Day: July 16, 2025

  • Gjoksi juaj po ndryshon? Ja kur është normale dhe kur duhet të shqetësoheni

    Gjoksi juaj po ndryshon? Ja kur është normale dhe kur duhet të shqetësoheni

    Me kalimin e kohës, gjoksi ndryshon dhe ajo çfarë ne duhet të bëjmë është të jemi vëzhgues të kujdesshëm ndaj çdo ndryshimi që ndodh në trupin tonë.

    Disa prej tyre janë krejt normale, disa të tjera mund të jenë paralajmëruese për çfarë vjen më pas. Me kalimin e moshës, shfaqen strijat dhe janë krejtësisht normale.

    Shtatzënia, stresi apo rënia drastike në peshë janë të tjerë faktorë që ndikojnë në krijimin e tyre, kështu që, asgjë për t’u shqetësuar. Si gjoksi ashtu dhe thithkat nisin të bien. Kjo ndodh më shpejt nëse keni gjoks të madh, masë të madhe trupore apo jeni konsumuese të rregullta të duhanit.

    Me kalimin e kohës gjinjtë nuk do të jenë më të tendosur apo të ngritur si dikur. Hapësira mes tyre varet specifikisht nga madhësia e gjoksit dhe forma e tij. Mos mendoni menjëherë më të keqen. Shumica prej tyre nuk janë të dëmshme dhe pse historikisht është menduar se të tilla shenja janë kanceroze. Gjithsesi, për të hequr çdo dyshim, duhet një takim me mjekun. Nëse dhimbja vazhdon me javë të tëra dhe përkeqësohet me kalimin e kohës, bëni një vizitë tek mjeku.

    Nëse nuk jeni shtatzënë apo duke dhënë gji, rrjedhja nga thithkat e gjoksit bëhet paksa e dyshimtë. Lënda që del prej aty mund të jetë pa ngjyrë, mund të duket si qumësht, mund të ketë ngjyrë të verdhë, jeshile apo kafe. Madje mund të jetë edhe gjak. Nëse shihni diçka të tillë, menjëherë tek mjeku! Simetria perfekte në trup nuk ekziston kështu që pa panik! Gjinjtë janë të ndryshëm nga njëri tjetri, por nëse vini re një ndryshim të papritur në masë apo në formë, duket të bëni patjetër kontroll.

  • Takimi me Presidentin Trump/ Bahreini njofton marrëveshje prej 17 miliardë dollarësh me SHBA-në

    Takimi me Presidentin Trump/ Bahreini njofton marrëveshje prej 17 miliardë dollarësh me SHBA-në

    Bahreini ka njoftuar të mërkurën një paketë investimesh prej mbi 17 miliardë dollarësh në Shtetet e Bashkuara, gjatë një takimi mes Princit të kurorës së këtij vendi dhe Presidentit amerikan Donald Trump.

    Marrëveshja u shpall gjatë bisedimeve që u përqendruan në çështje të tregtisë, sigurisë rajonale dhe kërcënimit të përbashkët nga Irani.

    Në kuadër të kësaj pakete investimesh, Bahreini pritet të nënshkruajë një kontratë prej 7 miliardë dollarësh për linjën ajrore kombëtare Gulf Air, e cila përfshin blerjen e 12 avionëve nga kompania amerikane Boeing, me një mundësi për të shtuar edhe gjashtë të tjerë. Gjithashtu, marrëveshja përfshin dhe furnizimin me 40 motorë të prodhuar nga General Electric.

    Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë e përshkruan këtë nismë si një hap konkret për thellimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve, duke theksuar rolin e rëndësishëm të partneritetit SHBA–Bahrein në ruajtjen e stabilitetit në Gjirin Persik. Kjo është një nga marrëveshjet më të mëdha të shpallura nga një vend i Gjirit gjatë mandatit aktual të Presidentit Trump./ Reuters – Syri.Net

  • Shkarkimet masive në bashkitë e vendit/ Rezart Kthupi: Është një teatër, të them unë cfarë do të ndodhë…

    Shkarkimet masive në bashkitë e vendit/ Rezart Kthupi: Është një teatër, të them unë cfarë do të ndodhë…

    Dorëheqjet masive që dhanë drejtorat në disa drejtori të njësive vendore dhe bashkive në vend, për përfaqësuesin e partisë “Djathtas 12” Rezart Kthupi, është një situatë e pakuptimtë.
    Kthupi tha se nuk është Rama, por shkolla e administratës publike, ajo që emëron sipas kodit të shërbimit civil. Sipas tij, kjo që po ndodh është një lojë e kryeministrit.
    “Dorëheqja është akt i njëanshëm i vullnetit. Ajo jep efektin që në momentin që e dërgon.
    Është një teatër. Të them unë cfarë do të ndodhë në Durrës. Kryetari i bashkisë dhe deputetët e PS do të ngrenë një komision për të vlerësuar punën e drejtuesve në bashki”, tha Kthupi.
    Rezart Kthupi: Kemi entitet, është shkolla e administratës publike, ato që emërohen sipas kodit të shërbimit civil. Si jurist mendoj se dorëheqja nuk pranohet. Dorëheqja është akt i njëanshëm i vullnetit. Ajo jep efektin që në momentin që e dërgon.
    Është një teatër. Të them unë cfarë do të ndodhë në Durrës. Kryetari i bashkisë dhe deputetët e PS do të ngrenë një komision për të vlerësuar punën e drejtuesve në bashki.
    Shqetësimi që kam nuk është kryeministri që kërkon dorëheqjen, por me ata që japin dorëheqjen. PS në 12 vite nuk gjen as njerëz të aftë dhe të pastër.

  • BALFIN shet edhe Fashion Group te rrjeti “homolog” nga Kosova

    BALFIN shet edhe Fashion Group te rrjeti “homolog” nga Kosova

    Grupi i biznesit BALFIN është drejt shitjes së dytë të kompanive të saj të tregtisë me pakicë brenda pak muajve.Autoriteti i Konkurrencës ka autorizuar shitjen e kompanisë Fashion Group Albania te kompania me kapital nga Kosova Albi Holding.Fashion Group Albania (FGA) ka për objekt aktiviteti importin dhe tregtimin e veshjeve dhe këpucëve. Shoqëria operon përmes rrjetit të saj të dyqaneve nën markën ndërkombëtare Aldo, Carpisa, Cortefiel, Geox, Mango, Okaidi, Parfois, Prenatal, Springfield, Woman Secrets, brenda territorit të Shqipërisë.FGA zotërohet në masën 100% nga grupi Balfin i biznesmenit shqiptar Samir Mane.Shoqëria blerëse Albi Holding është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me objekt aktiviteti pjesëmarrjen, menaxhimin, ndjekjen dhe kontrollin e kuotave dhe aksioneve në pronësinë e shoqërive ku është ortake.Ajo është pjesë e Albi Group, i themeluar në Kosovë, i cili zotëron rrjetin e dyqaneve me produkte të modës që operon në Kosovë dhe rajon, duke përfaqësuar markat ndërkombëtare si: Celio, Chaussea, Okaidi, Mango, Springfield, Ozdilek, Geox, Gant, Timberland, Hugo Boss, Sportina Armani Exchange, Tom Tailor, XYZ, UGG, Plein Sport, Orsay, Dan John, Parfois, Boggi.Albi Holding zotërohet prej biznesmenëve nga Kosova Tahir Humolli, Sutki Humolli, Nexhat Humolli, Nehat Humolli dhe Betim Humolli.Deri më tani, Albi Group ka qenë e fokusuar në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo blerje do t’i mundësojë hyrjen në tregun shqiptar me një infrastrukturë të gatshme dhe të konsoliduar.Edhe pse shoqëritë Albi Holding, si pjesë e Albi Group, dhe FGA operojnë në të njëjtin treg përkatës produkti, Komisioni i Konkurrencës ka vlerësuar se transaksioni nuk do të sjellë ndryshime të strukturës së tregut në Shqipëri pasi Albi Group është aktive vetëm në Kosovë, në tregun e shitjes me pakicë të produkteve tekstile dhe të modës, përfshirë veshjet, këpucët dhe aksesorët, ndërsa FGA është aktiv vetëm në Shqipëri.Përqendrimi nuk do të krijojë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, transaksioni i synuar nuk do të sjellë ndryshime në tregun shqiptar.Për sa më sipër, Autoriteti i Konkurrencës ka arritur në përfundimin se ky përqendrim nuk shfaq shenja të kufizimit të konkurrencës në treg ose në një pjesë të tij në veçanti, si rezultat i krijimit ose forcimit të pozitës dominuese.Sipas pasqyrave më të fundit financiare, në vitin 2023, FGA raportoi xhiro prej afërsisht 1.1 miliardë lekësh dhe një fitim para tatimit në vlerën 116 milionë lekëve.Shitja e pritshme e FGA është e dyta e njoftuar nga grupi Balfin këtë vit, pas asaj të Spar Albania, te kompania nga Kosova Viva Fresh.Këto dy transaksione shënojnë një tërheqje të pjesshme të Balfin prej tregut të shitjeve me pakicë në Shqipëri.Balfin ngelet gjithsesi e pranishme në tregun e pajisjeve elektrike dhe elektroshtëpiake me kompaninë e saj më të hershme, Neptun, si edhe në tregun e shitjes së lodrave dhe pajisjeve shtëpiake dhe industriale, nëpërmjet Kid Zone (Jumbo).Ndërkohë, në qershor Balfin njoftoi se ka arritur marrëvehsjen për të shtrirë në Rajonin e Ballkanit Perëndimor rrjetin Flying Tiger Copenhagen, kompani daneze e shitjeve me pakicë, me një portofol produktesh të ngjashme me atë që tregtohen në rrjetin Jumbo.  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • 5-mujori, thellohen më tej borxhet e ujësjellësve ndaj OSSHE, arrijnë 330 mln euro

