Day: July 19, 2025

  • VIDEO/ Plas sherri edhe në plazhin e Durrësit, përplasje fizike mes dy të rinjve dhe punonjësit të çadrave

    VIDEO/ Plas sherri edhe në plazhin e Durrësit, përplasje fizike mes dy të rinjve dhe punonjësit të çadrave

    Pamje nga vendi i ngjarjes

    DURRËS- Një tjetër konflikt i dhunshëm është regjistruar sërish këtë të shtunë. Këtë herë, bëhet fjalë për një ngjarje në plazhin e Kavalishencës në Durrës, ku janë përfshirë disa pushues dhe punonjësi që kujdeset për rendin dhe mirëmbajtjen e çadrave.
    Raportohet se punonjësi i ka kërkuar të rinjëve që të mos luajnë top aty pranë pushesve të tjerë, pasi këta të fundit kanë shprehur shqetësim lidhur me këtë.

    Mirëpo, të rinjtë nuk e kanë pritur aspak mirë kërkesën e tij, madje kanë reaguar deri në përplasje fizike. Kanë qenë pushuesit e tjerë ata që kanë ndëryhrë për të qetësuqr konfliktin dhe kanë vënë situatën nën kontroll./ZËRI/

  • Women’s/ Francë-Gjermani shkon në shtesë, gjysmëfinalistja…

    Women’s/ Francë-Gjermani shkon në shtesë, gjysmëfinalistja…

    Women’s/ Francë-Gjermani shkon në shtesë, gjysmëfinalistja… – Sporti im

    error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!

  • Aksioni për lirimin e hapësirave publike, 352 subjekte nisin vullnetarisht çmontimin

    Aksioni për lirimin e hapësirave publike, 352 subjekte nisin vullnetarisht çmontimin

    Aksioni për lirimin e hapësirave publike po vijon me ritme të shpejta në Tiranë.
    Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia Bashkiake kanë ndërmarrë një operacion të gjerë për të larguar çdo mjet i cili ka zaptuar hapësirat publike në kryeqytet.
    Mësohet se sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe janë bërë 1,428 njoftime për lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme.
    Rreth 352 subjekte kanë reaguar pozitivisht dhe kanë realizuar çmontimin vullnetarisht.
    Ndërkohë janë mbajtur 32 akt-konstatime për shkelje të ligjit si dhe janë liruar 20 mijë metra katrorë hapësirë publike, që më parë ishin të zëna me struktura apo objekte të paligjshme.
    Kujtojmë se aksioni për lirimin e hapësirave publike ka nisur prej disa ditësh në të gjithë vendin.

  • Sherri në lokalin e natës në Palasë/Policia: Janë zënë me gota dhe shishe qelqi

    Sherri në lokalin e natës në Palasë/Policia: Janë zënë me gota dhe shishe qelqi

    Policia ka zbardhur detaje nga një konflikt i ndodhur në një lokal nate në Palasë, rreth orës 02:45 të mëngjesit.
    Sipas uniformave blu mësohet se dy shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta dhe kanë hedhur në drejtim të njëri-tjetrit gota dhe shishe qelqi.
    Mësohet se policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit F. P., 34 vjeç, rezident në Itali, dhe Xh. S., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit F. P., 34 vjeç, rezident në Itali, dhe Xh. S., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga neni 274 i Kodit Penal, pasi:
    Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me një konflikt të ndodhur në një lokal nate, në Palasë, më datë 19.07.2025, rreth orës 02:45, nga verifikimet rezultoi se për motive të dobëta, këta dy shtetas janë konfliktuar dhe kanë hedhur në drejtim të njëri-tjetrit gota dhe shishe qelqi, duke shkaktuar tension në ambient, largim të klientëve të tjerë si dhe dëme materiale në lokal.
    Të dy shtetasit e përfshirë në konflikt nuk kanë pësuar dëmtime trupore dhe nuk kanë depozituar kallëzim penal ndaj njëri-tjetrit”, njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./Opinion.al

  • Skandal në Elbasan, sherr masiv mes futbollistëve pas përfundimit të ndeshjes

    Skandal në Elbasan, sherr masiv mes futbollistëve pas përfundimit të ndeshjes

    “Elbasan Arena” është kthyer në një arenë boksi mes futbollistëve të elbasanit dhe Pogradecit.

