Day: July 8, 2025

  • Macron vizitë shtetërore në Britani: Mbretëria, migracioni dhe siguria pas Brexit

    Macron vizitë shtetërore në Britani: Mbretëria, migracioni dhe siguria pas Brexit

    Presidenti francez Emmanuel Macron do të mbërrijë të martën në Londër për një vizitë shtetërore tre-ditore, e cila do të ndërthurë ceremoni mbretërore me diskutime të forta politike mbi imigracionin dhe sigurinë evropiane. Kjo është vizita e parë shtetërore nga një udhëheqës i Bashkimit Evropian në Mbretërinë e Bashkuar që nga Brexit dhe shihet si një hap i rëndësishëm në përpjekjet e kryeministrit të ri Keir Starmer për të rivendosur marrëdhëniet me bllokun evropian.

    Vizita vjen me ftesë të Mbretit Charles III dhe përfshin një roje nderi ushtarake dhe një banket shtetëror në pallatin mbretëror, ku Macron do të pritet nga Mbreti dhe Mbretëresha Camilla. Përtej protokollit, bisedimet do të fokusohen te çështje kyçe si migracioni përmes Kanalit Anglez, mbrojtja dhe investimet e përbashkëta.

    Të enjten, zyrtarët e lartë nga të dyja vendet pritet të diskutojnë për kalimet e paligjshme me varka të vogla nga Franca drejt Britanisë – një sfidë që vazhdon të krijojë tensione. Vetëm në vitin 2024, afro 37,000 persona u zbuluan duke kaluar Kanalin, ndërsa në gjysmën e parë të këtij viti janë evidentuar mbi 20,000 kalime, një rritje prej 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Qeveria britanike kërkon masa më të forta nga pala franceze, përfshirë lejimin e ndërhyrjeve në ujëra më të thella nga oficerët kufitarë britanikë – kërkesa që aktualisht përplaset me kufizimet ligjore franceze. Franca po shqyrton ndryshime në ligjet e saj për të zgjeruar autoritetin e policisë detare.

    Përveç migracionit, Macron dhe Starmer do të diskutojnë edhe mbi krijimin e një force sigurie ndërkombëtare për Ukrainën në rast të një armëpushimi. Të dy liderët mbështesin idenë e një “koalicioni të vullnetshëm” të përbërë nga trupa evropiane dhe garanci sigurie nga SHBA-të. Sidoqoftë, Presidenti amerikan Donald Trump ka treguar hezitim për këtë nismë.

    Vizita e Macron pritet të kulmojë të enjten me një videokonferencë ndërkombëtare për koordinimin e forcës paqeruajtëse, ku ai dhe Starmer do të diskutojnë më tej me liderët aleatë. Zyra e kryeministrit britanik njoftoi se Starmer ka zhvilluar një bisedë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, duke theksuar “progresin e rëndësishëm” në planifikimet ushtarake.

    Vizita vjen në një moment kyç për marrëdhëniet franko-britanike, të cilat janë përballur me sfida të mëdha pas Brexit, por që tani duket se janë në rrugë rikuperimi përmes diplomacisë së nivelit të lartë.

  • PAMJE/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, makina përplaset me kamionin e mbeturinave! Shoferi mbeti i bllokuar brenda në mjet

    PAMJE/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, makina përplaset me kamionin e mbeturinave! Shoferi mbeti i bllokuar brenda në mjet

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

    Raportohet se një automjeti, që punonte si taksi, është përplasur me një kamion mbeturinash.

    Si pasojë e përplasjes shoferi i makinës u bllokua në mjet dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Lezhës.

    Policia shkoi në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit të rëndë.

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 8 korrik 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 8 korrik 2025…

    Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa dhe më të freskëta me origjinë veriperëndimore.
    Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe gradualisht shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Në zonën e veriperëndimit dhe zonën e qendrës në momentin e vranësirave të dendura reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në periudha tepër afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave.
    Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era pritet të fitojë shpejtësi 12-17 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.
    Temperaturat parashikohen:

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 8 korrik 2025…

    SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 8 korrik 2025…

    Faqet e para të gazetave të përditshme shqiptare, në versionin e tyre print që mund ta gjeni pranë kioskës së shtypit, ofrojnë këto tituj kryesorë për lexuesit e tyre, për ditën e sotme, e martë, 8 korrik 2025:

