Day: June 28, 2025

  • Lufta dhe paqja me Kinën, Trump “zbut” marrëdhëniet me Xi Jinping: Vulos marrëveshje tregtare!

    Lufta dhe paqja me Kinën, Trump “zbut” marrëdhëniet me Xi Jinping: Vulos marrëveshje tregtare!

    Nga lufta e doganave tek paqja e vulosur me një marrëveshje tregtare, marrëdhëniet SHBA-Kinë pësuan së fundi një zbutje të beftë.

    Në përplasjen me Washingtonin, Pekini kishte vendosur tarifa drastike doganore për metalet e rralla, çka ndikoi edhe tek kompanitë e BE. Tani, përfaqësuesit e SHBA dhe Kinës kanë rënë dakord të lehtësojnë tarifat.
    Sipas informacioneve të të dyja palëve, Kina dhe SHBA kanë rënë dakord të heqin disa kufizime tregtare.
    Ministri i Tregtisë i SHBA, Howard Lutnick, konfirmoi në një intervistë me agjencinë financiare të lajmeve Bloomberg se marrëveshja me Kinën ishte nënshkruar. Sipas tij, Kina do të furnizojë SHBA me metale të rralla dhe SHBA do t’u japë fund kundërmasave të saj.
    Sipas Ministrisë së Tregtisë në Pekin, Kina do të shqyrtojë aplikimet për eksport për “produkte të kontrolluara” dhe do të miratojë ato që përputhen me rregulloret.
    Në këmbim, SHBA thuhet se do të heqë një sërë “masash kufizuese” kundër Kinës. Pak para konfirmimit të Lutnick-ut, Presidenti i SHBA, Donald Trump, kishte pohuar se ishte nënshkruar një marrëveshje me Kinën, por la shumë pyetje pa përgjigje.
    Ai gjithashtu la të kuptojë se “ndoshta” mund të ketë një “marrëveshje të madhe” me Indinë. Konflikti i zgjatur tregtar midis dy ekonomive më të mëdha në botë, Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, po e mban ekonominë globale në ankth.
    Ndërkohë, Trumpi kishte rritur tarifat ndëshkuese doganore për importet kineze në SHBA në disa faza deri në 145%.
    Pekini, nga ana e tij, ishte përgjigjur me tarifa prej 125% dhe kishte futur kontrolle eksporti mbi metalet e rralla të rëndësishme industriale dhe magnetet e bëra prej tyre. Kina ka thuajse një monopol mbi këto lëndë të para.

    Top Channel

  • Blegtoria, në rënie! Çdo vit ulet numri i kafshëve, ekspertët: Subvencionet nuk mjaftojnë

    Blegtoria, në rënie! Çdo vit ulet numri i kafshëve, ekspertët: Subvencionet nuk mjaftojnë

    Blegtoria nuk është në ditët e saj më të mira dhe këtë e tregojnë dhe shifrat e INSTAT, në vitin 2024 numri deleve ka rënë më 2.5 % krahasuar me vitin 2023.

