Day: July 15, 2025

  • Farat e shalqirit në dietë, zbuloni përfitimet dhe rreziqet shëndetësore

    Farat e shalqirit në dietë, zbuloni përfitimet dhe rreziqet shëndetësore

    Shalqiri nuk është vetëm aleati më i mirë kundër dehidratimit të trupit gjatë verës, por për shkak të bollëkut të antioksidantëve ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve.

    Ndër të tjera, shalqiri mbron zemrën, rregullon presionin e gjakut, zvogëlon dhimbjet e kyçeve.
    Në të njëjtën kohë, asnjë pjesë e shalqirit nuk duhet të hidhet, sepse i tëri është shumë i shëndetshëm dhe i dobishëm, veçanërisht gjatë vapës së verës, kur është stina.

    Çfarë përmbajnë farat e shalqirit?
    Farat e shalqirit zakonisht hidhen, por ato janë të ngrënshme dhe jashtëzakonisht ushqyese. Edhe pse të vogla, farat e shalqirit janë të pasura me proteina, yndyrna të shëndetshme dhe minerale. Për më tepër, këto fara janë një burim i lëndëve ushqyese kryesore si:
    magnez
    hekur
    kalcium
    folat
    zink
    kalium
    fosfor.
    Më poshtë janë pesë përfitime shëndetësore nga konsumimi i tyre i rregullt, por edhe pesë rreziqe të mundshme që duhen mbajtur mend.
    Pesë përfitime shëndetësore nga farat e shalqirit
    Rritës i energjisë: Farat e shalqirit kanë pak kalori, rreth 158 kalori për 30 gramë fara, që është rreth një e treta e një filxhani, por janë të pasura me lëndë ushqyese energjike. Ato ofrojnë proteina bimore dhe aminoacide esenciale, të krahasueshme me ato që gjenden në shumë arra.
    Kontribuojnë në shëndetin tretës: Këto fara përmbajnë fibra të patretshme , të cilat ndihmojnë në ruajtjen e tretjes së duhur. Ato gjithashtu përmbajnë yndyrna të pangopura, të cilat mund të ndihmojnë në ruajtjen e tretjes së mirë dhe lëvizjeve normale të zorrëve.
    Forconi imunitetin, kockat dhe muskujt: Farat e shalqirit janë një burim i lëndëve ushqyese kryesore si magnezi, hekuri, kalciumi, folati, zinku, kaliumi dhe fosfori. Këto lëndë ushqyese mbështesin shëndetin e kockave dhe muskujve, rregullojnë presionin e gjakut dhe janë të rëndësishme për forcimin e imunitetit dhe ekuilibrin e lëngjeve.
    Mbron shëndetin e zemrës: Farat e shalqirit përmbajnë yndyrna të shëndetshme për zemrën, duke përfshirë acide yndyrore të monopangopura dhe polipangopura, acid linoleik omega-6 dhe acid oleik, të cilat janë të mira për shëndetin kardiovaskular dhe metabolik.
    Përveç kësaj, fibra e patretshme në këto fara mund të ndihmojë në kontrollin e niveleve të kolesterolit dhe sheqerit në gjak, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e zemrës.
    Mbron nga sëmundjet kronike: Flavonoidet dhe komponimet bioaktive si likopeni në farat e shalqirit kanë efekte anti-inflamatore, të cilat mund të ndihmojnë në mbrojtjen nga sëmundjet kronike.
    Hulumtimet tregojnë se likopeni mbron nga disa lloje kanceri, siç është kanceri i prostatës dhe i gjirit, dhe mbron zemrën duke zvogëluar rrezikun e atakut në zemër.
    Pesë rreziqe shëndetësore nga farat e shalqirit
    Edhe pse farat e shalqirit janë të sigurta dhe ushqyese për shumicën e njerëzve, ka disa disavantazhe të mundshme për t’u pasur parasysh nga konsumimi i këtyre farave:
    Probleme gastrointestinale: Farat e shalqirit nuk treten lehtë dhe mund të shkaktojnë kapsllëk, gazra ose fryrje, veçanërisht nëse konsumohet një sasi e madhe ose marrja e fibrave rritet papritur.
    Për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë të fibrave, farat e shalqirit duhet të shmangen nga njerëzit që kanë probleme me stomakun, siç është sindroma e zorrës së irritueshme.
    Marrje më e lartë e yndyrnave: Edhe pse yndyrnat janë përgjithësisht të shëndetshme, farat e shalqirit përmbajnë rreth 13 gramë yndyrë për 30 gramë fara. Prandaj, njerëzit që kufizojnë marrjen e yndyrës duhet të kenë kujdes me madhësinë e porcionit të këtyre farave.
    Rrezik mbytjeje: Edhe pse të vogla, farat e shalqirit mund të përbëjnë rrezik mbytjeje, veçanërisht për njerëzit me vështirësi në gëlltitje ose me histori aspirate.
    Alergji ose ndjeshmëri: Alergjitë ndaj shalqirit janë të rralla, por të mundshme. Disa njerëz mund të jenë gjithashtu të ndjeshëm ndaj farave të shalqirit.
    Thithja e lëndëve ushqyese: Farat e shalqirit përmbajnë acid fitik, një anti-lëndë ushqyese që lidhet me elementë të rëndësishëm si hekuri, zinku dhe kalciumi, duke bërë që këto minerale të nxirren nga trupi përpara se trupi të mund t’i përdorë ato.
    Acidi fitik, meqë ra fjala, është një shkak i zakonshëm i anemisë nga mungesa e hekurit. Megjithatë, kjo nuk ka gjasa të ndodhë nëse farat nuk konsumohen në sasi shumë të mëdha.
    Si të hani farat e shalqirit
    Ashtu si farat e tjera, farat e shalqirit janë një ushqim i gjithanshëm që mund të konsumohet veçmas ose si pjesë e një vakti. Ato mund të hahen të gjalla, por shpesh piqen ose skuqen për të krijuar një meze të lehtë.
    Më poshtë janë disa sugjerime se si t’i përfshini farat e shalqirit në dietën tuaj:
    Përdorini ato në smoothie.
    Shtojini ato në sallata, sanduiçe ose tortilla.
    Përziejini ato me drithëra ose granola me kos.
    Shtojini ato në ëmbëlsira ose bukë.
    Përziejini ato me humusin.

