Day: July 4, 2025

  • “Arratiset” edhe kapitali nga Shqipëria, bizneset dhe individët investuan 1.57 mld euro jashtë vendit

    “Arratiset” edhe kapitali nga Shqipëria, bizneset dhe individët investuan 1.57 mld euro jashtë vendit

    Përgjatë 2017–2024, Shqipëria ka shfaqur një rritje graduale, por të qëndrueshme në nivelin e investimeve që bizneset dhe individët shqiptarë bëjnë jashtë vendit.
    Një raport i Institutit Ndërkombëtar të Vjenës për Studime ekonomike (wiiw) evidentoi se në vetëm 7 vjet investimet e Shqipërisë jashtë vendit janë katërfishuar, nga 393 milionë euro me 2017 në 1.57 miliardë euro në vitin 2024.
    Disa prej kompanive më të mëdha shqiptare në sektorë si telekomunikacioni, ndërtimi, banka dhe energjia kanë filluar të zgjerojnë praninë e tyre në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe rajone të tjera të Ballkanit, duke krijuar degë ose duke investuar në partneritete.
    Disa grupe familjare që kanë konsoliduar kapital të konsiderueshëm në dekadën e fundit po diversifikojnë portofolin përmes investimeve jashtë vendit, sidomos në tregje me kosto të ulët ose lidhje të forta kulturore e gjuhësore si Kosova.
    Gjithashtu Integrimi gradual me BE-në dhe marrëveshjet rajonale kanë lehtësuar qarkullimin e kapitalit.
    Përmirësimi i sistemit bankar dhe aksesit në shërbime ndërkombëtare financiare ka ndihmuar në transferimin më të lehtë të fondeve për investime jashtë vendit.
    Disa kompani shqiptare janë tërhequr nga regjimet tatimore më të lehta në rajon, veçanërisht në Kosovë dhe Maqedoni, duke i përdorur këto vende si qendra operacionale ose të regjistrimit të biznesit.
    Në disa raste, investimi “në dalje” përfshin kapitalin që lëviz nga Shqipëria drejt nismave të drejtuara nga shqiptarë të diasporës, në Itali, Zvicër apo Gjermani, sidomos në sektorin e pasurive të paluajtshme, transportit dhe tregtisë.
    Megjithatë Shqipëria ka një bazë prodhuese të kufizuar dhe numër të vogël korporatash me kapacitet për ekspansion ndërkombëtar. Kapitali i njerëzor me aftësi të ulëta dhe mungesa e kapaciteteve për të konkurruar në sektorë me vlerë të shtuar kufizon zgjerimin jashtë.
    Rritja e FDI-së në dalje nga Shqipëria është një tregues pozitiv i kapacitetit në rritje të ekonomisë shqiptare për të eksportuar kapital dhe eksperiencë.
    Stoku të përgjithshëm i investimeve në dalje në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor ishte 9.4 miliardë euro në 2024. Serbia dominon me 5.1 miliardë euro, ndërsa vendet e tjera si Shqipëria (1.6 mld euro), Kosova (1.2 mld euro) dhe Bosnja (793 mln euro).
    Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë bërë përparim modest, por ngelen shumë pas fqinjëve të tyre lindorë në BE. Investimet në dalje janë tregues kyç jo vetëm i forcës ekonomike, por edhe i integrimit të kompanive kombëtare në zinxhirët ndërkombëtarë të vlerës. Për vendet e Ballkanit perëndimor kapërcimi i këtij hendeku do të kërkojë më shumë reforma strukturore, ndihmë teknike dhe qasje në kapital të lirë analizojnë ekspertët e Institutit të Vjenës./Monitor

  • Mbyllet raundi i dytë i Wimbledon/ Djokovic, Sinner dhe Swiatek kualifikohen pa probleme

    Mbyllet raundi i dytë i Wimbledon/ Djokovic, Sinner dhe Swiatek kualifikohen pa probleme

    4 Korrik 2025

    8:12

    Telesport

    Është mbyllur raundi i dytë i grand slam të Wimbledon. Numri 1 në botë për meshkuj, italiani Jannik Sinner, fitoi 3-0 ndaj Aleksandar Vukic. Më tej avancon edhe italiani tjetër Lorenzo Sonego.
    Pa probleme fitoi 3-0 edhe serbi Novak Djokovic, që mundi Daniel Evans. Një biletë për në raundin e tretë siguruar edhe Alex de Minaur, Grigor Dimitrov, Pedro Martinez, Jaume Munar e Marin Cilic.
    Te femrat, fitore me përmbysje korri polakja Iga Swiatek, që mundi 2-1 Caty McNally. Në raundin e tretë kualifikohen edhe Mirra Andreeva, Elena Rybakina, Emma Navarro, Danielle Collin dhe Barbora Krejcikova.

