Një lajm të prodhuar nga propaganda e ka cilësuar analisti Arion Sulo, situatën e krijuar në Bashkinë e Vlorës, pas dorëheqjeve të kërkuara nga kryeministri Rama. I ftuar në një emision ai tha se, kryeministri kërkon të heqë vëmendjen nga katastrofa mjedisore me mbetjet në Elbasan dhe inceneratorin që sipas nxjerr në pah korrupsionin.
“Vlora është një lajm i prodhuar nga propaganda nuk ekziston problemi. Ne kemi një dialog pa zë vetëm me figurë. kemi djegien e mbetjeve dhe mungesë uji në Vlorë. Mbetjet digjen për vit në Vlorë dhe Rama e pa pasi iu bashkua Elbasani. Filloi për ujin e mbetjet, as ujin e mbetjet nuk ka bashkia Vlorë se Serishtën në Vlorë e ka Klodian Zoto e Mërtiri, nuk e ka Ermal Dredha, ujësjellësin e nxori sot. Nuk ka lidhje Vlora. Ajo që bën ai atje. Doli lajmi për dorëheqje tha që Tirana nuk mund të jetë si Vlora ministri i Brendshëm të kapë karriget në rrugë. Ajo lagje historike ka biznese, është fake, mizanskenë. Është heqje vëmendje për inceneratorin se inceneratori nxjerr korrupsionin, është krim mjedisor”, tha Sulo.
Sipas Sulos , kreu i qeverisë kërkon “koka turku” për shifrat në rënie të turizmit, ndërtimit dhe bujqësisë.
“Edhe Tirana është pa zgjidhje dhe shifrat e turizmit janë në rënie dhe ai do koka turku për këtë. Është fillimi i rënies së turizmit. Rindërtimi është ftohur në lidhje me një vit më parë, bujqësia është në rënie”, përfundoi ai.
Day: July 8, 2025
-

‘Furtuna’ në Bashkinë e Vlorës, Sulo zbulon çfarë po fsheh Rama me këtë aksion
-

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, automjeti përplaset me kamionin e mbetjeve urbane
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër tek degëzimi i parë në hyrje të Lezhës.
Automjeti taksi është përplasur me mjetin kamion që mbledh mbeturinat në zonë.Si pasojë e përplasjes shoferi i automjetit taksi u bllokua në mjet nga përplasja dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Lezhës.
Policia ishte në vendngjarje dhe mblodhi prova materiale nga shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që ndodhi në mesnatë. -

Shkurtohen fondet për shëndetësinë dhe arsimin Balluku “gllabëron” buxhetin e shtetit
Ndryshimet e mes-vitit të buxhetit 2025 që u miratuan pak ditë më parë nga parlamenti rrisin më tej financimin për projektet e infrastrukturës, teksa fondet për arsimin dhe shëndetësinë u reduktuan në krahasim me buxhetin e fillim vitit.
Shqipëria ka nevoja të mëdha për financimin e kapitalit njerëzor për të frenuar emigracionin dhe për të rritur produktivitetin nëpërmjet rritjes së cilësisë së dijes dhe shëndetit, por infrastruktura fizike vijon të mbetet prioritet i politikave publike.
Ministria e infrastrukturës dhe Energjisë ka përfituar një rritje prej 2.85 miliardë lekësh në krahasim me buxhetin fillestar, me buxhet total 76.88 miliardë lekë sipas Aktit Normativ nr. 6, me rritje prej 4% në raport me buxhetin fillestar.
Financimet më të mëdha janë përqendruar në transportin rrugor, me një shtesë prej 2 miliardë lekësh ose 6.6% më shumë, që tregon prioritet ndaj projekteve rrugore.
Furnizimi me ujë dhe kanalizimet kanë rritje të buxhetit me 864 milionë lekësh ose 6.1% më shumë. Programi mbështetjen për energjinë ka rritje të financimeve me 200 milionë lekësh 6% në krahasim me buxhetin fillestar. Transporti hekurudhor ka pësuar një ulje prej 393 milionë lekësh ose 6.5%, që mund të tregojë ngadalësim të projekteve të reja në këtë sektor.
