Day: June 28, 2025

  • “30 miliardë dollarë Iranit për objekte bërthamore”, Presidenti Trump sulmon sërish mediat amerikane: Qesharake, njerëz të sëmurë

    “30 miliardë dollarë Iranit për objekte bërthamore”, Presidenti Trump sulmon sërish mediat amerikane: Qesharake, njerëz të sëmurë

    Presidenti Donald Trump ka mohuar kategorikisht raportet e mediave që sugjerojnë se administrata e tij ka diskutuar mundësinë e ndihmës për Iranin në aksesimin e 30 miliardë dollarëve për të ndërtuar një program civil të energjisë bërthamore.

    Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, Trump reagoi ashpër ndaj lajmit, duke e quajtur të pavërtetë dhe “një tjetër mashtrim mediatik”.
    “Kush në median e lajmeve të rreme është ai horr që thotë ‘Presidenti Trump dëshiron t’i japë Iranit 30 miliardë dollarë për të ndërtuar objekte bërthamore jo-ushtarake’? Nuk kam dëgjuar kurrë për këtë ide qesharake. Është thjesht një tjetër mashtrim. Këta njerëz janë të sëmurë”, shkroi Trump.
    Deklarata e Trump vjen pas spekulimeve në disa media amerikane që pretendojnë se brenda administratës është diskutuar një mundësi për të ofruar lehtësime ekonomike ndaj Iranit në këmbim të kufizimeve të programit të tij bërthamor – një model i ngjashëm me marrëveshjen e vitit 2015 të JCPOA, të cilën Trump e tërhoqi në vitin 2018.
    Zëdhënës të fushatës së Trump nuk kanë dhënë koment shtesë për këto raportime, ndërsa nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit nuk kanë konfirmuar ekzistencën e ndonjë diskutimi të tillë zyrtar.

    Top Channel

  • Emri/ Italia e akuzon për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet 40-vjeçari! Pritet ekstradimi i tij drejt vendit fqinj

    Emri/ Italia e akuzon për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet 40-vjeçari! Pritet ekstradimi i tij drejt vendit fqinj

    Në pranga është vënë Emrulla Tomja alias Emrulla Elezi, 40-vjeçari i akuzuar nga Italia për trafikim lëndësh narkotike.

    “Në bashkëpunim me partnerët italianë dhe me koordinimin e rrjetit ENFAST, Drejtoria e Forcëa së Posaçme Operacionale finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 50”.
    Akuzohet se ka trafikuar në Itali, lëndë narkotike, arrestohet me qëllim ekstradimin, 40-vjeçari.
    Gjatë operacionit “Operacionalja 50”, si rezultat i koordinimit të punës, nëpërmjet rrjetit ENFAST, me Policinë italiane, Drejtoria e Forcëa së Posaçme Operacionale kapi në Dibër, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. T. alias E. E., 40 vjeç”, njofton policia.
    Gjykata në L’Aquila i ka caktuar 40-vjeçarit, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, për të cilën Kodi Penal italian parashikon dënim mbi 4 vjet burgim.

    Top Channel

  • Koreja e Veriut hap “dyert” për 20 mijë vizitorë, Kim Jong Un inauguron resortin luksoz në mes të krizës humanitare në vend

    Koreja e Veriut hap “dyert” për 20 mijë vizitorë, Kim Jong Un inauguron resortin luksoz në mes të krizës humanitare në vend

    Udhëheqësi koreano-verior Kim Jong Un ka përuruar personalisht një resort luksoz bregdetar në qytetin Kalma, në atë që mediat shtetërore e quajnë një “qytet turistik të nivelit të thesarit kombëtar”, pavarësisht krizës së thellë humanitare që përshkruan jetën e përditshme të miliona qytetarëve në vend.

    Resorti i ri, pjesë e Zonës Turistike Bregdetare Wonsan-Kalma, përmban hotele shumëkatëshe, parqe ujore dhe akomodim për mbi 20,000 vizitorë. Sipas agjencisë shtetërore KCNA, objekti do të hapet për qytetarët koreano-veriorë më 1 korrik, ndërsa akses për të huajt mbetet i paqartë.
    Media shtetërore nënvizoi se resorti ndodhet pranë një aeroporti ndërkombëtar dhe një stacioni të ri treni, çka sugjeron ambicie për turizëm ndërkombëtar, megjithëse për momentin pjesëmarrja e huaj është e kufizuar vetëm tek ambasadori rus dhe stafi i tij – një tjetër shenjë e lidhjes gjithnjë e më të ngushtë midis Phenianit dhe Moskës.
    Ndërkohë, kritikët ndërkombëtarë shohin një kontrast të fortë mes shkëlqimit të resortit dhe realitetit të vështirë në pjesën tjetër të vendit. “Koreja e Veriut është një mjedis klaustrofobik ku jeta është një luftë e përditshme pa shpresë”, deklaroi më herët shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk.
    Ekspertët thonë se Kalma është menduar kryesisht për elitën politike të Phenianit, por mund të shërbejë si provë për një përpjekje më të gjerë të regjimit për të ringjallur turizmin ndërkombëtar – veçanërisht për tërheqjen e valutës së huaj në një kohë kur sanksionet ndërkombëtare po godasin rëndë ekonominë e izoluar të vendit.

