Day: June 30, 2025

  • Nëse hani mjaftueshëm, nuk ju duhet më shumë proteinë

    Nëse hani mjaftueshëm, nuk ju duhet më shumë proteinë

    Trupi i njeriut ka nevojë për proteinë, e cila kryen funksione të panumërta brenda qelizave dhe është jetike për rritjen, riparimin dhe mirëmbajtjen e muskujve, kockave dhe lëkurës.

    Megjithatë, me shumë kompani ushqimore që po nxjerrin produkte me përmbajtje të lartë proteine, nga pije të ndryshme, granola, madje edhe pankekë dhe kokoshka, mund të mendohet se duhet të konsumoni më shumë proteinë në dietën tuaj.

    Por, sipas nutricionistëve, nëse ushqeheni mjaftueshëm, ka shumë mundësi që të merrni sasinë e duhur të proteinave.

     “Shtimi i proteinave në ushqime është shumë përfitues — për fitimet e atyre produkteve,” thotë Federica Amati, udhëheqëse e nutricionit në Imperial College London dhe nutricioniste kryesore në kompaninë e shëndetit ZOE. “Kjo nuk bazohet në shëndet, nuk mbështetet nga shkenca.”

    Sasia e proteinave që i nevojitet secilit person varet nga mosha, pesha dhe nevojat personale ushqimore. Është veçanërisht e rëndësishme që fëmijët dhe të moshuarit të konsumojnë ushqime të pasura me proteina.

    Ekspertët këshillojnë të njihni nevojat tuaja dhe të siguroni marrjen e proteinave nga burimet më të mira ushqimore.

     

  • Izrael/ Lehtësohen masat kufizuese të udhëtimit për punonjësit e qeverisë amerikane

    Izrael/ Lehtësohen masat kufizuese të udhëtimit për punonjësit e qeverisë amerikane

    Ambasada e SHBA-së në Jerusalem njoftoi sot lehtësimin e kufizimeve të udhëtimit për punonjësit e qeverisë amerikane dhe familjarët e tyre, për shkak të ‘mjedisit të qëndrueshëm të sigurisë në Izrael’.

    Ky vendim u mor pasi situata e sigurisë u përmirësua pas armëpushimit midis Izraelit dhe Iranit.

    Ambasada vazhdon të monitorojë nga afër konfliktin e vazhdueshëm midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza. Syri.net-Protothema

  • RAPORTIMI – 7 vatra zjarri aktive në Vau Dejës dhe Malësi e Madhe, Emergjencat Civile flasin për 20 në total

    RAPORTIMI – 7 vatra zjarri aktive në Vau Dejës dhe Malësi e Madhe, Emergjencat Civile flasin për 20 në total

    Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 datë 30.06.2025 deri në orën 20:30, datë 30.06.2025, janë raportuar 20 vatra zjarri, të cilat janë shuar pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale. Shpërndarja e vatrave të zjarrit është si më poshtë.
    Në fshatin Kosmaç, njësia administrative Bushat, bashkia Vau – Dejës (2).
    Në fshatin Kaç, njësia administrative Vau – Dejës, bashkia Vau – Dejës (2).
    Në fshatin Nënshatë, njësia administrative Hajmel, bashkia Vau – Dejës.
    Në fshatin Gruemirë, njësia administrative Gruemirë, bashkia Malësi e Madhe.
    Në fshatin Zagorë, njësia administrative Shkrel, bashkia Malësi e Madhe.
    Në fshatin Vilë – Ballaj, njësia administrative numër Gosë, bashkia Rrogozhinë.
    Në fshatin Frakull, njësia administrative Frakull, bashkia Fier.
    Në lagjen Nr.2, njësia administrative Rrogozhinë, bashkia Rrogozhinë.
    Në fshatin Katund i Ri, njësia administrative Katund i Ri, bashkia Durrës.
    Në fshatin Gegë, njësia administrative Kozare, bashkia Kuçovë.
    Në fshatin Gjorgos, njësia administrative Cakran, bashkia Fier.
    Në vendin e quajtur “Kuzum Baba”, njësia administrative Nr.2, bashkia Vlorë.
    Në fshatin Pojan, njësia administrative Topjë, bashkia Fier.
    Në fshatin Hoshtimë, njësia administrative Qendër, bashkia Vlorë.
    Në fshatin Gjorm, njësia administrative Mamurras, bashkia Kurbin.
    Në njësinë administrative Novoselë, bashkia Vlorë.
    Në fshatin Gegë, njësia administrative Kozare, bashkia Kuçovë.
    Në lagjen SMT, njësia administrative Lezhë, bashkia Lezhë.
    Në operacionet për shuarjen e zjarreve, deri tani janë angazhuar 28 automjete zjarrfikëse, 197 forca operacionale.
    Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile është në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri për të ofruar mbështetje të menjëhershme nëse do të jetë e nevojshme.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Dasma ‘e shfrenuar’ në luks e djalit 17-vjeçar të liderit çeçen Kadyrov, ora me diamante dhe “Benzi” i limituar

