Ka përfunduar edhe shembja e godinës së fundit në fshatin turistik të Thethit, nga objektet pa leje të planifikuar nga autoritetet për t’u shembur.
Pronarëve u ishte dhënë koha deri në orën 18:00 të ditës së djeshme që strukturat t’i çmontonin vetë. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe fadromat e IKMT-së kanë ndërhyrë natën për ta shembur.
Fillimisht pati rezistencë nga banorët, ku u tentua t’i bllokohej rruga fadromës dhe më pas rreth 30 banorë u ngujuan brenda godinës për të mos lejuar shembjen e objektit, ku mes tyre kishte edhe gra edhe fëmijë.
Gjithsesi, rezistenca e tyre nuk zgjati më shumë se një orë dhe ata u larguan paqësisht, pas një telefonate me pronarin e objektit, i cili ndodhej në Valbonë me një grup turistësh.
Sipas informacione, ai u ka kërkuar familjarëve të tij dhe banorëve të tjerë që të largohen për të mos rrezikuar jetën e askujt, duke qenë se është edhe natë.
Banorët e tronditur paralajmërojnë për hapa ligjorë dhe nuk përjashtojnë protesta të reja kundër veprimeve të cilësuara prej tyre si të padrejta dhe brutale.
Ky aksion i IKMT-së, i cili ka zgjatur një javë, ka çuar në shembjen e mbi 100 ndërtimeve në zonën e Thethit.
Day: July 15, 2025
-

Shembjet edhe ndërtesa e fundit në Theth, banorët u larguan pas telefonatës nga pronari
-

“Mashtrues 24 karatësh!”, gazetari Hoxha: Shkatërroi 15 mln euro investime në Theth dhe e ktheu në Gaza
Gazetari Artan Hoxha e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si mashtrues dhe gënjeshtar 24 karatësh.
Duke folur për shkatërrimin e Thethit, Hoxha u shpreh se, Edi Rama ka gënjyer ditën e sotme kur ka thënë se janë shpërndarë 300 certifikata pronësie në Theth.
Sipas gazetarit në këtë fshat nuk janë shpërndarë as 100 dokumente dhe ato janë thjeshtë vërtetime të aplikimeve për certifikatë pronësie.
“I njoh të gjithë fshatrat e veriut dhe askush nuk ka leje nga ata, se nuk u kanë dhënë pronë, nuk u kanë dhënë certifikatë pronësie. Ligji 7501 nuk ka vepruar në ato zona, sepse secili ka shkuar në tokë të vet, se ka shumë pak pronë.
E kjo që thotë Rama sot, gënjen dhe gënjen si derri, se u kam prishë bizneset. Ta di shumë mirë që çdo banor i Thethit, ku ka kullën, ka biznesin. Ku ka biznesin, aty jeton.
Ata nuk janë biznesmen që bëjnë investime për biznes, ata jetojnë aty. Ai ishte një fshat i braktisur, më në fund iu rikthye gjallëria, jeta dhe vetëm në një llogari që kemi bërë sot në mëngjes me banorë të Thethit, dëmi shkon në 15 milion euro të banorëve të një fshati, që ti e ke rrafshuar, e ke kthyer si Gaza atje.
Se sot nuk shkon më njeri të filmojë se çfarë pamje ka Thethi sot.
Gjeni statuset në Facebook, të ministres Kumbaro, të Benet Becit, të kryeministrit, pamjeve që shpërndante, sa i bukur, sa i mirë.
Rama vjet në prill i vuri benzinën, zjarrit. Ata ndoqën këshillën e tij. Edhe atij që i thonë kriminel, edhe ai e ka me kontenier, pra e heq nga aty e hedh në makinë dhe e çon ku të dojë.
Të gjithë dëgjuan këshillën e Ramës, mos ndërtoni me beton, por me dru. E me dru i bën ata.
Përpara se të rrafshosh 15 mln eurot e një fshati, ai duhet të gjejë zgjidhjen.
Dëmi që i është bërë Thethit nuk është ai që kanë bërë sot, por për vite me radhë do ta shikojmë dhe çfarë katrahure kanë bërë ata aty. Sepse thonin se këta kanë prishur kartolinën e Shqipërisë. Po këta ca po bëjnë? Po e shkarravisin.
