Day: July 6, 2025

  • Përmbytjet në Teksas vrasin 51 persona, 30 fëmijë të zhdukur

    Përmbytjet në Teksas vrasin 51 persona, 30 fëmijë të zhdukur

    PAMJE NGA NGJARJA

    SHBA-Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas është rritur në 51, mes tyre 15 fëmijë. BBC raporton se zona më e prekur është Qarku Kerr, ku kanë vdekur 43 persona dhe ku 27 fëmijë mbeten të zhdukur nga një kamp rinor i krishterë i vendosur përgjatë lumit Guadalupe.
    Viktima janë regjistruar edhe në qarqe të tjera të shtetit, përfshirë Travis dhe Tom Green, pasi reshjet e rrëmbyeshme të shiut shkaktuan përmbytje të konsiderueshme. Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime të shumta për përmbytje në zonën qendrore të Teksasit, të cilat mbeten në fuqi gjatë fundjavës.
    Deri tani janë shpëtuar rreth 850 persona. Gjatë një konference për shtyp të shtunën pasdite, guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, njoftoi se kishte nënshkruar një dekret të zgjeruar emergjence për të intensifikuar përpjekjet e kërkim-shpëtimit./ZËRI

  • Skafi shkel perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, ndëshkohet me 100 mijë lekë

    Skafi shkel perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, ndëshkohet me 100 mijë lekë

    Një mjet lundrues tip skaf është bllokuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, pasi ka shkelur perimetrin e sigurisë ujore në plazhin e Borshit, duke vënë në rrezik jetën e pushuesve.

    Pas denoncimeve në rrjetet sociale dhe publikimit të pamjeve filmike, shërbimet e Policisë Kufitare Himarë ndërhynë menjëherë, lokalizuan dhe bllokuan mjetin lundrues, ndërsa drejtuesi i tij, shtetasi A. Ll., u ndëshkua me masën administrative prej 100 000 lekësh.

    Policia Kufitare apelon për respektim rigoroz të zonave të lejuara për lundrim dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje të perimetrit të sigurisë në numrin 112, duke garantuar ndërhyrje të menjëhershme për sigurinë në plazhe.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

  • Teksas, arrin në 50 numri i viktimave nga përmbytjet, përfshirë 15 fëmijë

    Teksas, arrin në 50 numri i viktimave nga përmbytjet, përfshirë 15 fëmijë

    Të paktën 50 persona humbën jetën pas përmbytjeve të rënda që goditën shtetin jugor amerikan të Teksasit, konfirmuan autoritetet, me disa fëmijë ende të zhdukur nga një kamp veror në qarkun Kerr, në veriperëndim të San Antonios.
    ”Në të gjithë shtetin, të paktën 50 persona humbën jetën në lidhje me përmbytjet që goditën shtetin të premten në mëngjes”, raportuan mediat amerikane.

    “Kemi gjetur 43 individë të vdekur në qarkun Kerr”, tha sherifi Larry Leitha në një konferencë për shtyp, dje në mbrëmje.
    “Midis këtyre, që kanë vdekur, kemi 28 të rritur dhe 15 fëmijë”, tha sherifi, duke shtuar se mbetjet e 17 personave janë në pritje të identifikimit.
    Menaxheri i qytetit të Kerrville, Dalton Rice, tha se 27 fëmijë nga një kamp veror ishin ende të zhdukur.
    “Kemi shpëtuar qindra njerëz nga këto kampe gjatë gjithë ditës”, tha Rice në konferencën për shtyp.
    Kampi veror i krishterë për vajza, i vendosur pranë lumit Guadalupe, po akomodonte më shumë se 750 fëmijë kur përmbytjet goditën pas reshjeve të dendura të shiut herët të premten.
    ”Lumi u rrit me gati 8,0 metra në një kohë shumë të shkurtër në orët e para të mëngjesit”, tha zëvendësguvernatori i Teksasit, Dan Patrick.
    Media amerikane raportoi se të paktën shtatë të tjerë vdiqën në lidhje me përmbytjet në shtet.
    Shkalla e plotë e katastrofës mbeti e paqartë më shumë se 36 orë pasi filluan përmbytjet.
    Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott e ka quajtur atë “një katastrofë të jashtëzakonshme”.
    Në një postim në platformën e tij Truth Social të shtunën, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ai dhe gruaja e tij Melania “po luteshin për të gjitha familjet e prekura nga kjo tragjedi e tmerrshme”.
    “Administrata Trump po punon me zyrtarët shtetërorë dhe vendorë në terren në Teksas në përgjigje të përmbytjeve tragjike”, shkroi ai.

