleshur duke përdoru çdo gjë që u ka dalë para teksa kanë përdor gota dhe sendet që kishin pranë. Sherri nga nisur mes Fatjon Përshpalaj 34 vjeç dhe Xhulio Sorra 31 vjeç.
    Protagonistë të sherrit ishin edhe Alban Papushi dhe Valter Përshpalaj, dy personazhe të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të fajdeve, ndërsa dyshohen edhe për tranferim parash të pista kundrejt përqindjes, pastrim parash dhe armëmbajtje pa leje.
    Alban Papushi është i njohur për aktivitetin e tranfertave të parave të pista përmes pikave vulutore në Tiranë. Pika valutore Global Change e Papushit konsiderohet si një nga nyjet e qarkullimit dhe hyrjes së parave të pista në Shqipëri, duke operuar si agjent i Union Net-Western Union.
    Global Change ka qenë disa herë objekt hetimi i Krimit Ekonomik dhe Drejtorisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave, por hetuesit kanë dalë gjithnjë me xhepat plot dhe me dosje të mbyllur. Alban Papushi ka investuar gjithashtu qindra mijëra euor para të dyshimta në pasuri të paluajtshme, ndërsa frekuenton klubet e njohura të natës. I njohur për jetë luksi dhe makina të shtrenjta, Papushi i ka shpëtuar deri më sot organeve ligjzbatuese.
    Ndërkaq, Valter Përshpalaj është një personazh i skeduar për veprimtari të larmishme kriminale në Itali dhe Shqipëri. Përshpalaj rezulton i përfshirë në grabitje vilash në Itali, ndërsa në Shqipëri ka qenë edhe më parë protagonist i sherreve të dhunshme. Valter Përshpalaj është arrestuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe plagosje, duke i shpëtuar gjithnjë ndëshkimit ligjor. Ndërsa, vëllai i tij Fatjon Përshpalaj merret me tregi makinash.
    Nuk dihet nëse arsyet e përplasjes mes Papushit dhe Përshpalajt kanë qenë banale apo për shkak të mosmarrëveshjeve në veprimtari të paligjshme. Por, që të dy përfliten për lidhje të forta në polici, si garanci për aktivitetet e tyre./Marrë nga Prapaskena

  • Grabitja e ATM-ve, teknika kibernetike “Jackpotting”

    Grabitja e ATM-ve, teknika kibernetike “Jackpotting”

    Bankomatet kanë qenë gjithmonë të lakmuara nga krimi duke u favorizuar nga përhapja shumë e madhe, larg sistemit bankar dhe mbikëqyrjes fizike të tyre dhe pikërisht për këtë arsye, ato duhet të përmirësohen duke rritur në vazhdimësi nivelin e sigurisë me masa mbrojtëse. MSc Roland TashiATM-të (Automated Teller Machine) janë pajisje, makineri brenda të cilave janë të përfshira teknologji dhe sisteme mekanike, elektrike, informatike, të cilat u ofrojnë një shërbim tepër të veçantë klientëve të bankës kudo që ata ndodhen, ju mundëson të kryejnë transaksione financiare brenda apo jashtë vendit, ditën dhe natën pa asnjë ndalesë pa pasur nevojë për një punonjës banke.ATM-ja e parë u instalua në Enfield, Londër, Angli, më 27 qershor 1967 nga Banka Barclays Bank, nga John Shepherd-Barron.Prej një periudhe gati 60-vjeçare, kjo pajisje është në shërbim duke u përmirësuar vazhdimisht jo vetëm për të plotësuar nevojat dhe kërkesat në rritje, por edhe për të mbrojtur klientët dhe bankën nga grabitësit e hershëm dhe ata të sotëm, hackerat, të cilët shfrytëzojnë rrjetet dhe programet informatike që makina përdor.Në Shqipëri, ATM-ja e parë u vendos nga ProCredit Bank. Pas përgatitjeve, blerjes së pajisjeve dhe trajnimit të stafit në korrik 2003, banka lëshoi kartën e parë për t’u përdorur në 11 pajisjet e instaluara.Në vitin 2024, sipas raportimeve të BSH, numri i ATM-ve u rrit