    Dasma ‘e shfrenuar’ në luks e djalit 17-vjeçar të liderit çeçen Kadyrov, ora me diamante dhe “Benzi” i limituar

    Adam Kadyrov

    GROZNY- Janë publikuar pamje nga dasma e Adam Kadyrov, djalit 17-vjeçar të kreut çeçen Ramzan Kadyrov, në të cilat dhëndri shihet duke drejtuar një Mercedes të limituar dhe duke mbajtur një orë dore me vlerë miliona euro. Detajet i zbuloi Maria Pevchikh nga Fondacioni Kundër Korrupsionit (FBK) i themeluar nga lideri i ndjerë i opozitës ruse, Alexey Navalny-t.
    Në pamjet e dasmës të disponueshme në mediat sociale, Kadyrov shihet duke qëlluar me armë në ajër ndërsa drejton një makinë jeshile, një “Mercedes-Benz G-Class i viteve 1980”. Si kjo makinë janë prodhuar vetëm 460 modele në tre ngjyra, por Kadyrov që ka zgjedhur ngjyrën “Agave Green”. Në Gjermani, SUV-të shiten për rreth 160,000 euro.

    Në të njëjtën video, Kadyrov shihet duke mbajtur në dorë një orë dore model ‘Ashoka’ nga “Jacob&Co Billionaire” të zbukuruar me diamante.
    Në varësi të detajeve, orë të tilla mundë të kushtojnë nga 2.5 milionë deri në 17 milionë euro.
    LUKSET E DASMËS:

    Dasma zyrtare e Kadyrov ishte planifikuar të mbahej të premten, megjithëse postimet në rrjetet sociale nga motra e tij, Aishat Kadyrova, zbuluan se festimet u zhvilluan të shtunën dhe të dielën. Nusja quhet Medni. Po ashtu, të shtunën, Ramzan Kadyrov tha në kanalin e tij në Telegram se Vladimir Putin i kishte dërguar urimet e tij më të mira Adamit, djalit të tij. 
    Adam Kadyrov thuhet se ka lidhur një martesë islame me vajzën e senatorit çeçen Suleyman Geremeyev më 8 qershor 2024. Kjo vjen pas raportimeve se shëndeti i të atit të tij po përkeqësohet dhe i biri po projektohet si pasuesi i tij./ZËRI

    svatbata na 17 godishnia adam kadirov sinat na chechenskia lider strela sas zlaten pistolet ot limitiran mercedes video 2

    guo2eurxcaat1sk

    a19b8937ce bez nazvaniya 1280 x 720 piks 2025 06 29t225314 326

  • “SPAK e ka fuqinë t’i shkojë deri në fund”, Mërtiri: Rënia e Berishës hap rrugën për dënimin e Ramës

    “SPAK e ka fuqinë t’i shkojë deri në fund”, Mërtiri: Rënia e Berishës hap rrugën për dënimin e Ramës

    Analisti dhe sociologu Ergys Mërtiri e vlerësoi me nota të larta nisjen e procesit gjyqësor ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për dosjen e ish-kompleksit “Partizani”. Sipas tij,  Berisha ka qenë i paprekshëm edhe kur ka qenë në opozitë dhe personi më i rëndësishëm i tranzicionit gjatë këtyre 35 viteve dhe kur nëse shkon ai përpara drejtësisë hapet rruga edhe për të tjerët.
    “Së pari është goditur një i paprekshëm. Sali Berisha ka qenë i paprekshëm edhe kur ka qenë në opozitë, jo më kur ka qenë në opozitë dhe ka qenë personi më i rëndësishëm i tranzicionit gjatë këtyre 35 viteve dhe kur shkon ai përpara drejtësisë ky është një lajm i mirë, sepse hapet rruga edhe për të tjerët. Nëse dënohet Berisha hapet rruga që të dënohet edhe Rama. Nëse shpëton Berisha edhe Rama i ka mbyllur rrugët që ai të shkojë përpara drejtësisë.
    Kjo është epokale për Shqipërinë. Në këto 35 vite kur nuk është dënuar asnjë drejtor dhe kur s’kanë patur mbështetje.
    Është edhe precedenti se ti do të dënohesh edhe kur krijon skema korruptive. Rasti i ngjashëm është Erion Veliaj, që është kapur për një skemë korruptive me shumë aktorë.
    Për SPAK-un është e rëndësishme sepse tregon besueshmëri se godet nga të dyja palët. Deri tani kemi parë një sërë njerëz nga Edi Rama dhe SPAK duhet të tregojë se është i paanshëm dhe tregon se SPAK e ka fuqinë t’i shkojë deri në fund”-tha Mërtiri.
     
     

  • Partneriteti me privatin për Pallatin e Sporteve “Asllan Rusi”, afati shtyhet në 21 korrik

    Partneriteti me privatin për Pallatin e Sporteve “Asllan Rusi”, afati shtyhet në 21 korrik

    Sipërmarrjet e interesuara për të hyrë në partneritet me Korporatën e Investimeve Shqiptare për të zhvilluar pronën e Pallatit të Sporteve Asllan Rusi do të kenë më shumë kohë për të paraqitur aplikimet e tyre.Në një njoftim të fundit Korporata bëri të ditur se afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve që ishte parashikuar fillimisht në datë 13 korrik është shtyrë në datën 21 korrik. Korporata çeli këtë thirrje në mes të qershorit ku në objekt të kontratës është “Projektimi dhe zhvillimi nëpërmjet sipërmarrjes i projektit të investimit “Rijetëzimi i pallatit të lojërave me dorë ‘Asllan Rusi’, Tiranë”.Në dokumentet që shoqërojnë këtë thirrje është saktësuar edhe zona e konkursit e cila brenda pjesës së vijëzuar përfshin ndërtesën aktuale të sporteve por edhe pjesën e parkingut publik në pjesën ballore dhe parkingun që ka shërbyer për autobusët në pjesën pas tij. Sipas dokumentit përreth zonës së konkursit, ndodhen disa territore të tjera të cilat janë planifikuar që të rizhvillohen me funksione mikse dhe t’i nënshtrohen një procesi përmirësimi urban.“Ky program përcakton kërkesat minimale hapësinore për projektimin e një arene multifunksionale të çertifikuar nga federata të sporteve të ndryshme (EHF, FIBA etj.). Arena do të presë një sërë aktivitetesh sportive dhe do të integrojë hapësira ndihmëse stërvitjeje, zona VIP/media dhe ambiente mbështetëse të brendshme.Objekti duhet të mbështesë garat në nivel ndërkombëtar, përdorim fleksibël për stërvitje dhe të sigurojë transmetim mediatik, qasje për kategorinë VIP-at dhe aksesueshmëri të plotë. Arena duhet të ketë një kapacitet të certifikuar prej 6,000 spektatorësh. Sipërfaqja totale bruto e ndërtimit e vlerësuar është rreth 13,500 m², mbi tokë, pa përfshirë hapësirat e jashtme, si parkimet dhe sheshet” thuhet në dokumentin e bërë publik nga Korporata.Projekti parashikon një zhvillim me përdorim të përzier / shumë-funksional me një sipërfaqe totale ndërtimi prej rreth 26,500 m², pa përfshirë parkimin.Sipas planit funksionet shtesë përtej atyre sportive, do të shërbejnë për të ngritur një model zhvillimi të qëndrueshëm, i cili do të garantojë jo vetëm ndërtueshmërinë, por edhe funksionimin e denjë dhe afatgjatë të Pallatit të Sportit, të pavarur nga financat publike, sipas një modeli ku shteti bëhet sipërmarrës për të maksimizuar potencialin e aseteve të tij.Rijetëzimi i “Asllan Rusi” është një nga disa projekte që qeveria ka nisur sa i takon zhvillimit të pronave në partneritet me privatin. Më herët me të njëjtë procedurë u shpall fituesi për VOID Tower dhe kompleksin governativ që do t’i shërbejë me ambiente disa institucioneve publike teksa është rihapur disa herë thirrja për për kadastrën dhe LIFT Tower por pa nje fitues.Një tjetër projekt që do po ndjek këtë model është stadiumi “Selman Stermasi” tashmë me një fitues apo zhvillimi i vilave qeveritare në hotele marka ndërkombëtare në Vlorë dhe Velipojë që do të mbajnë markën “Melia”. Shteti në këto projekte do jep pronën për zhvillim duke marrë pas sipërfaqe ndërtimore e cila gjeneron të ardhura./ N.MahoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtime vende pune; Masat e propozuara

    Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtime vende pune; Masat e propozuara

    Për shkak të vështirësive me rënien e kontratave nga partnerët e huaj, humbje të ardhurash nga zhvlerësimi i euros dhe rritjet e kostove në sektorin fason pritet që pas përfundimit të muajve të verës të nisë sërish mbyllja e fabrikave dhe shkurtimi i vendeve të punës.Paralajmërimi për rrezikun e investimeve dhe punësimin e sektorit të manifakturës bëhet nga kryetari i shoqatës së ProEksport Albania Edvin Prençe.“Sektori i Manifakturës, i veshjeve dhe këpucëve punëson mbi 60 mijë persona, shumica gra dhe të rinj, në rajone ku industria është punëdhënësi kryesor. Reduktimi i porosive ka sjellë ndërprerje kontratash, ulje të orëve të punës dhe në disa raste mbyllje të linjave të prodhimit. Paralajmërojnë se në mungesë të një reagimi politik dhe institucional, rrezikohen qindra vende pune deri në fund të vitit”.Shkaqet kryesore që po rëndojnë mbi performancën e sektorit sipas zoti Prençe vijojnë të jenë: Forcimi i vazhdueshëm i lekut, që ndikon negativisht në të ardhurat nga eksportet; Kosto në rritje të prodhimit, veçanërisht për fuqinë punëtore dhe energjinë; Mungesa e një kursi këmbimi industrial të mbrojtur, që do të siguronte një nivel stabiliteti për eksportuesit; Rënie e kërkesës nga partnerët europianë, e lidhur me pasiguri ekonomike dhe konkurrencë nga tregje me kosto më të ulët.Për shkak të këtyre vështirësive prezente edhe në vitet e mëparshme brenda 1 viti, përkatësisht nga nëntor 2023 deri në nëntor 2024 sipas shoqatës ProEskport Albania në sektor u mbyllën 10 mijë vende pune nga mbyllja e fabrikave.Shkurtime të vendeve të punës në sektorin fason pati edhe përgjatë vitit 2023, ku ndër zonat më të prekura ishin në Krujë, Fushë-Krujë, Laçi, Lezhë e Shkodër.Për përmirësimin e situatës drejtuesi i shoqatës propozon diskutimin e disa pikave që duhet të zbatohen nga institucionet shtetërore si:– Vendosjen e një kursi të mbrojtur industrial për transaksionet eksportuese;– Paketa mbështetëse për uljen e barrës fiskale dhe sigurimeve për sektorin;– Skema të dedikuara për kalimin nga modeli Fason në cikël të plotë me vlerë të shtuar;– Promovim të eksporteve jashtë BE-së dhe diversifikim të partnerëve tregtarë.“Në mungesë të këtyre masave, viti 2025 rrezikon të jetë ndër më sfiduesit për industrinë prodhuese në Shqipëri, me pasoja afatgjata për bilancin tregtar, zinxhirin e furnizimit dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm”, thekson Prençe.Pavarësisht rritjes së lehtë në muajin maj të eksporteve për grupin e tekstileve dhe këpucëve, për 5-mujorin tendenca është negative.Eksportet për grupin tekstile dhe artikuj tekstile për janar-maj 2025 sipas të dhënave të INSTAT arritën në vlerën e 25,7 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024, ekspertet ranë 2,5%.Ndërsa eksportet e grupit veshjet e këmbëve për janar-maj 2025 arritën në vlerën e 19,6 miliardë lekëve. Krahasuar me janar-maj 2024 eksportet ranë rreth 0,5%./ D.AzoBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Frenimi i lejeve të ndërtimit tkurr me 41% të ardhurat totale të Bashkisë Tiranë për 5 mujorin 2025

    Frenimi i lejeve të ndërtimit tkurr me 41% të ardhurat totale të Bashkisë Tiranë për 5 mujorin 2025

