Day: July 12, 2025

  • Turistja serbe denoncon në polici: Në Ksamil më goditën me grusht në kokë

    Turistja serbe denoncon në polici: Në Ksamil më goditën me grusht në kokë

    Një ngjarje e pazakontë është regjistruar më 10 korrik 2025 në Ksamil, ku një turiste serbe ka kallëzuar se është sulmuar fizikisht.
    Sipas njoftimit zyrtar nga Policia, shtetasja M. P., 31 vjeçe, banuese në Beograd, ka bërë kallëzim duke deklaruar se është goditur me grusht pas koke nga një person ende i paidentifikuar, ndërsa ndodhej në një nga rrugët e Ksamilit.
    Ngjarja është duke u hetuar, ndërkohë që strukturat policore kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
    Ky denoncim ka ngritur shqetësime për sigurinë e vizitorëve në zonat turistike, në një periudhë ku Ksamil po përjeton fluks të lartë turistësh vendas dhe të huaj.
    Autoritetet kanë siguruar se do të intensifikojnë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

  • Sarandë, nëna denoncon në polici: Më dhunuan dhe filmuan vajzën 12-vjeçare

    Sarandë, nëna denoncon në polici: Më dhunuan dhe filmuan vajzën 12-vjeçare

    Një ngjarje e rëndë është denoncuar në Polici, ku dy të mitur të moshës 14 dhe 15 vjeç, janë vënë nën hetim penal pas një episodi të dhunshëm ndaj një vajze vetëm 12 vjeçe.
    Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Sarandës, më datë 10 korrik 2025, një shtetase 38 vjeçe, ka paraqitur një kallëzim në Komisariatin e Policisë, duke deklaruar se vajza e saj e mitur ishte dhunuar një ditë më parë nga dy bashkëmoshatarë të saj. Ngjarja merr përmasa edhe më shqetësuese, pasi akti i dhunës është filmuar dhe më pas është shpërndarë në rrjetet sociale, duke e ekspozuar viktimën përballë një presioni të madh psikologjik dhe traumatizimi publik.
    Menjëherë pas kallëzimit, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj dy të miturve të dyshuar.
    Hetimet tashmë janë në dorë të Prokurorisë së Sarandës, e cila pritet të vijojë me veprimet e mëtejshme procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe marrjen e masave të nevojshme ligjore.

  • Me urdhër të Rubios, pushohen nga puna 1300 punonjës në DASH, mes tyre Yuri Kim! Ish-ambasadorja në protestë, përqafim mes lotësh me kolegët

    Me urdhër të Rubios, pushohen nga puna 1300 punonjës në DASH, mes tyre Yuri Kim! Ish-ambasadorja në protestë, përqafim mes lotësh me kolegët

    Një situatë e pazakontë u zhvillua sot jashtë godinës së Departamentit të Shtetit, ku dhjetëra punonjës të pushuar nga puna lanë ambientet mes lotësh dhe me sendet e tyre personale në duar.

    Kjo vjen pas njoftimit zyrtar të bërë një ditë më parë nga Departamenti Amerikan i Shtetit,  në zbatim të një urdhri të Sekretarit Marco Rubio, për një riorganizim të thellë që ka sjellë largimin e mbi 1.300 punonjësve.
    Në mes të atmosferës së rënduar dhe protestave spontane, vëmendjen e të pranishmëve e tërhoqi prania e ish-ambasadores amerikane në vendin tonë, Yuri Kim e cila iu bashkua protestuesve në trotuarin përballë godinës. Kim u filmua teksa ngushëllonte disa prej ish-kolegëve të saj.
    “Është një ditë e trishtë për Shërbimin e Jashtëm dhe për të gjithë ne që kemi shërbyer në këtë institucion me përkushtim”, thuhet të ketë deklaruar ish-ambasadorja, ndërsa të pranishmit e përshëndetën me duartrokitje.
    Qindra protestues, përfshirë ish-punonjës dhe mbështetës të tyre, mbanin pankarta kundër asaj që e quajnë një “spastrim politik” nga administrata Trump. Të larguarit u shoqëruan me duartrokitje dhe përqafime, në një atmosferë të mbushur me emocione dhe shqetësim për të ardhmen.
    Ky zhvillim përbën një nga riorganizimet më të mëdha të Departamentit të Shtetit dhe ka shkaktuar reagime të forta nga brenda dhe jashtë administratës.