Sot Rama tha se, kemi dhënë afro 300 certifikata pronësia. As afër 100 nuk janë dhe nuk janë as certifikata pronësie, por janë vërtetim i aplikimit për certifikatë pronësie. Është mashtrues 24 karatësh dhe nuk skuqet më.
Ai gënjen nga mëngjesi në drekë dhe jo nga vjet, sivjet, apo para fushatës dhe pas fushatës“, tha Hoxha. -

“Ç’mendon për Nokën, Vokshin dhe…?”/ Bamir Topi: Nuk e vë në punë inteligjencën në këto raste
Bamir Topi, ish funksionar i PD-së në vitet 2000 dhe më pas president dhe kryetar i FRD-së, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, refuzoi që të jepte një opinion për drejtuesit aktualë të PD-së, duke u shprehur se nuk i konsideronte ata. Por ai shprehu keqardhjen për gjendjen ku ndodhet Partia Demokratike, sepse, sipas tij, ajo është parti me kontribute reale në të shkuarën.
Pjesë nga biseda
Rakipi: Ç’mendim ke për udhëheqësit e tanishëm të PD-së, Flamur Noka, Albana Vokshi, Klevis Balliu?
Topi: Nuk kam mendim, nuk kam mendim.
Rakipi: Domethënë e paske lënë mendimin ti tani?
Topi: Jo, nuk kam mendim për ata. Njeriu vë trurin, inteligjencën dhe gjithçka tjetër në punë kur ka diçka për ta konsideruar. Unë nuk e konsideroj më.
Rakipi: Nuk e konsideron më?
Topi: Jo, absolutisht. Ti mund të jesh humbës në një betejë, por kur me koshiencë kërkon të ruash privilegjet që të jep të qenurit, qoftë edhe kryetar i opozitës, apo ata që marrin rroga të majme në parlament…
Rakipi: Po mirë, nëse të thonë hajde tani. Dërgon Flamurin ai dhe i thotë “shko te Bamiri!”, siç të thanë edhe në 1996-ën, se edhe atëherë një njeri dërgoi ai, të thirri dhe vajte. Tani ai dërgon prapë se ka nevojë shumë, vazhdimisht ai ka nevojë. në 1996-ën kishte nevojë të madhe, ndodhi 1997-a kishte nevojë. Vazhdimisht ai ka nevojë se dalin shumë grupe armiqësore dhe tani vjen Flamuri dhe ta thotë ty, si Doktori: Bamiiir! Çfarë do të bësh ti? Do të vesh prapë si në 1996-ën, apo?
Topi: Do t’i them faleminderit, bëji të fala Doktorit! Po sjell një situatë hipotetike dhe unë në mënyrë hipotetike po të them se çfarë do t’i them.
Rakipi: Ti aty nuk afrohesh më? Jo po të pyes se nuk dihet çfarë ndodh.
Topi: Ti ke hall që të shkoj, apo të mos shkoj?
Rakipi: Po që të rregullohet PD-ja, edhe mund të shkosh. Të ribëhet ajo parti.
Topi: Po si ribëhet ?
Rakipi: Të hapet, të hyjnë të gjithë njerëzit. Këtë i kam thënë në një shkrim.
Topi: Po pse ku jemi, te Black Friday ku presin orarin për t’u futur për të blerë?
Rakipi: Partitë politike janë grumbullime masive të njerëzve, ti nuk mund t’i mbyllësh dyert, siç i mbylli ai me Lulin disa kohë.
Topi: Unë kam një keqardhje të madhe jo për ata që janë atje, por për historikun e PD-së, sepse një pjesë të saj e kam edhe unë dhe ajo është parti me kontribute reale.
Rakipi: E ke vënë re kush vjen aty tani? Fatmiri ngjit shkallët, pastaj shkon bën fotografi me kongresmenët. 25 parti mblodhi herën e fundit… -

Juventus nis të largojë futbollistët e tepërt, 4 lojtarë presin me valixhet gati
Tregu i transferimeve të Juventus është gati për një përshpejtim të ndjeshëm. Douglas Luiz, gjithnjë e më shumë larg projektit të trajnerit Igor Tudor, është në shënjestër të Everton, gati ta rikthejë në Premier League, luiz do të ikë në formë huazimi me mundësi blerjeje.
