Day: June 29, 2025

  • Ju dhembin veshkat kur e teproni me ushqimin? Ja arsyet pse

    Ju dhembin veshkat kur e teproni me ushqimin? Ja arsyet pse

    Veshkat janë organe jetike në trupin tonë.

    Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin e hormoneve dhe ruajtjen e ekuilibrave të elektroliteve dhe lëngjeve në trup.

    Veshkat kanë përgjegjësi të madhe por edhe janë të brishta, sidomos ndaj stilit të jetesës dhe veçanërisht ushqyerkes së keqe.

    Një regjim ushqimor i shëndetshëm për veshkat ka dy rregulla kryesore: jo më shumë se 2000 mg kripë dhe kalium në ditë dhe jo më shumë se 1000 mg fosfor në ditë.

    Veshkat dhe ushqimet e rënda

    Ushqimet e yndyrshme, ato të përpunuara dhe veçanërisht të skuqurat janë problematike jo vetëm për tretjen dhe urthin por edhe për veshkat.

    Nëse ju keni dhimbje të veshkave pasi keni ngrënë një vakt të rëndë, atëherë problemi, sipas ekspertëve, nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me funksionin veshkave.

    Një vakt i rëndë dhe i yndyrshëm mund të shkaktojë probleme me tretjen dhe të shkaktojë të përziera, fryrje, parehati dhe dhimbje që shtrihet nga brinjët e deri poshtë në zonën e zorrëve.

    Veshkat ndodhen pikërisht në këtë zonë të ndjeshme ndaj dhimbjes dhe shumë pranë problemit.

    Dhimbja që mund të përjetoni në veshka pas një vakti në rëndë, mund të jetë pra duke sinjalizuar një tretje problematike por edhe nevojën për të kufizuar ushqimet e yndyrshme.

    Sidoqoftë, kur vjen puna tek shëndeti nuk ka një rregull absolut.

    Nëse ju hani rregullisht ushqime të rënda, të yndyrshme dhe me proteinë, siç mund të jetë bifteku, gjasat që të dëmtoni veshkat në të ardhmen janë të mëdha.

    Ky dëm shkaktohet nga proteina për shpërbërjen e të cilës janë përgjegjëse veshkat.

    Me kalimin e kohës, ushqime të tilla mund të ndikojnë ndjeshëm në funksionin e veshkave.

    Nëse ju tashmë vuani prej problemeve të saj, atëherë ngrënia e ushqimeve të yndyrshme dhe me proteinë duhet të jetë sa më e kufizuar.

    Kur duhet të konsultoheni me mjekun

    Nëse keni ngrënë një vakt të rëndë e të yndyrshëm dhe keni dhimbje veshkash e simptoma të tjera, atëherë duhet të kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.

    Simptomat e tjera të rëndësishme ndaj të cilave duhet të jeni të vëmendshëm janë: të vjellat, gjakderdhje në jashtëqitje dhe urinë, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje të fortë mes shpatullave.

    Ju duhet të konsultoheni me mjekun edhe në rast se dhimbja në veshka pas vaktit zgjat mbi 24 orë.

  • Nëse keni planifikuar pushime në këtë vend europian dhe jeni duhanpirës, mendojeni përsëri planin

    Nëse keni planifikuar pushime në këtë vend europian dhe jeni duhanpirës, mendojeni përsëri planin

    Në Francë, pirja e duhanit tashmë është zyrtarisht e ndaluar në plazhe, në parqe, nën një strehë autobusësh ose përpara një shkolle të mesme.

    E premtuar për fundin e vitit 2023 dhe e njoftuar në fund të majit nga Ministrja e Shëndetësisë Catherine Vautrin, vendimi është zyrtarizuar me një dekret të botuar në Fletoren Zyrtare dhe që hyri në fuqi të dielën e 29 qershorit.

    Vendimi zbatohet në veçanti për plazhet “gjatë sezonit të larjes”, parqet dhe kopshtet publike dhe “zonat e rezervuara për pasagjerët në pritje” në transportin publik. Vendimi përfshin ndalimin e konsumimit të cigares në pranë bibliotekave, objekteve sportive (stadiume, pishina, etj.), shkollave ose objekteve që mirëpresin të miturit.

    Pirja e duhanit do të ndalohet “brenda një perimetri prej të paktën 10 metrash”, tha Ministria e Shëndetësisë në një njoftim për shtyp. Një tekst i ri duhet do të përcaktojë zyrtarisht këtë perimetër dhe sinjalistikën e re për “zonat e reja pa duhan”. Cigaret elektronike nuk preken nga ky ndalim.

    Ndalimi, që synon mbrojtjen e të miturve, nuk zbatohet për tarracat e bareve dhe restoranteve, gjë që ka shkaktuar shumë zhgënjim tek grupet kundër pirjes së duhanit.

    Çdo shkelje “mund të ndëshkohet me një gjobë që fillon nga 135 euro, por që mund të arrijë deri në 750 euro”, specifikoi ministria, megjithëse ka premtuar një periudhë “edukimi” deri në fund të majit.

    “Ku ka fëmijë, duhani duhet të zhduket. Një park, një plazh, një shkollë, janë vende për të luajtur, për të mësuar, për të marrë frymë. Jo për të pirë duhan”, – theksuan Vautrin dhe Yannick Neuder, ministri i deleguar për Shëndetësinë. Zgjerimi i hapësirave pa duhan ishte një nga masat e parashikuara në Programin Kombëtar të Kontrollit të Duhanit 2023-2027, me ambicien për të “marrë përsipër sfidën e një brezi pa duhan deri në vitin 2032”.

  • “Berisha donte Fatos Nanon President”, Dash Sula zbulon prapaskenat: Ja si luftuam për Bamir Topin

    Ai zbuloi se ish-kryeministri i asaj kohe Sali Berisha ka dashur që Fatos Nano, ish-lider i PS-së, të zgjidhej President i Republikës për shkak të mungesës së votave.
    Sula tha se ai vetë dhe disa kolegë nuk e pranuan kurrë këtë ide, pasi nuk kishte sens që ish-kreu i socialistëve të merrte postin më të lartë. “Morali im personal dhe i disa të tjerëve nuk e lejonte që ish-kryetari i PS-së të zgjidhej president i Republikës pasi nuk bënte sens. Berisha fitoi zgjedhjet në 2005 për shkak të kartës antikorrupsion personalisht dhe të forcës së tij politike,” tha Sula.
    Ai tregoi se ndonëse numrat mungonin, grupi brenda PD-së tregoi se me vullnet dhe njerëz të fortë politikë, gjithçka është e mundur. “Ne treguam se gjithçka arrihet, nuk ka gjë të pamundur. Edhe në fushatë do të duhen kuaj e ushtarë politikë të fortë që t’i të marrësh zgjedhjet,” shtoi ai.
    Nga ana tjetër, Sula nuk i kurseu kritikat për mënyrën si është trajtuar sot brenda PD-së. Ai u shpreh se i ofroi partisë fytyrën, kontributin dhe financat e familjes së tij për një rezultat të mirë, por në vend të mirënjohjes, u përball me përjashtim.
    “Mua mu përplas dera në fytyrë. Madje, brenda është përdorur termi në diskutime të ngushta aty: Mos t’ia dëgjojmë emrin Dash Sulës, ‘SPAK-isti Dash Sula’,” tregoi ai

  • “Berisha donte Fatos Nanon President”, Dash Sula zbulon prapaskenat: Ja si luftuam për Bamir Topin

    Ai zbuloi se ish-kryeministri i asaj kohe Sali Berisha ka dashur që Fatos Nano, ish-lider i PS-së, të zgjidhej President i Republikës për shkak të mungesës së votave.
    Sula tha se ai vetë dhe disa kolegë nuk e pranuan kurrë këtë ide, pasi nuk kishte sens që ish-kreu i socialistëve të merrte postin më të lartë. “Morali im personal dhe i disa të tjerëve nuk e lejonte që ish-kryetari i PS-së të zgjidhej president i Republikës pasi nuk bënte sens. Berisha fitoi zgjedhjet në 2005 për shkak të kartës antikorrupsion personalisht dhe të forcës së tij politike,” tha Sula.
    Ai tregoi se ndonëse numrat mungonin, grupi brenda PD-së tregoi se me vullnet dhe njerëz të fortë politikë, gjithçka është e mundur. “Ne treguam se gjithçka arrihet, nuk ka gjë të pamundur. Edhe në fushatë do të duhen kuaj e ushtarë politikë të fortë që t’i të marrësh zgjedhjet,” shtoi ai.
    Nga ana tjetër, Sula nuk i kurseu kritikat për mënyrën si është trajtuar sot brenda PD-së. Ai u shpreh se i ofroi partisë fytyrën, kontributin dhe financat e familjes së tij për një rezultat të mirë, por në vend të mirënjohjes, u përball me përjashtim.
    “Mua mu përplas dera në fytyrë. Madje, brenda është përdorur termi në diskutime të ngushta aty: Mos t’ia dëgjojmë emrin Dash Sulës, ‘SPAK-isti Dash Sula’,” tregoi ai

  • “PD-së i duhen kuaj të fortë”, shpërthen Dash Sula: Ma plasën derën në fytyrë, më quanin…

    “PD-së i duhen kuaj të fortë”, shpërthen Dash Sula: Ma plasën derën në fytyrë, më quanin…

    I ftuar në  një emision televiziv, deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka lëshuar akuza të forta ndaj drejtuesve të PD-së, duke treguar se është përballur me përjashtim dhe përçmim nga brenda partisë.
    Ai tha se ndonëse i ka dhënë PD-së gjithçka, u trajtua si i padëshiruar. “Unë i ofrova Berishës kontributin tim, fytyrën time, financat e familjes sime për të bërë të mundur një sukses në zgjedhje, por mua ma plasën derën në fytyrë. Madje, brenda është përdorur termi: Mos t’ia dëgjojmë emrin Dash Sulës, ‘SPAK-isti Dash Sula’. Këto janë problemet,” u shpreh ai.
    Sula u shpreh i prerë se nuk është hipokrit për të qëndruar aty ku nuk e duan. “Unë nuk jam hipokrit të shtirem kur nuk më do kush. Unë nuk kam votuar kundër PD-së,” shtoi ai.
    “Më 11 maj kam qëndruar vetëm me familjen”, Sula: Më nxorën nga “shtëpia” në PD edhe pse iu premtova 15 mijë vota 
    Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka folur me tone të larta dhe plot zhgënjim për mënyrën se si u trajtua nga drejtuesit e PD-së gjatë zgjedhjeve të fundit. I ftuar në një emision televiziv, Sula nuk kurseu as Sali Berishën.
    Sipas tij, pavarësisht se kishte premtuar se do të sillte mbi 15 mijë vota, nuk u mor parasysh nga lidershipi dhe u la jashtë çdo mundësie për të qenë pjesë e listave të hapura. “Të të përzënë nga shtëpia në një vend ku nuk të dëgjojnë, nuk të pranojnë, s’je i dëshiruar. Nuk më qasnin në asnjë vend, ku të shkoja unë?! Demokratët u zhgënjyen. Kjo u kthye në boomerang, telefonata e mesazhe pafund,” tha ai.
    Deputeti tregoi se ditën e zgjedhjeve, më 11 maj, nuk ka dalë fare nga shtëpia për të mos ndikuar te demokratët. “Unë kam qëndruar vetëm rreth familjes sime, shtëpisë sime, pa dalë një orë. I kam sfiduar nga zoti Berisha, zoti Noka: nëse gjeni një telefonatë të vetme që unë kam telefonuar një demokrat”, u shpreh Sula.