    Kështu në Shqipëri gjithsej ka 1 milion e 177 mijë krerë nga 1 mln e 206 mijë dele që kishte një vit më parë, gjithashtu edh numri dhive ka pësuar një rëni me 3.9% nga 640 mijë dhi numri i tyre ka vajtur në 615 mijë krerë.
    Por më pozitive duket situate tek numri i gjedhëve ku në Shqipëri për këtë vit kemi 9 mijë krerë lopë më tepër, ose 3.3% më shumë. Nëse sektori i blegtorisë vazhdon me këtë trend, sipas eksperteve stallat e bagëtive do të vazhdojnë të mbyllen.
    “Po shkon drejt shuarjes dhe kërkon një strategji kombëtare duke u bazuar në eksperiencat më të mirë që janë jashtë vendit”, tha Xhelil Koleci-mjek veterinar.
    Këto shifra tregojnë se subvencionimi lek për kokë nuk është i mjaftueshëm për të bindur fermerët që të mbarështojnë dele dhe dhi.
    “Së pari duhet ta shohim bujqësinë në kontekstin e një zhvillimi rural të vazhdueshëm, çfarë do të thotë kjo. Ajo që kërkon sot fermeri që jeton ë ato zona është shërbimi shëndetësor, jeta sociale dhe infrastruktura rurale. Ka ardhur koha që t’i mendojmë seriozisht këto”, deklaroi eksperti i bujqësisë, Noc Fasllia.
    Bujku nuk po e sheh blegtorinë si një aktivitet tregtar, edhe ato pak krerë që kanë mbetur në stalla po mbahen prej njerëzve të fshatit për të plotësuar nevojat e tyre familjare e mish e bulmeti, por këto familja nuk kanë qumësht për të tregtuar në industri.
    “Kjo ka ardhur për shkak të rritjes së kostove të prodhimi bujqësor. Çmimi i ushqimeve në blegtori është rritur 3-4 herë. Rritja e ndjeshme e kostos me gati dy fish e ka bërë produktit blegtoria jo konkurrues me ato që vijnë nga vendet e rajonit”.
    Po çfarë do të thotë të jesh i varur nga qumështi i importit që vjen nga Serbia?
    “Është humbje e gjithanshme në punësim, plehërim, fertilizim kanë një humbje të gjithanshme nëse e dukshme është që kemi humbur 10 lek, të padukshme janë 30-5- lekë, është shumëdimensionale”, deklaroi mjeku veterinar, Xhelil Koleci.
    I vetmi sektor që po njeh rritje për çdo vit është bletaria, ku numri i koshereve është rritur me 13.2% nga 519 mijë që kishim në vitin 2023, një vit më pas numri i familjeve të bletëve ka shkuar në 587 mijë e pavarësisht kësaj numri i këtyre koshereve nuk mjafton për të plotësuar nevojat e brendshme për mjaltë.

    Top Channel

  • Kalaja: SPAK është pjesë e organizatës kriminale për aferën e inceneratorit

    Kalaja: SPAK është pjesë e organizatës kriminale për aferën e inceneratorit

    Avokatja, Adriana Kalaja, në një intervistë në SYRI TV me moderator Bled Markun, theksoi se SPAK është pjesë e organizatës kriminale, në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës.

    Kalaja tha se SPAK ka në dorë shumë prova që t’i japë fund vjedhjes së taksave të qytetarëve të Tiranës, dhe sipas saj, nuk reagon sepse është pjesë e kësaj skene korruptive.

    “Përveç kësaj duhet ti kujtojmë publikut se pagesat 80 mijë euro në vitr me vendim absurd të Këshillit Bashkiak. Pagesa 80 mijë euro në ditë për periduhën nga 1 janari 2025 ka kaluar në 90 mijë euro në ditë tek inceneratori i Tiranës.

    Por duhet të marrim në konsideratë që mbetje të ndryshme të ardhura edhe nga qyteti Durrësit vijnë në Sharrë. Ku është evidente siç dihet ka një inceneratorin që nuk ekziston pra ka investime për gjojan, incenerator të munguar, por dhe për këto pagesat që shkojnë aty në mënyrë permanent ose ditore. Ndërkohë që dimë dhe diçka tjetër që me vendim të SPAK-ut, inceneratori i Tiranës është nën sekuestro.

    Tani ajo pyetja që ne duhet ti bëjmë vetes është: Pse nuk vepron SPAK-u?

    Pra SPAK-u ka të gjithë dokumentacionin e plotë të denoncuara vite e vite me rradhë, që nga viti 2020 në aspektin ligjor. Sepse nga PD, nga z,Jamarbër Malltezi denoncimi në mënyrën e incenerimit, që do të na sillte në situatën e sotme kanë filluar që në 2015. Ndërkohë që kallëzimet penale kanë filluar në 2020, kanë vijuar në mënyrë konsistente nga PD, nga ish-LSI dhe sot Partia Lirisë.