  • Rritje në detyrë dhe lidhje të reja, çfarë kanë rezervuar yjet për sot

    Rritje në detyrë dhe lidhje të reja, çfarë kanë rezervuar yjet për sot

    Dashi
    Nëse do vijoni të silleni në mënyrë agresive kundrejt personave të caktuar, vetëm sa do të përkeqësoni gjendjen tuaj emocionale. Përpiquni të qetësoheni dhe të mbani veten nën kontroll.
    Demi
    Ka gjasa të viheni në qendër të vëmendjes gjatë ditës së sotme. Përdoreni këtë për të arritur atë çfarë dëshironi. Pranoni komplimentet dhe ndihuni krenarë për atë çfarë jeni.
    Binjakët
    Përkushtojuni më shumë ëndrrave tuaja. Bisedoni me një mikun/miken tuaj dhe ndani shqetësimet që mund të keni. Sa i përket jetës në çift, do të kaloni momente mjaft të bukura gjatë kësaj dite.
    Gaforrja
    Nëse vërtet doni të krijoni një lidhje më të ngushtë me dike pranë jush duhet të tregoheni më të vëmendshëm dhe më të përkushtuar. Mos kini frikë për përgjigjen që mund të merrni. Rëndësi ka që të tentoni.
    Luani
    Do të keni një ditë të mbushur plot aktivitet. Mund të ndiheni të lodhur në fund të ditës, por rezultati do të jetë i mirë. Sa i përket aspektit financiar, do të ndiheni të kënaqur.
    Virgjëresha
    Ekziston mundësia që sot të zhgënjeheni lidhur me një çështje të caktuar në aspektin profesional. Mos u shqetësoni por thjesht mos i besoni kujtdo në punë. Sa i përket aspektit personal, parashikohet një ditë pa zhvillime të veçanta.
    Peshorja
    Mund të merrni lajme të mira në punë. Nëse jeni duke menduar që të hapni një biznes, shanset janë që gjërat të shkojnë mirë. Sa i përket lidhjes në çift, nuk do të keni asgjë për tu shqetësuar.
    Akrepi
    Beqarët e kësaj shenje mund të jenë shumë afër krijimit të një lidhjeje të re romantike. Përpiquni të jeni plotësisht i sinqertë, në mënyrë që të mos pendoheni më pas. Bëni kujdes me veprimet në punë, pasi ka persona rreth jush që mund t’ju shkaktojnë probleme.
    Shigjetari
    Nëse jeni duke menduar që të investoni në një projekt, shanset janë që gjërat të mos shkojnë si duhet. Buxheti ka gjasa t’ju përmirësohet pasi mund të merrni një pagesë të mirë të vonuar.
    Bricjapi
    Në aspektin profesional, bëni mirë të mirëprisni çdo mundësi tunduese, dhe mos u dorëzoni në pengesën e parë. Parashikohet një rritje në detyrë. Sa i përket lidhjes suaj romantike, ka gjasa të merrni hapa të rëndësishëm ditët në vijim.
    Ujori
    Parashikohet një ditë pa zhvillime të rëndësishme. Ka gjasa që pjesën më të madhe të ditës ta kaloni në shtëpi. Do të gjeni kohë mjaftueshëm për tu relaksuar.
    Peshqit
    Dikush mund t’ju vërë nën presion lidhur me një çështje në aspektin profesional. Mos i kushtoni rëndësi personit në fjalë dhe veproni me qetësi. Vlerësoni rrethin shoqëror dhe mos hezitoni të merrni këshilla prej tyre.