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • “MIK Festival” në edicionin e tetë, koncert homazh dhe lirikut më të madh të vokalit shqiptar Gaqo Çako

    “MIK Festival” në edicionin e tetë, koncert homazh dhe lirikut më të madh të vokalit shqiptar Gaqo Çako

    Nga Julia Vrapi
    Artistë shqiptarë dhe ndërkombëtare në “MIK Fesitval” në edicionin e tetë. Festivali nën drejtimin e  sopranos së njohur Inva Mula në programin artistik këtë vit ka dhe një koncert homazh kushtuar lirikut më të madh të vokalit shqiptar Gaqo Çako. “MIK Festival” nga Inva Mula, vjen në edicionin e tij të 8-të nga data 10-13 korrik, me një kalendar të pasur artistik, me pjesëmarrjen e artistëve të njohur shqiptarë dhe ndërkombëtarë, për të sjellë katër ditë me muzikë internacionale në Korçë. Festivali do të sjellë disa koncerte, ku një nga më të veçantët do t’i kushtohet tenorit të madh shqiptar, Gaqo Çako.
    Ky koncert-homazh do të rrëfejë jetën artistike të Gaqo Çakos dhe do të shënojë rikthimin në skenë, pas më shumë se 30 vitesh të artistes Tatjana Kora Elmazi, ndërsa pjesë e tij do të jenë dhe të tjerë artistë të njohur si Kastriot Tusha, Gjergji Mani e Xhoiden Dervishi me të ftuar Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura nën dirigjimin e Eno Koços, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Gaqo Çakos. “Në natën e dytë i bëjmë homazh lirikut më të madh të vokalit shqiptar, Gaço Çako”, u shpreh sopranoja Inva Mula. Tenori Gaqo Çako, “Artist i Popullit”, është i rreshtuar në emrat e mëdhenj të panteonit të muzikës shqiptare. Tenor i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit përgjatë aktivitetit të tij ai këndoi shumë nga rolet e para të repertorit operistik, duke u bërë kështu tenori kryesor për tri dekada me radhë.
    Koncertet në festival
    “MIK Festival” i kthyer tashmë në një traditë edhe këtë edicion vijon me një program të pasur muzikor. Ceremonia e hapjes së festivalit do të jetë te Hani i Pazarit në Korçë. Nata kineze, e cila çel dhe “MIK Festival” do të vijë si bashkëpunim mes artistëve shqiptarë dhe kinezë. Kjo natë e festivalit më 10 korrik do të prezantojë muzikën klasike dhe tradicionale të të dy vendeve përmes interpretimit të sopranos Xia Wang dhe pianistit të njohur Genc Tukiçi, ndërsa e veçantë është interpretimi në erhu, një instrument kinez nga artisti Guo Gan. Nata e dytë më 11 korrik do të sjellë në teatrin “Andon Zako Çajupi”  koncertin homazh për lirikun më të madh të vokalit shqiptar Gaqo Çako me rastin e 90-vjetorit të lindjes në Korçë 1935.
    Më 12 korrik është Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura nën drejtimin e dirigjentit Christopher Huber, të ftuar specialë balerini Eno Peçi dhe Adela Muçollari, Ana Naqe soprano dhe Xhoiden Dervishi tenor, Gjergji Mani tenori dhe Norma Sereni soprano, si dhe trupa e baletit e ansamblit “Skënderbeu” nën drejtimin e koreografit Bardhi Pojani. Më 13 korrik një tjetër koncert do të vijojë në Kishën e Shën Mëhillit në Vithkuq, ndërsa mbrëmja sjell koncertin përmbyllës “Retro Passion” në lulishten “Themistokli Gërmenji”. Festivali “MIK” vite më parë lindi si ide e inkurajuar nga Inva Mula me miqtë e saj në Korçë, të frymëzuar nga sharmi dhe historia e qytetit, me qëllim të përfshirjes së tij në hartën e destinacioneve të evenimenteve kulturore të rajonit.
     