    5-mujori, thellohen më tej borxhet e ujësjellësve ndaj OSSHE, arrijnë 330 mln euro

    Shqipëria është në kulmin e sezonit turistik dhe furnizimi normal me ujë është kthyer në sfidë për qytetet bregdetare sidomos, por nga ana tjetër ndërmarrjet e publike të ujësjellës-kanalizime (UK) e kanë thelluar më tej keqmenaxhimin.Në fund të 5-mujorit të parë 2025 borxhet e UK-ve ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) u rritën më tej në 33.3 miliardë lekë ose 2.6 miliardë ose 8.4% më shumë se një vit më parë në këtë periudhe.Rritja e detyrimeve tregon përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes financiare të këtyre institucioneve publike, ndonëse një reformë për ristrukturimin e tyre është drejt përfundimit..Rritja e borxheve ndaj operatorit të energjisë jo vetëm që rëndon bilancin financiar të OSHEE-së por njëkohësisht reflekton edhe problematika më të thella të lidhura me eficiencën e menaxhimit dhe mbledhjen e të ardhurave nga ndërmarrjet e ujit. Gjithashtu ato kanë minuar përpjekjet e qeverisë për të kthyer në binar borxhet e prapambetura që administrohen ose krijohen nga shoqëri me pronësi publike.Shumë prej këtyre ndërmarrjeve funksionojnë me sisteme të vjetra dhe jo-eficiente, të cilat kërkojnë sasi të mëdha energjie për të pompuar ujin në zonat e furnizimit, duke rritur ndjeshëm kostot mujore, të cilat nga ana tjetër nga mbulohen nga të ardhurat.Ndërkohë që borxhet e tyre ndaj OSHEE-së janë në rritje të vazhdueshme dhe treguesit financiarë përkeqësohen, numri i të punësuarve në shumë prej tyre vazhdon të zgjerohet.UK në të gjithë vendin vazhdojnë të kenë produktivitet të ulët për shkak të mungesës së automatizimit dhe reformave teknologjike, ndërsa numri i të punësuarve shtohet pa një strategji të qartë. Treguesi i Eficencës së Stafit edhe për vitin 2024 është 4.51 punonjës për 1000 lidhje, teksa ky tregues në shumë vende të BE është më pak se 2 punonjës për 1000 lidhje.Raportet e monitorimit kanë treguar se zgjerimi i administratës në ndërmarrjet e ujësjellësit është rrjedhojë e ndikimeve politike apo punësimeve të favorizuara, dhe jo e nevojave reale të shërbimit apo planeve të eficiencës.UK janë një proces reformimi dhe riorganizimit të sektorit të Ujit, i startuar në 2022 që synon ridimensionimin e 58 ndërmarrjeve 15 shoqëri me kompetenca të përbashkëta rajonale.Kjo reformë sipas Ministrisë së Financave ndër të tjera ka si qëllim të gjenerojë të ardhura të mjaftueshme në dobi të mbarëvajtjes së proceseve të punës dhe sidomos shlyerjes së detyrimeve të akumuluara. Deri në Mars 2025 janë arritur marrëveshjet e transferimit të aktivitetit të shërbimeve UK dhe si rrjedhojë janë krijuar 14 shoqëri UK rajonale nga 15 të parashikuara sipas reformës./ B.HoxhaBurimi: Ministria e Financave  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturat

    Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturat

    Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet: Të përdorin autofaturimin për blerjet nga fermerëtPrej ditës së hënë, pas nisjes së aksionit të tatimorëve, në shumë markete të vogla në Tiranë është ndërprerë furnizimi me qumësht të freskët të prodhuar nga fermerët.Sipas një vëzhgimi të bërë nga Monitor, situata është e ngjashme në shumë lagje të kryeqytetit, përfshirë Astirin, Freskun dhe zonën 5 Maji.Tregtarët e marketeve, të kontaktuar, pohojnë se janë të paqartë për mënyrën se si duhet të veprojnë në lidhje me lëshimin e faturave.Ndërsa furnizohen me sasi të konsiderueshme qumështi të freskët direkt nga fermerët e zonave rurale të Tiranës, ata nuk dinë se si ta formalizojnë këtë proces për faturim.Fermerët nga ana e tyre pohuan se janë të pajisur me NIPT, por pavarësisht kësaj, prej tre ditësh qumështi i tyre po refuzohet nga njësitë e vogla të tregtimit.Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) sqaron për Monitor se referuar udhëzimit nr.16, datë 03.04.2020, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, të gjithë njësitë tregtare pa përjashtim që blejnë mallra nga prodhuesit bujqësorë e blegtoralë duhet të shoqërohen me faturë të fiskalizuar, të llojit autofaturim.Skema për faturimin e mallrave të blera direkt prej fermerëve, nga një market lagjeje, bar, restorant apo supermarkete të mëdhenj është e njëjtë, si në rastin e tregtimit të mallrave bujqësore apo blegtorale te përpunuesit apo grumbulluesit e mëdhenj.“Pra në rast se një biznes qoftë ky market i lagjes, bar, restorant apo çdo lloj njësie tjetër për mallrat bujqësore apo blegtorale nuk furnizohet nga një grumbullues apo përpunues, por direkt nga fermeri, detyrimin për lëshimin e autofaturës e ka blerësi. Edhe në këtë rast autofatura e ngarkuar në sistem bëhet nga blerësi, me të dhënat e shitësit.Autofatura nevojitet të firmoset edhe prej shitësit që në këtë rast është fermer, me qëllim gjurmueshmërinë e mallit për sigurinë ushqimore”, sqaron DPT.Pra, marketi i lagjes që në këtë rast mund të konsiderohet grumbulluesi i vogël i qumështit të freskët të fermerit, pavarësisht se ky i fundit është i pajisur me NIPT apo pa NIPT bujqësor, mund t’i lëshojë fermerit autofaturë për mallin e blerë.Për rastet kur fermeri nuk është i pajisur me NIPT bujqësor, Tatimet sqarojnë se me qëllim gjurmueshmërinë e produktit të shitur, nevojitet të shënohet në autofaturë vetëm emri i individit që ka shitur produktin dhe autofatura të firmoset prej shitësit.Fermeri pavarësisht nëse është i pajisur me NIPT apo jo ka të drejtë të tregtojë produktet tij blegtorale në dyqanet e vogla ushqimore, ndërsa detyrimin për lëshimin e faturës fiskale e ka blerësi.Skema është e njëjtë edhe nëse fermeri qumështin e çon në pikat e grumbullimit dhe përpunimit, detyrimin për lëshimin e faturës fiskale (autofaturës për shitjen) e ka blerësi.Pra, përpunuesi apo grumbulluesi i licencuar ka detyrimin e lëshimit të autofaturës nëpërmjet ngarkimit në sistemin SelfCare.Prej disa ditësh tatimorët kanë nisur aksionin për kontrollin e tregtimit të produkteve bujqësore.Administrata Tatimore thekson sërish se fokusi i aksionit është forcimi i kontrollit në terren mbi lëshimin e autofaturës për tregtimin e produkteve blegtorale, te tregjet e mëdha të tregtimit të mallrave bujqësore, thertoret, baxhot dhe më pas grumbulluesit dhe përpunuesit e mëdhenj.Tatimet pohojnë se tregtarët e vegjël dhe ambulantët nuk janë në fokus të aksionit. Nëpërmjet këtij aksioni tatimet synojnë të rrisin të ardhurat, dhe të forcojnë sistemin për gjurmueshmërinë e mallit./ D.Azo     Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Trukuan humbjen 6-1 në shtëpi në Ligën e Konferencës, UEFA skualifikon për 10 vite ekipin malazez