    Turistët rusë, të parët në listë
    Agjencia turistike ruse Vostok Intur ka njoftuar tre paketa pushimesh në Kalma, me çmime rreth 1,840 dollarë për person. Turi i parë do të nisë më 7 korrik dhe përfshin fluturime nga Pheniani, katër netë në resort dhe vizita në vendpushimin e skive Masikryong.
    Një projekt simbolik për trashëgiminë e Kim-it
    Në përurimin e resortit morën pjesë edhe bashkëshortja e Kim Jong Un, Ri Sol Ju, dhe vajza e tij, Kim Ju Ae – një prani që analistët e lexojnë si sinjal të vazhdimësisë së dinastisë dhe mbështetjes për projektin si pjesë e trashëgimisë së udhëheqësit.
    Resorti i Kalmës është projektuar që në vitin 2013 si pjesë e transformimit të Wonsanit në një qendër të kohës së lirë dhe zhvillimit ekonomik. Megjithatë, projekti është shtyrë disa herë për shkak të pandemisë COVID-19 dhe sanksioneve ndërkombëtare.
    Skepticizëm për suksesin afatgjatë
    Ekspertët janë të ndarë mbi perspektivat e këtij projekti. “Wonsan-Kalma vështirë se është një destinacion i nxehtë turistik, dhe kontrolli i rreptë i regjimit e bën të vështirë suksesin afatgjatë”, tha Dr. Edward Howell, ekspert i Koresë së Veriut në Universitetin e Oksfordit.
    “Resorti është më shumë një instrument propagandistik sesa një mundësi reale ekonomike – por për Kim-in, është një demonstrim i kontrollit dhe luksit që ai synon të shpërfaqë brenda dhe jashtë vendit”, përfundon analiza.

    Top Channel

  • Situata e zjarreve gjatë orëve të fundit! Raportohet për 9 vatra aktive, dhjetëra automjete zjarrfikëse në terren

    Situata e zjarreve gjatë orëve të fundit! Raportohet për 9 vatra aktive, dhjetëra automjete zjarrfikëse në terren

    Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 9 vatra zjarri në pesë bashki: Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Berat.

    Sipas raportimeve të gjitha vatrat janë neutralizuar, pa shkaktuar dëme në njerëz, banesa apo gjënë e gjallë.
    Në 6 raste, zjarri ka përfshirë sipërfaqe me shkurre dhe barishte, duke shkaktuar djegien e rreth 0.5 hektarëve.
    Në 2 raste, zjarri ka rënë në banesa: një në lagjen nr. 5 të Bashkisë Kavajë dhe një në fshatin Ishull Shëngjin, ku janë shkaktuar dëme materiale. Në rastin e Ishull Shëngjinit, për shkak të një rrjedhjeje gazi, është lënduar një grua, e cila u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës.
    Në një rast tjetër, një automjet privat është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
    Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 9 forca operacionale dhe 64 automjete zjarrfikëse.

    Top Channel

  • Lëndë narkotike të mbjella në Lezhë, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari! U gjet duke u kujdesur për bimët e kanabisit

    Lëndë narkotike të mbjella në Lezhë, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari! U gjet duke u kujdesur për bimët e kanabisit

    Gjatë operacionit, në një parcelë në fshatin Berzanë të Lezhës, janë gjetur dhe asgjësuar 150 bimë narkotike kanabis sativa.

    Autori i dyshuar, 45-vjeçari me iniciale Z. K., u arrestua në flagrancë duke u kujdesur për bimët, nën akuzën e “Kultivimit të bimëve narkotike”.
    Bimët u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
    Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
    Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon, pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit.

    Top Channel

  • Temperaturat e larta po na lënë pa gjumë, studimi zbulon se si ndikon i nxehti te shëndeti ynë

    Temperaturat e larta po na lënë pa gjumë, studimi zbulon se si ndikon i nxehti te shëndeti ynë

    Vala e të nxehtit duket se ka ndikuar ndjeshëm në cilësinë e gjumit të njerëzve, sipas një studimi të ri i cili zbulon se në zonat ku temperatura i kalon 25 gradë Celsius, gjasat për të fjetur më pak se shtatë orë rriten me 3.5%.