Diskutimet kanë nisur midis dy klubeve dhe klubi Everton synon të bëjë një ofertë zyrtare. Pasi zhgënjeu nën drejtimin e Thiago Motta, mesfushori brazilian nuk ka arritur të bindë as Igor Tudor, i cili i dha atij vetëm një ndeshje në të gjithë Kupën e Botës për Klube. E ardhmja e tij duket larg nga Torino.
Timothy Weah është një hap larg një transferimi te Olympique Marseille, ndërsa Alberto Costa është gjithnjë e më afër bashkimit me Sporting Lisbon. Amerikani pritet të kthehet në Ligue 1 për një tarifë prej rreth 15 milionë eurosh, ndërsa portugezi është gati të kthehet në shtëpi pas vetëm gjysmë sezoni me Juventus.
Aktualisht, oferta dhe kërkesa janë rreth 3 milionë euro (Juve kërkon 18 milionë euro, ndërsa portugezët ofrojnë 15 milionë euro), por edhe në këtë rast, largimi i tij duket i afërt.
Së fundmi, është çështja e Nico Gonzalez: argjentinasi po përpiqet gjithashtu të gjejë një vend në sistemin taktik të Tudor dhe është nxjerrë në treg. Nga ana e tij, me Kupën e Botës vetëm një vit larg, ai nuk do të kishte problem të gjente një ekip që mund t’i garantojë një vend titullari. Juve nuk do të donte ta shiste atë për më pak se 30 milionë euro dhe aktualisht, interesi më konkret vjen nga Arabia Saudite. -

Enrike flet pas incidentit në finalen e Botërorit të Klubeve, e zvogëlon përplasjen me Pedron
Adriatik BALLA
Botërori i Klubeve mbylli aktivitetin të dielën në mbrëmje, me ndeshjen finale, ku u përplasën Çelsi dhe Paris San Zhermen, fituar nga anglezët që merituan trofeun, por nga ana tjetër, finalja tërhoqi vëmendjen edhe për përplasjet e shumta në fushë dhe ndërprerjen për disa minuta të takimit, duke shkaktuar habi edhe tek të pranishmit në stadium, përfshi dhe presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Trajneri i Paris San Zhermenit, Luis Enrike, është munduar të minimizojë shtyrjen e sulmuesit të Çelsi, Zhao Pedro, në një përleshje masive midis lojtarëve dhe stafit të trajnerëve pas finales së Kupës së Botës për Klube.
Të dielën mbrëma, Çelsi fitoi 3:0 ndaj PSG-së, ndërsa me të përfunduar ndeshja erdhi te një incident i madh. Incidenti nisi kur portieri i PSG-së, Xhianluigji Donaruma nisi debatin me sulmuesin e Çelsit, Zhao Pedro. Enrike u afrua dhe ka shtyrë në fytyrë brazilianin. Zhao Pedro u rrëzua, ndërsa një lojtar i PSG-së shihet duke ndalur Enriken. Tollovia ka zgjatur më shumë, ndërsa janë parë shtyrje të tjera mes lojtarëve.
Por përfshirja e Enrikes nuk pritej. “Në fund të ndeshjes pati një situatë që besoj se mund të ishte shmangur nga të gjithë”, ka thënë Enrike në konferencë për shtyp. “Objektivi dhe qëllimi im, si gjithmonë, është të përpiqem të fitoj mbështetjen e lojtarëve në mënyrë që të mos ketë më probleme. Ka shumë tension, shumë presion”, ka shtuar spanjolli. Ai megjithatë nuk ka pranuar përgjegjësinë për incidentin. “Kishte një seri shtyrjesh, të cilat mendoj se të gjithë duhet t’i shmangnim dhe të cilat nuk duhet të ndodhin përsëri”. Zhao Pedro, që u sulmua, mbeti i qetë pas ndeshjes. “Nuk dua të flas për ta, pasi është plotësisht normale. Secili dëshiron ta fitojë ndeshjen. Mendoj se e humbën kontrollin në fund”, ka thënë sulmuesi i Çelsit, që shënoi gol në finale. Enrike mund të dënohet për shtyrjen ndaj Zhao Pedros.
