Day: July 11, 2025

  • Postimi i Vivienit ndez rrjetin: A i drejtohet Getinjos dhe Mozzik?

    Postimi i Vivienit ndez rrjetin: A i drejtohet Getinjos dhe Mozzik?

    Vivien Thano, ish banorja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, ka tërhequr vëmendjen me një deklaratë të fundit në Threads. Në postimin e saj, ajo shkruan:
    “Po prisja, thashë se do e rregullonit dorën mbas kaq shumë kohësh, po hiq, keq e më keq dmth.”
    Këto fjalë kanë hapur menjëherë debat mes ndjekësve, të cilët mendojnë se bëhet fjalë për një thumbim të drejtpërdrejtë ndaj reperit Getinjo, me të cilin Vivien ka pasur një lidhje të përfolur që nisi gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e BB VIP Kosova.

    Aludimet janë shtuar për dy arsye kryesore:
    Së pari, postimi i saj vjen pak pas publikimit të projektit të ri muzikor të Getinjos dhe Mozzik, një kohë që shumë fansa e shohin si të qëllimshme.
    Së dyti, mënyra e të shkruarit në shumës lë të kuptohet se ajo i drejtohet më shumë se një personi, duke përfshirë ndoshta edhe njerëz të afërt të reperit.
    Ndjekësit janë të bindur për lidhjen mes postimit të saj dhe zhvillimeve të fundit në karrierën muzikore të Getinjos.

  • Pengoi lëvizjen e mjeteve në Këlcyrë, nën hetim i riu

    Pengoi lëvizjen e mjeteve në Këlcyrë, nën hetim i riu

    POLICIA E SHTETIT
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasi S. K., 33 vjeç, banues në Këlcyrë, dyshohet se duke vënë materiale metali dhe betoni në rrugë, në lagjen “Gurrë”, Këlcyrë, ka penguar lëvizjen e mjeteve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Bella Thorne sulmon Charlie Puth: Ai gënjeu për mua, nuk doja të bëja seks me të

    Bella Thorne sulmon Charlie Puth: Ai gënjeu për mua, nuk doja të bëja seks me të

    Bella Thorne ka sulmuar ashpër Charlie Puth, duke pretenduar se këngëtari 33-vjeçar gënjeu për të sepse ajo nuk donte të bënte seks me të. Shpërthimi i këngëtares dhe aktores 27-vjeçare në rrjetet sociale u nxit nga Jade Thirlwall, një anëtare e grupit Little Mix, e cila tha se nuk do të punonte kurrë me Charlie Puth. Thorne komentoi në një postim në lidhje me deklaratën e Thirlwall në Instagram, duke shkruar: “Po, dua të them… ai gënjeu të gjithë botën për mua dhe nisi një valë urrejtjeje. E gjitha sepse unë nuk doja të bëja seks me të.”
    Bella Thorne dhe Charlie Puth nuk kanë qenë kurrë zyrtarisht në një lidhje. Megjithatë, ata ishin afruar në të kaluarën, gjë që kishte nxitur thashethemet për një romancë, veçanërisht kur u publikuan foto të tyre në momente të buta.
    Në atë kohë, Thorne sapo ishte ndarë nga aktori Tyler Posey. Puth, duke parë një artikull të vjetër që tregonte Bella-n ende në një lidhje me Posey-n, besoi se ajo e kishte tradhtuar dhe postoi për këtë në rrjetet sociale. Megjithatë, vetë Thorne e kishte bërë të qartë në atë kohë se ajo dhe Posey ishin ndarë tashmë kur u fotografua me Puth-in, dhe se imazhet nuk pasqyronin realitetin.
    Rasti tani duket se po rikthehet në qendër të vëmendjes, me Bellën që akuzon këngëtarin se po përdor imazhin e tij publik për ta portretizuar atë në mënyrë të rreme si jobesnike dhe për ta kthyer botën kundër saj për shkak se nuk iu përgjigj dëshirave të tij.

