Efi Dhedhes është përballur së fundmi me një koment në rrjete sociale, ku një ndjekëse i tha se ajo është mes vajzave të njohura që takojnë personat e burgosur. Komenti, që përmbante gjuhë fyese dhe akuza personale, nuk mbeti pa përgjigje nga Efi.
“Ça thua më vërtetë? Turp të kem?” – iu përgjigj ajo me ironi, duke mos e lënë pa përgjigje provokimin.
Por replika nuk përfundoi aty. Ndjekësja vijoi me një koment edhe më të ashpër, duke ironizuar publikisht Efin për “favorizim seksual ndaj të burgosurve” dhe duke i kërkuar që të “mos shesë moral”.
Komenti vjen pas lajmit se vajzat e njohura nga showbizi shqiptar futen në ambientet e burgjeve, për takime të ashtuquajtura “speciale” me të dënuar për krime të rënda.
Day: July 16, 2025
-

“Të ka dal emri që shkon në burgje”/ Koment i ashpër për Efin, ja si përgjigjet ajo
-

Partizani sfidon Nomme Kalju, Gega: Fitojmë duke mos bërë gabimet e ndeshjes së parë!
Trajneri i Partizanit, Skënder Gega doli në konferencë para ndeshjes ndaj Nomme Kalju në Conference League.
Si ka qenë gjendja e skuadrës në prag të ndeshjes së nesërme –Gega: Përveç Kekos që duhet ta them për ne është një mungesë e madhe. Ai do të mungojë, patjetër që kemi lojtarë të tjerë të cilët do ta zëvendësojnë atë, por më vjen keq që ndeshjen e parë në europë ai u dëmtua është diçka që tashmë s’mund ta kthejmë mbrapa. Pjesa tjetër e skuadrës është e gjitha e shëndetshme. Jemi stërvitur , kemi bërë analizën e ndeshjes së parë. Sot kemi edhe seancën e fundit stërvitore. Jemi me fat sepse ndeshjen e dytë e luajmë në shtëpi, përpara tifozëve tanë shpresoj dhe besoj se do të bëjmë më të mirën.
Dëmtimi Kekos, mund t’ju bëj të rihyni në merkaton e verës për sulmues –Gega: Edhe shtëpia që ndërtohet nuk mbaron menjëherë , nuk mbaron kurrë. Patjetër që klubi po punon, do shikojmë edhe këtë ndeshje dhe do vendosim shumë shpejt ku mund të korrigjohemi ku mund të përmirësohemi. Nuk besoj se mendon njeri sot që Partizani nuk ka nevojë për tu përmirësuar, por të gjitha do ti bëjmë me koordinimin e klubit dhe me suportin e presidentit ku mund të përforcohemi. Duhet të jemi të kujdesshëm ai që do vij apo ai që pretendohet të vij patjetër që do të bëj diferencën ke ky grup lojtarësh që kemi, ndryshe do punojmë dhe do bëjmë maksimumin me këtë grup që kemi.
Sa ju ndihmon ndeshja e parë për ta njohur më mirë kundërshtarin dhe për të marrë kualifikimin –Gega: Nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë këtë ekip dhe kur ra shorti jam munduar të marr informacion. Në momentin e parë që kam parë ndeshje të tyre, mendoj se janë një ekip i konsoliduar, luajnë mirë futboll. Por kur ballafaqohesh në fushë e shikon nga afër dhe je më i qartë për kundërshtarin. Ndeshja e parë na ka treguar shumë gjëra dhe kemi mundësi që këtë ndeshje ato gabime që kemi bërë mos ti bëjmë. Nesër është tjetër gjë entuziazmi, mbështetja, arma jonë e fortë është grupi . Do mundohemi të japim të gjithë 100% të fokusuar. Ajo që parashikoj është që çdo njeri nga ne të japi maksimumin. Maksimumi për ne është fitorja, kualifikimi.
Sa i kënaqur keni qenë nga 90 minutëshi i parë –Gega: Mendoj që kishim pjesë të mira të lojës tonë atje, mundohem ti përforcoj dhe ti shtyj më tepër. Ata janë në mesin e kampionatit, kemi ndjekur direkt 3 ndeshje të tyre, kam qenë i qartë që nuk është e lehtë. Tani jemi në fushën tonë, me publikun tonë. Kemi luajtur 90 minutat e para dhe një pjesë e lojtarëve që kanë ardhur ndoshta nuk kanë patur as 50 minuta në këmbë. Kemi luajtur vetëm dy ndeshje miqësore në Maqedoni , koha ka qenë e shkurtër.
Ndeshja nesër përpos 90 minutave mund të shkoj edhe në shtesa. Çfarë i keni kërkuar lojtarëve gjatë kësaj jave –Gega: Gjëra normale siç kërkohet gjithmonë edhe në kampionat të jesh i fokusuar. Kjo është një ndeshje specifike, duhet të ruajmë balancat. Të kemi entuziazëm por gjithmonë të mos dalim jasht detyrave taktike. Kjo për mua është shumë e rëndësishme. Unë kam dëshirë të luaj në sulm edhe me 6 apo 7 sulmues , por duhet ti llogarisim shumë mirë gjërat. Gjithmonë është një lojë në grup janë 11 veta që duhet të luajnë bashkë në zona të ngushta por edhe në momente të vështira duhet të bëjnë sakrifica, duhet të jemi të gjithë bashkë. Shpresoj që ta mbyllim brenda 90 minutave. E rëndësishme është që janë të gjithë të shëndetshëm dhe nuk kanë asnjë lloj problemi fizik.
Jam i kënaqur nga impenjimi që kanë lojtarët dhe nga ajo që unë shoh çdo ditë. Nuk është shumë e lehtë për të bërë përzgjedhje por përderisa janë te Partizani secili lojtar do ketë shansin e tij. Kemi një grup me moshë të re, mosha mesatare e ekipit është 23 vjeç. Unë nuk kam frikë , një lojtar i ri në moshë që ka parametra të mirë fizike , teknike dhe nga ana mentalitetit është i fortë nuk e kam problem për ta aktivizuar. Në fund të fundit në këtë moshë kemi luajtur të gjithë.
Në Estoni vendosët Sembenen në mesfushë dhe Mehmetin në mbrojte. A mund ta shohim përsëri këtë skemë edhe në sfidën e nesërme – Gega: Roli i Sembenes që kur është marrë nga Partizani është në qender të mbrojtjes dhe ka pasur ato uljet dhe ngritjet e veta. Në kohën që ai është kthyer në mesfushë unë si trajner e kam parë të arsyeshme që një lojtar me ato element fizik kishte nevojë për muskuj në mesfushë. Kështu që kjo është arsyeja që ai është vendosur atje dhe në pjesën më të madhe ka bërë mirë jam i kënaqur.Mehmeti ndoshta ishte një risi duke menduar edhe elementët e mirë teknik që ka dhe për mua personalisht qëlloj shumë mirë. Ka luajtur qendërmbrojtës nuk ka bërë gabime dhe 90 minutëshi në Estoni ka qenë shumë domethënës për ne. -

