Day: July 10, 2025

  • 2024, pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale

    2024, pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale

    Pensionet e reja të pleqësisë vitin e kaluar ishin dukshëm më të ulëta se pensioni mesatar ekzistues.Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore pensioni mesatar i pleqërisë në nivel kombëtar për vitin 2024 arrin në 19,609 lekë, ndërsa masa mesatare e pensioneve për përfituesit e rinj të lidhur në të njëjtin vit është vetëm 17,022 lekë.Një diferencë prej afro 2,600 lekësh  ose 13% sugjeron se qytetarët që dalin në pension në vitin 2024 kanë pagesa shumë më të ulëta krahasuar me gjeneratat e mëparshme.Kjo tendencë mund të ketë pasoja sociale dhe ekonomike afatgjata, veçanërisht nëse nuk shoqërohet me masa mbështetëse për përfituesit më vulnerabil. Sistemi publik i pensioneve është përballë sfidës për të siguruar një nivel të drejtë dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët, pavarësisht se kur dalin në pension.Burimet nga ISSH-ja bëjnë me dije se pensionet e reja po dalin më të ulëta pasi nga periudhat të paplotësuara me vite sigurimi si rrjedhojë e informalitetit të lartë në tregun e punës gjatë tranzicionit.Shumë prej përfituesve nuk po arrijnë të plotësojnë periudhën e  sigurimit të kërkuar për pension të plotë. Reforma, për të cilën u punua një dekadë dhe nisi të zbatohej në fillim të vitit 2015, pati në themel rritjen e viteve të kontributit për sigurimin shoqëror nga 35 në 40 vjet deri në vitin 2032 dhe rritjen graduale të moshës së daljes në pension për gratë me dy muaj në vit, për të arritur në 63 vjeç në vitin 2032 dhe për të arritur 67 vjeç për të dy sekset në vitin 2056.Vitin e kaluar duheshin më shumë se 38 vite me sigurime për të përfituar pension të plotë, por të dhënat zyrtare tregojnë se më 2024 vitet mesatare të sigurimit për pensionet e reja ishin 26.7, shumë më poshtë kriterit për pension të plotë.52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-nNë totalin e pensioneve të pleqërisë më shumë e gjysma e tyre mbi 52 për qind morën pagesa të pjesshme në vitin 2024 sipas të dhënave zyrtare më 2024. Kjo përqindje u zgjerua me tej nga niveli 49.7% në vitin 2023.Për të mbyllur hendekun mes pensionit mesatar ekzistues dhe pensioneve të reja të lidhura në 2024, nevojiten politika disa drejtime.Ekspertët dhe institucionet ndërkombëtarë rekomandojnë kombinim të politikave kundër informalitetit në tregun e punës, politika fiskale mbështetëse dhe një reforme të thelluar të formulës së pensioneve si mënyra më efektive për të ngushtuar hendekun mes pensioneve të vjetra dhe atyre të reja. Në të kundërt, ky hendek do të rritet në dëm të brezave të ardhshëm të pensionistëve./ B.HoxhaBurimi: ISSHKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Uji i pijshëm, 57% ujësjellësve nuk kanë laborator për analizat që të mbikëqyrin sigurinë

    Uji i pijshëm, 57% ujësjellësve nuk kanë laborator për analizat që të mbikëqyrin sigurinë

