Day: July 6, 2025

  • Napoli kërkon sulmuesin, kushton 40 milionë euro

    Napoli kërkon sulmuesin, kushton 40 milionë euro

    Napoli po punon fort në këtë merkato, teksa synon që në sezonin e ri të mbrojë titullin kampion. Napoletanët pëlqejnë Ndoye, sulmues i cili ka spikatur me Bolognan.
    Ndoye vlerësohet me 40 milionë euro nga Bologna, ndërsa kampionët e Italisë për momentin nuk shkojnë më shumë se 35 milionë euro. Ekziston mundësia që palët të gjejnë një të mesme, për të shkuar kështu te akordi.

    Ndoye shihet si afrimi i duhur për Conten dhe stili i lojës së tij përshtatet shumë me atë që kërkon trajneri. Në sezonin e fundit, lojtari u aktivizua në 40 ndeshje në kampionat.

  • Egnatia i afrohet ndeshjes historike, kampionët zhvillojnë përgatitjet në fushën e Luzit

    Egnatia i afrohet ndeshjes historike, kampionët zhvillojnë përgatitjet në fushën e Luzit

    Egnatia ka mbyllur sot një tjetër ditë të përgatitjeve. Rrogozhinasit i ndajnë vetëm dy ditë nga sfida me Breidablik, që luhet për turin e parë të Ligës së Kampioneve.
    Do të jetë ditë historike për rrogozhinasit. Kjo pasi stadiumi “Arena Egnatia” do të presë ndeshje të Champions dhe i gjithë besimi qëndron për t’u kualifikuar.

    Egnatia nuk ka kaluar tur në Europë më parë. Për këtë edhe beson që dita e martë do të jetë e veçantë, për të shtruar rrugën drejt kualifikimit.

  • Wimbledon/ Alkaraz shkon në çerekfinale, te femrat ecën Sabalenka

    Wimbledon/ Alkaraz shkon në çerekfinale, te femrat ecën Sabalenka

    Udhëtimi i Karlos Alkaraz në Wimbledon nuk ndalet: spanjolli humbet setin e parë, pastaj kthehet për të mposhtur Andrej Rublev me rezultatin 6(5)-7, 6-3, 6-4, 6-4. Numri 2 në botë shkon kështu në çerekfinale, ku do të sfidojë Norrie-n, i cili rrezikon, por në pesë sete e mposht Jarry-n. Sfida tjetër do të jetë midis Khachanov dhe Fritz.

    Në shortin e femrave, e para nga renditja e WTA-së avancon në raund: Aryna Sabalenka mposht Mertens 6-4, 7-6(4). Bjellorusja mposhti Elise Mertens, pavarësisht se belgja u bë barrikadë, sidoqoftë, rezultati i shkoi Sabalenkës 6-4, 7-6(4) e cila tani do të përballet me gjermanen Siegemund, e aftë të mposhtë argjentinasen Sierra 6-3, 6-2. Pavlyuchenkova është gjithashtu midis tetë më të mirave, e cila mposhti lojtaren vendase Kartal 7-6(3), 6-4.

    Vazhdo leximin

  • Euro Women’s/ Zvicëra fiton ndeshjen përcaktuese, e radhës vlen  biletën kualifikuese

    Euro Women’s/ Zvicëra fiton ndeshjen përcaktuese, e radhës vlen biletën kualifikuese

    Norvegjia kaloi përballë Finlandës, në duelin e dytë të Grupit A të fazës finale të kampionatit europian për femra me shifrat 2-1 duke siguruar kalimin nga grupi.

    Në këtë takim të luajtur në Sion, ishte Nystrom për nordiket e Norvegjisë e cila në minutën e tretë shënoi golin e parë të sfidës. Reagimi i finlandezeve erdhi në të 32′ kur Sevenius barazoi për 1-1. Në të dytën vendosi goli i Hansen me topin që preku shtyllën e përfundoi në rrjetë për 2-1 final.

    Ndërkohë në orën 21:00 u luajt ndeshja tjetër e grupit me Zvicër-Islandë e cila prodhoi fitoren 2-0 për helvetet me dy gola të shënuar në minutat 76′ dhe 90′. Bileta e dytë e këtij grupi do të përcaktohet nga përballja direkte Zvicër- Finlnadë. Islanda skuadra e parë e eleminuar nga Euro Zvicër 2025 për vajza./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • “Urtë e butë dhe…”, Erand Sojli ka “dy fjalë” për Big Bastën

    “Urtë e butë dhe…”, Erand Sojli ka “dy fjalë” për Big Bastën

    Ish-fermeri Erand Sojli, i ftuar këtë të diel në emisionin “2984” të Albano Bogdos në Vizion Plus, ndau më shumë detaje pas rrugëtimit të tij në Ferma VIP 2.