në 1,028, ku 37% e tyre ofrojnë edhe depozitimin e parave, siç njihet ndryshe funksioni cash-in. [1]Funksionet e ATM-së moderne janë shtuar ndjeshëm, sot kjo pajisje ofron shërbime për tërheqjen dhe depozitimin fizik të parave, kontrollin e gjendjes dhe transferimin e fondeve ndërmjet llogarive, printimin e ekstrakteve, ndërrimin e PIN-it, si dhe shërbime të tjera shumë të nevojshme.I përmenda këto për të kuptuar që kjo pajisje me gjithë këto funksione, e instaluar kudo në territorin e një vendi, duhet të jetë shumë e mbrojtur jo vetëm fizikisht, por edhe në sistemet e operimit teknologjik dhe informatik nga grabitësit inteligjentë, hackerat, që nuk janë asgjë tjetër veçse hajdutë dhe kriminelë me kravatë dhe doreza të bardha.Bankomatet kanë qenë gjithmonë të lakmuara nga krimi duke u favorizuar nga përhapja shumë e madhe, larg sistemit bankar dhe mbikëqyrjes fizike të tyre dhe pikërisht për këtë arsye, ato duhet të përmirësohen duke rritur në vazhdimësi nivelin e sigurisë me masa mbrojtëse.Le të shohim disa metoda kryesore të mashtrimit dhe sulmeve ndaj ATM-ve, për t’u ndalur më pas te teknika “Jackpotting”.Sulmet e bazuara në inxhinierinë sociale janë metoda që kërkojnë kontakt fizik me pajisjen ku përdoret edhe manipulimi psikologjik për të mashtruar përdoruesin.Këtu bëjnë pjesë teknikat tashmë të njohura si: Phishing dhe Smishing (dërgimi i e-mail dhe mesazheve SMS-ve mashtruese), Vishing (telefonata të rreme, tashmë të sofistikuara duke përdorur edhe Inteligjencën Artificiale).Ndërhyrje fizike ndaj makinës: Card Skimming/Card Shimming (instalimi i pajisjeve për të kopjuar të dhënat e shiritit magnetik dhe çipit të kartës), Cash Trapping (vendosja e një pajisjeje që bllokon paratë në dalje), Card Trapping (bllokimi fizik i kartës), Fake Fronts/ATM Overlay (pjesë false të vendosura mbi pjesët origjinale të makinës).Sulme dixhitale ndaj sistemit, – Black Box Attacks, (pajisje të jashtme që lidhen me portat e brendshme të ATM-së), Instalimi i malware (vendosja e USB, direkt apo nëpërmjet rrjetit për të detyruar makinën të nxjerrë para), Network-Based Attacks, (ndërhyje në rrjetin e bankës ose ATM-së për të manipuluar transaksionet).Për t’u kthyer te përmbajtja e shkrimit, “ATM Jackpotting”, një nga fenomenet më të përhapura në nivel global është një teknikë kibernetike kriminale, e cila aplikohet prej disa vitesh duke u shkaktuar humbje të mëdha ekonomike operatorëve që administrojnë bankomatet.Termi “Jackpotting”, në kontekstin e sigurisë kibernetike, ka të bëjë me mashtrimin ose vjedhjen e parave nga bankomatet, manipulimin e një makine në mënyrë që ajo të nxjerrë paratë sikur grabitësi të kishte fituar “jackpot”-in.Edhe pse fenomeni është bërë i njohur më shumë se një dekadë më parë, niveli i tanishëm i sofistikimit dhe përfitimit ka arritur nivele të larta.Kjo formë sulmi, e cila është sofistikuar gjatë viteve, ashtu siç përmirësohen të gjitha teknikat kriminale, të cilat duhet thënë se në disa raste janë një hap më përpara se masat mbrojtëse, përbën një sfidë serioze për institucionet financiare dhe një kërcënim në rritje në fushën e sigurisë kibernetike.  