    Nga 14 shoqëri ujësjellës-kanalizimesh të paktën 8 prej tyre, ose 57%, nuk kanë një laborator për të kryer analizat e ujit të pijshëm.Mungesa e kësaj hallke cenon sigurinë e ujit që mbërrin në shtëpitë e qytetarëve. Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit pranë Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve nënvizon ndër të tjera edhe këtë pikë.“Nga auditimi i laboratorëve për analizimin e ujit të pijshëm, nga 14 shoqëri ujësjellësish, 6 shoqëri (Berat, Elbasan, Korçë, Lushnjë, Pogradec dhe Sarandë) kanë ambiente për laborator, ndërsa 8 shoqëritë e tjera nuk kanë ambiente të përshtatshme për ndërtimin e laboratorëve ose e thënë ndryshe nuk ka laboratorë çka sjell mos kryerjen e analizave të ujit të pijshëm dhe mos garantimin e sigurisë tek qytetarët” thuhet në auditim.Shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve janë përfshirë në dy vitet e fundit në një proces reformimi ku ndërmarrjet më të vogla rajonale kanë krijuar ndërmarrje më të mëdha dhe nga 58 të tilla janë reduktuar në 14 ndërkohë që ende mbetet Vora dhe Tirana jashtë kësaj reforme.Audituesit e KLSH kanë gjetur edhe problematika të tjera të lidhura me procedurat e prokurimit ku nga 3 procedura “Punë dhe Mallra” të marra në analizë, në Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve (AKUK) është konstatuar se, jo të gjithë kriteret kualifikuese janë argumentuar teknikisht në përputhje me grafikun, volumin, natyrën e punës apo zërave të preventivit.Po kështu janë konstatuar mangësi në kërkesa për drejtuesit teknik, licenca, mangësi në përcaktimin e specialistëve dhe të specifikimeve teknike.Në auditimin e 6 procedurave të tjera të prokurimit “Punë dhe Mallra”, nuk janë zbatuar aktet ligjore e nënligjore të Ligjit të Prokurimit Publik  në vlerësimin e ofertave nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, duke kualifikuar operatorë ekonomikë fitues, në mosplotësim të kritereve të përgjithshme dhe të veçanta të DST.Një tjetër problem është ai i detyrimeve të prapambetura të cilat pavarësisht vendimeve të dhëna nga gjykata kanë mbetur pa ekzekutuar duke rritur kështu faturën finale si efekt i kamatëvonesave.Konkretisht audituesit vlerësojnë se procesi i shpronësimit për projektin “Përmirësimi i Sistemit të Kanalizimeve të Tiranës së Madhe” ka mbetur pothuajse në të njëjtin nivel ecurie dhe pa progres të dukshëm.“Vlerat e përllogaritura të efekteve financiare që burojnë nga vendimet gjyqësore të formës së prerë për ekzekutim, nuk janë njohur në kontabilitet si detyrime për t’u shlyer sipas parimit të të drejtave dhe detyrimeve të konstatuara, por janë njohur në momentin e likuidimit, me efekt financiar në buxhetin e shtetit nga AKUK, për 2021-2024/06, për vlerën 71.6 milionë lekë, dhe ende pa u shlyer vlera 159.9 milionë lekë, e cila përbën risk të shtuar me efekt negativ financiar në buxhetin e shtetit sepse duke mos u planifikuar për t’u shlyer, mbart edhe kamatëvonesa që mund të kërkohen nga subjektet kreditorë.Përveç shumës së përcaktuar më lart në vlerën 159.9 milionë lekë për dëm shpërblim ndaj gjyqe fituesve, AKUK ka edhe një shumë tjetër të pritshme me vendime të shkallës së dytë për likuidim të të shpronësuarve në vlerën 56.8 milionë lekë” thuhet në auditim. / N.Maho Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Veliera pësoi defekt/ Shpëtohen tre persona në afërsi të Gjirit të Gramës

    Veliera pësoi defekt/ Shpëtohen tre persona në afërsi të Gjirit të Gramës

    Gjiri i Gramës Forca Detare finalizon me sukses një operacion të vështirë shpëtimi. Një velierë me tre persona në bord pësoi defekt në motorë në afërsi të Gjirit të Gramës.
    Pas marrjes së sinjalit për ndihmë, anija e gatshme e Forcës Detare, P-116 “BORA”, u angazhua menjëherë dhe bëri të mundur shpëtimin e tyre.
    Në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Vlorës dhe Qendrën Kombëtare të Koordinimit të Kërkim-Shpëtimit Detar (QKKSH), operacioni SAR u përmbyll me sukses:
    Të tre personat u evakuuan të sigurt dhe janë jashtë rrezikut për jetën Veliera u rimorkua me sukses dhe u ankorua në portin e Himarës
     