Humbja e finales nga PSG shoqërohet me një rënie të lehtë morali të grupit, për më tepër ka mërzitur trajnerin Luis Enrike i cili ishte shumë pranë një triumfi historik në karrierën e tij teknike, pasi Botërori i Klubeve zhvillohej për herë të parë me formatin e 32 ekipeve pjesëmarrëse. Natyrisht që kjo nuk ndodhi, pasi Çelsi u tregua më i saktë dhe ishte në një farë mase i merituar, ku rolin kryesor në ndeshje e pati Kol Palmer. Mbetet të shihet se çfarë lëvizjesh do të bëjë PSG në merkato, nëse Enrike ka në plan ndonjë lëvizje të bujshme. -

Bajrami bëhet pjesë e Luzernës në Zvicër, Xhixha lë Azerbajxhanin e kalon në Algjeri
Adriatik BALLA
Lojtarët shqiptarë janë të shtrirë në këtë moment thuajse në të gjithë kontinentet e në shumë vende të botës, përfshi dhe Kinën dhe Korenë e largët, apo Iranin, Australinë, vendet e Kaukazit apo në SHBA e Kanada. Kjo është gjë e mirë, pasi atyre u jepet një mundësi. Ndërkohë, vijojnë lëvizjet e disa lojtarëve që janë kontigjent i skuadrës përfaqësuese. Njëri lëvizi zyrtarisht dje nga Portugalia në Zvicër, kurse tjetri la Azerbajxhanin e kaloi në Algjeri.
Kështu, Adrian Bajrami, i cili luan në repartin e mbrojtjes së përfaqësueses, la Benfikën në Portugali dhe u bë zyrtarisht pjesë e Luzernës në superligën zvicerane, kurse Redon Xhixho, që ka luajtur më herët në Superiore e tash së fundmi ishte në Azerbajxhan, e ka lënë Karabagun dhe ka kaluar në superligën e Algjerisë. Të tjera lëvizje pritet të ndodhin gjatë ditëve në vijim, pasi ka shumë lojtarë në pritje të mësojnë emrin e skuadrës për sezonin e ri, të tillë si Broja, Manaj, Asllani, e ndonjë tjetër, përfshi dhe Ramadanin.
Bajrami kalon zyrtarisht te Luzerna
Adrian Bajrami do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin zviceran të futbollit, pasi i është bashkuar skuadrës së Luzernës në elitën e futbollit në këtë vend. Qendërmbrojtësi shqiptar, është huazuar nga radhët e Benfikës, me të cilën kishte luajtur rregullisht në ekipin e dytë të saj në vitet e fundit. “FC Luzern ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e Adrian Bajramit. Mbrojtësi 23-vjeçar transferohet në Zvicrën Qendrore në huazim për një sezon nga Benfika e Lisbonës. Adrian Bajrami luajti për Jang Bojs në karrierën e tij në akademi përpara se t’i bashkohej sistemit të të rinjve të Benfikës në vitin 2018. Pas mbi 100 paraqitjeve për ekipin B të Benfikës dhe ekipin U23, lojtari me shtetësi të dyfishtë shqiptaro-zvicerane bëri gjashtë paraqitje me ekipin e parë sezonin e kaluar. Bajrami ka luajtur tre herë për ekipin Kombëtar shqiptar. FC Luzern ka mundësinë për ta blerë atë përfundimisht atë nëpërmjet klauzolës”, shkruhej në njoftimin e klubit zviceran. “Me Adrianin, po fitojmë një mbrojtës qendror të fortë, i cili mund të luajë edhe si mbrojtës i majtë. Ai gjithashtu ka cilësi të lindura lideri që do të ndihmojnë ekipin tonë të ri”, ishin fjalët e drejtorit sportiv Remo Majer për mbrojtësin.