Ndryshimet e mes-vitit të buxhetit 2025 që u miratuan pak ditë më parë nga parlamenti rrisin më tej financimin për projektet e infrastrukturës, teksa fondet për arsimin dhe shëndetësinë u reduktuan në krahasim me buxhetin e fillim vitit.
Shqipëria ka nevoja të mëdha për financimin e kapitalit njerëzor për të frenuar emigracionin dhe për të rritur produktivitetin nëpërmjet rritjes së cilësisë së dijes dhe shëndetit, por infrastruktura fizike vijon të mbetet prioritet i politikave publike.
Ministria e infrastrukturës dhe Energjisë ka përfituar një rritje prej 2.85 miliardë lekësh në krahasim me buxhetin fillestar, me buxhet total 76.88 miliardë lekë sipas Aktit Normativ nr. 6, me rritje prej 4% në raport me buxhetin fillestar.
Financimet më të mëdha janë përqendruar në transportin rrugor, me një shtesë prej 2 miliardë lekësh ose 6.6% më shumë, që tregon prioritet ndaj projekteve rrugore.
Furnizimi me ujë dhe kanalizimet kanë rritje të buxhetit me 864 milionë lekësh ose 6.1% më shumë. Programi mbështetjen për energjinë ka rritje të financimeve me 200 milionë lekësh 6% në krahasim me buxhetin fillestar. Transporti hekurudhor ka pësuar një ulje prej 393 milionë lekësh ose 6.5%, që mund të tregojë ngadalësim të projekteve të reja në këtë sektor./Monitor -

“Dita fillon me…”/ Ja parashikimi i yjeve për ditën e sotme
Dashi
Mund të jetë e vështirë për ju të punoni në mënyrë produktive me të tjerët, pasi njerëzit përreth jush duket se po ndjekin një qasje jashtëzakonisht të papjekur ndaj punës së tyre. Mundohuni ta shihni përtej kësaj dhe të pranoni kreativitetin që sjell ky aspekt fëminor.
Demi
Më në fund, po merrni mbështetjen që ju nevojitet për të ecur përpara me një projekt të rëndësishëm. Kjo është një kohë fillimesh të reja për ju. Gjërat e nisura në këtë kohë kanë potencial të mrekullueshëm për t’u shndërruar në diçka mjaft të jashtëzakonshme. Vazhdoni!
Binjaket
Njerëzit rreth teje do të mbështesin dhe kjo është e rëndësishme për suksesin tënd. Është më mirë të kesh njerëz në anën tënde sesa kundër teje sot, pasi ka të ngjarë të nervozoheni. Do ta përballosh çdo vështirësi me lehtësi.
Gaforrja
Trendet e përgjithshme të karrierës suaj po duken pozitive. Një ndryshim i madh i energjisë po ndodh sot dhe tani jeni në fillim të një spiraleje të gjatë në ngritje. Lëreni pas çdo pengesë të kohëve të fundit. Ato ishin vetëm të përkohshme. Tani është shansi juaj për të lulëzuar.
Luani
Njerëzit ka të ngjarë të jenë kritikë ndaj jush sot. Mundohuni të mos i merrni shumë seriozisht fjalët e tyre të ashpra. Në fund të fundit, ata duet se po flasin pa u menduar mirë.. Mund të lindin debate pa asnjë arsye. Bëni çmos për ta parandaluar këtë.
Virgjeresha
Ke dritën jeshile që prisje. Kjo dritë jeshile buron nga dija se ajo që po bën është e drejtë. Besoji vetes dhe ec përpara. Je në një rrugë krejt të re tani dhe kjo do të të çojë drejt suksesit.
Peshorja
Mos lejo që humori yt i mirë dhe vetëbesimi i fortë të prishet nga sjellja e papjekur e dikujt tjetër. Ekziston mundësia që të tjerët të përpiqen të të përfshijnë në mënyrën e tyre aspak të përshtatshme për ju. Mos e lejo këtë të ndodhë. Ji i fortë në pikëpamjen tënde.
