Day: July 15, 2025

  • U shpall “Dëshmor i Atdheut” pas aktit heroik në Shkodër, ministri Vengu i dorëzon titullin familjes se Arben Anamalit

    U shpall “Dëshmor i Atdheut” pas aktit heroik në Shkodër, ministri Vengu i dorëzon titullin familjes se Arben Anamalit

    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i dorëzoi të martën titullin “Dëshmor i Atdheut” familjes së kapitenit Arben Anamali, i cili humbi jetën më 8 korrik duke shpëtuar dy turistë të huaj nga mbytja në Liqenin e Shkodrës. Trupi i pajetë i kapiten Anamalit u gjet më 10 korrik.
    Gjatë vizitës në familjen Anamali, ministri Vengu shoqërohej nga kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, dhe prefektja Majlinda Angoni.
    “Nderuam kujtimin e profesionistit të përkushtuar, mikut të dashur dhe prindit shembullor, që me aktin e tij fisnik u bashkua me heronjtë e pavdekshëm të Kombit,” shkroi Vengu në rrjetet sociale. “Sakrifica e Arbenit nuk është vetëm një shembull guximi, por një dëshmi e gjallë e shpirtit shqiptar që vendos jetën e tjetrit mbi të vetën prandaj nga sot ai rreshtohet mes ‘Dëshmorëve të Atdheut’.”
    Ky titull nderon aktin e jashtëzakonshëm të kapiten Anamalit, i cili dha jetën për të shpëtuar të tjerët.

  • Mijëra mesazhe të botës së krimit në “duart” e SPAK, gazetari zbulon detajet e forta: Ja çfarë sjell Matrix

    Mijëra mesazhe të botës së krimit në “duart” e SPAK, gazetari zbulon detajet e forta: Ja çfarë sjell Matrix

    Gazetari Eni Ferhati ka komentuar në një intervistë për Euronews Albania zhvillimet e fundit rreth aplikacionit Matrix, i përdorur nga kriminelët për aktivitetet e paligjshme, i cili tashmë është marrë zyrtarisht në dorë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

    Ferhati shpjegoi se ky aplikacion ka një rol të ngjashëm me aplikacionin Sky ECC, i cili u zbërthye në dhjetor të vitit të kaluar.

    “Nga njoftimi zyrtar, tashmë me zbërthimin e aplikacionit Matrix në dhjetor të vitit të kaluar, do të kishte një praktikë të ngjashme si me aplikacionin Sky ECC, ku Prokuroia e Posaçme ka marrë të dhënat që i interesojnë me anë të një letër porosie. Kjo është hera e parë që SPAK pranon që në funksion të një procedimi penal është ndjekur rruga ligjore e letër porosisë për të marrë të dhëna të caktuara për individë shqiptarë të cilët kanë komunikuar në aplikacionin e inkriptuar Matrix për raste të dyshuara në Shqipëri. Një praktikë e tillë mund të konsolidohet edhe në muajt në vijim për raste të tjera”, tha gazetari.
    Ferhati theksoi se kjo praktikë mund të konsolidohet në muajt e ardhshëm për të hetuar raste të tjera. Ai u ndal gjithashtu tek njoftimi i fundit i SPAK lidhur me ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, i cili ishte i lidhur me këtë aplikacion dhe që e kishte mohuar përdorimin e tij gjatë marrjes në pyetje.

    Ndër të tjera, Ferhati shpjegoi gjithashtu se Matrix fillimisht u hetua nga autoritetet holandeze dhe se SPAK i është drejtuar Holandës për të zbuluar më shumë rreth këtij aplikacioni dhe përdorimit të tij nga shqiptarë dhe ndërkombëtarë të përfshirë në botën e krimit.
    “Ajo çfarë SPAK tregon në njoftimin e sotëm për ish deputetin socialist Jurgis Çyrbja, është se kryqëzimi i të dhënave të marra fillimisht në aplikacionin Sky ECC që Çyrbja i ka mohuar edhe gjatë marrjes në pyetje që nuk ka përdorur kurrë një aplikacion të tillë, SPAK thotë ndryshe, që bisedat në Sky ECC kryqëzohen me bisedat që kanë ndodhur në Matrix.
    Çyrbja la mandatin në 9 tetor të vitit të kaluar, ndërkohë që ekzekutimi i masës së sigurisë për të u bë me datën 20 tetor, pra 11 ditë më vonë. Ndërkohë në Matrix shpjegohej se Altin Hajri i cili shpjegohet si një lidhje e ngushtë shoqërore të ish deputetit të qarkut të Durrësit, një person me ngarkesa të mëdha kriminale, në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale, rezulton që Altin Hajri në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, ka folur pranë Matrix lidhur me arrestimin e ish deputetit socialist në Shqipëri. Kjo ndodh vetëm dy muaj pasi apolikacioni Matrix të zbërthehej nga autoritetet Europol dhe Hollandeze. Matrix fillimisht u hetua nga autoritetet holandeze, prandaj i jemi drejtuar Hollandës”, thekson gazetari.