    Top Channel

  • La ëndrrën për futbollin që të ndërtojë të ardhmen në Theth, 23-vjeçari i zhgënjyer: Do emigroj sërish

    La ëndrrën për futbollin që të ndërtojë të ardhmen në Theth, 23-vjeçari i zhgënjyer: Do emigroj sërish

    Klodian Harusha braktisi ëndrrën për futbollin, për të investuar kursimet minimale në Theth. Por aksioni i IKMT për shembjen e objekteve, i preu krahët të riut.
    “Kam investuar këtu. Kam qenë emigrant. Kam luajtur si futbollist në Itali për 6 vite. U ktheva me idenë se ka të ardhme dhe këtu, por fatkeqësisht më duket nuk ka. Kam ardhur me rreth 7 mijë euro të kursyera. U ktheva me fjalën e kryeministrit sepse tha kthehuni të rinjtë e investoni në tokat e të parëve tuaj. Unë u ktheva. Jam munduar me krijuar një jetesë në vete. Kjo këtu ka 1 vit që pikon është me nipt e çdo gjë”, tha Klodian Harusha.
    Si një i ri i rritur jashtë vendit, Klodiani ishte i përgjegjshëm se për të ndërtuar duhet të merrte leje. Por ai shpjegon ping-pongun e përjetuar nga institucionet vendore në Shkodër.
    “Jam sorollat në bashki, asnjë informacion për Paketën e Maleve. Më ka nxjerrë edhe jashtë në bashki duke më thënë shko kërko kund tjetër informacion. Kryeministri tha vjet e kemi miratuar paketën e maleve. Unë bëra diçka druri e cila mund të çmontohet për 2 orë. Kanë ardhur më kanë vendosur 58 mijë euro gjobë e më thanë do shembet bashkë me lokalin që ka 2 vite me nipt e çdo gjë”, shtoi banori i Thethit, Klodiani.
    Investimi i tij tashmë është pjesë e procesit të shembjes, por humbjet e pësuara dhe borxhi mbi supe i kalon 90 mijë euro.
    “Është ndërtesë 1 kat e gjysëm dhe është vënë gjobë e tillë. Jam i zhgënjyer kam ardhur me kriju një jetë këtu, sot jam 95 mijë euro borxh e nuk di nga të ia nis. Jam munduar me investu në tokën time, kisha dasht një rrugë zgjidhje”, theksoi Harusha.
    Klodiani tregon se vendimi i kryeministrit për të prishur objektet në Theth do ta detyrojë 23-vjeçarin të emigrojë sërish.

  • Situata në merkato, drejtuesit e Elbasanit e konsiderojnë skuadrën të konsoliduar

    Situata në merkato, drejtuesit e Elbasanit e konsiderojnë skuadrën të konsoliduar

    Elbasani po kalon një periudhë të qetë në merkato, ndryshe nga klubet e tjera që vijojnë me lëvizje aktive. Deri më tani, nuk ka pasur afrime të reja, ndërsa gjithçka tregon se grupi është i kompletuar dhe në përputhje me kërkesat e stafit teknik.
    Pas afrimeve të realizuara në fillim të verës, drejtuesit duket se e konsiderojnë skuadrën të konsoliduar në çdo repart. Përjashtim mund të bëjë vetëm ndonjë lëvizje surprizë në ditët në vijim, nëse shfaqet ndonjë mundësi e papritur në treg, ose në rast se ka ndonjë largim të paplanifikuar.