Akrepi
Dita fillon me një ngjarje mjaft të pakëndshme, por kjo nuk është arsye për t’u mbyllur dhe për t’u fshehur. Ilaçi më i mirë është të flisni hapur për ndjenjat dhe shqetësimet tuaja me të tjerët. Komunikimi është çelësi për të lehtësuar stresin e situatës suaj.
Shigjetari
Transformimi është i mundur në një ditë si kjo e sotmja. Energjia është e duhura për të ndërmarrë një nisje të re për një problem të vjetër. Trajtimi i problemeve të vjetra me menyrat e mëparshme nuk do të funksionojë më. Do të gjeni sukses kur të gjeni një zgjidhje të re.
Bricjapi
Mund të ndihesh sikur të gjithë aleatët e tu po kthehen kundër teje. Marrëdhëniet miqësore dhe profesionale tani po fillojnë të përkeqësohen. Si rezultat, edhe humori yt ka të ngjarë të përkeqësohet. Kjo vetëm sa do ta përkeqësojë situatën. Mundohu të qëndrosh optimist.
Ujori
Je ende në pozicionin e favorshëm që ishe diten e djeshme, por papritmas, rreziqet janë rritur ndjeshëm. Të tjerë tani po luftojnë për atë që ti mendoje se ishte automatikisht e jotja. Do të duhet të bësh më shumë përpjekje tani.
Peshqit
Një shpërthim energjie shumë e nevojshme do t’ju vijë dhe do të gjeni veten në një pozicion të mirë për të bërë përparimet e nevojshme në vendin e punës. Mos i nënvlerësoni fuqitë tuaja bindëse. Ju keni më shumë fuqi nga sa mendoni prandaj përdoreni me mençuri. -

Mançester Junajtid dëshiron Suarez në Premier League, Osimhen pëlqen qëndrimin në Stamboll
Adriatik BALLA
Situata në merkato po ndizet së tepërmi, pasi janë intensifikuar lëvizjet nga klubet e mëdha në top-ligat eurpiane. Por nga ana tjetër ka dhe konfirmime të ndryshme, sikruse ka ende pritje për disa lojtarë të njohur. Orët e fundit e kanë marrë vëmendjen dy lojtarë, Viktor Osimhen i Napolit që është i huazuar te Gallatasarai turk, si dhe Luis Suarez, spanjolli i Almerias që pëlqehet nga Mançester Junajtid. E shkruajnë edhe mediat që Luis Suarez ka qenë emri më i përfolur i sezonit në ligën e dytë spanjolle. Sulmuesi kolumbian i Almerias e ka përmbyllur kampionatin me plot 27 gola, duke u shpallur golashënuesi më i mirë i Segunda División dhe duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha në Evropë. Së fundmi, edhe Mançester Junajtid i është bashkuar garës për ta afruar në skuadër, raporton “Fichajes”.
Suarez është dëshmuar si një sulmues i kompletuar – i fuqishëm në hapësira, vdekjeprurës brenda zonës dhe me një aftësi për finalizim që është e rrallë në këtë kategori. Pavarësisht paraqitjeve mbresëlënëse të tij, Almeria nuk arriti objektivin për t’u ngjitur në La Liga, çka ka ngjallur shqetësim në klub për të ardhmen e sulmuesit të tyre më të vlefshëm. Interesimi për kolumbianin ka ardhur nga shumë drejtime – që nga Premier League e deri te Serie A. Megjithatë, Almería nuk është e gatshme ta lëshojë lehtë yllin e saj dhe ka vendosur një çmim të qartë: 25 milionë euro është vlera minimale për të hapur bisedimet. Luis Suarez vetë po qëndron i përqendruar dhe i heshtur, ndërkohë që përfaqësuesit e tij po shqyrtojnë të gjitha opsionet. Në kampin e Almerías janë të vetëdijshëm se mbajtja e tij është një mision pothuajse i pamundur. Vendimi përfundimtar do të varet nga numri i ofertave zyrtare dhe gatishmëria financiare e klubeve të interesuara.