  • “Këtë vit i pret turistët me fadroma”/ Gurra: Zonat turistike do bëhen ‘mollë e ndaluar’

    “Këtë vit i pret turistët me fadroma”/ Gurra: Zonat turistike do bëhen ‘mollë e ndaluar’

    Hysni Gurra, u shpreh se zonat turistike dhe pasuritë natyrore të vendit do bëhen ‘mollë e ndaluar’ për 90% të shqiptarëve.
    Gurra: Në fakt kjo në këndvështrimin tim nuk është teknike si çështje.
    Kanë leje apo nuk kanë leje, u ndërtuan këtë vit apo u ndërtuan vitin tjetër.
    Sepse ne kemi parë në mes të Tiranës, mbi një kullë ngrihet një pallat pa leje edhe nuk ka ndodhur asgjë.
    Nuk është shembur.
    Nuk ka aksione të tilla me fadromë.
    Është çështje poltike që sillet thejsht në kokën e kryeministrit.
    Këtë vit i pret turistët me fadroma.
    Pra është çështje politike.
    Por ajo që e komplikon çështjen është se ky kryeministër sapo ka marrë 83 mandate.
    Është çështje politike, pra si mund ta kthesh teknike këtë kur flet një kryeministër që ka 12 vjet në pushtet.
    Zonat turistike, pasuritë natyrore do bëhen ‘mollë e ndaluar’.
    Nuk do jetë Thethi për 90% të shqiptarëve, ashtu sikurse nuk do jetë Sazani.

  • “Disa janë të pezulluara”, Karamuço i bindur: Do zbardhet fati i Ervis Martinaj dhe Talo Çelës përmes Matrix

    “Disa janë të pezulluara”, Karamuço i bindur: Do zbardhet fati i Ervis Martinaj dhe Talo Çelës përmes Matrix

    I ftuar në  një emision televiziv, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, tha se me zbërthimin e komunikimeve të aplikacionit Matrix do të zbardhen shumë ngjarje kriminale dhe të pazbardhura, të cilat po hetohen edhe sot, por që ende nuk janë sqaruar.
    Karamuço u shpreh se është i bindur se me zbardhjen e këtyre komunikimeve do të dalë në dritë edhe fati i Ervis Martinajt, se çfarë ka ndodhur me të, nëse është vrarë dhe zhdukur apo ka humbur gjurmët me dëshirën e tij.

    Ai e përforcoi këtë qëndrim duke thënë se persona të afërt me Martinajn ose të dyshuar që mund të kenë pasur dorë ose angazhim në një rrëmbim apo zhdukje të tij, kanë përdorur aplikacionin e komunikimeve Matrix.
    “Zbardhja e komunikimeve të Matrix do të jetë një avantazh i madh pasi dhe Nuredin Dumani ka thënë që komunikonin edhe me Matrix. Mendoj se do të zbardhen shumë ngjarje që janë të pazbardhura dhe që sot po hetohen nga policia. Disa janë të pezulluara. Mund të zbardhet fati i Ervis Martinajt, fati i Talo Çelës, sepse mendohet që mund të kenë të njëjtin fat. Jam i bindur se zbardhja e komunikimeve në Matrix do të ndihmojë për të zbuluar fatin e Martinajt, sepse përdorues të afërt me të, ose të atyre grupeve që policia dyshon se mund të jenë përfshirë në arratisjen apo ekzekutimin e tij të mundshëm, kanë përdorur Matrix. Kjo shton avantazhet dhe premisat që të zbulojmë këtë rast dhe gjithashtu edhe rastin e Talo Çelës. Edhe ai mendohet se është arratisur ose është vrarë dhe zhdukur. Kemi edhe një rast të një personi nga jugu që është zhdukur në Tiranë dhe nuk po gjendet. Po kërkohet nga policia. Këto ngjarje, sigurisht, nëse nuk i zbulon kur ndodhin, edhe pse mund të kesh dyshime, këto lloj aplikacionesh i zbardhin plotësisht. Dhe ky është një fat i madh që kemi, nëse kanë ngelur gjurmë nëpër servera,” – tha Karamuço.

