Day: June 29, 2025

  • Kryeministri Rama uron një të diel të paqtë me pamjet e segmentit të përfunduar Zgosht – Ura e Çerenecit

    Kryeministri Rama uron një të diel të paqtë me pamjet e segmentit të përfunduar Zgosht – Ura e Çerenecit

    Mirëmëngjesi i kësaj të diele ka ardhur nga Kryeministri Edi Rama përmes një publikimi në rrjetet sociale, i shoqëruar me pamje nga një tjetër investim i rëndësishëm në infrastrukturën rrugore të vendit.

    “Pamjet nga segmenti i përfunduar Zgosht – Ura e Çerenecit”, shkruan Kryeministri, duke theksuar se bëhet fjalë për një projekt që lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën, duke lehtësuar ndjeshëm jetën e banorëve dhe duke i dhënë frymë të re zhvillimit lokal.
    Në urimin e tij, Rama shpreh dëshirën për një të diel të qetë dhe të paqtë për të gjithë qytetarët.
    Ky investim konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës në zonat e thella malore, duke rritur aksesin dhe mundësitë për zhvillim ekonomik, turizëm dhe lëvizje të sigurt për banorët.
    AV

  • Kosovë, sot e 39-ta tentativë e seancës konstituive, a do të ketë lëvizje nga subjektet politike?

    Kosovë, sot e 39-ta tentativë e seancës konstituive, a do të ketë lëvizje nga subjektet politike?

    Deputetët e zgjedhur do të ulen për herë të tridhjetë e nëntë në seancën konstituive të legjislaturës së nëntë sot nga ora njëmbëdhjetë.
    Vazhdimi i radhës vjen pas takimit të djeshëm të liderëve të partive të përfaqësuara në Kuvend, i cili takim nuk prodhoi asgjë konkrete sa i përket arritjes së një marrëveshje të mundshme për daljen e vendit nga ngërçi i krijuar politik për shkak se Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk i kanë votat për Albulena Haxhiun kryetare e Kuvendit.

    Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa akuzuan Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës se po keqinterpretojnë aktgjykimin e fundit të Kushtetueses mbi konstituimin e Kuvendit, duke këmbëngulur në formimin e komisionit për mbikëqyrjen e procesit të fshehtë të votimit.
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka thënë se do të ketë shkelje kushtetuese nëse do të shkohet sërish me formatin e deritanishëm të seancës për propozimin dhe hedhjen në votim të komisionit për votim të fshehtë.
    Ndërsa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka thënë se mos respektimi i aktvendimit të Kushtetueses mbi daljen e vendit nga kriza politike është hapi i parë i përmbytjes së rendit kushtetues dhe se fajtor për këtë është Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.
    Kryetari i kësaj të fundit tha se PDK-ja dhe LDK-ja e kanë “keq lexuar” aktgjykimin e Kushtetueses dhe nëse nuk votohet Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit me votim të fshehtë ajo do të tërhiqet nga kandidatura.
    Kujtojmë, Kushtetuesja ditën e enjte ka sjellë aktvendim sipas të cilit legjislatura e nëntë ka një muaj afat për konstituim – zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

  • “A do të vish te Galatasaray?” Përgjigjja e Calhanoglu shqetëson Interin: “Të shpresojmë…”

    “A do të vish te Galatasaray?” Përgjigjja e Calhanoglu shqetëson Interin: “Të shpresojmë…”

    Hakan Calhanoglu dhe Interi, një lidhje vërtet e veçantë, që ndoshta është drejt përfundimit. Turku, që mbërriti katër vite më parë nga Milani si lojtar i lirë, krijoi menjëherë një lidhje shumë të fortë me tifozët dhe ambientin zikaltër, por tani, pas largimit të Simone Inzaghit, ekziston rreziku që rrugët të ndahen.
    Nga Turqia ka ardhur lajmi për një thirrje të mundshme që numri 20 iu ka drejtuar drejtuesve zikaltër, përmes së cilës ka kërkuar të shitet te Galatasaray. Këto janë fjalët që thuhet se ka thënë 31-vjeçari:
    “Erdha tek Interi falas në vitin 2021, kur lashë Milanin. Dhashë më të mirën time për katër vite, por tani dua ta vazhdoj karrierën time te Galata. Do të doja që klubi të tregonte mirënjohjen e duhur, duke më lënë të kthehem në shtëpi”.
    Kjo nuk është e gjitha, sepse mesfushori i lindur më 1994, i cili u largua nga Shtetet e Bashkuara pasi ekzaminimet treguan një shqetësim në muskujt soleo të këmbës së djathtë, është parë në një dasmë në Stamboll.
    Ajo që i shqetëson edhe më shumë tifozët e Interit është përgjigjja që ai i dha një gazetari të “Le Marca Sports”, i cili e pyeti nëse do të shkonte te Galatasaray: “Të shpresojmë”. Me pak fjalë, historia mes Calhanoglu dhe zikaltërve duket se ka mbërritur vërtet në fund.
     

  • Milani siguron përfundimisht Ricci, tani hidhet në sulm total për shqiptarin e Zvicrës

    Milani siguron përfundimisht Ricci, tani hidhet në sulm total për shqiptarin e Zvicrës

    Samuele Ricci do të bëhet javën e ardhshme lojtar i ri i Milanit. Mesfushori i kombëtares italiane, që vjen pas një sezoni të rëndësishëm me 36 paraqitje, një gol dhe dy asistime në të gjitha kompeticionet, me fanellën e Torinos, do të jetë përforcimi i parë i verës për kuqezinjtë, pas Luka Modric (që është njoftuar tashmë nga Igli Tare). Samuele Ricci do të jetë lojtar i ri i Milanit për 25 milionë euro gjithsej, 23 milionë fikse, plus 2 milionë bonuse.
    Tani objektivi është një i vetëm, sërish për mesfushën. Milani, në fakt, do të vazhdojë të ngulë këmbë për Ardon Jashari, mesfushorin 22-vjeçar që luan te Club Brugge. Për të thyer “murin belg”, shumë i vështirë kur bëhet fjalë për shitjen e talenteve të tij, siç kujton vetë Milani me rastin e De Ketelaere, do të nevojitet shumë durim. Një cilësi me të cilën Igli Tare duket se është i pajisur. Ish-drejtuesi i Lazios ka ndër mend të rrisë ofertën e tij për Jasharin, duke e konsideruar atë përforcimin e duhur për merkaton e kuqezinjve.

    Jashari është lojtari ideal për mesfushën e re të Max Allegrit. Me këmbë të majtë, MVP i “Jupiler League” sezonin e fundit, Jashari është një lojtar i ri, por tashmë lider, që bashkon cilësinë me intensitetin. Ai di të organizojë lojën, por edhe të prishë aksionet e kundërshtarit dhe të rikuperojë topa. Mund të luajë si “mezzala” apo edhe si “playmaker”.
    Kur është e nevojshme, tërhiqet prapa për të ndihmuar qendrat e mbrojtjes dhe nis ndërtimin e aksioneve, me kokën lart dhe pasime të gjata cilësore. Ai e mbylli sezonin te Club Brugge me 52 paraqitje, duke shënuar 4 gola dhe dhënë 6 asistime. Në fakt është një lloj xholi, perfekt për një skuadër që synon të luajë me disa module.
    Te Brugge, që përdor 4-2-3-1, Jashari ishte një nga dy mesfushorët para mbrojtjes. Te Milani i Allegrit, që me shumë gjasa do të përdorë 4-3-3, Jashari, të cilin shumë e kanë quajtur “Xhaka i ri”, mund të përdoret si “regjisor” para mbrojtjes ose si “mezzala”, duke qenë kështu një aset themelor për projektin e ri që po lind.
     

  • Pogba, makthi mori fund. Kampioni i botës 2018 firmos i përlotur me Monaco

    Pogba, makthi mori fund. Kampioni i botës 2018 firmos i përlotur me Monaco

    Pas gati dy vitesh larg fushave, Paul Pogba është gati të shkruajë një kapitull të ri të karrierës së tij. Mesfushori francez, tashmë zyrtarisht lojtar i ri i Monaco, rikthehet të luajë në atdhe pas një skualifikimi të gjatë për doping. Klubi i Principatës njoftoi mbërritjen e tij si lojtar i lirë, teksa firmosi kontratë 2-vjeçare, që do ta lidhë me ekipin deri në vitin 2027.
    Një moment plot emocione për Pogba, i cili nuk arriti t’i mbante lotët në momentin e firmës. Ish-lojtari i Juventusit dhe Manchester United kaloi një kalvar të gjatë. Francezi u skualifikua në vitin 2023 pas një kontrolli antidoping, mbas ndeshjes mes Udineses dhe Juventusit, sepse kishte rezultuar pozitiv për DHEA, një substancë e ndaluar, sepse stimulon prodhimin e testosteronit. Fillimisht i pezulluar për 4 vite, Pogba më pas arriti të marrë një ulje dënimi në 18 muaj falë apelimit të bërë.
    Tani, në moshën 32-vjeçare, Pogba përpiqet të rilançojë karrierën e tij në Ligue 1, kampionatin ku kishte debutuar në vitet e para të formimit si futbollist. Monaco po “vë bast” mbi të për cilësinë, përvojën dhe karizmën e tij, duke shpresuar që lojtari të rikuperojë formën fizike dhe vazhdimësinë. Për kampionin e botës 2018, kjo është më shumë se një firmë e thjeshtë; është rikthim në jetën e futbollistit, me dëshirën për të lënë pas një periudhë të errët dhe treguar se mund ta bëjë ende diferencën në nivele të larta.

  • Flick mendon për kapitenin e ardhshëm, ja pse Iñigo Martínez mund ta trashëgojë shiritin

    Flick mendon për kapitenin e ardhshëm, ja pse Iñigo Martínez mund ta trashëgojë shiritin

    Te Barcelona ka ardhur momenti të mendohet edhe për atë që do të jetë kapiteni i ardhshëm. E ardhmja e Marc-André Ter Stegen, kapiteni aktual i parë, është e lidhur ngushtë me strategjinë sportive të klubit dhe me dëshirën e trajnerit të ri, Hansi Flick.
    Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, drejtuesit po synojnë me vendosmëri Joan Garcia, portierin e ri që konsiderohet si titullari i parashikuar për sezonin e ardhshëm. Përkrah tij, si përforcim me përvojë, Barça synon të “votëbesojë” Wojciech Szczęsny. Në këtë kontekst, lënia e shiritit të kapitenit te Ter Stegen, i cili mund të qëndrojë, edhe pse i ndërgjegjshëm se nuk do të jetë më titular, shihet nga shumëkush si një kundërthënie.
    Debati është i hapur dhe do t’i takojë pikërisht trajnerit Flick ta zgjidhë çështjen e shiritit të kapitenit sapo të përfundojnë pushimet. Në përputhje me atë që ka bërë Pep Guardiola te Manchester City, ku ka zgjedhur vetë kapitenët, pas pasigurive të përjetuara sezonin e kaluar, edhe te Barça po merr formë ideja që trajneri gjerman duhet të ndërhyjë drejtpërdrejt për të përcaktuar hierarkinë e re.
    Aktualisht, kapitenët e skuadrës janë Ter Stegen, Araujo, De Jong, Raphinha dhe Pedri. Nëse do të vendoset për një ndryshim, Iñigo Martínez shihet si një kandidat ideal për të hyrë në grup falë përvojës së tij, lidershipit natyral dhe marrëdhënies së shkëlqyer me Flick.