Si funksionon “Jackpotting”Faza e parë përfshin ndërhyrjen fizike në bankomat për të gjetur mundësinë e instalimit të pajisjeve; faza e dytë, ajo dixhitale shfrytëzon sistemin informatik për të futur malware të dëmshëm.Një nga malware më të përdorur është Ploutus, i zhvilluar dhe aplikuar fillimisht në Amerikën Latine që i “ndihmon” sulmuesit të kontrollojnë makinën dhe të tërheqin paratë pa lënë gjurmë.Ajo që mbetet më shqetësuese është fakti se këto sulme shpesh kalojnë pa u diktuar për orë të tëra. Ndryshe nga vjedhja me kartë, ku një transaksion mund të zbulohet ose anulohet, “Jackpotting” kuptohet vetëm kur bankomati mbetet pa vlera monetare.Dëmi, humbja ekonomike për bankat mund të jetë i menjëhershëm, por fenomeni ka efekt edhe më të gjatë, pasi ndikon në besimin e klientëve lidhur me sigurinë e sistemit.Hackerat zgjedhin me kujdes bankomatin që do të grabisin, më pas grabitësi siguron akses fizik në komponentin elektronik të pajisjes, duke bërë një vrimë të vogël apo veprime të tjera që mundësojnë kapjen e kabllove dhe lidhjen e tyre me pajisjen e tij të jashtme dixhitale që mund të jetë një Laptop apo pajisje tjetër informatike.Nëse malware instalohet me sukses në ATM, pa ndërhyrje fizike, por nëpërmjet një USB-je që vendoset në portën përkatëse që ndodhet nën një panel të makinës, paratë tërhiqen pa pasur nevojë për karta apo mjete të tjera ndihmëse. Masat mbrojtëseEkspertët rekomandojnë përditësimin e softwer, zbatimin e sistemeve të monitorimit në kohë reale dhe kryerjen e kontrolleve periodike të sigurisë, trajnimin e personelit të bankës dhe operatorëve të përfshirë në proces për të identifikuar shenjat e manipulimit.Mbetet shumë e rëndësishme nevoja për bashkëpunim ndërmjet bankave, rritja e nivelit të koordinimit nëpërmjet komiteteve përkatëse në Shoqatën Shqiptare të Bankave, informimi i menjëhershëm i organeve ligjzbatuese dhe më kryesorja, bashkëpunimi me kompanitë që menaxhojnë dhe zhvillojnë bankomatet dhe sistemet e mbrojtjes kibernetike.Bankat dhe institucionet financiare janë subjekte private, por nëse ato nuk janë të sigurta, bihen pre e sulmeve dhe grabitjeve ato “favorizojnë dhe ushqejnë” krimin me para të paligjshme, vlera të cilat shërbejnë për sofistikimin e teknikave grabitëse në mënyrë spirale.E gjitha kjo, për të kuptuar dhe për të ndalur një kërcënim që për shkak të natyrës së tij ndërkombëtare, kërkon përgjigje të koordinuara nga të gjithë operatorët që i bashkon makina e quajtur ATM.Megjithëse përdoruesi, klienti, nuk është objektivi i drejtpërdrejtë i këtij lloj sulmi, është e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje çdo bankomati që paraqet shenja manipulimi ose funksionimi të parregullt.Siguria bankare, në një kontekst gjithnjë e më dixhital, varet si nga teknologjia, ashtu edhe nga parandalimi dhe informimi. [1] Të dhëna të botuara nga revista “Monitor”  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Si po plaket forca e punës

    Si po plaket forca e punës

    Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë ndër vite janë faktorë kyç që po ndikojnë te mplakja e fuqisë punëtore në vend dhe thellimi i hendekut te bizneset për mosplotësim stafesh.Fenomeni është global. Revista “The Economist”, së fundmi në një shkrim, analizonte shkaqet e rritjes së plakjes së popullsisë nga rënia e lindshmërisë.Deri në vitin 2050 parashikohet një rënie prej 340 milionë banorësh të popullsisë në moshë pune që përbën grupmoshat nga 15 deri në 64 vjeç.Rënia do të shtrihet në shtetet e kontinenteve Amerikës, Europës, përfshirë edhe shtetet e mëdha aziatike, si Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut.Përjashtim nga fenomeni i plakjes së forcës punëtore do të bënin vetëm shtetet e Afrikës Nënsaharine, ku