Day: July 14, 2025

  • Udhëheqësi Ram,  si gjeli në majë të inceneratorit që sulmon Gjelin e Thethit  II

    Udhëheqësi Ram, si gjeli në majë të inceneratorit që sulmon Gjelin e Thethit II

    Nga Ilir DAKO
    Udhëheqësi Ram në kuadër të turit të tij misionar, pasi shkarkoi gjithë xhiinsin e drejtorëve, nënkryetarëve dhe funksionarëve lokalë nëpër bashkitë e Shqipërisë, ju turr policisë dhe më pas kërcënoi sërish prokuroren Gjeli.  Misionari i përzgjedhur  nga i plotëfuqishmi për shpëtimin e shpirtrave të shqiptarëve nga mëkatet e demokracisë ka vendosur ta kyçcë këtë nocion të gabuar, këtë sistem skandaloz, duke vënë gjithçka nën sistemin e tij unilateral. Tani tërë pushteti i shqiptarëve do të burojë nga dora e udhëheqësit Ram, i cili ka marrë përsipër të ushtrojë të gjitha fuqitë e tij hyjnore mbi pushtetet e pavarura nga komanda e ekzekutivit. Pas pushtetit ekzekutiv mori pushtetin lokal dhe me dashuri sublime po kërcënon pushtetin gjyqësor. Ky është udhëheqësi Ram, Mesia i Ri që po ushtron misionin e tij hyjnor si një forcë mistike që komandon universin shqiptar me  dhuntitë e tij mbinjerëzore.
    Thethi u spastrua. Pas Thethit sot u sekuestrua një pallat në Vlorë. Kioskat, rrumpallat dhe karakatinat metalike po hiqen nga hapësirat publike të Tiranës, pavarësisht se u vunë poshtë syve të tij, të cilat nuk kishin vendosur syzet për të parë se ç’ndodhte në Tiranën e tij. Kioskat kanë qenë aty, ku janë dhe sot, aty ku ai pinte kafen e mëngjesit, apo dhe linte takimet e punës. Udhëheqësi Ram u ndriçua në një moment historik  dhe si misionar ju turr kioskave, duke hedhur në erë  punësimin e mijëra njerëzve që kanë të lidhur jetën me këtë lloj ekonomie.
    Për misionarin Ram nuk përbën problem e ardhmja e kësaj shtrese të shoqërisë që nxjerrin jetesën nëprmjet këtij punësimi. Udhëheqësi Ram shikon më larg, këta njerëz do jenë të lumtur në parajsë dhe duhet ta shikojnë me optimizëm këtë momentum, i cili do të konsiderohet nga misionari si investim për parajsë.
    Gjithçka që bëri më sipër është një kokër qershie në tortën e udhëheqësit Ram, në raport me inkuizicionin që nisi dje ndaj shitësve të qumështit. Policë, tatimorë, bashkliakë, deputetë dhe gjithë tufa e dishepujve të misionarit  ju turrën pleqve, plakave, katunarëve, qytetarëve dhe gjithkujt që mbante çantat me shishe qumështi, tufa majdanozi, dy koqe domate apo dhe një qese me kastraveca të cilëve ju sekuestruan dhe u konsideruan evazionistë. Tirana u çlirua. Ska më pisllëqe, s’ka m  evazionistë, ska më  kioska, s’ka më biznese të paligjshme. Vetëm një hyjni mund ta bënte këtë dhe ky është Udhëheqësi Ram, i cili me vullnetin e mirë dhe shpirtin e tij hyjnor i ktheu paqen qytetit.
    A ju kujtohet në kohën e pandemisë? Si na shpëtoi me atë zërin e thellë plot përgjërim sikur fliste vetë Zoti, ku na thoshte lani duart, lani fytyrën, dizifektohuni!
    Kishte vepër më sublime dhe sakrificsë më të madhe  kur nxorri tanket nëpër rrugë që ndiqnin koronavirusin cep më cep. Falë vullnetit të misionarit Ram, kovidi nuk gjeti vend ku të futej nga qëndrimi heroik i ushtrisë sonë legjendare, e cila luftoi dhëmbë më dhëmbë, lagje më lagje, rrugicë më rrugicë e shpi më shpi, duke shfarosur këtë të keqe të madhe. Fati i madhe i shqiptarëve që ekzistonte ky hyjni që ne jemi ende gjallë sot e kësaj dite nga kovidi që nxorri dhëmbët për të na kafshuar.