    Megjithatë, për momentin nuk ka asnjë sinjal konkret në këtë drejtim dhe skuadra po përqendrohet totalisht te faza përgatitore. Kjo qetësi në merkato është një tregues se Elbasani ka punuar me kohë dhe ka ndërtuar një grup të balancuar, ku trajneri Ivan Gvozdenoviç ka në dispozicion alternativa në çdo pozicion.

  • Pikëpyetjet e Verstappen, te Mercedesi në vitin 2026?

    Pikëpyetjet e Verstappen, te Mercedesi në vitin 2026?

    E ardhmja e Maks Vershtapenit duket si një enigmë: për cilin ekip do të garojë në vitin 2026? A do të vazhdojë me Red Bullin, duke respektuar kontratën e tij deri në vitin 2028, apo do të kalojë te Mercedesi? Së fundmi, për të ardhmen e pilotit holandez ka folur Nelson Pike Jr. Sipas brazilianit, 4 herë kampioni i Formulës 1 ka vendosur të kalojë te ekipi gjerman.
    Një mendim që nuk ka kaluar pa u vënë re, duke marrë në konsideratë lidhjen familjare midis Nelson dhe Maksit. Në fakt, ish-kampioni i botës në Formula E është kunati i holandezit, i cili është i lidhur me Keli Pikenë që nga viti 2021. Pikë Jr. Foli për të ardhmen e Vershtapenit gjatë podkastit “Pelas Pistas”, duke e nisur fillimisht me një koment në lidhje me formën aktuale të Mercedesit: “Këtë vit, ka fundjava ku gjërat nuk po shkojnë mirë për ekipin gjerman.

    Nuk ka shumë gjëra që mund të bësh për këtë: një nga pilotët e tyre është një fillestar (Andrea Kimi Antoneli), i cili për fat të keq u godit nga Isak Haxhar fundjavën e kaluar”. Më pas erdhi deklarata e bujshme: “Mercedesi nuk pati një fundjavë të shkëlqyer në Silverston, por kush e di se çfarë do të ndodhë vitin tjetër, kur Maks të drejtojë për ta…”. Një deklaratë befasuese, e pasuar nga një sqarim i mëtejshëm nga braziliani, djali i 0/tre herë kampionit në F1:
    “Nëse Vershtapen do të transferohej te Mercedesi, shoku i tij i skuadrës do të jetë Antoneli”. Kështu, holandezi do të zëvendësonte Xhorxh Rasëllin, një pilot me të cilin Vershtapen nuk ka marrëdhënie të mira. Nelson theksoi se fjalët e tij ishin thjesht një opinion: “Maks do të vazhdojë të garojë në F1 në 2026, kjo është e qartë. Mendoj se ai do të marrë një vendim për të ardhmen e tij në gusht”. Pra, për të mësuar saktësisht se me cilin ekip do të jetë Vershtapen sezonin e ardhshëm, do të duhet të presim edhe disa javë.

  • “Vlerësoj kundërshtarin”, Luis Enrique flet para finales: Luajmë lojën tonë dhe ia dalim

    “Vlerësoj kundërshtarin”, Luis Enrique flet para finales: Luajmë lojën tonë dhe ia dalim

    “Vlerësoj kundërshtarin”, Luis Enrique flet para finales: Luajmë lojën tonë dhe ia dalim
    Trajneri i PSG, Luis Enrique iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para finales së Kupës së Botës për Klube ndaj Chelseat.
    “Askush nuk e di me të vërtetë se si do të shkojë kundërshtari, por kjo nuk ka rëndësi. Jemi afër ndeshjes finale d…
    12 Korrik, 2025

  • Suedia mposht Gjermaninë, mban vendin e parë, Polonia shtang danezet

    Suedia mposht Gjermaninë, mban vendin e parë, Polonia shtang danezet

    Dy ndeshjet e sotme në europianin e vajzave për Grupin C prodhuan shumë gola e rezultate surprizë. Në ndeshjen kryesore atë të zhvilluar në Zyrih mes Suedisë me Kosovare Asllanin për 56′ minuta në fushë kaloi thellë gjermanet me shifrat 4:1.

