Day: July 1, 2025

  • Debutim me vuajtje për Alcaraz në Wimbledon, triumfojnë Sabalenka dhe Paolini

    Debutim me vuajtje për Alcaraz në Wimbledon, triumfojnë Sabalenka dhe Paolini

    1 Korrik 2025

    8:04

    Telesport

    Në Londër, kanë nisur takimet e raundit të parë të grand slam-it të Wimbledon, turneu më i rëndësishëm i fushave me bar.
    Spanjolli Carlos Alcaraz ka vuajtur shumë në ndeshjen hapëse, duke fituar 3-2 ndaj italianit Fabio Fognini. Fitore të vështirë korri edhe britaniku Cameron Norrie, që avancon më tej.
    Turneu ka dhuruar disa surpriza te meshkujt, siç janë eliminimet e rusit Daniil Medvedev dhe danezit Holger Rune. Në raundin e dytë kualifikohen Andrey Rublev e Jiri Lehecka.
    Te femrat, numri 1 në botë, bjellorusja Aryna Sabalenka, fitoi 2-0 Carson Bransatine. Më tej shkon edhe Elina Svit0liona e Ukrainës si dhe amerikania Madison Keys.
    Edhe te femrat ka disa surpriza që në shtat, siç është eliminimet e Ons Jabeur, Paula Badosa dhe Jelena Ostapenko.
    Në raundin e dytë avancojnë tenistja japoneze Naomi Osaka, ajo italiane Jasmine Paolini dhe britanikja Emma Raducanu.

  • Tudor: Të gjithë duan ta mundin Real Madridin, edhe ne do ta provojmë

    Tudor: Të gjithë duan ta mundin Real Madridin, edhe ne do ta provojmë

    Igor Tudor prezantoi ndeshjen Real Madrid-Juventus, e vlefshme për 1/8 finale të Kupës së Botës për Klube, që do të luhet sonte në orën 21:00. Trajneri i bardhezinjve foli në konferencë për shtyp.
    A jeni gati për këtë sfidë të madhe?Pres një ndeshje të vështirë, kundër një skuadre me emër të madh dhe cilësi të padiskutueshme, që në 10 vitet e fundit e ka treguar vlerën e saj në të gjitha kompeticionet. Real Madridi në këto turne është gjithmonë i fortë. Ne jemi përgatitur. Duam të kualifikohemi, duam të luajmë shanset tona. Më ka pëlqyer shumë ndeshja e fundit e Real Madridit. Pashë cilësi, punë ekipore, sakrificë. Pashë një skuadër të vërtetë. Na pret një ndeshje e vështirë, e kemi analizuar mirë. Iu thashë lojtarëve të mi që këto janë ndeshjet më të bukura për t’u luajtur. Të gjithë duan ta mundin Real Madridin, edhe ne duam ta provojmë. Duhet ta përjetojmë kështu, edhe me shumë guxim. A është ndeshja më e rëndësishme e turneut për ne? Sigurisht”.
    Vini nga humbja e hidhur ndaj Manchester City…Humbja është pjesë e lojës së futbollit, edhe e jetës, pranohet dhe ecet përpara. Tashmë është një tjetër ndeshje, e kemi kaluar fazën e grupeve. Tani është e para ndeshje e pjesës së dytë të kompeticionit. Vështirësia e sfidës është e qartë, por ne duhet të besojmë dhe të përpiqemi në çdo mënyrë të bëjmë më të mirën për të fituar dhe kaluar më tej. Pastaj ka edhe kundërshtarë, natyrisht, por ne duhet të besojmë, të vrapojmë shumë, të sakrifikohemi, të mos gabojmë asgjë dhe të mos i lëmë asgjë kundërshtarit. Unë besoj, pastaj kur të fillojë ndeshja do të shohim çfarë do të ndodhë.

  • Xabi Alonso gjen liderin e duhur te Real, pas 9 muajsh rikthehet nga dëmtimi kapiteni

    Xabi Alonso gjen liderin e duhur te Real, pas 9 muajsh rikthehet nga dëmtimi kapiteni