    I pyetur nga Bogdo nëse u mërzit që nuk rrëmbeu çmimin prej 100 mijë eurosh, aktori u përgjigj se jo, duke shtuar se është shumë i përmbushur me gjithë eksperiencën që kaloi në fermë.
    Ai u ndal edhe tek fituesi, reperi Big Basta. Me nota humori, Sojli tha se Big Basta është modeli “i urtë e i butë dhe me tiganin plot”.

    Pjesë nga intervista:
    Albano Bogdo: Nuk u ndjeve fare keq që nuk e fitove fermën?
    Erand Sojli: Fare.
    Albano Bogdo: Nuk u mërzite?
    Erand Sojli: Jo, fare. Sepse e dija. Nuk jam unë modeli që do të fitonte Ferma VIP 2. Po të fitoja unë, i bie të mos ikte më njeri nga Shqipëria.
    Albano Bogdo: Pse, çfarë modeli është Big Basta?
    Erand Sojli: Big Basta është modeli “urtë e butë dhe me tiganin plot”.
    Albano Bogdo: Je i përmbushur me eksperiencën në fermë? Apo po të fitoje 100 mijë euro do ishe më i përmbushur?
    Erand Sojli: Jam i përmbushur. Po të fitoja 100 mijë euro, atëherë do nisnin problemet!  T’i dha Big Basta ato lekët që të premtoi? Se ai është qytetar, e mban fjalën!
    /vizionplus.tv

  • Përmbytjet në Teksas, Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore

    Përmbytjet në Teksas, Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore

    Thellohet bilanci i tragjedisë nga përmbytjet katastrofike në Teksas.

    Guvernatori bën me dije se ka shkuar në 71 numri i viktimave, ndërsa vazhdojnë kërkimet për dhjetëra të zhdukur, nga shirat e rrëmbyeshëm që nisën të premten, duke përmbytur zona të gjera në qendër të shtetit.Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se ka nënshkruar Deklaratën e Fatkeqësisë Natyrore për Teksasin, për të ndihmuar familjet e prekura.
    “Sapo nënshkrova një Deklaratë për Fatkeqësi të Madhe Natyrore për Qarkun Kerr, Teksas, për të siguruar që Ndërhyrësit e Parë të Guximshëm të kenë menjëherë burimet që u nevojiten. Këto familje po përjetojnë një tragjedi të paimagjinueshme, me shumë jetë të humbura dhe shumë të tjera ende të zhdukura. Administrata Trump vazhdon të punojë ngushtë me udhëheqësit shtetërorë dhe vendorë”, njoftoi Trump.
    Sipas Presidentit Trump, Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, dhe Guvernatori Greg Abbott, zbritën në terren për të parë nga afër situatën e rëndë, ndërsa roja bregdetare amerikane, së bashku me Ndërhyrësit e Parë të Shtetit, kanë shpëtuar mbi 805 jetë njerëzish.
    Lumi Guadalupe u rrit me 8 metra për vetëm 45 minuta, duke shkaktuar dëme të mëdha në kampin veror Camp Mystic në Kerr County, ku ndodheshin rreth 750 vajza. Dritaret e kabinave u thyen nga fuqia e ujit, ndërsa sende personale si batanije dhe lodra fëmijësh u gjetën të mbuluara me baltë.
    Sipas banorëve, kjo është përmbytja më e rëndë në dekada. Ekspertët thonë se ngjarje të tilla ekstreme po bëhen gjithnjë e më të zakonshme për shkak të ndryshimeve klimatike.Autoritetet nuk kanë dhënë ende një numër përfundimtar të të zhdukurve, ndërsa shpresat për gjetjen e të mbijetuarve janë gjithnjë e më të pakta.