    Ajo që duhet të ishte një ndeshje miqësore futbolli ëhstë shndërruar në një përlasje grushtash e sharjes mes futbollistëve fillimisht, e më pas mes stafit teknik dhe tifozëve.
    Pas përfundimit të takimit Elbasani–Pogradeci 2-2, futbollistë të të dyja palëve u përfshinë fillimisht në një përplasje verbale, që brenda pak sekondash u kthye në sherr fizik masiv.

    Dhe nuk mbaron me kaq! Persona nga stafi dhe tifozë të Elbasanit u futën në fushë duke goditur futbollistët pogradecarë me grushte dhe madje edhe me goditje në stilin “Kung-fu”. Pamje që turpërojnë sportin shqiptar!
    Ky nuk është rasti i parë! Kujtojmë që 3 vite më parë, ekipi i Pogradecit u sulmua sërish në Elbasan, në fushë dhe më pas në rrugë, duke dëshmuar një model të përsëritur dhune dhe arrogancë.
    Pritet që FSHF të marrë masa të menjëhershme, pasi dhuna nuk ka vend në futboll! Kjo nuk është mikpritje, nuk është sport… është një shfaqje e shëmtuar që duhet ndëshkuar me forcë!

  • Vijon lufta me flakët në Dukat

    Vijon lufta me flakët në Dukat

    Vijon prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune zjarri në malin e Dukatit.

    Flakët po përparojnë edhe për shkak të erës së fortë në zonë. Terreni mbetet mjaft i veshtirë ndërsa është punuar nga forcat zjarrfikëse si dhe forcat e armatosura për të mos lejuar flakët drejt Llogorasë por situata mbetet problematike pasi rrezikohet parku kombëtar.
    Për shkak të errësirës ndërhyrja është ndërprerë dhe do të rinisë sërish në orët e para të mëngjesit ndërsa pritet edhe ndërhyrje nga ajri.

  • Krizë e thellë demografike në Itali! Fshatra që boshatisen, shkolla që mbyllen dhe prindër që nuk arrijnë të përballojnë jetën me fëmijë.

    Krizë e thellë demografike në Itali! Fshatra që boshatisen, shkolla që mbyllen dhe prindër që nuk arrijnë të përballojnë jetën me fëmijë.

    Në qytetin piktoresk të Fregonës, në veri të Italisë, jeta po zbehet dita-ditës.