ritmet e rënies së lindjeve ishin shumë të ulëta dhe ardhja e tranzicionit demografik është ende disa dekada larg.Po si ka ndryshuar numri i popullsisë në moshë pune në dekadën e fundit në Shqipëri?Nga rezultatet e Censit të Popullsisë 2023, rezultoi se popullsia në moshë pune në vend kishte pësuar  tkurrje të thellë krahasuar me vitin 2011.Numri total i popullsisë në moshë pune nga 1,903,987 persona në vitin 2011 arriti në 1,555,080 persona në vitin 2023, që përbën një ulje prej rreth 349 mijë vetash ose 18,3%.Rënia e numrit të popullsisë në moshë pune është më e lartë se tkurrja e totalit të popullsisë prej gati 14% që rezultoi në Censin 2023 krahasuar me rezultatet e Censit 2011. Burimi: INSTAT Referuar të dhënave konstatohet se ulja e numrit të popullsisë në moshë pune është më e theksuar te grupmoshat e reja nga 15 deri në 29 vjeç.Për grupmoshën e parë, nga 15 deri në 19 vjeç, rezulton se rënia është 46,8% krahasuar me rezultatet e Censit 2011.Për grupmoshën 20 deri në 24 vjeç, rënia është 41,2%. Ndërsa për grupmoshën nga 25 deri në 29 vjeç, tkurrja është me 24,9%.Rënia e numrit të popullsisë në moshë pune te grupmoshat e reja, sipas ekspertëve, u vlerësua se erdhi nga emigracioni masiv i të rinjve dhe rënia e lindshmërisë në dekadën e fundit.Ndërsa te grupmoshat më të vjetra nga 55 deri në 64 vjeç ka rritje të popullsisë në moshë pune.Rritja më e lartë është për grupmoshën nga 60 deri në 64 vjeç. Rritja është 48,8%. Për grupmoshën nga 55 deri në 64 vjeç (grupmosha afër moshës së daljes në pension) numri i popullsisë në moshë pune është rritur me 9,6%.Sipas ekspertëve kjo rritje tregon plakje të popullsisë aktive, jo sepse ka më shumë lindje, por sepse ata që kanë qenë të rinj në 2011 tani kanë kaluar në këto grupmosha.Të dhënat e INSTAT për shkallën e pjesëmarrjes në forcat e punës në Shqipëri në periudhën 2019–2024 tregojnë një tendencë të plakjes së fuqisë punëtore.Grupi më aktiv në tregun e punës mbetet ai i moshës 25-54 vjeç, me shkallë pjesëmarrjeje të lartë dhe në rritje, nga 83,2% në 3-mujorin e parë të 2019-s, arriti në 87,6% në fund të vitit 2024.Në të njëjtën kohë, pjesëmarrja e grupmoshës 55-64 vjeç është rritur ndjeshëm – nga 62,9% në 2019 në mbi 75% në vitin 2024, duke dëshmuar një prani gjithnjë e më të madhe të punonjësve më të moshuar në tregun e punës.Ndërkohë, të rinjtë (15-24 vjeç) vazhdojnë të kenë pjesëmarrje të ulët dhe të paqëndrueshme, që luhatet nga 32 deri në 40%.Kjo tregon për vështirësi të kësaj grupmoshe për t’u integruar në tregun e punës, çka mund të lidhet me arsimin, papunësinë, emigracionin ose mungesën e mundësive të përshtatshme për këtë kategori.Një zhvillim interesant është rritja e pjesëmarrjes edhe në grupmoshën mbi 65 vjeç, ku në dy tremujorët e parë të vitit 2024 arrihen nivele mbi 25%, një rritje e ndjeshme krahasuar me rreth 14-16% që ishte në vitet 2019–2020.Krahas kësaj, edhe grupi 20-64 vjeç ka shfaqur rritje të qëndrueshme, duke arritur në mbi 81% pjesëmarrje në fund të vitit 2024, që konfirmon një tendencë të përgjithshme të zgjerimit të angazhimit të popullsisë në moshë pune. Burimi: INSTAT   Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • A po i përgjigjet Shabanit? Kush zgjedh frikën, largohet nga e drejta

    A po i përgjigjet Shabanit? Kush zgjedh frikën, largohet nga e drejta

    Adriatik Lapaj ka postuar këtë të shtunë një thënie të një magjistrati italian, me një mesazh të nënkuptuar.
