Egnatia ia ka dalë të marrë sot fitoren kundër Breidalbikut në ndeshjen e vlefshme për turin e parë kualifikues të Champions League-s. Triumfi i sotëm bën që kampionët e “Abissnet Superiore”-s të shkojnë më të qetë në ndeshjen e kthimit në Islandë dhe me shanse më të mëdha për të prerë biletën për në turin e dytë. Kualifikimin e beson edhe Armand Duka, i cili ka uruar Egnatian përmes llogarisë së tij në “Facebook”.
“Urime Egnatia, urime Rrogozhinë! Kënaqësi të shohësh një ekip shqiptar të fitojë një ndeshje kualifikuese në UEFA Champions League, në një ndeshje historike për vetë faktin që Egnatia luante në shtëpi të parën ndeshje ndërkombëtare.
Fitorja e sotme 1-0 ndaj Bredablik është shumë e rëndësishme dhe tashmë janë edhe 90 minuta të tjera për t’u luajtur për të siguruar kualifikimin në raundin e dytë.
Shpresojmë shumë dhe besojmë që Egnatia mund t’ia dalë, sikurse besojmë shumë që mund ta bëjnë të njëjtën gjë edhe Partizani e Vllaznia që luajnë të enjten”, ka shkruajtur Armand Duka./Sport Ekspres/
Day: July 8, 2025
-

“Urime Egnatia, urime Rrogozhinë”! Armand Duka beson te kualifikimi: Egnatia mund t’ja dalë
-

Forma e keqe si “kurth” për Partizanin, Kalju ka siguruar Europën
Kalju ka pësuar tjetër humbje që peshon shumë në kampionat. Rivalët e Partizanit në Europë u mposhtën me rezultatin 1-0 nga Flora. Humbje që dhemb shumë, pasi erdhi në minutën e 93-të kur gjithçka dukej se po shkonte drejt barazimit pa gola.
Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 19-të të kampionatit estonez. Sfida nisi më mirë për vendësit e Florës, që patën qarkullimin e topit. Për më tepër, një gol i tyre u anulua për pozicion jashtë lojë. Më tej ishte Kalju që krijoi disa raste të rrezikshme, por fati nuk ishte në anën e tyre. Kalju ndodhet në vendin e katërt me po aq pikë sa Paide e vendit të tretë. Rezultatet e dobëta në tri javët e fundit kanë bërë që të heqë dorë nga gara për titull. Levadia mban vendin e parë me 9 pikë më tepër. Kalju fitoi Kupën e Estonisë në muajin maj.Kjo është arsyeja përse po luan pa presion, për shkak se ka siguruar pjesëmarrjen në Europë për vitin 2026. Tashmë i gjithë fokusi është te përballja me Partizanin. Kalju do t’i presë të kuqtë në Talin, ndërsa ndeshja do të luhet më 10 korrik prej orës 18:45. Dhe pse Partizani ishte në vazon e favoritëve, kompanitë e basteve kanë kuotuar Kaljun më mirë. Avantazhi i tyre qëndron pikërisht se janë në aktivitet.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e re
Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e reLamtumira e Theo Hernandez me Milanin është tani çështje orësh. Sipas MilanNeës, mbrojtësi francez pritet së shpejti t’i nënshtrohet testeve mjekësore me Al Hilal.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, Theo do të largohet nga vendpushimi ku do t’i nënshtrohet testeve dhe më pas do t… -

Egnatia thyen Breidablik në ndeshjen e parë të Champions, Gruda nderon rrogozhinasit
Egnatia ka fituar 1-0 ndaj Breidablik, në ndeshjen e parë të turit të parë të Champions League. Një sukses i rëndësishëm për rrogozhinasit, që shkojnë në sfidën e kthimit të avantazhuar.
Në pjesën e parë, kampionët e Shqipërisë “flirtuan” disa herë me golin por vetëm kaq. Në fillimin e pjesës së dytë, provoi Bakayoko, por pa rezultat.Ekipi i Tetovës shënoi ndaj islandezëve vetëm në fund. Gruda, me një goditje tokazi, mposhti portierin kundërshtar. Ndeshja e kthimit do luhet në Islandë, pas disa ditësh.
Në takimet e tjera të ekipeve shqiptare, Drita mundi 1-0 Differdange, ndërsa Shkëndija barazoi 0-0 në Uells ndaj TNS. -

VIDEO/ Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube, dy gola vendosin ndeshjen ndaj Fluminenses
Chelsea është kualifikuar për në finalen e Kupës së Botës për Klube, teksa triumfoi 0-2 ndaj Fluminenses.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me skuadrat që u vendosën në kërkim të golit. Takimi u zhbllokua në minutën e 18-të, me anë të një goli të bukur të Joao Pedros.Brazilianët provuan të reagonin por e patën mjaft të vështirë. Pjesa e dytë ishte interesante, ku nuk munguan rastet. Joao Pedro dyfishoi shifrat në të 56-tën, duke i dhuruar biletën për në finalen e madhe Bluve të Londrës.
-