  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 korrik 2025. Ja çfarë parashikojnë yjet për të gjithë shenjat e zodiakut?

    Horoskopi për ditën e sotme, 6 korrik 2025. Ja çfarë parashikojnë yjet për të gjithë shenjat e zodiakut?

    DASHIPër ju kjo ditë do jete e qete. Nëse tregoheni të logjikshëm dhe të duruar nuk do hasni probleme. Në dashuri priten zhvillime te rëndësishme sidomos për beqaret. Kështu që ata duhet t’i bëjnë sytë katër.
    DEMINëse synoni që gjërat t’iu ecin sa më mirë sot duhet të jeni më tolerantë dhe duhet të komunikoni më shumë me ata që iu rrethojnë. Në momente ankthi duhet të mësoni te ruani qetësinë.

    BINJAKETGjatë ditës, mbështetja e të afërmve do jetë e madhe dhe kjo do ju ndihmojë të arrini atë që doni. Për sa i përket dashurisë, do ndjeni pak vetmi, por me pas gjerat do rregullohen. Në punë gjërat duken stabel.
    GAFORRJAKeni shumë ide dhe projekte në mendjen tuaj, por duhet t’i mendoni me kujdes para se t’i vini në zbatim. Ju të dashuruarit do prisni shumë nga personi që doni, por nuk do merrni mjaftueshëm.
    LUANIKjo do të jetë një ditë dinamike dhe shumë kreative. Në përgjithësi do keni arritje te vazhdueshme. Duke qene se do jeni shume të shqetësuar për shoqërinë do e lini pak pas dore dashurinë.
    VIRGJERESHANë përgjithësi ambienti ne jetën tuaj do jete i ngrohte. Edhe problemet e vogla qe mund t’iu dalin do i kaloni pa problem. Për dashurinë do jete një periudhe shume e këndshme. Do ndjeheni shume mire pranë partnerit.
    PESHORJAFillimi i ditës do jetë goxha pozitive kështu që përfitoni për të ndrequr disa gabime të bëra. Shëndeti nuk ka për të qenë ne periudhën më të mire. Do jeni pak të stresuar dhe të lodhur.
    AKREPINëse nuk doni të përballeni me probleme gjatë kësaj dite tregohuni të vëmendshëm dhe bëni kujdes nga intrigat. Jo te gjithë do mendojnë atë qe do ju shprehin në sy. Në dashuri gjërat do shkojnë mire.
    SHIGJETARIHumori juaj do të ndryshojë shpesh gjatë kësaj dite dhe nuk do jeni të lehtë për t’u kuptuar. Ndonjëherë mund të fiksoheni edhe pas disa gjërave të vogla pa asnjë vlere dhe do i doni me patjetër.
    BRICJAPIMorali juaj që ishte plotësisht i rënë sot do ringrihet. Do jeni më optimist për çdo gjë dhe nuk do dorëzoheni lehtës. Në jetën në çift mund të keni disa probleme të vogla. Kalojeni me qetësi.
    UJORIKjo ditë do të jetë me shumë angazhime për ju. Edhe pse mund te merrni kritika dhe mund të kaloni pengesa, asgjë dhe askush nuk do ju ndalë të bëni atë që dëshironi. Familjen do e keni mbështetje dhe frymëzim.
    PESHQITKomunikimi i mire do ju ndihmojë te kaloni edhe sfidat më të vështira gjatë kësaj dite. Te gjithë do ju dëgjojnë me kujdes dhe do marrin shembull prej jush. Cështjet e dashurisë kanë nevojë për vëmendje.

  • Mot i kthjellët në të gjithë vendin, temperatura do të vazhdojnë të larta

    Mot i kthjellët në të gjithë vendin, temperatura do të vazhdojnë të larta

    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e sotme, vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë orëve të mesditës deri në pasdite parashikohen alternime vranësirash të pakta deri mesatare, kryesisht në zonat malore në lindje.
    Në juglindje, priten reshje shiu afatshkurtra me intensitet të ulët, ndërsa në zonat malore të kësaj zone reshjet do të shfaqen në mënyrë të izoluar dhe mund të shoqërohen me shtrëngata.
    Era do të fryjë me drejtim jugperëndim–veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë bregdetit herë pas here do të arrijë shpejtësinë 6–8 m/s. Deti do të jetë i qetë, me valëzim të ulët prej 1–2 ballë.