    Të ardhurat e Bashkisë Tiranë kanë shënuar një tkurrje të ndjeshme në 5 muajt e parë të këtij viti, duke reflektuar varësinë e lartë që ka kryeqyteti nga dhënia e lejeve të ndërtimit.Sipas raportit të realizimit të buxhetit të Bashkisë Tiranë për periudhën janar-maj 2025, të ardhurat totale nga taksat e tarifat, ishin 7.4 miliardë lekë, ose rreth 75 milionë euro. Në krahasim më të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ishin 12.5 miliardë lekë, të ardhurat kanë rënë me 41.5%.Ndikimin kryesor në këtë ecuri e ka dhënë taksa e ndikimit në infrastrukturë, që Bashkia arkëton nga dhënia e lejeve të ndërtimit dhe që është 8% e vlerës për ndërtimet rezidenciale. Ky zë ka sjellë në buxhet vetëm 1.3 miliardë lekë, nga 6.3 miliardë lekë të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një tkurrje prej gati 80%.Taksa e ndikimit në infrastrukturë kontribuoi në 18% të të ardhurave në janar-maj 2025, nga 50% në pesëmujorin e parë 2024.Rënia e këtij zëri është në linjë me tkurrjen e sipërfaqes së lejeve të ndërtimit. Të dhënat e tjera të INSTAT bënë të ditur se në kryeqytet në periudhën janar-mars u dhanë 72 leje ndërtimi, me një sipërfaqe prej rreth 201 mijë metra katror. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipërfaqja ka rënë me 13.3%. Së bashku me tremujorin e parë 2023, këto janë nivelet më të ulëta që janë dhënë që nga viti 2018.Vitet e fundit, bashkia e ka rritur ndjeshëm varësinë e të ardhurave nga taksa që merr nga dhënia e lejeve të ndërtimit. Në 2024-n, sipërfaqja e lejeve të ndërtimi arriti një nivel rekord prej mbi 1.9 milionë metra katror, teksa bashkia arkëtoi nivelin më të lartë historik nga taksa e ndikimit në infrastrukturë prej 14.3 miliardë lekësh (145 mln euro), që i korrespondonte një vlerë ndërtimesh prej 1.8 miliardë euro.Të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë zunë rreth 54% të totalit të të ardhurave tatimore dhe jotatimore të realizuara për 2024. Kjo varësi është parë me shqetësim nga ekspertët e financave vendore. kjo taksë, e lidhur ngushtë me aktivitetin e ndërtimit, e ekspozon bashkinë ndaj rrezikut fiskal, pasi çdo ngadalësim në sektorin e ndërtimit sjell rënie të menjëhershme të të ardhurave.Raportet e Co-PLAN dhe të Ministrisë së Financave paralajmërojnë se kjo varësi e tepruar krijon mungesë të qëndrueshmërisë financiare afatgjatë dhe përkeqëson pabarazitë mes bashkive, pasi pjesa dërrmuese e kësaj takse mblidhet në Tiranë, ndërsa bashkitë e tjera mbeten me burime të kufizuara për zhvillim. Raportet rekomandojnë diversifikimin e burimeve të të ardhurave dhe forcimi i autonomisë vendore për një sistem më të balancuar dhe të qëndrueshëm financiar.Të ardhurat nga taksat e tarifat e tjeraZëri që solli më shumë të ardhura në pesë muajt e parë të vitit ishte taksa mbi pasuritë e paluajtshme, me 1.722 miliardë lekë, me rritje 11% me bazë vjetore. Më pas renditet tarifa e pastrimit me 1.45 miliardë lekë, me rritje prej 10%. Taksa e ndikimit në infrastrukturë kaloi për herë të parë në vitet e fundit, si kontribuuesi i tretë më i madh.Shpenzimet, rritet personeli, preken investimetPër 5 mujorin, Bashkia ka shpenzuar 10 miliardë lekë, me rritje prej 7.5% me bazë vjetore. Fondet për shpenzime, Bashkia i siguron nga të ardhurat e veta, transfertat e pakushtëzua dhe të kushtëzuara që merr nga buxheti qendror, rindërtim, donacione.Pesha më e madhe e tyre ka shkuar për shpenzime korente, prej 4.6 miliardë lekësh, me rritje prej 13% me bazë vjetore. Shpenzimet e personelit ishin 3.9 miliardë lekë, me rritje prej 17% me bazë vjetore.Me rënie ishin shpenzimet kapitale, që u realizuan në nivelin e 1.48 miliardë lekë, me një tkurrje prej 20% me bazë vjetore.Sipas relacionit të Bashkisë, ndër faktorët që kanë ndikuar në mos realizimin e fondeve të planifikuara kryesisht për shpenzimet kapitale lidhen kryesisht me procedurat e prokurimit, afatet kohore të nevojshme deri në përfundimin e procedurave deri në lidhjen e kontratave.5 mujori i parë i vitit ka gjithmonë një realizim të ulët të prokurimeve pasi përgjatë dy muajve të parë referuar dhe udhëzimit të zbatimit të buxhetit apo dhe udhëzimit të mbylljes së llogarive të vitit paraardhës mbyllen rakordimet e të ardhurave dhe shpenzimeve të vitit paraardhës, mbarten kontratat në vazhdim në sistemin e Thesarit në zbatim të buxhetit të miratuar, vijohet me përgatitjen e realizimit të regjistrit të prokurimeve të vitit paraardhës dhe krijimin e regjistrit të ri të prokurimeve në përputhje me buxhetin e miratuar të vitit 2025.Burimi: Bashkia Tiranë, realizimi i buxhetit faktik 5 mujori IKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Klubi polak “shqiptarizohet” në merkato, firmos me mbrojtësin që u përfol si zëvendësuesi i Mitajt

