Day: July 2, 2025

  • Europa përfshihet nga një valë nxehtësie që po kalon nga Perëndimi në Lindje, viktima në Francë, Spanjë dhe Itali

    Europa përfshihet nga një valë nxehtësie që po kalon nga Perëndimi në Lindje, viktima në Francë, Spanjë dhe Itali

    Një valë të nxehti ekstreme po godet Europën dhe po lëviz drejt lindjes, me kërcënime për të thyer rekorde në Gjermani, ku temperaturat mund të arrijnë 40 °C – madje afër rekordit të 41.2 °C të vitit 2019 . Shumë rajone në Gjermani kanë vendosur kufizime uji për shkak të thatësirës.

    Në Francë ka nisur një debat politik për përdorimin e kondicionerëve. Udhëheqësja e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, propozoi një “plan të madh kombëtar për kondicionerët”, argumentuar se “kondicioneri shpëton jetë” dhe është vendimtar për funksionimin e institucioneve publike, në ndryshim nga shumë vende në botë. Aleati i saj, Éric Ciotti, paraqiti një projektligj që kërkon vendosjen e kondicionerëve si të detyrueshëm në hapësirat publike kyçe.
    Por qeveria franceze refuzoi, duke e cilësuar planin e “të djathtës si të papërgjegjshëm dhe të papërgatitur”. Ministrja e Mjedisit, Agnès Pannier Runacher, theksoi se, megjithëse kujdesi për njerëzit e rrezikuar është i domosdoshëm, kondicionerët “nuk duhet të vendosen kudo” pasi kontribuojnë në nxehtësinë e jashtme dhe janë “zgjidhje e gabuar”. Liderja e së Gjelbërve, Marine Tondelier, shtoi se së pari duhet “të zhvillohen hapësira të gjelbra në qytete dhe izolimi i ndërtesave”, jo vetëm për të blerë kondicionerë.
    Ndërkohë, kryebashkiakë dhe ministri energjetik i Francës raportuan dy vdekje që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me valën e nxehtësisë, dhe rreth 300 persona u shtruan në spital për shkak të temperaturave ekstreme.
    Në Spanjë, dy fermerë humbën jetën për shkak të një zjarri të madh në Katalonja (6 500 ha), që u zbuluan nga zjarrfikësit. Gjithashtu, një fëmijë vdiq nga diarreja e nxehtësisë pasi u la në makinë në provincën Tarragona.
    Në Itali, raportohen tre vdekje të mundshme nga nxehtësia, përfshi një shofer kamioni 70‑vjeçar që u gjet pa jetë në një vend pushimi pranë Brescia-s. Përdorimi i tepruar i kondicionerëve shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në qytete të mëdha si Firence, Romë, Milano, Gjenova e Bergamo, për shkak të ngrohjes së kabllove nëntokësore. Qeveria italiane shpalli alarm maksimal të kuq në 18 qytete, ndërsa bujqësia po vuan – me shkatërrime në kultura, mungesë qumështi dhe kufizim uji.
    Në Gjermani, mbi 40 distrikte kanë vendosur masa për reduktim uji. Dy zjarre pyjore shpërthyen në Brandenburg pranë Berlinit, duke komplikuar operacionet e zjarrfikësve.
    Vala e nxehtësisë po përhapet nga perëndimi në lindje të Europës – duke shkaktuar rekorde temperaturash, vdekshmëri dhe probleme strukturore – ndërkohë debati për kondicionerët në Francë ka nxjerrë në pah tensionin mes trajtimit të urgjencave klimatike dhe mbrojtjes mjedisore.

    Top Channel

  • Ish-lojtari i njohur italian shuan çdo dyshim për Asllanin: Është lojtari i ri më i mirë i Serisë A

    Ish-lojtari i njohur italian shuan çdo dyshim për Asllanin: Është lojtari i ri më i mirë i Serisë A

    E ardhmja e Kristjan Asllanit te Interi është vënë shpesh në pikëpyetje përgjatë këtyre sezoneve. Nuk kanë munguar dyshimet nëse mesfushori shqiptar është një lojtar për një nivel kaq të lartë sa Interi. Por këto dyshime hidhen poshtë nga një ish-futbollist i njohur italian.
    Në një bashkëbisedim me Vierin në “BoboTV” në “Twitch”, Daniele Adani ka deklaruar se Asllani është lojtari i ri më i mirë i Serisë A. Sipas tij, ekipi që do të nënshkruajë me talentin e zikaltërve do ta kuptojnë me kalimin e kohës se çfarë marrëveshje të rëndësishme do të kenë kryer.
    “Asllani është lojtari i ri më i mirë në kampionat. Kushdo që e merr nuk e di se çfarë marrëveshjeje po bën, ka për ta zbuluar me kalimin e kohës”, është shprehur Daniele Adani./Sport Ekspres/

  • Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren

    Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren

    Pas thashethemeve që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet, se Olsi Bylyku dhe partnerja e tij Denada Lura i kanë dhënë fund lidhjes, aktori ka reaguar në mënyrën më të drejtpërdrejtë.
    Në një postim të fundit në Instagram Story, Olsi ka ndarë një foto nga studioja “Do’Drite”, ku shfaqet me dikë tjetër, që nga veshja dhe konteksti lë të kuptohet se bëhet fjalë për Denadën. Dyshja duken të qetë, të relaksuar dhe me atlete të njëjta, ndërsa në sfond shfaqet një televizor ku transmetohet një video me titullin intrigues: “Olsi Bylyku dhe… i japin fund lidhjes?”
    Me një emoji qeshjeje, Olsi ironizon hapur lajmet që kanë qarkulluar në portale, duke lënë të kuptohet se gjithçka është në rregull mes tij dhe partneres, dhe se lajmet për ndarje nuk janë të vërteta.

  • Alida Duka zbulon arsyen e mungesës në muzikë: Rrëshqita në shtëpi, theva shpatullën

    Alida Duka zbulon arsyen e mungesës në muzikë: Rrëshqita në shtëpi, theva shpatullën

    Alida Duka është rikthyer pas një mungese disa mujore, e ftuar në emisionin “Rudina”. Në një rrëfim të sinqertë, ajo ka treguar për herë të parë arsyen e shkëputjes nga muzika dhe performancat publike: një aksident që i ndryshoi rrjedhën e ditëve.
    Vetëm dy ditë pasi ishte zhvendosur në shtëpinë e saj të re në Hanover, këngëtarja rrëshqiti dhe theu shpatullën. “Nuk e prisja. Ishte një moment që ndodhi për pak sekonda dhe më pas gjithçka ndryshoi. Ishin tri thyerje dhe u desh ndërhyrje kirurgjikale,” tregoi ajo.
    Alida pranoi se kjo ka qenë një nga periudhat më të vështira të jetës së saj. “Ishte hera e parë që ndihesha kaq e pafuqishme, sepse jam mësuar të bëj gjithçka vetë. Edhe mami kishte nevojë për ndihmën time, por atëherë ishim të dyja të pamundura,” tha ajo.
    Për fat, gjithçka kaloi me sukses falë operacionit dhe fizioterapisë intensive. “Shkoja tri herë në javë për terapi. Frika për të kërcyer më shoqëronte gjatë, por pak nga pak arrita të rifitoj besimin dhe lëvizjet,” u shpreh artistja.

  • Kapet mat Al Pacino! Aktori legjendar puth gazetaren e re në mes të Romës

    Kapet mat Al Pacino! Aktori legjendar puth gazetaren e re në mes të Romës

    Legjenda 85-vjeçare e kinemasë u fotografua duke darkuar me miqtë në restorantin e famshëm Il Bolognese në Piazza del Popolo të hënën, më 30 qershor, i veshur me të zeza dhe me një kapele bejsbolli, në mënyrë që të mos vihej re.
    Megjithatë, ai nuk ia doli, pasi paparacët e njohën dhe madje regjistruan momentin kur gazetari iu afrua dhe i dha një puthje në faqe, të cilën Al Pacino e ktheu me një përqafim të ngrohtë. Në pamje të tjera, gazetari shihet duke dëgjuar me vëmendje yllin e “Scarface”, ndërsa në një foto tjetër shihet duke pirë një cigare. Aktori është në Romë duke xhiruar filmin e tij të ri “Maserati: The Brothers”, i cili do të dalë në tetor.
    Caterina Di Terlizzi, e cila e përshkruan veten në LinkedIn si një “udhëtare botërore me bazë në Itali”, punon si gazetare e pavarur për NBC News. Mosha e saj e saktë nuk është zbuluar, megjithëse thuhet se ajo përfundoi stazhin e saj në komunikim dhe media në vitin 2020 dhe mori diplomën master nga Universiteti LUISS Guido Carli në vitin 2023.

    Në jetën e tij personale, Al Pacino priti në jetë djalin e tij, Roman, me 31-vjeçaren Noor Alfala në qershor 2023. Edhe pse ajo kërkoi kujdestari të plotë në shtator, një përfaqësues i Al Pacino konfirmoi në atë kohë se çifti “janë ende bashkë” dhe se kishin arritur marrëveshje për kujdesin e fëmijës së tyre.
    Megjithatë, deri në tetor 2023, marrëdhënia e tyre dukej se kishte mbaruar. “Al dhe Noor janë miq shumë të mirë, kanë qenë prej vitesh dhe tani po e rrisin bashkë Romanin“, tha përfaqësuesi i tij për People.

  • Spikati te Vllaznia, sulmuesi e mbyll në Iran, del lojtar i lirë

    Spikati te Vllaznia, sulmuesi e mbyll në Iran, del lojtar i lirë

    Kaina Nunesh është tashmë lojtar i lirë. Sulmuesi e ka mbyllur me Estegal në Iran.
    28-vjeçari spikati në Shqipëri me Vllazninë, për të kaluar më pas te Tirana. Te bardheblutë nuk qëndroi gjatë, por do të mbahet mend për golin që i shënoi Beshiktashit.