  • Nuk gjyqtarë dhe prokurorë për KLGJ dhe KLP, Magjistratura ka pak kuota! Edhe BE, i shqetësuar

    Nuk gjyqtarë dhe prokurorë për KLGJ dhe KLP, Magjistratura ka pak kuota! Edhe BE, i shqetësuar

    Një raport i Komisionit Evropian për sundimin e ligjit dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri, i publikuar vetëm 2 ditë më parë, ngrinte shqetësimin për gjendjen e sistemit gjyqësor në vend, me vakanca të shumta të krijuara për shkak të vettingut.
    “Mungesa e burimeve financiare dhe njerëzore, përfshirë magjistratët, vazhdon të ndikojë negativisht në cilësinë e drejtësisë”, thuhet në raportin e Komisionit Evropian
    Sipas strukturës aktuale, vendi ka nevojë për 417 gjyqtarë dhe 341 prokurorë. Por jo të gjithë ushtrojnë detyrën në gjykata, pasi përveç mungesave, shumë janë të angazhuar dhe pranë institucioneve të tjera të drejtësisë. Gjyqtarë dhe Prokurorë efektivë janë respektivisht 272 dhe 221.
    Raporti i Komisionit europian ngrinte shqetësimin për pamundësinë e plotësimit të këtij boshllëku, me studentët nga magjistratura, i vetmi burim që furnizon sistemin me gjyqtarë dhe prokurorë të ardhshëm.
    “Një burim shtesë shqetësimi janë kuotat e vendosura nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) për Shkollën e Magjistraturës për vitin akademik 2025-2026, pasi ato janë gjerësisht të pamjaftueshme për të siguruar që, në afat të mesëm, vendet e lira të plotësohen gradualisht. Rritja e numrit dhe cilësisë së kandidatëve për magjistratë dhe asistentë ligjorë të pranuar në Shkollën e Magjistraturës është thelbësore”, thotë KE.
    Kuotat e vendosura nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë për vitet 2025-2026 janë më të ulëtat e të paktën 5 viteve të fundit. KLGJ ka vendosur që në këtë vit të ri në Magjistraturë të regjistrohen vetëm 10 kandidatë për gjyqtarë, ndërsa Këshilli i Lartë i Prokurorisë vetëm 12 kandidatë për prokurorë të ardhshëm. Shifra që janë sa gjysma e vitit të kaluar, apo sa 1/3 e kuotave në 2022-shin dhe 2023-shin.
    Në përgjigje të kërkesës për informacion KLGJ dhe KLP thonë se në përcaktimin e kuotave, kanë “mbajtur në konsideratë një sërë faktorësh siç janë nevojat aktuale për gjyqtarë në sistemin gjyqësor, nevojat e pritshme, duke përllogaritur vendet që priten të bëhen të lira, nevojat aktuale dhe në vijimësi për gjyqtarë në institucionet e sistemit të drejtësisë, mundësitë e plotësimit të nevojave aktuale dhe atyre të pritshme në një të ardhme të afërt, si edhe kapacitetet e Shkollës së Magjistraturës”.
    Në relacionin për vendimmarrjen e kuotave janarin e kaluar, KLP thotë se për tre vitet e ardhshme pritet të diplomohen 78 studentë në profilin prokuror, ndërsa KLGJ thotë se në total, deri në vitin 2027, pritet të diplomohen 106 kandidatë për magjistratë, profili gjyqtar.
    Një përllogaritje e shifrave faktike tregon se në sistem mungojnë 145 gjyqtarë dhe 120 prokurorë. Pra, edhe nëse të gjithë studentët diplomohen deri në fund të vitit 2028, duke i shtuar edhe kuotat e këtij vitit akademik, mungesat në sistem nuk plotësohen, duke mos llogaritur këtu dorëheqjet, apo largimet për shkaqe të tjera. Mbetet e paqartë se bazuar në cilat parametra, KLGJ ka përcaktuar numrin total të magjistratëve. Deri më tani nuk rezulton të jetë bërë ndonjë studim për nevojat e sistemit.
    Shqipëria, sipas vlerësimeve të një raporti të specializuar të Këshillit të Evropës është vendi me numrin më të ulët për gjyqtarë ndër vendet evropiane. Mesatarja e vendeve të Këshillit të Evropës, që përfshin edhe shtetet lindore, është mbi 17 gjyqtarë për 100 mijë banorë, ndërsa në Shqipëri është rreth 11 gjyqtarë për 100 mijë banorë. Ndërkohë që në vendet e E-së mesatarja është dhe më e lartë.
    E njëjta situatë në raportin e Komisionit Evropian, të miratuar të martën, përveç gjyqtarëve dhe prokurorëve paraqitet edhe për këshilltarët ligjorë.
    “Pozicionet e këshilltarëve ligjorë mbeten të kufizuara. Ndryshimet ligjore janë ende të nevojshme për të siguruar një provim të veçantë pranimi për magjistratët dhe këshilltarët ligjorë, si dhe një rrugë përparimi në karrierë për këta të fundit”, thekson raporti i Komisionit Evropian.
    Edhe pse ka pasur një premtim se numri në organikë do të rritej për këshilltarët ligjorë, situata mbetet e tillë që në kuotat për vitin 2025-2026, si KLGJ ashtu edhe KLP kanë vendosur vetëm nga 3 kandidatë për në Shkollën e Magjistraturës.