  • Prishja e ndërtimeve pa leje dhe dorëheqja e drejtorëve, gazetari tregon në Quo Vadis “strategjinë” e Ramës

    Prishja e ndërtimeve pa leje dhe dorëheqja e drejtorëve, gazetari tregon në Quo Vadis “strategjinë” e Ramës

    Gazetari Flogert Muça tha në Quo Vadis në Vizion Plus se ultimatumet e Edi Ramës ditëve të fundit janë pjesë e marketingut.

    Ai shtoi se kryeministri po përpiqet të tregojë gatishmërinë për të qenë në punë direkt pas zgjedhjeve, për t’i treguar qytetarëve që e votuan se po punohet.
    Gazetari gjithashtu nënvizoi se qeveria po përgatitet për të hyrë në BE.

    “Një shpjegim është që ai po tregon gatishmërinë për të qenë në punë direkt pas zgjedhjeve. Pra, ju më votëbesuat dhe unë do ta filloj nga të mitë që tani, nuk ka më gjumë dhe do të punojmë për njerëzit. Kjo është pjesa e marketingut, nëse mund ta themi kështu. Gjithashtu BE-ja nuk i toleron, ka disa kushte. Mund të ketë shumë gjëra që rregullohen kur të jemi brenda në BE, cilësia e ujit, siguria e ushqimeve, menaxhimi i territorit, cilësia e spitaleve etj. Në momentin që hyn në BE, ata nuk të lënë të shkelësh kushtetutën. Këto janë kushte të panegociueshme. Sot institucionet duhet të bëjnë disa detyra”, tha gazetari Flogert Muça.
    /vizionplus.tv

  • Gazetari: Rama po kërkon bashkëqeverisje, do të largojë socialistët dhe të punësojë të PD

    Gazetari: Rama po kërkon bashkëqeverisje, do të largojë socialistët dhe të punësojë të PD

    Gazetari Flogert Muça tha në studion e Quo Vadis në Vizion Plus se Edi Rama po bën një bashkëqeverisje.