    Dhe aty provat jo vetëm që nuk mungojnë, por ka prova me tonelata të tëra, të cilët realisht mosreagimi i SPAK-ut mos ndërprerja e kësaj hemorragjie financiare që janë taksat tona pra të qytetarëve të Tiranës. Dhe kjo tregon që jo vetëm kemi të bëjmë me një organizatë kriminale i cili ka iniciuar menaxhuar të gjithë situatën në inceneratorin inekzistent të Tiranës. Por pjesë e kësaj organizate kriminale është tashmë, struktura e posaçme e SPAK, për sa kohë nuk mbyll dosjen, nuk çon përpara ligjit personat përgjegjës.” tha Kalaja.

  • Tronditje në Peru/ Gjendet trupi i yllit të TikTok-ut, Fabiola Caicedo i copëtuar

    Tronditje në Peru/ Gjendet trupi i yllit të TikTok-ut, Fabiola Caicedo i copëtuar

    Një ngjarje tronditëse ka shokuar opinionin publik në Peru, pas gjetjes së trupit të copëtuar të Fabiola Alejandra Caicedo Pina, 19 vjeç, e njohur në rrjetet sociale si një nga yjet e rinj të TikTok-ut. E reja venezueliane ishte shpallur e humbur që në fillim të qershorit.

    Pjesë të trupit të saj u zbuluan më 9 qershor nga punonjës të një impianti të trajtimit të ujit në Lima, të futura në çanta plastike pranë objektit. Identifikimi u bë përmes tatuazheve që kishte në trup, përfshirë shkrimin ‘Love me for who I am’.

    Më 15 dhe 19 qershor u gjetën pjesë të tjera të trupit, por disa ende mungojnë. Policia dyshon se ajo është mbytur përpara se të copëtohej, ndërsa ka shenja që sugjerojnë torturë, përfshirë djegie me cigare në këmbë.

    Hetimet po ndjekin dy pista kryesore: njëra lidhet me trafikimin e qenieve njerëzore, një problem në rritje në Lima; tjetra me hakmarrje të mundshme, për shkak të rrethanave të dyshimta të vdekjes së partnerit të saj, Mayner Giménez Castrillo, me të cilin Caicedo u zhvendos në Peru në vitin 2022.

    Ai vdiq disa muaj më vonë dhe familja e tij ka ngritur akuza të rënda ndaj të ndjerës.

    Autoritetet dyshojnë se ajo është joshur natën e krimit nga persona të njohur, dhe po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë. Deri tani nuk ka arrestime dhe nuk janë bërë publike emra të dyshuarish.

    Ngjarja ka ngjallur shqetësim të gjerë dhe i ka rikthyer vëmendjen mbi sigurinë e grave të reja emigrante në qytetet e mëdha të Amerikës Latine.

  • Takimi i liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Shkup, ja cili do të jetë fokusi?

    Takimi i liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Shkup, ja cili do të jetë fokusi?

    Në Shkup, të hënën dhe të martën do të mbahet një samit i nivelit të lartë mes liderëve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, kushtuar Strategjisë për Zhvillim dhe Planit të Rritjes për rajonin. Pjesëmarrëse në samit do të jetë edhe Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

    Sipas njoftimit të shpërndarë nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Qeverisë, të hënën do të zhvillohet një takim kokë më kokë midis kryeministrit Hristijan Mickoski dhe komisioneres Kos, pas së cilës do të mbahet edhe një takim bilateral me delegacione të zgjeruara.

    Samiti do të vazhdojë të martën me dy panele kryesore.

    Paneli i parë do t’i kushtohet Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, ku fjalë hyrëse do të mbajnë kryeministri Hristijan Mickoski dhe komisionerja për zgjerim, Marta Kos. Pas përfundimit të panelit do të mbahet konferencë e përbashkët për media.

    Paneli i dytë do të fokusohet në zbatimin konkret të Planit të Rritjes, ku do të marrin pjesë ministra nga vendet pjesëmarrëse, përfaqësues të BE-së, organizata rajonale dhe partnerë ndërkombëtarë.