  • Getoar Selimi flet për raportin me Marinën: Jemi njësoj, jetën private e ruajmë me fanatizëm

    Getoar Selimi flet për raportin me Marinën: Jemi njësoj, jetën private e ruajmë me fanatizëm

    Getoar Selimi ka folur së fundmi për marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Marinën, duke treguar se mes tyre ekziston një harmoni e veçantë, pavarësisht dallimeve në disa aspekte.
    “Ne jemi shumë të njëjtë, por në disa gjëra jemi të kundërt. Megjithatë, në gjërat kryesore jemi njësoj,” u shpreh ai.
    Reperi theksoi se ata kanë zgjedhur që jetën private ta mbajnë larg syrit të publikut, duke e ruajtur me fanatizëm.
    “Kemi vendosur të jemi të tërhequr, e kemi ruajtur me fanatizëm jetën private. Periudha që po vjen të shtyn të dalësh nga vetja, por ne jemi të dy të një zëri për gjithçka,” tha Getoari.
    Ai shtoi se marrëdhënia e tyre është e qëndrueshme dhe e konsoliduar ndër vite:
    “Tani jemi shumë në rregull, është një periudhë shumë e gjatë që e njohim njëri-tjetrin.”

  • Tragjedia e Diogo Jota-s/ “Nuk po ecnin shpejt”, shoferi i kamionit: Më parakaluan brenda normave

    Tragjedia e Diogo Jota-s/ “Nuk po ecnin shpejt”, shoferi i kamionit: Më parakaluan brenda normave

    Tragjedia e Diogo Jota-s/ “Nuk po ecnin shpejt”, shoferi i kamionit: Më parakaluan brenda normavePikëllimi për ndarjen nga jeta të Diogo Zhotës mbetet e thellë dhe në Spanjë po zhvillohen hetime për shkakun e aksidentit, që i mori jetën atij dhe të vëllait. Policia beson se aksidenti u shkaktua nga Lamborgini Hurakan, me të cilin po ecnin shumë shpejt (mbi 120 km/orë) dhe ng…

  • U tallën se jetonte me të ardhurat e së bijës, babai vret vajzën e vet teniste në moshën 25 vjeçare

    U tallën se jetonte me të ardhurat e së bijës, babai vret vajzën e vet teniste në moshën 25 vjeçare

    Një teniste e nivelit nacional është vrarë nga babai i saj në shtëpinë e tyre luksoze në Indi, pasi ai është ngacmuar nga bashkëfshatarët duke i thënë “që jeton nga suksesi i saj”.
    Radhika Yadav, 25-vjeçare, është qëlluar me pistoletë teksa po e përgatiste mëngjesin në shtëpinë në afërsi të Delhit, shkruan Daily Mail. Babai i saj, Deepak Yadav gjuajti me pesë plumba në drejtim të tenistes nga arma që e ka me leje. Tre prej plumbave e goditën tenisten në shpinë, sipas policisë.

    Incidenti ka lënë shumë njerëz në Indi të tmerruar. Sportistja u dërgua në spital, por mjekët konstatuan vdekjen e saj. Policia ka thënë se Yadav më vonë është rrëfyer për vrasjen. Ka thënë se ishte në depresion, nën presion dhe i turpëruar pasi bashkëfshatarët e tij e tallën për atë që mbështetej në të ardhurat dhe stilin e jetës së Radhikas.
    Situata ishte përkeqësuar në javët e fundit. Ai e kishte lutur tenisten që të mbyllte akademinë që kishte hapur. Por ajo nuk pranoi të tërhiqet. Sipas hetuesve, tenistja dhe babai i saj patën një debat të ashpër pak para të shtënave fatale.
    ()