  • Diogo Jota shuhet në aksident, Ronaldo emocionon me mesazhin e tij të ngushëllimit

    Diogo Jota shuhet në aksident, Ronaldo emocionon me mesazhin e tij të ngushëllimit

    Adriatik BALLA
    Dje ishte një ditë zie për futbollin, pasi një ngarje e rëndë në aksident i mori jetën futbollistit të Portugalisë, Diogo Jota. Ky ishte më të vërtetë një lajm tragjik që goditi botën e futbollit. Jota, sulmuesi i Liverpulit, humbi jetën në moshën 28-vjeçare pas një aksidenti rrugor në provincën spanjolle të Zamorës, në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Aksidenti ndodhi në kilometrin 65 të autostradës A-52, në zonën e Sanabria-s. Automjeti në të cilin udhëtonte Jota, së bashku me vëllain e tij Andre, gjithashtu futbollist profesionist 26-vjeçar, doli nga rruga dhe përfundoi në flakë. Dëshmitarët që telefonuan numrin e urgjencës 112 raportuan se makina u përfshi plotësisht nga zjarri, i cili më pas përfshiu edhe bimësinë përreth, duke e bërë situatën edhe më dramatike.
    Diogo Jota iu bashkua Liverpulit në vitin 2020 nga Ulverhampton për një shumë prej 44.7 mln eurosh. Që nga ajo kohë, ai regjistroi 182 paraqitje, duke shënuar 65 gola dhe dhënë 26 asiste. Me Liverpulin, ai fitoi Premier League në sezonin 2024-25, si dhe FA Cup dhe League Cup në sezonin 2021-22. Më herët, ai kishte luajtur edhe për Atletico Madrid, Porto dhe Ëolves, duke u kthyer në një nga sulmuesit më të vlerësuar në Evropë. Familja, shokët e skuadrës dhe e gjithë bota e futbollit janë në zi për këtë humbje të parakohshme dhe të dhimbshme. Klubet ku ka luajtur pritet të organizojnë homazhe në nder të tij në ditët në vijim. Ndërkohë, “ylli” i futbollit botëror, Kristiano Ronaldo, ka reaguar me një mesazh emocional pas vdekjes tragjike të Diogo Jotës dhe vëllait të tij Andre, duke shprehur tronditjen e tij të thellë dhe solidaritetin me familjen e sulmuesit portugez.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ronaldo shkroi: “Nuk ka kuptim. Sapo ishim bashkë në Kombëtare, sapo ishe martuar. Familjes tënde, bashkëshortes dhe fëmijëve të tu, i dërgoj ngushëllimet më të sinqerta dhe u uroj të kenë gjithë forcën e botës. E di që gjithmonë do të jesh me ta. Pushoni në paqe, Diogo dhe André. Të gjithëve do të na mungoni”, shkruan Ronaldo. Lajmi bëhet edhe më i dhimbshëm kur kujtojmë se vetëm një javë më parë, më 22 qershor 2025, Diogo Jota ishte martuar me partneren e tij Rute Kardoso, me të cilën kishte ndërtuar një jetë familjare të qëndrueshme. Çifti ishte prindër të tre fëmijëve, dhe së fundmi kishin shpërndarë foto të dasmës së tyre në rrjetet sociale, ku shfaqeshin të lumtur në altar, të rrethuar nga fëmijët e tyre. Në mbishkrimin e postimit në Instagram, ata shkruanin: “22 qershor 2025. Po për gjithë jetën.” Udhëtimi me makinë e më pas me target, duke evituar aeroplanin, i ishte këshilluar nga mjeku i Liverpulit.
     

  • Temperatura deri në 39 gradë Celcius, ja vendet më të nxehta

    Temperatura deri në 39 gradë Celcius, ja vendet më të nxehta

    Vendi ynë këtë të premte do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në relievet malore.

    Temperaturat maksimale do të shënojnë vlerën 39 gradë Celcius.

    Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 7-10 m/s.
    Valëzimi  në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

  • Kujdes nga i nxehti! 39 gracë C sot në Tiranë dhe Durrës, si parashikohet moti

    Kujdes nga i nxehti! 39 gracë C sot në Tiranë dhe Durrës, si parashikohet moti

    Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

    Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në relievet malore.
    Era me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 7-10 m/s.

    Top Channel

  • SHBA feston sot Ditën e Pavarësisë

    SHBA feston sot Ditën e Pavarësisë

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë, që shënon 249-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së tyre nga Mbretëria e Bashkuar.

    Me shpalljen e Deklaratës së Pavarësisë më 4 Korrik 1776, 13 kolonitë e Amerikës së Veriut e shpallën pavarësinë dhe filloi një udhëtim i ri i tyre në një shtet të përbashkët.

    Kushtetuta amerikane, e cila u nënshkrua në vitin 1787, u vendos si bazë për strukturën dhe funksionimin e qeverisë së tyre, duke e ndarë atë në tre degë themelore: ekzekutive, legjislative dhe juridike. Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë formojnë këtë piramidë shtetërore.