    Ai theksoi se kryeministri do të largojë disa nga socialistët dhe do të afrojë disa figura nga opozita.
    Sipas gazetarit, kjo ndodh sepse Rama nuk do të ketë kundërshtarë të fortë dhe, në të njëjtën kohë, tenton të shuajë zërat e pakënaqësisë së popullit, i cili është lodhur me të njëjtët persona për 12 vite në administratë.

    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Po tenton Rama një bashkëqeverisje, duke hequr të PS dhe duke afruar të opozitës?
    Muça: Po, po e bën. Kanë 12 vite në pushtet dhe njerëzit kanë pakënaqësi nga administrata, është kaq e natyrshme. Ata që janë më të mërzitur janë ata që kanë 12 vite në opozitë.Rama po përdor disa taktika. I ka këto taktika për të shfryrë pakënaqësitë dhe për të dobësuar opozitën. Ai nuk do të ketë kundërshtarë të fortë përballë. Dhe nëse të opozitës janë me dinjitet dhe e bëjnë punën siç duhet, kjo do të jetë për të mirën e vendit.
    /vizionplus.tv

  • Administrata Trump do të djegë 500 ton ushqime që ishin blerë nga USAID, mund të ushqenin 1.5 milionë fëmijë

    Administrata Trump do të djegë 500 ton ushqime që ishin blerë nga USAID, mund të ushqenin 1.5 milionë fëmijë

    Pothuajse 500 ton biskota, mjaftueshëm për të ushqyer 1.5 milionë fëmijë për një javë pritet të digjen pas muajsh mosveprimi nga administrata Trump.

    Biskotat u blenë nga USAID për 800 mijë dollarë gjatë administratës së presidentit, Joe Biden dhe janë ruajtur në Dubai.
    Ato ishin destinuar për fëmijët në Afganistan dhe Pakistan, shkruan The Atlantic.
    Por, që nga janari, një ngrirje e përgjithshme e ndihmës së huaj dhe shpërbërja e USAID-it nën Departamentin e ri për Efiçencë Qeveritare ka paralizuar përpjekjet për t’i shpërndarë ato.
    Pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura të brendshme, nuk u dha asnjë leje për të lëvizur ushqimin.
    Deri në kohën kur Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio siguroi Kongresin në muajin maj se ndihma do të dorëzohej, urdhri për shkatërrimin e saj ishte firmosur tashmë.
    Djegia do t’i kushtojë taksapaguesve edhe 130 mijë dollarë shtesë.

    Top Channel

  • Dështon marrëveshja për paketën e 18-të të BE-së për sanksionet ndaj Rusisë, shteti europian bëhet “bllokadë”/ Kallas: Të nxitojmë, Moska po përdor armë kimike

    Dështon marrëveshja për paketën e 18-të të BE-së për sanksionet ndaj Rusisë, shteti europian bëhet “bllokadë”/ Kallas: Të nxitojmë, Moska po përdor armë kimike

    Bashkimi Europian nuk arriti të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, pasi Sllovakia kërkoi shtyrjen e vendimit, duke bllokuar përkohësisht procesin.