    Udhëheqësi Ram nuk kursen lekët e shqiptarëve vetëm për të vënë ligjin në vend. Për të ligji është universal, i pagabueshëm dhe vetëm ne humanët mundohemi ta devijojmë. E pa Becketin në shkelje ligji, e përzuri si qen bir qeni, vërtet po paguan 150 milionë euro, por ama vullneti i misionarit u zbatua me  vënien në vend të ligjit. I prishi pallatin Lulzim Bashës dhe i pagoi plot 15 milionë euro, por qytetarët e Vlorës nuk do shikojnë me sytë e tyre një shkelje ligjore si ai ndërtim antiligjor dhe kjo falë vullnetit hyjnor të udhëheqësit Ram. E kështu me radhe kemi parë sesi gërvishi me matrapik pallatet e oligarkëve të tij,  me dhjetë kate shtesë dhe më pas bëri 2020 që i legalizoi. Hoqi kioskat nga parku Rinia, ama i ngjiti në majë të piramidës, duke bërë një katrahurë urbanistike, një miksazh kaotik, por që në mendjen e tij mbinjerëzore është një abstraksion modernist.
    Ditë në vijim priten furtuna të tjera mbi biznese dhe jo biznese, do kemi sulm me policë dhe me civilë mbi shtresa të ndryshme të shoqërisë, me qëllimin e vetëm  për tu shndërruar në  qytetarë modelë nën udhëheqje e sektit të misionarit Ram.
    Rruga e Ramës drejt hyjnizimit të shoqërisë shqiptare dhe mishërimit në të, të vlerave pozitive do të jetë e gjatë, e mundimshme, por me të ardhme të shkëlqyer.
    Ditën e djeshme plot të drejtë udhëheqësi Ram ju rikthye sërish problemit të drejtësisë. Nga mbledhja me stafet e Tiranës i lëshoi psikamën e misionarit prokurores Gjeli. Ai i bëri të qartë se, i ka vënë në ndjekje këmbë pas këmbe policinë e shtetit për të zbuluar grupin armiqësor që fshihet pas kësaj magjistrate që guxon të bëjë detyrën e vet jashtë udhëzimeve që rrjedhin nga misioni i Udhëheqësit Ram. Sërish misionar i kujtoi dishepullit të tij, Judë Manja, që të ndjekë çështjen në KLP deri në përzënien nga funksioni i prokurores,  ecila po kthehet në një çiban në rrugën e purifikimit të shoqërisë shqiptare mbi projekti e misionarit.
    Mbiemri Gjeli i prokurores si padashje atashohet me inceneratorët që janë investuar nga dishepujt e Edi Ramës me taksat e shqiptarëve rreth 200 milionë euro(aproximative), për të cilat misionari betohet e stërbetohet se janë në punë. Padyshim që nuk mund të vihet në dyshim fjala e udhëheqësit. Në fakt prokurorja Gjeli është në detyrën e saj si prokurore e Republikës, ndërkohë që udhëheqësi Ram  rri në majë të inceneratorëve dhe këndon si gjel mbi malin e plehrave  në Sharrë që po kthehen në bombë  urbane.
    Pasi mbylli ditën e punës së lodhshme, të mundimshme por dhe fisnike u ngjit në majë të Surrelit dhe së bashku me misionaren Lindë u amëshuan në paqe të plotë pasi tymosën nargjile dhe një verë 120 mijë euro të sjellë si dhuratë nga Agasi i klanit Poja. Misionari u zhyt në një gjumë të thellë me një buzëqeshje fëminore në fytyrë që rrezatonte mirësinë e një njeriu paqësor të dlirë dhe të çlirët. Të ruajtë zoti udhëheqësi Ram dhe gjumë të ëmbël dhe pafsh enderra me gjelle pasanikesh.