    Top Channel

  • Turizmi luksoz ‘shkund’ xhepat në jugun e Shqipërisë/ Eksperti zbulon shifrat e çmendura

    Turizmi luksoz ‘shkund’ xhepat në jugun e Shqipërisë/ Eksperti zbulon shifrat e çmendura

    Duke folur mbi zhvillimet në këtë sektor, eksperti i turizmit Isa Krasniqi theksoi se përveç pushimeve tradicionale, në Shqipëri ekziston edhe një segment i turizmit të luksit, ku sipas tij, zona më përfaqësuese mbetet jugu i vendit.
    Krasniqi solli edhe një shembull konkret, duke përmendur një rezervim që e kishte bërë vetë në jug, ku çmimi për një natë në hotel arrinte deri në 2,500 euro.
    “Te pjesa e jugut të vendit, dashje pa dashje, është pjesa më e shtrenjtë e Shqipërisë. Në Shqipëri ka pushime luksi dhe ka pushime të tepruara, po themi. Unë i ndjek të gjitha kategoritë e turistëve. Ka kategori të caktuara që vijnë për të shpenzuar. Mund të them që në vendin tonë ka edhe 2,500 euro nata – kam rezervuar unë vetë, është zonë në jug. Ka turistë që shpenzojnë dhe vijnë për të shpenzuar. Te Gjiri i Lalzit ka hotele që shkojnë nga 500 deri në 700 euro nata dhe ka turistë që nisen posaçërisht për atë hotel dhe ai është nisur të shpenzojë,” u shpreh Krasniqi.
    Deklarata e tij erdhi si një kundërpeshë ndaj një qëndrimi të shprehur më herët në emision nga një operator turistik në Theth, i cili theksoi se turistët e huaj zgjedhin Shqipërinë për bukuritë natyrore dhe jo për luksin.
    Në përfundim të bisedës, Isa Krasniqi pranoi se, pavarësisht çmimeve të larta në jug, mund të ketë ende raste me shërbim të pakënaqshëm. Megjithatë, sipas tij, pas dy skandaleve të ndodhura para dy vitesh, situata është përmirësuar ndjeshëm.

  • Pensionet e pjesshme “shpëtojnë” buxhetin nga kosto e subvencionimeve

    Pensionet e pjesshme “shpëtojnë” buxhetin nga kosto e subvencionimeve

    Subvencioni i buxhetit për skemën publike të pensioneve po shënon rënie si në vlerë ashtu edhe në përqindjeje të PBB viti pas vitit, duke lehtësuar ndjeshëm buxhetin e shtetit.Në vitin 2024 të ardhurat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore  arritën në 175 miliardë lekë, nga të cilat 139 miliardë ishin hyrje të drejtpërdrejta nga kontributet dhe pjesa tjetër prej 38 miliardë lekësh u mbulua nga buxheti i shtetit si pjesë e detyrimeve ligjore që rrjedhin nga skemat suplementare, skemat e minatorëve, të fshatit dhe të tjera që rrjedhin nga ligji i sigurimeve shoqërore.Në anën tjetër shpenzimet totale të ISSH-së në vitin 2024 arritën në 188, 626 miliardë lekë. Sipas të dhënave zyrtare të ISSH-së deficiti që mbulohet nga taksa e tjera të buxhetit të shtetit arriti në 13, 5 miliardë lekë ose 0.5 % të PBB-së, niveli i ulët historik.Në vitin 2015 subvencioni i skemës së pensioneve ishte 26 miliardë lekë ose 1.82 për qind e PBB-së. Ndërmjet 2015 dhe 2024 subvencioni i buxhetit për skemën e pensioneve është përgjysmuar në vlerë dhe është ulur me shumë se  tre herë në raport me PBB-në (shiko grafikun bashkëngjitur).Subvencioni i skemës së pensioneve është shuma që jep buxheti i shtetit për të mbuluar deficitin financiar të skemës së sigurimeve shoqërore, përkatësisht të pensioneve. Në terma të thjeshtë, kjo është ndihma financiare që qeveria jep çdo vit, sepse kontributet që paguhen nga të punësuarit dhe punëdhënësit  dhe pagesat e drejtpërdrejta nga skemat suplementare nuk mjaftojnë për të paguar pensionet që u takojnë pensionistëve.Subvencioni nga buxheti për skemën publike të pensioneve para pandemisë ka qëndruar mbi 27 miliardë lekë çdo vit, megjithatë, që nga viti 2022, vërehet një rënie e ndjeshme, nga 22,9 miliardë lekë në 2022 në 14,6 miliardë lekë në 2023 dhe më tej në 13,5 miliardë lekë në 2024.Rënia e subvencioneve nga buxheti i shtetit erdhi për dy arsye. E para të ardhurat nga kontributet e drejtpërdrejta janë rritur ndjeshëm vitet e fundit nga rritja e pagës minimale, e pagave në sektori privat dhe në atë publik. Nga 2020 në 2024 të ardhurat nga kontributet e drejtpërdrejta u rriten me 67 për qind, ose 550 milionë euro më shumë.Nga ana tjetër shpenzimet e skemës u mbajtën nën kontroll megjithë rritjen e numrit të pensionistëve. Prej gati një dekade pensionet e reja të pleqërisë dalin më të ulëta se pensioni mesatar pasi përfituesit nuk arrijnë plotësojnë kriterin kryesor vitet e sigurimit.52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-nTë dhënat tregojnë se, presioni mbi buxhetin e shtetit për subvencionin e skemës së pensioneve është ulur ndjeshëm dhe qeveria ka më shumë hapësira për të shpërndarë bonuse ose për një përqindje rritjeje më shumë se inflacioni./ B.HoxhaBurimi: ISSHKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Ushqime të shtrenjta, por Shqipëria mbajti rekord për peshën e bujqësisë në Europë në 2024