Një gjë është e sigurt: emri i Luis Suarez është një nga më të nxehtët në tregun veror të futbollit evropian. Ndërkohë, sulmuesit nigerian, Viktor Osimhen, i përfundoi huazimi njëvjeçar te skuadra e Gallatasarait. Osimhen te gjiganti turk u huazua nga Napoli dhe tashmë është kthyer te kampioni i Serie A. Megjithatë Osimhen nuk është në planet e trajnerit të Napolit, Antonio Konte, për edicionin 2025/26. Dhe është në kërkim të një skuadre të re. 26-vjeçari nuk e përjashton mundësinë që të luajë sërish me Gallatën. Kështu ka raportuar të hënën “Corriere Dello Sport”.Gallata do të duhet të paguajë klauzolën e lirimit të Osimhenit. Qendërsulmuesi ka klauzolë lirimi nga Napoli prej 75 milionë eurove. Për Osimhenin kanë shprehur interesim edhe skuadra si Juventus dhe Paris Saint-Germain. Juve madje po insiston në transferimin e tij. -

Ismajli kalon testet mjekësore te Torino, Tare pranon që Jashari e dëshiron Milanin
Adriatik BALLA
Disa lojtarë të përfaqësueses e kanë nisur tashmë rrugën e lëvizjes drejt destinacioneve të reja në merkato, e një nga emrat që së fundmi po ndryshon ekip është mbrojtësi Ardijan Ismajli. Me të gjitha gjasat ai do të jetë lojtar i Torinos në sezonin e ri. Nga ana tjetër, Igli Tare nga konferenca e djeshme për shtyp, ku prezantoi trajnerin Alegri, tha se Ardon Jashari e dëshiron të veshë fanellën e Milanit dhe konfirmoi vijimin e bisedimeve. Ndërkohë, mbrojtësi i përfaqësueses U21, Ervin Bashi, iu bashkua së fundmi Katanzaros. Janë lëvizje ndoshta pa shumë bujë por marrin rëndësi për karrierën e tyre. Ndërkohë, mbetet ende pa një destinacion të ri Rei Manaj, Armando Broja, e disa lojtarë të tjerë të Kombëtares, të cilët po presin të konfirmohen diku sepse ofertat janë bërë dhe ata po i shqyrtojnë mundësitë e reja. Sidomos me interes është të mësohet ku do të jetë Broja, pasi Çelsi e ka bërë të qartë se do ta shesë nëse nuk do të ketë vend as për huazim.
Ismajli pritet të prezantohet te Torino
Mbrojtësi kuqezi, Ardian Ismajli, ka përfunduar testet mjekësore në Torino. Tashmë mungon vetem firma, pasi mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do të firmosë me Torinon. Klubi i Seria A e gjeti si okazion Ismajlin, pasi ky i fundit përfundoi bashkëpunimin me Empolin. Me këto të fundit qëndroi për 4 vite dhe nuk pranoi rinovimin. Për Ismajlin kishte interes edhe nga klube të tjera në Seria A. Po ashtu edhe jashtë Italisë. 28-vjeçari numëron 117 paraqitje në elitën e futbollit italian. Pas sezonit të fundit pozitiv është gati për eksperiencën e re.
Ervin Bashi firmos me Katanzaron
Ervin Bashi do e vazhdojë karrierën te Katanzaro. Mbrojtësi i Kombëtares U-21 ka firmosur kontratën me klubin e ri, raporton “Sky Sport”. Bashi ishte pjesë e Pro Patrias në Serinë C. Katanzaro në anën tjetër militon në Serinë B. Një skuadër e gjitha me italianë, ndërsa Bashi bëhet lojtari i vetëm i huaj në skuadër. 19-vjeçari ka luajtur vetëm në Itali. Kontratën e re e ka firmosur të vlefshme për tre vite me opsion rinovimi dhe një tjetër.
