Prokuroria e Shkodrës ka marrë të pandehur 6 gardianë të Burgut të Reçit, të cilët kanë rrahur për vdekje një të dënuar.
Rasti u denoncua në një emision investigativ në datën 3 korrik 2024, pas ankesës të babait të të burgosurit Edmond Piraniqi. Në atë kohë, burgjet mohuan ngjarjen në fjalë. Ndërkohë pas denoncimit të Fiksit, nisi një hetim penal dhe pas 1 viti hetimesh, Prokuroria e Shkodrës, ka konfirmuar se “gardianët e kanë rrahur të burgosurin”.
Në atë kohë, media denoncoi veprimet e gardianëve dhe drejtuesve të Burgut të Reçit, në Shkodër, të cilët rrahën dhe dhunuan Edmond Piraniqin. Sipas babait të të dënuarit, në datën 29 qershor 2024 djali i tij është gjetur pa shenja jete dhe është dërguar më pas në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Ai tha se stafi i burgut ka shkruar në letra se djali i tij ka tentuar vetëvrasjen. “Një gjë e tillë është e pavërtetë dhe se djali është gjetur në dysheme dhe me shenja të mëdha të dhunës në trup” shotë ai.
“E vonuan shumë për të çuar. Ata në letra e kanë shkruar se ka tentuar të vrasë veten në qeli, por jam 1000 % i bindur se e kanë dhunuar. E kanë çuar në spital dhe që prej 29 qershorit. Ka shenja të mëdha në trup dhe s’ka bërë tentativë vetëvrasje, por e kanë dhunuar dhe torturuar. Mjekët e Spitalit të Shkodrës na kanë thënë se e kanë dhunuar dhe tani është në intubim. Unë kërkoj drejtësi që të zbardhet kjo ngjarje, se djali ishte 44 vjeç dhe deri më sot s’kishte pasur probleme” pohoi në korrik 2024 Lulzimi.
Pas ankesës, familjarët shkuan në atë kohë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku biseduan me një mjek. “Është shumë keq. Ka pasur probleme dhe se doktoresha i ka shkruar në kartelë” u tha doktori, “hapni kamerat dhe atje duket gjithçka, merrni avokat dhe ndiqeni”. Fiksi kontaktoi në korrik 2024 me Burgun e Reçit, i cili ktheu përgjigje se “nuk konstatohet se është ushtruar dhunë, por ky rast i takon prokurorisë për ta hetuar, e cila ka sekuestruar edhe pamjet filmike”.
Ndërkohë, një vit pas hetimeve, Prokuroria e Shkodrës ka dërguar dosjen në gjykatë për 6 gardianë. Ata akuzohen për “kryerje e veprimeve arbitrare” dhe “shkaktim vetëvrasje”. Sipas hetimeve, të pandehur janë marrë gardianët Besmir Likaj, Elvis Bajrakurtaj, Fatmir Bushati, Indrit Duli, Senadi Bajrakurtaj dhe Fatjon Bajrakurti. Në akt-akuzë shkruhet se ngjarja ka ndodhur në datën 29 qershor 2024, ku fillimisht Piranaqi është gjendur me shenja jete dhe më pas është dërguar në spital.
“Nga verifikimet ka rezultuar se në orën 20:48, ndaj këtij të dënuari, ishte përpiluar një ‘raport incidenti’ dhe ishte dërguar në izolim nga grupi i sigurisë. Ai kishte debatuar me infermierët dhe një punonjës policie të rolit bazë, Altin Shaba. Ky polic ka deklaruar se i dënuari ka kundërshtuar shoqërimin e tij dhe më pas është kapur nga krahët nga grupi i sigurisë, të cilët e futën te dhoma. Grupi i sigurimit ka qëndruar në dhomën nr. 11 për rreth 5-6 minuta. Shaba deklaron se ka dëgjuar vetëm fjalët nga i dënuari ‘…nuk dua të shkoj në izolim….’” thuhet në dosje.
Prokuroria e Shkodrës ka marrë në pyetje, një sërë zyrtarësh, të cilët kanë dhënë dëshmi të ndryshme. Disa prej tyre kanë dëshmuar se këta gardianë kanë ushtruar dhunë ndaj këtij të burgosuri. Ndërkohë, prokuroria shkruan se të gjithë të pandehurit kryejnë veprime konkrete në drejtim të shoqërimit dhe të ushtrimit të dhunës ndaj të dënuarit. Madje, ata paraqiten dhe veprojnë si një grup!
Në dosje saktësohet se janë këqyrur pamjet filmike, ku në qeli futen 5 punonjës policie dhe njëri prej tyre i ruan jashtë. “Më pas, punonjësit e policisë dalin nga dhoma dhe mbajnë me forcë të dënuarin, i cili vërehet në gjendje të rëndë emocionale, ndërsa disa nga punonjësit shfaqen duke qeshur gjatë shoqërimit në korridor. Në këto pamjet duket i dënuari Edmond Piraniqi që ulet në pjesën e dyshemesë, ku kapet nga Fatmir Bushati nga flokët. Po ky gardian, në momentin që i dënuari futet në izolim, shfaqet duke e qëlluar të dënuarin me shkelma” vijon akuza.
Prokuroria shkruan në dosje se në datën 3 korrik, pasi materialet ishin referuar në prokurori, rasti u denoncua edhe nga media. Fillimisht gardianët janë ndaluar dhe gjykata caktoi ndaj tyre detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit. Si dhe pezullim detyre. Por, më vonë masa e pezullimit të detyrës është hequr dhe gardianët kanë rifilluar punën sërish në Burgun e Reçit.“Është faktuar se gardianët rrahën djalin tim. I shkruajnë mjaft qartë të gjitha veprimet. E kanë goditur dhe kapur prej flokësh. Djali kishte shumë shenja në trup, fraktura të mëdha dhe ata donin që çështjen ta nxirrnin si vetëvrasje” thotë babai i Edmondit, në një intervistë për median. Lulzimi ndodhet aktualisht në Francë, ndërsa kërkon edhe masa ndaj gardianëve.
“Deri tani kanë bërë 1 % të hetimeve. Djali im në dhe’, kurse ata vijojnë punën. Asnjë i arrestuar” shton ai, ndërkohë që thotë se, edhe këto hetime, erdhën falë medias.
“Burgu dhe të gjithë donin që të dilte vetëvrasje. Ajo është një vrasje e pastër. E vranë dhe donin ta mbyllnin… Unë do e ndjek në të gjitha hallkat e gjyqësorit, edhe në Strasburg. Tani presim gjykatën të vendosë” përfundon babai i të dënuarit që u rrah për vdekje 1 vit më parë në Burgun e Reçit.
Month: June 2025
-

Dosja e prokurorisë: 6 gardianë rrahin për vdekje një të dënuar në Burgun e Reçit
-

Vatër e re zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës
Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë mbrëmje në qytetin e Vlorës, duke shtuar shqetësimin për përhapjen e zjarreve në zonat periferike gjatë ditëve të fundit.
Zjarri ka rënë në zonën e Jallisë së Nartës, pikërisht në vendin ku depozitohen mbetjet inerte të qytetit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë vendosur qëllimisht, ndërsa autoritetet nuk kanë përjashtuar mundësinë e një akti të qëllimshëm.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë në terren për të përballuar flakët dhe për të penguar përhapjen e tyre në drejtim të zonave të banuara apo të mbrojtura mjedisore.
Në vendngjarje ndodhet edhe një grup hetimor, i cili po punon për të përcaktuar shkaqet e sakta të zjarrit dhe për të identifikuar përgjegjësit nëse bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm.
Ministria e Mbrojtjes ka shpërndarë mbrëmjen e sotmet të dhënat e raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas këtyre të dhënave, ditën e sotme, janë raportuar 20 vatra zjarri, të cilat janë shuar pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale. Gjithashtu bë me dije se në operacionet për shuarjen e zjarreve, deri tani janë angazhuar 28 automjete zjarrfikëse, 197 forca operacionale.
Informacion mbi situatën e zjarreve
Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 datë 30.06.2025 deri në orën 20:30, datë 30.06.2025, janë raportuar 20 vatra zjarri, të cilat janë shuar pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale. Shpërndarja e vatrave të zjarrit është si më poshtë.
Në fshatin Kosmaç, njësia administrative Bushat, bashkia Vau – Dejës. Në fshatin Vilë – Ballaj, njësia administrative numër Gosë, bashkia Rrogozhinë. Në fshatin Frakull, njësia administrative Frakull, bashkia Fier. Në fshatin Kaç, njësia administrative Vau – Dejës, bashkia Vau – Dejës. Në lagjen Nr.2, njësia administrative Rrogozhinë, bashkia Rrogozhinë. Në fshatin Kaç, njësia administrative Vau – Dejës, bashkia Vau – Dejës. Në fshatin Katund i Ri, njësia administrative Katund i Ri, bashkia Durrës. Në fshatin Gegë, njësia administrative Kozare, bashkia Kuçovë. Në fshatin Gjorgos, njësia administrative Cakran, bashkia Fier. Në vendin e quajtur “Kuzum Baba”, njësia administrative Nr.2, bashkia Vlorë. Në fshatin Gruemirë, njësia administrative Gruemirë, bashkia Malësi e Madhe. Në fshatin Nënshatë, njësia administrative Hajmel, bashkia Vau – Dejës. Në fshatin Kosmaç, njësia administrative Bushat, bashkia Vau – Dejës. Në fshatin Zagorë, njësia administrative Shkrel, bashkia Malësi e Madhe. Në fshatin Pojan, njësia administrative Topjë, bashkia Fier. Në fshatin Hoshtimë, njësia administrative Qendër, bashkia Vlorë. Në fshatin Gjorm, njësia administrative Mamurras, bashkia Kurbin.Në njësinë administrative Novoselë, bashkia Vlorë. Në fshatin Gegë, njësia administrative Kozare, bashkia Kuçovë. Në lagjen SMT, njësia administrative Lezhë, bashkia Lezhë.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve, deri tani janë angazhuar 28 automjete zjarrfikëse, 197 forca operacionale.
gijotina.com/ -

Si të mbroni zemrën tuaj në plazh dhe gjatë temperaturave të larta
Gjatë verës, temperaturat ekstreme dhe aktivitetet në plazh mund të bëhen rrezik për shëndetin e zemrës, veçanërisht për personat me sëmundje kardiovaskulare. Kardiologia Dr. Daniela Teferiçi, në një intervistë për Dritare TV, theksoi se i nxehti i madh dhe futja e menjëhershme në ujë të ftohtë janë faktorë të rrezikshëm që mund të shkaktojnë ndalje të zemrës apo aritmi fatale.
Kujdes me ujin e ftohtë pas diellit të fortë! Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturës trupore, si nga nxehtësia ekstreme në ujë të ftohtë, mund të shkaktojë spazma të enëve të gjakut dhe ndalje të zemrës, paralajmëron mjekja.Gjithashtu, gjatë sezonit të verës rritet rreziku për infarkte të miokardit, për shkak të dehidratimit, ekspozimit në diell dhe lodhjes së tepërt. Simptoma si dhimbja e fortë në gjoks, djegie ose shtrëngim gjatë lodhjes apo në të ftohtë, nuk duhen neglizhuar dhe duhet menjëherë konsultë mjekësore.
-

Shemsi Prençi: Berisha përdori PD për të shpëtuar kokën e vet dhe të familjes
Sali Berisha e përdori Partinë Demokratike jo për të adresuar shqetësimet e popullit opozitar, por për hallet e tij personale dhe të familjes së tij.
Kështu u shpreh Shemsi Prençi nga studioja e emisionit “360 Gradë” në ABC News.
Ai theksoi se Berisha nuk mund t’i bëjë moral demokratëve, pasi aktet e tij treguan se nuk janë në një rreze veprime me të demokratëve.
Ai theksoi e Berisha e ka mbyllur tashmë ciklin e tij politik.
“Rikthimi “i fuqishëm” i Berishës, e them në në thonjëza, që ishte trumbetuar me të madhe me sloganin me të cilin erdhi në krye të PD ishte një rikthim për të mbrojtur kokën e tij dhe të familjes, por jo për të forcuar pozitat e PD, sepse diferenca prej 300 mijë votash nga rezultati i 2021 në 2025, është minus 300 mijë vota.
Kjo tregon se nuk mund të ketë një rikthim të suksesshëm të një lidershipi që ka humbur të drejtën për t’i dhënë moral PD, pasi ai vetë e keqpërdori PD për interesat personale dhe të familjes. Cikli politik i Berishës ka përfunduar”, tha ai në “360 gradë“. -

Vangjeli: Berisha i trembet vendimit, SPAK e ka betejën kryesore! Të dy po e shtyjnë çështjen
Analisti Lorenc Vangjeli analizoi në “Top Story” gjyqin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, seanca për të cilin u shty sërish sot në GJKKO, pasi kryedemokrati pretendoi se nuk ishte njoftuar.
Sipas Vangjelit, edhe Prokuroria e Posaçme, edhe vetë Berisha, po e zvarrisin çështjen. Ai parashikoi se në fund Berisha do të shpallet fajtor, ndaj po tenton ta shtyjë sa më shumë gjykimin.
“Kanë zgjedhur të pranojnë më mirë një tmerr pa fund se sa fundin e tmerrshëm. Sado që tingëllon paradoks, të dyja palët në këtë proces, qoftë pjesa e akuzës publike, qoftë pjesa e zotit Berisha, apo arbitri mbi ta, gjykata… secili mezi pret që kjo çështje të shtyhet, sepse secila i trembet asaj që do ndodhë. Berisha i trembet atij që mund të jetë vendim i pritshëm, ka pak gjasa që të fitojë pafajësinë. Çështja e Berishës është beteja kryesore e SPAK. Sepse nëse Berisha do të fitonte pafajësinë, ngrihen një sërë pikëpyetjesh mbi rolin e SPAK, mbi mënyrën se si ka vepruar.
Dosja edhe me probleme të ndryshme proceduriale që janë vënë re gjatë gjithë kësaj periudhe, janë të gjitha shkaqe që edhe në instancën e fundit, në Strasburg do ishin një kartë në favor të Berishës. Ndaj, edhe SPAK e ka me qejf që të jetë i pafundëm tmerri, të zgjasë në kohë.
Me stilin e zakonshëm që kemi parë në procedura të rëndomta, kjo punë do të zgjatet, 4 – 5 vite më duket minimale, do të zgjatet shumë herë më tepër. Për gjëra të rëndësishme, sistemi nuk funksionin, nuk ka sistem freni dhe gazi. Berisha nuk mund të gënjejë të thotë nuk e dija”.
Sali Berisha duhej të niste sot maratonën e gjykimit në GJKKO për dosjen “Partizani”. Prokurori i SPAK, Arben Kraja, mbylli hetimet dhe dërgoi në gjyq, kreun e Partisë Demokratike dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin.
Ish-kryeministri i vendit nuk u paraqit para trupës gjykuese, pasi pretendon se nuk është lajmëruar. Fletëthirrja e GJKKO është dorëzuar ditën e premte dhe është pranuar nga Malltezi, por ky i fundit dhe pala mbrojtëse e Berishës argumentuan se nuk ishin njoftuar në kohë.
Në kushte të tilla, prokurori Kraja kërkoi shtyrjen e seancës e cila do të mbahet më 21 korrik. -

“Deri në fund të jetës, në gjyq”/ Afera ‘Partizani’, flet bindshëm analisti: SPAK do dënojë Berishën
Fletëthirrja e GJKKO është dorëzuar ditën e premte dhe është pranuar nga Malltezi, por ky i fundit dhe pala mbrojtëse e Berishës argumentuan se nuk ishin njoftuar në kohë.
I ftuar në një studio televizive analisti Arjan Curri, tha se është një taktikë e Berishës për të zgjatur sa më shumë gjyqin. Curri u shpreh se ky gjyq do të përfundojë me dënim për Sali Berishën.
Sali Berisha duhej të niste sot maratonën e gjykimit në GJKKO për dosjen “Partizani”. Ish-kryeministri nuk u paraqit para trupës gjykuese, pasi pretendon se nuk është lajmëruar.
Arjan Curri:
“Mendoj që ky gjyq do përfundojë me një dënim për Sali Berishën se nuk është hapur kot. Gjkko nuk ka nxjerrë ndonjë të pafajshëm, dënimi penal të heq nga politika përfundimisht, Duke ditur këtë e vetmja gjë që i mbetet, është çdo lloj manovre që ta shtyjë sa më shumë, shkalla e parë dhe e dytë të shkonte disa vite. Nëse do shkonte këtu, i bie të shtyjë jetën e tij në politikë.
Nëse avokatët sëmuren me rrallë ka shumë manovra, mund të sëmuret vetë Berisha, mund të shkojë deri në 4 vjet,. Nuk është vetëm Berisha, është dhe ndërtuesi dhe financieri, mjafton një nga ata të mos jetë dhe seanca shtyhet. Është një strategji e zgjuar. Fitorja e kohës në këtë rast, është veprimi i zgjuar. Kjo është një betejë që mund të zgjasë disa vite nga Sali Berisha dhe mbrojtja e tij”. -

“Berisha përdori PD për të shpëtuar kokën e vet dhe të familjes”/ Reagon ashpër Prençi: Cikli politik i ka përfunduar
Ai theksoi se Berisha nuk mund t’i bëjë moral demokratëve, pasi aktet e tij treguan se nuk janë në një rreze veprime me të demokratëve.
Sali Berisha e përdori Partinë Demokratike jo për të adresuar shqetësimet e popullit opozitar, por për hallet e tij personale dhe të familjes së tij. Ai theksoi e Berisha e ka mbyllur tashmë ciklin e tij politik.
Shemsi Prençi:
“Rikthimi “i fuqishëm” i Berishës, e them në në thonjëza, që ishte trumbetuar me të madhe me sloganin me të cilin erdhi në krye të PD ishte një rikthim për të mbrojtur kokën e tij dhe të familjes, por jo për të forcuar pozitat e PD, sepse diferenca prej 300 mijë votash nga rezultati i 2021 në 2025, është minus 300 mijë vota.
Kjo tregon se nuk mund të ketë një rikthim të suksesshëm të një lidershipi që ka humbur të drejtën për t’i dhënë moral PD, pasi ai vetë e keqpërdori PD për interesat personale dhe të familjes. Cikli politik i Berishës ka përfunduar”.