Lëvizja/ Xhixha lë Azerbajxhanin e zgjedh një klub algjerian
Redon Xhixha i ka dhënë lamtumirën pak ditë më parë skuadrës së Karabakut, duke nisur një aventurë të re në kampionatin algjerian me Shabab Riadi Belouizdad. Sot, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Xhixha i ka dhënë lamtumirën ish-skuadrës së tij, ku kaloi disa eksperienca të rëndësishme edhe në nivelet më të larta të futbollit europian. “Pas dy viteve e gjysmë, është koha të them lamtumirë. Dua të falënderoj stafin, lojtarët me të cilët kam ndarë fushën e lojës dhe dhomat e zhveshjeve, me të cilët ndërtova një miqësi që do ta kemi përgjithmonë. Unë dua gjithashtu të falënderoj tifozët më të mirë, të cilët më kanë mbështetur gjithmonë, si kur luaja, ashtu edhe kur nuk luaja. Ju uroj më të mirën dhe ishte një kënaqësi të isha pjesë e juaja. Faleminderit Karabak”, shkruhej në postimin e Xhixhës. -

Gjimshiti zbarkon i pari për testet tek Atalanta, Klevis Bozhanaj firmos me Karrarezen
Adriatik BALLA
Futbollistët e përfaqësueses, pjesa dërrmuese, janë kthyer pranë skuadrave të tyre pas pushimeve verore dhe po nisin përgatitjet për sezonin e ri. Natyrisht ka ende shumë lojtarë që nuk e kanë marrë vendin se ku do të luajnë sezonin e ri, duke shqyrtuar ofertat dhe duke pritur për alternativën më të mirë. Por pjesa e titullarëve të rëndësishëm të përfaqësueses janë me kontrata dhe pjesë e grupeve titullare të klubeve të tyre, ndaj kanë nisur punë pa humbur kohë.
I tillë është kapiteni kuqezi Berat Gjimshiti, i cili është pjesë e Atalantës, kurse të rinj të tjerë shqiptarë po përpiqen të gjejnë destinacione më të mira për karrierën e tyre, duke dashur të ngjisin shkallë cilësore për karrierën duke u ngjitur në liga më elitare të futbollit italian. Së fundmi është Klevis Bozhanaj që firmos me klubin e Karrarezes. Por edhe të tjerë lojtarë janë në pritje për të mësuar destinacionin e preferuar për karrierën e tyre.
Gjimshiti zbarkon te Atalanta
Pushimet për Berat Gjimshitin kanë marrë fund dhe për të ka ardhur koha e vendimeve të rëndësishme për të ardhmen. Vendime që kanë çuar karrierën e tij në kryqëzimin tundues mes një tjetër eksperience në Ligën e Kampioneve dhe milionave që i ofrohen nga Katari. Dhe gjesti i fundit i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, duket se shtyn më shumë drejt eksperiencës europiane. Gjimshiti ka përpara prej javësh një ofertë tunduese nga një klub në Katar, që i ofron një rrogë shumë më të lartë se ajo që përfiton te Atalanta.
Por në radhët e zikaltërve, ai është një titullar i padiskutueshëm edhe me largimin e trajnerit Gasperini, ndërsa klubi planifikon që në rast se nuk largohet, t’i ofrojë rinovimin e kontratës 32-vjeçarit. Fakti që Gjimshiti ka qenë një ndër tre të parët që është shfaqur në klinikën e Atalantës për të kryer testet e zakonshme mjekësore para fillimit të stërvitjeve për edicionin e ri, të shtyn të mendosh që vendimi i tij është për qëndrimin te kjo skuadër. Të paktën edhe për një tjetër sezon ku do të jetë i padiskutueshëm në Serinë A dhe në Ligën e Kampioneve në radhët e klubit të tij.