  • “Paguaj ose prano”, Meta rrezikon miliona gjoba çdo ditë nga BE

    “Paguaj ose prano”, Meta rrezikon miliona gjoba çdo ditë nga BE

    Meta Platforms, kompania që zotëron Facebook dhe Instagram, pritet të përballet me akuza të reja nga Bashkimi Europian dhe gjoba të përditshme të mëdha, pasi nuk ka ndërmend të bëjë ndryshime të tjera në modelin e saj të reklamimit “paguaj ose prano”.
    Ky model i Metës i jep përdoruesve vetëm dy mundësi: ose të paguajnë për të përdorur rrjetin social pa reklama, ose të lejojnë që të dhënat e tyre personale të përdoren për reklama të targetuara. Sipas Bashkimit Europian, ky model nuk respekton plotësisht të drejtën e përdoruesve për privatësi dhe nuk u jep atyre një zgjedhje të vërtetë.
    Kjo është arsyeja pse Meta po akuzohet për shkelje të Aktit të Tregjeve Digjitale, një ligj i ri i BE-së që ka për qëllim të kufizojë fuqinë e kompanive të mëdha teknologjike dhe të mbrojë konkurrencën dhe të drejtat e konsumatorëve.
    Në prill 2025, Meta u gjobit me 200 milionë euro për këtë çështje, ndërsa tani rrezikon gjoba të përditshme që mund të arrijnë deri në 5% të fitimeve ditore të kompanisë në të gjithë botën, duke filluar nga 27 qershori.
    Meta ka thënë më herët se beson se po vepron sipas ligjit dhe se po ofron më shumë zgjedhje për përdoruesit europianë se sa kërkon ligji. Ajo ka akuzuar gjithashtu Komisionin Europian se po diskriminon modelin e saj të biznesit. Komisioni nuk ka komentuar mbi zhvillimet më të fundit.
    Ndërkohë menjëherë pas publikimit të lajmit, aksionet e Metës ranë me 1.7% në tregjet financiare.

  • Takim ‘special’ me Laert Haxhinë në burg? Kush është modelja nga Kosova që ‘pushtoi’ rrjetin?

    Takim ‘special’ me Laert Haxhinë në burg? Kush është modelja nga Kosova që ‘pushtoi’ rrjetin?

    Modelja e njohur nga Kosova, Ziza Pajaziti, ‘pushtoi’ mediat një ditë më parë pas qarkullimit të disa informacioneve se kishte pasur një takim ‘special’ në burgun e Drenovës me të dënuarin përjetë Laert Haxhinë.
    Edhe pse emri i saj qarkulloi me shpejtësi në media dhe rrjetet sociale, ajo zgjodhi që të mos mohonte apo pranonte ‘këto zëra’.
    Në rrjetet sociale ku është shpesh aktive, ditën e djeshme ajo zgjodhi që të bënte dy postime.

  • Arratisje me stil në Sarandë/ I riu hidhet nga “Porsche” në det për t’i shpëtuar policisë (Video)

    Arratisje me stil në Sarandë/ I riu hidhet nga “Porsche” në det për t’i shpëtuar policisë (Video)

    Një situatë e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Butrinti” në Sarandë. Mësohet se një person ka tentuar të arratiset duke u hedhur në det pas ndalimit të një automjeti tip “Porsche” Panamera nga policia. Por gjatë tentativës për të ndaluar automjetin ku ndodheshin tre persona, njëri prej tyre u largua me vrap dhe u hodh në det, duke tentuar të shmangë kontrollin policor.
    Gjithashtu i dyshuari mbante një çantë rreth qafës, ndërsa dy të tjerët u ndaluan dhe u shoqëruan nga forcat “Shqiponja”. Siç shihet edhe në pamje dhjetra efektivë policorë ishin të pranishëm në shëtitoren e qytetit, ndërsa i dyshuari po notonte në det.
    Policia ishte në pritje të skafit të forcave kufitare për të ndaluar të dyshuarin, i cili dyshohet se hodhi në det një send të paligjshëm gjatë arratisjes. Mësohet se personi u kap nga policia kufitare e Sarandës, e cila arriti në vendngjarje me skaf dhe bëri të mundur ndalimin e tij në det.

  • Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik

    Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik

    Një vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë nënstacionit të vjetër elektrik në Gjirokastër.
    Sipas informacioneve të para, zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe konstatuan se zjarri ndodhej jashtë rrethimit të nënstacionit dhe kishte përfshirë barishte të thata.
    Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me shpejtësi për të vënë flakët nën kontroll, me qëllim parandalimin e përhapjes drejt nënstacionit dhe banesave përreth.
    Si pasojë e zjarrit, u dogj një sipërfaqe prej rreth 200 metrash katrorë me barishte.