  • E diela, ditë ideale për plazh! Qytetet ku temperatura shkon në 40 gradë, ja parashikimi i motit për sot

    E diela, ditë ideale për plazh! Qytetet ku temperatura shkon në 40 gradë, ja parashikimi i motit për sot

    Dita e diel do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme në të gjithë territorin e vendit. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, veçanërisht në zonat qendrore dhe perëndimore.

    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak gjatë orëve të mesditës dhe pasdites parashikohen vranësira të pakta deri mesatare në relievet malore të lindjes. Në juglindje priten reshje të shkurtra shiu me intensitet të ulët, ndërsa në disa zona malore të kësaj treve mund të shoqërohen me shtrëngata të izoluara.

    Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s. Në zonat e ulëta dhe bregdetare, era do të jetë disi më e fortë, duke arritur herë pas here deri në 6-8 m/s.

    Sa i përket kushteve detare, valëzimi në det parashikohet të jetë i ulët, me forcë 1-2 ballë.

  • Tragjedia nga përmbytjet në Teksas, shkon në 51 numri i të vdekur, mes tyre 15 fëmijë, dhjetëra të zhdukur

    Tragjedia nga përmbytjet në Teksas, shkon në 51 numri i të vdekur, mes tyre 15 fëmijë, dhjetëra të zhdukur

    Qindra ekipe shpëtimi janë angazhuar në kërkimin e personave të zhdukur pas përmbytjeve të menjëhershme që goditën Teksasin Qendror, duke lënë të paktën 51 të vdekur, përfshirë 15 fëmijë.

    Zona më e prekur është qarku Kerr, ku janë konfirmuar 43 viktima dhe ku 27 fëmijë rezultojnë ende të zhdukur nga një kamp i krishterë për të rinj, i vendosur pranë lumit Guadalupe.

    “Puna vazhdon dhe do të vazhdojë derisa të gjendet personi i fundit,” u shpreh sherifi i Kerr County, Larry Leitha.

    Viktima janë regjistruar edhe në qarqe të tjera të shtetit, përfshirë Travis dhe Tom Green. Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime të shumta për përmbytje në zonën qendrore të Teksasit, të cilat mbeten në fuqi gjatë fundjavës.

    Deri tani janë shpëtuar rreth 850 persona.

    Gjatë një konference për shtyp të shtunën pasdite, guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, njoftoi se kishte nënshkruar një dekret të zgjeruar emergjence për të intensifikuar përpjekjet e kërkim-shpëtimit.

  • Turqia teston me sukses sistemin me laser për mbrojtje nga raketat

    Turqia teston me sukses sistemin me laser për mbrojtje nga raketat

    Kompania ushtarake turke Aselsan ka testuar me sukses sistemin e kundërmasave elektronike YILDIRIM 100, i cili parandalon raketat me rreze të shkurtër veprimi të godasin helikopterët, dronët dhe aeroplanët me fluturim të ulët.

    Bazuar në përvojën e luftimeve me PKK-në në lindje të vendit, në të cilat humbi më shumë se 15 helikopterë, ushtria turke po merr një paketë masash për t’u mbrojtur nga raketat kundërajrore me këtë sistem.

    Në testin e paraqitur, YILDIRIM 100 parandaloi me sukses sistemin e raketave Igla nga shkatërrimi i objektivit, reflektimin termik të të cilit e mori përsipër, duke përdorur kundërmasa laser.

    Kompania siguron se ky sistem lazer nuk kërkon një sasi të tepërt energjie, gjë që e bën këtë sistem miniaturë dhe mjaftueshëm ekonomik për t’u instaluar në aeroplanë, dronë dhe helikopterë me krahë fiks.

    Dizajni i tij me dy kulla, sensorët e përparuar dhe njësia e kontrollit të integruar mundësojnë përgjigje të shpejta dhe të koordinuara dhe komunikim të pandërprerë me sistemet e paralajmërimit të raketave.

    Për momentin, vetëm disa vende kanë teknologjinë e kundërmasave me laser, kështu që kompanitë turke të mbrojtjes konfirmuan edhe një herë forcën e tyre teknologjike në rritje./ Telegrafi