    Lajmin e konfirmoi shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, pas përfundimit të Këshillit të Çështjeve të Jashtme në Bruksel.
    “Jam me të vërtetë e trishtuar që nuk arritëm një marrëveshje sot. Ishim shumë pranë për të bindur Sllovakinë. Komisioni ka ofruar gjithçka që ata kërkuan. Tani topi është në fushën e tyre”, u shpreh Kallas.
    Sipas saj, janë bërë tashmë dy muaj pritje, ndërsa paralajmëroi se vonesa në miratimin e sanksioneve i jep frymëmarrje ekonomike Rusisë, duke e lejuar të vazhdojë agresionin në Ukrainë.
    Duke komentuar zhvillimet në Ukrainë, Kallas theksoi përshkallëzimin e sulmeve ajrore ruse dhe ngriti alarmin për përdorimin e armëve të ndaluara: “Fushata e bombardimeve nga Rusia ka arritur nivele rekord. Po shohim përdorim në rritje të armëve kimike të ndaluara, çka tregon qartë se Moska nuk dëshiron paqe”, tha ajo.
    Kallas bëri thirrje për unitet brenda BE-së, duke thënë se sanksionet janë jetike për të ndalur aftësinë e Rusisë për të financuar luftën.
    Shefja e diplomacisë europiane komentoi gjithashtu deklaratat e fundit të Donald Trump mbi Ukrainën, duke thënë se i mirëpret, por i bëri thirrje SHBA-së për të ndarë më shumë barrën financiare dhe politike të luftës.
    “Evropa dhe Amerika po punojnë së bashku, dhe kjo është mënyra më e mirë për të rritur presionin mbi Putinin që të negociojë seriozisht. E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund kësaj lufte është ta detyrojmë të ndalojë”, tha Kallas.

    Top Channel

  • Gafa amatorësh, Egnatia turpërohet me 5 gola në Islandë dhe del jashtë Champions-it që në turin e parë

    Gafa amatorësh, Egnatia turpërohet me 5 gola në Islandë dhe del jashtë Champions-it që në turin e parë

    Egnatia është eliminuar nga faza kualifikuese e Ligës së kampionëve, pas një humbje turpëruese në Islandë kundër Breidablik me rezultatin 5-0.

    Sfida e parë u fitua në Rrogozhinë me rezultatin 1-0, duke i dhënë shpresë kampionëve të Shqipërisë për një kualifikim historik në fazën e dytë, por një gjë e tillë u shua në takimin e dytë, pas një serie gafash amatore nga ekipi i Edlir Tetovës.
    Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e katër golave nga vendasit, ndërsa në të dytën ata realizuan dhe të pestin, ndërsa Egnatia nuk ia doli dot të shënonte pak golin e nderit.
    Kështu Kampionët e Shqipërisë e mbyllin që në turin e parë aventurën e tyre në Champions, teksa do të kalojnë në kualifikueset e Conference League, aty ku do të ndeshet me skuadrën humbëse nga dueli Dinamo Minsk – Ludogorets.
    Rezultati:
    BREIDABLIK 5-0 EGNATIA
    Thorsteinsson 16’, 27’, Einarsson 23’, 38’, Omarsson 69′

    Top Channel

  • Gurra: Çështje politike…Zonat turistike dhe pasuritë natyrore do bëhen ‘mollë e ndaluar’ për 90% të shqiptarëve

    Gurra: Çështje politike…Zonat turistike dhe pasuritë natyrore do bëhen ‘mollë e ndaluar’ për 90% të shqiptarëve

    Analisti Hysni Gurra, duke folur për terrorin e fundit qeveritar në Theth ku u prishën banesat dhe bujtinat, u shpreh se zonat turistike dhe pasuritë natyrore të vendit do bëhen ‘mollë e ndaluar’ për 90% të shqiptarëve.

     I ftuar në emisionin ‘Ora e Betit’, Gurra theksoi se kjo çështje nuk është një çështje teknike, por një çështje politike, pasi Edi Rama ka 12 vjet në pushtet.

    Gurra: Në fakt kjo në këndvështrimin tim nuk është teknike si çështje.

    Kanë leje apo nuk kanë leje, u ndërtuan këtë vit apo u ndërtuan vitin tjetër.

    Sepse ne kemi parë në mes të Tiranës, mbi një kullë ngrihet një pallat pa leje edhe nuk ka ndodhur asgjë.

    Nuk është shembur.