  • Kërkim-zhvillimi, raporti: Mungesa e parqeve teknologjike dhe emigracioni “i trurit” kufizon rritjen

    Kërkim-zhvillimi, raporti: Mungesa e parqeve teknologjike dhe emigracioni “i trurit” kufizon rritjen

    Shpenzimet për kërkim dhe zhvillim mes vendeve të Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria mbeten kryesisht të udhëhequra nga fondet publike, madje edhe ato mbeten modeste.Raporti i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) publikuar më herët për këto vende vlerëson se kjo panoramë bëhet më sfiduese po të mbajmë parasysh që në disa prej tyre nuk ka parqe teknologjike si dhe po vuajnë largimin e kapitalit human të kualifikuar. Lidhur me këto të fundit raporti referon Shqipërinë dhe Maqedoninë si dy raste që përfaqësojnë këtë konstatim.“Ndërkohë që shumica e ekonomive të Ballkanit Perëndimor nuk raportojnë të dhëna të sakta mbi pjesën e sektorit privat në shpenzimet e përgjithshme për R&D, qeveritë e pranojnë se kontributet private mbeten minimale. Përjashtim bën Serbia, ku 44% e investimeve të përgjithshme në R&D vijnë nga sektori privat.Gjithsesi, rritja e shpenzimeve për R&D në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor ka pak gjasa të sjellë përfitime në inovacion të ngjashme me ato të BE-së pa përmirësime të njëkohshme në faktorët bazë si infrastruktura dhe aftësitë.Sa i përket infrastrukturës, mungesa kritike ekziston ende në disa ekonomi; për shembull, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut vazhdojnë të mos kenë parqe të mirëfillta shkencore dhe teknologjike (OECD, 2024[20]). Njëkohësisht, mungesat e vazhdueshme të aftësive, të përkeqësuar nga largimi i fuqisë punëtore të kualifikuar (brain drain) dhe nga suksesi i kufizuar në tërheqjen e talenteve të reja, vazhdojnë të kufizojnë kapacitetin e brendshëm për R&D” nënvizon raporti.Në fakt Shqipëria së fundmi nisi shfrytëzimin e parkut të parë të teknologjisë DURANA TECH. Në prill të këtij viti ky park hapi dyert për 35 rezidentët e parë. Zhvillimi afatgjatë i parkut synon një gjenerim prej 5 mijë vende pune kryesisht të orientuara në teknologji.Sipas dokumentit nivelet aktuale të financimit për kërkimin dhe zhvillimin (R&D) jo vetëm që janë dukshëm më të ulëta se mesatarja e BE-së, por gjithashtu nxjerrin në pah sfida të gjera për të përmbushur angazhimet specifike të ekonomive për të rritur investimet në kërkim dhe zhvillim.Disa ekonomi kanë vendosur objektiva për rritjen e financimit të kësaj fushe ku Shqipëria  synon të arrijë në 1% të PBB-së deri në vitin 2030, gjë që kërkon një rritje më shumë se pesëfish, ndërsa qeveria e Serbisë është zotuar të rrisë financimin me 50%, me qëllim që të arrijë në 1.5% të PBB-së deri në vitin 2028.“Këto zotime ende nuk janë shndërruar në rritje të qëndrueshme të financimit aktual. Edhe pse shpenzimet qeveritare për në kërkim-zhvillim janë të kufizuara, investimet e sektorit privat në inovacion janë edhe më të ulëta. Investimi privat zakonisht synon zgjidhje me leverdi tregtare, duke nxitur zhvillimin e produkteve konkurruese të drejtuara nga tregu, të cilat adoptohen lehtësisht nga konsumatorët dhe industritë./ N.Maho Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Vetë deklarimi i adresës në e-Albania me dokumente pronësie do jetë i detyrueshëm

    Vetë deklarimi i adresës në e-Albania me dokumente pronësie do jetë i detyrueshëm

    Çdo qytetar me  vendbanim apo vendqëndrim në Shqipëri do të ketë detyrimin të bëjë vetë deklarimin e adresës së banimit nëpërmjet e-Albania.Por me qëllim vërtetimin që qytetari banon në adresën e deklaruar do të ketë detyrimin të ngarkojë dokumentin e pronësisë së apartamentit, apo të kontratës së qirasë për ata që banojnë në qira.E njëjta procedurë do të zbatohet edhe për rastet e ndryshimit të adresës së vendbanimit, ku qytetarët do të duhet të ngarkojnë çdo dokument të ligjshëm që provon vendbanimin apo vendqëndrimin e tyre në adresën e deklaruar.Mënyra e paraqitjes së kërkesës për deklarimin e adresës së banimit apo ndryshimit të saj përcaktohen në vendimin “Për përcaktimin e mënyrës së paraqitjes së kërkesës, të dokumentacionit të nevojshëm, të rregullave për deklarimin dhe ndryshimin e vendbanimit ose të vendqëndrimit të shtetasve, si dhe për shtetasit në institucionet shëndetësore dhe në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale”. Vendimi hyri në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.“Shtetasit me vendbanim ose vendqëndrim në territorin e Republikës së Shqipërisë kryejnë deklarimin, ndryshimin ose saktësimin e vendbanimit apo të vendqëndrimit në rrugë elektronike (on-line), në portalin qeveritar “e-Albania”, duke ngarkuar dokumentin e pronësisë së banesës, kontratën e qiramarrjes, të huadhënies, të përdorimit ose çdo dokument tjetër të ligjshëm, që provon vendbanimin ose vendqëndrimin e tyre në adresën e deklaruar”, theksohet ndër të tjera në vendim.Zyrat e gjendjes civile, nga ana tjetër, janë të detyruara të verifikojnë saktësinë e adresave dhe të njoftojnë qytetarët brenda 24 orëve në rast të mungesës së dokumentacionit, të cilin qytetarët duhet ta plotësojnë brenda 3 ditëve.Vendimi po ashtu përcakton se të gjithë anëtarët e një familjeje duhet të kenë të njëjtën adresë vendbanimi, që plotëson të gjitha elementet e adresës, sipas dispozitave të parashikuara nga legjislacioni për sistemin e adresave në Republikën e Shqipërisë.Në rastet kur një person kërkon të regjistrohet në një familje ekzistuese, kërkesa duhet të konfirmohet online nga kryefamiljari. Ndryshimi i adresës nga një anëtar i rritur i familjes kërkon gjithashtu shkëputjen nga familja ekzistuese në sistemin elektronik.Vendimi po ashtu përcakton se institucionet shëndetësore dhe ato të ekzekutimit të vendimeve penale, kur mbajnë shtetas për më shumë se tre muaj, kanë detyrimin të raportojnë automatikisht pranë gjendjes civile për vendqëndrimin e tyre. Pas daljes nga këto institucione, njoftimi për përditësim të adresës duhet të bëhet brenda 5 ditëve.Vendimi (i plotë) Shtetasit me vendbanim ose vendqëndrim në territorin e Republikës së Shqipërisë kryejnë deklarimin, ndryshimin ose saktësimin e vendbanimit apo të vendqëndrimit në rrugë elektronike (on-line), në portalin qeveritar “e-Albania”, duke ngarkuar dokumentin e pronësisë së banesës, kontratën e qiramarrjes, të huadhënies, të përdorimit ose çdo dokument tjetër të ligjshëm, që provon vendbanimin ose vendqëndrimin e tyre në adresën e deklaruar.Shtetasi, i cili kërkon të banojë në një familje ekzistuese, paraqet kërkesën në rrugë elektronike (on-line), nëpërmjet portalit qeveritar “e-Albania”. Kjo kërkesë duhet të konfirmohet nga kryefamiljari i familjes pritëse në portalin qeveritar “e-Albania”, duke respektuar standardet e banimit, të miratuara nga legjislacioni në fuqi.Dokumentet e ngarkuara nga shtetasi në shërbimin elektronik në portalin qeveritar “eAlbania” ruhen në bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile.Deklarimi, ndryshimi ose saktësimi i vendbanimit, me kërkesë të kryefamiljarit, pasqyrohet njëkohësisht për të gjithë anëtarët e tjerë të familjes.Anëtari madhor i familjes, i cili kërkon të ndryshojë vendbanimin, më parë duhet të kryejë procedurën e veçimit nga familja.Të gjithë anëtarët e një familjeje duhet të kenë të njëjtën adresë vendbanimi, që plotëson të gjitha elementet e adresës, sipas dispozitave të parashikuara nga legjislacioni