Pas përfundimit të aksionit për kontrollin e tregtimit me faturë të produkteve blegtorale, qeveria po përgatitet të rikthejë një skemë kompensimi për fermerët nëpërmjet rimbursimit të TVSH-së në nivelin 10%.Sipas burimeve për Monitor, është gati një projektligj i ri, i cili parashikon që kompensimi për fermerët të aplikohet duke nisur nga viti 2026, si pjesë e një reforme më të gjerë për formalizimin e zinxhirit agroushqimor dhe uljen e kostove për prodhuesit vendas.Deri tani në rang vendi rezultojnë të regjistruar 100 mijë fermerë të pajisur me NIPT që kanë të drejtë të shesin te përpunuesi, grumbulluesi apo supermaketet produktet e veta, pa faturë TVSH-je, por nëpërmjet autofaturës që plotësohet prej blerësit.Skema e TVSH-së së rimbursueshme që përfitohej prej përpunuesve u hoq plotësisht në vitin 2022. Pas heqjes së saj, ku fermeri përfitonte tregtimin e produkteve me çmim të leverdisshëm, u rrit kostoja e prodhimit, sepse TVSH-ja e paguar nuk kreditohet më dhe bëhet pjesë e kostos së lëndës së parë.Deri në vitin 2017, rimbursimi i TVSH-së për përpunuesit ishte 20%, çka do të thotë se psh,. për çdo blerje të qumështit me faturë tatimore nga fermeri, përpunuesi mund të kreditonte këtë vlerë në TVSH-në e zbritshme.Kjo skemë e bënte ekonomikisht të leverdishme blerjen edhe me çmim të lartë për fermerin dhe siguronte marzh të qëndrueshëm fitimi për industrinë.Nga viti 2019 deri në 2022, skema ndryshoi. TVSH-ja në blerje (nga fermerët) u ul në 6%. Ndërsa TVSH-ja në shitje e produkteve të bulmetit mbeti 20%. Kjo krijoi një pabarazi fiskale, pasi industria paguante më shumë në dalje sesa kreditonte në hyrje.Prej vitit 2022, skema e TVSH-së së kreditueshme u heq plotësisht, duke vendosur 0% TVSH të zbritshme për blerjet e qumështit nga fermerët.Shoqata e Industrisë së Përpunuesve të Qumështit propozoi që skema të harmonizohej me praktikat e rajonit, ku TVSH-ja e blerjes dhe e shitjes të unifikohej në 6% ose 9%, për të shmangur pabarazitë tatimore.Skema e vjetër të zëvendësohej me një mekanizëm neutral fiskal, jo penalizues për përpunuesin. Ky propozim nuk u pranua nga Ministria e Financave në buxhetin e vitit 2022.Në vend të rimbursimit të TVSH-së, qeveria aplikoi subvencione direkte deri në 10,000 lekë për krerë bagëtie/lopë për fermerët.Por përpunuesit në atë kohë theksuan se skema e subvencioneve nuk do të ketë efekt të të drejtpërdrejtë në uljen e kostos së lëndës së parë për industrinë. Nuk garanton formalizimin, sepse nuk është e lidhur me volumin real të qumështit të shitur.Ndryshe nga rajoni, ku subvencionet jepen për litër qumësht të prodhuar e dorëzuar, në Shqipëri mungon kjo logjikë e orientuar drejt prodhimit të formalizuar.Situata me heqjen e TVSH-së së kreditueshme, kostot e larta të ushqimit të kafshëve nga fragmetizimi i tokave dhe mungesës së vaditjeve krijuan një zinxhir pasojash në sektor, duke ulur ndjeshëm volumin e përpunimit dhe duke vënë në rrezik vazhdimësinë e kapaciteteve prodhuese, ndërkohë që tregu po përballet me