    Ushqime të shtrenjta, por Shqipëria mbajti rekord për peshën e bujqësisë në Europë në 2024

    Shqipëria po përballet me një paradoks, ku çmimet e ushqimeve për herë të parë në histori e tejkaluan mesataren e Bashkimit Europian, por ndërkohë vendi ka peshën më të lartë të bujqësisë në të gjithë Europën.Të dhënat e fundit të Eurostat bënë të ditur se sektori i “bujqësisë, peshkimit dhe pyjeve” kontribuoi me 17.9% në krijimin e vlerës së përgjithshme ekonomike të Shqipërisë në vitin 2024. Kjo peshë është shumë më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian prej 1.7%, por dhe më shumë se dyfishi krahasuar me shtetet e rajonit.Në vend të dytë është Kosova, ku bujqësia sjell 8.8% të vlerës së shtuar bruto[1]. Në vend të tretë është Maqedonia e Veriut, me 8.8%, e ndjekur nga Mali i Zi me 6.5%, Turqia me 6.3% dhe Bosnjë Hercegovina me 5%.Në rajon, peshën më të ulët të bujqësisë e ka Serbia, me 3.7%, duke qenë më poshtë edhe se Greqia (3.8%) dhe Kroacia (4.1%).Në Shqipëri, kontributi i bujqësisë në ekonomi ka ardhur duke u ulur në vite, teksa në vitin 2019, ky tregues ishte 21%, por sërish vendi mbetet më bujqësori në Europë. Fakti që jemi vendi më bujqësor në Europë nuk ka ndihmuar aspak që qytetarët e vendit të kenë produkte ushqimore më të lira. Përkundrazi.Të dhënat e tjera të Eurostat treguan se për herë të parë që nga viti 2005, kur njësia europiane e statistikave mat të dhënat, indeksi i Çmimeve të Ushqimeve dhe Pijeve jo Alkoolike për Shqipërinë e ka lehtë kaluar nivelin 100% (100.1%).Kjo do të thotë se çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë 1% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian, në një kohë që të ardhurat sipas metodës së fuqisë blerëse janë sa 41% e mesatares së BE-së. Produktet më të shtrenjta ushqimore për familjet shqiptare në raport me BE-në janë vezët, djathi dhe qumështi, që kanë kërcyer në 131% të mesatares së BE-së, nga 119.5% vitin e mëparshëm.Shqipëria i ka çmimet më të shtrenjta dhe në raport me vendet e rajonit. Serbët  blejnë ushqimet me çmime që janë sa 96.4% e mesatares së BE-së. Në Mal të Zi ushqimet kushtojnë sa 84.4% e mesatares së BE-së, në Bosnjë sa 83.2% dhe më të lirat, jo vetëm në Europë, por dhe në rajon janë në Maqedoninë e Veriut, sa 73.4% e mesatares së BE-së.Bujqësia shqiptare vuan nga problematika të thella që nisin nga që copëzimi i tokës, që nuk mundëson ekonominë e shkallës, subvencionimet më të ulëta se vendet e rajonit, konkurrueshmërinë e ulët, ndërprerjen e zinxhirit të vlerës si dhe emigrimin që ka ulur disponueshmërinë e fuqisë punëtore. Të dhënat e fundit të INSTAT bënë të ditur se sektori i blegtorisë është në rënie të lirë si për nga numri i krerëve dhe nga sasia e prodhimit. Sipas INSTAT u shënuan rënie të krerëve në të gjitha llojet e kafshëve për mish dhe qumësht, duke përfshirë edhe pulat gjate vitit 2024 në krahasim me 2023. Rënia e numrit të krerëve u reflektua edhe në nën-produktet mish dhe bulmet. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Sa shpenzojnë turistët europianë në një natë, në Shqipëri vijnë më “koprracët”