    Tirana vendosi ta shesë më pas në Korenë e Jugut për 87 mijë euro. Tashmë Kaina është në kërkim të skuadrës së re.

  • Merret vendimi, Diddy i mohohet lirimi me kusht

    Merret vendimi, Diddy i mohohet lirimi me kusht

    Sean “Diddy” Combs është refuzuar për lirim me kusht nga gjyqtari Arun Subramanian, sipas raportimit të partnerit amerikan të BBC-së, CBS News.
    Kjo do të thotë që reperi do të qëndrojë në paraburgim ndërsa pret shpalljen e dënimit për dy akuza të dënueshme për “transport për qëllime të prostitucionit”.
    Ekipi ligjor i Combs tha se ai ka qenë i burgosur model dhe se nuk paraqet rrezik për arratisje.
    “Combs i është bindur gjykatës, ka respektuar procedurat dhe ka shfaqur sjellje model”, u shprehën avokatën përmes një dokumenti të dorëzuar prranë gjykatës pas shpalljes së verdiktit.
    Prokurorët u kundërpërgjigjën se gjatë seancave, gjykata ka dëshmuar provat e dhunës së Combs, “transportin kufitar të individëve të shumtë për prostitucion, konsum droge dhe shpërndarje si dhe përpjekje për t’i shpëtuar dënimit të organeve ligjzbatuese” dhe thanë se i pandehuri “nuk iu shmang këtyre fakteve.”
    Ata thanë se Combs “nuk mund ta përmbushë detyrën e tij për të treguar prova të qarta dhe bindëse se ai nuk do të arratiset apo përbëjë rrezik për dikë në komunitet.”

  • Atalanta përforcohet në ofensivë, prezanton sulmuesin e ri

    Atalanta përforcohet në ofensivë, prezanton sulmuesin e ri

    Atalanta përforcohet në ofensivë, prezanton sulmuesin e riKamaldeen Sulemana është një lojtar i ri i Atalantës. Sulmuesi, i cili vjen nga Southampton është zyrtarizuar te bergamaskët, këtë të mërkurë.
    “Sapo vizitova qendrën sportive, mund të them se është vërtet mbresëlënëse. Mezi pres të filloj.
    Jam shumë i emocionuar që mund të …

  • Dueli i Egnatias në Champions/ Ja çmimet e biletave për sfidën me islandezët

    Dueli i Egnatias në Champions/ Ja çmimet e biletave për sfidën me islandezët

    Egnatia ka zyrtarizuar çmimet e biletave për ndeshjen europiane që do të luajë në stadiumin “Arena Egnatia”. Klubi ka vendosur një politikë të qartë çmimesh, duke ofruar alternativa për të gjitha kategoritë e tifozëve.
    Bileta më e lirë do të kushtojë 300 lekë, ndërsa më e shtrenjta arrin deri në 10 mijë lekë, që korrespondon me tribunën VIP dhe sektorët premium. Përmes këtij vendimi, drejtuesit synojnë të krijojnë një atmosferë sa më mbështetëse në tribunë dhe një impakt pozitiv për klubin edhe në aspektin financiar.

    GJESTI – Një tjetër lajm pozitiv është vendimi që hyrja për femrat të jetë falas. Klubi ka vendosur të hapë dyert për të gjitha tifozet femra si një mënyrë për të inkurajuar pjesëmarrjen e tyre në stadium dhe për të promovuar përfshirjen e tyre në ngjarjet sportive.

    Ky gjest shihet si një hap përpara në krijimin e një ambienti sa më familjar dhe të civilizuar në tribunat e stadiumit, duke rritur ndërkohë edhe impaktin shoqëror të ndeshjes.

  • Euro Women’s/ Kosola vendimtare, Finlanda nis me tri pikë

    Euro Women’s/ Kosola vendimtare, Finlanda nis me tri pikë

    UEFA Women’s Euro 2025 nisi sot në Zvicër me turneun final ku marrin pjesë 16 kombëtare të ndara në katër grupe. Në orën 18:00 Islandë- Finlandë e vlefshme për Grupin A prodhoi vetëm një gol dhe ai i takoi Finladës e cila në minutën e 70′-të shënoi një gol të bukur me më të mirën në fushë futbollisten e Malmo, Sara Kosola.

    Në fakt, në pjesën e dytë të takimit hapës, luajtur në Tun (Thun) ishulloret nga Islanda u penalizuan nga largimi i lojtares Antonsdotir (dy të verdhë) duke i dhënë mundësi rivaleve finlandeze të kishin më shumë kontoll të topit e raste për shënim.

    Në fund të ndeshjes Islanda i’u afrua golit të barazimit por pa mundur dot të shënojë. Pas pak në orën 21:00 po në Grupin A, radha e Zvicrës vendase përballë Norvegjisë. Takimi zhvillohet në Bazel./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin