Në zonën e Thethit vijojnë tensionet dhe rezistenca e banorëve për të mos lejuar shembjen e objekteve.
Një nga banorët e Thethit, Teodor Gjerga nëse do qëndrojnë dhe do rezistojnë akoma lidhur me këtë situatë të ndodhur.
I bindur, banori shprehet se nëse është e nevojshme do japin dhe jetën.
“Po, do rezistojmë deri në fund, do japim dhe jetën, nuk ka problem. A do vdesim një ditë? Një ditë do vdesim dhe borxhet i marrim me vete, na i paguan Edi Rama bashkë me Benet Becin. I bëjmë thirrje gjithë Shqipërisë, botës dhe ambasadave të bashkohen me ne. Ta shpëtojnë Thethin që duan ta grabisim.
U tha mbrëmë se po bëjmë diçka, sonte kanë ardhur për të na prerë në besë. Më i madhi i Shkodrës duhej të kishte qenë me ne, të qante hall me ne. Hajdeni na shihni se kemi hall.
Edi Rama na ka thënë sot se nuk kanë shembur shtëpia të thethianëve. Ne jemi fiks nga Thethi dhe thojini Ramës se këtu na ke deri të vish ti të na shikosh”, u shpreh një nga banorët.
Day: July 14, 2025
-

“Do japim jetën në Theth”/ Pronari i objektit i revoltuar: Do rezistojmë deri në fund
-

Prishet dhe ndërtesa e fundit pa leje në Theth
Pas tensioneve dhe përplasjeve mes banorëve, policisë dhe IKMT-së, është prishur edhe ndërtesa e fundit pa leje në Theth.
Mbrëmjen e sotme pavarësisht rezistencës së banorëve, IKMT me mbëhstetjen e forcave të policisë ka prishur edhe ndërtesën e fundit pa leje në Theth.Lexo edhe :Related Posts
Ndëkrohë prej ditës së sotme në Theth ka vijuar punën forcat xheniere të cilat po pastrojnë zonën nga mbetjet dhe inertet.
-

Për herë të parë, Serbia në stërvitje të përbashkët me Kinën! Ministria kineze: Thellim i bashkëpunimit
Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë në fund të këtij muaji, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Kinës.
Pjesë e ushtrimeve të përbashkët “Paqeruajtësit 2025” do të jenë forcat speciale të Serbisë dhe Kinës dhe stërvitja do të zhvillohet në provincën Hebei, në Kinën veriore, tha koloneli Jiang Bin, zëdhënës i Ministrisë kineze të Mbrojtjes, në një konferencë për shtyp, sipas Ministrisë.
“Kjo do të jetë stërvitja e parë e përbashkët midis ushtrive kineze dhe serbe. Do të kontribuojë në forcimin e aftësive luftarake të pjesëmarrësve dhe thellimin e bashkëpunimit midis dy ushtrive”, tha ai.
Serbia është ushtarakisht neutrale, por është anëtare e “Partneritetit për Paqe”, një program bashkëpunimi dypalësh midis NATO-s dhe vendeve individuale jo-anëtare.
Beogradi zyrtar mban marrëdhënie të mira me Kinën dhe këto dy vende e cilësojnë bashkëpunimin e tyre të ndërsjellë si partneritet strategjik, ndërsa Serbia është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Autoritetet në Beograd po mbështeten në përkrahjen e Kinës në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës.
Serbia gjithashtu mbështeten te Kina për investime ekonomike dhe kredi./ RELTop Channel
-

VIDEO/ Aksioni në Theth! Prishet banesa pas disa orëve tensione! Banorët u futën në godinë, përplasje me policinë
Prishja e godinës së fundit pa leje në Theth është shoqëruar me përplasje.
Fadroma e IKMT mbërriti në objektin e fundit që ishte llogaritur për t’u shembur, por banorët e kanë kundërshtuar.
Ata kërkuan nga IKMT një vendim gjykate ku thuhet se objekti duhet shembur.
Banorët fillimisht bllokuan rrugën duke u ulur dhe penguan kalimin e automjeteve të IKMT.
Teksa policia krijoi kordonin e sigurisë duke larguar familjarë e banorë, ata janë futur në banesë për ta parandaluar.
Pas disa orëve tensione dhe përplasjeve, godina është shembur.Top Channel
-

17-vjeçarja tentoi t’i jepte fund jetës/ Familjarët fshehën armën dhe gëzhojën, babai s’ishte dakord me stilin e jetesës
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Vlorë, ku një 17-vjeçare tentoi t’i jepte fund jetës me plumb në kokë.
Policia nuk e ka gjetur ende pistoletën me të cilën dyshohet se 17 vjeçarja ka qëlluar veten, sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat.
Pas ngjarjes, familjarët e kanë fshehur bashkë me gëzhojën dhe kanë pastruar vendngjarjen.
I ati i vajzës, me precedentë, nuk ka bashkëpunuar me policinë dhe kjo është arsyeja e shoqërimit në komisariat.
Atij i janë marrë dhe faktorët plotësues në duar për të zbuluar nëse ka qëlluar apo jo.
Paraprakisht policia ka dyshime se babai e ka shtyrë drejt vetëvrasjes vajzën pas një debati të ashpër me të, pasi nuk aprovonte stilin e jetesës së saj.
Vajza ndodhet në spitalin e Traumës e intubuar në gjendje të rëndë e shoqëruar nga gjyshërit me të cilët është rritur.Top Channel
-

33-vjeçari britanik humbet kontaktet në Itali, nisin kërkimet intensive
Një 33-vjeçar britanik është zhdukur në rrethana misterioze në veri të Italisë, ndërsa po kryente një udhëtim alpin të vetëm, duke lënë familjen dhe miqtë në ankth dhe në kërkim të përgjigjeve.
Matthew Hall, nga Hull, ishte duke qëndruar në hotelin “B&B Ploncher” në Chiavenna, Lombardi, kur humbi kontaktet më 9 korrik. Ai kishte planifikuar një shëtitje tetë-orëshe dhe ishte parë për herë të fundit me një bluzë ngjyrë bezhë dhe çantë shpine të zezë.
Nëna e tij, Sara Foster, ka bërë thirrje publike, teksa lufton me ankthin dhe pasigurinë për fatin e të birit. “Jam shumë e paqëndrueshme për momentin, padyshim, por po përpiqem të qëndroj pozitive. Vetëm dua ta kem në shtëpi,” tha ajo me emocione.
Z. Hall ishte nisur për në Itali më 5 korrik dhe pritej të kthehej në Mbretërinë e Bashkuar më 12 korrik. Por pas një serie fotosh që u kishte dërguar familjarëve nga fundjava, kontakti me të është ndërprerë papritur. Sipas raportimeve të mediave italiane, mendohet se ai mund të ketë ndjekur një nga disa rrugë malore në zonën përreth Chiavennës, përfshirë drejtimet Savogno, Dasile, Pianazzola, Daloo apo Lagunch.
Në përpjekje për ta gjetur, disa nga miqtë e tij më të afërt, përfshirë Ben Lee, janë nisur drejt Italisë. “U pa për herë të fundit nga një vajzë në një kishë lokale. Kjo na ndihmoi të përcaktojmë itinerarin që kishte ndjekur,” u shpreh z. Lee nga Chiavenna. Ai shtoi se aktualisht katër ekipe shpëtimi dhe tre helikopterë janë angazhuar në kërkime intensive në zonat malore.
Ndërkohë, Ministria e Jashtme britanike ka konfirmuar se po mbështet familjen e të zhdukurit dhe është në kontakt të ngushtë me autoritetet lokale italiane. Nëna e z. Hall ka vlerësuar angazhimin e policisë dhe ekipeve të shpëtimit, duke thënë se ka qenë “shumë e impresionuar” me mënyrën si e kanë mbajtur të informuar.
Apeli i saj për qytetarët në zonë është i thjeshtë, por prekës: “Nëse je duke shëtitur përreth Chiavennës, mbaje një sy. Duam vetëm që ai të kthehet në shtëpi.”/ BBC – Syri.net
-

Banorët ngujohen në godinë, policia i nxjerr me forcë, shembet mes kaosit ndërtesa e fundit në Theth
Prishja e godinës së fundit pa leje në Theth është shoqëruar me skena të tensionuara dhe përplasje të forta mes banorëve dhe autoriteteve.
Fadroma e IKMT-së mbërriti në objektin e fundit të listuar për shembje, por u përball me rezistencën e fortë të banorëve, të cilët kërkuan një vendim gjykate që të justifikonte ndërhyrjen.
Banorët u ulën në rrugë, duke bllokuar kalimin e mjeteve të IKMT-së dhe duke e kthyer terrenin në një skenë proteste. Ndërsa situata përshkallëzohej, forcat e policisë ndërhynë fuqishëm, duke krijuar një kordon sigurie dhe më pas duke hyrë me forcë në banesë. Banorët, u nxorën me dhunë nga shtëpia që përpiqeshin të mbronin.
Pavarësisht rezistencës së tyre, pas disa orësh tension dhe përballje, godina u shemb. Banorët e tronditur paralajmërojnë për hapa ligjorë dhe nuk përjashtojnë protesta të reja kundër veprimeve të cilësuara prej tyre si të padrejta dhe brutale.
-

Ergest Dule refuzoi të shkarkojë drejtorët – Rama: “Atëherë jepe ti dorëheqjen!”
Kryetari i Bashkisë Konispol refuzon të shkarkojë drejtorët – Rama: “Atëherë jepe ti dorëheqjen!”
Një debat i fortë është regjistruar mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Bashkisë Konispol, Ergest Dule, gjatë një takimi të zhvilluar me kryetarët e bashkive dhe drejtuesit vendorë.
Burime të besueshme nga takimi bëjnë me dije se Kryeministri Rama ka përsëritur kërkesën e tij për dorëheqjen kolektive të drejtorëve të institucioneve vartëse, si pjesë e një “spastrimi” të administratës nga paaftësia dhe nepotizmi.
Por në një moment të papritur, Ergest Dule ka kundërshtuar, duke deklaruar:
“Unë nuk i largoj drejtorët. I kam të rinj, të aftë dhe po bëjnë shumë punë të mirë.”
Reagimi i Kryeministrit ka qenë i menjëhershëm dhe i ashpër:
“Nëse nuk i shkarkon, atëherë jepe ti dorëheqjen!”
Në sallë ra heshtja, duke treguar nënshtrimin total të kryetarëve të bashkive ndaj kryeministrit Rama.
Përplasja tregon se ende ka kryetarë të njësive vendosre që nuk pranojnë të zbatojnë urdhrat në mënyrë mekanike, duke kërkuar të ruajnë autonominë e tyre vendimmarrëse.
Nuk ka ende një reagim zyrtar nga z. Dule pas deklaratës së Ramës.
Saranda Web do të vijojë të ndjekë nga afër zhvillimet dhe të informojë publikun me detaje të reja.
Edhe Olti Çaçi zbaton ultimatumin e Ramës: U kërkon dorëheqjen të gjithë drejtorëve në Sarandë
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

Si u njohe me Sali Berishën? Ja si përgjigjet Bamir Topi
Ish-presidenti Bamir Topi rrëfeu sot mbi njohjen e tij më kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha.
I ftuar në një intervistë televizive, Topi tregoi se Berisha ishte shok me të vëllain e tij mjek, Flamur Topin.
Topi tha se Berisha iu duk një njeri jashtëzakonisht i motivuar, serioz dhe natyrë ambicioze për misionin që kishte.
“Në vitin 1990 isha në Institutin e Kërkimeve Veterinare, shef departamenti, pas një periudhe doktorature dhe fizikisht isha në Institut, por mendjen e kisha se çfarë po ndodhte. Takimet dhe ofertat kanë qenë të forta që në vitin 1992. Në vitin 1996 Berisha më tha të kandidoja për PD-në. Në vijim të bisedave që kishim patur që më parë, tani, tha ai ka ardhur koha, se besoj edhe karrierën akademike e ke mbyllur. Unë në vitin 1995 sapo kisha marrë titullin profesor. Berisha ishte shok me tim vëlla, Flamurin, që në Teknikumin Mjekësor dhe meqë shtëpia jonë ishte në qendër të Tiranës, sipas rrëfimeve të Flamurit, vinin në shtëpinë tonë.
Berisha më dukej një njeri jashtëzakonisht i motivuar, serioz dhe natyrë ambicioze për misionin që kishte.
Kur mora në drejtim Institutin e Mjekësisë Veterinare gjendja ishte skandaloze sepse ishte prishur gjithçka dhe solla frymën e organizimit që kisha parë në Itali. Në vitet 1992-1996 instituti ishte bërë lider, por nuk vazhdoja dot më tej se pengohesha nga konjukturat në ministrinë që mbulonte institutin. Pastaj u emërova ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit.
Kur vinin delegacionet e huaja në Shqipëri kishin shqetësim për atë që po ndodhte në vend në vitin 1996 me firmat piramidale që po dilnin jashtë kontrollit dhe ne bisedat i bënin mes kolegëve dhe kryeministrin Meksi.
Po të kishin ndërhyrë për t’i mbyllur firmat piramidale, nuk do të kishte ndodhur ajo që ndodhi në vitin 1997, me rrënim financiar, revoltë popullore, shfrytëzim politik nga opozita e asaj kohe. Viti 1997 ka faktorë multidimensionalë”- tha Topi