    Dyqane të mbyllura, rrugë të qeta dhe një realitet i zymtë që reflekton një problem kombëtar: rënia e lindshmërisë dhe shpërngulja drejt qyteteve më të mëdha. Kryebashkiaku Giacomo De Luca ndodhet në një betejë të dëshpëruar për të shpëtuar shkollën fillore të qytetit, që rrezikon të mbyllet pasi për klasën e parë janë regjistruar vetëm katër fëmijë – shumë më pak se minimumi prej dhjetë nxënësish që kërkohet për të siguruar financimin publik.
    “Nëse fëmijët largohen për shkollim, nuk do të kthehen më,” thotë De Luca, i cili ka nisur një fushatë për të tërhequr familje të reja në qytet, duke ofruar transport falas me minibus dhe kujdes pas orarit të mësimit, të gjitha të financuara nga bashkia.
    Kriza nuk është vetëm në Fregona. Në dhjetë vitet e fundit, popullsia italiane është zvogëluar me afro 1.9 milionë banorë, ndërsa numri i lindjeve ka rënë për të 16-tin vit radhazi. Mesatarisht, gratë italiane lindin vetëm 1.18 fëmijë – norma më e ulët ndonjëherë e regjistruar në vend, shumë larg nivelit prej 2.1 që nevojitet për të ruajtur qëndrueshmërinë demografike.
    Përpjekjet e qeverisë së Giorgia Melonit, përfshirë bonuse për lindjet dhe lehtësime tatimore, nuk po japin rezultat. Për Valentina Dottor, një nënë e re në Fregona, ndihmat janë të pamjaftueshme përballë mungesës së çerdheve dhe kushteve për kujdesin ndaj fëmijëve. “Ka ndihmë, por nuk mjafton për të pasur fëmijë,” thotë ajo.
    Në disa raste, kompanitë private kanë ndërhyrë. Në rajonin industrial të Venetos, fabrika si Irinox kanë krijuar çerdhe të subvencionuara për punonjësit e tyre, duke ndihmuar prindërit të kthehen në punë pa braktisur kujdesin ndaj fëmijëve. Por edhe këto iniciativa janë të kufizuara dhe nuk mund të zgjidhin një krizë që prek të gjithë vendin.
    Mbyllja e shkollës “Pascoli” në Treviso ishte një tjetër sinjal alarmi. Vetëm 27 nxënës morën pjesë në ceremoninë e fundit, përpara se flamuri italian të ulej për herë të fundit në oborrin e saj. Shkaku? Një kombinim i rënies së lindshmërisë, mungesës së shërbimeve për prindërit dhe tensioneve sociale lidhur me emigracionin.
    Sipas OKB-së, në 25 vitet e ardhshme popullsia e Italisë pritet të bjerë me 5 milionë banorë. Ndërkohë që qeveria përpiqet të nxisë lindjet, ekspertët e ekonomisë dhe përfaqësues të industrisë theksojnë se vetëm me politika më të guximshme – si kujdesi falas për fëmijët dhe mbështetje konkrete për familjet – mund të ndryshohet ky trend.
    “Qeveria dëshiron më shumë fëmijë, por nuk ndihmon prindërit,” përfundon Eleanora Franceschi, një nënë që sapo ka përshëndetur shkollën e vajzës së saj për herë të fundit. “Si mund të kemi më shumë lindje në këtë situatë?”

    Top Channel

  • Video/ Nisi si miqësore, përfundoi si luftë! Plas grushti në futbollin shqiptar, në fushë futen edhe tifozët

    Video/ Nisi si miqësore, përfundoi si luftë! Plas grushti në futbollin shqiptar, në fushë futen edhe tifozët

    Ajo që nisi si një miqësore verore mes Elbasanit dhe Pogradecit, në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi në skena të turpshme dhune dhe tensioni.

    Pas përfundimit të ndeshjes, një përplasje verbale mes futbollistëve të të dy skuadrave degjeneroi në kacafytje fizike në mes të fushës. Situata u përshkallëzua edhe më tej kur në sherr u përfshinë edhe anëtarë të stafit dhe tifozë të pranishëm në tribunat e stadiumit.
    Futbollistët e Pogradecit u sulmuan fizikisht dhe me objekte nga tifozët vendës, ndërsa stafet përkatëse nuk arritën të shmangnin përshkallëzimin e përplasjes.
    Pas disa minutash kaosi, në mes të ofendimeve dhe tensionit, lojtarët e ekipit pogradecar arritën të largohen drejt dhomave të zhveshjes, duke i dhënë fund një episodi që nuk i shërben aspak imazhit të futbollit shqiptar – aq më tepër në një sfidë që duhej të ishte vetëm përgatitore.
    Kliko këtu për videon!

    Top Channel

  • Berisha takon deputetin e Forza Italia: Aktivitetet zgjedhore të Qeverisë kushtuan 500 milionë euro

    Berisha takon deputetin e Forza Italia: Aktivitetet zgjedhore të Qeverisë kushtuan 500 milionë euro

    Lideri i opozitës Sali Berisha ka zhvilluar një takim me deputetin italian Alessandro Battilocchio, drejtues i Forza Italia dhe kryetar i Komisionit hetimor të Parlamentit Italian për sigurinë e qyteteve.