    Ndërkohë në duelin tjetër mes Polonisë dhe danimarkës shifrat finalë ishin 3-2 për polaket duke befasuar jo pak ndaj danezeve gjithë eksperiencë.

    Kështu Grupi C kualifikon Suedinë si vend i parë dhe Gjermaninë të dytën ndërsa Polonia dhe Danimarka eleminohen./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Refuzohet Betis, Asllani del tepër te Inter, pista e radhës është…

    Refuzohet Betis, Asllani del tepër te Inter, pista e radhës është…

    Mesfushori elbasanas Kristjan Asllani mbetet një enigmë e madhe te Inter. Mesfushori nuk është më pjesë e planeve të klubit, por deri më tani situata ka qenë e ngadaltë për t’u zgjidhur.

    Në tre sezone me zikaltërit, ish-lojtari i Empolit nuk ka arritur të gjejë një rol kryesor ndërsa pas mbërritjes së Petar Suçiç, drejtuesit vendosën ta nxjerrin në treg për të mbledhur një shumë prej rreth 18-20 milionë eurosh për t’i riinvestuar në objektiva të tjerë transferimesh.

    Duket si një mision i vështirë, pjesërisht për shkak të shumave të përfshira dhe pjesërisht për shkak të qëllimeve të palës së interesuar, e cila synon të qëndrojë në Itali nëse shitet.

    Pasi e ka refuzuar ofertën e Betisit, si për shkak se oferta e klubit spanjoll ishte shumë e ulët, ashtu edhe për shkak se lojtarit nuk i pëlqeu, situata e Asllanit te Pinetina duket se është bllokuar aktualisht.

    Në Serie A, Bolonja dhe Fiorentina thuhet se po e ndjekin shqiptarin, por dëshira e Interit për të negociuar vetëm për një transferim të përhershëm po i bën gjërat më të ndërlikuara.

    Vazhdo leximin

  • “Pamje më të rënda se Thethi i kemi parë në Hamallajn e Kakomenë e Berishës”, gazetari: PD e bëri ‘lesh e li’ pronën!

    “Pamje më të rënda se Thethi i kemi parë në Hamallajn e Kakomenë e Berishës”, gazetari: PD e bëri ‘lesh e li’ pronën!