konkurrencë gjithnjë e më të fortë të mallrave të gatshme që vijnë nga importi.Po ashtu për shkak të çmimit më të lirë të shitjes së qumështit jashtë, importet vijojnë të jenë në nivele të larta, pasi qumështi i prodhuar nga fermat e huaja po përdoret, kryesisht në sezonin e verës si lëndë e parë për përpunuesit vendas.Si qumështi vendas po zëvendësohet me importeNë periudhën janar-prill 2024 u importuan 6 mln litra qumësht sipas të dhënave të Doganave. Kjo ishte sasia më e larta e qumështit e importuar prej 2016-s. Për janar-prill 2025 u importuan 5,1 mln litra qumësht. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar importet janë ulur 15,4%.Çfarë synon aksioni? Nisja prej 14 korrikut të aksionit të tatimorëve për kontrollin e zinxhirit të tregtimit të mallrave blegtorale nga fermeri drejt grumbulluesit dhe konsumatorit final shkaktoi paqartësi te fermerët në radhë të parë dhe grumbulluesit ku nisën t’i kërkonin njëri-tjetrit fatura fiskale, teksa mes tyre transaksionet dokumentohet me autofaturim të blerësit. Po ashtu inspektorët tatimorë nisën të kërkonin origjinën e mallit edhe te tregtarët ambulantë.Nisur nga situata Administrata Tatimore sqaroi për Monitor se fokusi i aksionit është forcimi i kontrollit në terren mbi lëshimin e autofaturës për tregtimin e produkteve blegtorale, ku rezulton informalitet i lartë në tregtimin e tyre, sidomos prej grumbulluesve dhe përpunuesve të mëdhenj. Nëpërmjet këtij aksioni tatimet synojnë të rrisin të ardhurat, dhe të forcojnë sistemin për gjurmueshmërinë e mallit.Pavarësisht nisjes së aksionit skema e faturimit për tregtimin e mallrave blegtorale nga fermeri drejt grumbulluesit nëpërmjet faturës fiskale të llojit autofaturim, me qëllim më pas hedhjen në treg të tyre për konsumatorin final nuk ndryshoi. Do të vijojë të mbetet e njëjtë. Pra fermeri i pajisur me NIPT shet produktet e tij te grumbulluesi, përpunuesi apo supermarketet, ndërsa këta të fundit kanë detyrimin e lëshimit në SelfCare të autofaturës.E njëjta skemë do të vijojë të funksionojë për shitjen e fermerëve të regjistruar si tatimpagues për kategorinë “person fizik” apo “shpk”. Në këtë rast fatura e fiskalizuar për shitjen e mallit lëshohet prej tij. Në këtë rast nuk funksionon autofatura.Po ashtu përmes një njoftimi Tatimet bënë me dije se tregtarët ambulantë nuk kanë asnjë detyrim për të lëshuar faturë dhe për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat.Ndërsa Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në reagimin e saj bëri me dije se kontrollet për sigurinë ushqimore dhe pajisjen me faturë tatimore nuk janë aksion kundër fermerëve, por një hap për ta formalizuar, forcuar dhe mbështetur sektorin bujqësor./ Dorina Azohttps://monitor.al/pa-autofature-ska-mall-nga-fermeri-tatimet-aksioni-po-forcon-kontrollin-ndaj-grumbulluesve/https://monitor.al/tatimet-sqarojne-aksionin-ambulantet-skane-detyrim-per-fature-apo-dokumentacion-tatimor/Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
Day: July 15, 2025
-