    Sa shpenzojnë turistët europianë në një natë, në Shqipëri vijnë më “koprracët”

    Një europian shpenzon mesatarisht rreth 91 euro kur udhëton në një shtet tjetër të Europës, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe që i përkasin vitit 2023.Për mesataren e eurozonës ky tregues rritet në 93 euro. Ky tregues përfshin fjetjen (akomodimin), ushqimin dhe pijet, transportin lokal, biletat e muzeve, aktiviteteve rekreative etj.Të dhënat më të fundit të Eurostat mbi shpenzimet mesatare për natë të turistëve europianë tregojnë një rritje të ndjeshme të buxheteve të dedikuara për udhëtime në vitin 2023, pas një rimëkëmbjeje të fortë të turizmit në të gjithë kontinentin. Në vitin 2022 shpenzimi ishte rreth 84 euro dhe në 2019-n rreth 77 euro.Ky indikator — shpenzimi mesatar për natë në udhëtimet ndërkombëtare — ofron një pasqyrë të rëndësishme për të parë se cili është niveli i turistëve për nga aftësia e fuqisë blerëse që viziton Shqipërinë.Italianët janë grupi i dytë më i madhe i turistëve që vijnë në Shqipëri, pas Kosovës, me rreth 11% të totalit të hyrjeve, sipas të dhënave të INSTAT. Italianët etiketohen nga operatorët e tregut si më “koprracët”, që nuk shpenzojnë dhe bëjnë pazar për çdo gjë. Edhe të dhënat e Eurostat tregojnë se italianët janë më doreshtrënguar se të tjerët në Europë. Ata shpenzojnë mesatarisht në udhëtimet e tyre 78 euro në natë, ose 14% më pak se mesatarja europiane. Pak a shumë në të njëjtin nivel janë edhe francezët (79 euro), spanjollët (75 euro), Holandezët (75 euro).Bilanci i një vere, cilët ishin turistët e huaj më kopracë, aventurierë e “pijetarë”Italianët po vijojnë të jenë besnikë ndaj Shqipërisë. Për 5 mujorin e parë hynë gati 400 mijë shtetas nga Italia (11.6% e totalit), me rritje 7.8% me bazë vjetore.Shtrenjtimi i çmimeve po largon turistët dorështrënguar individualëNdonëse italianëve u ka dalë “nami” që janë dorështrënguar, ka një kategori tjetër që vjen në Shqipëri që duket se e zgjedhin vendin për çmimet e lira, për të cilat është reklamuar aq shumë në rrjetet sociale. Polakët dhe çekët janë ata që shpenzojnë më pak në udhëtimet e tyre në Europë, me rreth 50 euro/natë, gati sa gjysma e mesatares së Europës, sipas të dhënave të Eurostat.Ky është një grup që ka ardhur në Shqipëri përmes agjencive, duke u vendosur kryesisht në Golem, ndërsa ata që vijnë individualë janë në pjesën e jugut, sipas agjencive turistike. Edhe polakët janë konstatuar nga operatorët në vend si turistë që nuk shpenzojnë shumë.Turoperatorët kanë konfirmuar se agjencitë e huaja që sjellin polakët, kanë rritur kontratat me garanci në 2025 dhe se vera pritet të ketë më shumë vizitorë që preferojnë të vijnë të organizuar por vitin e shkuar, një pjesë e rëndësishme e tyre kanë ardhur në formë individuale. Shtrenjtimi i vazhdueshëm i paketave, nën argumentin e kostove dhe zhvlerësimit të euros, bëri të vështira negociatat vitin e shkuar mes agjencive dhe hoteleve. Në atë kohë turoperatorët thanë se Shqipëria duhet të vijojë të mbetet konkurruese në mënyrë që të jetë atraktive për këtë grup vizitorësh që vijnë me paketa “të gjitha të përfshira, apo “vakte dhe hotel (pa pije)”. Këtë vit polakët në formë individuale janë më të kufizuar dhe sipas turoperatorëve kjo lidhet me kosto më të larta të pushimeve ndërkohë që një pjesë duket se po