    “Pas nëntë muajsh larg futbollit, jam kthyer dhe jam gati për të luajtur. Jam në dispozicion të trajnerit”. Këto janë fjalët e Dani Carvajal, që rikthehet pas një mungese të gjatë për shkak të dëmtimit. NJë emër i rëndësishëm për Real Madrid.
    Një deklaratë e shkurtër dhe koncize, por jashtëzakonisht e fuqishme dhe e rëndësishme. Trajneri Xabi Alonso do të ketë kështu një flamur të vërtetë të klubit në dispozicion të tij, të dobishëm si në fushë, por edhe për të nisur kursin e ri në krye të “los blancos”.
    Carvajal u lëndua më 5 tetor 2024, data në të cilën ishin çarë si ligamentet e kryqëzuara ashtu edhe ato kolaterale, pa harruar meniskun e këputur. Një dëmtim i tmerrshëm që nuk e ka lejuar të luajë.
    Disa muaj më parë, lojtari 33-vjeçar kishte përjetuar një nga periudhat më të mira të karrierës së tij, duke ngritur në qiell trofetë e La Liga dhe Champions League, por dëmtimi prishi planet.
    Sidoqoftë, mbrojtësi i djathtë është gati të rikthehet në fushë, ku do të udhëhiqet nga Xabi Alonso, ish-shoku i tij i skuadrës te Real kur ky i fundit luante ende futboll. Një arsye tjetër për të imagjinuar një simbiozë që mund të ndihmojë edhe elementët e tjerë të skuadrës.

  • Fati do tu buzeqeshë në sektorin e financave dhe në dashuri – Horoskopi, e Martë 1 Korrik 2025

    Fati do tu buzeqeshë në sektorin e financave dhe në dashuri – Horoskopi, e Martë 1 Korrik 2025

    DASHIVenusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me njeri-tjetrin. Te gjitha keto do iu ndihmojne te merrni vendime te rendesishme. Beqaret duhet ta kerkojne ne cdo vend personin ideal. Do ta gjeni. Kujdes nga influenca negative e Marsit ne planin financiar. Shmangni me cdo kusht shpenzimet e tejskajshme.
    DEMIMos qendroni per asnje moment vetem sot sepse jo vetem qe do merziteni dhe do bini ne pesimizem, por mund te lindin edhe mosmarreveshje me partnerin. Beqaret do te perjetojne ndjenja te thella per dike qe e kane njohur rishtazi. Shprehuni sa me shume. Qe te mos perballeni me surpriza te pakendshme ne planin financiar duhet te tregoheni sa me te matur.
    BINJAKETDo keni deshire te dilni e te argetoheni sot. Partneri do ua plotesoje qejfin, por tregohuni te vemendshem sepse ai mund t’i hedhe syte edhe diku tjeter. Mund te lindin edhe skena xhelozie. Beqaret nuk do deshirojne te krijojne nje lidhje. Shfrytezojeni sa me shume lirine tuaj. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rendesishme dhe do i rregulloni problemet qe keni pasur kohet e fundit.
    GAFORRJAEdhe sot lidhja juaj me partnerin nuk do jete e qendrueshme. Komunikimi do te zbehet dhe here pas here do e vini ne dyshim te ardhmen se bashku. Ambienti i beqareve do te favorizoje takimet. tregohuni me ta hapur dhe shprehni gjithmone ate qe mendoni per dike. Sinqeriteti do te vleresohet shume. Kujdes me financat. Duke dashur ta stabilizoni buxhetin mund te beni gabime te pafalshme.
    LUANIJeta juaj ne cift do jete shume e lehte per t’u jetuar dhe mjaft harmonike. Do jeni joshes dhe partneri nuk do rezistoje t’iu qendroje larg per asnje moment. Mund te beni plane edhe per ndonje udhetim se bashku. Beqaret eshte me mire te qendrojne edhe sot vetem sepse ne dashuri nuk do kene fat. As me financat nuk do i keni punet mire. Mos e teproni me shpenzimet.
    VIRGJERESHABeni kujdes gjate kesaj dite mos bini ne rrjeten e dikujt tjeter. Personi do jete mjaft simpatik dhe terheqes dhe mund t’ua prishe mendjen. Mos harroni se keni dike ne krah i cili iu dashuron marrezisht. Beqaret do kene nje jete sentimentale te mbushur me emocione. Pergatituni per momente te mrekullueshme. Planetet do jene te favorshem per financat. Buxheti do te permiresohet.
    PESHORJAMarredhenia me partnerin do jete e mire. Do i kushtoni shume rendesi atij dhe do ia plotesoni te gjitha deshirat. Beqaret do joshin pa pushim dhe do arrijne ta bejne per vete ate qe deshirojne. Do kaloni momente te mrekullueshme dhe emocionet do jene te medha. Fati do iu buzeqeshe ne sektorin e financave. Do mund te beni transaksionet e nevojshme dhe te hiqni disa lek menjane.
    AKREPIJeta juaj sentimentale nuk do jete shume e qete per shkak te turbullirave planetare. Do keni aq shume kerkesa saqe ai qe keni ne krah nuk do dije cfare te beje me pare. Nga darka gjerat mund te ndryshojne nese ndryshoni sjellje. Per beqaret nuk do kete asnje te re. Te ardhurat financiare do te rriten. Do merrni iniciativa, do jeni te vendosur dhe do limitoni rreziqet. Ju lumte!
    SHIGJETARIKjo dite nuk do jete shume e favorshme per ata qe jane ne cift. Komunikimi do jete i veshtire dhe merzitja do te shtohet. Me shume sesa ndjenja reale do keni iluzione. Venusi do i ndihmoje beqaret te joshin dhe te krijojne nje lidhje me nje person inteligjent dhe qe do i beje te ndihen mire. Keshillohuni me dike per financat dhe do gjeni nje burim tjeter per te rritur te ardhurat. Ju mundeni!
    BRICJAPINese jeni ne nje lidhje, jeta juaj nuk do jete dhe aq e qete. Ne fakt ndjeshmeria e tepert dhe etja per ngrohtesi do e nderlikojne marredhenien me partnerin tuaj. Do keni goxha keqkuptime! Nese jeni beqare nuk duhet te nxitoheni per asgje ne menyre qe mos zhgenjeheni nga dashuria. Do jeni shume te zotet me menaxhimin e financave dhe do kaloni me sukses nje prove me rrezik.
    UJORINese keni pasur probleme me partnerin tuaj, kjo dite do jete mjaft e favorshme per te bere hapat e pare dhe per te vene cdo gje ne rregull. Do gjeni fjalet e duhura dhe cdo gje do rregullohet. Beqaret do jene te perkedhelurit e planeteve. Nje takim vendimtar do iu sjelle lumturine. Ne sektorin financiar do ndermerrni rreziqe por do ia dilni mbane me sukses. Besoni me teper tek fati!
    PESHQITNese nuk fiksoheni shume pas defekteve dhe te metave te partnerit tuaj, kjo dite do jete shume e kendshme per t’u jetuar. Mundohuni sa te mundni! Ambienti yjor do e shtoje deshiren e beqareve per te rimuar dashurine me perjetesine. Planetet do bejne gjithcka per ta realizuar kete.

  • Lamine Jamal i vë kushte Barcelonës, penalltitë dhe goditjet e dënimit, si dhe pagesën më të lartë në skuadër

    Lamine Jamal i vë kushte Barcelonës, penalltitë dhe goditjet e dënimit, si dhe pagesën më të lartë në skuadër

    Adriatik BALLA
    Barcelona ka ëndrra të mëdha, për t’u kthyer tek trofeu i Champions League dhe për këtë është gati të bëjë edhe shpenzime të mëdha financiare që të realizojë qëllimet e veta. Në klub ka një grup “yjesh”, ku spikat “superylli” Lamine Jamal. Por kushtet e këtij të fundit e kanë vënë klubin katalanas në siklet. Sipas mediave spanjolle, Lamine Jamal ka bërë dy kërkesa të mëdha pas rinovimit të kontratës me Barcelonën – dhe bashkëlojtarët e tij mund të mos jenë të kënaqur. Pas shpërthimit të jashtëzakonshëm me Barcelonën dhe Spanjën gjatë vitit të kaluar, Jamal është konsoliduar si një nga futbollistët më të mirë në botë.
    Për këtë arsye, nuk ishte surprizë që gjiganti i La Ligës ishte i vendosur ta lidhte me një kontratë afatgjatë. Pas muajsh negociatash, 17-vjeçari firmosi muajin e kaluar një kontratë të re gjashtëvjeçare me Barcelonën, që e mban në klub deri të paktën në vitin 2031 – kur ai do të jetë vetëm 23 vjeç. Ndërsa po shijon pushimet gjatë verës, kanë dalë në pah disa detaje të kontratës dhe kërkesat që ai ka bërë për sezonin e ardhshëm – kërkesa që mund të shkaktojnë pakënaqësi brenda dhomës së zhveshjes. Sipas kontratës së re, e cila përfshin një klauzolë lirimi marramendëse prej 1 miliard eurosh, Jamal do të fitojë rreth 40 milionë euro në vit para taksave nëse përmbush të gjitha bonuset e performancës – duke u bërë një nga lojtarët më të paguar të skuadrës.
    “Rinovimi i kontratës së Lamine Yamal është një tjetër dëshmi e stabilitetit të projektit aktual të Barçës,” thuhej në deklaratën e klubit. Sipas “Mundo Deportivo”, Jamal ka kërkuar gjithashtu të marrë përsipër goditjet e dënimit dhe penalltitë gjatë sezonit të ardhshëm. Aktualisht, këto detyra ndahen mes Rafinjës dhe Robert Levandovskit – ky i fundit është zgjedhja e parë për penalltitë. Nuk është ende e qartë nëse Jamal ka kërkuar të bëhet zgjedhja e parë për të dyja, apo thjesht të merret parasysh kur ato të caktohen. Megjithatë, është e qartë se kjo mund të shkaktojë pakënaqësi mes bashkëlojtarëve, të cilët kanë qenë të suksesshëm në këtë aspekt gjatë sezoneve të fundit. Por për Jamal, mundësia për të marrë përsipër këto goditje do të ishte një hap i madh për të shtuar më tej numrin e golave dhe asistimeve. Në sezonin 2024/25, ai realizoi 18 gola dhe 25 asistime në 55 ndeshje, duke ndihmuar Barcelonën të fitojë tripletën vendase dhe të arrijë deri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Për më tepër, ai ka një normë suksesi prej 80% në penallti, pasi ka realizuar 4 nga 5 të tilla gjatë kohës me përfaqësuesen e Spanjës – një tjetër argument që mbështet kërkesën e tij.

  • Ernest Muçi gati të kthehet tek Legia, Ardijan Ismajli edhe zyrtarisht lojtar i lirë

    Ernest Muçi gati të kthehet tek Legia, Ardijan Ismajli edhe zyrtarisht lojtar i lirë

    Adriatik BALLA
    Lojtarët e Kombëtares po shqyrtojnë ofertat që kanë marrë në këtë periudhë në treg dhe një pjesë e mirë e futbollistëve e kanë seriozisht lëvizjen, aq sa po interesohen për një kalim të shpejtë. I tillë është rasti i Ernest Muçit i cili shihet jashtë planeve të Beshiktashit, por ende nuk ka gjetur skuadrën e re, megjithëse një kthim te Legia e Varshavës shihet opsion real dhe plotësisht i mundur. Nga ana tjetër, ka dhe lojtarë që po dalin të lirë pasi u ka përfunduar kontrata me klubet e tyre dhe këtu është rasti i Ardijan Ismajlit. Futbollisti ishte në kontratë me Empolin por dje doli lojtar i lirë. Për Armando Brojën ka interesime, deri në Turqi, por lojtari ende nuk është shkëputur nga Çelsi dhe vështirë të kuptohet nëse do të shitet apo do të kalojë i huazuar tek ndonjë klub tjetër anglez.
    Ismajli e mbyll me Empolin
    Mbrojtësi i përfaqësueses kluqezi, Ardian Ismajli, e ka mbyllur zyrtarisht me Empolin në Serie A italiane. Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti i Kombëtares përmes një reagimi në rrjetet sociale. Mbrojtësi kuqezi i falenderon të gjithë për mbështetjen duke iu thënë që kjo nuk është një lamtumirë por vetëm një përshëndetje. “Të dashur njerëz të Empolit, pas 4 vitesh udhëtimi im mbaron këtu, në këto 4 vite që nga dita e parë u ndjeva si në shtëpi ku u rrita si lojtar dhe akoma më shumë si person. Falënderoj presidentin Fabrizio Corsi, zëvendëspresidenten Rebecca Corsi, të gjithë punonjësit, tifozët, qytetin dhe të gjithë shokët e ekipit. Kjo nuk është një lamtumirë, por vetëm një përshëndetje. Juaj ISMA 34”, shkruan Ismajli në profilin e tij në rrjetet sociale. Ëshhtë e qartë se mbyllja e angazhimeve me Empolin nënkupton se palët nuk kanë gjetur gjuhë të ëprbaskët për rinovim, ndërkohë që mediat italkiane gjatë gjithë ditës së djeshme radhisnin klubet italiane që kishin shprehur pëlqim për kosovarin e përfaqësueses së Shqipërisë. Ndoshta Ismajli edhe mund ta ketë marrrë vendimin, por ndoshta mund t’i japë vetes kohë të shqyrtojë ofertat dhe të vendosë në momentin e duhur. Në tërësi korriku është muaj vendimtar, pasi skuadrat nisin fazën përgatitore dhe bëhen gati për sezonin e ri. Vonesat në marrjen e vendimit mund të sjellin probleme dhe mund të përfundojë në ndonjë skuadër të nivelit të dytë, prandaj vendimi për të ardhmen ka rëndësi parësore për Ismailin në këtë moment.
    Muçi ende se di ku do të jetë sezonin e ri
    Ndërkohë që Ismajli ka shkëputur marrëdhëniet me Empolin dhe po shqyrton ofertat, një tjetër lojtar i Kombëtares po pret mundësinë e re për sezonin e ri. Por ndryshe nga Ismajli ai ende nuk e ka të qartë çfarë do të ndodhë me të. Kështu, e ardhmja e Ernest Muçit mbetet në ajër. Sulmuesin e Kombëtares shqiptare e lidhin me një rikthim te Legia e Varshavës. Në anën tjetër, Muçi si pjesa tjetër e skuadrës së Beshiktashit, i është nënshtruar testeve mjekësore për sezonin e ri. Fokusi më i madh është në Ligën e Europës. Rrugëtimi i Beshiktashit do të nisë nga turi i dytë kualifikues. Dhe skuadra pritet të pësojë disa ndryshime, pasi nuk ka kënaqur pritshmëritë e drejtuesve turq.

  • Franko Foda: Kosova ka shanse reale të kualifikohet në Kupën e Botës 2026

    Franko Foda: Kosova ka shanse reale të kualifikohet në Kupën e Botës 2026

    Adriatik BALLA
    Trajneri i Kosovës në futboll, Franko Foda, duket i vendosur të çojë Kosovën në fazën finale të Kupës së Botës 2026. Tekniku gjerman pretendon se Kosova ka shanset e saj për kualifikim. Fushatën kualifikuese për Botërorin e vitit të ardhshëm, “Dardanët” e nisin kundër Zvicrës në Bazel. Ndeshjen ndaj Zvicrës e luajnë më 5 shtator, kurse pas tri ditësh e presin Suedinë në Prishtinë. “Grupi është shumë i vështirë. Kemi Zvicrën, Suedinë, Slloveninë, që janë ekipe shumë të mira. Kanë qenë gjithmonë në evropiane apo botërore. Por, mendoj se me rëndësi për një ekip, ekipin e trajnerëve, për një vend, është besimi se mund të kualifikohemi për një Botëror. Është pikë shumë e rëndësishme dhe vendimtare. E dyta është të kesh ëndrra. Kur nuk ke ëndrra, atëherë nuk mund t’i realizosh ato apo nuk mund ta realizosh këtë ëndërr. Është grup shumë i vështirë. Por, nëse te ne gjithë lojtarët janë në formën e mirë fizike, kur gjithë lojtarët luajnë rregullisht në klube dhe nuk kemi lëndime në shtator, atëherë gjithçka është e mundur. Kemi kualitetin që të fitojmë kundër ekipeve të tilla. Por, do të jetë jashtëzakonisht e vështirë. Grupi është shumë, shumë i vështirë. Por, ne kemi besimin dhe ëndrrën. Besojmë në kualitetin dhe forcën tonë, që mund të arrijmë në vendin e parë apo të dytë në grup. Por, siç thash në këtë grup gjithçka është e mundur, pasi kualiteti i ekipeve është shumë i lartë”, theksoi Foda.
    Sukseset e deritanishme
    Në intervistën që dha për “Kohën” në Kosovë, Foda u ndal edhe tek arritjet që pati skuadra në Ligën e Kombeve, e nga aty ai dëshiron ta vgijojë këtë suskes, për të shkuar në Botëror. “Ne donim me çdo kusht të siguronim kalimin në Ligën e Kombeve. Këtë e realizuam. Në Ligën e Kombeve pjesërisht kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira. Besoj se ndeshja më e mirë ishte në Rumani. Kemi luajtur shumë, shumë mirë. Në shtëpi kundër Rumanisë, ishte fillimi dhe nuk zbatuam të gjitha gjërat në fushë që planifikuam. Por, me kohën përfaqësuesja ka përparuar. Ekipi mundohet idetë tona t’i zbatojë relativisht shpejt në fushë. Kundër Islandës më duhet të them se dy herë, nga organizimi taktik, fryma e lojës dhe disiplina në fushë, kemi luajtur shumë mirë. Për këtë me meritë jemi ngritur në Ligën B. Dhe e kemi arritur synimin e parë. Kemi dashur me çdo kusht në Ligën e Kombeve të jemi në Ligën B dhe na është realizuar ky synim. Mund t’i themi faleminderit ekipit se si është prezantuar, por edhe tifozëve. Pasi, këtu në stadium na kanë mbështetur jashtëzakonisht mirë. Kjo mund të ndihet, por edhe të gjithë besojnë se me përfaqësuesen mund të arrijmë edhe shumë”, nënvizoi ai.
    Kontrata
    Foda foli edhe për kontratën e tij me federatën kosovare, duke thënë se lidhja është në varësi të objektivave të ekipit. “Për mua tash është me rëndësi që kam kontratë me Federatën e Futbollit të Kosovës deri më 30 nëntor 2025. Nëse kualifikohemi në Botëror vazhdohet kontrata deri vitin e ardhshëm, 30 qershor 2026. Janë kualifikimet për Botëror para derës. Kemi mundësi të kualifikohemi në Botëror. Për këtë ka qenë me rëndësi për mua ta përmbush këtë kontratë të vlefshme”, përfundoi ai.

  • Korriku nis me mot ‘përvëlues’ në të gjithë territorin! Ja qyteti ku sot termometri do të shënojë 40 gradë

    Korriku nis me mot ‘përvëlues’ në të gjithë territorin! Ja qyteti ku sot termometri do të shënojë 40 gradë

    Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së martë, duke sjellë mot të kthjellët dhe me diell në të gjithë territorin.
    Sipas parashikimeve meteorologjike, vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare, kryesisht përgjatë relievit malor në orët e mesditës dhe pasdites. Temperaturat pritet të jenë tipike për stinën, ndërsa nuk parashikohen reshje.
    Në Berat sot termometri do te shenoje 40 grade.
    Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor në verilindje me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Në zonat e ulëta dhe bregdetare, herë pas here, era mund të arrijë shpejtësi deri në 15 m/s.
    Sa i përket gjendjes në det, valëzimi do të jetë i lehtë deri mesatar, me forcë 1-3 ballë, çka e bën të përshtatshëm për lundrim dhe aktivitete bregdetare.

  • Vrau katër studentë në 2022, Bryan Kohberger pranon fajësinë për të shmangur dënimin me vdekje

    Vrau katër studentë në 2022, Bryan Kohberger pranon fajësinë për të shmangur dënimin me vdekje

    Bryan Kohberger, 30-vjeçari i akuzuar për vrasjen me thikë të katër studentëve të Universitetit të Idaho-s në apartamentin e tyre në vitin 2022, ka rënë dakord për një marrëveshje pranimi të fajësisë në çështjen e tij të vrasjes së katërfishtë, duke shmangur dënimin me vdekje dhe duke i dhënë fund procedurave ligjore disavjeçare kundër tij.

    Marrëveshja përfshin pranimin e fajësisë nga Kohberger për katër akuza për vrasje në këmbim të heqjes së dënimit me vdekje nga qeveria, konfirmoi për CNN një person i njohur me detajet. Shanon Gray, avokate e familjes së viktimës Kaylee Goncalves, gjithashtu konfirmoi marrëveshjen për CNN.
    Një seancë dëgjimore është planifikuar për të mërkurën. Kohberger ishte planifikuar të dilte në gjyq në gusht dhe prokurorët treguan se do të kërkonin dënimin me vdekje.
    Marrëveshja u njoftua me një letër dërguar familjeve të viktimave, sipas Idaho Statesman dhe familjes Goncalves, të cilët e përshkruan njoftimin si “shumë të papritur” dhe thanë se ishin “të tërbuar me Shtetin e Idaho-s” në një postim në Facebook.
    “Na kanë zhgënjyer. Ju lutemi na jepni pak kohë”, thuhet në postim.
    Në një deklaratë të ndarë me CNN, familja Goncalves tha se ata “as nuk u telefonuan në lidhje me kërkesën; ne morëm një email me një letër të bashkangjitur”.
    “Pas më shumë se dy vitesh, ja si përfundon çështja me një marrëveshje të fshehtë dhe një përpjekje të nxituar për ta mbyllur çështjen pa asnjë kontribut nga familjet e viktimave mbi detajet e pranimit të fajësisë”, thuhet në deklaratë. Ata thanë se familjet e viktimave ishin “trajtuar si kundërshtarë që nga fillimi”.
    Gray, avokati i tyre, tha: “Problemi është se ata po përpiqen ta ngulin kërkesën për 2 korrik, duke u dhënë familjeve vetëm një ditë për të shkuar në Boise.”
    Betejë e gjatë ligjore
    Java e kaluar ka treguar që mundësitë për mbrojtjen ligjore të Kohberger janë pakësuar. Javën e kaluar, gjykatësi hodhi poshtë një kërkesë nga mbrojtja e Kohberger për të shtyrë gjyqin dhe hodhi poshtë kërkesën e mbrojtjes për të propozuar një teori “autori alternativ”. Avokatët mbrojtës kishin shpresuar të sugjeronin se një nga katër autorët alternativë vrau studentët, por gjykatësi vendosi se vetëm “spekulime të nivelit të lartë” i lidhnin autorët alternativë të propozuar me krimet. Gjykatësi gjithashtu e kishte ndaluar më parë mbrojtjen e Kohberger të paraqiste një alibi zyrtare – pasi askush nuk mund të garantonte se ku ndodhej ai gjatë kohës së vrasjeve.
    Data e gjyqit të Kohberger u shty disa herë për shkak të mosmarrëveshjeve rreth provave dhe dëshmitarëve, dhe solli një ndryshim të vendit nga Qarku Latah në kryeqytetin e shtetit Boise. Një deklaratë pafajësie ishte paraqitur më parë në emër të Kohberger. Vitin e kaluar, familja Goncalves shprehu zhgënjimin e tyre për vonesat e pandërprera, duke thënë se çështja ishte shndërruar në një “rrotë hamsteri me mocione, seanca dëgjimore dhe vendime të vonuara”.
    Letra specifikon se Kohberger ka të ngjarë të dënohet me burgim të përjetshëm nëse pranon fajësinë siç pritet, sipas Idaho Statesman. Gjithashtu, ajo kërkon që ai të heqë dorë nga e drejta e tij për të apeluar, raportoi Statesman.
    “Nuk mund ta imagjinojmë dot koston që kjo çështje i ka shkaktuar familjes suaj”, shkruhej në letrën e nënshkruar nga Prokurori i Moskës, Bill Thompson, sipas gazetës Idaho Statesman. “Kjo rezolutë është përpjekja jonë e sinqertë për të kërkuar drejtësi për familjen tuaj. Kjo marrëveshje siguron që i pandehuri do të dënohet, do ta kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në burg dhe nuk do të jetë në gjendje t’ju ​​vërë ju dhe familjet e tjera në pasigurinë e dekadave të apelimeve pas dënimit.”
    Kohberger, më parë student doktorature i kriminologjisë në Universitetin Shtetëror të Uashingtonit, u akuzua për vrasjen e katër studentëve në janar 2023. Autoritetet thonë se Ethan Chapin, 20 vjeç; Kaylee Goncalves, 21 vjeç; Xana Kernodle, 20 vjeç; dhe Madison Mogen, 21 vjeç, u goditën me thikë për vdekje në orët e para të mëngjesit të 13 nëntorit 2022 në Moskë, Idaho. CNN ka kontaktuar familjet e Chapin, Kernodle dhe Mogen.
    Një asistent në zyrën e Avokatit Publik të Qarkut Kootenai i tha CNN-së “pa koment” në lidhje me lajmin e marrëveshjes së pranimit të fajësisë. Zyra e Thompson, Prokurorit të Moskës, i tha CNN-së se nuk mund të komentonin për shkak të urdhrit të gjerë të heshtjes në këtë rast, i cili u ndalon prokurorëve, avokatëve mbrojtës, avokatëve të familjeve të viktimave dhe dëshmitarëve të thonë asgjë publikisht, përveç asaj që është tashmë në të dhënat publike.
    Vrasjet tronditën qytetin e vogël universitar të Moskës , Idaho, duke ngjallur frikë ndërsa forcat e rendit kaluan javë të tëra duke kërkuar për një të dyshuar. Detajet rrëqethëse të krimeve dhe procedurat ligjore shumëvjeçare kundër Kohberger kanë qenë gjithashtu subjekt i shqyrtimit publik. Kohberger dukej se kishte pak lidhje me viktimat.
    Kohberger u arrestua më shumë se një muaj pas vrasjeve në Pensilvani, pasi testet mjeko-ligjore të ADN-së nga mbeturinat jashtë shtëpisë së familjes Kohberger u dhanë forcave të rendit në Idaho shkakun e mundshëm për ta arrestuar atë.
    Prokurorët kishin paraqitur një sërë provash që ata thonë se e lidhin Kohberger me krimet, përfshirë ADN-në e gjetur në një këllëf thike në një shtrat afër Mogen. Profili i burimit të vetëm u përcaktua të ishte mashkull dhe u përputh me Kohberger përmes gjenealogjisë gjenetike hetimore , procesit të marrjes së ADN-së së panjohur në bazat e të dhënave publike dhe gjetjes së të afërmve që ndajnë të njëjtin profil.
    Avokatët e tij mbrojtës kanë thënë se ai ka autizëm, pjesë e përpjekjes së tyre për të hequr dënimin me vdekje. Ata kanë thënë se ai ishte duke drejtuar makinën vetëm gjatë natës së vrasjeve.
    Katër studentët e universitetit u gjetën të vdekur më 13 nëntor 2022, pas një daljeje të shtunën në mbrëmje. Hetuesit besojnë se katër shokët e dhomës u vranë diku midis orës 4 të mëngjesit dhe 4:25 të mëngjesit.
    Rrëfimet e asaj që ndodhi atë natë në Moskë kanë dalë nga dy prej shokëve të dhomës që mbijetuan, të cilët pritej të dëshmonin në gjyq. Një i mbijetuar, Dylan Mortensen, tha se u zgjua gjatë natës nga zhurma të çuditshme në shtëpinë e tyre jashtë kampusit.
    Kaylee Goncalves, Ethan Chapin, Xana Kernodle dhe Madison Mogen u vranë të dielën, më 13 nëntor 2022, jashtë kampusit të Universitetit të Idaho-s.Brenda orëve të terrorit midis shokëve të dhomës që mbijetuan natën e vrasjeve të studentëve në Idaho
    Ajo u tha hetuesve se pa një burrë të maskuar me “vetulla të dendura” në shtëpi, sipas një deklarate me betim.
    Kur shokët e tyre të dhomës nuk iu përgjigjën mesazheve të tyre në mëngjes, Mortensen dhe e mbijetuara tjetër, Bethany Funke, telefonuan 911 rreth mesditës, tregojnë të dhënat.
    Frymëmarrje e rëndë dhe të qara mund të dëgjohen në audion e thirrjes 911, ndërsa shokët e dhomës që mbijetojnë kalojnë telefonin midis tyre dhe atyre që tingëllon si dy persona të tjerë, duke iu përgjigjur dispeçerit me përgjigje të fragmentuara.
    «Diçka ka ndodhur në shtëpinë tonë, nuk e dimë çfarë», thotë një nga shokët e dhomës.
    Në telefonatë ata raportuan 20-vjeçaren Kernodle pa ndjenja, duke i thënë dispeçerit se kishte ardhur në shtëpi e dehur natën e kaluar. “Ajo nuk po zgjohet”, thotë njëri prej tyre.
    Policia mbërriti dhe i gjeti Kernodle dhe Chapin të vdekur në dyshemenë e katit të dytë. Në katin e sipërm, Goncalves dhe Mogen ishin të vdekur në një nga shtretërit me plagë të dukshme thike.
    “Ata ishin bij, bija, vëllezër e motra dhe miq – njerëz të vërtetë me ëndrra të vërteta”, thuhet në një deklaratë tjetër të postuar në Facebook nga familja Goncalves, që i atribuohet motrës së Kaylee, Aubrie, pasi u njoftua marrëveshja.
    “Ata meritojnë të kujtohen për atë që ishin në jetë, jo vetëm për tragjedinë e vdekjes së tyre. Por, përpara se kjo të ndodhë vërtet, ata meritojnë drejtësi”, shtoi ajo.
    Kjo histori është përditësuar me më shumë informacion.
    Korrigjim: Një version i mëparshëm i historisë e kishte deklaruar gabimisht universitetin e Kohberger. Ai kishte ndjekur Universitetin Shtetëror të Uashingtonit.

    Top Channel

  • Pensionet me Italinë nisin sot! Hyn në fuqi marrëveshja më 1 korrik, përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë

    Pensionet me Italinë nisin sot! Hyn në fuqi marrëveshja më 1 korrik, përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë

    Nga kjo e martë e 1 korrikut, marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të viteve të punës mes Shqipërisë dhe Italisë ka hyrë zyrtarisht në fuqi, duke sjellë një lehtësi të madhe për mijëra qytetarë shqiptarë dhe italianë që kanë punuar në të dy vendet.

    Individët që plotësojnë kriteret për përfitim pensioni mund të aplikojnë pranë zyrave të sigurimeve shoqërore në të dy vendet, ose online në portalin zyrtar e-Albania. Instituti i Sigurimeve Shoqërore në Shqipëri ka bërë të ditur më herët se janë marrë masa për të përballuar një numër të madh aplikimesh, që sipas parashikimeve, pritet të kalojnë mbi 500 në ditë.
    Një nga risitë më të rëndësishme të kësaj marrëveshjeje është bashkimi i viteve të punës. Pra, për të gjithë ata që nuk i plotësojnë individualisht kushtet minimale për pensionim në njërin nga vendet, 20 vite në Itali dhe 15 vite në Shqipëri, ekziston tani mundësia që vitet e kontributeve të mbledhura në të dy vendet të merren në konsideratë si një total i vetëm. Kjo do të thotë se edhe ata që deri më sot nuk kishin të drejtë për pension për shkak të viteve të pamjaftueshme, tashmë mund të përfitojnë.
    Sipas autoriteteve italiane, kostoja për mbulimin e pensioneve për shqiptarët që do të përfitojnë në Itali gjatë vitit 2025 llogaritet rreth 51.6 milionë euro, ndërsa deri në vitin 2032 kjo shifër pritet të arrijë deri në 270 milionë euro.
    Nga kjo marrëveshje pritet të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë dhe rreth 4 mijë shtetas italianë, që kanë jetuar dhe punuar në të dy vendet ndër vite.

    Top Channel