Historike/ Drita shkruan historinë dhe kalon për herë të parë turin në Champions, festë edhe për Shkëndijën
Drita ka shkruar historinë mbrëmjen e sotme. Skuadra nga Gjilani bëhet e para e kampionatit të Kosovës që arrin të kalojë një tur në kualifikueset e Champions League-s. Kampionët e Kosovës eleminuan Differdange-n me rezultatin e përgjithshëm 4-2.
Festë ka pasur edhe në Tetovë. Shkëndija ka eleminuar TNS-në në këtë tur të parë kualifikues. Pas barazimit 0-0 në Uells dhe atij 1-1 në shtëpi, ndeshja është zgjidhur në kohën shtesë, kur Ademi i dha fitoren Shkëndijës. Me këtë kualifikim, të dyja skuadrat shqiptare kanë siguruar të paktën arritjen deri në “play off” të Conference League-s./Sport Ekspres/ -

E FUNDIT/ Egnatia turpërohet në Islandë, Breidabliku e eleminon me goleadë
Egnatia i ka dhënë fund rrugëtimit në Ligën e Kampionëve. Kampionët e Shqipërisë nuk kanë mundur të ruanin avantazhin e fitores 1-0 që morën një javë më parë në Rrogozhinë. Egnatia është turpëruar në Islandë, ku është mposhtur me shifrat e thella 5-0.
Historia e këtij takimi u mbyll që në pjesën e parë të tij. Thorsteinsoni tundi rrjetën në minutat 15 dhe 27, ndërsa Einarsoni shënoi në minutat 23 dhe 38. Ndërkohë në minutën e 69 ishte Omarsoni ai që vulosi rezultatin përfundimtar të takimit. Pas këtij eleminimi, Egnatia do të vazhdojë rrugëtimin europian në turin e dytë të Ligës së Europës./Sport Ekspres/ -

E rëndë në Dhërmi/ I riu humb jetën duke luajtur volejboll
Në foton e mësipërme është 20-vjeçari Anid Hoxha nga Rahoveci i Kosovës, i cili humbi jetën ditën e djeshme duke luajtur volejboll në Dhërmi.
I riu kishte ardhur me shoqërinë për pushime në Shqipëri, teksa sipas Policisë, dyshohet se ai humbi jetën për shkaqe natyrale.
“Specialistët e Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 14.07.2025, pranë një plazhi në Dhërmi, në fushën e volejbollit, dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale shtetasi A. H., 20 vjeç, banues në Kosovë, i cili ndodhej me pushime së bashku me shoqërinë e tij”, njofton policia.
Autopsia mjekoligjore për rastin do të kryhet pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes së 20-vjeçarit.
Mbi ndarjen nga jeta të Anid Hoxhës ka reaguar edhe kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të 20-vjeçarit nga Rahoveci, Anid Samir Hoxha. Anidi po qëndronte për pushime në bregdetin shqiptar, së bashku me shokët e tij. Kjo humbje e papritur na preku thellë të gjithëve, familjen, shokët dhe secilin që e njohu Anidin, si djalë të mirë e të dashur. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hoxha, miqtë dhe për të gjithë ata që ndjejnë dhimbjen e kësaj humbjeje të rëndë. Qoftë i lehtë dheu për Anidin!”, shkruan Latifi. -

Aksident në Vlorë, plagoset një shtetas amerikan
Më datë 15.07.2025, rreth orës 21:10, në rrugën “Dhimitër Konomi”, në vendin e quajtur Palazinë, ka ndodhur një aksident rrugor mes një automjeti dhe një biçiklete.
Në aksident është përfshirë mjeti me targë AE840T, i drejtuar nga shtetasi Adriatik Lame, lindur më 10.05.1967, si dhe shtetasi amerikan Alex Shower, rreth 30 vjeç, i cili po drejtonte një biçikletë.
Shtetasi amerikan u transportua me urgjencë nga ambulanca drejt Spitalit Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore. Pas marrjes së trajtimit, ai është larguar nga spitali jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje janë kryer veprimet procedurale nga Oficerët e Policisë Gjyqësore.Sipas të dhënave paraprake, testi i alkoolit për drejtuesin e automjetit rezultoi negativ: 0.000 mg/ See less -

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi sot se vende si Brazili, Kina dhe India mund të goditen shumë rëndë nga sanksionet nëse vazhdojnë të bëjnë biznes me Rusinë.
Deklarata e Rutte erdhi gjatë një takimi me senatorët në Kongresin e SHBA-së – një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi dërgimin e armëve të reja në Ukrainë.
Gjithashtu, Trump paralajmëroi se do të vendoste tarifa të reja “të ashpra” prej 100% për blerësit e eksporteve ruse, nëse nuk arrihej një marrëveshje paqeje brenda 50 ditësh.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte u takua dje me presidentin amerikan, Donald Trump – si pjesë e vizitës së tij dyditore në Uashington -

Pjesa e parë ndaj Breidablik , ‘humor’ rrogozhinas në Islandë…4:0
Champions League, e kthimit në Islandë:
Breidablik shkatërron Egnatian në 45 minutat e para duke shënuar 4 gola dhe duke e shndërruar Egnatian skuadër amatore…
Në fund të takimit do shënohet vetëm rezultati. Final: Breidablik -Egnatia 5-0
Vazhdo leximin
-

Nga vezët te kosi, zbuloni ushqimet që mund të hahen gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur
Kjo ndodh sepse pjesa më e madhe e dhjamit në trup akumulohet nga yndyrat e pashëndetshme.
Në këtë artikull do të mësoni më shumë për ushqimet që ju ngopin por nuk ju shëndoshin.
Vezët
Vezët janë një ushqim i shkëlqyer për rënien në peshë.
Ato janë të pasura me ushqyes dhe përmbajnë pak kalori apo sheqer.
Vezët janë të pasura me proteinë, hekur, vitamina dhe minerale.
Vezët mund t’i konsumoni në mëngjes për një vakt të bollshëm dhe ngopës, por edhe në drekë.
Për këtë vakt të rëndësishëm ju mund t’i zieni vezët dhe t’i shoqëroni me sallatë jeshile ose sallatë me patate.
Frutat e pyllit
Këto fruta përmbajnë sasi të mëdha të fibrës dhe shumë pak sheqer në krahasim me frutat e tjera.
Manaferrat dhe boronicat përmbajnë antioksidantë dhe vitamina që ju mbajnë në formë dhe eliminojnë inflamacionin.
Ato mund t’i shoqëroni me kos, tërshërë apo sallata.
Arrorët
Karbohidratet e mira janë të rëndësishme.
Sipas informacioneve, ato gjenden tek farat dhe arrorët të cilët janë shumë të pasur me një larmi ushqyesish.
Këtu përfshihen edhe yndyrat e mira, vitamina e minerale të rëndësishme.
Kosi
Kosi pa yndyrë dhe i zënë në shtëpi është i pasur me kalcium, kalium dhe proteina.
Për më shumë shije dhe vlera atë mund ta konsumoni me arra ose fruta pylli.
Kosin pa shumë yndyrë mund ta hani në çdo vakt dhe pa u shqetësuar për peshën.
Patatet e ëmbla
Patatet e ëmbla mund të gatuhen në shumë mënyra të ndryshme dhe nuk bëhen të mërzitshme.
Karbohidratet dhe ëmbëlsia natyrale nënkupton që trupi e ka më të lehtë tretjen e tyre. Patatet e ëmbla mund t’i kavërdisni me pak vaj ulliri dhe hudhër. -