  • Sekuestrohen 9 pasuritë e biznesmenit në Gjirokastër, nuk kanë burime të ligjshme financimi

    Sekuestrohen 9 pasuritë e biznesmenit në Gjirokastër, nuk kanë burime të ligjshme financimi

    Prokuroria e Gjirokastrës ka kërkuar konfiskimin e pasurive të një shtetasi dhe personave të lidhur me të.Organi i akuzës kërkoi konfiskimin e pasurive të shtetasit me iniciale D. A., pasi nuk ka burime të ligjshme për krijimin e tyre.
    Njoftimi i plotë:
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, kërkoi konfiskimin e pasurive të shtetasit D.A. dhe personave të lidhur me të, në zbatim të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet Masave Parandaluese Kundër Pasurisë”, i ndryshuar.
    Në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit pasuror nr.2, të vitit 2019, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, kërkoi konfiskimin e pasurive të cilat nuk kanë pasur burime të ligjshme për krijimin e tyre si më poshtë vijon:
    Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 350m2, në qytetin Gjirokastër;Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1500m2 dhe ndërtim 23 m2 në Lazarat, Gjirokastër;Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 450 m2, në Grehot, Gjirokastër;Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1646 m2 në Grehot, Gjirokastër;Pasuria e llojit “Arë” me sipërfaqe 7000 m2 në fshatin Arshi Lengo, Gjirokastër;Objekt tregtie sipërfaqe e zënë 6500 m2, ndërtuar në vitin 2005, fshati Kordhocë, Lazarat;Lokal dhe magazinë, ndërtuar në vitin 2013 në fshatin Kordhocë;Fushë mini-futbolli me sipërfaqe 500 m2 dhe ndërtesë një kat me sipërfaqe 37.2 m2, ndërtuar në Lazarat;Autoveturë “Mercedes Benz”.
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, shpreh angazhimin e plotë për hetimin me prioritet të procedimeve pasurore si dhe për sekuestrimin/konfiskimin e pasurive në zbatim të ligjit Nr.10192, datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet Masave Parandaluese Kundër Pasurisë”.

  • Mallra kontrabandë, arrestohet tregtari te “Ura e Lumit” në Gjirokastër (VIDEO)

    Mallra kontrabandë, arrestohet tregtari te “Ura e Lumit” në Gjirokastër (VIDEO)

    POLICIA E SHTETIT
    Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se një shtetas fshihte të ardhurat që fitonte nga disa aktivitete ekonomike që kryente, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizoi operacionin “Stacioni”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi F. P., 68 vjeç, banues në Tiranë.
    Ai u kap në flagrancë, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, duke transportuar 2 qytetarë. Nga kontrolli fizik, iu gjetën shuma parash në euro dhe në lekë, të dyshuara të përfituara nga këto paligjshmëri, si dhe nga kontrolli në automjetin që drejtonte, u gjetën 550 paketa me cigare, pije alkoolike, mjete industriale dhe produkte ushqimore. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi F. P. nuk kishte licencë për transport qytetarësh, si dhe se mallrat që transportonte ishin të kontrabanduara, pasi nuk kishte fatura blerjeje për to.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • SHBA mbështet SPAK, Karamuço: Grupet e fuqishme kriminale nuk po investojnë në Shqipëri

    SHBA mbështet SPAK, Karamuço: Grupet e fuqishme kriminale nuk po investojnë në Shqipëri

    Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se Prokuroria e Posaçme, me punën e saj, por tremb grupet kriminale shqiptare.
    Në emisionin “Real Story” në ABC News, Karamuço u shpreh se grupet e fuqishme kriminale nuk po investojnë në Shqipëri
    “Amerika dhe zyra që ka DEA në Shqipëri, ndjek një linjë të caktuar. Më mirë që janë aty, kanë ardhur informacione në kohë reale. Në disa operacione, ka qenë vendimtare asistenca e tyre. Në disa prej linjave jemi fuqizuar. Aty akoma na thonë mafia ballkanike. Duhet parë edhe në tonelata, në sasi, kjo është shumë e rëndësishme. Shteti amerikan, administrata e re, e ka të shpallur kush janë kartele. Janë gati 17 grupe kartelesh. Kemi ne bashkëpunëtore me kartele meksikane, kolumbiane? Kjo duhet parë. Nëse DEA ka në Shqipëri evidenca të sakta, mund të ketë zhvillim. Në të kundërt, nuk e shikoj se ku është lidhja. Grupe shumë të fuqishme kriminale, nuk kanë rrënjë në Shqipëri, nuk investojnë në Shqipëri. Ku do t’i kapësh? Po ndryshojnë fizionomi dhe këta.”, theksoi ai.

  • Veliera pësoi defekt, shpëtohen 3 persona në afërsi të Gjirit të Gramës  

    Veliera pësoi defekt, shpëtohen 3 persona në afërsi të Gjirit të Gramës  

    Tre persona janë shpëtuar në afërsi të Gjirit të Gramës, pas një defekti në motorët e velierës me të cilën udhëtonin. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të anijes së gatshme të Forcës Detare, P-116 “BORA”, operacioni u krye me sukses.
    Pas marrjes së sinjalit për ndihmë, Forca Detare u koordinua me Policinë Kufitare të Vlorës dhe Qendrën Kombëtare të Koordinimit të Kërkim-Shpëtimit Detar (QKKSH), duke realizuar një operacion të standardit SAR.
    Të tre personat u evakuuan të sigurt dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Veliera u rimorkua dhe u ankorua me sukses në portin e Himarës.

  • “Mikja ime Giorgia na kujtoi se të gjitha rrugët të çojnë në Romë”/ Mediat italiane komentojnë gjunjëzimim e Ramës para Melonit

    “Mikja ime Giorgia na kujtoi se të gjitha rrugët të çojnë në Romë”/ Mediat italiane komentojnë gjunjëzimim e Ramës para Melonit