Egnatia mëson rivalin në turin e dytë të Conference League, kundërshtar bjellorus për kampionët e Shqipërisë
Dinamo Minsk do të jetë kundërshtari i Egnatias në turin e dytë të Conference League. Ekipi bjellorus u eleminua në Champions nga skuadra e Ludogorets.
Pas zhgënjimit në Champions ndaj Breidablik, kampionët në Shqipëri të Egnatias do të masin forcat kështu sërish ndaj një ekipi tjetër mjaft të fortë.Synimi i të besuarve të Tetovës, është mjaft i qartë, kualifikimi. Ndeshja e parë do të luhet më 24 korrik, ndërsa takimi i kthimit do të zhvillohet më 31 korrik.
-

Takime speciale me eskorta në qeli? Avokati i Laert Haxhisë tregon gjithçka: Lajmi për takimet…
Avokati mbrojtës i të dënuarit Laert Haxhia, Detar Hysi, ka reaguar përmes një deklarate publike lidhur me lajmet e fundit që qarkullojnë në media për takime të paligjshme të klientit të tij në burgun e Drenovës, me persona të paautorizuar, konkretisht një modele.
“Si mbrojtës ligjor i të dënuarit Laert Haxhia, dua të sqaroj opinionin publik se lajmi për takime me persona të paautorizuar është i pavërtetë. Ky i dënuar nuk ka kryer asnjë veprim të tillë,”– thuhet në deklaratën e avokatit.
Avokati Hysi thekson gjithashtu se kjo çështje aktualisht është në hetim nga Prokuroria e Korçës dhe shpreh besimin se e vërteta do të dalë në dritë përmes rrugës ligjore. -