     

  • Tragjedi në Lipjan/ I riu humb jetën pas arrestimit, 5 policë në hetim, zbardhen detajet e ngjarjes

    Tragjedi në Lipjan/ I riu humb jetën pas arrestimit, 5 policë në hetim, zbardhen detajet e ngjarjes

    Pesë zyrtarë policorë janë arrestuar nën dyshimin lidhur me incidentin që ka ndodhur në orët e para të 7 korrikut në Lipjan, ku një 27-vjeçar vdiq pasi u arrestua.
    Mediat lokale raportojnë se zyrtarët policorë dyshohen për kryerjen e veprës penale “vrasje nga pakujdesia” ndërsa si masë paraprake ata do të qëndrojnë 48 orë të ndaluar.
    “Pas intervistimit të tyre dhe administrimit edhe me dëshmitë e tjera që janë siguruar sot pas veprimeve hetimore, të pesë zyrtarët policorë janë arrestuar si të dyshuar, kurse me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, vijon njoftimi.
    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) njoftoi se ka rekomanduar suspendimin e tyre lidhur me reagimin në incidentin që ka ndodhur pas mesnatës në Lipjan.
    “Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, janë ftuar për intervistim në IPK në cilësinë e të dyshuarve pesë zyrtarët policorë të përfshirë në këtë ndërhyrje/reagim policor (një rreshter dhe katër zyrtarë policorë)”, ka njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës.
    IPK thotë se në kuadër të hetimit pritet të ndërmerren edhe shumë veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave lidhur me këtë incident, si dhe priten rezultatet e ekzaminimeve, përfshirë ato mjeko-ligjore.
    Sipas zyrtarëve policorë, në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili ka ofruar ndihmën e parë, por përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai ka ndërruar jetë.
    Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë shprehur shqetësim për rastin dhe kanë kërkuar zbardhjen e së vërtetës.
    Në videot e publikuara në mediat sociale shikohen disa momente kur personi është i shtrirë në tokë dhe efektivët i vendosin prangat.
    Detaje mbi incidentin
    Policia e Kosovës ka njoftuar se po heton vdekjen e një burri në Lipjan, i cili, sipas informacioneve, sulmoi automjete dhe kalimtarë të rastit ndërsa ishte në gjendje të dehur.
    Incidenti, sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ndodhi në rrugën “Haradin Bajrami” në orët e para të së hënës.
    “Sot, rreth orës 00:15, Policia mori informacion se një person, i dyshuar nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugën ‘Haradin Bajrami’ në Lipjan. Njësitë policore reaguan menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje u thirr edhe ekipi i urgjencës mjekësore, i cili i dha ndihmën e parë personit në fjalë. Pavarësisht përpjekjeve, u konstatua se ai kishte ndërruar jetë”, tha Borovci.

  • Kosova në udhëkryq politik, Albulena Haxhiu paralajmëron tërheqjen nga gara për kryetare pas 43 dështimeve

    Kosova në udhëkryq politik, Albulena Haxhiu paralajmëron tërheqjen nga gara për kryetare pas 43 dështimeve

    Dje u regjistrua përpjekja e 43-të e pasuksesshme e deputetëve të zgjedhur për të konstituuar Kuvendin e Kosovës. Sikurse edhe në herët e kaluara, partitë opozitare  përfshirë PDK-në, LDK-në, AAK-në, Nismën dhe Listën Serbe, refuzuan të propozojnë anëtarë për komisionin që do të organizonte votimin e fshehtë për kryeparlamentarin, duke e konsideruar këtë proces si të papajtueshëm me Kushtetutën. Në votim të hapur, ata e kundërshtuan disa herë radhazi emërimin e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje në këtë pozitë. Vetëvendosje, e cila fitoi shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të shkurtit, këmbëngul se votimi i fshehtë është legjitim dhe kërkon të ecet përpara. Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së dolën në foltore për t’i bërë thirrje Vetëvendosjes që t’i japë fund, siç e quajtën ata, “cirkut politik”, gjë që shtyu kryesuesin e seancës të kërkojë ndërprerjen e fjalës së tyre.
    Albulena Haxhiu, kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, foli pas dështimit të 43-të të konstituimit të Kuvendit. Ajo tha se opozita vazhdon të refuzojë pjesëmarrjen në votim, duke kundërshtuar ndryshimin e rendit të ditës, çka sipas saj nuk është e vërtetë dhe është konfirmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese. Haxhiu theksoi se në seancë nuk lejohet debat dhe përsëriti se do të tërhiqet nëse nuk merr 61 vota në votimin e fshehtë, duke thënë: “Së pari ne kemi një komision që po përpiqemi ta formojmë që 35 herë. E dyta është e drejta e VV të bëjë propozimin për kryetar të kuvendit, nëse ne pranojmë që të tjerët të na përcaktojnë emrin e kryetarit të kuvendit, kjo bie ndesh me vullnetin e popullit… nëse në votim të fshehtë nuk i kam 61 vota, kam thënë që tërhiqem. Ka qenë qëndrim i njëanshëm i imi, por që është respektuar nga VV.”