Bozhanaj firmos me Karrarezen
Sezoni i ri do të gjejë mesfushorin kryeqytetas Kleis Bozhanaj si pjesë të Karrarezes në Serinë B. Klubi në fjalë, ia ka dalë të huazojë futbollistin 24-vjeçar me të drejtë blerje nga radhët e Modenës ku ka luajtur në dy sezonet e fundit. Bozhanaj, i cili ka qenë pjesë e akademisë së Partizanit dhe Internacional Tirana para se të transferohej në Itali te Empoli, është që nga viti 2017 pjesë e akademive apo klubeve të ndryshme jashtë Shqipërisë. Me Karrarezen ai zhvilloi sezonin e tij të parë të mirëfilltë si protagonist në Serinë C në edicionin 2022-2023, para se të kalonte te Modena me të cilën spikati në Serinë B, duke luajtur 48 ndeshje në të cilat shënoi 5 gola e dha 3 asiste. “Karrareze është e lumtur të njoftojë se ka arritur një akord me klubin e Modenas për blerjen e përkohshme, me të drejtën e blerjes përfundimtare të paraqitjeve sportive të futbollistit Kleis Bozhanaj, i cili do të lidhet me klubin tonë deri më 30 qershor 2026”, shkruhej në njoftimin e Karrarezes për afrimin e futbollistit shqiptar me formulën e huazimit. -

Amerikani që vrau babanë e tij dhe tregoi kokën në YouTube dënohet me burgim të përjetshëm
Një burrë nga Pensilvania, i cili qëlloi për vdekje të atin, një punonjës federal dhe pasi i preu kokën e tregoi në një video online ku bënte thirrje për ekzekutimin e punonjësve të tjerë qeveritarë, është dënuar me burgim të përjetshëm.
Justin Monn, 33 vjeç, u dënua të premten pas një gjyqi pesë-ditor. Ai u shpall fajtor për akuza për vrasje dhe terrorizëm.
Është hera e parë që dikush në Pensilvani dënohet sipas ligjit të shtetit për terrorizmin.
Vendimtare për dënimin ishte një video 15-minutëshe e postuar në YouTube pas vrasjes së 68-vjeçarit Michael Monn, i cili punonte për Korpusin e Inxhinierëve të Ushtrisë Amerikane.
Në të, djali i tij nxirrte teori konspiracioni të krahut të djathtë, bënte thirrje që policët të torturonin dhe ekzekutonin kolegët e babait të tij dhe dënonte imigracionin, personat LGBTQ+, lëvizjen Black Lives Matter dhe aktivistët antifashistë. Duke mbajtur lart një qese plastike që përmbante kokën e babait të tij, ai tha: “Kjo është koka e Mike Monn, një punonjës federal për 20 vjet dhe babai im. Tani ai është në ferr ku do të kalojë përjetësinë si tradhtar i vendit të tij.” YouTube e hoqi videon pasi kishte mbledhur rreth 5,000 shikime brenda pak orësh.
Vrasja ndodhi më 30 janar 2024. Gruaja e Michael Mone e gjeti atë të prerë në banjo, me një hanxhar dhe një thikë të madhe pranë. Një autopsi tregoi se ai ishte qëlluar para se t’i pritej koka.
Djali thuhet se kishte një marrëdhënie normale me të atin, por kishte luftuar për të mbajtur punën e tij pas diplomimit nga Penn State, diçka që ai ia hidhte fajin qeverisë federale dhe sistemit arsimor.
Në gjyq ai pranoi se e kishte vrarë të atin, por pretendimet e tij u hodhën poshtë nga prokurori si “absurde të plota dhe absolute”.Top Channel
-

Mot kryesisht i qëndrueshëm dhe reshje të izoluara shiu në zonat malore, ja parashikimi për këtë të martë
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit gjatë orëve të paradites.
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit gjatë orëve të paradites.
Nga mesdita e në vijim priten shtime graduale të vranësirave në zonat kodrinore-malore, të cilat herë pas here do të jenë deri të dendura, veçanërisht në lindje dhe në zonën e Alpeve.
Në këto zona parashikohen reshje shiu me karakter të herëpashershëm, ndërsa në relievet e larta malore nuk përjashtohen shtrëngata të izoluara, por me një kohëzgjatje shumë të shkurtër.
Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë shpejtësi nga 10 deri në 17 m/s.