për sistemin e adresave në Republikën e Shqipërisë.Shtetasi ka detyrimin të deklarojë vendqëndrimin e tij, përveç rasteve të parashikuara në pikën 8 të këtij vendimi.Për shtetasit, që kryejnë dënimin në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale apo qëndrojnë në institucionet e paraburgimit në pritje të vendimit gjyqësor për më shumë se 3 (tre) muaj dhe shtetasit që qëndrojnë pa ndërprerje në institucione shëndetësore për kurim mjekësor afatgjatë dhe kur qëndrimi në këto institucione zgjat më shumë se 3 (tre) muaj, institucioni përgjegjës duhet të paraqesë, brenda 48 (dyzet e tetë) orëve nga plotësimi i afatit të mësipërm, pranë zyrës së gjendjes civile, që ka në juridiksion territorial institucionin përkatës, listën emërore të tyre, e cila duhet të përmbajë emrin, mbiemrin dhe numrin personal.Kur përfundon qëndrimi i shtetasve në një nga institucionet e përcaktuara në pikën 8 të këtij vendimi, institucioni përkatës njofton zyrën e gjendjes civile, që ka në juridiksion territorial lidhur me këtë fakt, brenda 5 (pesë) ditëve.Shkëmbimi i të dhënave, sipas pikave 8 dhe 9 të këtij vendimi, kryhet me ndërveprim nëpërmjet platformës qeveritare të ndërveprimit.Në rastet kur konstatohet se anëtarët e së njëjtës familje kanë adresë vendbanimi të ndryshme nga njëri-tjetri, nëpunësi duhet të kryejë saktësimin e të dhënave të vendbanimit.Me ndryshimin e vendbanimit të shtetasve, nga zyrat e gjendjes civile në bashki/njësi administrative kryhen përditësimet e përbërësve të tjerë të gjendjes civile, si elementet e adresës së vendbanimit dhe numri i votimit.Zyrat e gjendjes civile në bashki/njësi administrative, në rastin kur konstatojnë se ka mangësi në dokumentacion për deklarimin, ndryshimin ose saktësimin e vendbanimit apo të vendqëndrimit, njoftojnë brenda 24 (njëzet e katër) orëve shtetasit për plotësimin e dokumentacionit nëpërmjet portalit qeveritar “e-Albania”. Plotësimi i dokumentacionit të kërkuar nga zyra e gjendjes civile bëhet nga shtetasit brenda 3 (tri) ditëve nga njoftimi.Zyrat e gjendjes civile në bashki/njësi administrative, në rastin kur konstatojnë se adresa e shtetasit nuk përmban të gjitha elementet e adresës, sipas dispozitave të parashikuara nga legjislacioni për sistemin e adresave në Republikën e Shqipërisë, njoftojnë, brenda 24 (njëzet e katër) orëve, shtetasit për plotësimin e dokumentacionit nëpërmjet portalit qeveritar “e-Albania”. Plotësimi i dokumentacionit të kërkuar nga zyra e gjendjes civile bëhet nga shtetasit brenda 3 (tri) ditëve nga njoftimi.Zyrat e gjendjes civile në bashki/njësi administrative, kur konstatojnë element të pasaktë të adresës, që mund të rregullohet prej tyre, e saktësojnë këtë element kryesisht, pa qenë nevoja për aplikim nga ana e shtetasit. 16. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit apo zyra që mbulon shtetësinë dhe refugjatët njofton shërbimin e gjendjes civile për çdo akt që krijon, shuan apo ndryshon të drejta lidhur me vendqëndrimin e shtetasve të huaj me leje qëndrimi, të shtetasve të huaj që kanë fituar statusin e refugjatit ose të mbrojtjes plotësuese, si dhe të personave pa shtetësi.Nëpunësi i zyrës së gjendjes civile, pas marrjes së dokumentacionit dhe të kërkesës nga shtetasit apo nga institucionet që e kanë këtë detyrim ligjor, bën deklarimin ose ndryshimin e adresës së shtetasit të huaj në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes civile, sipas rregullave të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi për të huajt.Vendimi nr. 1243, datë 11.12.2009, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e dokumenteve, që duhen të paraqesin shtetasit, e të procedurave që duhet të kryejnë zyrat e gjendjes civile, në bashki/ njësi administrative dhe institucionet shtetërore të posaçme, për ndryshimet e vendbanimit/adresës së shtetasve”, të ndryshuar, shfuqizohet.Ngarkohen Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, zyrat e gjendjes civile në bashki/njësi administrative, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.D.Azo  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ me 2024

    Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ me 2024

    Shqipëria kryesoi Europën në vitin 2024 për normat më të larta të migracionit neto negativ (kthimet minus ikjet) me -12.1 banorë të larguar nga vendi për 1000 banorë në vitin 2024, nga -11.7 që ishte ky tregues në vitin 2022.Emigrimi neto jo vetëm që nuk po përmirësohet, por fenomeni është bërë kronik dhe po thellohet në mënyrë të qëndrueshme. (shiko tabelën e mëposhtme).Të dhënat e Eurostat tregojnë se për çdo 1000 banorë vitin e kaluar mbi 12 janë larguar nga vendi një normë shumë herë më e lartë se vendet e tjera të Rajonit dhe Europës Lindore ku në shumicën prej tyre me 2024 kthimet në shtëpi janë më ta larta se ikjet.Në pjesën më të madhe të Bashkimit Europian ka rënie të emigracionit pas vitit të jashtëzakonshëm 2022, kur lufta në Ukrainë dhe lirimi i kufizimeve pandemike sollën flukse të larta lëvizjeje, por në Shqipëri tendenca është krejt e kundërt. Emigrimi nuk po ndalet dhe duket se nuk ka asnjë ngadalësim real.Rezultatet tregojnë se në shumicën e vendeve te Ballkanit kthimet janë më të larta se ikjet në 2024. Në Bosnjë emigracioni neto ishte 0.1% më 2024, nga një trend negativ në vitet e shkuara. Bilanci i migracionit neto u kthye pozitiv ishe ne Maqedoninë e Veriut , +0.3 më 2024 nga negativ që ishte në vitet e shkuara. Gjithashtu në Serbi ka tendenca pozitive pasi ikjet me kthimet u barazuan me 2024, nga një bilanc negativ që ishte në të shkuarën.Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për 1 janar 2025, mosha mediane e popullsie shqiptare rrit me 0,8 vjet brenda 1 viti duke arritur në 44,3 vjeç, ndërsa emigracioni neto (ikjet minus ardhjet) arritën në rreth -29 mijë persona. Në dy vite 2023 dhe 2024 emigrimi neto shënoi -72,597 persona.Nga viti 2015 deri në 2020, emigracioni neto (ikjet minus ardhjet) ishte rreth -16 mijë persona në vit, 80% e tyre të rinj, ndërsa nga 2020 – 2025 ky tregues është mesatarisht -34,5 mijë në vit. Emigracioni i të rinjve është rritur më shumë se dyfishi pas pandemisëAnketat e Monitor kanë treguar se, njerëzit nuk po largohen vetëm nga varfëria, por edhe mungesa e shpresës se gjërat mund të përmirësohen dhe gjithashtu vlerësojnë të rëndësishme mungesën e cilësisë në shërbimet shëndetësore dhe arsimore.Më shumë se 66% e të anketuarve që jetojnë në Shqipëri, 568 persona nga 857 gjithsej, dhanë si arsye për emigrimin “mungesën e perspektives për të ardhmen”.Gjithashtu, më shumë se gjysma mendojnë si arsyen e dytë më kryesore për largimin nga vendi “standardet më të larta të jetesës”, në vend të tretë “mungesa e një shërbimi shëndetësor të përshtatshëm”, në vend të katërt, ”mungesa e sigurisë dhe stabilitetit politik, ndërsa 46% e të anketuarve kishin si një arsye “arsim më të mirë për fëmijët”.40% e shtresës së mesme gati për emigrim, nga mungesa e perspektivës dhe sistemit shëndetësorNdryshe nga vende që kanë krijuar politika për të tërhequr ose rikthyer diasporën, Shqipëria nuk ka asnjë politikë efektive për të ruajtur apo kthyer qytetarët e saj. Për më tepër, shpesh emigrimi është parë si “zgjidhje” e heshtur për të ulur presionin ekonomik dhe social brenda vendit.Kjo humbje e vazhdueshme njerëzore solli pasoja të drejtpërdrejta ekonomike, sociale dhe demografike. Tregu i punës po ngushtohet, popullsia po plaket dhe zonat rurale po boshatisen. Shërbimet publike, nga arsimi tek shëndetësia, po e ndiejnë mungesën e specialistëve, ndërsa investimet po zhvendosen drejt vendeve me më shumë stabilitet demografik.Nëse në disa vende të rajonit kjo prirje po zbutet falë politikave të rikthimit ose integrimit në tregje më të mëdha, në Shqipëri mungesa e një strategjie të qartë për të ndaluar ose kthyer valët e emigrimit vetëm sa po e përkeqëson situatën./ B.Hoxha Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • ZYRTARE/ Mbrojtësi shqiptar bën transferimin që e afron me Kombëtaren, firmos në Zvicër