Situata alarmante me zjarrin në Drenovë/ Flakët po përhapen me shpejtësi drejt një pusi nafte e nënstacioni elektrik
Zjarri që ka rënë në fshatin Drenovë të Mallakastrës është përhapur në një sipërfaqe të gjerë dhe flakët po afrohen pranë një pusi nafte dhe nënstacioni elektrik.
Mes errërisës dhe flakëve, shërbimet zjarrfikëse në Drenovë janë në gatishmëri të plotë për t’u përballur me zjarrin që po i afrohet një pusi nafte, një magazine dhe një nënstacioni elektrik. Priten përforcime nga Albpetroli për të përballuar situatën kritike.
Aktualisht, operacioni po zhvillohet me mjete rrethanore dhe ndihmën e forcave në këmbë. -

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik
Zjarri në fshatin Drenovë të Mallakastrës vijon të jetë ende aktiv.
Sipas burimeve, flakët kanë përparuar me shpejtësi duke shkaktuar shqetësim mes banorëve dhe autoriteteve vendore.
Flakët të favorizuara nga era e fortë janë afruar pranë një nënstacioni elektrik dhe një pusi nafte.
Burime bëjnë me dije se shërbimet zjarrfikëse janë në gatishmëri të plotë dhe janë përqendruar kryesisht pranë nënstacionit për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt infrastrukturës kritike.
Ndërkohë, përforcime priten nga kompania Albpetrol, për të ndihmuar në përballimin e situatës dhe për të mbrojtur pusin e naftë dhe një magazinë, që ndodhet gjithashtu në afërsi të flakëve. -

Gjermania vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit përkundër kritikave në rritje
Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në Gaza.
Qeveria gjermane konfirmoi se ka miratuar pajisje ushtarake dhe armë me vlerë 250,5 milionë euro për Izraelin midis 1 janarit 2024 dhe 26 qershorit 2025. Sipas shifrave zyrtare, licencat e miratuara të eksportit kanë arritur në 161,1 milionë euro në vitin 2024 dhe 28 milionë euro në tremujorin e parë të vitit 2025.
Qeveria i publikoi këto shifra në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Partia e Majtë e opozitës, e cila bën thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të eksporteve të armëve për Izraelin.Gjermania ka qenë prej kohësh mbështetëse e fortë e Izraelit, me udhëheqës politikë që vazhdimisht përmendin përgjegjësinë historike të vendit ndaj Izraelit të rrënjosur në të kaluarën naziste të Gjermanisë dhe Holokaustin.
Eksportet e armëve në Izrael u pezulluan për një kohë të shkurtër vitin e kaluar kur Nikaragua ngriti padi kundër Gjermanisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), duke akuzuar Gjermaninë për bashkëpunim në gjenocidin në Gaza.
Zyrtarët gjermanë më vonë rifilluan eksportet duke argumentuar se kishin marrë garanci me shkrim nga Izraeli në lidhje me pajtueshmërinë me ligjin ndërkombëtar. Ata gjithashtu përmendën kërcënimin e paraqitur nga Irani si justifikim tjetër për rifillimin e dërgesave të armëve.
Që kur Izraeli nisi fushatën e tij ushtarake në Gaza në vitin 2023, më shumë se 58.000 palestinezë janë vrarë dhe mbi 100.000 të tjerë janë plagosur, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. -

E turpshme në Angli! Fletëpalosjet e shpërndara falas në stadium për të kujtuar Diogo Jotën po shiten në internet me çmime të çmendura
Tifozët e Liverpoolit janë shprehur të zemëruar dhe të tronditur pasi fletëpalosjet speciale të shpërndara falas në nderim të Diogo Jotës, gjatë miqësores me Preston North End, kanë përfunduar për shitje në internet me çmime të ekzagjeruara.
Klubi i Preston North End organizoi një seri homazhesh të ndjera për ish-sulmuesin e Liverpoolit dhe vëllain e tij Andre Silva, i cili humbi jetën në një aksident tragjik në Spanjë në fillim të korrikut. Një prej këtyre nismave ishte një program prej 16 faqesh i shpërndarë falas për të gjithë tifozët që ndoqën ndeshjen e së dielës në stadiumin Deepdale.
Fatkeqësisht, disa individë e kanë përfituar situatën për përfitime personale. Në platforma si eBay, programi falas është listuar për shifra si £75 ($100) dhe £34 ($46). Një nga shitësit kishte vendosur në shitje katër kopje, prej të cilave dy ishin shitur, çka tregon se janë gjeneruar më shumë se 90 dollarë për një material që ishte menduar si homazh human.
Tifozët e Liverpoolit kanë shpërthyer në rrjete sociale. Njëri prej tyre shkruan: “Ka disa njerëz vërtet të neveritshëm në këtë botë.” Të tjerë bënë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të shitjes së materialeve të tilla për përfitim personal.
Pavarësisht situatës, ndeshja përfundoi me fitore 3-1 për Liverpoolin, falë golave nga Conor Bradley, Darwin Nunez dhe Cody Gakpo. Ajo ishte ndeshja e parë e klubit pas humbjes tragjike të Jotës, dhe i gjithë eventi u shënua nga emocione të mëdha.
Një performancë live e këngës legjendare “You’ll Never Walk Alone” u dha para fillimit të ndeshjes. Lojtarët e të dyja skuadrave mbanin armbanda të zeza, ndërsa në fushë u vendos një kurorë lulesh pranë tifozëve udhëtues. Tifozët e Liverpoolit e mbyllën ditën duke kënduar këngën e Jotës, duke krijuar një moment të paharrueshëm solidariteti.Top Channel
-