    Dita e Pavarësisë festohet në SHBA me parada madhështore, aktivitete familjare dhe spektakle të fishekzjarreve që shënojnë këtë datë të rëndësishme në historinë e kombit amerikan.

     

  • Studentët kanë njoftuar bllokada në të gjitha qytetet kryesore në Serbi

    Studentët kanë njoftuar bllokada në të gjitha qytetet kryesore në Serbi

    Studentët në Serbi kanë njoftuar një bllokadë të plotë të Beogradit dhe qyteteve të tjera të mëdha sot, në reagim ndaj “dhunës dhe arrestimeve policore”.

    Protestat studentore thonë në një faqe interneti që kanë krijuar se bllokadat e kryqëzimeve rrugore në qytete do të fillojnë në orën 6:00 të mëngjesit, pa specifikuar se sa do të zgjasin.

    Ata gjithashtu udhëzojnë ata që do të marrin pjesë në bllokada “të mos përdorin dhunë, të largohen nga bllokadat pa rezistencë kur të ndërhyjnë forcat e policisë dhe të zhvendosen në një pikë tjetër ku do të ngrenë një bllokadë të re”.

    Studentët po u bëjnë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në bllokadat rrugore.

    Arsyeja për bllokadën e planifikuar të qyteteve ishte dhuna e përdorur në ditët e mëparshme nga policia kundër studentëve në bllokada dhe gjithashtu përpjekja e oficerëve të policisë, të mërkurën në mbrëmje, për të hyrë me forcë në Fakultetin e Drejtësisë.

    Presidenti i Republikës, Aleksandar Vuçiç, reagoi ndaj njoftimit të bllokadave, në një video të ngarkuar në Instagram vonë mbrëmë, duke deklaruar se shteti nuk mund të lejojë veprime të paligjshme.

    “Fatkeqësisht, ata që nuk e duan Serbinë, ekzistojnë jashtë kufijve dhe brenda vendit, kanë vendosur t’ua bëjnë jetën të gjithëve juve të vështirë. Ata kanë vendosur t’ju pengojnë të shkoni në punë, t’ju pengojnë të jetoni një jetë normale, t’ju pengojnë të ndiheni të lirë në vendin tuaj, në shtëpitë tuaja, në vendin tuaj të punës”, theksoi Presidenti Vuçiç.

    Ai u bëri thirrje studentëve të “vijnë në vete dhe të mos e urrejnë aq shumë vendin e tyre”, duke paralajmëruar se bllokadat shkelin jo vetëm kodin penal, por edhe Kushtetutën.

    Gjatë pesë ditëve të fundit, studentët dhe qytetarët kanë bllokuar rrugët në të gjitha qytetet kryesore, duke kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare.

    Bllokadat “shfaqen” pa paralajmërim në pjesë të ndryshme të qyteteve, shpesh njëkohësisht në 20-30 vende, gjë që e vështirëson punën e policisë. Çdo ditë bëhen dhjetëra arrestime dhe ndalime, por ato nuk duket se i dobësojnë reagimet e studentëve dhe qytetarëve.

    Taktikat e përjashtimit të studentëve mbështeten nga të gjitha partitë opozitare, të cilat kanë vendosur të abstenojnë nga seancat parlamentare.

     

  • Në negociata me 4 klube për Manajn, presidenti e bën të qartë: Duam 4 milionë euro ose Rei do të luajë me ne në Ligën e Parë

    Në negociata me 4 klube për Manajn, presidenti e bën të qartë: Duam 4 milionë euro ose Rei do të luajë me ne në Ligën e Parë

    Presidenti i Sivaspor-it ka folur për të ardhmen e Rei Manajt. Gokhan Karagol-i ka pohuar faktin se është në negociata me 4 klube për transferimin e sulmuesit shqiptar, por ka theksuar se vlera mininale e kartonit të tij është 4 milionë euro. Nëse një shifër e tij nuk mbërrin në tryezën e Karagol-it, atëherë Manaj do të luajë një kategori më poshtë në futbollin turk së bashku me Sivasporin.
    “Po vazhdojmë negociatat tona me 3-4 klube për Rei Manajn. Klauzola për lirimin e tij është 4 milionë euro. Nuk do t’i vlerësojmë ofertat poshtë kësaj shifre. Nëse tarifa e kërkuar nuk do të vijë, atëherë Manaj do ta përfundojë sezonin me ne”, ka deklaruar Gokhan Karagol-i./Sport Ekspres/