    Edi Rama e bëri përsëri. Ashtu si majin që kaloi, gjatë vizitës së kryeministres Giorgia Meloni në Tiranë, kryeministri shqiptar mbërriti në Romë për seancën plenare të Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës dhe u gjunjëzua para homologes së tij italiane.
    “Libero Quotidiano” shkruan se Rama u gjunjëzua në mënyrë dramatike, me duart e bashkuara, para fotografëve dhe kamerave televizive që janë gati të fiksojnë përshëndetjen e tij zyrtare me Kryeministren italiane në rolin e mikpritësit. Më pas u përqafuan përpara se të shkëmbejnë disa fjalë të përzemërta.
    “Marrëdhënia mes dy udhëheqësve lindi vite më parë dhe u forcua nga marrëveshjet Romë – Tiranë mbi emigracionin. Një protokoll që ka zemëruar opozitën (dhe madje edhe disa avokatë).
    Kjo ndodh edhe sepse fyerja është e dyfishtë: Rama është socialist dhe aleat i Partisë Demokratike Italiane në Parlamentin Europian. Shkurt, jemi në prag të tradhtisë njerëzore dhe politike” – shkruan gazeta italiane.Ndërsa “Secolo Italia” shkruan se kryeministri shqiptar e kishte përshëndetur Melonin në të njëjtën mënyrë gjatë takimit të tyre në Javën e Qëndrueshmërisë në Abu Dhabi më 15 janar (madje duke i dhuruar edhe një shall për ditëlindje), në të cilën pikë Meloni e qortoi me shaka: “Duhet ta ndalosh këtë histori.”Një sugjerim që Rama nuk e mori parasysh pasi më 16 maj ai e bëri përsëri, duke e mikpritur Kryeministren italiane në Tiranë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në të njëjtën mënyrë.
    “Mikja ime Giorgia Meloni na kujtoi se të gjitha rrugët të çojnë në Romë”, – e filloi sot fjalimin e tij kryeministri shqiptar, duke lavdëruar dhe falënderuar Ministrin e Jashtëm Antonio Tajani për pritjen dhe organizimin e tij.
    “I dashur Antonio, gjithçka që organizuat këtu në Romë ishte një përvojë e mrekullueshme”, – tha ai, duke iu drejtuar kreut të Farnesina, përpara se të thoshte me shaka: “Ky është një vend i sigurt sot. Tani për tani, nuk ka vend më të sigurt se Italia, me të gjitha protokollet e ndryshme të sigurisë”.Lidhur me temën e Ukrainës, Rama theksoi se Shqipëria ka “mobilizuar shumë burime dhe, edhe pse nuk kemi qenë në gjendje të bëjmë shumë ndryshime në vijën e parë, ne kemi qenë dhe do të jemi përkrah Italisë dhe partnerëve tanë të BE-së në këtë përpjekje dhe sa herë që Ukraina ka nevojë për ne.
    Paqja duhet të jetë gjithmonë në ballë të mendimeve dhe shpresave tona. Nuk duhet të lejojmë askënd jashtë kufijve demokratikë të Evropës të na japë leksione” – tha Rama.

  • Conference League/ Partizani merr rezultat pozitiv, Vllaznia pa ‘busull’

    Conference League/ Partizani merr rezultat pozitiv, Vllaznia pa ‘busull’

    Vllaznia– Daugavpils 0-1 (Lizunovs 85′)

    Nome Kalju- Partizani 1-1 ( Manilan 47′ / 51′ Skuka 51′)

    Vllaznia

    Vllaznia nuk di të shënojë as ndaj një skuadre që luan nivel shumë të dobët në këtë kompeticion. Në Elbasan, këtë mbrëmje në orën 20:00, kuqeblutë e Edi Martinit edhe pse me mungesa e lojë të ngadaltë në minutat e para, krijuan pafundësisht raste shënimi. Kryesisht në fundin e fraksionit të parë dhe më pas në gjithë segmatin e dytë të lojës.

    Në fundin e ndeshjes një dalje e shpejtë e letonezëve të Daugavpils bëri që ata pak tifozë prezent në “Elbasan Arena” të heshtin, pasi Lizunovs me kokë shënon golin e vetëm të takimit. E kthimit vendos rëndin e skuadrës së kualifikuar.

    Partizani

    Ndërkhoë më heret Partizani doli i pamundur nga Tallimi teksa përballë Nome Kalju barazoi 1-1 duke mbajtur realisht shanse të mëdha për kualifikim. Pas pjesës së parë 0-0, në startin e së dytës, vendasit shkojë te goli me Manilan 47′ mirpo skuadra shqiptare u përgjigj si një ekip i madh duke barazuar në të 51′ me arfimin e kësaj vere Xhuliano Skuka. Ndeshja e kthimit pas një javë do përcaktojë skuadrën që kalon në turin tjetër.

    Vazhdo leximin