    Në veçanti, sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Kolumbisë, gjatë orëve të mbrëmjes merkuri rritet më shpejt se gjatë ditës në shumicën e zonave të banuara, një fakt që trupi i njeriut e percepton.

    Duke përdorur modele klimatike globale për të parashikuar humbjen e mundshme të gjumit, studiuesit zbuluan se nëse emetimet e gazeve serrë vazhdojnë me të njëjtin ritëm, deri në vitin 2099 çdo person mund të humbasë mesatarisht 50 deri në 58 orë gjumë në javë.

    Kilton Minor, një studiues në Universitetin e Kolumbisë, shpjegoi për Euronews: “Ne zbuluam se në kushte normale të jetesës, njerëzit duket se përshtaten shumë më mirë me temperaturat më të ftohta të jashtme, sesa me kushtet më të ngrohta”.

    Duhet të theksohet se, sipas studiuesve, cilësia e dobët e gjumit mund të rrisë lëndimet në punë, të shkaktojë probleme përqendrimi dhe të rrisë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

    Njerëzit e moshuar gjithashtu mund të jenë më të prekshëm ndaj valëve të të nxehtit, pasi një studim tregon se edhe ekspozimi i lehtë ndaj nxehtësisë mund të zvogëlojë gjumin e thellë tek burrat e moshuar.

  • PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik

    PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik

    Ndërsa Gjykata e Lartë pritet të vlerësojë masën e sigurisë ndaj kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili përballet me akuza për korrupsion dhe pastrim parash, ai ka nisur një fushatë të kushtueshme PR-i jashtë vendit – në një përpjekje për të bindur publikun në Shqipëri, një proces që ngre pyetje mbi kufijtë mes informimit dhe manipulimit.

    BIRN

    Zyra ligjore britanike “Mishcon de Reya LLP” dhe ajo amerikane “Kasowitz LLP”, të cilat deklarojnë se përfaqësojnë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, publikuan të martën, një raport ku pretendojnë se ai po mbahet në burg në mënyrë të padrejtë.

    Raporti, i cili nis me një citim të Alistair Campbell – ish-këshilltar për mediat i ish-kryeministrit britanik Tony Blair dhe i atij shqiptar Edi Rama, pretendon se mbajtja në paraburgim e Veliajt shkel Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

    Një informacion i përmbledhur mbi këtë raport ku vihej theksi në ‘arrestimin e padrejtë’ të Veliajt u publikua po atë ditë në disa rrjete mediatike të studios amerikane në një mekanizëm që në fushën e komunikimit njihet si operacion i marrëdhënieve me publikun (PR).

    Fillimisht lajmi mbi këtë raport u publikua në një uebsajt (prnewswire) që ofron shërbime me pagesë, të tilla si artikuj PR-i, një praktikë kjo e njohur tashmë në botë dhe më pas duke cituar studion si ofrues i përmbajtjes dhe duke bashkëngjitur linkun e këtij portali, ai u publikua dhe në dy kanale TV lokale – pjesë të rrjetit medias së njohur amerikane Fox.

    Edhe pse në kanalet  fox5sandiego dhe fox56news publikimi sugjeronte se nuk bëhej fjalë për një lajm prodhuar nga redaksia, por ishte një deklaratë për shtyp e ofruar nga studio ligjore Kasowitz LLP, në disa media shqiptare të pozicionuara pranë Veliajt, titujt sugjeruan se raportit në fjalë po i jepte ‘jehonë’ një media e madhe amerikane.

    “’Fox News jehonë lajmit të studios ligjore të Veliajt: Arrestimi i një të zgjedhuri në mënyrë demokratike, i pajustifikuar”, shkruante një gazete në Tiranë.

    Kryebashkiaku Veliaj ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg” që pas arrestimit të tij më 10 shkurt me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pasi dyshohet për përfshirje në korrupsion dhe pastrim parash, nëpërmjet një rrjeti kompanish dhe OJF-ësh të lidhura me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

    Fill pas arrestimit ai nisi një fushatë agresive denigruese në media ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të çështjes së tij që kulmuan dhe me një protestë të punonjësve të bashkisë dhe simpatizantëve të tij para dyerve të Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

    Edhe kryeministri Edi Rama sulmoi hetimin e SPAK ndaj kryebashkiakut dhe madje adresoi kritika për prokurorë dhe gjyqtarë, por ndryshoi shpejt kurs në narrativën publike duke e ‘harruar’ atë që ai e quante ‘burg pa gjyq’ të Veliajt.

    Por, Veliaj vetë duket se nuk ka hequr dorë nga operacionet e PR-it, gjë që për ekspertët e komunikimit, edhe pse është një gjë krejt e ligjshme, po përdoret për të manipuluar opinionin publik.

    “Ky është një rast klasik ku kemi të bëjmë me një operacion të marrëdhënieve me publikun me pagesë,” thotë Erlis Çela, profesor i medias dhe komunikimit në universitetin “Beder” në Tiranë.

    “Qëllimi këtu është të ndërtohet një narrativë alternative dhe për të ndikuar perceptimin publik, për rastin e z.Veliaj”, shtoi ai.

    Çela sugjeron gjithashtu se kemi të bëjmë “me një strategji komunikimi që kalon kufirin drejt një forme dezinformimi”.

    “Përdorimi i PR-it ndërkombëtar për të ndikuar në opinionin publik vendas, përmes kanaleve që nuk janë të verifikueshme në mënyrë të drejtpërdrejtë nga qytetarët shqiptarë, është një formë e komunikimit politik që shfrytëzon mungesën e transparencës dhe kthehet në një instrument për manipulimin opinionit publik”, shpjegoi eksperti i komunikimit.

    Sipas tij, jehona e medias ndërkombëtare është përdorur në funksionin të garantimit të një lloj legjitimiteti të pretendimeve të z.Veliaj dhe narrativave që ai ka mbështetur në diskursin publik. Dhe problemi qendron kur kjo strategji ndërthuret me informacione të njëanshme apo të pakonfirmuara.

    Në këtë rast, theson Çela, “publikut shqiptar në mënyrë të tërthortë, duke përdorur një media të huaj fillimisht dhe më pas një rrjet mediumesh vendase i ofrohet një rrëfim i njëanshëm, i bazuar në të pavërteta ose gjysmë të vërteta”.

    Për Ervin Lukun, profesor gazetarie në Universitetin e Tiranës dhe drejtues i qendrës Medialook, i gjithë operacioni mediatik me pagesë i Veliajt është një praktike legjitime – pavarësisht se në mediat shqiptare është spekuluar me emrin e Foxnews, duke mos cituar në mënyrë të qartë burimin e informacionit.

    “Publikimi i lajmeve edhe kundrejt pagesës është një praktikë e njohur në mediat ndërkombëtare, mjaft që këto të fundit të tregojnë edhe burimin se nga vijnë këto lajme”, thotë Luku duke marrë si shembull faktin që filiali i Fox News që e ka publikuar, që në krye ka treguar se lajmi ka si burim studion ligjore Kasowitz LLP, pranë kryebashkiakut të arrestuar Veliaj.

    Por, ndërkohë mënyra e transmetimit të këtij lajmi në mediat shqiptare nuk ka ruajtur këtë standard pasi sipas Lukut, “në fokus të raportimit të tyre kanë vënë theksin se një media e madhe amerikane si Fox News, e njohur edhe për qëndrimet e saj pro presidentit aktual, ka publikuar raportin në të cilin përcaktohet si i padrejtë ndalimi i një politikani të zgjedhur si Erion Veliaj”

    “Ndërkaq ka patur edhe media të cilat citojnë Fox News që i kanë kushtuar hapësirë arrestimit të padrejtë të kryebashkiakut Veliaj, pa e atribuar në titull burimin. Por në këtë rast, kemi të bëjmë me një informacion i cili luan me spekulimin, por gishti duhet drejtuar të profesionalizmi i medias, jo te z.Veliaj”, përfundoi Luku.

    Gjykata e Lartë pritet të rivlerësojë masën e sigurisë ndaj Veliaj me 8 korrik.

    Ndërsa Gjykata e Lartë pritet të vlerësojë masën e sigurisë ndaj kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili përballet me akuza për korrupsion dhe pastrim parash, ai ka nisur një fushatë të kushtueshme PR-i jashtë vendit – në një përpjekje për të bindur publikun në Shqipëri, një proces që ngre pyetje mbi kufijtë mes informimit dhe manipulimit.

  • Ja se sa herë duhet të bëni dush përgjatë gjithë javës, sipas dermatologes

    Ja se sa herë duhet të bëni dush përgjatë gjithë javës, sipas dermatologes

    Pastërtia është çështje personale dhe frekuenca me të cilën dikush e praktikon atë në përditshmëri varet nga vetë individi. Për disa, është një zakon i përditshëm menjëherë pas zgjimit, ndërsa për të tjerë nuk është aq i rëndësishëm.

    Shumica prej nesh mendojmë se e njohim mirë trupin tonë dhe se dimë kur ka nevojë për pastrim.

    Megjithatë, diskutimet e kohëve të fundit në internet kanë vënë në pikëpyetje disa bindje të zakonshme. Gjatë viteve të fundit, personazhe të njohur dhe përdorues të rrjeteve sociale kanë nxitur debat publik mbi sa shpesh duhet të lahemi, dhe si saktësisht e bëjmë këtë.

    Sipas ekspertëve, nuk ka një rregull shkencor të saktë që përcakton se kur duhet të bëjmë dush, kjo varet kryesisht nga preferenca personale.
    “Dushi është më shumë një çështje stili jetese sesa një domosdoshmëri mjekësore,” thotë për Shop TODAY Dr. Angela Lamb, drejtoreshë e Praktikës së Fakultetit të Dermatologjisë në Westside Mount Sinai.

    Dr. Mary Stevenson, kirurge dermatologjike dhe profesoreshë e asociuar në NYU Langone Health, shton se frekuenca e larjes varet nga faktorë të ndryshëm si lloji i lëkurës, mosha dhe niveli i aktivitetit fizik.

    “Në përgjithësi,” thotë ajo, “duhet të bëni dush ose të pastroni lëkurën çdo dy deri në tre ditë.” Por nëse ushtroheni apo përfshiheni në aktivitete që shkaktojnë djersitje të fortë, dushi më i shpeshtë bëhet i nevojshëm.

    Çfarë ndodh nëse nuk laheni mjaftueshëm? Problemi kryesor është era e pakëndshme e trupit.

    Sipas Dr. Lamb, disa njerëz natyrshëm nuk prodhojnë aromë trupore të fortë, ndaj mund të kalojnë më shumë kohë pa bërë dush pa u vënë re.

    Të tjerë mund të mos ndiejnë nevojën të lahen menjëherë edhe kur shfaqet ndonjë aromë. “Në fund të fundit, sa shpesh bëjmë dush është e lidhur ngushtë me kulturën dhe normat shoqërore”, thotë ajo.

    Nga ana tjetër, larja shumë e shpeshtë mund të shkaktojë probleme.
    Dushi i tepërt mund të thahet lëkurën dhe të dëmtojë barrierën e saj natyrale.

    “Nëse laheni shumë shpesh, rrezikoni të dobësoni mikrobet e mira që e mbrojnë lëkurën, gjë që mund t’ju bëjë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve,” paralajmëron Dr. Lamb.

    Sipas saj, larja disa herë në ditë nuk është një ide e mirë. Syri.net-newsbomb.gr

  • Mendohet se i shtojnë 10 centimetra në gjatësi/ Presidenti rus dhe këpucët e tij speciale që u bënë virale në rrjet

    Mendohet se i shtojnë 10 centimetra në gjatësi/ Presidenti rus dhe këpucët e tij speciale që u bënë virale në rrjet

    Presidenti rus Vladimir Putin është parë ditën e djeshme të dalë në publik me këpucët e tij legjendare.

    Bëhet fjalë për këpucët të cilat dyshohet se Putin i përdor në mënyrë që të duket më i gjatë nga sa normalisht është, truk ky kur del në publik.

    Mediat ndërkombëtare llogarisin se këpucët i shtojnë liderit të Kremlinit 10 centimetra në gjatësinë e tij, e cila raportohet të jetë jo më shumë se 170 centimetra.

  • VIDEOLAJM/ Thellohet skandali mjedisor në zemër të Vjosës: Nafta derdhet në ‘lumin e egër’

    VIDEOLAJM/ Thellohet skandali mjedisor në zemër të Vjosës: Nafta derdhet në ‘lumin e egër’

    Sasira nafte derdhen në rrjedhën e lumit të mbrojtur Vjosa, i vetmi i egër në Evropë.

    Puset që kanë shkaktuar krimin mjedisor i përkasin Albpetrol në zonën e Gorishtit në Vlorë.

    Skandali u denoncua nga Shoqata Europiane e ruajtjes së lumenjve. Në pamje shfaqen gjallesat e ngordhura mes llucit të krijuar nga nafta. 

    Një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë, ku jetojnë më shumë se 1000 lloje kafshësh dhe bimësh, u shpall Park Kombëtar nga qeveria shqiptare, duke e bërë Vjosën të parin e këtij lloji në kontinent.

    Por, pamjet që na vijnë nga Lumi i Vjosës tregojnë një skandal, ku një përrua me naftë bruto derdhet në lumin e fundit të egër të Evropës.

    Park Kombëtar i Vjosës ende kërcënohet nga mbetjet e përpunimit të naftës.