    Duket se kjo shprehje e postuar nga Lapaj është një qesëndi për bashkëdrejtuesin e koalicionit Nisma ‘Shqipëria Bëhet’,  Endrit Shabani, me të cilin ka zhvilluar hapur një sërë sulmesh lidhur me një mandat të mundshëm.
    Thënia e zgjedhur nga Lapaj nuk mund të jetë rastësi, teksa ditët e fundit janë bërë akuza e kundërakuza mes palëve.
    “Dashuria për të vërtetën duhet të jetë më e fortë se frika.”Ai e dinte që do e vrisnin, por sërish e dashuroi të vërtetën më fortë se frika, vazhdoi për të drejtën kundër mafias që në të vërtetë ishte në drejtimin e vendit. Paolo Borsellino, magjistrat i vrarë nga mafia në 19 Korrik të vitit 1992 në Via D’Amelio, Palermo, Itali”,-shkruan Lapaj.

  • A po funksionon skema me punonjësit e huaj

    A po funksionon skema me punonjësit e huaj

    Deri në vitin 2024 në vend kishte 11.2 mijë të huaj, të pajisur me leje pune dhe vërtetime pune, sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA). Krahasuar me vitin paraardhës, numri i tyre u rrit me 14%.Në raport me 2018, numri i punëtorëve të huaj me leje apo vërtetime pune është shtuar 1,7 herë. Pavarësisht rritjes, ky numër përbën vetëm 2% të të punësuarve gjithsej kontribuues në sektorin privat, ku ka gjithsej rreth 560 mijë të punësuar, sipas INSTAT.Të dhënat sipas sektorëve janë të disponueshme për vitin 2023.Në vend të parë është sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 1094 miratime punësimi; në vendin e dytë sektori i ndërtimit me 999 miratime: në vendin e tretë sektori aktivitete të tjera shërbimi, me 985 miratime; në vendin e katërt sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë, me 848 miratime dhe më pas sektori i industrive të tjera përpunuese me 788 miratime.Në vitin 2023, sipas AKPA, të huajt me numrin me të lartë ishin nga Turqia, Bangladeshi, Nepali, India dhe Itali. Gjatë vitit 2023, numri më i lartë i lejeve unike të miratuara ishte në  maj me përkatësisht 1,421 leje.Skema për punësimet e shtetasve aziatikë nuk rezultoi efikase, pasi shumë biznese ngritën shqetësimin për largimin e punonjësve drejt BE-së. Shqetësuese ishte edhe mungesa e kualifikimit profesional, pasi të huajt e punësuar në Shqipëri rezultuan se nuk kishin bërë punë të ngjashme.Problematika ndihet edhe tani me shtetasit nga vendet aziatike, sipas Kryetarit të Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahaj.Ai sjell në vëmendje rastin e një biznesi në sektorin e shërbimeve i cili së fundmi është njoftuar për largimin e 6 punonjësve nga Pakistani drejt Gjermanisë, pas një viti punësim në një nga bar-restorantet e Tiranës.