    Në takim, Berisha e falënderoi për mbështetjen ndaj Partisë Demokratike dhe shprehu shqetësime mbi situatën politike në Shqipëri.
    Ai tregoi për pretendimet e tij për manipulimin e zgjedhjeve të 11 majit, duke thënë se aktivitetet zgjedhore të Qeverisë kushtuan 500 milionë euro.
    Statusi i plotë:
    “Forza Italia, gjithmonë në krah të Shqipërisë!
    Pata kënaqësinë e veçantë të prisja në takim Deputetin dhe një nga drejtuesit e Forza Italia, Z.Alessandro Battilocchio, Kryetar i Komisionit hetimor të Parlamentit Italian për sigurinë e qyteteve dhe një mik i vyer i Partisë Demokratike i cili ndjek në një mënyrë tejet aktive zhvillimet e Shqipërisë dhe demokracisë shqiptare.
    E falenderova Deputetin Battilocchio për mbështetjen e ofruar nga Forza Italia gjatë zgjedhjeve të fundit duke e siguruar atë se Partia Demokratike nuk do të rreshtë së luftuari farsën zgjedhore të 11 majit.
    Shqipëria është kthyer nën drejtimin e Edi Ramës në të parin dhe të vetmin narko-shtet në Europë duke u kthyer në një rrezik real për BE-në dhe në veçanti për vendet fqinje si Italia. Një narko-shtet i cili është ndërtuar mbi vjedhjen sistematike të zgjedhjeve siç ishte dhe rasti i fundit ku partia-shtet organizoi mbi 4.500 aktivitete zgjedhore brenda dhe jashtë shtetit. Mijëra aktivitete keto të mundësuara nga abuzimi me burimet publike, njësoj si me tenderat elektorale të cilën kapin vlerën e gjysëm miliardi eurosh. Cfarë të thuash për 29.000 ha e parcelave kanabis në vend të 200 që parashikonte ligji?
    Një sistem tjetërsimi kriminal i votës së lirë i cili mbështetet nga një administratë e marrë peng nga patronazhistë të shtrirë në çdo hallkë të institucioneve publike dhe që i kërkon çdo nëpunësi civil minimalisht 10 vota familjarësh. Ky presion synonte në veçanti diasporën siç u provua nga faktet e shumta që Partia Demokratika ka publikuar nga farsa e votës në Greqi e Itali në veçanti.
    E garantova Deputetin Battilocchio se Partia Demokratike do ta vijojë luftën e saj në çbërjen e farsës së 11 majit duke denoncuar me fakte dhe raporte të pakontestueshme çdo krim zgjedhor, të çdo niveli dhe të çdo individi të përfshirë në to.
    Në takim morrën pjesë gjithashtu dhe Dott. Amadeo Folgone, këshilltar pranë Komisionit hetimor parlamentar italian për sigurinë e qyteteve, Deputeti i qarkut Lezhë nenkryetar i parlamentit Z. Agron Gjekmarkaj, z Akil Kraja drejtori  i kabinetetit te kryetarit te PD si dhe kryetari i Partisë Demokratike në Itali, Z. Bardhok Doda”, shkruan Berisha.

    Top Channel

  • Dy biznesmenët përleshen në mes të pushuesve në Ksamil, shkak vendosja e çadrave të plazhit

    Dy biznesmenët përleshen në mes të pushuesve në Ksamil, shkak vendosja e çadrave të plazhit

    Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në Ksamil, ku një konflikt i ashpër mes dy biznesmenëve lokalë ka përfunduar me dhunë fizike.

    Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se i lënduari është Albert Pashaj, pronar i “Euro Hotel Ksamil”, i cili është sulmuar me sende të forta brenda ambienteve të hotelit të tij. Si autor i dyshuar i dhunës identifikohet Agim Taraj, pronar i “Sunset Restorant Ksamil”.
    Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka ardhur si pasojë e një konflikti për menaxhimin dhe vendosjen e çadrave në hapësirën përballë hotelit, pjesë e vijës bregdetare që shpeshherë është bërë burim mosmarrëveshjesh mes subjekteve private në zonat turistike të jugut.
    Dyshohet se shkaku kryesor i përplasjes lidhet me pretendimet mbi pronësinë dhe kontrollin e territorit në plazh, një problem që ka marrë përmasa shqetësuese sidomos gjatë sezonit turistik veror, ku fluksi i lartë i pushuesve sjell edhe tension mes operatorëve lokalë.
    Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit, ndërkohë që Pashaj është dërguar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Agim Taraj pritet të merret në pyetje nga autoritetet.

    Top Channel