Egnatia kalon në fund, Gruda gol në debutim
Egnatia vuan por në fund arrin të fitojë ndaj Breidablik në minutën e 90+2. Heroi është afrimi i fundit Ildi Gruda me shkodranin i cili kishte vetëm pak minuta në lojë por që me një lëvizjetë zgjuar në zonë dhe goditjes perfekte ka dërguar në delir rrogozhinasit.
Në fakt përgjatë gjithë lojës Egnatia nuk është se ka shkëlqyer. Shpesh futbollistë si Fernando, Bakajoko, por dhe të tjerë, ishin larg formës më të mirë të tyren. Tetova i dha një fanellë titullari Kastriot Selmanit i spostuar si sulmues i majtë ashtu sikundër besoi te Poçi me fierakun i cili mori vendin e Edison Ndrecës të dëmtuar që në 15 minutat e para.
Lëvizjet në pjesën e dytë gjallëruan disi lojën e kampionëve të Shqipërisë paçka se aksionet shpesh ishin të lexueshme. Kur të gjithë prisnin fundin e takimit, në sekondat e fundit të minutës së 92′ Ildi Gruda shënon golin e ëndrrave personalë…për 1-0 final.
Aspak dashamirës gjyqtari boshnjak Bandiç në festen e golit teksa ndëshkoi disa lojtarë me kartonë të verdhë ndërsa Regi Lushkjen me të kuq.
Megjithatë gjithçka mbetet për t’u vendosur në ndeshjen e dytë mes Breidablik dhe Egnatias do të zhvillohet më 15 korrik në Islandë nga ku do mësohet edhe bileta kualifikuese e këtij raundi./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Pedro udhëheq Çelsin drejt finales, trofeu i Klubeve vjen në Europë
Finale europiane, nesër gjysëmëfinalja PSG- Real Madrid
Botërori i Klubeve, gjysmëfinale: Fluminense-Çelsi 0-2 (Zhoao Pedro 18′, 56’)
Çelsi i Londrës është finalisti i parë i Kupës së Botës për Klube. “Blutë” kanë konfirmuar statusin e tyre të pandalshëm në garat eliminatore pas fitores së tyre në Ligën e Konferencës disa muaj më parë. Ylli i mbrëmjes ishte njeriu më i pritur Zhoao Pedro. Lojtari i lindur në vitin 2001, në ndeshjen e tij të parë me fanellën blu dhe kundër ekipit ku u rrit në Brazil, menjëherë tregoi se ishte i aftë për detyrën.
Pedroi shënoi dy golat që i dhanë Mareska-s finalen, së pari me një gjuajtje të shkëlqyer me të djathtën nga jashtë zonës dhe më pas me një goditje të jashtëzakonshme teksa topi preku traversën dhe pushoi në rrjetë.
Vazhdo leximin
-

Gjermania e Suedia kualifikohen në Grupin C, Asllani sërish gjën golin
Euro 2025 në futbollin për femra luajti sot dy ndeshjet e Grupit C të raundit të dytë kualifikues.
Në orën 18:00 në Bazel përballja Gjermani-Danimarkë prodhoi shifrat 2-1 për gjermanet të cilat përmbysën danezët në fillim të pjesës së dytë për 2-1 final.
Ndërkohë në orën 21:00 në Lucernë çifti tjetër Poloni-Suedi ishte pa shumë histori. Suedezet fituan thellë 0-3 duke marrë zyrtarisht biletën e kualifikimit. Golin e dytë për nordiket e shënoi Kosovare Asllani.
Kështu me vetëm dy raunde të luajtura, në Grupin C, janë dhënë verdiktet. Suedia dhe Gjermani me nga gjashtë pikë janë zyrtarisht të kualifikuara.
Euro Women’s, Grupi C:
Gjermani-Danimarkë 2-1
Poloni-Suedi 0-3/Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit
Policia e Sarandës ka njoftuar se pasditen e së martës, rreth orës 17:00, në zonën e Ksamilit, duke lundruar jashtë zonës së sigurisë, dy vëllezër, shtetas francezë, A. I., 25 vjeç dhe I. I., 22 vjeç, dyshohet se, gjatë lëvizjes me jet ski pranë njëri-tjetrit, 25-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues, duke u përplasur me mjetin lundrues të vëllait të tij, i cili është rrëzuar në ujë dhe ka pësuar dëmtime.
Pas ndihmës së parë të dhënë nga Njësia Policore Detare Sarandë, 22-vjeçari I. I. është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Nga ana e Policisë Kufitare Sarandë është bërë bllokimi i dy mjeteve lundruese (jet ski) dhe do të kryhen verifikimet për shkeljet e konstatuara dhe në vijim do të merren masat administrative përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi, ndaj dy pronarëve të këtyre mjeteve.
Ndërkohë, grupi hetimor në Komisariatin e Policisë Sarandë po kryen veprimet procedurale dhe hetimore, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. -

Mbi 100 viktima nga përmbytjet katastrofike në Teksas! Vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar
Përmbytjet katastrofe që nisën më 4 korrik në Teksas, SHBA kanë shkaktuar një tragjedi në vend.
Të paktën 109 persona janë konfirmuar të vdekur, përfshirë 28 fëmijë, njoftojnë autoritetet.
Në Kerr County janë gjetur 87 trupa, prej të cilëve 56 të rritur dhe 30 fëmijë, ndërsa rreth 23 viktima mbeten ende të paidentifikuar.Ekipet nga ushtria, Garda Kombëtare dhe vullnetare kanë shpëtuar 520 persona, përfshirë 361 fëmijë, me helikopterë, anije dhe qentë gjurmues .
Operacioni i shpëtimit ishte i vështirë për shkak të gjendjes së rënduar të terrenit. Autoritetet lokale janë kritikuar për mungesën e alarmit paralajmërues lokal, për shkak të mungesës së sistemit të sirenave për përmbytje .
Presidenti Donald Trump njoftoi që do të vizitojë zonën të premten, teksa shpalli gjendje fatkeqësie kombëtare . Ndërsa guvernatori Greg Abbott shpalli ditë lutjeje dhe premtoi mbështetje financiare për instalimin e sirenave në Kerr County.