    Klubi polak “shqiptarizohet” në merkato, firmos me mbrojtësin që u përfol si zëvendësuesi i Mitajt

    Vidzev Lodzi është shqiptarizuar këtë verë. Julian Shehut do t’i bashkohet në skuadër edhe Lindon Selahi me Dion Gallapenin. Ky i fundit është zyrtarizuar ditën e sotme nga vetë klubi polak përmes faqes së vetë zyrtare.
    Futbollisti 20-vjeçar ka nënshkruar deri në vitin 2029 me Vidzev Lodzin. Nga ky tranferim Prishtina ka përfituar 300 mijë euro, si dhe zotëron 10% të kartonit në rast të një shitjeje të mëtejshme.
    Kujtojmë se Gallapeni u kthye në një temë diskutimi në muajin mars, teksa u përfol se së bashku me Brrutin do t’i bashkohej Kombëtares kuqezi për të përforcuar kështu krahun e majtë të mbrojtjes. Por pas debatit sportiv të krijuar në Kosovë, zgjodhi të përfaqësonte dardanët./Sport Ekspres/

  • Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin

    Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin

    Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i arrestuar prej tetorit të vitit të kaluar, ka dhënë një “autointervistë” nga burgu ku pretendon se mbahet i izoluar pa të drejtë.
    Ish presidenti Meta thekson ndër të tjera se marrëveshjet dhe pagesat për lobimin bëheshin me vendim të kryesisë së LSI-së në atë kohë dhe jo prej tij, ndërsa zbulimin e kartës nga SPAK, e cilëson si ngjarjen më shokuese të jetës së tij.

    𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐡𝐞̈ 𝐝𝐮𝐤𝐞𝐭 𝐬𝐢𝐤𝐮𝐫 𝐩𝐨 𝐣𝐮 𝐭𝐫𝐚𝐝𝐡𝐞̈𝐭𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐭𝐨𝐫𝐞̈𝐭 𝐭𝐮𝐚𝐣, 𝐬𝐢𝐜 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐞𝐧𝐝𝐞̈𝐭 𝐣𝐮 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐦𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐄𝐫𝐢𝐨𝐥 𝐁𝐫𝐚𝐢𝐦𝐥𝐥𝐚𝐫𝐢𝐭, 𝐤𝐮𝐬𝐡𝐮𝐫𝐢 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞 𝐄𝐧𝐝𝐫𝐢𝐭 𝐁𝐫𝐚𝐢𝐦𝐥𝐥𝐚𝐫𝐢𝐧, 𝐪𝐞̈ 𝐣𝐮 𝐞 𝐬𝐮𝐥𝐦𝐮𝐚𝐭 𝐩𝐚𝐫𝐚 𝐝𝐢𝐬𝐚 𝐝𝐢𝐭𝐞̈𝐬𝐡 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐨𝐬𝐭𝐢𝐦 𝐧𝐞̈ 𝐫𝐫𝐣𝐞𝐭𝐞𝐭 𝐬𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞.
    𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞: Së pari dua të shpreh mirënjohen e thellë për shumë miq besnikë dhe me karakter me mbiemër Braimllari, që nga themeluesit e LSI në 2004 e deri te Elisedi që s’kishte lindur atëherë e është ndër të rinjtë më aktivë sot.
    Endriti është rasti kur ai tallet me SPAK-un publikisht pasi është “graduar” nga Ramaduro Nënkryetar i Këshillit që nuk ekziston, si vetë inceneratori i Tiranës.
    Reagimi im erdhi kur e dëgjova live te Ola Bruko, pa ju skuqur faqja, se as ishte thirrur në SPAK dhe as kishte firmosur për lobimet e LSI.
    Nuk po u besoja veshëve, sepse për herë të parë, emrin e Z. Sotir Kllapi e mësova nga Endrit Braimllari në Jalë, në fund të gushtit 2022, kur unë isha rikthyer në krye të Partisë së Lirisë.
    Atë ditë zyra e Fugës shpërndau një lajm që SPAK-u kishte hapur një hetim për mua për të verifikuar se mos unë kisha gënjyer për mbiemrin tim, me apo pa “J”, ngaqë ishte shpikur dosja e Sigurimit të Shtetit për mua.
    Ç’është ky Sotir Kllapi e pyeta unë, ngaqë lajmi ishte se ky po merrej me këtë çështje “madhore”.
    E njoh unë tha Endriti, se ky ka dy mbiemra për vete, se jemi një moshë e kemi patur shoqëri, por është transformuar krejt.
    Pse e pyes unë? Po ky, tha, ishte kur më thirrën mua në SPAK për të më pyetur për lobimet dhe më qëndronte shumë rëndë.
    Po cfarë problemesh ngrenë ata për lobimet, i them unë?
    “Asgjë mo shef, ato shpifjet e njerëzve të Ramës. Ne çdo gjë e kemi bërë sipas ligjeve dhe me KQZ”, – u përgjigj ai.
    Edhe pse kujtesën e kam të hekurt, thashë me vete pa t’i hedh një sy dosjes ku unë jam marrë i pandehur.
    Jo një firmë, por tre firma ishin të Endrit Braimllarit në atë dosje.
    Më e bukura, në faqën 117, ku janë edhe firmat e tre prokurorëve, i pyetur për një faturë 20 mijë $ që ai kishte autorizuar në 2018-2019 për t’ju paguar një kompanie, ai nuk e mbante mend as arsyen e transferimit të shumave, as nuk kishte dijeni nëse mes LSI dhe kompanisë kishte kontratë dhe se ai as kishte dijeni se cili ishte personi i ngarkuar me ndjekjen e ecurisë së kontratave që LSI kishte me kompaninë që ky autorizonte me firmën e tij pagesa.
    Unë edhe sot e kësaj dite e mbaj mend se si janë paguar 15 mijë $ për “McKeon Group” në mbledhjen e Kryesisë dhe personin e autorizuar nga Kryesia për të bërë pagesën në bankë, sipas ligjit e raportuar në KQZ.
    Çfarë pune më të rëndësishme paska patur ky në atë kohë, 2018-2019, kur ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i LSI, që s’paska mbajtur mend se pse ka hedhur firmën dhe për një faturë 20 mijë $?
    Ndërsa tani, pasi është konvertuar në rilindas, gënjen publikisht në TV e thotë as jam thirrur në SPAK e as kam firmosur për lobimet.
    Ndërsa me Eriol Braimllarin, kushuririn e tij, kemi rastin kur SPAK-u tallet me veten, pra me SPAK-un.
    Në relacionin absurd prej 32 faqesh, dërguar Gjykatës për të justifikuar mbajtjen time në masë ekstreme paraburgimi, SPAK përdor dëshmitarin Eriol Braimllari, i cili gjoja rrëzon pretendimet e mia se s’kam lidhje me Adrian Shatkun, pasi ky dëshmitar paska deklaruar se për herë të parë e ka njohur Adrian Shatkun në Janar 2017, ku ka qenë në SHBA me mua si Kryetar Kuvendi.