    Ai tregoi edhe më shumë detaje për aplikacionin Matrix dhe sa mesazhe janë kapur: “Nga 33 gjuhët e deduktuara në këtë sistem, edhe gjuha shqipe ka vendin e saj. Po dalin tani ato që kam thënë më parë dhe disa më vunë në dyshim deklaratat e mija për sistemin Matrix.
    “Matrix ishte i koduar, i kriptuar, nuk identifikoheshe, nuk kishte ndërhyrës të jashtëm. Kishte 40 serverë në shtete të ndryshme. Janë kapur gjithsej 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë, ku njëra ndër to është edhe gjuha shqipe. Unë e thashë këtë dhe më thanë: ‘Jo, s’e ke të saktë’, ‘Po ja, si po dalin gjërat’. Njerëzit duhet të durojnë dhe jo t’i thonë një profesori ‘nuk e di ti’. Është e rëndë. Dhe ja, tani po dalin”. Ka një gjë pozitive. Pas Sky dhe EncroChat, që datojnë deri në mars të 2021-it, tani vjen Matrix, që është i 2024-ës. Na hapet një perspektivë e madhe për të parë ngjarje, fenomene dhe grupe kriminale që kemi pasur gjatë këtyre viteve. Kishim një pjesë që nuk e identifikonim dot, përveç ndonjë të penduari diku. Por tani kemi ngjarje të mirëfillta, të shkruara, ashtu siç ndodhi me Sky dhe Encro”, tha Karamuço.

  • Shkarkimi i drejtorëve? Deputeti i Lëvizjes Bashkë: Rama po kërkon të tregojë se ai është më i pushtetshmi

    Shkarkimi i drejtorëve? Deputeti i Lëvizjes Bashkë: Rama po kërkon të tregojë se ai është më i pushtetshmi

    Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar aksionin shtetëror mbi paligjshmërinë gjatë kësaj vere.

    Ai tha se ky ëhstë vetëm show, dhe se Rama po kërkon t’i tregojë publikut se ai ka pushtetin të bëjë gjithçka.
    Sa i përket shkarkimit të drejtorëve ai tha se kjo metodë e pastrimit të brendshëm ëhstë ëprdorur edhe në komunizëm.

    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Si e sheh këtë aksion?
    Muçi: Është kjo qasja si në kohën e Evrerit, që uji rrjedh kristal, por turbullohet aty poshtë. Unë e shoh si manovër të Ramës, ku ai thotë se përgjegjësitë nuk janë të atij, por të drejtorëve që kanë bërë këto pazaret aty poshtë. E dytë do të spastrojë radhët e veta, është metodë e përdorur nga komunistët. Do të tregojë edhe njëlloj pozite të gjithpushtetshëm. Thotë mora 83 mandate tani dhe unë kam kompetencë. Ai mund të hapë hetime, por nuk mund të hedhë kushtrimin që jepni dorëheqjen të gjithë. Ai është i gjithëshpushtetshëm që na tregon se në Shqipëri nuk ka institucione të pavarura. Rama është në pozitën që të thotë jepni dorëheqjen. Nëse ti ke të bësh me specialistë të mriëfilltë askush nuk e merr seriozisht dorëheqjen, por në këtë sulltanokraci ndodh edhe kjo. Zinxhiri i punësimit të adminsitratës publike sidomos në nivel drejtorësh duhet t’i binden zinxhirit. Pra kushtrimi i tij është në shkelje të kompetencave.

  • “Dora e fortë” e Ramës, çfarë po kërkon? Eksperti: Po përgatitet të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme lokale

    “Dora e fortë” e Ramës, çfarë po kërkon? Eksperti: Po përgatitet të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme lokale

    “Pa shkohet drejt zgjedhjeve të parakoshme lokale”, kjo ishte deklarata e ekspertit të kriminalistikës, Fatjon Softa, në studion e Quo Vadis këtë të martë të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

    Ai tha se Rama duke godfitur bashkitë po tregon se aty ka probleme të thella me korrupsionin, dhe po këkron që të godasë fort duke bërë që në vend të ketë zgjedhje të parakoshme lokale.
    Pjesë nga biseda:

