Day: June 30, 2025

  • Arrestohet shqiptari në Itali, e paketonte drogën me fotot e Al Pacinos

    Arrestohet shqiptari në Itali, e paketonte drogën me fotot e Al Pacinos

    27 kilogramë lëndë narkotike u zbuluan në një shtëpi në Vigevano në Itali.
    22 kilogramë hashash të ndara në 122 pako ndodheshin brenda frigoriferit, ndërsa 5 kilogramë të tjerë kokainë, të vulosura me një imazh të Al Pacinos në filmin “Scarface”, të fshehura në vende të ndryshme.
    Hetimet u kryen nga Karabinierët e Njësisë së Operacioneve të Kompanisë së Qendrës së Xhenovës, të cilët kishin vënë re një 29-vjeçar shqiptar në sjellje të dyshimtë dhe e ndoqën drejt apartamentit, ku banonte. Teksa u ndalua nga policët, 29-vjeçarit iu gjetën 58 gramë kokainë dhe pas kontrollit në shtëpinë e tij, u zbulua sasia e madhe e substancës narkotike.
    Efektivët gjetën gjithashtu 7 mijë euro, që dyshohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës . 29-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Pavias, teksa vijon hetimi ndaj tij.

  • Nigel Farage pranon ftesën e Ramës: Do të vij në Shqipëri!

    Nigel Farage pranon ftesën e Ramës: Do të vij në Shqipëri!

    Debati mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit britanik Nigel Farage mbi emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe vijon në rrjetet sociale.
    Në një video të fundit të publikuar në Instagram, Farage shprehet se e pranon ftesën e Ramës për të ardhur në Shqipëri dhe për të diskutuar nga afër çështjen e emigracionit dhe të burgosjes së shqiptarëve në Britani.
    “Nuk mund ta shpikësh këtë! 1 në 50 shqiptarë në Britani është në burg dhe unë fola për këtë ditën e kaluar në GB News. Edie Rama, njeriu gjigant që ai është, kryeministri i Shqipërisë, ka reaguar dhe ka thënë që është një absurditet i plotë, shifrat e mia janë të gjitha të gabuara. Ai gjithashtu tha se si guxojmë ne si vend të mendojmë për dërgimin jashtë vendit të njerëzve që nuk i kanë plotësuar kërkesat për azil? Ndërkohë, vetë ai po bën një marrëveshje me Italinë për të marrë disa nga azilkërkuesit e tyre të dështuar dhe çfarë është kjo hipokrizi nga ky Bashkim pro-Evropian,” deklaroi Farage.
    Kujtojmë që përplasja verbale nisi pas deklaratave të Farage mbi numrin e lartë të shqiptarëve të burgosur në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat Rama i cilësoi si të pavërteta dhe fyese.

  • Nigel Farage pranon ftesën e Ramës: Do të vijë në Shqipëri!

    Nigel Farage pranon ftesën e Ramës: Do të vijë në Shqipëri!

    Debati mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit britanik Nigel Farage mbi emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe vijon në rrjetet sociale.
    Në një video të fundit të publikuar në Instagram, Farage shprehet se e pranon ftesën e Ramës për të ardhur në Shqipëri dhe për të diskutuar nga afër çështjen e emigracionit dhe të burgosjes së shqiptarëve në Britani.
    “Nuk mund ta shpikësh këtë! 1 në 50 shqiptarë në Britani është në burg dhe unë fola për këtë ditën e kaluar në GB News. Edie Rama, njeriu gjigant që ai është, kryeministri i Shqipërisë, ka reaguar dhe ka thënë që është një absurditet i plotë, shifrat e mia janë të gjitha të gabuara. Ai gjithashtu tha se si guxojmë ne si vend të mendojmë për dërgimin jashtë vendit të njerëzve që nuk i kanë plotësuar kërkesat për azil? Ndërkohë, vetë ai po bën një marrëveshje me Italinë për të marrë disa nga azilkërkuesit e tyre të dështuar dhe çfarë është kjo hipokrizi nga ky Bashkim pro-Evropian,” deklaroi Farage.
    Kujtojmë që përplasja verbale nisi pas deklaratave të Farage mbi numrin e lartë të shqiptarëve të burgosur në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat Rama i cilësoi si të pavërteta dhe fyese.

  • Fluminense befason Interin, zikaltrit eleminohen nga Botërori i Klubeve

    Fluminense befason Interin, zikaltrit eleminohen nga Botërori i Klubeve

    Interi i ka thënë sot lamtumirë Botërorit të Klubeve. Zikaltrit janë befasuar nga Fluminensja. Ekipi brazilian ka marrë një fitore 0-2, duke eleminuar kështu ekipin italian nga ky kompeticion.
    Fluminensja shënoi nga një gol në secilën pjesë të lojës. Kano zhbllokoi rezultatin në minutën e 3-të, ndërsa Herkulesi vulosi përfundimisht fatin e kësaj ndeshjeje me golin e shënuar në minutën e 93-të. Interi e mbyll kështu sezonin pa asnjë trofe, teksa dështoi të arrinte suksesin edhe në Botërorin e Klubeve./Sport Ekspres/

  • Drama në det të hapur/ Vajza 4-vjeçare bie nga anije turistike e ‘Disney Dream’, babai e shpëton me heroizëm

    Drama në det të hapur/ Vajza 4-vjeçare bie nga anije turistike e ‘Disney Dream’, babai e shpëton me heroizëm

    Pasagjerët e një anijeje turistike përjetuan orë të tëra ankthi kur një vajzë e vogël ra në det nga kuverta e katërt, gjatë kthimit nga Bahamas për në Florida.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Babai i vajzës u hodh menjëherë në ujë për ta mbajtur mbi sipërfaqe dhe për ta shpëtuar, ndërsa ekuipazhi i anijes turistike Disney Dream u mobilizua menjëherë, duke lëshuar alarmin. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Një varkë shpëtimi e verdhë u lëshua në ujë, ndërsa anija vazhdoi kursin e saj. Babai arriti ta mbante vajzën mbi ujë për rreth 20 minuta deri sa ekuipazhi i varkës shpëtimtare mbërriti dhe i nxori nga uji të dy.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Pasagjerët, që ndoqën ngjarjen me padurim, shpërthyen në duartrokitje sapo u sigurua shpëtimi. “Ishte shumë intensive për t’u parë,” shkroi një prej tyre, Janice Martin-Asuque, në Facebook.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Disney Cruise Line përgëzoi ekuipazhin për reagimin e shpejtë dhe profesional: “Ekuipazhi i Disney Dream shpëtoi me sukses dy pasagjerë nga deti. Ne i përgëzojmë për aftësitë e tyre të jashtëzakonshme dhe veprimet e menjëhershme, të cilat sigurojnë kthimin e sigurt të të dy pasagjerëve në anije brenda pak minutash.

    Jemi të përkushtuar ndaj sigurisë dhe mirëqenies së mysafirëve tanë, dhe ky incident tregon efektivitetin e protokolleve tona të sigurisë.”

    Edhe pse nuk u raportuan lëndime serioze, mbetet e paqartë se si vajza arriti të kalonte kangjellat mbrojtëse prej pleksiglasi të anijes. Syri.net-iefimerida

  • Shpërthim në një ndërtesë në Itali, 5 të plagosur, një i zhdukur

    Shpërthim në një ndërtesë në Itali, 5 të plagosur, një i zhdukur

    Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në një ndërtesë në Torino, Itali.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Raportohet se nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur 5 persona mbetën të plagosur, përfshirë edhe dy fëmijë të cilët ndodhen në gjendje të rëndë në spital. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Një dymbëdhjetëvjeçar pësoi djegie në 30% të trupit, ndërsa një vajzë gjashtëvjeçare u plagos si pasojë e një muri që u shemb.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Sipas shërbimit zjarrfikës, shpërthimi ndodhi në një papafingo në katin e sipërm të ndërtesës dhe më pas u përhap edhe në dy apartamente të tjera.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • FIER/ Kishte kultivuar bimë n*rkotike buzë lumit Vjosa, arrestohet në flagrancë 55-vjeçari

    FIER/ Kishte kultivuar bimë n*rkotike buzë lumit Vjosa, arrestohet në flagrancë 55-vjeçari

    Në Mallakastër, një 55-vjeçar nga fshati Kutë është kapur duke kultivuar 30 bimë cannabis pranë lumit Vjosa. Ky rast u zbulua gjatë kontrolleve që synojnë parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në zonë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në lidhje me ngjarjen, kryeplaku i fshatit, 35 vjeç, po përballet me procedime ligjore për shpërdorim detyre, pasi dyshohet për lidhje me këtë veprimtari të paligjshme. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Bimët narkotike që u gjetën janë asgjësuar me djegie, ndërsa materialet e këtij rasti janë referuar në Prokurori për ndjekje të mëtejshme penale.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Ky incident është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të goditur kultivimin e drogës në zonë dhe për të mbrojtur sigurinë dhe rendin publik.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Njoftimi i Policisë Fier:

    Mallakastër/Vijon plani operacional kombëtar, i koduar “Koordinata”, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

    Kishte kultivuar bimë narkotike buzë lumit Vjosa, arrestohet në flagrancë 55-vjeçari.

    Procedohet për shpërdorim detyre, kryeplaku i fshatit Kutë, ku u gjetën bimët.

    Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.

    Në kuadër të planit operacional antidrogë, të koduar “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Për këtë rast u vu në pranga shtetasi A. Z., 55 vjeç, banues në fshatin Kutë, pasi u kap në flagrancë buzë lumit Vjosa, zonë ku dyshohet se kishte kultivuar 30 bimë narkotike Cannabis Sativa.

    Më tej, në lidhje me këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për kryetarin e fshatin Kutë, shtetasin G. Z., 35 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

  • Berat/ Ra nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, ndërron jetë punëtori 66- vjeçar

    Berat/ Ra nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, ndërron jetë punëtori 66- vjeçar

    BERAT-Një punonjës ndërtimi ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi ra nga kati i tretë i një pallati që po ndërtohej në lagjen ‘Kushtrimi’, në Berat. Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    66- vjeçari Ramadan Hatija mbërriti me shenja jetë në spital, por nuk i mbijetoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    ‘Berat/Informacion paraprak. Rreth orës 15:30, dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, në lagjen “Kushtrimi”, punonjësi i firmës së ndërtimit, shtetasi Ramadan Hatija, 66- vjeç, banues në Berat. Si pasojë ai ka humbur jetën, në spital’, njoftoi sot policia. Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Zjarr pranë vendgrumbullimit të mbetjeve në Nartë të Vlorës, zjarrfikëset në vendin e ngjarjes

    Zjarr pranë vendgrumbullimit të mbetjeve në Nartë të Vlorës, zjarrfikëset në vendin e ngjarjes

    VLORA- Një zjarr ka rënë në Jalli të Nartës në vendgrumbullimin e inerteve ku hidhen dhe goma makine.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas informacioneve paraprake, janë aty ndodhen materiale plastike. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Gjithashtu mësohet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për vënien e situatës nën kontroll.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Edhe disa ditë më parë në fushën e mbetjeve, pranë fushës së inerteve, u regjistrua një rast i ngjashëm që krijoi një situatë të rënduar për qyetin e Vlorës.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Gjest i bukur! Joz Marku i plotëson dëshirën një maturanti për ditën e rëndësishme

    Gjest i bukur! Joz Marku i plotëson dëshirën një maturanti për ditën e rëndësishme

    Joz Marku ka ndarë një moment të veçantë në rrjetet sociale, ku ka treguar se është kontaktuar nga një maturant me një kërkesë të sinqertë: “Ma gjej një makinë për maturë se s’kammmm”.
    Duke mos ia mohuar dëshirën, Joz ka bërë të mundur që djali, Kristian, të shkojë në mbrëmjen e maturës me makinë luksoze, siç kishte ëndërruar. Në një postim në Instagram Story, ai shkruan:
    “Suksese për Kristianin dhe të gjithë maturantët. Jam i lumtur që më kontaktoi dhe iku në maturë siç donte.”
    Mirënjohja nga maturanti nuk mungoi. Në një mesazh falënderimi ai i shkruan Jozzit:
    “Shumë faleminderit Jozzz. Dhe nëse je i lirë të presim sonteee je i ftuar nëse dëshiron 15 min thjesht të ishe prezent do doja, meqenëse ke bërë një gjë kaq me vlerë për mua.”