preferojnë desntinacione më afër tyre, ku Kroacia është një ndër to duke shënuar për janar-maj një rritje me 8 për qind të këtij grupi në këtë shtet.Të dhënat e INSTAT treguan se hyrjet e shtetasve polakë në 5 mujorin e parë të këtij viti ranë me 8.6% në raport me janar-maj 2024, teka gjithsej hynë 42 mijë shtetas, ose 1.4% e totalit.Turistët dorështrënguar kryesojnë renditjen e turistëve në Shqipëri. Maqedonia e Veriut është e treta për hyrjet në vend për 5 mujorin, me 308 mijë shtetas (9%) e totalit. Të dhënat e Eurostat, që i përkasin vitit 2021 tregojnë se shpenzimi mesatar i tyre ishte 37 euro në natë.Shtetasit grekë janë në vend të katërt me 287 mijë hyrje (8.3% e totalit), një pjesë e të cilëve mund të jenë shqiptarë me pasaportë greke. Sipas Eurostat, grekët janë në fund të listës së shpenzuesve, duke qenë më poshtë se polakët e çekët, me 46 euro/natë.Turizmi, Kosova “ikën” pas heqjes së vizave, “mërziten” polakët dhe spanjollëtPër Shqipërinë të dhënat e fundit janë të vitit 2020. Në atë vit, një shqiptar që udhëtonte në Europë shpenzonte mesatarisht 31.6 euro/natë, e fundit në Europë.Të mbajmë mirë gjermanëtTuristët më të mirë për momentin në vend rezultojnë se janë gjermanët. Sipas Eurostat, ata shpenzojnë mesatarisht 117 euro në natë kur udhëtojnë nëpër Europë. Ky grup ka shënuar një rritje të fortë të hyrjeve në 5 mujorin e parë të vitit në vend, me 124 mijë hyrje, me rritje prej 29%. Për herë të parë gjermanët janë grupi i pestë më i madh i turistëve në vend, me 3.5% të hyrjeve në total.Operatorët turistikë thonë se fillimisht gjermanët vitin kryesisht me ture kulturore, ndërsa tani po vijnë individualisht dhe për pushime verore, të nxitur dhe nga shitimi i linjave direkte me qytetet gjermane.Si u tërhoqën turistët që shpenzojnë më shumëAustriakët janë turistët që shpenzojnë më shumë kur udhëtojnë në Europë, sipas Eurostat, me 155 euro në natë. Në Shqipëri ata zinin 0.6% të hyrjeve totale për 5 mujorin e parë 2025.Në vend të dytë janë maltezët (138 euro), të ndjekur nga Islanda (131 euro).Në listën e shpenzuesve më të mëdhenj janë dhe shtetet nordike, ku kryeson Norvegjia, me 127 euro/natë dhe Suedia me 108 euro, duke reflektuar fuqinë e lartë blerëse dhe prirjen për udhëtime me cilësi më të lartë (akomodim më i mirë, shërbime më të kushtueshme, restorante etj.). Nordikët erdhën dy vite radhazi në Shqipëri me kontrata garancie, por në fund të 2022-n u tërhoqën teksa kërkonin cilësi në shërbime.“Përderisa nuk marrin shërbim, normalisht do të kenë edhe një reagim. Nga ajo që ne shohim ka një rënie të review (përshtypjeve) që ka ardhur nga mungesa e shërbimit apo rënia e cilësisë së tij në strukturat akomoduese. Një tjetër element mendoj se është infrastruktura. Prej disa vitesh, ne i gënjejmë për trafikun, duke u premtuar zgjidhje siç na premtohet dhe nga institucionet. Kjo nuk po zgjidhet”, ka pohuar më herët kreu i Unionit Turistik, Rrahman Kasa.Tendenca të përgjithshme tregojnë se vendet me shërbime të zhvilluara, akomodim të standardeve të larta dhe infrastrukturë cilësore tërheqin një profil turistësh me buxhet më të lartë. Ndërkohë, vendet më të lira janë kryesisht destinacione për turizëm sezonal me turistë që nuk janë të gatshëm të paguajnë shtrenjtë për shërbimet që marrin.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.