    Po kështu, ai deklaron se është takuar të paktën njëherë me Adrian Shatkun.
    Së pari, kjo deklaratë është pa kuptim se unë i kam sqaruar prej dy vitesh rrethanat e njohjes me Adrian Shatkun.
    Por problem është se ky Erioli, në faqen 112 të dosjes të marrjes time si i pandehur, del qartë nga vetë SPAK-u disa herë, direkt dhe indirekt, se Eriol Braimllari jo vetëm shoqëron që nga viti 2013 John Moreirin vazhdimisht në Shqipëri, e provuar dhe vërtetuar nga SPAK-u, që është i dërguar nga Adrian Shatku, por e shoqëron edhe në Hotel Rogner, ku sipas SPAK, përsëri rezulton se ka paguar A. Shatku.
    I përmenda këto inkoherenca të SPAK-ut, vetëm për të treguar se si luan politikisht duke përdorur gënjeshtarë, të cilët i dekonspiron vetë, ndërkohë që dihet nga të gjithë në LSI, që Eriol Braimllari është takuar me dhjetra herë me Adrian Shatkun edhe në Tiranë edhe në SHBA që përpara Janarit 2017.
    Po kështu, dihet që ai mbante të gjitha komunikimet me kompanitë lobuese që kishte sjellë A. Shatku.
    Po kështu dihet edhe që ishte bashkë me Endritin te numërimi i votave për Partinë Socialiste pas 11 Majit tani. Për të ardhur keq që 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐚 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐯𝐞𝐫𝐭𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐧𝐞̈ “𝐫𝐢𝐥𝐢𝐧𝐝𝐚𝐬” 𝐩𝐚𝐬𝐢 𝐭𝐡𝐢𝐫𝐫𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐒𝐏𝐀𝐊-𝐮, 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐛𝐥𝐞𝐦 𝐦𝐞 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐞𝐬𝐞̈𝐧.
    Pyetje: 𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐡𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐒𝐏𝐀𝐊-𝐮 𝐧𝐞̈ 𝐫𝐞𝐥𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧 𝐭𝐡𝐨𝐭𝐞̈ 𝐬𝐞 𝐣𝐮 𝐤𝐞𝐧𝐢 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐢𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐤𝐚𝐫𝐭𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐀𝐝𝐫𝐢𝐚𝐧 𝐒𝐡𝐚𝐭𝐤𝐮 𝐦𝐞 𝐢𝐬𝐡-𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐨𝐫𝐭𝐞𝐧 𝐭𝐮𝐚𝐣.
    𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞: 𝐒𝐏𝐀𝐊-𝐮 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐤𝐚𝐪 𝐢 𝐨𝐛𝐬𝐞𝐬𝐮𝐚𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞̈ 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐞̈ 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐮𝐚 𝐦𝐞 𝐌𝐨𝐧𝐢𝐤𝐞̈𝐧, 𝐚𝐪 𝐬𝐚 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐚𝐤𝐮𝐳𝐞̈𝐧 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝟐𝟔 𝐌𝐚𝐣𝐢𝐭 𝐬𝐭𝐚𝐭𝐮𝐬𝐢𝐧 𝐭𝐢𝐦 𝐞 𝐤𝐢𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐯𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐪𝐞̈𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐢 𝐦𝐚𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫, kur kjo marrëdhënie nuk ekziston prej kohësh në gjendjen civile të Republikës së Shqipërisë dhe ata e dinë shumë mirë.
    Tani nuk u ka mbetur gjë tjetër vetëm të më ngrenë akuzë edhe si përfitues te inceneratorët me “provat” se Z. Lefter Koka ka qenë Ministër i caktuar nga LSI dhe është e pamundur që ai të ketë firmosur pa dijeninë time.
    Dhe duke e përmendur Z. Lefter Koka, dua të kujtoj takimin tim pas zgjedhjeve të vitit 2013 me të te klubi i Osmanëve në Maminas, kur i kam thënë se duhet të jetë shumë i kujdesshëm si Ministër me ligjin, sidomos me një Kryeministër si Rama, për të cilin ligji s’ka rëndësi.
    Këtë porosi ua kam dhënë të gjithë njerëzve të cilëve u kemi besuar detyra me përgjegjësi apo që kanë punuar pranë meje.
    Këtë porosi ua kam thënë pa u lodhur edhe fëmijëve të mi që kur kanë qenë të vegjël. 𝐙𝐛𝐮𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐤𝐚𝐫𝐭𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐚𝐣 𝐧𝐠𝐚 𝐒𝐏𝐀𝐊, 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐧𝐠𝐣𝐚𝐫𝐣𝐚 𝐦𝐞̈ 𝐬𝐡𝐨𝐤𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐧 𝐭𝐢𝐦𝐞, 𝐩𝐨𝐫 𝐞 𝐤𝐚𝐦 𝐥𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐩𝐚𝐬 𝐭𝐚𝐧𝐢.