Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet.
Sipas njoftimit të policisë, një i ri rreth 27 vjeç ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte 54-vjeçari S. Xh.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 54-vjeçari ka humbur jetën në spital. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
“Me datë 18.07.2025, në rrugën “Jordan Misja” automjeti me drejtues shtetasin H. M., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. Xh., rreth 54 vjeç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 54-vjeçari, i cili ka humbur jetën në spital. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Day: July 18, 2025
-

Tiranë/ Makina përplas për vdekje 54-vjeçarin me biçikletë
-

Aksident i rëndë në Tiranë, ndërron jetën 54-vjeçari
Tiranë/Informacion paraprak.-Me datë 18.07.2025, në rrugën “Jordan Misja” automjeti me drejtues shtetasin H. M., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. Xh., rreth 54 vjeç.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 54-vjeçari, i cili ka humbur jetën në spital. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. -

Babai i Wirtz zbulon prapaskenat: Bayern insistoi për të, por zgjodhi Liverpoolin
Babai i Florian Wirtz, Hans-Joachim, foli për Der Spiegel rreth sagës së fundit të transferimeve, me lojtarin që iu bashkua Liverpool.
Hans zbuloi se për Wirtz kishte shumë oferta, por në fund zgjodhi The Reds.“Kishte disa klube, por Bayern Munich dhe Liverpool ishin të vetmet që ishin seriozisht të interesuara për të”, shpjegoi ai.
“Situata me Bayernin ishte e vështirë sepse Uli Hoeneß dhe Karl-Heinz Rummenigge bënë përpjekje të jashtëzakonshme për të nënshkruar me të. Kam respektin maksimal për Uli Hoeneß dhe sukseset që ai ka arritur. Pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar të Florianit në vitin 2022, ai na ndihmoi për të siguruar operacionin. Kjo është arsyeja pse telefonata e fundit me Uli Hoeneß ishte shumë e vështirë për mua.” -

ZYRTARE/ Caktohet orari, Dinamo do luajë në stadiumin më modern të Andorrës… në vapë
Dinamo shënon kthimin e saj pas shumë vitesh në Europë, teksa merr pjesë në turin e dytë të Ligës së Konferencës, ku përballet me ekipin e Atletik D’Eskaldes të Andorrës. Blutë kanë qenë me fat me shortin dhe shihen si favoritë për të kaluar më tej në turne.
Ndeshja e parë luhet të enjten e ardhshme në Andorra dhe është caktuar tashmë edhe orari dhe stadiumi për zhvillimin e duelit mes dy skuadrave. UEFA ka zyrtarizuar zhvillimi e takimit në “Estadi FAF”, stadiumin më modern të Andorrës. Impianti prej 5 mijë vendesh është inauguruar në vitin 2025 dhe është ai që pret edhe ndeshjet e përfaqësueses së këtij vendi.Megjithatë, ajo që të bie më shumë në sy, është fakti se ndeshja në fjalë do të luhet në orën 16:00. Një orar i papërshtatshëm duke llogaritur edhe temperaturat e larta në këtë periudhë të vitit, por që është pranuar nga UEFA. Duket se vendasit kërkojnë të përfitojnë nga përshtatja me këto temperatura, për të vënë në vështirësi sa më të mëdha blutë e drejtuar nga Ilir Daja në takimin në fushën e tyre.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

Rivalët e radhës nuk e presin as në shtetin e tyre, Egnatia kalon nga turpërimi i Champions në Conference League
Egnatia i dha lamtumirën Ligës së Kampioneve pas një eliminimi të turpshëm përballë Breidablik e tashmë i duhet të ngushëllohet me Ligën e Konferencës. Skuadra rrogozhinase ka përballë një kundërshtar mjaft problematik, siç është Dinamo Minsk. Por edhe me një favor jo të vogël.
Klubi bjellorus, për shkak të përfshirjes së Bjellorusisë në luftën me Ukrainën, luan të gjitha ndeshjet në një shtet asnjanës. Prej kohësh, skuadrat bjelloruse kanë gjetur strehë në Hungari dhe zhvillojë aty zakonisht sfidat përkatëse në kompeticionet ndërkombëtare.Ndaj Dinamo Minsk, do të luajë të enjten e ardhshme ndeshjen si pritëse në “Municipal Stadium Mezőkövesd”, një stadium në qytetin e Mezokovesd në Hungari, ku luajti edhe sfidën e turit të parë të Ligës së Kampioneve ndaj Ludogorets. Atje sigurisht nuk do të ketë mbështetje të madhe tifozësh, duke qenë kësisoj një avantazh më shumë për Egnatian që do të kërkojë ta shfrytëzojë atë maksimalisht në takimin e planifikuar të nisë në orën 20:45.
-