    Komisioni Evropian konfirmoi dje se komisionerja për zgjerim do të qëndrojë në Shkup për të diskutuar me liderët e rajonit në kuadër të Planit të Rritjes. Përveç kryeministrit Mickoski, në takim do të marrin pjesë edhe liderët e Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi.

  • VIDEOLAJM/ Zjarr i fuqishëm në Laprakë, flakët përfshijnë zonën përballë shkollës ‘Aleks Buda’

    VIDEOLAJM/ Zjarr i fuqishëm në Laprakë, flakët përfshijnë zonën përballë shkollës ‘Aleks Buda’

    Zjarr ka rënë pasditen e sotme në zonën e Laprakës, përballë shkollës “Aleks Buda” në Tiranë.

    Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë menjëherë dhe po punon për neutralizimin e zjarrit.

  • 90 mln lekë abuzime me tendera tek ‘Bujqësori’! SPAK mbyll hetimet, 28 të pandehur

    90 mln lekë abuzime me tendera tek ‘Bujqësori’! SPAK mbyll hetimet, 28 të pandehur

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për abuzimet me tenderat te Universiteti Bujqësor i Tiranës. SPAK ka marrë të pandehur 28 persona, përfshirë pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Dosja penale po përgatitet për t’u dërguar në gjykatë.
    Stafi i UBT-së akuzohet për për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funsione publik”.  Mes të akuzuarve janë Romina Koto, dhe Ilir Kapaj, me detyrë zëvendësrektorë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Bejo Bizhga, me detyrë përgjegjës i Departamentit të Moduleve Paraklinike në UBT, të cilët në bashkëpunim me të tjerë kolegët favorizuan për shpalljen fitues në 9 tendera, kompanitë: “Krijon” sh.p.k.; “Zero Group” sh.p.k dhe “Malvina Visoka PF”. 
    Për 24 nga të pandehurit, GJKKO në seancën e mbajtur më 26 shkurt vendosi pë 5 zyrtarë masën arrest me burg, arrest shtëpi pë 11 të tjerë dhe la në detyrim paraqitje 9 prej tyre.

    Arrest në burg: Edmond Tërthorja, Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto, Pirro Zoga
    Arrest në Shtëpi: Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kapaj, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Blenard Spaho, Tedi Proda, Radion Dhromi.
    Detyrim me paraqitje: Enkeleida Sallaku, Klara Jahollari, Ilir Kapaj, Erjola Kopali, Klea Lekocaj, Romina Koto, Bejo Bizhga, Etleva Shore, Rezearta Dervishi.

    Zyrtarët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, akuzohen se kanë kryer shkelje në 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022 nga ky universitet, me një vlerë të prokurimit prej 90 milion lekë të reja./ZËRI

  • PD: Të ndalet hakmarrja politike ndaj policëve që hetuan denoncimin për ‘trenin Bullgar’ në Peqin

    PD: Të ndalet hakmarrja politike ndaj policëve që hetuan denoncimin për ‘trenin Bullgar’ në Peqin

    Partia Demokratike ka kërkuar që të ndalojë sipas tyre hakmarrja politike ndaj punonjësve të policisë që “kanë vepruar në përputhje me ligjin për hetimin e rastit të trenit bullgar në Peqin”.
    Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, akuzoi qeverinë se, pas publikimit të një videoje që dokumentonte blerjen e votës në Peqin, strukturat e Policisë së Shtetit janë vënë në funksion të një fushate ndëshkimi ndaj efektivëve që kontribuan në referimin e rastit në prokurori.
    Deklarata e plotë:
    Partia Demokratike dënon hakmarrjen politike ndaj efektivëve që zbatuan ligjin.
    Nisur nga deponimet e strukturave të Partisë Demokratike në lidhje me vijimin e procedimit penal të iniciuar pas publikimit të një videoje nga drejtuesi i opozitës, z. Sali Berisha, ku dokumentoheshin materiale zgjedhore dhe para në një lokal në fshatin Pekisht të Peqinit, ju bëjmë me dije se:
    Pasi Policia e Elbasanit referoi çështjen në Prokurori dhe kjo e fundit vijoi procedurat për ndjekjen penale të rastit, strukturat e Policisë së Shtetit janë vënë në funksion të një fushate hakmarrjeje politike.
    Nën urdhrat politikë të Edi Ramës dhe me drejtimin e Ilir Prodës në Policinë e Shtetit, është ndërmarrë një seri masash disiplinore dhe ndëshkuese ndaj efektivëve që guxuan të veprojnë në përputhje me ligjin.
    Konkretisht sipas informacionit të sjellë nga deputeti i zgjedhur, z.Blendi Himçi :
    Është nisur procedim disiplinor nga Drejtoria e Standardeve ndaj shefit të krimit ekonomik në Drejtorinë e Elbasanit, Kliton Zhari;
    Është pezulluar nga detyra nëndrejtori i Policisë së Qarkut Elbasan, Sadik Kateshi;
    Procedim disiplinor dhe transferim për shefin e krimeve të Komisariatit të Peqinit, Denis Sinani.
    Këto masa përbëjnë një akt të pastër hakmarrjeje politike ndaj efektivëve që refuzuan të heshtin përballë manipulimit të zgjedhjeve dhe që ushtruan detyrën e tyre me ndershmëri dhe profesionalizëm.
    E nga ana tjetër emra si Krenar Guçe, promovohen me poste si shpërblim për shërbimin në funksion të farsës zgjedhore zhvilluar në 11 Maj.
    Partia Demokratike dënon me forcë këtë sjellje arbitrare dhe paralajmëron se të gjitha rastet e abuzimit me pushtetin do të dokumentohen dhe do të ndëshkohen sipas ligjit.

  • 26 kampionate kombëtare & 2900 futbollistë të rinj, këto janë statistikat e sezonit futbollistik 2024/2025

    26 kampionate kombëtare & 2900 futbollistë të rinj, këto janë statistikat e sezonit futbollistik 2024/2025

    Sezoni futbollistik shqiptar 2024/2025 ka shënuar një tjetër moment historik në zhvillimin e tij, duke regjistruar një numër rekord lojtarësh të regjistruar. Në krahasim me edicionin e kaluar, këtë sezon janë shtuar 2900 futbollistë të rinj, duke e çuar numrin total në 23,374 lojtarë të licencuar, mes të cilëve 21,647 janë djem dhe 1,729 vajza.
    Gjatë këtij sezoni janë organizuar 26 kampionate kombëtare në të gjitha grupmoshat, përfshirë 22 për djem dhe 4 për vajza, me pjesëmarrjen e 319 ekipeve në total, nga të cilat 284 janë skuadra djemsh dhe 35 vajzash.
    Janë zhvilluar gjithsej 2783 ndeshje zyrtare, ku janë angazhuar 85 delegatë dhe 58 vëzhgues. Gjatë këtij edicioni, në të gjithë kampionatet kanë gjykuar 330 arbitra.
    Për të katërtin sezon radhazi, sistemi VAR është aplikuar në të gjitha ndeshjet e kampionatit “Abissnet Superiore”, duke u përdorur në 185 ndeshje. Sakaq, ky sistem është aplikuar edhe në 33 ndeshje të Kategorisë së Parë, që përbën rreth 30% të totalit të këtij kampionati.

  • I akuzuar në Itali për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari me dy identitete

    I akuzuar në Itali për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari me dy identitete

    Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit kanë arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
    Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 50” është vënë në pranga shtetasi E. T. alias E. E., 40 vjeç, i cili është kapur në Dibër. Ai akuzohet nga autoritet italiane për trafik të lëndëve narkotike.

    “Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, për të cilën Kodi Penal italian parashikon dënim mbi 4 vjet burgim.” – thuhet në njoftimin e uniformave blu.
    Policia thotë se vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 40-vjeçarit në Itali.