Tare: Jashari dëshiron të luajë për Milanin
Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, të hënën në konferencë për shtyp e prezantoi zyrtarisht trajnerin Masimiliano Alegri. Tare gjatë prezantimit të Alegrit është pyetur nga një gazetar për situatën e mesfushorit të Klub Bruzhit, Ardon Jashari. Ai është përgjigjur duke thënë se Jashari dëshiron të luajë për Milanin. Tare tutje theksoi se kanë bërë ofertë për Jasharin dhe shpresojnë që marrëveshja të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme. “Mund t’ju them se djali dëshiron të luajë për ne, por ne duhet të respektojmë dinamikën dhe zgjedhjet e Bruzhit. Ne besojmë se kemi bërë ofertën e duhur dhe shpresoj që kjo histori të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Tare. Më herët është raportuar se Milani ka bërë ofertë prej 35 milionë eurosh që t’i sigurojë shërbimet e Jasharit. Deri më tani ende nuk ka asgjë konkrete. 22-vjeçari Jashari iu bashkua Klub Bruzhit në verën e vitit të kaluar nga Luzerni për 6 milionë euro. Me klubin belg ka kontratë deri në vitin 2029. -

Teuta ka tani një president të ri, Hasanbelliun e zëvendëson Troplini, trajner emërohet Dobi
Adriatik BALLA
Teuta ka bërë një ristrukturim të klubit, duke zgjedhur njerëzit drejtues për sezonin e ri. Pas përzgjedhjes së presidentit të ri, Fatos Troplini, dje klubi durrsak i dha drejtim krejt hierakisë drejturese të ekipit. Kështu, klubi ka prezantuar zyrtarisht biznesmenin Fatos Troplini si presidentin e ri të klubit, Enkeleid Dobin në postin e trajnerit dhe Renato Arapin si drejtor sportiv. Largimi i Edmond Hasanbelliut nga drejtimi i klubit ka sjellë një strukturë të re në drejtimin e ekipit. Në një konferencë për shtyp të mbajtur këtë të hënë, Fatos Troplini mori zyrtarisht drejtimin e klubit si president. “Me përvojën dhe angazhimin e tij, z. Troplini synon të rikthejë lavdinë e dikurshme të klubit dhe ta udhëheqë Teutën drejt një faze të re suksesi”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Dobi trajneri i ri i skuadrës
Një rikthim i veçantë është ai i Enkeleid Dobit, i cili kthehet pas 28 vitesh në Durrës, këtë herë si trajner i ekipit. i njohur për përvojën e tij në Poloni dhe si ish-trajner i Kukësit, Dobi do të ketë detyrën e vështirë të ndërtojë një ekip konkurrues, në bashkëpunim të ngushtë me drejtorin sportiv Renato Arapi, i cili gjithashtu është rikthyer në klubin durrsak. Në deklaratën e tij, presidenti Troplini theksoi motivimin personal pas marrjes së drejtimit të Teutës: “E mora ekipin nga pasioni. Synojmë të jemi mes ekipeve pretendentë dhe të rikthejmë tifozët në stadium.” Nga ana tjetër, trajneri Dobi foli për rikthimin në qytetin e tij të lindjes dhe sfidën që ka përpara: “Është privilegj dhe kënaqësi më e madhe sesa mund ta përshkruaj. Pritshmëritë janë të mëdha dhe puna që na pret është e rëndësishme. Nuk kemi shkop magjik, por me përkushtim do të përpiqemi ta kthejmë këtë projekt në realitet”, nënvizoi ai.
Teuta dëshiron një kapitull të ri
Me këtë riorganizim, ku ka emra të rinbj, Teuta synon një kapitull të ri, me ambicie për të qenë sërish në elitën e futbollit shqiptar. “KF Teuta ka hyrë në një etapë të re zhvillimi, duke prezantuar sot zyrtarisht presidentin dhe stafin e ri administrativ në një konferencë për shtyp të mbajtur në ambientet e stadiumit “Niko Dovana”. Ky riorganizim shënon një hap të rëndësishëm drejt një vizioni të ri për klubin durrsak. Në qendër të këtij ndryshimi qëndron emërimi i z. Fatos Troplini si President i ri i KF Teutës. Me përvojën dhe angazhimin e tij, z. Troplini synon të rikthejë lavdinë e dikurshme të klubit dhe ta udhëheqë drejt një faze të re suksesi. Në aspektin sportiv, Enkeleid Dobi është emëruar si strategu i ri i ekipit, duke marrë përgjegjësinë për ndërtimin e një skuadre konkurruese dhe me identitet të qartë. Dobi sjell me vete një eksperiencë të pasur dhe një vizion modern për drejtimin e ekipit.