  • Berisha: Rasti Veliaj u akuzua për abuzim me tenderave, Malltezi mori vetëm tokën e tij, të gjyshes së tij

    Berisha: Rasti Veliaj u akuzua për abuzim me tenderave, Malltezi mori vetëm tokën e tij, të gjyshes së tij

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaron se ka dallime të mëdha midis rastit të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe Jamarbër Malltezit, i cili u lirua sot nga arresti shtëpiak dhe masa e sigurisë iu zëvendësua me një “garanci prone” në shumën prej 3 milionë lekësh të rinj.
    Berisha tha se në rastin e Veliajt bëhet fjalë për paratë e bashkisë së Tiranës dhe taksat e qytetarëve, ndërsa në rastin e Malltezit bëhet fjalë për tokën që, sipas tij, është e tija.
    “Nuk mund të them që rastet e Malltezit dhe Erion Veliajt janë të njëjta. Në rastin e Veliajt, një zyrtar u akuzua për abuzim me tenderat. Vjehrra dhe nusja e tij janë gjithashtu të akuzuara. Jamarbër Malltezi nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore. Ai mori vetëm tokën e tij, të gjyshes së tij.
    Nëse në rastin e Veliajt kemi të bëjmë me para të bashkisë, në rastin e Malltezit nuk kemi të bëjmë me para të shtetit. Në rastin e Veliajt u gjetën mijëra euro, gardëroba të shtrenjta, tendera të fituara nga vjehrra e tij, vila të fshehura. Në rastin e Malltezit, akuza ishte se ai mori tokë të shpronësuar nga shteti”, tha Berisha.

  • Shqipëria lider në Europë për çmimet e apartamenteve/ Gjithnjë e më e vështirë për një familje që të blejë një shtëpi

    Shqipëria lider në Europë për çmimet e apartamenteve/ Gjithnjë e më e vështirë për një familje që të blejë një shtëpi