Shumë shpejt zyrtarizimi, Qazim Laçi ndërron mjedis
Për Qazim Laçin këto mund të jenë ditët e fundit te Sparta e Pragës.
Sipas “Takagazete”, mesfushori i kombëtares shqiptar po bëhet gati për t’u transferuar në elitën e Turqisë, te skuadra e Rizespor.Pasi ka përfunduar negociatat si me lojtarin ashtu edhe me ekipin nga Praga, klubi i Rizespor pritet që shumë shpejt të njoftojë afrimin më të ri në skuadër.
Laçi kaloi te Sparta në vitin 2022, pas disa sezonesh në Francë te AC Ajaccio. Në Çeki, ai numëron mbi 70 ndeshje. -

Kërkohej që prej një jave nga familjarët/ Gjendet i pajetë turpi i një 72-vjeçari në Fier (Emri)
Trupi i një 72-vjeçari në Fier është gjetur i dekompozuar, teksa u denoncua i zhdukur një javë më parë.
“Në tokat e fshatit Sektor Seman, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit M. Sh., 72 vjeç, banues në Fier. Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune”, njofton policia.Ai ishte shpallur në kërkim në datë 12.07.2025, nga Komisariati i Policisë Fier, pas kallëzimit të bërë nga vëllai i tij për largim nga banesa.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes. -

Fier/ Po kërkohej prej ditësh nga familjarët, gjendet i pajetë 72-vjeçari
Trupi i një 72-vjeçari, është gjetur i dekompozuar pranë tokave të fshatit Sektor Seman, në Fier. Sipas njoftimit të uniformave blu, paraprakisht nuk janë konstatuar shenja dhune.
Sakaq, ai ishte shpallur në kërkim që prej datës 12 korrik 2025. Ka qenë vëllai i të moshuarit, i cili ka kallëzuar pranë Komisariatit të Policisë Fier, largimin nga banesa e 72-vjeçarit.
Sakaq, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes e të moshuarit.
“Në tokat e fshatit Sektor Seman, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit M. Sh., 72 vjeç, banues në Fier. Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 12.07.2025, nga Komisariati i Policisë Fier, pas kallëzimit të bërë nga vëllai i tij për largim nga banesa. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes“, njofton policia. -

Vëllai e denoncoi të zhdukur, gjendet trupi i dekompozuar i 72-vjeçarit në Fier
Në Fier është gjetur trupi i pajetë i një 72-vjeçari, i cili rezultonte i zhdukur prej disa ditësh.
Trupi i pajetë është zbuluar në tokat e fshatit Sektor Seman. 72-vjeçari rezultonte i shpallur në kërkim në datë 12.07.2025 nga vëllai i tij.
“Në tokat e fshatit Sektor Seman, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit M. Sh., 72 vjeç, banues në Fier.Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 12.07.2025, nga Komisariati i Policisë Fier, pas kallëzimit të bërë nga vëllai i tij për largim nga banesa.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes”, thuhet në njoftim.
/vizionplus.tv -

Pritet zbulimi i sekreteve të klimës së Tokës, akulli 1.5 milionë vjeçar do të shkrihet
Një bërthamë akulli që mund të jetë më e vjetër se 1.5 milion vjet ka mbërritur në Britani, ku shkencëtarët do ta shkrijnë me kujdes për të zbuluar të dhëna jetike mbi historinë klimatike të planetit.
Ky cilindër i akullt, i nxjerrë nga thellësitë e Antarktidës Lindore, është konsideruar si akulli më i vjetër i planetit dhe përmban informacion të paprecedentë mbi përqendrimet e dioksidit të karbonit, temperaturat dhe modelet e erës që datojnë më shumë se një milion vjet më parë.
Akulli është dërguar në British Antarctic Survey në Kembrixh, ku ekipi i udhëhequr nga Dr. Liz Thomas do ta analizojë me metoda të avancuara gjatë një procesi që zgjat shtatë javë. Ata do të përdorin teknologji si spektrometri masiv me plazmë të lidhur induktivisht (ICPMS) për të analizuar mbi 20 elementë kimikë dhe izotope në lëngun e shkrirë të akullit.
Kjo bërthamë mund të zbulojë se si ka ndryshuar klima globale gjatë Tranzicionit të Pleistocenit të Mesëm (800,000 – 1.2 milion vjet më parë), kur ciklet e akullnajave ndryshuan nga çdo 41,000 në çdo 100,000 vjet. Kjo është një nga pyetjet më të mëdha të pazgjidhura në shkencën e klimës.Gjithashtu, shkencëtarët kërkojnë të kuptojnë se si kanë reaguar shtresat e akullit dhe nivelet e detit në të kaluarën, në një periudhë kur përqendrimet natyrore të CO₂ mund të kenë qenë po aq të larta sa janë sot.
Projekti përfshin institucione nga Britania, Gjermania, Zvicra, Italia dhe Franca. Akulli u shpuar në një zonë rreth 40 km nga baza kërkimore Concordia, u nda në segmente 1 metër dhe u transportua me anije e më pas me furgon frigoriferik në Evropë.
Në total, janë nxjerrë 2.8 km akull, sa tetë Kulla Eiffel të grumbulluara njëra mbi tjetrën.Top Channel