Deti do të jetë i trazuar lehtë, me valëzim që varion nga 2 deri në 3 ballë.Top Channel
-

‘Bota më në fund është gati ta dëgjojë mesazhin tënd’/ Horoskopi për ditën e sotme, 15 korrik 2025
Dashi
Mos e lejo shpirtin tënd sipërmarrës të humbasë vrullin. Është e mundur që çështjet më të mëdha të errësojnë planet e tua, por kjo nuk është arsye për të hequr dorë nga qëllimet e tua. Mbaji ëndrrat e tua gjallë, edhe nëse kjo do të thotë t’i lësh ato në plan të dytë në këtë kohë.Demi
Bota më në fund është gati ta dëgjojë mesazhin tënd. Ndjeni se njerëzit janë në pozicionin për të përqafuar talentin tënd dhe për të vlerësuar dhuratat unike që ke për t’i sjellë botës. Shfaqi ato me krenari në vend që t’i fshehësh në dollapin tënd.Binjaket
Kuptoje se je një pjesë e rëndësishme e një ekipi më të madh. Kontributi yt është domethënës, edhe nëse nuk merr mirënjohje individuale për punën që bën. Dije në zemrën tënde se puna jote është e rëndësishme dhe se shfaqja nuk mund të vazhdojë pa ty.Gaforrja
Rrotullimi i fatit të mirë që keni pasur kohët e fundit mund të ndalet papritmas plotësisht. Problemi këtu është se keni qenë aq të zënë duke u përqendruar te vetja sa i keni lënë pas dore plotësisht njerëzit me të cilët merreni në nivel profesional.Luani
Është shumë e rëndësishme që ju t’i përballoni goditjet sot. Ngjarje të papritura do të lindin dhe do t’ju nxjerrin jashtë ekuilibrit. Do të rrëzoheni me fytyrë përtokë nëse nuk jeni të përgatitur të përballeni me tronditjen që vjen nga një sulm i papritur nga askund.Virgjeresha
Je në një pozicion të mirë për të përfituar nga energjia e zjarrtë e ditës. Të tjerët po sjellin çështje kyçe në tryezë dhe ti je plotësisht i përgatitur për të ofruar zgjidhje për perspektivat kontradiktore. Ji i vendosur, duke marrë parasysh të gjitha pikëpamjet.Peshorja
Mbani mend se gjithçka është relative. Atë që një person mund ta etiketojë si fatkeqësi, një tjetër mund ta shohë thjesht si një pengesë të vogël në rrugë. Përshtatuni me pikëpamjen e dytë. Ndikimi juaj qetësues do t’u sjellë natyrshëm lehtësim atyre përreth jush.Akrepi
Do të hasni disa kundërshtime të forta sot. Mos lejoni që perspektivat e paarsimuara të njollosin idenë tuaj për të vërtetën. Dëgjoni atë që të tjerët kanë për të thënë, por mos harroni se gjykatësi përfundimtar është zëri juaj i vogël nga brenda. Mbani kokën lart.Shigjetari
Mbani mend se nuk është gjithmonë e nevojshme të bëni gjithçka sipas udhëzimeve. Ndonjëherë idetë më të mira lindin nga trimëria dhe guximi i pastër ndaj të panjohurës. Sot është dita juaj për të ngjyrosur përtej kufijve. Kjo me siguri do t’ju çojë në sukses.Bricjapi
Njerëz të tjerë mund të duan të lihen vetëm sot, prandaj mos i shqetësoni. Thjesht sigurohuni që të mos i interpretoni veprimet e tyre si një fyerje ndaj jush. Mbani mend se edhe këta njerëz kanë nevojë për pak liri dhe hapësirë për të kryer punën e tyre.Ujori
Si zakonisht, je i rrënjosur në qendër të një konflikti të vështirë. Mendimet e tua të forta të kanë futur në një rrëmujë nga e cila duket se nuk mund të shpëtosh. Duhet të largohesh nga fusha e betejës herë pas here, në mënyrë që të qetësohesh dhe të mendosh qartë.Peshqit
Idetë tuaja po nxiten nga të gjitha anët sot. Mbështetja po vjen nga të gjitha anët. Je në një pozicion të shkëlqyer për të ecur përpara me planet e tua, prandaj vazhdo dhe ndërmerr veprime. Nëse shpreson tia dalësh vetë, tani është koha për ta bërë këtë.