    Nuk ka aksione të tilla me fadromë.

    Është çështje politike që sillet thjesht në kokën e kryeministrit.

    Këtë vit i pret turistët me fadroma.

    Pra është çështje politike.

    Por ajo që e komplikon çështjen është se ky kryeministër sapo ka marrë 83 mandate.

    Është çështje politike, pra si mund ta kthesh teknike këtë kur flet një kryeministër që ka 12 vjet në pushtet.

    Zonat turistike, pasuritë natyrore do bëhen ‘mollë e ndaluar’.

    Nuk do jetë Thethi për 90% të shqiptarëve, ashtu sikurse nuk do jetë Sazani. 

  • SHBA do të djegë 500 tonë ushqime që ishin blerë nga USAID

    SHBA do të djegë 500 tonë ushqime që ishin blerë nga USAID

    Pothuajse 500 tonë ushqime, mjaftueshëm për të ushqyer 1.5 milion fëmijë për një javë – pritet të digjen pas muajsh mosveprimi nga administrata Trump.

    Biskotat u blenë nga USAID për 800 mijë dollarë gjatë administratës së presidentit, Joe Biden dhe janë ruajtur në Dubai.
    Ato ishin destinuar për fëmijët në Afganistan dhe Pakistan, shkruan theatlantic.

    Por, që nga janari, një ngrirje e përgjithshme e ndihmës së huaj dhe shpërbërja e USAID-it nën Departamentin e ri për Efiçencë Qeveritare ka paralizuar përpjekjet për t’i shpërndarë ato.

    Pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura të brendshme, nuk u dha asnjë leje për të lëvizur ushqimin.

    Deri në kohën kur Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio siguroi Kongresin në muajin maj se ndihma do të dorëzohej, urdhri për shkatërrimin e saj ishte firmosur tashmë.
    Djegia do t’i kushtojë taksapaguesve edhe 130 mijë dollarë shtesë.
     

  • MIE revokon lejen për minierën e kromit në Katjel, shkak kushtet teknike

    MIE revokon lejen për minierën e kromit në Katjel, shkak kushtet teknike

    Pas rreth dy muajsh  nga fatkeqësia e ndodhur në minierën e kromit në Katjel ku një punonjës humbi jetën, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur që të revokojë lejen nën argumentin e kushteve teknike të rënduara.Në një dokument të firmosur në fillim të këtij muaji port ë bërë publik këto ditë ministria argumenton arsyet e këtij vendimi.“Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, me anë të shkresës Nr. 850 prot. AKSEM, datë 09.06.2025, protokolluar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë me Nr. 4146 Prot., datë 09.06.2025, është propozuar revokimi i Lejes Minerare të Shfrytëzimit Nr. 1335, datë 15.04.2009, për mineralin krom, në Objektin “Katjeli Jugor”, Bashkia e Përrenjasit, Qarku i Elbasanit, pas problematikave serioze të ndodhura kohët e fundit në objekt, si rezultat i përmbytjeve të nivelit Hz +428, i vetmi nivel në të cilin kryhet veprimtari minerare.Pas disa inspektimeve të AKSEM në objekt, është vërejtur se kushtet teknike janë në gjendje të rënduar, me prani të shtuar të ujërave dhe llumrave, deformim të armaturave mbajtëse dhe kapacitet të tejmbushur të sistemit të pompimit, çka e bën të pamundur zhvillimin e veprimtarisë normale pa rrezik për jetën e punonjësve nga Hz +428 deri në nivelin e pusit Hz +655” thuhet në shkresë.Lidhur me këtë vendim MIE ka kërkuar që në zbatim të Ligjit Nr.10304, datë 15.07.2010 “Për Sektorin Minerar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 49, pika 1, zotëruesi i lejes minerare në këtë rast Miniera e Kromit Katjel shpk  ka detyrimin të zbatojë planin përfundimtar të mbylljes së aktivitetit minerar, rehabilitimin e mjedisit për sipërfaqen e prekur nga aktiviteti minerar dhe planin e menaxhimit të mbetjeve minerare, të miratuar nga struktura përgjegjëse AKBN.Vetëm këtë vit nga ana e ministrisë janë njoftuar 15 procedura për fillimin e revokimit të lejeve minerare ku arsyet janë nga më të ndryshme nga mungesa e aktivitetit minerar prej më shumë se një viti tek mosrespektimi i detyrimeve që lidhen me pagesën e garancisë./ N.MahoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit, ulin investimet në 5-mujor

    Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit, ulin investimet në 5-mujor

    Shpenzimet e pushtetit vendor për 5-mujorin e parë 2025 evidentojnë zhvendosje të theksuar drejt shpenzimeve të personelit dhe tkurrje të mëtejshme të shpenzimeve kapitale në raport me shpenzime totale.Personeli zuri 56% të shpenzimeve totale bashkiake në 5 mujorin 2025 nga 52% që zunë vitin e kaluar në këtë periudhë.Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se shpenzimet për paga dhe kontributet shoqëruese arritën 16,454 milionë lekë, ose rreth 25% më shumë se një vit më parë.Ndërkohë shpenzimet kapitale zunë 14% të shpenzimeve totale në 5-mujorin 2025 nga 16.6% në vitin 2024.Shtimi me 25% i shpenzimeve të personelit në vitin 2025 erdhi nga rritja e pagave.Në anën tjetër, shpenzimet kapitale, matësi kryesor i investimeve publike në infrastrukturë, shërbime dhe asete të reja, kanë mbetur praktikisht të pandryshuara në nivelin: 4,1 miliardë lekë milionë lekë, gati të njëjtin nivel si një vit më parë.Ndërsa kostot e personelit kanë “ngrënë” një copë më të madhe të tortës së shpenzimeve, hapësira për projekte zhvillimi nuk është zgjeruar,  madje realisht është ngushtuar, po të llogariten edhe efektet e inflacionit.Kontrasti midis ritmit të rritjes së pagave dhe ngrirjes së investimeve po ul produktivitetin e buxheteve vendore, ku shumica e fondeve po përdoren kryesisht për funksionimin e përditshëm, jo për rritje kapacitetesh apo përmirësim shërbimesh.10 vite nga nisja e zbatimit të reformës territoriale, në vend që të rrisin shërbimet për qytetaret i kanë përkeqësuar ato. Kompetencat dhe territoret e bashkive janë zgjeruar dukshëm pas reformës territoriale të vitit 2015 dhe gjithashtu, edhe kapacitetet financiare.Reforma shkriu 373 njësi vendore në 61 bashki, ndërkohë fondet  janë dyfishuar dhe pushteti i bashkive është i gjerë në komunitetet që drejtojnë, që nga strehimi e deri te kujdesi social, bujqësia, infrastruktura rurale dhe arsimi parashkollor, të cilat nëse zotërohen siç kërkojnë ligjet, ata mund të ndikojnë cilësinë e jetës, po aq edhe sa politikat e qeverisë qendrore.Por në realitet, cilësia e shërbimeve, jo vetëm që nuk ka ndryshuar që nga reforma, por në shumicën e rasteve, kostoja e tyre është rritur, teksa rajonet e Shqipërisë po zbrazen nga popullsia dhe sidomos të rinjtë.Komunitetet rurale po përballen me mungesa të mëdha në shërbime dhe në infrastrukturë, teksa bashkitë e vendit nuk janë të afta të zbatojnë dhe të realizojnë buxhetet e tyre të vogla karshi nevojave të mëdha.BB: Reforma territoriale la fshatin pa shërbime dhe përkeqësoi cilësinë e tyre në qytetTë dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në 2024 pushteti vendor realizoi vetëm 43 për qind të programit të investimeve. Nga 46,3 miliardë lekë të planifikuara u investuan vetëm 19,9 miliardë lekë ose më pak se gjysma e programit./ B.HoxhaBurimi: Ministria e FinancaveKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.