Arapi drejtor sportiv
Po ashtu, një figurë e njohur për të gjithë tifozët durrsakë, Renato Arapi, rikthehet në klub, kësaj here në rolin e Drejtorit Sportiv. Ish-kapiteni dhe lojtari emblemë i Teutës do të kontribuojë me profesionalizëm dhe njohuri të thella për strukturimin dhe zhvillimin e sektorit sportiv. KF Teuta i uron suksese stafit të ri në detyrat e tyre dhe siguron të gjithë tifozët se do të punohet me përkushtim dhe seriozitet për të rikthyer klubin në majat e futbollit shqiptar aty ku e ka vendin, falë historisë dhe traditës së tij të lavdishme”, sipas deklaratës së KF Teuta. -

Largohet vapa ‘përvëluese’, vjen moti i lagësht me reshje/ Ja si parashikohet të jetë moti ditën e sotme
Pritet dobësim i valës së nxehtë Afrikane gjatë ditës së martë; duke sjellë mot të kthjellët në pothuajse të gjithë territorin.
Në zonat veriore do të ketë grumbullim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu.
Orët e pasdites sjellin prezencë të vranësirave në të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat Lindore. Do të rritet ndjeshëm lagështira relative në ajër në shumë qytete të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme ditore duke u luhatur nga 13°C temperatura më e ulët e shënuar përkatësisht në qytetin e Ersekës deri në 38°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.
Era do të fryjë mesatare dhe herë pas herë e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim deri në 3 ballë. -

Sulm i rrallë i bletësh në Francë, 24 të plagosur! Tre prej tyre në gjendje kritike
Një sulm i pazakontë nga një tufë bletësh në qytetin Aurillac, në Francën jug-qendrore, ka lënë të plagosur 24 persona. Sipas autoriteteve lokale tre prej tyre janë në gjendje kritike.
Ngjarja ndodhi të dielën në mëngjes, kur kalimtarët në një zonë të frekuentuar të qytetit u sulmuan për rreth 30 minuta nga bletët.
Shërbimet e urgjencës mbërritën shpejt në vendngjarje, duke ofruar ndihmë mjekësore dhe duke vendosur një perimetër sigurie për të mbrojtur banorët dhe kalimtarët e tjerë.
Sipas prefekturës së Cantal, tre nga personat e lënduar u dërguan me urgjencë në spital, ku ndodheshin në gjendje të rëndë. Njëri prej tyre, një 78-vjeçar, pësoi arrest kardiak, por u ringjall me sukses nga ekipet mjekësore dhe më vonë gjendja e tij u stabilizua.
Kryebashkiaku i Aurillac, Pierre Mathonier, deklaroi për televizionin BFM TV se sulmi mund të jetë shkaktuar nga grerëzat aziatike, një specie invazive e njohur për agresivitetin e saj.
Grerëzat dyshohet se kanë kërcënuar një koshere bletësh që ndodhej prej më shumë se një dekade në tarracën e çatisë së një hoteli lokal, duke bërë që bletët të reagojnë në mënyrë të dhunshme.
“Bletët ndiheshin të kërcënuara dhe u bënë jashtëzakonisht agresive”, tha Mathonier, duke shtuar se kosherja është hequr dhe zhvendosur jashtë qytetit nga një bletar profesionist.Top Channel
-

Aksident i rëndë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, automjeti përplaset me kamionin e mbetjeve urbane! Në gjendje kritike shoferi
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër tek degëzimi i parë në hyrje të Lezhës.
Automjeti taksi është përplasur me mjetin kamion që mbledh mbeturinat në zonë.
Si pasojë e përplasjes shoferi i automjetit taksi u bllokua në mjet nga përplasja dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Lezhës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po mbledh prova materiale nga shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që ndodhi në mesnatë.Top Channel