    ZYRTARE/ Mbrojtësi shqiptar bën transferimin që e afron me Kombëtaren, firmos në Zvicër

    Adrian Bajrami ka ndërruar ekip. Mbrojtësi shqiptar është transferuar nga Benfika në radhët e Lucernës. Lojtari 23-vjeçar u luajti në disa ndeshje në ekipin e parë të Benfikës përgjatë këtij sezoni, ndërsa tashmë do të marrë minutat e nevojshme në Zvicër.
    Zyrtarizimi ka ardhur nga vetë klubi helvet përmes faqes në “Facebook”, ku i kanë uruar edhe mirëseardhjen Bajramit. Ky transferim pritet ta afrojë mbrojtësin shqiptar edhe më tepër me Kombëtaren kuqezi, pasi te Lucerna pritet të luajë rregullisht dhe të marrë përvojën e duhur në futbollin profesionist./Sport Ekspres/

  • Përfshihet nga zjarri Kodra e Selitës në Tiranë

    Përfshihet nga zjarri Kodra e Selitës në Tiranë

    Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat e Selitës, flakët e së cilës dallohen nga larg edhe në qytetin e Tiranës, sidomos në lagjet afër. Nuk dihet nëse zjarrfikësit janë aty, por nga pamjet shihet qartë se terreni është i vështirë dhe nuk dihet nëse ka rrugë për zjarrfikëset në vatrën e zjarrit.

    gijotina.com/

  • Kushtetuesja lë në burg ish-agjentin e SHISH që vrau të dashurën dhe nënën e saj