“Skema për prurjen e punonjësve të huaj vijon të jetë problematike. Shumë prej tyre po e përdorin Shqipërinë si vend trampolinë për të kaluar drejt Greqisë me qëllim punësimin në ishuj gjatë sezonit turistik ku pagat për kamerierë dhe banakierë profesionistë kanë arritur deri në 4 mijë euro.Po ashtu, një pjesë synojnë të largohen drejt vendeve të Bashkimit Europian, për t’u bashkuar me familjarët”.Një tjetër sfidë e madhe, sipas tij, është mungesa e kualifikimit profesional. “Edhe pse disa prej punonjësve të huaj vijnë me përvojë nga vende me turizëm të zhvilluar, siç është Dubai, ata shpesh rezultojnë të jenë të patrajnuar për standardet e shërbimit në Shqipëri. Shumica kanë kryer punë ndihmëse dhe nuk janë të përgatitur për pozicione profesionale në sektorin e shërbimit në bare dhe restorante”, thekson z. Jahaj.Deri më tani, punonjësit e huaj më besnikë ndaj vendeve të punës në Shqipëri rezultojnë të jenë filipinasit. “Në shumë bare dhe restorante të kryeqytetit vijon të vërehet një qëndrueshmëri më e madhe me punonjësit nga Filipinet.Ata tregohen më korrektë ndaj kontratës së punës, çka lidhet me kulturën e disiplinës në punë dhe përvojën në sektorin e turizmit në vendin nga i cili vijnë”.Në sektorin e bareve dhe restoranteve, sipas Kryetarit të Shoqatës, Enri Jahaj, vijon të ketë  mungesë të ndjeshme të fuqisë punëtore, e cila arrin deri në 20 mijë vende të lira pune. Në këtë situatë, z. Jahaj e sheh të domosdoshëm vetërregullimin e tregut të punës.“Nuk ka arsye që një kafene lagjeje të mbajë të punësuar si kamerier edhe banakier. Në raste të tilla, këto funksione mund të kryhen nga një person i vetëm. Tregu duhet të vetërregullohet për të zbutur problemin e mungesës së stafit”, thekson ai. Problematika“Skema për prurjen e punonjësve të huaj vijon të jetë problematike. Shumë prej tyre po e përdorin Shqipërinë si vend trampolinë për të kaluar drejt Greqisë me qëllim punësimin në ishuj gjatë sezonit turistik ku pagat për kamerierë dhe banakierë profesionistë kanë arritur deri në 4 mijë euro. Po ashtu, një pjesë synojnë të largohen drejt vendeve të Bashkimit Europian, për t’u bashkuar me familjarët”. Sfidat Sipas Erald Pashajt, Drejtor Ekzekutiv i “EPPC Albania & Kosova”, një prej kompanive më të mëdha të konsulencës në fushën e burimeve njerëzore, numri i punonjësve të huaj në Shqipëri pritet të vijojë të rritet në vitet e ardhshme, si pasojë e zhvillimit të mëtejshëm të sektorit të turizmit.Megjithëse shumë prej tyre vazhdojnë ta shohin Shqipërinë si një shtet tranzit për të kaluar më tej drejt vendeve të Bashkimit Europian, z. Pashaj thekson se ky trend rritjeje do të shoqërohet edhe me sfida, duke përfshirë nevojën për politika efektive që mundësojnë integrimin social dhe profesional të të huajve në tregun shqiptar të punës.Kjo do të kërkojë një bashkëpunim më të ngushtë mes shtetit dhe sektorit privat.Po ashtu, duhet siguruar që të huajt të mos trajtohen thjesht si zgjidhje afatshkurtër, por si pjesë e qëndrueshme e zhvillimit të tregut të punës.    Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.