    Trukuan humbjen 6-1 në shtëpi në Ligën e Konferencës, UEFA skualifikon për 10 vite ekipin malazez

    UEFA ka vendosur me dorë të hekurt për Arsenal Tivatin. Skuadra malazeze është dënuam me 10 vite skualifikim nga kompeticionet e organizuara nga UEFA. Pas investigimeve të kryera është zbuluar se klubi në fjalë ka trukuar ndeshjen kundër Alashkerit në vitin 2023. Skuadrat luanin në turin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës dhe Arsenali i Tivatit u mposht me shifrat 6-1 në shtëpi nga armenët.
    Përpos skualifikimit 10-vjeçar, organizimi më i lartë i futbollit europian ka gjobitur klubin me 500 mijë euro, si dhe ka dënuar përjetë njërin prej lojtarëve të Arsenalit të Tivatit. Mësohet se UEFA i ka kërkuar FIFA-s që ndëshkimi të shtrihet edhe në kompeticionet e zhvilluara prej tyre./Sport Ekspres/

  • Rindizet zjarri në Drenovë, flakët pranë pusit të naftës dhe nënstacionit elektrik

    Rindizet zjarri në Drenovë, flakët pranë pusit të naftës dhe nënstacionit elektrik

    Gjatë mesditës së sotme një vatër zjarri është riaktivizuar në masivin pyjor në Drenovë të Mallakastrës. Të favorizuara nga era e fortë flakët u përhapën me shpejtësi në disa drejtime, duke  u shtrirë në një sipërfaqe të gjerë.
    Tashmë flaka është afruar pranë një nënstacioni elektrik dhe një pusi nafte. Burime bëjnë me dije se shërbimet zjarrfikëse janë në gatishmëri të plotë dhe janë përqendruar kryesisht pranë nënstacionit për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt infrastrukturës kritike.
    Ndërkohë, përforcime priten nga kompania Albpetrol, për të ndihmuar në përballimin e situatës dhe për të mbrojtur pusin e naftë dhe një magazinë, që ndodhet gjithashtu në afërsi të flakëve.