    Kushtetuesja lë në burg ish-agjentin e SHISH që vrau të dashurën dhe nënën e saj

    Ish-agjenti i SHISH, Marjan Rroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e të dashurës dhe nënës së saj, Alda dhe Mbarime Canajt, në vitin 2001 në Tiranë, humb një tjetër betejë, kësaj here me Gjykatën Kushtetuese.
    Ankimi i depozituar prej tij është vendosur të mos kalojë në seancë plenare. Ish-agjenti kërkoi të shfuqizojë vendimet e Gjykatës së Tiranës, Apelit dhe të Lartë për mbylljen e tij të përjetshme në burg.
    Sipas Rrokut, urdhri i ekzekutimit ishte i pavlefshëm, pasi ishte firmosur vetëm nga kryesuesi i trupës dhe jo nga dy anëtarët. Kushtetuesja nuk e legjitimoi Rrokun për ankimin ndaj tre vendimeve të burgut përjetë, për shkak se është paraqitur përtej afatit ligjor.
    Sipas gjykatës, ankimi u depozitua në prill 2025, 11 vjet pasi kishte marrë dijeni për dënimin, në një kohë që afati aktual është 4 muaj, ndërsa në atë kohë ishte 2 vjet. Ai u arrestua në SHBA dhe u ekstradua në Shqipëri në vitin 2014, kohë nga e cila vuan dënimin.

  • Me 14 mijë euro të padeklaruara në kufi, ndalohet një person në Kakavijë

    Me 14 mijë euro të padeklaruara në kufi, ndalohet një person në Kakavijë

    POLICIA E SHTETIT
    Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit O. K., ku u gjetën 14 000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.
    Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin O. K., 40 vjeç, banues në Fier. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Banorët e Thethit bllokojnë rrugën, Rama: Marrëzi kriminale!

    Banorët e Thethit bllokojnë rrugën, Rama: Marrëzi kriminale!

    Mbrëmjen e sotme një grup banorësh të Thethit kanë bllokuar një nga rrugët kryesore të fshatit për të mos lejuar kalimin e fadromave të IKMT. Në fshat kanë mbetur edhe 2 ndërtesa për t’u shembur, njëra prej tyre e konsiderueshme.
    Por kryeministri Edi Rama shprehet i vendosur për t’i shkuar deri në fund aksionit.
    “Ka nisur sot në Theth me mbështetjen e forcave të xhenjos, pastrimi i mbetjeve inerte të ekzekutimit të vendimeve në ngarkim të 40 subjekteve që kishin mbjellë mbi 100 ngrehina pa leje – nga ato me mure tek ato me konstruksion metalik e me dru – në dhunim ekstrem të ligjit për zonat e mbrojtura, të historisë e të peizazhit magjepsës të asaj zone dhe të turizmit që kanë kultivuar në vite ata që kanë sakrifikuar për ta bërë Thethin destinacionin që është sot.
    Forcat e xhenjos nuk do të largohen nga Thethi deri kur të jetë hequr edhe mbeturina e fundit, ndërkohë që mbetet edhe një godinë masive për t’u shembur, që të përmbyllet ekzekutimi i plotë i vendimeve të IKMT dhe rikthimi i Thethit në normalitetin e para kësaj marrëzie kriminale Ka filluar Rilindja Urbane 2.0 si domosdoshmëri jetike për Shqipërinë 2030 në BE” – shkruan Rama.

  • “Dashuria” për UÇK/ Gazetarja polake mbledh fakte e dëshmi në Kosovë

    “Dashuria” për UÇK/ Gazetarja polake mbledh fakte e dëshmi në Kosovë

    Gazetarja polake, Weronika Kochan ka krijuar një lidhje të veçantë shpirtërore me Kosovën.
    Për vendin tonë, për herë të parë kishte dëgjuar gjatë pushimeve në Shqipëri, por që nga ajo kohë, interesimi i saj për Kosovën vetëm është thelluar.
    Mes shumë vlerave që, sipas saj, i karakterizojnë shqiptarët nga Kosova, ajo veçon një: adhurimin e saj për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.