    Borakaj: Fotjon si e sheh?
    Softa: Si rifreskim pushteti. Mesaduket po përgatitet ta çojë vendin në zgjehdje të pakohshme lokale.
    Borakaj: Po e ka?
    Softa: Po është i rënduar në shumë akuza, është shumë i lodhur, ka një sërë problemesh me korrupsionin. Ka shumë presion lidhur me kullat, lidhur me pastrimin e parave. Prandaj ai mund të dalë që pushteti lokal është i korruptuar. Ai po bën pastrimin e qytetit. Kush njoftoi se te ajo kulla në qendër ishin pa leje? Ishte Rama. Po në një rast që ishte një pallat pa leje, prapë ishte konstatim i kryeministrit. Thethi nuk e dinte si ishte gjendja? E dinte gjendjen, e dinte që ato ndërtime nuk ishin banesa por biznes. Pastaj sigurisht që edhe mundësinë për të shuar betejën e opozitës shqiptare për zgjedhjet.

  • Dorëheqja e drejtorëve të Bashkive, avokati: Ndërhyrja e kryeministrit Rama tek pushteti vendor, shkelje e ligjit

    Dorëheqja e drejtorëve të Bashkive, avokati: Ndërhyrja e kryeministrit Rama tek pushteti vendor, shkelje e ligjit

    Avokati Redi Ramaj tha se ndërhyrja e kryeministrit Edi Rama në pushtetin vendor është një shkelje e ligjit.

    I ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, avokati nënvizoi se Rama jep direktiva nga qendra, pa marrë miratimin e personave që i kanë zgjedhur.
    “Është një shkelje ligjore që kryeministri të ndërhyjë te pushteti vendor. Kryeministri ka vetëm një kompetencë, mund të ndërhyjë për të larguar drejtorët e bashkisë, jo nëndrejtorët. Kryeministri, përveçse në një lajthitje të tij, është edhe në shkelje të ligjit.

    Këta persona janë njerëz të zgjedhur nga populli. Një ditë të bukur u kërkon dorëheqjen, pa marrë miratimin e personave përkatës. Jep një direktivë nga qendra. Kjo situatë më duket paradoksale. Më duket eufori, sepse ka kaluar 12 vite në pushtet dhe mendon se tani ka fuqinë të bëjë çfarë të dojë”, tha avokati Ramaj.
    /vizionplus.tv

  • Ultimatumi i Ramës për Bashkitë, deputeti: Kryeministri po imiton Donald Trump

    Ultimatumi i Ramës për Bashkitë, deputeti: Kryeministri po imiton Donald Trump

    Deputeti i ardhshëm i “Lëvizja Bashkë”, Redi Muçi, tha se kryeministri Edi Rama po imiton presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

    I ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, Muçi deklaroi se i gjithë aksioni që po ndodh, lëvizjet në Bashki, cilësia e ushqimit, lirimi i hapësirave publike, është një manovër mediatike për të treguar se po punohet dhe po niset nga e para.
    “Është një manovër mediatike e Ramës. Rama po imiton Donald Trump. Njësoj veproi edhe ai sapo fitoi. Është një manovër për të thënë që po pastrojmë të keqen dhe do ta nisim punën nga e para. Nëse do të ishte vërtet i shqetësuar, për shembull për ushqimet, e para do të ngrinte një grup ekspertësh. Në vend që të diskutojmë sa laboratorë duhen dhe si do të funksionojë sistemi, shkon ai zotëria dhe i thotë: ‘Ku e ke marrë rigonin?’. Në Shqipëri nuk ka laboratorë dhe këtë shqetësim e kanë edhe fermerët”, tha deputeti Redi Muçi.

    /vizionplus.tv

  • Sulmet në Rripin e Gazës vranë 90 palestinezë gjatë 24 orëve të fundit, mes viktima një anëtar i Hamasit

    Sulmet në Rripin e Gazës vranë 90 palestinezë gjatë 24 orëve të fundit, mes viktima një anëtar i Hamasit

    Sulmet izraelite gjatë 24 orëve të fundit kanë vrarë më shumë se 90 palestinezë në të gjithë Rripin e Gazës, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë, thanë zyrtarët shëndetësorë.

    Një nga sulmet në kampin e refugjatëve Shati në veri vrau një anëtar 68-vjeçar të Hamasit që ishte pjesë e legjislaturës palestineze, si dhe një burrë e grua dhe gjashtë fëmijët e tyre që po strehoheshin në të njëjtën ndërtesë, sipas zyrtarëve nga Spitali Shifa, ku u dërguan viktimat.
    Një nga sulmet më vdekjeprurëse goditi një shtëpi në lagjen Tel al-Hava të qytetit të Gazës të hënën në mbrëmje, duke vrarë 19 anëtarë të një familjeje që jetonin atje, sipas Spitalit Shifa. Viktimat përfshijnë tetë gra dhe gjashtë fëmijë.
    Një tjetër sulm goditi një tendë ku strehoheshin të zhvendosur në të njëjtën lagje, duke vrarë një burrë e grua dhe dy fëmijët e tyre. Ushtria izraelite nuk i ka komentuar deri tani këto sulme.
    Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në Gazë raportoi të martën pasdite se trupat e 93 personave të vrarë nga sulmet izraelite janë sjellë në spitalet e Gazës gjatë 24 orëve të fundit, së bashku me 278 të plagosur.
    Politikani i Hamasit i vrarë në një nga sulmet e së martës në mëngjes, Mohammed Faraj al-Ghoul, ishte anëtar i bllokut përfaqësues të Hamasit që fitoi vende në Këshillin Legjislativ Palestinez në zgjedhjet e fundit të mbajtura mes palestinezëve në vitin 2006.
    Hamasi fitoi shumicën në ato zgjedhje, por marrëdhëniet me fraksionin kryesor Fatah, i cili kishte udhëhequr prej kohësh Autoritetin Palestinez, u përkeqësuan dhe përfunduan me marrjen e kontrollit të Gazës nga Hamasi në vitin 2007. Këshilli legjislativ nuk është mbledhur zyrtarisht më prej atëherë.
    Ushtria izraelite thotë se i shënjestron vetëm militantët dhe përpiqet ta shmangë dëmtimin e civilëve. Ajo fajëson Hamasin për vdekjet e civilëve pasi militantët veprojnë në zona me popullsi të dendur.

    Top Channel

  • Prenë pemën ikonike shekullore në Murin e Hadrianit! Mbi tetë vite burg për dy autorët që u mburrën me krimin mjedisor

    Prenë pemën ikonike shekullore në Murin e Hadrianit! Mbi tetë vite burg për dy autorët që u mburrën me krimin mjedisor

    Dy persona u dënuan me katër vite e tre muaj burg secili pasi prenë pemën e famshme Sycamore Gap, një simbol historik pranë Murit të Hadrianit në Angli.

    Ngjarja ndodhi më 27 shtator 2023, kur ata udhëtuan 30 milje nga Cumbria në Northumberland përmes një stuhie, dhe e prenë pemën brenda më pak se tre minutash.
    Sipas prokurorëve, “misioni idiot” i tyre shkaktoi mbi 620,000 paund dëme për pemën dhe më shumë se 1.000 paund dëme për Murin e Hadrianit. Ata morën një copë nga trungu si trofe, e cila nuk është rikuperuar ende, dhe duket se e shijuan vëmendjen mediatike.
    Në gjykatën e Newcastle Crown Court, Adam Carruthers, 32 vjeç, dhe Daniel Graham, 39 vjeç, u shpallën fajtorë me akuza për dëmtim të qëllimshëm. Gjatë gjyqit, u publikua edhe videoja e momentit të prerjes së pemës.
    Gjyqtarja, zonja Justice Lambert, i quajti ata bashkëfajtorë dhe tha se veprimet e tyre ishin të motivuara nga dëshira për famë. “Ju shijuat vëmendjen që morët, dhe u ndiet krenarë për krimin që gjithë vendi po fliste”, u tha ajo.
    Dyshja, dikur miq të ngushtë, kanë rënë në konflikt që pas arrestimit dhe kanë fajësuar njëri-tjetrin për incidentin. Ata nuk dhanë asnjë shpjegim pse e kishin në shënjestër pikërisht këtë pemë të dashur për britanikët.
    Pema, e cila kishte qëndruar për më shumë se 100 vjet në vendin panoramik, zinte një vend në kulturën popullore dhe u shfaq në filmin e Kevin Costner të vitit 1991, Robin Hood: Prince Of Thieves.
    Gjithashtu përbënte pjesë të jetës personale të njerëzve, si skena e propozimeve për martesë, shpërndarja e hirit dhe fotografive të panumërta.
    Një pjesë 1.8 metra e trungut tani është në ekspozitë publike në Qendrën Kombëtare të Zbulimit të Peizazhit The Sill, rreth dy milje larg vendit ku ndodhej dikur, ndërsa 49 fidanë të marrë nga pema janë konservuar nga National Trust.

    Top Channel