  • Vidhnin karburant nga makinat e parkuara në Breshia, arrestohen shqiptarët

    Vidhnin karburant nga makinat e parkuara në Breshia, arrestohen shqiptarët

    Dy shqiptarë janë arrestuar në Breshia të Italisë, pasi u kapën në flagrancë teksa vidhnin karburant nga automjete të parkuara.
    Sipas mediave, të dy janë në gjendje të parregullt qëndrimi në Itali dhe ishin të njohur më parë për autoritetet italiane për precedentë penalë.
    Ngjarja ndodhi pas një sinjalizimi nga një qytetar, i cili vuri re një automjet të dyshimtë në zonën via Buozzi dhe njoftoi menjëherë policinë në numrin 112.
    Qytetari i ndoqi nga larg autorët, duke informuar policinë se ata ishin zhvendosur në via Rosselli, pranë një kompanie private, për të kryer një tjetër vjedhje.
    Brenda pak minutash, patrullat e Policisë së Shtetit identifikuan dhe ndaluan makinën e përdorur nga dyshja. Njëri prej tyre u gjet i fshehur mes sediljeve. Gjatë kontrollit, në mjet u zbuluan 5 bidona me naftë të vjedhur, mjete vjedhjeje, përfshirë tre kaçavida, dy thika me mbyllje automatike, të fshehura nën sedilje.
    Ndërkohë, bashkëpunëtori i dytë u përpoq të ikë në këmbë duke u futur në një ndërtesë, por u arrestua pas një ndjekjeje të shkurtër.
    Të arrestuarit janë identifikuar si shtetasit me iniciale P.E., 42 vjeç dhe C.H., 39 vjeç.
    Të dy u dërguan në Komisariat, ku iu morën shenjat daktiloskopike dhe u arrestuan për vjedhje të mbetur në tentativë në rrethana rënduese dhe mbajtje të paligjshme të armëve të ftohta dhe mjeteve të thyerjes.
    Duke marrë parasysh të kaluarën kriminale dhe qëndrimin e paligjshëm në territorin italian, Prefekti i Breshias, Paolo Sartori, ka firmosur urdhrin e dëbimit për të dy personat, i cili do të zbatohet menjëherë pas lirimit të tyre nga burgu.

  • Zjarr i madh pranë “Zonës 51” në Nevada, shpërthejnë teoritë konspirative

    Zjarr i madh pranë “Zonës 51” në Nevada, shpërthejnë teoritë konspirative

    Një zjarr i madh ka shpërthyer pranë bazës ushtarake të njohur si Zonja 51 në Nevada, duke shkaktuar spekulime të shumta nga adhuruesit e teorive konspirative.
    Pamje të kapura nga një kamera e vendosur në pronë private pranë qytetit Rachel tregojnë tym të dendur që ngrihet nga zona e klasifikuar pranë Groom Lake.
    Zjarri nisi pas një goditjeje rrufeje dhe është zgjeruar nga 8,000 në mbi 35,000 hektarë. Edhe pse zjarri ndodhet rreth 15 milje larg vetë bazës, ai po përfshin një zonë historike ku dikur kryheshin testime bërthamore mbi tokë, Nevada Test Site, tani i njohur si Nevada National Security Site.
    Departamenti i Mbrojtjes, që ka nën administrim tokën e Zonës 51 dhe rrethinat, është institucioni përgjegjës për menaxhimin e zjarrit. Ndërkohë, temperaturat e larta dhe lagështia e ulët po ndihmojnë përhapjen e flakëve nëpër bimësinë e thatë dhe pyjet me pishë dhe dëllinjë.
    Megjithëse autoritetet konfirmojnë se nuk ka ndërtesa të kërcënuara dhe nuk janë urdhëruar evakuime.
    Ndërkohë, rrjetet sociale janë përfshirë nga teoritë konspirative, me disa përdorues që pyesin nëse zjarri po përdoret për të fshehur prova pas kërkesave të fundit të Kongresit për të inspektuar bazën sekrete. Një grup vëzhgues, “Skyëatch Signal”, postoi në X: “S’po them gjë tjetër, vetëm që ishin alienët.”