  • Prodhimi për orë pune në Shqipëri 35% më i ulët se mesatarja rajonale

    Prodhimi për orë pune në Shqipëri 35% më i ulët se mesatarja rajonale

    Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor vijojnë të përballen me nivele të ulëta produktivitetit të punës krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian, por rendimenti i punonjësve shqiptare është gjithashtu më i ulëti në Rajon.Një analizë krahasuese e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD)-së e publikuar këto ditë tregoi se mesatarja e prodhimit për orë pune në Shqipëri ishte 18 USD për periudhën 2020-2023, rezultati më i ulët ndër gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor (WB6).Nga periudha 2014-2016 deri në 2020-2023 produktiviteti i punës shënoi progres të ngadaltë me vetëm USD për orë pune, me një ecuri shumë më të ngadaltë se fqinjët. Ndërsa hendeku me BE-ne është shumë i madh pasi prodhimi për ore pune është 68 USD.Vlera më e lartë e prodhimit me orë pune në Rajon është në Mal të Zi me 33 USD nga 27 që ishte gjatë 2014-2016 . Në vend të dytë renditet Maqedonia e Veriut me 31 USD, e ndjekur nga Kosova me 27 USD, Serbia me 25 USD prodhim për orë pune, Bosnja me 23 USD për orë dhe Shqipëria me vetëm 18 USD.Mesatarja e prodhimit për orë pune në Rajon është 27 USD, teksa Shqipëria prodhon rreth 35 % më pak për orë pune se niveli i rajonit dhe rreth 1 të katërtën e produktivitetit mesatar të BE-së.Produktiviteti i ulët i punës në vendin tonë vjen si pasojë e strukturës së ekonomisë tonë, ku dominojnë bujqësia dhe tregtia me vlerë të shtuar të ulët. Duke qenë se ekonomia jonë është shumë e industrializuar investimet në makineri, automatizim dhe TIK për frymë janë më të ulëtat në rajon.Produktiviteti i punës në Shqipëri mbetet pengesa kryesore për rritjen e pagave dhe konvergjencën ekonomike. Pa reforma strukturore që nxisin inovacionin, teknologjinë dhe kapitalin njerëzor, hendeku me rajonin dhe BE-në mund të thellohet më tej në vijim analizojnë ekspertizat ndërkombëtare. Për biznesin dhe politikë-bërësit shqiptarë, nxitja e produktivitetit nuk është më një opsion, por domosdoshmëri për konkurrueshmëri afatgjatë.OECD sugjeron se vendi ynë duhet të investojë shumë më tepër në arsim cilësor, në trajnim profesional dhe në krijimin e kushteve që të rinjtë dhe profesionistët të qëndrojnë në vend në mënyrë që ekonomia të ketë kapitalin njerëzor për të prodhuar më shumë vlerë.Informaliteti dhe emigrimi kanë vepruar si pengesa në produktivitetin e sektorit privat shqiptar. Informaliteti i lartë i atribuohet në një pjesë e mirë produktivitetit të ulët, pasi bizneset e paformalizuara operojnë me kapacitete të dobëta. Sakaq, emigrimi masiv ka zvogëluar fuqinë punëtore, duke reduktuar veçanërisht shtresën më të kualifikuar të saj./B.HoxhaKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Vlera e rezervave të arit të BSH arrin nivelin më të lartë historik

    Vlera e rezervave të arit të BSH arrin nivelin më të lartë historik

    Vlera e rezervave të arit të Bankës së Shqipërisë ka arritur nivelin më të lartë historik këtë vit. Sipas informacionit nga Banka Qendrore, në fund të muajit prill rezervat e arit monetar arritën vlerën e 313 milionë eurove, në rritje me 34% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Sipas të dhënave më të fundit, në 31 dhjetor 2024, sasia e rezervave të arit të Bankës së Shqipërisë ishte afërsisht 109 mijë onz ose rreth 3.4 tonë. Sasia e rezervës ka ngelur e pandryshuar në raport me vitin 2023.Rritja e vlerës së arit monetar i detyrohet rrjedhimisht ecurisë së çmimit të tij në tregjet ndërkombëtare, që kanë shfaqur një tendencë në qartë rritëse në vitin e fundit.Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit prill një onz ar këmbehej afërsisht me 285 mijë lekë, ndërsa në mesin e muajit qershor vlera e kursit të arit ka arritur në 289 mijë lekë, në rritje me 32% krahasuar me një vit më parë. Ky ndryshim përkon afërsisht me rritjen e vlerës së arit monetar brenda rezervës valutore të vendit.Blerja e fundit e rezervave të arit, sipas informacionit publik të disponueshëm nga banka e Shqipërisë, është kryer në vitin 2023. Në kuadër të rivlerësimit periodik të peshës së arit monetar në rezervën valutore, në shkurt 2023, Këshilli Mbikëqyrës mori vendim për blerjen e 28 lingotave ar, në sa si 11,200 onz ose rreth 0.35 tonë.Rezervat e arit përbëjnë një pjesë relativisht të vogël të rezervës valutore të vendit, me rreth 4.7% të vlerës së aseteve totale të kësaj rezerve. Megjithatë, pesha e arit në strukturën e rezervës valutore është në rritje në vitet e fundit. Një vit më parë, ai përbënte 4.3% të vlerës së mjeteve të rezervës, ndërsa dy vjet më parë më pak se 4%.Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vlera e mjeteve të rezervës në fund të muajit shkurt arriti në 6.73 miliardë euro, në rritje me 7.4% që nga fillimi i vitit dhe me 23.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Vitin e kaluar, rritja e rezervës valutore u ndikua nga blerjet e mëdha të valutës nga Banka e Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor. Sipas informacionit zyrtar të publikuar në fund të marsit, Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor në 2024. Sasia e valutës së blerë është rritur me 249% krahasuar me një vit më parë.Banka e Shqipërisë ka planifikuar një rritje të mëtejshme të blerjeve të valutës në vitin 2025, të paktën në pjesën që lidhet me rezervën valutore, megjithëse, siç kanë treguar të dhënat e deritanishme të vitit të kaluar, blerjet më të mëdha kanë qenë ato direkte, me objektiv kontrollin e kursit të këmbimit.Ndërsa në pjesën e parë të këtij viti vlera e rezervës u ndikua pozitivisht nga emetimi i Eurobondit të radhës nga qeveria shqiptare. Në përfundim të procesit, u emetuan 650 milionë euro Eurobonde me maturim 10-vjeçar dhe fondet e siguruara prej tyre u transferuan në llogaritë e qeverisë shqiptare pranë Bankës së Shqipërisë. Kjo i ka dhënë një shtysë të mëtejshme rritjes së rezervës valutore.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • GRAFIKU, Bie ndjeshëm rreziku sovran për Shqipërinë nga tregjet ndërkombëtare