Në fokus ekonomia dhe mbrojtja, Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh
Komisioni Evropian ka propozuar një buxhet prej 2 trilionë eurosh për Bashkimin Evropian për periudhën 2028–2034, duke vendosur theks të ri mbi konkurrueshmërinë ekonomike dhe mbrojtjen.
“Ky është një buxhet që i përgjigjet ambicies së Evropës, që përballet me sfidat e saj dhe që forcon pavarësinë tonë“, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, para gazetarëve në Bruksel.
“Buxheti është më i madh. Është më i zgjuar dhe më i mprehtë. Ai jep rezultate për qytetarët dhe bizneset tona, për partnerët tanë dhe për të ardhmen tonë“, shtoi ajo.
Komisioni tha se propozimi përfaqëson 1.26% të Prodhimit Kombëtar Bruto të Bashkimit Evropian me 27 vende anëtare, një matës i madhësisë së ekonomisë, krahasuar me 1.13% në buxhetin e tanishëm shtatëvjeçar.
Buxheti i ri duhet të miratohet nga të gjitha vendet anëtare dhe të nënshkruhet nga Parlamenti Evropian.
Propozimi përfshin 451 miliardë eurosh për Fondin e ri të Konkurrueshmërisë Evropiane, i fokusuar në forcimin e industrisë së mbrojtjes, nxitjen e inovacionit dhe mbështetjen e tranzicionit të industrisë drejt energjisë së pastër në të gjithë bllokun.
Propozimi ndan 131 miliardë euro në veçanti për mbrojtjen dhe hapësirën, një rritje e pesëfishtë në krahasim me shkallën e tanishme, sipas komisionit.
Gjithashtu, parashikohen 302 miliardë euro për të mbështetur fermerët dhe të paktën 218 miliardë euro për rajonet më pak të zhvilluara të Evropës, si dhe 200 miliardë euro për programe globale.
Shumica e fondeve për buxhetin vijnë nga qeveritë e vendeve anëtare të BE-së.
Megjithatë, komisioni propozoi disa mënyra për t’i rritur fondet drejtpërdrejt për buxhetin, përfshirë një taksë të re ndaj kompanive që bëjnë biznes në Evropë dhe që kanë një qarkullim vjetor neto mbi 100 milionë euro në një vend të BE-së.
Disa vende të BE-së dhe ligjvënës e kritikuan menjëherë këtë propozim.
“BE-ja është e rëndësishme për mirëqenien tonë, por buxheti i propozuar është shumë i lartë“, tha ministri holandez i Financave, Eelco Heinen.
Parlamenti Evropian, nga ana tjetër, tha se propozimi i komisionit nuk ishte mjaftueshëm i madh.
“Nuk mund të bëjmë më shumë me më pak. Prioritetet e reja kërkojnë burime të reja dhe duhura, jo shkurtime të prioriteteve ekzistuese“, tha Siegfried Mureșan, eurodeputet i qendrës së djathtë dhe negociator për buxhetin e ardhshëm të BE-së.
Debatet për buxhetin janë ndër më të vështirat në politikën e BE-së, sepse nxjerrin në pah ndarjet politike dhe ekonomike mes vendeve anëtare.
Bisedimet në muajt në vijim pritet të theksojnë tensionet politike mes përpjekjeve për të rritur financimet për prioritetet e reja dhe ruajtjen e investimeve tradicionale në bujqësi dhe zhvillim rajonal.Top Channel
-