Sadushi: S’kam ndërhyrë në mandatin e kryetares së Kushtetueses, po mbahet peng Kuvendi për pozicionin vakant
Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka shpjeguar në emisionin “Ngjarja Kryesore” të gazetares Sonila Agostini përplasjen mes institucionit që ai drejton dhe Gjykatës Kushtetuese.
I pyetur mbi pretendimet se Sadushi ka ndërhyrë në mandatin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Sadushi u përgjigj se ai nuk ka “ndërhyrë në mandatin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese apo të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese”
“Unë kam pasur dhe kam detyrimin si kryetar i Gjykatës së Lartë si organ emërtese për të zgjidhur çështjen që i takon kësaj gjykate në drejtim të gjyqtarit që ajo emëron në Gjykatën Kushtetuese. Nuk mund të themi tension, natyrisht ka një lloj qëndrimi të shprehur fillimisht po që sot, ne jemi tërësisht në një situatë tërësisht ndryshe, Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Gjykatës së Lartë në atë ndërhyrjen fillestare që bëri në dhjetor të vitit 2024 ku kërkoi që të zhvillohej rotacion. Nëse Gjykata e Lartë nuk do ta kishte zhvilluar këtë procedurë do të ishte ajo e përgjegjshme përpara ligjit për t’i kërkuar pse nuk po zbaton detyrën dhe ne vetëm kemi zbatuar detyrën tonë kushtetuese për të bërë rotacion”, u shpreh Sadushi.
Ai theksoi më tej se problematika e shfaqur me mandatin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese është evidentuar edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian, që sipas Sadushit e ka cilësuar si pasiguri juridike.
“Dhe Gjykata e Lartë e ka përmbushur me sukses këtë mision të sajin ndërkohë që do të evidentoja faktin që edhe në raportin e fundit të Komisionit Europian për Shqipërinë, një nga problematikat që ngrihen aty është edhe pasiguria juridike që ekziston për mandatin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo nuk është një çështje e Gjykatës së Lartë, por është një çështje e Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi më tej Sadushi.
Kreu i Gjykatës së Lartë vuri në dukje gjithashtu se që nga muaji janar e deri më tani nuk ka një vendim mbi çështjen mes Gjykatës Kushtetuese dhe Presidentit të Republikës. Kjo sipas tij, mos-shprehja nga ana e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e gjyqtarëve të saj po mban peng edhe Kuvendin për zgjedhur gjyqtarin në Kushtetuese nisur nga pozicioni vakant i krijuar.
“Gjykata Kushtetuese ka një çështje në proces të drejtuar nga presidenti i Republikës që në muajin janar dhe sot jemi në korrik dhe ende nuk ka një vendim. Ndërkohë që bëhet fjalë për t’u shprehur përfundimisht lidhur me gjykimin që ata kanë lidhur me mandatin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Mos-shprehja për këtë vendim nga ana e Gjykatës Kushtetuese ka mbajtur peng edhe Kuvendin i cili pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të zgjidhur pozicionin vakant që ka për gjyqtarin që do të zgjedhë vetë Kuvendi. Pra, ky është një problem që lidhet me Gjykatën Kushtetuese dhe jo me Gjykatën e Lartë. Gjykata e Lartë e ka përmbushur misionin e saj dhe e ka përmbushur në respekt të Kushtetutës. Tensioni zgjidhet kur merren vendimet, në rastin e Gjykatës së Lartë u mor vendim nga ana e Gjykatës Kushtetuese dhe tani nuk ka më tension. Ndërkohë le të jetë tension mes Gjykatës Kushtetuese, presidentit dhe Kuvendit për pozicionet që ata kanë për të zgjidhur, por jo me Gjykatën e Lartë”, shpjegoi Sadushi. -

“U shkel besimi”, Blushi: Divorci mes Metës dhe Kryemadhit u bë pasi u zbulua përdorimi i kartave
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ftuar në “Real Story” tha se përdorimi i kartës nga Monika Kryemadhi ka çuar në divorcin me Ilir Metën, për shkelje të besimit dhe shkelje të ligjit.
Ai theksoi se kartat e zbuluara nga SPAK nuk janë përdorur nga Ilir Meta.
“SPAK tregon në emër të kujt janë kartat dhe kush i ka përdorur. Nuk është z. Meta fare. E thotë SPAK. SPAK thotë se kartat janë në emër të Shatkut dhe në emër të Monika Kryemadhit.
Nuk ka asnjë kartë të Metës. Në momentin kur Meta është vënë dijeni të këtyre kartave, ai ka bërë dhe divorcin me zonjën Kryemadhi si një tradhti e para për një shkelje ligji, dhe ndaj besimit të tij.
Kjo çoi në divorc pa diskutim, patjetër, e ka sqaruar vetë z. Meta. Në momentin që është vënë në dijeni nga SPAK, që kemi zbuluar një kartë, çfarë karte ka përdorur dhe në këtë moment ai ka vendosur divorcin me zonjën Kryemadhi”, theksoi ai.