    Në një debat të ashpër mbi çështjen e prishjes së ndërtimeve pa leje, që kulmoi me aksionin e IKMT-së në Theth, gazetari Ardit Rada u përplas në studion e “Off the Record”, me zyrtarin e Partisë Demokratike, Dorian Teliti.
    Tensioni u ndez mes të dyve, kur gazetari kujtoi aksionet e kohës së qeverisë së djathtë, drejtuar nga Sali Berisha, në Hamallaj dhe Kakome, për të cilat Rada tha se kanë ofruar pamje më të rënda sesa ato që po shohim sot në Theth.
    “Panorama që ne shohim mbart një dramë njerëzore sepse bëhet fjalë për investime, kursime të qytetarëve dhe në fund të ditës pasojat bien mbi to, qoftë zhgënjimi dhe pesha financiare. E kuptoj dhe nevojën, e format e shtetit për të ndërhyrë sepse me thënë të drejtën ne jemi të gjithë aq të rritur sa për të mbajtur mend se këto pamje i kemi parë edhe në Hamallaj në 2008 dhe në Kakome në 2010. Dhe i kemi parë edhe më të këqija kur qytetarët morën hunjtë, molotovët edhe kallashnikovët dhe i qëlluan policisë dhe RENEA-s, qoftë për zaptimin e Kakomesë në 2010, ashtu edhe në 2008 në Hamallaj kur vajtën për prishjen e ndërtimeve pa leje. Dhe pastaj ne e dimë edhe fatin e Hamallajt se çfarë u bë pas asaj dite kur shteti fitoi ndaj qytetarëve me dhunën e tij. Dua të them se politika në raport me pronën private janë bashkë. Si opozita, si mazhoranca e sotme, si ajo e djeshmja, kanë luftuar kundër pronës private në Shqipëri. U kanë bërë cirk njerëzve për ta legalizuar dhe për t’ia kthyer pronën private. Nuk e duan qytetarin të pavarur me ekonominë e tij dhe këto janë pasojat kur shteti të mban zvarrë. Të mbush mendjen mos paguaj taksa, drita ujë dhe pastaj kur vjen shteti të rrëzon poshtë dhe s’ka derë gjykate ku ti mund të fitosh ndonjëfarë të drejte në këtë histori. Ti më thua po e relativizon. Unë po të them, pamje më të këqija se Thethi ne kemi parë në Kakomenë dhe Hamallajn e Sali Berishës. Kaq, e kupton këtë? Hyni në Youtube dhe nxirrni pamjet atje”, iu drejtua Rada-Telitit.
    Sa kohë, zyrtari demokrat e kundërshtonte, gazetari shtoi se “këtë lesh e li me pronat”, e kanë bërë ata “që merren me politikë”.
    “Ju e keni ngatërruar pronën, ju e keni sjellë pronën në këtë farë feje. Sa herë vini në pushtet… Unë mendoj se politika nuk ka moral të ndërhyjë, mazhoranca e para, ju të dytët të ndërhyni në çështje sociale të tilla, sepse jeni ju shkaktarët që çështja e pronës është në këtë farë feje në Shqipëri. Jeni bashkëfajtorë. Jo vetëm në Theth por kudo. Je bashkëfajtor sepse nuk kishte certifikatë pronësie ai dhe vajti Rama ia grisi. S’ia ke dhënë as ti për 20 vjet certifikatën e pronësisë”, u shpreh Rada me tone të ashpra në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

    Fajin për kaosin e krijuar me pronat në vend, në vijim e pranoi edhe Teliti, duke u shprehur se “PD ka kusuret e veta”.
    “More zotëri, kemi dhe ne fajet tona por nuk barazohemi dot sot. Ne kemi gabimin dy, këta e kanë gabimin pesë. Shteti i ka lejuar. Shteti ka qenë bashkëpunëtor në rastin e Thethit dhe 30 vite ndërtime pa leje, ndaj është detyrë e shtetit që ta tolerojë dhe të gjejë rrugët për ta ligjëruar këtë lloj fenomeni. Sepse ka një parim ndërkombëtar, që kur shteti lejon për një periudhë të gjatë kohe një fenomen antiligjor, antiligji automatikisht bëhet ligj dhe qytetari do të mbrohet në fund fare dhe shteti s’mund të thotë sot hyp në pemë, nesër zbrit nga pema”, iu përgjigj Teliti – Radës në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.
    Sakaq gazetari ngriti dyshime edhe për klientelizëm në PD, teksa komentonte përplasjen e sotme në Theth të Luçiano Boçit dhe Bardh Spahisë me policinë, ndërkohë që shembja e strukturave vijonte të kryhej nga IKMT.
    “U tha që ka qenë prezent opozita që ditën e parë. Opozita është e pranishme në çdo cep të vendit se ka kryetar partie. Unë e di që edhe po të mos shkonte kryetarja e Shkodrës, është kryetari i PD së Thethit atje dhe ju prapë do thoshit që ishim aty. Problemi është se çfarë zgjidh opozita në këtë mes me ndërhyrjen e saj. Në një qark që pretendon se e ka bastion dhe ku nxjerr mandate mjaftueshëm dhe shkojnë dy veta ditën e pestë të aksionit, kur ka mbaruar gjithçka. Tani unë nuk kam të drejtë të dyshoj këtu për klientelizëm”, tha Rada.