Ish-sekretari i ‘Thurjes’ shpërthen ndaj Shabanit: Vodhe 240 mijë eurot e KQZ! Do shkosh në burg…
Ish-sekretari i Përgjithshëm i “Nismës Thurje”, Napolon Laska, ka reaguar ashpër ndaj Endrit Shabanit, pas përplasjes me Adriatik Lapajt për mandatin e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.
Në postimin e tij në Facebook, Laska hedh akuza të forta ndaj Shabanit, ku sipas tij, ky i fundit “ka vjedhur fondin prej 240 mijë euro” të akorduar nga KQZ pas zgjedhjeve të vitit 2021. Ai shkruan se teksa të tjerët ishin të përqëndruar tek fushata, Endrit Shabani e kishte mendjen si të linte vetëm veten në parti, për të administruar fondet që do vinin nga KQZ.
Sipas Laskës, çdo akt i dorëzuar në gjykatë, para dhe pas zgjedhjeve të vitit 2021, për shkarkime apo zgjedhje apo zgjatje mandati në forumet drejtuese në parti është falsifikuar pasi asnjherë nuk është mbledhur kongresi dhe forume të tjera të partisë.
Më tej ai shton se pas zgjedhjeve, Shabani u kujdes që të largoheshin dhe ata pak anëtarë që kishin ngelur, duke e kthyer Nismën Thurje nga shpresë për ndryshim në atë kohë, në Partinë njeriut të Vetëm.
Nisur nga faktet e mësipërme, Laskaj shkruan se ndaj sot nuk është i habitur që “hajduti kronik”, duke iu referuar Shabanit, tenton të vjedhë mandatin e Adriatik Lapajt dhe Lëvizjes Shqipëria Bëhet. Ai thotë se Endrit Shabani “do të shkojë në burg si mashtrues dhe hajdut”.
Postimi i plotë:
Si themelues dhe ish Sekretar i Përgjithshëm i Nisma Thurje duke marrë shkas nga zhvillimet e ditëve të fundit, nuk mund të rri i heshtur dhe pa thënë disa gjëra të cilat meritojnë vëmendjen e publikut.
Kur është themeluar Nisma Thurje si parti, në fund të vitit 2020, statuti parashikonte që mos të kishte një kryetar të modelit të forcave të vjetra politike, por të kishte rotacion çdo 2 vite pa të drejtë rizgjedhjeje.
Gjithashtu, kryetari edhe pse i sanksionuar në statut si i tillë për shkak të kërkesave të ligjit, nuk kishte të drejtë vendimmarrje, por vendimmarrjen e kishte Çentrali, organ I partisë në të cilin vendimet merreshin në mënyrë demokratike.
Me konsensus në atë kohë, edhe pse ishte përfshirë shumë vonë në Thurjen si organizatë, u vendos që Endri Shabani të ishte kryetar i parë i partisë, ndërkohë u vendos që unë të isha Sekretar i Përgjithshëm.
Ndërkohë që të gjithë ishim përqendruar në fushatë Endri Shabani e kishte mendjen si të linte vetëm veten në parti, për të administruar fondet që do vinin nga KQZ.
Pas zgjedhjeve të vitit 2021 duke qenë se Nisma Thurje përfitiu rimbursim për çdo palë zgjedhje të shpenzimeve dhe një fond rreth 240 mijë Euro në 4 vite.
Çdo akt i dorëzuar në gjykatë, para dhe pas zgjedhjeve të vitit 2021, për shkarkime apo zgjedhje apo zgjatje mandati në forumet drejtuese në parti është falsifikuar pasi asnjherë nuk është mbledhur kongresi dhe forume të tjera të partisë.
Sigurisht që pas zgjedhjeve u kujdes që të largoheshin dhe ata pak anëtarë që kishin ngelur, duke e kthyer Nisma Thurje nga shpresë për ndryshim në atë kohë, në Partinë njeriut të Vetëm.
Të gjitha këto falsifikime dhe qëndrimi i tij në krye të partisë në kundërshtim me statutin sigurisht që janë bërë për të vjedhur 240 mijë Eurot e akorduara nga KZQ.
Ndaj sot, nuk jam i habitur që ky hajdut kronik tenton të vjedhë mandatin e Adriatik Lapajt dhe Lëvizjes Shqipëria Bëhet duke shkelur mbi mundin dhe djersën jo vetëm të Adriatikut por të qindra dhe mijëra aktivistëve e mbi të gjitha mbi besimin e mbi 70mijë votuesve.
Hajdutët në politikê i kemi provuar, na dalin e teprojnë kêta që kemi.
Si shokët edhe Shabani do vejë në burg ku e ka vendin si hajdut e mashtrues.