    GRAFIKU, Bie ndjeshëm rreziku sovran për Shqipërinë nga tregjet ndërkombëtare

    Në gjysmën e parë të vitit 2025, Shqipëria ka shënuar një përmirësim të dukshëm në perceptimin e rrezikut sovran nga tregjet ndërkombëtare.Sipas të dhënave të përditësuara më 23 qershor 2025, dhe të publikuara në një dokument pune të Komisionit Europian diferenca e bonove sovrane të Shqipërisë në euro ndaj bonove të Thesarit të SHBA ka rënë në mënyrë të ndjeshme, krahasuar me fundin e vitit të kaluar,.Grafiku tregon se në 31 dhjetor 2024, diferenca për Shqipërinë ishte më e lartë, ndërsa në qershor 2025 është ulur ndjeshëm, duke zbritur në rreth 200 pikë bazë (shiko grafikun e mëposhtëm), duke sinjalizuar një përmirësim të besueshmërisë financiare dhe ulje të perceptimit të rrezikut nga investitorët ndërkombëtarë.Shqipëria renditet më mirë se Egjipti, Turqia, Rumania, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, duke lënë pas një grup vendesh me nivele më të larta të riskut sovran.Ky zhvillim reflekton një kombinim faktorësh pozitivë, përfshirë përmirësimin e indikatorëve fiskalë, stabilitetin makroekonomik dhe një perceptim më të mirë të stabilitetit politik dhe perspektivës për integrim evropian.Rënia e diferencës (spred-it) do të thotë se Shqipëria mund të ketë akses më të favorshëm në tregjet ndërkombëtare të kapitalit dhe të financojë borxhin publik me kosto më të ulët.Në krahasim me fundin e vitit 2024, përmirësime të ngjashme janë shënuar edhe nga vende si Serbia dhe Bullgaria, ndërsa Egjipti dhe Turqia vazhdojnë të mbeten në krye të listës me riskun më të lartë, siç tregon spredi më i lartë në raport me bonot amerikane.Spredi ndaj bonove të Thesarit të SHBA tregon sa interes shtesë kërkojnë investitorët për ti huazuar një vendi, krahasuar me një investim të sigurt si bonot amerikane.Spred i lartë tregon perceptim më të lartë rreziku, dhe si rrjedhojë kosto më të lartë huamarrjeje. Spred i ulët tregon besim më të madh nga tregjet, që shoqërohet me kosto më të ulët të borxhit.Në rastin e Shqipërisë, rënia e spread-it në 2025 tregon përmirësim të besueshmërisë financiare dhe ulje të perceptimit të rrezikut.Në fillim të muajit shkurt, Republika e Shqipërisë doli për herë të 7-të në tregjet e kapitalit, duke emetuar me sukses një Eurobond me vlerë 650 milionë euro.Ky Eurobond u emetua me një kupon 4.75% dhe me një normë interesi (yield) 5%. Instrumenti ka një jetëgjatësi 10-vjeçare dhe do të maturohet në Shkurt 2035. Interesi i investitorëve ishte i lartë duke ndikuar në uljen e interesit.Ky është emetimi më i suksesshëm i Republikës së Shqipërisë, që prej emetimit të parë në vitin 2010.Shqipëria ka shënuar një ulje të ndjeshme të borxhit publik dy vitet e fundit duke nxitur përmirësimin e renditjes nga agjencitë vlerësuese ndërkombëtare, si Moody’s ashtu dhe Standards&Poors.Në fund të vitit 2024, borxhi publik i vendit arriti në 54,74% e PBB-së, me një rënie prej 2,7 pikësh në raport me vitin 2023. Ky ishte niveli më i ulët i borxhit publik në raport me PBB-së që nga viti 2008.Rënia e rrezikut ka nxitur dhe diversifikimin e tregut të borxhit. Që prej vitit të kaluar, investitorë të huaj kanë nisur të investojnë në instrumentet e borxhit në Lek të qeverisë shqiptare. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se për vitin 2024, investitorët jorezidentë investuan afërsisht 14 miliardë lekë në instrumente borxhi në Lek.Kjo shumë përbënte afërsisht 28% të shtesës së huamarrjes së qeverisë shqiptare në tregun e brendshëm financiar.Pjesëmarrja e investitorëve të huaj është një zhvillim i rëndësishëm, sepse ka rritur kërkesën dhe likuiditetin në tregun e titujve qeveritarë, duke ndikuar në uljen e yield-eve. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • PSG-ja shkatërron Inter Majemin, Dembeleja i merr të gjithë uniformën Mesit pas ndeshjes

    PSG-ja shkatërron Inter Majemin, Dembeleja i merr të gjithë uniformën Mesit pas ndeshjes

    PSG-ja është kualifikuar më tej në Botërorin e Klubeve që po zhvillohet në SHBA. Një përballje e hidhur e Mesit me ish-skuadrën e tij, teksa parisienët i kanë mposhtur thellë me rezultatin 4-0. Kampionët e Europës e mbyllën historinë e këtij takimi që në pjesën e parë. Nevesh (6′, 39′), Alvesh (44′ autogol) dhe Hakimi (45’+3′) i dhanë fitoren PSG-së me golat e tyre.
    Ndërkohë, pas përfundimit të sfidës, Dembeleja ka pozuar përkrahë Lionel Mesit, foto të cilën e ka shpërndarë edhe në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”. Sulmuesi francez ka ndarë edhe një tjetër detaj me ndjekësit e tij. Dembeleja nuk i ka kërkuar vetë fanellën Leo Mesit, por të gjithë uniformën e tij. Së bashku me fanellën, ai i kishte kërkuar 7 herë fituesit të Topit të Artë edhe tutat e sportit dhe këpucët e tij./Sport Ekspres/

  • Bie zjarri në zonën e mbrojtur të Malit me Gropa, shkrumbohet pylli me pemë ahu

    Bie zjarri në zonën e mbrojtur të Malit me Gropa, shkrumbohet pylli me pemë ahu

    Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në zonën e mbrojtur të Malit me Gropa, në fshatin Bize të Martaneshit, në territorin e Bashkisë Bulqizë. Zjarri ka përfshirë rreth 5 dynym tokë të mbuluar me pyje ahu shumëvjeçar, duke shkaktuar dëme në një nga sipërfaqet natyrore me vlera të veçanta ekologjike.
    Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje mbërritën forcat e Drejtorisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura të Dibrës, shërbimi zjarrfikës i Bashkisë Bulqizë si dhe një numër i konsiderueshëm banorësh të zonës. Falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes së koordinuar, flakët u izoluan dhe u ndalua përhapja e mëtejshme e zjarrit drejt sipërfaqeve të tjera të pyllit.
    Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit, duke mos përjashtuar mundësinë e një zjarrvënieje të qëllimshme. Ndërkohë, u bëhet thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm, veçanërisht gjatë ditëve të nxehta të verës, kur rreziku për zjarr në zona të mbrojtura është më i lartë.
    Zonat e mbrojtura, si Mali me Gropa, kanë një rol thelbësor në ruajtjen e florës dhe faunës vendase. Çdo dëmtim i tyre sjell pasoja afatgjata jo vetëm për natyrën, por edhe për komunitetet që mbështeten tek burimet e qëndrueshme natyrore.
    Në pritje të rezultateve të hetimit, strukturat përkatëse janë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast të ndonjë rreziku të ri dhe për të monitoruar situatën në zonat pyjore përreth. Kujdesi dhe ndërgjegjësimi qytetar mbeten faktorë kyç për mbrojtjen e natyrës shqiptare.