    Një familjeje mesatare shqiptare i duhen mesatarisht 16.3 vite pune për të blerë një apartament.
    Kjo kohë është më e gjata në të gjithë Europën, sipas treguesit Numbeo, që llogarit indeksin e çmimit ndaj të ardhurave, që mat përballueshmërinë e blerjes së një apartamenti, për mesin e vitit 2025.
    Kjo është hera e parë që Shqipëria del në fund të listës për raportin e çmimeve të apartamenteve ndaj të ardhurave në 36 shtete të matura.
    Në renditjen e fillimit të vitit 2024, viti më i hershëm kur Shqipëria është përfshirë në këtë tregues, vendi renditej në vend të 32, me 13.8 vite, duke lënë pas ndër të tjera Maqedoninë e Veriut (14.8) dhe Serbinë (16.8), që ishte e fundit në listë.
    Përkeqësimi në renditjen e fundit tregon për një rritje më të shpejtë të çmimeve të apartamenteve në raport me të ardhurat. Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ muaj, ose rreth 770 euro. Megjithatë, pagat në Shqipëri mbeten rreth 30% më të ulëta se në vendet e tjera të rajonit.
    Paga më e lartë mesatare mujore bruto është në Serbi, më 1150 euro në muaj (135,403 dinarë serbë). Në Bosnjë dhe Hercegovinë, paga është gati 1100 euro (2140 Bam). Në Mal të Zi paga është 1083 euro. Edhe Maqedonia e Veriut paguan mesatarisht punonjësit me më shumë se një mijë euro në muaj, konkretisht 62 mijë dinarë maqedonas, ose 1020 euro në muaj.
    Rritja e çmimeve të apartamenteve ka qenë shumë më e shpejtë, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për një familje që të blejë një shtëpi. Banka e Shqipërisë ka vlerësuar se çmimet e banesave iu kthyen rritjes së shpejtë në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar.
    Indeksi Fischer i përllogaritur nga Banka e Shqipërisë tregoi që çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë periudhës u rrit me 23.6% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, dhe me 44.5% në krahasim me një vit më parë.
    Sipas agjencive të pasurive të paluajtshme, në kryeqytet, çmimet e shitjes në disa prej zonave periferike nga Paskuqani në Shkozë variojnë nga 900 deri 1,400 euro për metër katror. Banesat brenda zonës së verdhë të ndërtimit ofrohen me çmime shitje mbi 1,500 euro për metër katror.
    Ndërsa në zonat e qendrës dhe brenda Unazës së Vogël nuk gjen më apartamente me çmime nën 2,000 euro për metër katror dhe sa më shumë i afrohesh qendrës çmimet arrijnë në 3-4 mijë euro/metër katror. Në zonën pranë liqenit dhe në kullat në qendër të Tiranës, çmimet fillojnë nga 5 mijë euro për metër katror.
    Në Durrës apartamentet fillojnë nga 1200 -1700 euro për metër katror, sipas ofertave aktuale të agjencive. Çmimet më të larta ka në zonat me pamje deti dhe komplekset për banorë të nivelit të lartë, deri në 2,000 euro/m².
    Në zonën e Lungomare, Agjenci si Smart Capital dhe Vlora Estate ofrojnë apartamente 2+1 me sipërfaqe rreth 110 m² për 215,000–285,000 euro, që përkthehen në 1,950–2,600 euro/m².
    Zonat pak më të thella (Rradhimë, Kalaja, Uji i Ftohtë) kanë çmime prej 130,000–160,000 euro për 60–80 m², që korrespondojnë në 1,700–2,200 euro/m².
    Në Sarandë për një apartament mesatar, sipas agjencive, çmimi luhatet rreth 1,800–2,200 euro/m², ndërsa investimet në zona luksi shkojnë deri në 2,500–2,800 euro/m².
    Pas Shqipërisë, apartamentet më të shtrenjta sipas fuqisë blerëse janë në Serbi, vlerëson Numbeo, me 15.8 vjet.
    Më pas renditen Rusia (15.5), Portugalia (14.6). në rajon, apartamentet më të lira janë në Maqedoninë e veriut, ku një familjeje i duhet të punojë 12.5 vjet (mungojnë të dhënat për Indeksi Çmim ndaj të ardhurave mat përballueshmërinë e blerjes së një apartamenti. Ai tregon sa vite të ardhurash neto familjare duhen për të blerë një apartament mesatar, ku një vlerë më e ulët nënkupton përballueshmëri më të mirë.
    Përllogaritja bazohet në:-të ardhurat neto familjare të barasvlershme me 1.5 herë pagën mesatare neto (duke supozuar se 50% e grave janë aktive në tregun e punës),– çmimin e një apartamenti mesatar prej 90 m²,– dhe çmimin mesatar për m² të përllogaritur si mesatarja ndërmjet zonave qendrore dhe periferike të qytetit.
    Ky tregues përdoret gjerësisht për të krahasuar sa i përballueshëm është tregu i banesave në një qytet apo vend. Treguesi është pjesë e Indeksit të Cilësisë së jetesës, ku Shqipëria u rendit e fundit në Europë, ky një nga faktorët që ndikoi në këtë rezultat lidhet me çmimet e larta të apartamenteve në raport me të ardhurat, krahas fuqisë së ulët blerëse dhe kujdesit shëndetësor./Monitor

  • Erion Veliaj kërkon lirimin nga qelia/ Gjykata e Lartë shqyrton rekursin sot

    Erion Veliaj kërkon lirimin nga qelia/ Gjykata e Lartë shqyrton rekursin sot

    Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë sot në orën 12:00 rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon lirimin nga qelia.
    Relatore do të jetë gjyqtarja Albana Boksi, ndërsa anëtarë Medi Bici dhe Sokol Binaj. Rekursi do të shqyrtohet në dhomë këshillimi pa praninë e palëve.
    Kryebashkiaku i Tiranës është në hetim për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, dhe ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit.
    Më 17 qershor, në seancën ku SPAK paraqiti informacionet dy mujore, GJKKO rrëzoi kërkesën për lirimin nga qelia të kryebashkiakut kundrejt garancisë pasurore. Gjyqtari Erjon Bani vlerësoi se nuk ka asnjë kusht të ri për të ndryshuar masën e sigurisë.
    Prokuroria e Posaçme informoi gjykatën se gjatë këtyre dy muajve ka bërë 82 veprime hetimore ndaj Veliajt, të akuzuar për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash.